Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 11 prej 11
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    23,960
    Faleminderit
    64
    760 falenderime nė 623 postime

    Cameria gjate rruges se pavaresise

    INTERVISTA/ Flet Akademik Vasil Tole: Mihal Grameno i vlerėsonte shumė kėngėt patriotike ēame

    Ja vendi qė zėnė kėngėt polifonike ēame pėr Pavarėsinė

    Albert ZHOLI

    Kėto ditė Instituti i Studimeve pėr Ēamėrinė, nė kuadrin e 100-vjetorit tė shpalljes sė Pavarėsisė organizoi Konferencėn Shkencore “Ēamėria gjatė rrugės sė pavarėsisė”. Nė kėtė konferencw merrnin pjesė, studiues, diplomatė, historianė, akademikė, tė cilėt mbajtėn tema mjaft interesante pėr rolin e Ēamėrisė nė shpalljen e Pavarėsisė.

    Ēfarė vendi zėnė “Kėngėt iso-polifonike ēame tė Pavarėsisė”?

    Kėngėt popullore patriotike tw Ēamėrisė zėnė njė vend tė rėndėsishėm nė trashėgiminė shpirtėrore tė popullit shqiptar, duke i shndėrruar ato mė sė pakti nė njė lloj autobiografie tė shkruar nė vargje dhe nė tinguj. Nė popull ato i gjejmė tė pėrcaktuara edhe si kėngė trimash, kėngė burrėrishte, kapedanėsh dhe kaēakėsh. Siē ėshtė vėnė rėndom nė dukje[1], krijime tė tilla janė rezultat i njė frymėzimi popullor qė rri pėrherė zgjuar, qė e ka bėrė zakon t’i pėrgjigjet ēastit flakė pėr flakė, pasi populli ėshtė njė vėzhgues e kritik i thellė. Ndėr tė parėt shkrimtari Ismail Kadare ka konstatuar se: … nė kėngėt popullore tė Ēamėrisė, vizatohet e plotė fuqia kolektive e njė popullsie heroike, tė talentuar, jashtėzakonisht vitale, tė zgjuar, aktive dhe plot kolorit. Nė to jepet jeta e tyre e pėrditshme dhe ditėt e tyre tė jashtėzakonshme, gėzimet dhe hidhėrimet e tyre, luftėrat, vuajtjet dhe sė fundi tragjedinė e tyre tė dhimbshme. Pikėrisht, pjesė e kėsaj fuqie kolektive tė njė populli heroik ėshtė edhe pėrjetimi nė trashėgiminė e tyre shpirtėrore i luftėrave dhe i pėrpjekjeve pėr liri, e posaēėrisht pėr pavarėsinė e Shqipėrisė. Si tė tilla ato nuk e riprodhojnė realitetin historik me gjuhėn e thatė tė dokumenteve por e pasqyrojnė atė shpirtėrisht dhe artistikisht.

    Po nė kėndvėshtrimin etnomuzikologjik, iso-polifonia ēfarė pozicioni zė?

    Siē dihet, nė kėndvėshtrimin etnomuzikologjik, iso-polifonia ēame ėshtė njė nga format mė interesante tė iso-polifonisė vokale toske. Ashtu si ajo, gjendet e kultivuar edhe si muzikė thjesht vokale por edhe si muzikė me saze, pra muzikė popullore qytetare. Pra, kur flasim pėr njė repertor kėngėsh kushtuar pavarėsisė, kemi rastin tė flasim si pėr kėngė iso-polifonike me iso dhe pėr muzikė qytetare me saze, ē’ka shpjegon popullarizimin e kėsaj muzike nė Ēamėri dhe me gjerė. Pėr shkak tė rrethanave historike dhe gjenocidit ndaj popullsisė ēame, nuk ka qenė e mundur qė trashėgimia muzikore iso-polifonike e Ēamėrisė sė pari tė mblidhej nė vendin e origjinės dhe sė dyti kjo traditė tė mblidhej edhe nė kontekstin e saj muzikor, pra tė regjistrohej edhe si muzikė edhe si tekst. Gjithsesi, me mbledhjet qė i janė bėrė kėsaj trashėgime pas vitit 1945, si nga studiuesit vendas dhe ata tė huaj (ku ndėr ta pėrmend folkloristin e shquar Fatos Merro Rrapaj, Prof. Ramadan Sokolin si dhe ēiftin e etnomuzikologėve gjermanė Shtokman), ėshtė bėrė e mundur qė sot tė kemi njė pamje shumė mė tė qartė tė kėsaj trashėgimie.

    Sa origjinale ėshtė muzika popullore e Ēamėrisė?

    Pavarėsisht mbledhjeve tė vonuara tė saj, krijimtaria muzikore popullore e Ēamėrisė ishte dhe mbetet sa origjinale e krahinore, e po aq pjesė e trungut tė repertorit muzikor tradicional shqiptar. Ndėr dėshmitė e para tė shkruara nė lidhje me popullaritetin e kėngėve iso-polifonike ēame tė Pavarėsisė, flet Mihal Grameno. Patrioti dhe shkrimtari Mihal Grameno, nė librin e tij “Kryengritja shqiptare”, kreu IX, “Proklamimi i lirisė”, pėrshkruan pėrjetimin e thellė emocional qė i shkaktoi interpretimi i njė kėnge popullore patriotike ēame nė vitin 1909: … kėnduam pėr mėmėdhenė, pėr mėmėdhenė, e tė tjera kėngė trimore, kur Ēerēizi (bėhet fjalė pėr Ccerēiz Topullin-shėnimi ynė), ngrihet edhe na mbledh tė gjithė nė valle duke kėnduar kėtė kėngė:

    Shqipėri, moj Shqipėri, Shqipėri pesė’ Vilajete/ Pse s’u pėrpoqe pėr vete, po pėr shumė ti milete! etj.

    U mallėngjyesh kaq tepėr nga kjo kėngė, e cila mė pikėllojti nė zemėr, sa nuk durova dot, po u hoqa mėnjanė edhe, pa dashur, zura tė qanj si nonjė foshnje! Ėshtė gjithashtu e vėrtetė se kjo valle e kėnduar ka njė pėrhapje nė gjithė Shqipėrinė e Jugut, por realisht intonacionet e melodisė sė saj, e ēojnė origjinėn e krijimit thellė nė Ēamėri, aty ku ndihej akoma mė e fortė drama e copėtimit tė Shqipėrisė. Ja se si paraqitet kjo kėngė[2] nė variantin ēam:

    Shqipėri, tre vilajete

    Nė mes tė kraleve mbete,

    Sikush tė kėrkon pėr vete

    Ca rigata pa edepe,

    I thonė sulltanit “jepe”!

    Le ta dijė gjithė Evropa:

    Nuk bėhemi copa-copa

    Pėr serbėr, grekėr bullgarė,

    Se na jemi shqipėtarė,

    Barutin me dhėmbė e hamė!.etj

    Kush ėshtė nė qendėr tė kėtyre kėngėve polifonike ēame?

    Nė qendėr tė kėtyre kėngėve iso-polifonike ēame tė Pavarėsisė janė figurat e udhėheqėsve popullorė, nė jug e veri duke filluar nga Heroi Kombėtar Gjergj Kastrioti Skėnderbeu, Selim dhe Ismail Qemali, trimat dhe patriotėt ēame si: Hasan Tahsini, Abedin Dino, Rexhep Demi, Maksut Veli, Vangjel Theodhoriu-shqipėtari, Abedin Madan Muharremi (i njohur si dėshmori i parė i Pavarėsisė, rėnė nė pėrpjekje me andartėt grekė nė fshatin Pleshavicė tė Filatit mė 20 nėntor 1912), Hasan Hania, Memo Haruni, Refat Mehmeti, Subi Llano, Isa Shano, Memo Bushi, Tahir Zeqo, Muharrem Rushiti, Osman Taka, Ēelo Mezani etj., pėr tė cilėt kėnga ēame thotė: Jorgo, dhėndėr i Rusisė/ ti s’njeh djelmt e Ēamėrisė/ qė pėr nder tė Shqipėrisė/ e marrin plumbin nė sisė. Kėngėt ēame i kėndojnė edhe trimave tė tjerė shqiptarė si: Zenel Gjonleka, Rrapo Hekali, etj.. Nė thelb, kėngė tė tilla ushqehen nga dashuria pėr vendin, pėr gjuhėn, traditat dhe ē’do gjė tjetėr tė pėrbashkėt. Pėr to, me kohė ėshtė konstatuar se nė pėrmbajtjen e tyre zbulohen proceset e zhvillimit tė kombit. Kjo kėngė ėshtė njė nga rastet kur krijimet krahinore priren ndaj horizontesh politike, qė pėrputhen gjithmonė e mė shumė me njė vullnet tė pėrbashkėt kombėtar, duke bėrė qė historia e kombit tė ngjizet nga historia e gjymtyrėve tė tij[3]. Duke filluar nga vitet `30 tė shekullit XIX, kur zė fill lėvizja e Rilindjes sonė kombėtare, tė cilės i prijnė luftwrat e popullit kundėr reformave tė Tanzimatit, nė kohėn e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit dhe deri te shpallja e pavarėsisė, kėngėt tona popullore ndėr to edhe ato tė Ēamėrisė u bėnė dėshmi e sakrificave tė mėdha tė popullit dhe tė heronjve tė tij.

    Kush janė krijuesit e kėtyre kėngėve?

    Tė krijuara nga rapsodėt popullorė ēamė, nga pėrjetuesit dhe pjesėmarrėsit e drejtpėrdrejtė tė ngjarjeve historike me qėllim qė tė pėrcjellin mesazhin e tyre, kėto kėngė vėnė nė dukje unitetin e popullit tonė, meqė nė rrethana tė tilla bėhej mė e qartė vetėdija kombėtare dhe qėllimi i luftės sė tij. Sigurisht qė nė jetėgjatėsinė e kėtyre kėngėve ka luajtur rol edhe fakti qė rapsodėt[4] e konsideronin veten si ustallarėt qė para se t’i vinin themelet kėngės i latojnė e i latojnė gurėt, i gdhendin mirė qė muri tė dalė i fortė.
    Me tė drejtė, Prof. Ramadan Sokoli[5] ka konstatuar se krijimtaria popullore rrjedh, lėviz e nuk qėndron amull. Koha sjell vazhdimisht ndryshime nė trajtėn dhe nė pėrmbajtjen e kėngėve por sidoqoftė mbetet shtrati i vjetėr. Nga pėrpunimi i tyre i pareshtur, nga elementet dhe nga shtresat e mėvonshme qė rėndom ua mbulojnė shtratin e vjetėr, disa kėngė tė lashta mund tė duken si krijime tė vona. Sipas Ernest Koliqit: … nji kangė popullore nuk len pėrnjiherė, por herė mbas here; venitet e bje, mandej e merr veten: zakonisht len pėrsėri nė secilėn gojė qė e kėndon. Kanga qė mbėrrinė kultim e pėrsosunisė, mbas gjumesh tė randa e zgjimesh, pranohet qė te bahet pjesė e pajės shprehėse kombtare, e kristalizueme nė nji trajtė qė nė njėfare mėnyre mbetet e pandryshueshme, sepse tė gjithė, gati nė mėnyrė bestytnore, respektojnė fazėn e fundit tė shndėrrimit. Po kush mundet me e dallue, mbas ndryshimesh tė pafund qė pėsoi kanga, tue shkue gojė me gojė e lagje me lagje, tekstin fillestar me tė cilin nisi fluturimin e gjatė? Para se me marrė vulėn pėrfundimtare tė artit popullor, tė gjithė i dhanė diēka: dikush nji varg tė plotė dikush nji emistik, dikush nji epitet, dikush nji folje ma kumbuese e dikush nji hoke shprehėse e cila e ndriēon prej fillimit e deri nė fund. Shumė shpirtna derdhen nė tė tė rrahmen e nji ēasti hiri poetik. Por, prej mija kangėsh qė lejne pa pra, ndoshta vetėm nji ka privilegjin me mbetė gjallė e me gjetė vendin e pėrhershėm nė mbledhtoren e hartimeve poetike popullore tė deja me u ruejtė e me u lanė trashėgim brezave qė ndjekun". Ndėr kėto kėngė qė kanė mbetur ende gjallė si “Kryevepra shpirtėrore tė Ēamėrisė” janė edhe kėngėt iso-polifonike tė Pavarėsisė, aq aktuale edhe sot pėr mesazhin e tyre liridashės.

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    23,960
    Faleminderit
    64
    760 falenderime nė 623 postime

    Pėr: Cameria gjate rruges se pavaresise

    INTERVISTA/ Flet studiuesja dhe shkrimtarja Blerina Sadiku

    Ja tre masakrat e fundit ndaj Ēamėrisė

    Albert ZHOLI



    Pas revolucionit grek tė vitit 1821 nė Greqi filloi njė spastrim etnik filloi njė reprazalje e egėr ndaj ēamėve nė tokat e tyre nė Greqi. Por jo vetėm ēamėve por ndaj tė gjithė etnive tė tjera qė nuk kishin kombėsi greke. Nė kėtė valė genocidi u pėrfshinė mė shumė shqiptarėt e ēamėrisė, turqit e Thrakės, arumunėt dhe hebrejtė. Ky ėshtė njė informracion shkencor qė e paraqit nė njė libėr nga studiuesja ēame Blerina Sadiku, Ēdo studjues nė librin e saj do tė gjejė njė informacion shumė tė pasur dhe tė patrajtuar ndonjėherė. Ajo qė trajtohet mė qartė dhe me nota shumė tė sakta ėshtė Konferenca e Paqes nė Paris.



    Pėrse e keni titulluar “Lindja e Ēėshtjes Ēame” kėtė libėr?



    Kėtė libėr e kam titulluar “Lindja e Ēėshtjes Ēame” pasi nė tė analizohen situatat historike tė cilat ishin vendimtare nė krijimin e kėsaj ēėshtjeje nė njė periudhė kohore prej vitit 1820 deri nė vitin 1943. Njė periudhė mė shumė se njė shekullore ėshtė e mjaftueshme pėr tė parė mėnyrėn sesi u trajtua kjo popullsi nga shteti grek, por edhe nga ai shqiptar. Nė kėtė libėr lihen jashtė vitet tepėr tė tensionuara pėr Ēamėrinė, qė pėrfunduan me genocidin e ushtruar ndaj popullsisė shqiptare tė kėsaj krahine. Kjo, megjithatė, nuk do tė thotė qė pėrpara vitit 1943 nuk ka patur tensione nė kėtė krahinė, pėrkundrazi konfliktet qė nisėn qė prej vitit 1820 deri nė vitin 1943 janė njė pasqyrė e qartė pėr tė kuptuar mohimin e tė drejtave themelore tė njeriut qė popullsia shqiptare pėsoi, ndonėse duhet tė kishte ndodhur e kundėrta pasi gėzimi i kėtyre tė drejtave ishte sanksionuar nė tė drejtėn ndėrkombėtare tė kohės, por edhe nė ligjet municipale tė Greqisė.

    Pėr kėtė libėr, dua tė falenderoj Profesor Hajredin Isufin, historian i shquar, i cili mė ka ndihmuar me sugjerimet tepėr tė vlefshme dhe dokumentacionin e pasur shqiptar dhe tė huaj.



    · Kur ka lindur sipas jush kjo ēėshtje?

    Sipas mendimit tim, tėrėsia e faktorėve gjatė pėriudhės sė marrė nė kėtė studim mund tė konsiderohet si lindja e Ēėshtjes Ēame, pasi gjatė kėsaj periudhe u krijuan themelet e saj tė cilat patėn kulmin e tyre mė tej me genocidin e viteve 1944-45.



    · Cili ėshtė mesazhi i kėtij libri dhe pėrse e pėrkthyet nė gjuhėn angleze?

    Ky libėr ka pėr qėllim tė tregojė mohimin e tė drejtave themelore tė njeriut ndaj tė cilave u gjend vazhdimisht popullsia shqiptare e krahinės sė Ēamėrisė. Pėrkthimi i kėtij libri nė anglisht synon tė arrijė njė publik mė tė gjerė, pra tė huaj, pasi mendoj se duhet tė rritet sensibilizimi pėr Ēėshtjen Ēame dhe nė nivel ndėrkombėtar.



    · Cilat janė masakrat mė tė mėdha qė janė kryer ndaj komunitetit ēam?

    Fatkeqėsisht, jetesa e popullsisė Shqiptare nė krahinėn e Ēamėrisė ka qenė vazhdimisht e shoqėruar nga masakrat e herėpashershme drejtuar kėsaj popullsie qė me krijimin e shtetit grek, e mė herėt se kaq, me qėllim pėr t’i terrorizuar ata e pėr t’ua bėrė jetesen tė pamundur, nė mėnyrė qė ata t’i linin territoret e tyre ose vullnetarisht, pėr shkak tė rrethanave ose forcėrisht, gjithashtu dhe me ndikime tė tjera. Masakra tė ndryshme janė kryer ndaj kėsaj popullsie si para aneksimit tė krahinės sė Ēamėrisė nga shteti Grek, ashtu dhe pas tij, por do doja tė ndalesha nė tre masakrat e fundit qė iu bėnė kėsaj popullsie, siē ėshtė masakra e Paramithisė me 27 Qershor 1944, masakra nė Filat, Margėlliē, Pargė etj nė Shtator tė vitit 1944, dhe gjithashtu masakra e Filatit dhe rrethinat e tij nė Mars tė vitit 1945. Masakra e fundit iu drejtua asaj pjese tė popullsisė shqiptare tė Ēamėrisė tė cilėt pas shpėrnguljes disa mujore drejt Shqipėrisė ishin kthyer pėrsėri nė shtėpitė e tyre nė Ēamėri. Ky ishte njė mesazh i qartė pėr popullsinė shqiptare tė Ēamėrisė pėr tė mos u kthyer mė nė trojet e veta, pasi kjo masakėr pėrveē vėmendjes qė pati nė postėn diplomatike tė kohės, nuk u dėnua mė tej, ashtu si dhe masakrat e tjera, dhe ēamėve nuk iu dha asnjė ndihmė konkrete pėr rikthim nė trojet e veta.

  3. #3
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anėtarėsuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bėhen qinglat
    Postime
    1,528
    Faleminderit
    6
    20 falenderime nė 19 postime

    Pėr: Cameria gjate rruges se pavaresise

    KĖTA KRALĖT EUROPIAN


    Kėta kralėt evropian
    nė male pėrmbi Sajadhė
    vunė njė nishan tė bardhė
    pėr ta dhezur shamatanė.

    Ēamėria me junanė
    dhe Kosovėn e lanė me serbian.
    Ti pse klan moj Ēamėri
    Ē’tė mos klaj moj Shqipėri

    Gjithė huduti i Ēamėrisė
    mbeti resto Greqisė.
    Shqipėri tre vilajete

    Nė mes kraleve mbete
    Shqipėri t’paēa fal
    Tė kam nėnė mė ke djalė.

    Kėngė popullore ēame,viti1913
    Epiri ėshtė dhe do tė mbetet gjithmonė shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

  4. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar EDLIN pėr postimin:

    Maqellarjot (31-10-2016)

  5. #4
    Perjashtuar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,975
    Faleminderit
    37
    212 falenderime nė 206 postime

    Pėr: Cameria gjate rruges se pavaresise





    Ēamėria shpallė pavarėsinė dhe formon qeverinė

    21:52 / 29.10.2016
    Nesėr nė Hagė, Kuvendi i Ēamėrisė do ta shpallė Pavarėsinė dhe do ta formojė Qeverinė me tė gjithė resorėt, pėrfshirė edhe atė tė Mbrojtjes.

    Sipas kryetarit tė Shoqatės Ēamėria, Festim Lato, nesėr do tė formohet edhe Forca Mbrojtėse e shtetit ēam.



    Sipas tij, kjo po bėhet me pėrkrahje ndėrkombėtare.

    Lajmin e kanė konfirmuar gazetarė tė RTK-sė, tė cilėt janė nė vendin e ngjarjes.


  6. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Llapi pėr postimin:

    shitesi (29-10-2016)

  7. #5
    i/e regjistruar Maska e shitesi
    Anėtarėsuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    ne frymemarrjen time
    Postime
    1,071
    Faleminderit
    18
    30 falenderime nė 26 postime

    Pėr: Cameria gjate rruges se pavaresise

    Nuk hapet linku
    Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria

  8. #6
    Perjashtuar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,975
    Faleminderit
    37
    212 falenderime nė 206 postime

    Pėr: Cameria gjate rruges se pavaresise




    Flet pėrfaqėsuesi i Ēamėrisė: Ja kush na tha qė ta Shpallim Pavarėsinė dhe ta formojmė Qeverinė

    29/10/2016

    CAMET NE TUBIM - Kryetari i PDIU Shpetim Idrizi, duke folur ne nje tubim paqesor prane Piramides, te organizuar nga Shoqata Cameria, gjate vizites se Presidentit grek, Karolos Papoulias, ne Tirane.

    Kėshilli gjithėpėrfshirės i popullit ēam dhe arvanitas, nesėr do ta shpallė mėvetėsinė e Ēamėrisė dhe do t’i zgjedh institucionet udhėheqėse qė do ta ēojnė pėrpara ēėshtjen ēame, deri nė pėrmbushjen e objektivave politike kombėtare tė popullit tė Ēamėrisė.

    Sipas kryetarit tė Shoqatės “Ēamėria”, Festim Lato, nesėr do tė formohet edhe Forca Mbrojtėse e shtetit ēam.

    “Nesėr nė Hagė, tė gjithė shqiptarėt, Kuvendi gjithėpėrfshirės, do ta formojmė Qeverinė e Ēamėrisė. Kjo Qeveri, do tė pėrfaqėsojė popullin ēam, pėr tė drejtat edhe nė konventat ndėrkombėtare. Ēamėria, sė shpejti do ta ketė shtetin e vet, institucionet e veta, do tė ketė tė gjitha organizatat ndėrkombėtare qė i takojnė njė shteti. Ėshtė e pashmangshme, ėshtė e paevitueshme. D.m.th ėshtė njė gjė qė ėshtė e vendosur”, ka thėnė ai pėr Radio-Kosovėn.

    Lata, thotė se Ēamėria do ta ketė historinė e njėjtė sikur tė Kosovės, derisa thekson se shpallja e nesėrme e Pavarėsisė sė Ēamėrisė dhe formimi i Qeverisė, ka mbėshtetjen ndėrkombėtare.

    “Po, nga OKB-ja, Gjykata Ndėrkombėtare e Hagės, nga Parlamenti Evropian, nga tė gjitha institucionet ndėrkombėtare. Shteti i Ēamėrisė ėshtė 17 mijė km katrorė, qė gjendet nė Ēamėrinė e sotme qė nga, do tė themi nga Qafė-bota e kufirit sot shqiptaro – shqiptarė, nuk e quaj shqiptaro – grek, e deri nė hartat Prevezė e deri nė Janinė , duke pėrfshirė dhe pjesėn e detit qė ka Ēamėria me ishullin e saj Korfuzin. Nesėr totalisht, ajo qė ka qenė ėndėrr nesėr do tė bėhet realitet”, ka thėnė Festim Lato, kryetar i Shoqatės “ Ēamėria”.

    Nga nesėr, qyteti i Hagės, nė Holandė, do tė jetė Kaēaniku i Kosovės. Kėshtu paralajmėron kryetari i Shoqatės Demokrate “Ēamėria”, me seli nė Holandė, i cili paralajmėron se nesėr ēamėt do ta shpallin mėvetėsinė dhe do ta emėrojnė Qeverinė e Ēamėrisė. Sipas Latos, emėrimi i Qeverisė, nesėr do tė bėhet nga qindra delegatė tė tė gjitha trojeve shqiptare. /RTK/

  9. #7
    Perjashtuar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,975
    Faleminderit
    37
    212 falenderime nė 206 postime

    Pėr: Cameria gjate rruges se pavaresise


  10. #8
    Perjashtuar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,975
    Faleminderit
    37
    212 falenderime nė 206 postime

    Pėr: Cameria gjate rruges se pavaresise




    Mbani nė mend, Evropė, OKB, histori

    QE SOT E PAVARUR MOTĖR JONA, ĒAMĖRI!

    ....
    as s’e shemben patat Romėn,
    as s’e shleu goma helene Dodonėn!
    ...
    as s’e turqizoi Anadolli Ilirinė
    as s’e gllabėroi Lazari Dardaninė!
    ...
    as s’e shkinizoi Shėn Sava Kosovėn
    as s’e kollofiti Cari Rus Evropėn...
    ...
    as s’e gufati nė deti Heleni Ēamėrinė
    sot u zgjua nga varri trimėresha Bubulinė!
    ...
    nė ballė tė Pavarėsisė, Bubulina arbėreshė
    me flamur tė Kastriotit, me tė Lezhės Besė:
    ...
    "sot, po ndahesh nga djalli, e shtypura Ēamėri
    gjuhė e djep e gjak tė Atdheut i ke: Shqipėri!"
    ...
    Urojnė: Kosovė, Hashani, Iliridė, Zot e fe
    qe sot Ēamėria njė gjuhė njė abetare njė Atdhe!
    ...
    Sot bashkohen qielli me tokėn, djepa, histori...
    Qe sot e pavarur, je Motėr Jona, Ēamėri!
    ....
    fundmuaji tetor 2016, Kosovė

    Riza Greiēevci

  11. #9
    Perjashtuar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,975
    Faleminderit
    37
    212 falenderime nė 206 postime

    Pėr: Cameria gjate rruges se pavaresise



    Ēameria shpallet e pavarur nė Hagė, pėrkrahet nė Kosovė
    Mė: 29 tetor 2016 Nė ora: 22:36

    Kėtė vendim e kanė pėrkrahur degėt e shoqatės “Ēameria”, nė Shqipėri dhe Kosovė
    Deklarata lexohet nė Vlorė, Deēan dhe Komoran


    (E plotėsuar) - Ēameria ėshtė shpallur e pavarur nga Kėshilli gjithėpėrfshirės i popullit ēam dhe arvanitas nė Hagė tė Holandės. Kėtė vendim e kanė pėrkrahur degėt e shoqatės “Ēameria”, nė Shqipėri dhe Kosovės.

    Degėt e Shqipėrisė janė mbledhur nė Vlorė, kurse degėt e Kosovės, si dhe pėrfaqėsuesit nga Mali i Zi, Maqedonia dhe Lugina e Preshevės, janė mbledhur nė fshatin Komoran tė Drenasit. Derisa, nė Holandė ėshtė shpallur vendimi pėr mvetėsin e Ēamėrisė, si dhe krijimi i njė qeverie nė egzil, degėt e shoqatės nė Shqipėri dhe Kosovė, kanė pėrkrahur kėtė vendim me ngritje dore.

    Kurse, sekretari Mustaf Haziri, tha se ēėshtja e Ēamėrisė ka qenė njė plagė e rėndė pėr shqiptarėt pėr mė shumė se njė shekull. Ai tha se gjenocidi qė ka bėrė shteti grek ndaj popullsisė ēame duhet tė ndiqet edhe nga shteti i shqiptar.

    Haziri: Ēamėria, plagė e rėnd pėr rreth njė shekull

    “Jemi mbledhur sot pėr njė ēėshtje shumė tė rėndėsishėm e cila ka qenė plagė e rėnd e historisė sė popullit shqiptarė mė shumė se njė shekull. Shqiptarėt po hyn nė njė fenomen tė ri nė Ballkan... Ēėshtja ēame ėshtė njė ēėshtje e mbarė kombėtare shqiptare, prandaj gjenocidi qė shteti grek ka bėrė ndaj popullsisė civile ēame duhet tė ndiqet edhe nga shteti shqiptar duke luajtur rolin e iniciuesit dhe tė avokatit nė Hagė, Bruksel, nė Bashkimin Evropian, nė .. Gjermani, si dhe nė departamentin Amerikan“, tha Haziri.

    Kurse, kryetari i degės sė shoqatės “Ēameria”, nė Kosovė, Nexhmi Muēiqi, tha se shumica e shqiptarėve nuk lakmojnė nė tendera e pėr karriga, pasi qė qėllimi i tyre kryesor ėshtė bashkimi i tė gjitha trojeve shqiptare.

    Ai kėrkoi nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe Bashkimit Evropian qė t’i mbėshtesin drejt rrugės pėr bashkim kombėtar.

    Muēiqi: Kjo shpallje qė po bėhet nė Holandė ėshtė historike

    “Ne si shoqatė Ēamėria nė Kosovė dhe tė gjithė ju pėrfaqėsues jemi mbledhur pėr ta pėrkrahur kėtė nismė dhe unė jam i bindur qė kjo nisėm dhe kjo shpallje qė po bėhet nė Holandė ėshtė historike. Pra, pa humbur kohė ju lus dhe ju ftojė qė me anė tė aklamacionit tė deklarohemi a jemi pro apo kundėr. Urime, ta gėzojmė”, tha Muēiqi.

    Ndryshe, sipas kryetarit tė Shoqatės “Ēamėria”, Festim Lato, do tė formohet edhe Forca Mbrojtėse e shtetit ēam.

    “Nė Hagė, tė gjithė shqiptarėt, Kuvendi gjithėpėrfshirės, do ta formojmė Qeverinė e Ēamėrisė. Kjo Qeveri, do tė pėrfaqėsojė popullin ēam, pėr tė drejtat edhe nė konventat ndėrkombėtare. Ēamėria, sė shpejti do ta ketė shtetin e vet, institucionet e veta, do tė ketė tė gjitha organizatat ndėrkombėtare qė i takojnė njė shteti. Ėshtė e pashmangshme, ėshtė e paevitueshme. D.m.th ėshtė njė gjė qė ėshtė e vendosur”, ka thėnė ai.

    Shpallja e Pavarėsisė sė Ēamėrisė, deklarata lexohet nė Vlorė, Deēan dhe Komoran

    Shpallja e pavarėsisė po ndodh nga Kėshilli gjithėpėrfshirės i popullit ēam dhe arvanitas. Nė Kosovė, po marrin pjesė pėrfaqėsues nga Mali i Zi, Maqedonia, lugina e Preshevės dhe tė gjithė pėrfaqėsuesit e shoqatės “Ēamėria”, nėpėr komunat e Kosovės.

    Shpallja e Pavarėsisė sė Ēamėrisė ndodh sot, deklarata lexohet nė Vlorė, Deēan dhe Komoran

    Shpallja e pavarėsisė sė Ēamėrisė pritet tė shpallet nė ora 14:00. Pėr kėtė arsye, nė Deēan janė mbledhur anėtarė tė Ballit Kombėtarė tė Kosovės.

    Deklarata e shpalljes sė pavarėsisė do tė lexohet nė tė njėjtėn kohė edhe nė kėtė takim.

    Nė takim po marrin pjesė kryetari Selmon Berisha, nėnkryetari Hasan Sala dhe bashkėpunėtorė tjerė tė Ballit Kombėtarė.

    Shpallja e Pavarėsisė sė Ēamėrisė ndodh nė ora 14:00

    Shpallja e mėvetėsisė sė Ēamėrisė do tė ndodh sot nė ora 14:00 nė Holandė. Ajo do ta ketė miratimin edhe nga Shqipėria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, dhe lugina e Preshevės.

    Sipas kryetarit tė Shoqatės “Ēamėria”, Festim Lato, sot do t’i zgjedhin institucionet udhėheqėse qė do ta ēojnė pėrpara ēėshtjen ēame, deri nė pėrmbushjen e objektivave politike kombėtare tė popullit tė Ēamėrisė, si dhe do tė formohet edhe Forca Mbrojtėse e shtetit ēam.

    Degėt e Shqipėrisė do tė mblidhen nė Vlorė, kurse, degėt nga tė gjitha komunat e Kosovės, si dhe pėrfaqėsuesit e Malit tė Zi, Preshevės, Bujanovcit, Metvegjės, do tė mblidhen nė fshatin Komoran tė Drenasit, ku bashkė me ata nė Holandė, e Vlorė, me ngritje dore do ta shpallin pavarėsinė e Ēamėrisė.

    Kryetarit tė Shoqatės “Ēamėria”, Festim Lato Lata, thotė se Ēamėria do ta ketė historinė e njėjtė sikur tė Kosovės, derisa thekson se shpallja e sotme e Pavarėsisė sė Ēamėrisė dhe formimi i Qeverisė, ka mbėshtetjen ndėrkombėtare.

    “Po, nga OKB-ja, Gjykata Ndėrkombėtare e Hagės, nga Parlamenti Evropian, nga tė gjitha institucionet ndėrkombėtare. Shteti i Ēamėrisė ėshtė 17 mijė km katrorė, qė gjendet nė Ēamėrinė e sotme qė nga, do tė themi nga Qafė-bota e kufirit sot shqiptaro – shqiptarė, nuk e quaj shqiptaro – grek, e deri nė hartat Prevezė e deri nė Janinė , duke pėrfshirė dhe pjesėn e detit qė ka Ēamėria me ishullin e saj Korfuzin. Sot totalisht, ajo qė ka qenė ėndėrr sot do tė bėhet realitet”, ka thėnė Festim Lato, kryetar i Shoqatės “ Ēamėria”.

    Ai paralajmėron se sot ēamėt do ta shpallin mėvetėsinė dhe do ta emėrojnė Qeverinė e Ēamėrisė. Sipas Latos, emėrimi i Qeverisė, sot do tė bėhet nga qindra delegatė tė tė gjitha trojeve shqiptare.

    Po ua sjellim edhe njė letėr informuese e cila iu ka shpėrndarė tė gjitha degėve ditė mė parė, ku njoftohet pėr mbledhjen e Kuvendit Gjithėpėrfshirės ēam, i cili sot shpallė pavarėsinė e Ēamerisė.


  12. #10
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Mosha
    34
    Postime
    2,153
    Faleminderit
    29
    28 falenderime nė 25 postime

    Pėr: Cameria gjate rruges se pavaresise

    Budallenjte kane marre peng politiken e jashtme shqiptare. Ju kosovaret e moret pavaresine me gjak dhe lufte. Keta tipat qe shpallin pavaresi te Camerise a kane deshire te luftojne dhe te vriten per tokat ku vete nuk jetojne? Nese nuk kane te tilla deshira, le ta lejne Shqiperine rehat. Nese camet nuk luftojne dot, te zgjidhet ceshtja ne gjykatat nderkombetare dhe te perjashtohen nga parlamenti shqiptar partite mashtruese qe premtojne qiqra ne hell... Ose lufte, ose drejtesi nderkombetare.... Zgjidhje tjeter nuk ka. Kush e do Camerine, le te shkoje te vritet.... Shqiperine lereni rehat!!!

  13. #11
    i/e regjistruar Maska e shitesi
    Anėtarėsuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    ne frymemarrjen time
    Postime
    1,071
    Faleminderit
    18
    30 falenderime nė 26 postime

    Pėr: Cameria gjate rruges se pavaresise

    Ca po thu o plak.Po e ben si ai qe i thane ka rene zjarr ne qytet -larg nga lagja ime tha,ka ra dhe ne lagje -larg nga shpia ime tha,ka ra te shpia-larg nga byta ime tha.
    Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •