Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1

    Nikë Pjetër Ndreka - Hero, apo i vrarë asidentalisht - ndiqni dy versionet

    Versioni i parë:

    *ashtu siç e kemi njohur deri tash ( ishte e pamundur për ta kopjuar, andaj po e sjell vetëm tufëzën)

    Kliko mbi tufëzën këtu
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 19-01-2013 më 14:31
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  2. #2

    Për: Nikë Pjetër Ndreka - Hero, apo i vrarë asidentalisht - ndiqni dy versionet

    versioni i dytë:

    Nikoll Hysaj: "Ju rrefej te verteten e Nik Pjeter Ndrekes"

    Nga Dashnor Kaloci

    Nikoll Pjeter Gjeka (Hysaj), me banim ne SHBA, ku jeton qe nga viti 1979, kur u arratis nga Shqiperia, tregon historine e dhimbshme dhe teper tragjike te familjes se tij nacionaliste me origjine nga Vermoshi, e cila u masakrua nga regjimi komunist, pas intrigave te Sigurimit te Shtetit, qe e akuzoi babane e tij, Pjetrin, sikur ai kishte vrare pionierin Nik Pjeter Ndreka, Hero i Popullit

    "Pjeter Ndreka, i lidhur me Sigurimin e Shtetit, manovron ne menyren me cnjerezore dhe pergatit intrigen, duke akuzuar babane tim, Mark Gjeken dhe nje kusheririn e tyre, Mark Pashkun, sikur ata i kishin vrare djalin, Nik Ndreken dhe ia kishin hedhur ne gremine. Pas kesaj, trupin e djalit e marrin nga varret familjare dhe e varrosin te shkolla, ku ishin varret e deshmoreve te fshatit, duke i bere ceremonite zyrtare. Me vone, prape e marrin Nik Ndreken prej aty dhe nga Vermoshi e dergojne ne varrezat e deshmoreve te Shkodres, duke e varrosur si Hero te Popullit". Njeriu qe flet dhe tregon ekskluzivisht per gazeten "Koha Jone", eshte Nikoll Pjeter Gjeka (Hysaj) me banim ne SHBA, i cili hedh drite mbi nje ngjarje te larget, te ndodhur plot 59 vjet me pare ne fshatin Vermosh, prej nga eshte dhe origjina e tyre, ngjarje e cila i nderroi krejt rrjedhen e jetes, jo vetem Nikolles, por edhe te gjithe fisit te tij. Behet fjale per historine e pionierit deshmor Nik Pjeter Ndreka, "Hero i Popullit", te cilin historiografia e regjimit komunist e ka paraqitur si viktime te diversanteve dhe breza te tere shqiptaresh per 40 vjet me radhe, e kane njohur ate ngjarje ashtu si u eshte servirur nga propaganda e asaj kohe. Kjo ngjarje, te cilen Nikoll Hysaj e ka rrefyer per here te pare ne emisionin Histori me Zhurmues te TV Klan, vjen edhe ne faqet e gazetes "Koha Jone", pas jehones se madhe qe pati dhe vazhdon te kete ende dhe interesit te madh per ritransmetimin e saj.

    Zoti Nikoll, si fillim deshem te dinim dicka rreth historise se te pareve te familjes suaj?



    Origjina ime eshte nga fshati Vermosh i Kelmendit i Malesise se Madhe. Vermoshi eshte fshati me i thelle i ne zonen kufitare dhe fshati me i njohur i anes se Veriut. Ne vijme nga nje familje me tradita patriotike, ku dy gjysherit e mi kane luftuar kunder turkut dhe kunder shkjaut. Luc Mark Gjeloshi ka qene ai qe ka marre pjese ne ngritjen e flamurit ne Deciq me 5 malesore te tjere: Ded Gjon Lulin, Dom Niken, Mirash Ucin dhe Zenel Shabanin. Ne kemi krijuar nje jetese ne Vermosh, fshat i cili eshte krijuar ne 1906-en, pasi deri ne ate kohe, ai ka qene bjeshke dhe ne ishim nje nga 5 shtepite e para te ketij fshati. Ne ate kohe, ka qene shume e veshtire te zije vend ne Vermosh, pasi ishte frika nga shkjete. Duhej qe dy punetore te punonin dhe te tjeret te rrinin roje nga shkjete qe vinin per t'i vrare. Te them te verteten, mua nuk me takon qe te lavderoj familjen time, por dua qe t'ju tregoj dicka: kishim nje nga te paret tane, me shume ze ne ate zone. Gjoku i Mark Gjeloshit i thoshin. Kur serbet donim qe t'u bertisnin femijeve per t'ju shtire friken, u thoshin: hesht se vjen Gjoku! Ai ka vdekur 22 vjec, por kishte vra 22 shkje, kete e dine te gjithe vermoshasit. Ne jemi vrare shume me shkjete, per toka dhe per bjeshket. Edhe ne lufterat kunder turkut ka marre pjese gjyshi im, i cili ka qene komandant i forcave te armatosura te Kelmendit. Madje, per te ka shkruar dhe Mis Edit Durham ne librin e saj "Kujtimet e Malesise".

    Po gjate periudhes se Mbreterise se Zogut, me cfare eshte marre familja juaj? Cilat kane qene raportet e saj Monarkine?

    Ne kohen e Zogut, d.m.th. gjate gjithe periudhes se Monarkise, ne kemi pasur nje njeri nga shtepia jone oficer te atij regjimi dhe kjo ishte caktuar nga vete Mbreti. Ne vitin 1939-1944, ne e ndihmuam levizjen Nacional-Clirimtare. Ne ishim nje familje e mesme fshatare dhe keshtu, babai im u rreshtua fillimisht me forcat partizane, i priti ata ne shtepi, mori pjese ne organizimet e tyre dhe pas luftes, ai ishte komandant i postes kufitare. Por, pas vitit 1948, me denimin e Koci Xoxes, Vermoshi pesoi goditjen dhe humbjen me te madhe ne te gjithe historine e tij!

    Konkretisht, cfare ndodhi me Vermoshin??

    Nje kapter i quajtur Ahmet Nika, i komandes se vendit, shkon ne Degen e Puneve te Brendshme te Shkodres dhe harton nje liste me 48 burra, te gjithe per pushkatim. Nje vit me pare, nje kusheririn tim, Marsh Vaten, e pushkatuan pa gjyq dhe pa asnje faj. Keshtu popullit nisi t'i hyje frika dhe sidomos, pas asaj liste qe erdhi nga Dega e Brendshme. Goditja e Koci Xoxes dhe prishja e Enver Hoxhes me Jugosllavine, beri qe 48 burrat e Vermoshit te arratiseshin per nje nate ne Jugosllavi.

    Nga familja juaj, kush u arratis?

    Nga familja ime u arratisen 6 meshkuj; i zoti i shtepise Cun Nishku, babai im, Pjeter Gjeka, Muho Cuni, Gjon Cuni, Prel Cuni dhe Marka Gjeka. Te gjithe keta u arratisen bashke me 48 burra te fshatit, prej te cileve mund te permend Nikoll Toma, qe ishte dhe me kryesori, Nikoll Gjetja, Nikoll Mala, Zef Baci, Fran Zef Deda e Fran Mirakaj. Te gjithe keta, ne ate kohe, ishin me detyra shteterore, pra si te thuash njerez te qeverise.

    Pas arratisjes se ketyre, cfare ndodhi me pjesen tjeter te fshatit?

    Kur u arratisen keta, ne shtator te 1948-es, ne shtepine e Prek Calit, ku ishte komanda e vendit, erdhen nga Shkodra shume forca policore e ushtri dhe i bashkuan te gjitha keto familjet e te gjithe burrave qe u arratisen dhe i futen ne poste. Me pas, aty sollen te gjitha mushkat dhe kuajt e fshatit, pasi do t'i dergonin nga Vermoshi ne Han te Hotit, (73 km rruge ne kembe) dhe prej aty do t'i dergonin ne kampin e internimit te Tepelenes. Pjesa me e madhe e tyre ishin pleq, plaka, femije dhe njerez qe nuk ishin ne gjendje per me ece ne kembe. Nje nga ata, isha edhe une.

    Sa vjec ishit ne ate kohe?

    Une isha 18 muajsh. Fati im, ishte se mua me moren ne nje mushke, e cila nga qe ishte e eger, me rrezoi midis pluhurit. Nena ime u kthye me me marre mua, por ata nuk e lane. Dhe une kam jetuar per tre muaj shtepi me shtepi ne ate fshat, ku nenat qe kishin femije sa une, me mbanin mua si femijen e vet. Mbas tre muajsh ka dale gjyshja me ka marre, nena e nenes nga Shkreli. Ajo nuk kishte asnjeri ne shtepi, pasi djalin e vetem 22 vjec, ja kishte pushkatuar partia dhe ajo ishte e vetme, pa njeri ne shtepi. Aty te ajo gjyshe, une kam jetuar shtate vjet. Nana Age, vellai Gjergji, Katrina, Gjeloshi, Lula, Prena dhe Mara, shkuan te gjithe ne internim ne Tepelene. Atje u internuan edhe pjesetare te tjere te kusherinise time. Po ju tregoj nje histori tragjike qe ka ndodhur ne Tepelene. Aty ka vdekur nje grua nga fisi yne, Mara i thoshin. Dhe djali i saj ka fjetur me nenen e vdekur, duke i pire gjirin e saj gjithe naten. Mbas disa vjetesh, disa femije qe ishin te vegjel nen moshen 18-vjecare, i liruan nga internimi. Sic me kane treguar, ne ate kohe, erdhi aty nje delegacion rus dhe te internuarit e vjeter e pergatiten me njesoj parade duke bertitur: Enver Stalin pionieret duan lirim. Dhe keshtu, te gjithe pionieret e internuar qe ishin nen 18 vjec i liruan dhe i kthyen neper shtepiza, kurse nena ime mbeti ne internim, deri ne vitin 1953. Ne 18 shtator 1952, babane tim, Mark Gjeken e vrasin.

    Si ndodhi vrasja e tij?

    Ishin dy djem kusherinj tanet, jetima pa nene dhe pa babe, te cilat i bene kulake, duke u sekuestruar te gjithe pasurine. Keshtu daja i tij, Mark Pashku, bashke me baben tim u detyruan dhe erdhen nga jashte per me i marre dhe me i nxjerr ne Mal te Zi. Ne paranteze desha t'ju them se ne shtepine tone ka ndenjur 8 vjet ushtria, ndersa ne rrinim ne kasollen e bagetive. Kemi jetuar bashke gjys per gjyse. Pra ne kete kohe, baba erdhi dhe ra ne prite me forcat kufitare, fare afer shtepise qe ishte bere posta kufitare dhe e vrane ushtaret. Shteti te vret dhe nuk eshte ndonje gje e pazakonte. Te nesermen e kane marre trupin e vdekur te babes dhe e kane sjelle afer postes, ku ishte shtepia dhe e kane varur ne kumbull. Pas kesaj, kane derguar njerez per te bere disa gjera qe jane teper cnjerezore. Me nje fjale per ta masakruar kufomen e tij, gje e cila nuk ka qene kurre ne traditen e shqiptarit dhe per me shume, ajo gje ka qene e ndaluar edhe me kanun. Por fatkeqesisht, ajo gje ndodhi: babes i kane futur duhan ne goje etj. Pastaj e kane ngrit zvarre duke e terheq per 2 km. ne nje vend ku nuk kishte varre, por qe nje vit me pare kishin pushkatuar nje fshatar tonin, Dod Prek Niken. Donin t'i fusnin te dy ne nje grope. Dy burra, Nik Gjetja dhe Nik Gjeloshi, te cileve u jam shume mirenjohes, nuk kane pranuar ta terheqin zvarre kufomen e babes, duke thene: me e dit qe vdesim nuk e bejme kete pune. Ai eshte fshatari yne ne dhe ne nuk e bejme kete gje. Kur e kane cuar aty afer varrit, ka qene gjeja me e tmerrshme. Dy komuniste, (nuk ka nevoje me ua permende emrin, se dine i gjithe Vermoshi se kush jane ata), kane nis me e zhvesh, me ja marre rrobat tere gjak, kemishen, pantallonat, kapoten, kepucet, etj. Kurse nje burre tjeter, te cilit gjithashtu i jam mirenjohes, kur e kane shti baben ne grope dhe kane dashte me i hedh edhe gure ne fytyre, (pasi ka qene pa arkivol), ai burre trim dhe fisnik, ka hequr shallin e vet dhe me te i ka mbuluar fytyren. Keshtu ndodhi kjo pune, por cka ishte me e renda ishte nje ngjarje tjeter. Po ne veren e vitit 1952, nje nxenes i shkolles se Vermoshit, i quajtur Nik Pjeter Ndreka, fshatar qe shkonte me bageti, bie nga shkembi dhe humb jeten. Pasi e kane nxjerre, ate e sollen ne shtepi ku jane kryer ritet mortore dhe e kane varrosur me nderimet e fshatit, si nje njeri qe ka rene aksidentalisht nga shkembi. Natyrisht dhimbja ishte shume e madhe, pasi ai ishte vetem 13 vjec dhe ate ngjarje e kane pare nja 20 fshatare te tjere qe ashtu si, ai ishin me bageti aty. Babaj i tij, Pjeter Ndreka qe ne ate kohe ishte ne Velipoje, (ku dhe banonin ata si familje aso kohe, pasi ne Vermosh ata vinin vetem per verim me kullot bagetine) e ka marre vesh mbas nja shtate ditesh vdekjen e djalit. Sepse sic dihet, ne ate kohe, nuk kishte telefon dhe duhej 3-4 dite me dal nga Velipoja ne Vermosh ne kembe, se as makina nuk kishte. Ma vone Pjeter Ndreka, i lidhur me Sigurimin e Shtetit, manovron ne menyren me cnjerezore dhe pergatit intrigen per me e mbrojt familjen e vet, duke thene se babai im, Mark Gjeka dhe nje kusheriri i Pjeter Ndrekes, Mark Pashku, ma kane vrare djalin duke e hedhur ne gremine. Dhe djalin e marrin nga varret familjare dhe e varrosin te shkolla, ku ishin varret e deshmoreve te fshatit.

    Kjo gje u be ne menyre zyrtare?

    Po, ne menyre zyrtare u be. Me vone, prape e marrin Nik Ndreken dhe nga Vermoshi e dergojne ne varrezat e deshmoreve te Shkodres, duke e varrosur si Hero te Popullit. Ma vone, per cdo vit ne fshatin tone behej perkujtimi i tij. Shkolles se fshatit i vune emrin "Nik Pjeter Ndreka", mbaheshin mitingje, fjalime, dilte Muho Asllani, Prokop Murra e njerez te tjere te qeverise dhe flisnin para popullit qe dilte aty. Po keshtu, per cdo nate kur ishte radio-posta me kerkesa te degjuesve, kendohej kenga per Nik Ndreken, ku thuhej: "Si ne befasi e kapen Nik Ndreken, duke u leshu mbi te furish, si zagaret kur bien ne mish". Keshtu thuhej nder te tjera se ajo kenge qe kendohej nga rapsodi popullor. Do te thone shume njerez se ajo ishte kenge, por dihet se ne ate kohe nje kenge qe dilte dhe kendohej ne radio, miratohej me pare nga autoritetet perkatese te qeverise. Pra nuk mund te nxirrte cdo njeri kenge sipas deshires. Ne ate kohe, jane luajtur filma si Lugina e Pushkatarit, jane luajtur drama e shume gjera te tjera ne emrin e Nik Ndrekes.

    Populli i Vermoshit, a e dinte se babaj juaj nuk kishte gisht ne kete ngjarje?

    I gjithe Vermoshi e dinte mjaft mire se ajo ishte e pavertete dhe se babai im nuk kishte fare gisht ne ate ngjarje, pasi kur ka rene Nik Ndreka nga shkembi, aty kane qene rreth 20 fshatare (cobane) te tjere, por nuk mund te fliste njeri. Bile ate gje e verteton edhe filmi dokumentar, ku thuhet se Nik Ndreken e pyeten diversantet se ku eshte kufiri!? Andej nga ana jone i thone: Po i thote djali babes, hajde te tregoj se ku i ke arat. Por ata ishin vendali dhe si babai im e Mark Pashku, i cili ishte kusheri i dyte i Nik Ndrekes, e dinin me pellembe ate vend.

    Kush ishte organizatori kryesor qe e kurdisi kete ngjarje?

    Kete ngjarje sigurisht, qe e organizoi regjimi komunist per te percare familjet, ne menyre qe ne rast te ndonje provokacioni nga jashte, ata te mos kishin mbeshtetje ne popull. Sigurisht, qeveria dhe fatkeqesisht, Pjeter Ndreka qe e pranoi ate pavertetesi.

    Si rrodhi jeta e familjes suaj pas kesaj ngjarjeje?

    Per familjen tone, pas kesaj, pati shume fatkeqesi te tjera te reja. Pasi u vra baba, u burgosen Zef Miraka Hysaj, Nikoll Zef Mirakaj Hysaj, (te dy nga shtepia jone), me akuza te montuara pa kurrfare baze, sikur kishin strehuar diversante etj. Me vone, kane futur ne burg edhe tre te tjere nga familja jone: Gjelosh Cuni Hysaj, Gjon Cuni Hysaj dhe Prek Pashku Hysaj, te tre me nga 9 vjet burg per agjitacion e propagande. Pas kesaj, deri ne moshen 7 vjec, une u rrita te gjyshja ime, nena e nenes, Age Fran Lumaj. Ajo na rriti, ajo na ushqeu dhe na dha shkollen fillore. 7-vjecaren une e kam mbaruar ne Vermosh, me andej nuk me kane lejuar te vazhdoj. Ne na konsideronin ne ate menyre qe ta them sinqerisht, me vinte shume turp per ate gje qe behej ndaj nesh. Sidomos, kur behej mitingu, kur luhej drama, thoshin se aty ishte edhe djali i kriminelit. Ne Vermosh nuk ndihesha shume keq, se ata e dinin te verteten, por po te shkoje ne fshatra te tjera dhe nga Shkodra, ate e kane besuar dhe nuk u dukej ndonje gje e pavertete. Une kam pas shume raste kur jam ndjere mjaft keq. E gjithe jeta ime ka kaluar pa tesere rinie ne xhep dhe as triske fronti nuk kam pasur, vetem prej ketyre shpifjeve dhe masakrave qe paten bere ndaj nesh, si burgosjet, vrasjet, internimet etj. Sic ju thashe me lart, ne shtepine tone qendroi ushtria 8 vjet, por te tera falen, me perjashtim te shpifjeve, qe ishte gjeja me e rende dhe me e tmerrshme.

    A patet biseduar me Pjeter Ndreken, se perse behej ajo gje ne kurriz te familjes suaj?

    Gjate periudhes se diktatures, asnjehere nuk patem biseduar, se nuk patem guxuar te flasim, pasi Pjeter Ndreka ishte nje njeri qe kur dilte ne bjeshke, rrinte me njerez te Byrose Politike. Ata nuk kane qene nga Vermoshi, ata ishin me origjine vermoshas, por banonin ne Velipoje. Ne Vermosh, ata dilnin vetem per verim.

    Ku i cuan ata, pas asaj ngjarjeje?

    Ata i cuan ne Milot dhe Pjetrit i dhane vilen e Abaz Kupit. Ne ate kohe, nje djale tjeter i Pjeter Ndrekes, Gjeka, u rrezua me makine ne Bulqize dhe humbi jeten. Ishte fatkeqesi qe ai humbi jeten tragjikisht me makine, por ishte fat qe ai ra me makine, pasi po te mos kishte rene me makine, edhe atij, Pjetri do t'ia kishte kurdisur ndonje gje te paqene, ashtu si Nikes.

    Kur mbaruat shkollen ku punuat?

    Kur mbarova shkollen une kam punuar ne bujqesi, pasi ne ate kohe ishim pa hyre ne kooperative bujqesore dhe aty kam vazhduar deri ne vitin 1966, qe shkova ushtar. Ushtrine e kreva ne NBU (Ndermarrja Bujqesore Ushtarake), ku kam qendruar 24 muaj. Rrobat, jo vetem ne, por me mijera, i kemi pasur si te burgosurit. Me kapele jo me yll, por me strehe si burgosurit. Ne kishim dhe rroba liridalje, por rrobat e tjera i kishim si te burgosurit. Ne ishim te gjithe te deklasuar, reaksionare, sic na thoshin, djem kulakesh. Pasi u lirova nga ushtria, shkova ne fshat, ku ishte bere kooperativa bujqesore dhe ku kishte punuar edhe nena ime. Pas dy-tre muajsh qe u lirova une, nena me vdiq dhe pas kesaj, une shkova ne Rruga Ura (ndermarrje shteterore), si murator me kategori te 6. Per mua ishte nje privilegj i madh, me mire se ne kooperative bujqesore, pasi kisha nje rroge te mire. Keshtu, arrita nje fare ekonomie te mire, duke punuar ne pune shteterore. Nje dite, nje kusherires sime, Lules, i erdhi nje pako nga jashte. Ajo pako kushtonte 50 mije lek (te vjetra), ne ate kohe ishte pare e madhe dhe duke qene se ajo nuk kishte mundesi ta paguante, me kerkoi ndihme dhe une i dhashe 20 mije lek. Por duke i thene se kur ta merrte pakon, cfare te kishte per te shitur, te me thoshte mua se doja t'ia blija. Keshtu i bleva nje kemishe te mire najloni me fije ari. Nje dite kur ne fshatin tone ishte nje spartakiade, une e vesha kemishen dhe ajo gje ra ne sy te gjithe popullit. Keshtu menjehere me thirri punetori operativ, Syrja Hasani, me nje te keshillit vendas dhe me pyeten se cfare e kisha ate kemishe. Une ju thashe se ia kisha blere filanit, por ata me thane: "Hiqe shpejt ate, se gjela jemi ne ketu dhe asnje tjeter". U detyrova dhe e shita kemishen. Nje shok i imi shume i mire, Gjelosh Pretashi (qe ka vdekur prej vitesh), me pyeti se cfare me thane dhe kur i tregova, ai me tha: "Hiqe, se per nder te familjes, ata te fusin ne burg per ate kemishe". Pra, dua te them se cdo dite sa vinte dhe me shume veshtiresohej situata e me shume behej mjaft e keqe. Por njeriu kur eshte i ri, i kalon gjerat pa shume kokecarje. Njehere tjeter, isha ne Shtepine e Kultures, ku nje kooperative e rrethit te Shkodres kishte ardhur aty ne Vermosh per te dhene nje shfaqje teatrale. Une isha ne bankat e para te salles dhe para meje ishin disa aksioniste nga Shkodra. Po luhej drama e Nik Ndrekes dhe njeri luante rolin e babes tim, Pjeter Gjeka, kurse tjetri ate te Mark Pashkut. Nje vendali qe ishte aty, u tha atyre vajzave se ky eshte djali i Pjeter Gjekes dhe ata me pane me trishtim te madh. Pra, cdo dite e me shume, vinte dhe rendohej gjendja ime, jo ekonomike, pasi per ekonomi nuk iken burri nga vendi i vet, por gjendja politike shpirterore. Kusherinjte i burgosen dhe vete isha duke u rritur, keshtu me 14 korrik 1979, vendosa te arratisesha. Ndoshta dikush mund te mos e besoje ketu qe po ju tregoj tani dhe do thote se nuk ka mundesi, por ne ate kohe, une pata vene 3 kallepe dinamiti ne brez me fitil te hapur dhe kisha vendosur se po te me kapnin forcat kufitare, do t'i ndizja dhe do te hidhja veten ne ere. Une kisha parasysh ate qe kishte ndodhur me babane tim, te cilin e kishin terhequr zvarre, i kishin futur duhan edhe ne goje, si e kishin peshtyre, si e kishin zhveshur kufomen, etj; dhe mendoja se edhe me mua do te ndodhte e njejta gje. Por, fati im qe kalova kufirin dhe dola ne Mal te Zi, pa rene ne prita te kufitareve. Kufiri, ne ate kohe, ishte me shume rrezik. Ishte brezi i bute, mina, tela me gjemba dhe ushtare kudo, por fati desh qe te kaloja. U dorezova ne Mal te Zi dhe si per koincidence, shkova pikerisht te shtepia e Mark Pashkut qe ishte akuzuar bashke me babane tim. Ky Mark Pashku, i cili ishte akuzuar nga regjimi komunist i Tiranes si tradhtar dhe armik, kishte hapur shkollat shqipe ne Guci te Malit te Zi dhe ishte shume nacionalist. Ai e kishte ndihmuar shume emigracionin shqiptar qe kishte shume veshtiresi. Pasi jam dorezuar tek ai, me kane mbajtur 20 dite te izoluar dhe pastaj me kane marre ne intervista. Diten e pare, kam qendruar 8 ore pa levizur. Ne mbremje me thane se sot do hash pak me mire, se neser do te kemi me shume pyetje. Te nesermen me kane pyetur 12 ore. Gjeja me e zorshme dhe me e veshtire, me eshte dukur atehere kur mua, si shtepi patriotike kunder shkjaut, me duhej te tregoja sekretin. Cfare sekreti, nuk kishte sekret se ata i dinin te gjitha, por ata te benin te gjitha pyetjet per sekretin ushtarak. Por per mua gjeja me e tmerrshme ishte te dilje te armiku dhe te tregoje se cfare kerkonin ata!

    Konkretisht, per cfare ju pyesnin?

    Konkretisht, ata ngulen kembe shume per disa bunkere qe ishin aty ku ndahet Vermoshi me Dercarin. Ne ato bunkere, une kisha punuar si zborist dhe ata e dinin per te gjitha se ku e kishin grykat e zjarrit. Une u thashe se te gjitha jane me drejtim nga ana juaj. Por, pak kohe para se te arratisesha une, ishte arratis nje tjeter person nga ajo zone dhe ai ua kishte dhene ne menyre tjeter per grykat e zjarrit. Pas kesaj, ata nuk bene as nje, as dy, por me sollen nje maket ku ishin te gjitha shtepite e fshatit tone, ku ishin te gjitha, tokat e varrezat e gjithcka tjeter. Dhe me thane se ku e kisha shtepine dhe ua tregova. D.m.th. ajo me ka bere pershtypjen me te madhe kur me pyesin se sa pushkatare kishte, sa komuniste, etj. Megjithate, ata i dinin te gjitha, pasi Sigurimi i Shtetit shqiptar me UBD-ne, ndonese ne pamje te jashtme hiqeshin sikur luftonin me njeri-tjetrin, faktikisht, per gjera qe ju interesonin, ishin te lidhur dhe bashkepunonin.

    A ju bene presion qe do t'ju kthenin ne Shqiperi?

    Po, me bene presion shume. Me thoshin se do te me kthenin ne Shqiperi, pasi nuk do te me gjente gje. Por une ngulja kembe se po te me kthenin, do te perfundoja burgjeve. Dua t'ju tregoj, se per cdo njeri te arratisur qe ishte nga familje nacionaliste, (balliste dhe zogiste), konsiderohej kunder Jugosllavise dhe mund ta kthenin. Ndersa po te ishe familje komuniste, te mbanin aty, pasi konsiderohej se ishe pro Jugosllavise. Kjo eshte me se e vertete. Kete gje mua ma tregoj nje perkthyes, i cili kur dolem jashte me tha: "Nikoll, kujdes, mos trego se je nga nje familje nacionaliste dhe mos fol shume kunder komunizmit, por lerja fajin vetem stalinizmit, pasi te kthejne andej nga ke ardhur". Dhe une keshtu bera. Heren e dyte e ktheva krejt biseden dhe thashe se sistemi komunist ne Shqiperi, qe kur u prish me Jugosllavine, u shkaterrua fare. Dhe ashtu ishte ne te vertete. Por fati im ishte se ne asnje rast, mua nuk me zune gabim, qe te njejtave pyetje t'u pergjigjesha ndryshe nje here dhe ndryshe heren tjeter. Kjo gje ishte pasi une i kisha te gjitha te verteta. Pas 5 muajsh qe qendrova ne Jugosllavi, une shkova ne Belgjike. Perpara se te shkoja ne Belgjike, mua me therriten ne UDB-ne ne Mal te Zi dhe me thane: "Per kete te mire qe po te bejme ne ty, a mundesh ti qe punosh per ne?". Une u thashe se sikur te kisha dashur te punoja per Sigurimin shqiptar, kisha punuar me mire se me ju. Ua bera te ditur se nuk doja te punoja per asnje lloj sherbimi sekret, por kisha ardhur ne Belgjike per te kerkuar azil politik. "Mire,- me thane ata,- shko ne Belgjike, por ruaju nga emigracioni i vjeter, balliste dhe zogiste e kesi punesh". Dhe kur shkova ne Belgjike, me erdhi letra qe per 7 dite te largohesha nga territori i atij vendi, pasi me paditen ata. Ne qofte se nuk do te largohesha, me thane se do te me arrestonin. Keshtu u detyrova dhe takova Muharrem Bajraktarin, i cili ishte per emigracionin e Belgjikes. I kerkova takim dhe shkova ne zyren e tij. Ai ishte nje burre i shkurter dhe i trashe. Pasi me pyeti a e njihja, une i thash se vetem si emer dhe ja tregova te gjithe problemin qe kisha dhe se si me kishte ndodhur. Ai me tha te prisja dhe pasi mori ne telefon ne ministrine e Puneve te Jashtme te Belgjikes, me mori ne makine dhe me coi atje, ku takoj nje Ipeshkev qe punonte sekretar aty ne ministri. Pas foli me te, ai me tha: shko ne shtepi dhe ne rast se per 3 dite nuk te vjen letra, ti do te largohesh nga Belgjika. Per 3 dite mua me erdhi azili politik dhe qendrova ne Belgjike si emigrant per 4 muaj. Por shqiptaret kane nje zakon, se ne rast se nuk shkojne ne SHBA, nuk e quajne se kane shkuar asgjekund. Dhe une nga Belgjika shkova ne kamp ne Itali dhe mbas 4 muajsh, me 4 korrik te 1980-es, kam shkuar ne SHBA.

    Si vijoi jeta juaj ne SHBA?

    Jeta ime ne SHBA shkoi shume mire. Une u martova dhe mora nje grua shqiptare nga Mali i Zi dhe te dy kemi punuar ne fabrike. Kam djalin dhe vajzen. Punuam shume mire deri nga viti 1985, ku nuk binim ne sy si emigrant dhe ne ate vit nisi levizja e madhe komuniste me serbet, malazezet dhe enveristet. Enver Hoxha financonte shume para per gazeta dhe libra, kurse ne nuk kishim asnje dritare tjeter per te mesuar se cfare ndodhte ne atdheun tone dhe ne familjet tona. Vetem kishim Zerin e Amerikes qe e degjonim gjithe shprese, pasi nuk kishim korrespodence letrash, as lidhje telefonike e asgje. Ne ate kohe, ne te vertete ishte vetem Zeri i Amerikes, qe e degjonim rregullisht dhe na jepte shprese. Dhe sot, fatmiresisht, kisha me thene me plot goje, se eshte program juaj Histori me Zhurmues qe na duket se dicka shendosh ato plaget tona. Ky emision jep shume te verteta dhe na duket si ilac dhe eshte shume i shikuar ne SHBA. Ky emision jep gjera qe ne i kemi perjetuar dhe gjithmone, ne e ndjekim me respekt shume te madh.

    Pas viteve '90-te, a tentuat te vinit ne Shqiperi dhe ne Vermosh per te hequr ate njolle qe regjimi komunist ua kishte vene me pa te drejte sikur babai juaj ishte vrasesi i Nik Pjeter Ndrekes? Bete perpjekje te vinit ta sqaronit popullin e asaj zone?



    Po, une fillimisht kam ardhur ne vitin 1991. Kam shkuar ne Vermosh me deputetin e zones se asaj kohe, Dode Kacaj dhe aty ka ardhur TV Shqiptar me Bujar Muharremin, ku u be nje kronike televizive sipas asaj qe kishte ndodhur me familjen time vite me pare. Dhe ate vit kemi gjetur eshtrat e babes ne ate perroin qe u tregova pak me siper dhe i kemi varros me ceremoni, sipas tradites sone. Ne ate vit, ne ceremonite e rivarrimit qe beme kane marre pjese edhe nga familja e farefisi i Nik Pjeter Ndrekes. Ne si malesore, e kemi zakon se i vajtojme ata qe varrosim dhe nje nga ata qe vajtonin, ishte kusheriri i Nik Pjeter Ndrekes, Zef Gjergj Deda, i cili i ka thirr vaj babes tim. Pas kesaj kam ardhur nje vit me vone dhe per te nxjerre te verteten e historise se babait tim. Kam shkuar ne Vermosh dhe kam mbledhur te gjithe burrat ne dere te kishes, ku kisha dhe kameren qe i regjistronim bisedat e gjithsecilit. Aty u kam thene: 'ne rast se ju thoni se Nik Ndreken e ka vrare babai im dhe Mark Pashku, do te themi se e kane vrare ata". I gjithe fshati, me shume se 100 burra, kane dale e kane thene se ne kemi qene aty dhe e kemi pare dhe e kemi ditur qe ka qene genjeshter, por nuk kemi pasur se cfare te themi, se ashtu ishte koha atehere. Njeri nga ata tha se: "mua me ka rene vajza ne gremine dhe ka ardhur partia dhe Sigurim i Shtetit e me thane se t'ia vija gishtin kujt te doja dhe ata do ta benin heroine". Pra, kjo ishte nje legjende e krijuar se si e si me perca familjet e medha, pasi me kete familje ne kemi miqesi dy here. Kemi dy bijat tona te martuara ne shtepine e tyre. Krejt farefisi i Pjeter Ndrekes, Kol Ndreka, Nikoll Ndreka, Rrok Ndreka, etj; nuk e kane pranuar kurre se kjo pune ka qene e vertete. Ne 1995-en, ka ardhur kusheriri i tyre, Mark Pashku, dhe i ka takuar te gjithe njerezit dhe dy axhet e Nike Pjeter Ndrekes, shtepi per shtepi. Ata i kane thene me i fale se ata e kane ditur se ka qene rrene, por "nuk kemi pasur se cfare te bejme". Pas kesaj, ai ka shkuar te Pjeter Ndreka ne Milot dhe i ka thene atij: "Ne jemi kusherinj, dy breza, zgjidh ke te duash dhe silli ketu. Une te bej be' ne kishe a ku te duash ti, se as nuk kam pasur dijeni dhe as kam gisht ne vrasjen e djalit tuaj". Pjetri i eshte pergjigjur se nuk besonte ne be'. Dhe Marku i ka thene: "Kurre mos besofsh dhe pushka top t'u befte". Tash, them se familja e Pjeter Ndrekes duhet te distancohet nga shpifjet ose te perdore traditen e zakonit malesor. Se, ne qofte se familja ime, pra baba, Pjeter Gjeka, ia ka vrare djalin, Pjeter Ndrekes, ne ne baze te kanunit, ne ia kemi gjakun borxh.

    Ju, a tentuat te takoheshit me njerez te afert te Nik Pjeter Ndreken?

    Ne u takuam me gjithe te afermit e tij, me axhet e Nikes dhe te gjithe e pranojne se ajo gje ka qene e genjeshtert, por me Pjetrin kurre. Pjetri ka qene nje matrapaz, nje njeri qe ka vene gjakun e djalit mbi interesat e familjes. Se te perdoresh gjakun e femijes eshte e turpshme. Ne qofte se ai ka perfituar merita me Niken, ai ka percare familjen, se Mark Pashku ka qene kusheriri i tij. Pra, te ulesh nje burre shtepie dhe te cosh nje femije, eshte nje gje e keqe. Ndersa kjo familje eshte e mire dhe shume e nderuar, pervec Pjetrit, qe ka pranuar dhe ka ngrene buken e turpit, buken e marres. Por, ne rast se kjo gje per kohen e komunizmit i falet, se ashtu ishte sistemi qe pergatiste skema dhe percarje familje, nuk mund t'i falet kjo gje pas viteve '90-te. Pra, kur erdhi demokracia, ai duhet te dilte dhe te kerkonte falje, ashtu sic kane bere ata burra qe kane zhveshur kufomen e babait tim qe kane kerkuar falje. Dhe prandaj, une nuk ua permenda emrat atyre. Pjeteri duhet te kishte perdorur zakonin. Per mua, denimi me i madh per nje njeri eshte denimi me histori. Ta denosh me histori eshte gjeja me e madhe. Dhe une kete gje po ia le historise. Edhe Nik Ndreken, Pjeter Ndrekes ua le historise qe ta gjykoje dhe familja e tij le te prononcohet, ashtu sic i ka hije malesorit, shqiptarit, te vertetes.
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 19-01-2013 më 14:32
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •