Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,315
    Postimet në Bllog
    17

    Shqiptari Mario Peqini, pastiçieri më i mirë i vitit në Itali

    Shqiptari Mario Peqini, pastiçieri më i mirë i vitit në Itali

    ROMË - Mario Peqini, djali 25 vjeç nga Durrësi, që prej disa vjetësh punon në restorantin “Il luogo di Aimo e Dania” në Milano, është shefi pastiçier më i mirë i Italisë për vitin 2013. E thotë “Identità Golose”, guida e përvitshme e restoranteve më të mira të Italisë, Europës dhe Botës që vlerëson kuzhinën dhe pastiçerinë e nivelit më të lartë.

    Sipas guidës “Identità Golose”, Mario Peqini “Ka jetuar gjysmën e jetës në Shqipëri, nga ku u largua bashkë me familjen kur ishte vetëm 13 vjeç. Me babanë magazinier dhe nënën rrobaqepëse, me pengesën e parë italishten, ka studiuar fort për t’ia dalë mbanë. Në stafin e ‘Il luogo di Aimo e Dania’, krijon ëmbëlsirat në sintoni të plotë me pjatancat e kripura të ofruara nga restoranti”.

    Mario është nga Durrësi dhe aty ka kaluar fëmijërinë e tij. Më pas, “për një sërë arsyesh të forta” siç thotë ai vetë, u transferua në Milano, ku jeton edhe sot, me babanë nënën dhe një motër më të vogël. Si shumicës dërrmuese të emigrantëve, edhe prindërve të tij iu desh të bënin sakrifica për të mbajtur familjen, për të çuar fëmijët në shkollë.

    Mario ka ndjekur një shkollë hotelerie dhe është diplomuar si kuzhinier teknolog. "Ky i imi është një pasion që kam qysh kur isha fëmijë, dëshira që të gatuaj për të tjerët më vjen nga brenda". Pas shkollës ka bërë një stazh me Aimo Moronin, u specializua në pastiçeri në Chioggia, dhe ja tani tek bën pikërisht atë që dëshironte që i vogël.

    Në këtë periudhë krize, veçanërisht në punësimin e të rinjve, Mario është një nga ata djem me fat që jo vetëm ka një punë, por gjen kënaqësi në të, e ka pasionin e vet. "Në rrugën time kam pasur fatin të takoj gjithnjë persona të drejtë" thotë ai.

    (er.nu/BalkanWeb)

  2. #2
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657

    Për: Shqiptari Mario Peqini, pastiçieri më i mirë i vitit në Itali

    Bravo Super Mario, bravo. p.s. nje nga profesionet me te bukura qe I shkon nje mashkulli. Shef guzhine apo dhe embelsirash. Ato luleshtrydhet me chocolate kushedi si I Ben ky. I qan fare besoj. I admiroj keto meshkujt qe e Kane pasion gatimin. lol
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681

    Për: Shqiptari Mario Peqini, pastiçieri më i mirë i vitit në Itali

    Citim Postuar më parë nga PINK Lexo Postimin
    Bravo Super Mario, bravo. p.s. nje nga profesionet me te bukura qe I shkon nje mashkulli. Shef guzhine apo dhe embelsirash. Ato luleshtrydhet me chocolate kushedi si I Ben ky. I qan fare besoj. I admiroj keto meshkujt qe e Kane pasion gatimin. lol
    Me sa duket ai i joti di vetëm të ulet në tavolinë e të llufisi pjatat me ushqim.

  4. #4
    ****Undisputed**** Maska e Lumi_ftp
    Anëtarësuar
    26-01-2013
    Vendndodhja
    Ne zon te luftes
    Postime
    1,174

    Për: Shqiptari Mario Peqini, pastiçieri më i mirë i vitit në Itali

    Vet mbiemri i tij tregon se ky eshte ekspert hahahahah

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •