Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1

    Exclamation Barnat e skaduara, dhurata pėr spitalet

    Dhuratat qė i janė akorduar qendrės spitalore universitare qė mban edhe emrin e “Nėnė Terezės”, kanė qenė pranė datės sė skadencės dhe nuk janė shfrytėzuar nė kohė nga pavijonet dhe shėrbimet e spitalit. Nė kėtė mėnyrė ato janė kthyer nė “mbeturina” apo mbetje spitalore, njė pjesė e tyre edhe produkte toksike, tė cilat duhet tė asgjėsohen sipas njė protokolli tė rreptė sigurie dhe nėn kujdesin e njė vargu institucionesh.

    Emri:  Shqiperia_Sociale_farmaci_376675639.jpg

Shikime: 405

Madhėsia:  19.8 KB

    Konkretisht, pėr tė gjitha kėto mbetje duke nisur nga viti 2008, Qendra e Kontrollit tė Barnave ka dhėnė urdhėr dhe direktiva qė tė kryhet sa mė shpejt asgjėsimi i barnave tė skaduara sikundėr parashikojnė rregulloret pėr largimin e tyre nga spitali dhe grumbullimi nė njė vend depozitimi tė kontrolluar deri nė eliminimin pėrfundimtar tė tyre.

    Donacionet
    Dhuratat dhe donacionet, tė cilat tanimė janė kthyer nė mbetje nė depot e farmacisė sė spitalit, nuk janė konsumuar nė kohė. Por, pavarėsisht kėsaj, duke parė mbėrritjen e barnave nė farmaci dhe datėn e skadencės, afati i pėrdorimit tė kėtyre medikamenteve nuk ka qenė relativisht i lartė. Kėto donacione janė dhėnė pėr pacientėt shqiptarė qė trajtohen nė spital nga kompani tė njohura, fondacione, institucione apo sektorė tė tjerė me pėrfaqėsi brenda ose jashtė vendit. Tė gjitha kėto barna kanė shkuar dėm, por kėto “dhurata”, nga ana tjetėr, pėrveē se nuk i kanė shėrbyer pacientit sjellin edhe kosto tė larta pėr administratėn e spitalit.

    Zakonisht asgjėsimi i barnave tė skaduara ka kosto tepėr tė lartė, si pėr qendrat spitalore, publike apo private ashtu edhe pėr depot farmaceutike. Duke qenė se kėto ilaēe janė produkte specifike protokollet pėrcaktojnė rregulla tė forta pėr asgjėsim, pasi hedhja e tyre nė plehra apo nė venddepozitime janė me rrezik si pėr tokėn dhe bimėt ashtu edhe pėr qytetarėt. Rrezik mė i lartė ėshtė edhe nė rastin kur ato digjen dhe hidhen nė ambiente tė pakontrolluara. Kosto nė kėtė rast ėshtė e lartė, pasi depot farmaceutike, farmacitė e thjeshta, por edhe institucionet e mėdha duhet tė paguajnė ekspertėt, inxhinierėt e pėrgatitur pėr kėtė proces, duhet tė paguajnė bazėn materiale, transportin dhe gjithēka tjetėr qė ka procesi i asgjėsimit. Kjo procedurė nė kėtė rast nuk ėshtė kryer nga qendra spitalore universitare pėr vite me radhė, pavarėsisht direktivave.

    E shkuara
    Rreth katėr vjet mė parė, nė qendrėn spitalore universitare u gjendėn sasi barnash dhe medikamentesh, tė cilat pėrdoren pėr pacientėt me HIV/AIDS. E gjithė sasia e barnave kishte skaduar dhe ndodhej brenda ambienteve tė farmacive. Mbajtja dhe konservimi i tyre nė kėto ambiente, sipas ekspertėve, ėshtė i papėrshtatshėm si pėr punonjėsit ashtu edhe pėr uzurpimin e sipėrfaqeve tė farmacive.

    Katėr vjet mė parė, Qendra e Kontrollit tė Barnave ka kryer inspektime tė detajuara, duke raportuar sasitė e skaduara tė ilaēeve, llojet e tyre, si dhe duke dhėnė nė fund sugjerimet pėr mbledhjen e grupit tė punės dhe asgjėsimit tė sasive tė produkteve tė kthyera nė mbeturina, plehra apo nė rastin mė tė keq nė mbetje toksike, asgjėsimi i tė cilave bėhet vetėm nė masa tė rrepta sigurie.

    Institucionet qė janė pėrgjegjėse dhe kujdesen pėr procesin e asgjėsimit janė institucioni ku ndodhet sasia e mbetjeve, nė kėtė rast ilaēet, Ministria e Mjedisit, si dhe bashkia e qytetit.

    //shqip
    Revolution 1848

  2. #2
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Pėr: Barnat e skaduara, dhurata pėr spitalet

    I raportojne ilacet e skaduara si te hedhura ne plehra.Ne fakt genjejne ilacet nuk i kane hedhur dhe vazhdojne ti perdorin ne spital.
    Ne fakt duhet te perdrin ilace te rregullta jo te skaduara.Shume ilace te rregullta dalin me teprice,mbi inventar
    pasi jane perdorur ilace te skaduara.Teprica e ilaceve te rregullta u shitet privateve me 80% te cmimit dhe leket futen ne xhep
    nga doktore infermiere qe administrojne ilacet.
    Eshte biznes shume i piset,nuk eshte as pakujesi as aksident.Dikush ne spital fut paret ne xhep,shteti financon ilacet,ne spital perdoren ilacet e skaduara
    dhe ilacet e rregullta u shiten privateve.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •