Pershendetje,

Kerkoj nje programues i cili mund te realisoj nje projekt te avancuar sportiv ku perpunohen te dhenat a anetareve.

Sistemi ka per qellim te bashkoj atlet(e)/sportist(e) te ndryshem, ku secili mund te mbaj ditare te aktiviteteve sportive, stervitjeve,… dhe te mundesoje kominikim interaktiv me njeri-tjetrin. Ne profilin e tyre duhet te shfaqen skema dhe grafika rreth arritjeve personale. Forumi do te jete vendi ku atletet/sportistet mund te gjejne pergjigje per pyetjet ose ndajne ekperiencat e tyre.

Kjo eshte shkurt c'fare duhet te jete. N.q.s. jeni i interesuar dhe mendoni qe mund te programoni dicka te tille, me dergone nje PM dhe do ju kontaktoj te dhena dhe detaje te metejshme ku me pas mund te biem dakort per cmimin. N.q.s. posedoni nje portfolio ose projekte qe keni realisuar me pare, mund te mi dergoni dhe kjo eshte nje pike plus ne zgjedhjen e programuesit.

Gjuhet e kerkuara: HTML, CSS, PHP, JaveScrip, MySQL,...

Nese kandidati do te permbush kushtet per realizimin e ketij projekti, do te nenshkruhet nje kontrate, puna do te faturohet ndersa pagesa do te kryhet nepermjet nje transaktioni bankar.