Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e illyrianboyful
    Anėtarėsuar
    24-08-2012
    Vendndodhja
    Kush tė bėri nga Toka kaq tė pėrsosur
    Postime
    309

    LUFTA E ANAMORAVES 1945 lame Breznica

    Emri:  breznica.jpg

Shikime: 4761

Madhėsia:  41.4 KB



    Shkruan: Tefik R. Qarri - Nė pranverėn e vitit 1987, martohej kunata ime e vogėl M. Dasma bėhej nė Bujanoc. Skishte 4 muaj qė isha liruar nga burgu. Pėr ti pritur dasmorėt (krushqit), vjehrri i kishte ftuar fqinjėt e tij dhe shumė musafirė, sepse po martonte fėmiun e fundit.Nė dasėm shkova, me insistimin e mikut, Veliut. Burrat qė ishin nė dhomė u pėrshėndetėn me mua, por shumė tė rezervuar. Perjashtim bėnin Bajram Bėrnjashi, Hajredin Asllani dhe mixha Lam. Bajrami duke mė pėrqafuar mė tha, shumė po gėzohem qė po tė shoh edhe ty kėtu (ai shumė mė ka ndihmuar gjatė vuajtjes sė denimit nė burgun e Prizrenit). Edhe Hajredin Asllani nga Tėrnoci, shoku im i vjetėr i aktiviteteve, shumė u gėzua pėr ardhjen time (Hajredini ka kontribuar shumė pėr ēėshtjen e Kosovės, duke ndihmuar shumė njerėz pėrmes aksioneve humanitare).
    Nė pritje tė miqve nė dhomėn tjetėr, ndodhej edhe mixha Lam (fqiu i parė i vjehrrit tim). Sapo mori vesh pėr mua, erdhi menjėherė, edhe pse nė fakt une duhej tė shkoja dhe ta pėrshėndesja. Me tė hyrė nė dhomė, me za tė ngritur mu drejtua, oh sa po gėzohem qė po tė shoh. Ti je djali i shokut tim tė vjetėr, met tė cilin kemi shėrbyer nji vjet nė Shqipni. Ishalla plasin dushmanėt. Me mori pėr dore, duke mė thėnė, eja me mua tė rrimė, se “ne e kemi dertė tė njejtėn sėmundje“ dhe „mos po frikohet kush se po ja ngjesim“.
    I pritėm krushqit siē e donte zakoni. Pas ceremonisė sė dasmės, mixha Lam mė ftoi qė tė shkoja tek ai, nė shtėpi. Aty ndejta deri nė mbrėmje, duke bisedur gjerė e gjatė me te. E luta tė mė tregoj dicka nga e kaluara e tij. Ai filloi tė rrėfej pėr luftėrat e shumta, tė zhvilluara gjatė kohės sė luftės sė dytė botėrore, pėr strehimin nė mal, pėr burgosjen dhe dėnimin, si dhe pėr kohėn e kaluar nė burgje (10 vite i dėnuar). Ndėr tė tjera, foli edhe pėr luftėn e Ushit.
    Ai e filloi rrėfimin me pushtimin Gjerman tė Jugosllavisė.
    Gjermanėt pėr tri ditė e kanė pushtue Jugosllavinė e kralit. Me Gjermanėt, erdhėn edhe Bullgarėt. Shqiptarėt nė zonat lindore tė Kosovės kaluan nga pushtimi Serb, nė duartė e njė okupatori tjetėr, tė Bullgarėve gjakpirės. Gjanari huej tha, kurrė nuk pe dike kur asht boll mbi popull te huej. Katundi im Breznica, bashkė me fshatrat shqiptare tė komunės sė sotme tė Bujanocit, ishte nėn okupimin Bullgar, ndėrsa arat dhe livadhet e katundit tonė, mbeten ndėr Itali.
    Historia nuk njeh asnjė “okupator tė mirė“, ama kur tė shtinte Bugari n`dorė, mjerė lėkura pėr ty. Tė rrehte me kamxhik, apo me dru 90 herė, e nė fund thoshte, dreēi e mart, gabova, dhe ja niste prej fillimit. Unė u vonova tua dorėzoi leshin e dhenve, dhe xhandari Bullgar mė ra shuplakė ndėr sy tė katundarėve tė mi. Ne kėtė moment mu ba sikur krejtė bota po mė shiqonte, dhe kurrė nuk jam ndie ma keq nė jetėn time. Atė ditė u pėrshėndeta me familjen, mora pushkėn dhe u nisa tė kaloj nė zonėn e okupimit Italian (nė Shqipni). Kur dola nė Rogocicė, masi mora frymė lirishtė, thash me vehte: „lehtė ashtė me kanė shqiptar nė Tiranė apo nė Prizeren, por me kanė shqiptar nėn sun tė Bugarit, bukur vėshtirė koka“.
    Nė fund te 43 kapitulluen Italia dhe Bullgaria. Tani, deri nė maje te Sitilisė u ba „Shqipni“. Qeveria e dr. Rexhep Mitrovicės, me ministrin e brendshėm z.Xhafer Deven, morėn nismėn pėr tė formue xhandarmėrinė e shtetit, sikur nė kohėn e mbretit Zog. Kėshtu u formue rexhimenti i Kosovės, nėn komandėn e Pajazit Boletinit (djali i Isa Boletinit). Mixha Lam emėrohet komandant i kompanisė sė Gjilanit. Ne Shqipni qėndruem rreth 11 muej, vazhdoi mixha Lam. Unė komandoja kompaninė prej 70 xhandarėve tė anės sė Gjilanit. Ne nė Tiranė siguronim hotel „Dajtin“, ku ishte selia e Ballit Kombėtarė. Njė kohė tė shkurtėr kemi qenė nė Shkodėr, pastaj kemi qėndrue pak edhe nė Lushnje dhe Kavajė, por prap jemi kthye nė Tiranė. Disa xhandarė tė kompanisė tonė, kanė ba edhe roje nė burgun e Tiranės. Nga Kosova na vinin lajme tė kėqia, pėr zullumin e partizanėve nė kufijtė lindor tė Kosovės.
    Ishte pranvera e hershme e vitit 44. Njė ditė mė ftuan nė bisedė komandanti i rexhimentit z.Pajazit Boletini dhe Ministri i mbrendshėm z.Xhafer Deva. Ata kėrkuan nga unė qė ti njoftoi me kufinin e vjetėr nė mes tė Serbisė dhe Shqipnisė, si dhe pėr „karaullat e Turkut“, nė relacionin Kitkė, Guri Zi, Sitili, Reistoc, Bujanoc dhe Preshevė. Ata mė urdhnuan qė unė me shokėt e mi tė kthehemi nė Kosovėn Lindore, pėr ta organizuar luftėn mbrojtėse nė ate rexhion. Ata u interesuan pėr parinė e kėsaj ane, dhe pėr njerėzit e shkolluar. Ata, komandant tė kufinit e emnuen mulla Xhemailin e Breznicės, qė kishte gradėn e togerit tė kohės sė kralit tė Jugosllavisė, dhe ishte i shkolluem, ndėrsa unė u caktova zavendės i tij. Nė pranverė tė 44 u ktheva nė Breznicė. E mblodha parinė e kėsaj ane, dhe i njoftova me vendimet e qeverisė sė Tiranės, por, mulla Xhemaili nuk pranoi tė jetė komandant, por vetėm tė mė ndihmoj mue, nė organizimin e vullnetarėve shqiptarė. Shumė shpejtė ne i formuem kompanitė e vullnetarėve, si nė Breznicė, Qarr, Muēiverc, Shipashnicė, Zarbicė e Karaqevė, ndėrsa nė Hogosht e Rogocicė ishin formue ma herėt. Kėto kompani, bashkarishtė e pėrbėnin batalionin e komunės sė Rogocicės, me komandant Sadri Misim Dermakun. Kryetar i komunės ishte Xhafer Podina i Desivojcit. Komandant tė kompanive ishin: Azem Sylku, Metė Shipashnica, Lam Shahini-Breznica, Sylė Ademi, Asllan Bislimi, Sylė Shabani-Zarbica, Sulejman Qarri, Sali Murati e tj. Me fjalėt „ah kjo virane pleqni as pėr qenė nuk ish“, mixha Lam vazhdonte bisedėn e tij. Luftėtarėt e kėtyne kompanive treguen trimni tė pashoqe, duke e mbajtun frontin prej korrikut e deri nė nandor te 44, pėrgjatė vijės Kitkė, Guri i Zi, Sitili, Ush e Bujanoc, nė duartė tona. Forcat e anmikut ishin disa herė ma tė shumta, dhe shumė ma mirė tė armatosuna, por deri nė fund tė tetorit, nuk arritėn me thye frontin, edhe pse njė brigadė partizane nga rrethi i Vrajės, kishte pėrshkue katundet shqiptare, tue kalue prej Kitkės pėr nė Ush, por nuk kishin mund tė vendosen aty. (Komisarja e kėsaj brigade, kishte mbet e vrame nė arat e Karaqevės sė Poshtme. Pėr kėtė shkak, nė vitin 1950, burgosen dhe akuzohen tre Qarrali, (Ramushi Qazimit, Zejna i Alisė dhe Jakupi i Rexhepit).
    Njė prej betejave mė tė pėrgjakshme qė u zhvillua nė mes tė forcave vullnetare dhe brigadave partizane Serbe, ėshtė ajo e zhvilluar me 18 tetor 1944, nė qafen e malit Ush, aty ku ėshtė karaolli i turkut, e cila nė popull njihet si lufta e Ushit. Atė ditė aty u ba ni kasaphane e madhe, vazhdon mixha Lam. Disa brigada dhe kompani partizane, tė ardhuna nga Piroti, Nishi, Leskoci e Vraja, ngjiteshin grykės sė Vratagoshit pėr me dal nė Ush. Aq shumė ishin, sa neve na u dukshin si mali me dushk.
    Mirėpo, trimat tanė u treguen sypatrembun. Me komandantėt e kompanive e bamė planin, dhe u besatuem, mos me lėshue frontin tė gjallė. Zumė pozitat, dhe pritshim tė na ofroheshin deri nė nishana tė pushkėve. Masi ja morėm hallallin njani tjetrit, tash vetėm pritshim kush po qet i pari. Ne ishim marė vesh, qė ma spari tė qitshin komandantat e kompanive. Njė komandant i brigadės sė Pirotit, hypun me ni kali tė bardh i printe asaj. I pari qiti Azem Sylku, komandantin e qėlloi nė krye. Kali hinglloi tmerrshėm, duke e marė komandantin nėpėr kamė. Pastaj, gjėmuen tana armėt, nė tė dy anėt e Ushit, nga Sitilia e deri nė Llucan. Gjatė tėr frontit, atė ditė u zhvillue luftė e pėrgjakshme. Anmiku sulmonte pa ndėrpre. Ne kishim zanė pritėn, dhe e njihnim terenin, sepse ishte vendlindja jonė. E njihnim qdo rrugicė kambesori, apo luginė mali. Fronti shkonte pėrgjatė kurrizit tė malit. Partizanėt ishin nė lindje nga Vraja, Vratagoshi e Bujanoci, ndėrsa ne ishim nė perėndim nga Ramabuqa, Gjergjeci, Muhoci, Breznica e deri nė Konēul. Anmiku vėrsulej, por mbetej i kositur nga plumbat tonė. Lufta vazhdoi gjithė ditėn, deri nė orėt e mbramjes. Ne kishim mase 40 tė vramė, ndėrsa anmiku mbi 1000, dhe trefish tė plagosun. Katundarėt Serb tė Vratagoshit, nji javė kanė bajtė kufoma me kerr, e shumė prej tyne mbetėn prrockave, ose i varrosėn nė gropa tė pėrbashkėta. Atė ditė i madh e i vogėl u gjendėn nė Ush. Ah, sikur t`ishim kanė gjthmonė qashtu bashkė, fshante mixha Lam. Nė nji moment, vazhdon mixha Lam, u ndėgjue ni za nė gjuhėn Serbe, tue thanė“ jeli rodila majka siptara, da mi izlazi na mejdan (a ka lind nana shqiptar, qi guxon mem dal n`mejdan). Askush su pergjegj thot mixha Lam. Shkau thirri pėr herė tė dytė. Unė, thotė mixha Lam u ngrita dhe dola nė ledinė, duke i thanė, unė tė dal n`mejdan. Ecnim me pushkė tė ngrituna nė drejtim tė njeni tjetrit.Tė dy pushktė krisėn. Ai qė kerkoi dyluftim u rrėxue pėr toke. Unė qe, hala jam gjall. Edhe pse nė moshė tė shtyer, kujtimet i kishte ende tė freskėta. Pėr kėto punė tha, guxoj tė flas, vetėm me njerėz qė ju besoj. Prandaj po flas me ty, se tė besoj (Kam fol edhe me Kadrush Sulejmanin, djalin e Azemit, sepse edhe atij i besoj). Fronti, vazhdonte mixha Lam, ishte i gjatė. Shtrihej nga Guri i Zi, nėpėr rranzėn e Karadakut e deri nė Shkup. Nga Sitilia e deri nė Konēul, nė kėtė kohė luftonin rreth 1200 vullnetarė shqiptarė. Ne u munduam dhe e mbrojtėm vendin, dhe ata, deri nė nandor tė 44, nuk munden me depėrtue nė katundet tona. Pas luftės sė Ushit tha mixha Lam, nuk duhet me e harrue edhe luftėn e Qarrit, nė dhetor tė 44, qė ashtė lufta e fundit e madhe e fitueme, qė u zhvillue nga forcat vullnetare tė kėsaj ane, me Brigdėn e XVII Serbo-Maqedone. Por, kėtė fitore qarralitė e paguen shtrejtė. Nė kallnuer tė 45, u morėn dhe u pushkatuen 21 qarrali, tė cilėve as sot nuk u dihen vorret.
    Fatkeqėsishtė, ne ishim pak, dhe tė armatosun dobet, ndėrsa ata, shumėfish ma shumė se na, dhe tė armatosun mirė. Ne nuk mundem me ju pėrballue. Ata e muren krejtė Kosovėn. Por, duhet tė thuhet edhe kjo, se atyne ju ndihmuen edhe komunistėt e Shqipnisė dhe komunistėt e paktė tė Kosovės. Edhe nė katunet tona, shumė veta i banė per vehte. E pėrmend Karaqevėn, ku hoxha i katundit i kishte nxitė katundarėt me qitė peshqira tė bardhė nėpėr dyer, si shenjė dorėzimi para partizanėve.
    Mixha Lam vazhdon rrėfimin, duke thanė se nė fillim tė 45, nė Kosovė u vnue rexhimi ushtarak. Njerėzit pushkatoheshin pa gjyq hiq. Mbi shqiptarė ushtrohej terror i zi. Me mija u vranė dhe u masakruan (Kujton masakrėn e Gjilanit tė atij viti, ku u maskrauen me dur lidhun, mbi 7000 shqiptarė).

    Breznica - Qafa e Ushit

    Unė nė kėtė kohė, me 14 shokė dola nė mal, nė mesin e tyne ishte edhe Gjon Sereēi. Deri nė fillim tė marsit tė 47, ne qėndruam bashkė, nė malet ndėrmjet Breznicės dhe Shipashnicės. Por mbasi u zbulue vendqėndrimi ynė, ne na u dashtė tė ndahemi, dy nga dy. Osman Gagica kėrkoi qė Gjon Sereēi tė shkoj me te. Para se tė ndahem nga Gjoni, pėr tė mos e parė kurrė ma, i thash Osman Gagicės, le tė vij Gjoni me ty, por dije se ke marė pėrgjegjėsi tė madhe mbi vete. Kur e pėrshkruan ndarjen nga Gjon Sereēi, dikund nė mes tė Novosellės sė Poshtme dhe Rogocicės, mixhės Lam i rrjedhin lotėt. Kosova thot, rrallė lind trima dhe atdhetarė tė tillė. Ai ishte zemra dhe mendja e popullit tė Kosovės. Kur mė erdh haberi se Gjonin e kishin zanė me tradhėti nė Laqiq, sa nuk mė lėshoi shpirti. OZN-a po na hante nji nga nji. Ai vazhdonte rrėfimin, duke treguar se si pėrmes bashkėpuntorėve tė vet OZN-a tentonte me e zan mixhen Lam. Njėherė i ofrojnė si kusht, pėrmes B.Z. nga Breznica, per me e vra Sylė Zarbicėn, qė pastaj ata, tia siguronin njė punė rojtari nė komunė (punė qė kurrė nuk e pranonte mixha Lam). Por, e dija se do ta gjenin dikend, ashtu si e gjetėn nė Gjergjec, dhe e vranė Sylėn (i pėvluar me valė). E dija se edhe mue ni ditė kanė mem vra, siē e vranė Sylėn, Muharrem Fejzėn, Gjon Sereēin e shumė tė tjerė. Prandaj, vendosa me u dorėzue, se rezistenca ishte e kotė. U dorėzova nė fillim tė pranverės 47, nė Breznicė, nė duar tė majorit tė OZN-ės nga Bujanoci, Stanimir Pantes. Para se tė dorezohem e parashtrova vetėm nji kusht. Tė mė lejojnė tė takohem me robtė e mi, tė ngujuem nė Muēiverc, sepse unė mendoja qė skam kurrė me i pa ma, se isha i bindun, qė do tė mė pushkatonin. Por, pa tė denue zoti, njeri nuk mundet me tė denue. Mbasi u dorėzova, mė dėrguen nė burgun e Vrajės. Torturat ishin tė tmerrshme. Gjyqi ushtarak, mė bashkoi me grupin e Avni Qorovinės nga Tėrnoci dhe mė denuan me 11 vjet burg.
    Ne saje tė prindėrve tė Avni Qorovinės dhe Pajazit Hajdarit nga Tėrrnoci, qė ishin tė pasun, dhe OZN-ės i kishin dhanė pare tė madhe, dolėm para kohe nga burgu. U gėzova shumė kur dola, por tek pasi dola pėrjashta, e kuptova gjendjen time t`vėrtetė. Familja ime ishte e izolueme, e shpallun anmike. Askush nuk mė hynte nė shtėpi. Shokėt dhe miqtė e paktė, mė vizitoni me droe tė madhe, dhe vetėm natėn. Isha i ndamė si nė darsėm, si nė dekė. Nėse dikend e takoja nė rrugė, ai ose e ndėrronte drejtimin, ose e shpejtonte hapin. Por, dikur tha u mėsova, nuk ua vnoja veshin. Duke u ndarė prej mixhes Lam mi tha edhe kėto fjalė: e di se e ki t`vėshtirė me e pėrballue izolimin, sepse edhe tani, situata po i ngjan kohės sė dikurshme, mirėpo gjenerata e juej arriti me u shkollue, dhe ne saje tė njerėzve tė shkolluem, vetėdija e popullit shqiptarė ėshtė shumė ma e madhe. Burgosjet sjanė nal asnjiherė, bile edhe vrasjet, siē po ndodhin edhe sot, sepse jemi tė okupuem. Mirėpo, populli kadal po e humb tutėn. Kjo po shihet nė tė pamet qe bo u bahen tė vramėve nė ushtri, si dhe vizitat te tė burgosunit, qė po lirohen nga burgjet. Kėto vizita ia shtinė tutėn nė barke hyqmetit, dhe zagarėve tė tij, tha mixha Lam. Unė po gėzohna shumė, qi populli po bashkohet ngadal. Unė tani jam plak, por juve ju ruejt zoti. Ju po ja vnoni temelet Republikės sė Kosovės dhe bashkimit tė popullit shqiptarė. Kosovėn ta fitoni e ta rueni, me mendė e me laps. Por, kur nuk banė punė lapsi, Kosovėn fitone dhe mbrone me pushkė. Kjo ishte porosia e mixhės Lam. Duke u ndare prej tij, i premtova se kėto fjalė njė ditė do tė botohen. Besoj se nuk ėshtė i vonuar ky shkrim.
    P.S./ Njė bisedė tė ngjajshme, mixha Lam e ka zhvillue edhe me tė ndjerin Kadrush Sulejmani nga Muēiverci.
    Mė poshtė teksti i kėngės pėr luftėn e Ushit, e kėnduar msheftas, nėpėr odat e Gollakut dhe Anamoravės. Kėtė kėngė e ka kėnduar Shaqir Karaqeva nga Karaqeva e Poshtme, ndėrsa pėr herė tė parė, ėshtė botuar nga i ndjeri Kadrush Sulejmani. Pason teksti:
    A po nini o vllazni!
    Nė mal Ush ēka ka ba vaki
    Azem Sylku me shtatė-tetė vetė
    Me Lam Breznicėn osht zatet
    Kanė besėlidh, kanė marue qetė
    Pėr Kosovėn na sod me dekė!
    Prej Pirotit e der n`Leskoc
    E prej Nishit n`Bujanoc
    Shki ēetnikė, haj terr i zi
    Nanė Kosovės ja kanė mėsy
    Kanė mar udhė, me dal n`Breznicė
    N` Karaēevė e n` Rogoēicė
    Janė betue tanė n`Vratagosh
    Shqiptarinė krejtė me bo shoshė
    Sa ka dushk, n`Ush ma shumė ēetnikė
    Shumė ma shumė bajnė munafik
    Propagandė e madhe ashtė maru
    Donė shqiptarėt, o mej mashtru
    Frontin pa luftė pėr me lshu
    Pėrmi Ush o shkijet kur kanė dalė
    Krejt Kosovėn me sy e kanė marė
    Si te ēartun nisen me uluru
    M.H. e S.G., janė frigu
    Karaqevalive ju kanė urdhnu
    Peshkir t`bardhė n`dyer me vnu
    Behė „cullakėve“, haberi u ka shku
    Behė „cullakėve“, haberi u ka mrri
    Hamdi Beha ashtė shtėrngu
    Monit e Rexhep Fazlisė fjalė u ka qu
    Ni mashinkė mu mka qillu
    Shpejt na n`Ush duhet me shku
    Azem Muēiverrcit mi nimu
    Mi dal n`dihmė Lam Breznicės!
    Azemi e Lami ēka po bajnė
    Fjalim t`shkurt komandarėve po u majnė
    Kem pak armė, ma pak fishekė
    Nuk banė kot ni plum me shkrep
    Pushka e Azemit kur t`shkrep e parė
    Ni ēetnikė mos me lshue t`gjall!
    Behė Cullakt n`dakik kanė mrri
    Shumė shqiptarė i kanė gjet n`vrri
    U kanė dal shkive ball per ball
    N`Ush kanė dal tė tanė me dekė
    N`ėr kamė t`shkaut mos me metė!
    Azem Muēiverci shkrep i parė
    Komandarin e ka marė n`ball
    Rrashta e kresė, hop pėrpjetė
    N`tokė pa shpirt komandari u metė
    E merr kali nėpėr kamė
    Shkojke pluhni sikur n`lamė
    Kadri Spahia ka zanė pritė
    N`ball togerit ja ka ngjitė
    Metė Haliti ashtė varru
    Shumė herė vetėn e ka pagu
    Shumė tė vramė dhetėfish varru
    Rexhep Garoshi po banė gajret
    Njizet a tridhetė i qoi n`qetėr jetė
    Hamdi Beha t`madhe pisket
    Azemi sa herė po qet
    N`ball ēetniktė po i vret
    Hiq ma pak se katėrdhetė
    Lam Breznica ai uk mali
    Pushkės flakėn kurrė sja nali
    Ushton Ushi, gjimon mali
    Ushin flakė krejt e kalli!
    Ni bajloz u lyp shqiptarėve mejdan
    Lam Breznica ai trim azgan
    N`kikė t`ledinės i ka dalė
    Krisin pushkėt-shkaut n`ball
    Lami mes nesh, sod a gjall
    Rexhep Fazlia be po banė
    T`gjall majorin kam me e nxanė
    I shkon Mani rreth pėr ane
    Po luftojnė si dy dragon
    Luftė e madhe n`Ush a maru
    Prej ferkut t`sabahit, ter n`aksham
    U faruen shumė bataljon
    Nja t`gjall nuk e kanė lanė
    Njo t`gjall, bre, as pėr be
    Pėrmi nimi, t`vramė mbi dhe
    Shumė me pushkė, ma shumė me buma
    Azemi myt ēetnikė me cunga
    (Kur nuk i punon pushka prej t`nxehtit, kacafytet me njė ēetnik, dhe e mbyt me cung).

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e illyrianboyful
    Anėtarėsuar
    24-08-2012
    Vendndodhja
    Kush tė bėri nga Toka kaq tė pėrsosur
    Postime
    309

    Pėr: LUFTA E ANAMORAVES 1945 lame Breznica

    Anamorava Fisnike,

    Ka lind shumė Burra tė Dheut dhe tė besės, por pėr tė cilėt fatkeqėsisht ėshtė shkruar shumė pak nė literaturėn shqiptare.

    Pos kėtyre Burrave Kolos tė cekur nė tekstin sipėr, ka edhe shumė Burra tjerė bile edhe mė shumė nė famė nė krahinėn e Anamoravės.!

    Ndėr Burrat qė tė livizin zemrėn kur permendet emri tyre ėshtė heroi trimi legjendar dhe Luftėtari i Popullit AJET RAINCA nga Fshati Raincė i cili ndodhet nė Luginėn e Preshevės.
    Gėzon njė namė dhe famė tė madhe nė popullė dhe pėrmendet nėpėr Odat e Burrave, Sukseset e tija nė luft tregohen nėpėr Oda, dhe ju tregohen Fėmijėve Por qė fatkeqėsisht nė literatur nuk ėshtė shkruajtur thuaj se aspak pėr tė.

    Mė tregonte Mixha i ndjerė i Babės simė Zoti i mėshiroft qė tė dy, mė thoshte Ajet Rainca ishte pika Djalit kishte njė shok qė e shoqėronte gjithmon dhe ishin tė pandar, gjithashtu shoku i tij ishte shumė i pashėm.

    Mė thoshte mixha, Sa i hjeshėm me ato teshat, edhe shoki tij ishte shumė i hjeshėm, kur pat ardhė nė Tėrnoc dilnin ēikat(vajzat) i kshyrshin pėr kapixhiki(derė e vogėl).

    Burri dheut ajet Rainca, mė kujtohen disa tregime pėr tė qė dua tė mos i mbaj nė vehte por tė i ndaj me ju, sepse e die se Bijt e Atdheut i dojn Burrat dhe trimat si Ajet rainca, Lamė Breznica, Sylė Hotla etj,.

    Mė thoshte Baba i ndjerė, Haaaaaa Ajet Rainca Nonėn ja ka ........ shkive ( MĖ TRGONTE NJĖ BETEJ NGAT NJĖ LUMI AFĖR PRESHEVĖS QĖ EMRI S'MĖ KUJTOHET) I ka lėnė sikur kumpira(patate) tė vdekur, thoshte, s'ke pa atjje n'atė rrafshin pos kufoma tė shkive tė shtrira, thoshte ku ka shti me pushk Ajeti ati ka ra i vdekur shkau.


    Ajet rainca, thuhet se plumbi nuk e kapte, dhe s'kishte frik vetėm se Zotin. ( dhe kjo ėshtė ēeshtje shumė e pėrmendur, se Plumbi edhe pėr s'gati nuk e kapte Ajet Raincėn)

    sa i pėrket kėsaj ēėshtje mė kujtohet njė tregim nga njė Odė, Kishin pas qen duke luftu ballė pėr ballė me shkijet, dhe pas ca kohe tėr serbėt ikėn e kapėn arratin, pos njė gruaje serbe
    qė gjuante me mitroloz dhe nuk ikte, bile bile flak e qonte mitrolozin. pas ca kohe, hidhėrohet Ajet Rainca dhe qohet nė kėmb me kėto fjalė: PO S'MĖ VRET BE PLUMBI YTĖ MU dhe i lėshon armėt nė tokė.

    Turret vrap drejt serbes qė ishte gjithnjė duke gjuajtur me mitraloz, po qė se kapte plumbi bre , drejt asaj shkojke e ajo qėllonte drejt mbi Jetin.
    Gjithnjė duke qėlluar me mitraloz drejt Jetit, Jeti ju afru dhe e kapi pėr floke dhe e shkundi fort pėr flokė.

    por tha nuk e maltretoi pastaj, dhe e lėshoi qė tė shkonte (e liroi)duke e marrė premtimin e saj qė mė nuk do i luftonte Shqiptarėt.

    Ajet Rainca ishte nga tė rradhėt qė pas Dorėzimit e Armėve pas 1945 ai nuk i dorėzonte Armėt e tija dhe Qėndronte me shokun e pandar tė tij nė Malė,
    thoshte se nuk ju beson shkive dhe se do tė luftonte deri nė vdekje.

    Pas disa kohėve kishte dhe mbante ftoht i madhė, Ajeti ishte sėmur dhe e kishin kapur ethet shumė fort u dridhte.
    Erdhi kushėriri i tij tradhėtari bashkėpunėtoti i udbės i paguar pare tė mėdha nga serbia gjaja se po ju binte Bukė me ngėrė, shoku i Jetit tha se unė po shkoj tė marrė pak ujė nė Pėrrue se Jetin e kan kap ethet, ty rri k'tu me tė.

    Ai ishte duke marrė ujė kur e ndiu njė tė shtėne me pushk, Ajt bre e vran Jetin bre, kur ngjitet lart, ai kushuriri kishte ikė, Jeti ishte i shtrir i vdekur Zoti e kėndaqt nė Parajs.

    Po si mundi ndaj ai njeri ta vriste Jetin mbasi qė plumbi nuk e kapte?

    Pleqt thojshin se ata Njerėz qė plumbi nuk i kap, e vetmja mėnyr pėr tė i vrar ėshtė me ia zatet pushkėn nė trupė, dhe me siguri mbasi qė Ajet rainca ishte i sėmur ai ia kishte zatet pushkėn nė trupė.

    LAVDI PĖRGJITHON DĖSHMORIT AJET RAINCĖS
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga illyrianboyful : 22-01-2013 mė 07:36

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e illyrianboyful
    Anėtarėsuar
    24-08-2012
    Vendndodhja
    Kush tė bėri nga Toka kaq tė pėrsosur
    Postime
    309

    Pėr: LUFTA E ANAMORAVES 1945 lame Breznica

    Qėndresa pėr mbrojtjen e trojeve gjithė Shqiptare tė krahinės sė anamoravės kishte nė krye MOLLA IDRIS GJILANIN nė komandėn e tė cilit ishte (kam nderin tė themė) edhe Gjyshi imė XAHA dhe stėrgjishi imė(Babai i gruas sė Xahės) Osman Aga i Hogoshtit krytrimi i luftėtarėve tė Hogoshtit, ishte nga tė rradhėt intelektual tė asaj kohe.


    Emri:  deshmoretsereciberishagergurietj1945-47.jpg

Shikime: 3302

Madhėsia:  36.1 KB Emri:  molla idrisi.jpg

Shikime: 2384

Madhėsia:  7.1 KB Emri:  molla idrisi2.jpg

Shikime: 1455

Madhėsia:  4.8 KB
    Sipėr, disa foto tė Kryetrimave tė kasaj lufte heroike Molla Idrisi Molla Idrisi


    Kėta Burra tė dheut, tė cilėt e bėrėn vehten Kurban tė popullit, dhe tė rrjedhin lotėt kur pėrmenden emrat e tyre, dhe tradhėtia qė ju u bė nga komunistėt shqiptar, pėr karrik dhe ideologji t'shkėrdhaft komuniste.

    Ėshtė tragjike se si komunistėt tradhėtuan ēėshtjen kombėtare dhe gjithshqiptare, e vurėn ēėshtjren e tyre para ēėshtjes kombėtare dhe e tradhėtuan popullin dhe gjithė shqipėrin, nuk kam qef tė mallkoj askėnd por se zemra mė ēon tė i mallkoj, tė gjithė ata tė cilėt i kan luftuar trimat shqiptar qė luftojshin pėr shqipėrin etnike.

    Ndėr ta ishte edhe i madhi SHABAN POLLUZHA ai cili u tradhėtua gjithashtu edhe ai nga komunistėt!

    Unė themė se komunistėt ( ata tė cilėt kan luftuar shqiptarėt)duhet tė i gjikojm pėrsėri pėr tradhėti, dhe tė i denojm.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e illyrianboyful
    Anėtarėsuar
    24-08-2012
    Vendndodhja
    Kush tė bėri nga Toka kaq tė pėrsosur
    Postime
    309

    Pėr: LUFTA E ANAMORAVES 1945 lame Breznica

    Emri:  7.jpg

Shikime: 3083

Madhėsia:  24.4 KB

    Ulur, i pari nga e majta Hysen Ibrahimi Zhuja, i treti Sylė Zarbinca, Dhe i gjashti Sylė Koprnica


    Emri:  LKcPB_2_767405121.jpg

Shikime: 3366

Madhėsia:  90.0 KB

    Gjon Sereēi, i pari ulur nga e djathta.


    Emri:  Sylé Hotla.jpg

Shikime: 4078

Madhėsia:  40.6 KB

    Sylė Hotla

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e illyrianboyful
    Anėtarėsuar
    24-08-2012
    Vendndodhja
    Kush tė bėri nga Toka kaq tė pėrsosur
    Postime
    309

    Pėr: LUFTA E ANAMORAVES 1945 lame Breznica

    XHEM HASA GOSTIVARI

    Burri qė iu hyri Bulgarėve nė Sofi, dhe nga cili duhet qė tė gjithė Shqiptarėt tė marrim shembullė, sepse sėrbia vetėm kėtė gjuhė e kupton.

    Tė ju tregojm serbėve nė qoft se nuk rrinė rahat, se bijt e tė cilėve Burra jemi, dhe tė ju japim njė mėsim, e t'ju futemi deri n'leskoc.


    Emri:  simnica_fshati_ky_lindi_xheme_.jpg

Shikime: 2814

Madhėsia:  61.0 KB Emri:  XHEM-HASA-GOSTIVARI.jpg

Shikime: 3378

Madhėsia:  158.1 KB




    Emri:  TubiminTetov.jpg

Shikime: 3803

Madhėsia:  100.8 KB


    KUSHĖ O BURRI MA I PARI,
    JA KĖTIJ I THONĖ TRIM MBI TRIMA XHEMĖ GOSTIVARI.

    KUSH TĖ THA E ĒKA T'MASHTROI O BIRĖ BUGARI,
    SHQIPĖRIN ME SHTYPĖ, PLUMB NĖ BALLĖ TĖ JEPĖ XHEMĖ GOSTIVARI.

    MOS BON HAJGARE OR KALBĖSIR ME BURRA SI MALI,
    SE T'HY MRENA E SOFIN ZJARRĖ T'A KALLI.

    LAVDI PĖRGJITHMON BURRAVE TĖ LUFTĖS SĖ 1945 POSHT KOMUNISTĖT TRADHĖTAR, HISTORIA KĖTA BURRA I NGREHU LART, DHE HISTORIA KOMUNISTĖT TRADHĖTAR I HODHI POSHT.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-12-2004
    Postime
    689

    Pėr: LUFTA E ANAMORAVES 1945 lame Breznica

    Pershendejte i nderuar per kete teme qe ke hapur!

    Mire ke bere qe ke hedhur nje sy Drite ne Luften e Kitkes ne fakte keto kane ndodhe ne dy fronte... edhe ne malin e Ushit...

    Ne Foton e pare po e Shof Gjyshin tim!

    ne te dyten Axhen tim...qe per Luften e tij ka qene i njohur... e burr mbi Burra ka qene ...po nejse secili shkruan ne stilin e vete...

    PS. mos harro se ne Oda e Emin Ages ka qene e Hapur ne dy Luftat...ndoshta nuk ke ni a?

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e illyrianboyful
    Anėtarėsuar
    24-08-2012
    Vendndodhja
    Kush tė bėri nga Toka kaq tė pėrsosur
    Postime
    309

    Pėr: LUFTA E ANAMORAVES 1945 lame Breznica

    Citim Postuar mė parė nga Ilirana Lexo Postimin
    Pershendejte i nderuar per kete teme qe ke hapur!

    Mire ke bere qe ke hedhur nje sy Drite ne Luften e Kitkes ne fakte keto kane ndodhe ne dy fronte... edhe ne malin e Ushit...

    Ne Foton e pare po e Shof Gjyshin tim!

    ne te dyten Axhen tim...qe per Luften e tij ka qene i njohur... e burr mbi Burra ka qene ...po nejse secili shkruan ne stilin e vete...

    PS. mos harro se ne Oda e Emin Ages ka qene e Hapur ne dy Luftat...ndoshta nuk ke ni a?

    Pėrshėndetje,

    tė lutem mos keq kupto, sepse unė nuk nėnēmoj askend nga trimat as nga kryetrimat e kėsaj lufte, dhe nuk i njoh personalisht asnjėrin nga ata nė atė fotografi.

    Porse jua njoh namin dhe Burrėrin!

    Ashtu si thuash ėshtė, fronti i luftės ka qen shumė i gjatė, nga Medvegja e deri posht nė gostivar dibėr etj, bile bile kufiri ka qen jo nė Bujanoc por nė vrajė, ku edhe ėshtė plagosur

    gjyshi imė dhe disa bashkėluftėtar nga minahedhėse serbe, natėn derisa ata ishin rrethė zjarrit.

    Por pėr arsye tė siguris nuk dua tė shpalosem.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •