Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 33
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Një tavë dheu dhe pak bukë shtëpie, të lutem

    Një tavë dheu dhe pak bukë shtëpie, të lutem
    Publikuar më 10.01.2013 | 16:31

    Klodi është vetëm 26 vjeç dhe është shefi i kuzhinës në një nga restorantet e Tiranës, pranë ish-ekspozitës "Shqipëria Sot". Ka filluar të gatuajë qysh në moshën 13-vjeçare. Fëmijërinë, Klodi e ka pasur si gjithë të tjerët, sa në shkollë e sa me lojërat pas shkolle. Ndërsa pjesën tjetër, pjesën e dytë të jetës, e ka shpenzuar duke gatuar. Zanatin e ka marrë në shkollën e Hoteleri-Turizmit. Gatuante edhe në shkollë, edhe në punë. U edukua dhe u dashurua me atë çka sot quhet ushqim tradicional. Në restorantin ku punon Klodi edhe buka gatuhet tradicionalisht, për çdo ditë.

    Në Konkursin Ndërkombëtar të Gastronomisë Tradicionale që u zhvillua së fundi në Tiranë, në Hotel Rogner, kuzhinierë nga disa vende të botës prezantuan ushqimet tradicionale të vendit që përfaqësonin. Klodian Taipi, kuzhinieri që sot vjen në “Trup&Shpirt” u prezantua në konkurs me një sërë gatimesh tradicionale, por më përfaqësuesja ishte “Tava e dheut”. Kjo lloj tave i dhuroi atij një kupë dhe një certifikatë, e cila qëndron e varur në murin e restorantit ku ai punon. Klodi njihet tashmë si kuzhinieri i pjatave tradicionale. “Në përgjithësi, kuzhinierët nuk e tregojnë sekretin e recetës së tyre, prandaj edhe unë nuk mund t’jua tregoj se si e bëra atë mbrëmje Tavën e dheut." Kështu na përgjigjet Klodi kur e pyesim se si arrin që t’i bëjë njerëzit “të lëpijnë gishtat”. E megjithatë, ai na siguron se asaj tave nuk i mungon asnjë element nga tava e zakonshme që nënat dhe gjyshet tona gatuajnë në shtëpi. Mund t’i ketë shtuar diçka recetës së gjyshes, por i mbetet vetëm një shijuesi të vëmendshëm të gjejë se çfarë, paçka se rrallë mund të gjykojnë kur janë duke shijuar këtë pjatë. Klodi na tregon se është shijues i rregullt i kuzhinave të huaja, i shijeve të tyre të rralla dhe tradicionale,sepse kështu ia kërkon puna që bën, por megjithatë nuk pëlqen t’i masë forcat e të hyjë në këto kuzhina me vrull.

    “Unë kam një marrëdhënie shumë të mirë me gjellën, me bukën e bërë vetë e të sapodalë nga furra. Zgjedh të ha pak bukë të ngrohtë me fërgesë, në vend që të konsumoj tagliatelle me pana dhe proshutë. Tagliatelle- t kanë formën e jufkave shqiptare, dibrane më saktë, dhe nuk ka si jufkat që mund t’i bësh vetë.” Sigurisht që ka diçka tradicionale që Klodi nuk e bën dot. Kur e pyesim për atë që nuk di të bëjë ai na thotë: “Nuk ka si përsheshi i vitit të ri, që gjyshja ime e quan dollma. Mundohem shpesh ta bëj njëlloj si ajo, por nuk kam mundur asnjëherë ta bëj aq të shijshëm. Gjatë ndërrimit të vitit, gjyshja ime është e destinuar të gatuajë në restorantin ku unë punoj. E lodh, por e di që unë dhe ata që kanë besim tek unë, do të shijojnë diçka të jashtëzakonshme në natën e ndërrimit të viteve. Do të doja shumë që ta gatuaja përsheshin me gjel deti njëlloj si ajo.” Kuzhinieri i ri ka mendimin se tradita, në shumë aspekte, është nga pasuritë më të sigurta e më të larmishme që kanë shqiptarët si popull. “Ne kemi valle shumë të bukura, s’kemi pse të mos i kërcejmë; kemi ende ushqime të freskëta, s’kemi pse të mos i konsumojmë; kemi receta të pasura me vitamina dhe mjaft të shëndetshme, ndaj s’kemi pse të mos i shijojmë.

    Ne mund të bëjmë të paktën një herë në javë bukë dhe jufka në shtëpi. Nuk kemi pse të mos e duam tradicionalen, është njëlloj si të jetosh larg dhe të reshtësh së dashuri familjen, njerëzit e tu të dashur. Sot, jetojmë në një botë ku modernizimi po mbyt gjithçka esenciale që na dallon nga të tjerët. Duajeni tradicionalen që ka nisur të flejë brenda jush.” Ai e di që sado modernë që përpiqen të bëhen shqiptarët, atyre, të gjithëve do t’u kujtohet tava e dheut apo muhalebia.



    Respekti për traditën

    Klodian Taipi është kuzhinieri që pak kohë më parë me anë të mjeshtërisë së tij të gatimit tradicional fitoi çmimin si kuzhinieri më mirë tradicional. E ka fituar këtë çmim me një pjatë tradicionale. Kupën ia dhuroi “Tava e dheut”. Ai nuk i ka vënë kësaj tave ndonjë emër “të jashtëm” siç thotë ai, ndonjë nga ato emrat që shumë kuzhinierë sot e bëjnë për t’iu dhënë aromë moderniteti pjatave që krijojnë. Klodi ka një respekt të jashtëzakonshëm për traditën e sidomos për traditën në kuzhinë. Kur të jeni nën shërbimin e tij, mos t’ju duket pak kërkesa që mund t’i bëni Klodit: një tavë dheu dhe pak bukë shtëpie, ju lutem!

    Luela Myftar

    shekulli.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Një tavë dheu dhe pak bukë shtëpie, të lutem

    E postova kete shkrim ne kujtim te gjyshes se Klodit, Meremes, dhe stergjyshes te tij Nan dados.



    TE LUMTE kLODI!!!
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  3. #3
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046

    Për: Një tavë dheu dhe pak bukë shtëpie, të lutem

    Ky chefi qenka guzhinier gjelltoresh


    Meqe ra llafi ke gjelltoret, kur qesh ne Tirone kete vere qe shkoi, shkoja çdo 2/3 dite ne mengjes per te shijuar paçe apo pilaf me tasqebab, afer xhomllikut te pare (sheshi Strauss).


    Komplimente chefave te gjelltoreve !!!
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Një tavë dheu dhe pak bukë shtëpie, të lutem

    djali eshte shef i restorant begeja 100.

    po te duash te shiksh ca shefi eshte shko provoje njihere te ngrenit aty, dhe pastaj fol

    http://www.facebook.com/pages/Begeja...wall&filter=12
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  5. #5
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657

    Për: Një tavë dheu dhe pak bukë shtëpie, të lutem

    Zhuzhu, sa te bukura I ke ato buze
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  6. #6
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046

    Për: Një tavë dheu dhe pak bukë shtëpie, të lutem

    Citim Postuar më parë nga Xhuxhumaku Lexo Postimin
    djali eshte shef i restorant begeja 100.

    po te duash te shiksh ca shefi eshte shko provoje njihere te ngrenit aty, dhe pastaj fol

    http://www.facebook.com/pages/Begeja...wall&filter=12


    Xhuxho, po te ishte chef origjinal ai shoku jot e fitonte çmimin me persheshin e gjyshes, jo me Taven e Tirones.
    Prit kur te fitoj tani nai chef kuksion çmim me Taven e Elbasonit.


    Edhe per t'a myll "repliken", vallai Kashten nuk e nderroj kurr me ket' Begeja 1900. Ke ato 5/6 here qe kom qene ke Kashta, kom pa Ajken e Vjeter te Tirones, ata qe n'gjuhen e omel TIRONASE quhen "Valuta" ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  7. #7
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046

    Për: Një tavë dheu dhe pak bukë shtëpie, të lutem

    Citim Postuar më parë nga PINK Lexo Postimin
    Zhuzhu, sa te bukura I ke ato buze

    Ngadal o PINK se mos te behet burri xheloz ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  8. #8
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043

    Për: Një tavë dheu dhe pak bukë shtëpie, të lutem

    Citim Postuar më parë nga Xhuxhumaku Lexo Postimin
    djali eshte shef i restorant begeja 100.

    po te duash te shiksh ca shefi eshte shko provoje njihere te ngrenit aty, dhe pastaj fol

    http://www.facebook.com/pages/Begeja...wall&filter=12
    hy ktu me nji tave dheu dhe kujto se ja hudhe

  9. #9
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224

    Për: Një tavë dheu dhe pak bukë shtëpie, të lutem

    Tani ne kete kohe e gjete ket postimin. People get hungry nga te tilla postime . Urime Klodit, eshte vertet dickae vecante te pelqesh tradicionalen.
    I LOVE GOD

    j&g

  10. #10
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Për: Një tavë dheu dhe pak bukë shtëpie, të lutem

    Citim Postuar më parë nga BlueBaron Lexo Postimin
    Xhuxho, po te ishte chef origjinal ai shoku jot e fitonte çmimin me persheshin e gjyshes, jo me Taven e Tirones.
    Prit kur te fitoj tani nai chef kuksion çmim me Taven e Elbasonit.


    Edhe per t'a myll "repliken", vallai Kashten nuk e nderroj kurr me ket' Begeja 1900. Ke ato 5/6 here qe kom qene ke Kashta, kom pa Ajken e Vjeter te Tirones, ata qe n'gjuhen e omel TIRONASE quhen "Valuta" ...
    Afer katunit tim ne Lezhe, ka ca kohe qe esht hap "Mrizi i Zanave" pika e forte jane gatimet tradicionale, dhe po ecin mjaft mire...

    Ajo qe m'pelqen kto vitet e fundit, esht se edhe ambientet po pershtaten per ngrenie, me perpara s'mund ti duroja ato pasqyrat/allçirat/dritat/mermererat qe ta ngicnin ushqimin ne fyt...
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  11. #11
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043

    Për: Një tavë dheu dhe pak bukë shtëpie, të lutem

    ta zgjeroj une pak temen nuk ju vjen keq besoj?

    ne Tirone ka pak restorante te mira sepse krahu i punes eshte shume i lire,qe do te thote nuk ka kualitet.

    kam qene nja dy here ke restoranti Pirro Manit ke ali demi.12 veta ne guzhine tu ferku sqetllat

  12. #12
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Për: Një tavë dheu dhe pak bukë shtëpie, të lutem

    Citim Postuar më parë nga drague Lexo Postimin
    ta zgjeroj une pak temen nuk ju vjen keq besoj?

    ne Tirone ka pak restorante te mira sepse krahu i punes eshte shume i lire,qe do te thote nuk ka kualitet.

    kam qene nja dy here ke restoranti Pirro Manit ke ali demi.12 veta ne guzhine tu ferku sqetllat
    Ata qe marrin ze, per pak kohe kthehen ne mensa per puntore...
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  13. #13
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046

    Për: Një tavë dheu dhe pak bukë shtëpie, të lutem

    Citim Postuar më parë nga skender76 Lexo Postimin
    Afer katunit tim ne Lezhe, ka ca kohe qe esht hap "Mrizi i Zanave" pika e forte jane gatimet tradicionale, dhe po ecin mjaft mire...

    Ajo qe m'pelqen kto vitet e fundit, esht se edhe ambientet po pershtaten per ngrenie, me perpara s'mund ti duroja ato pasqyrat/allçirat/dritat/mermererat qe ta ngicnin ushqimin ne fyt...

    Ça veni eshte ky "Mrizi Zanave" o Nero ??? Edhe mu me folen mire per kete vend para ca ditesh. Biles m'than nuk kishte vend, sepse ka shume kerkesa dhe se ishte lokali preferum i Sales. Por m'u duk sikur sapo hapi thesin ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  14. #14
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Për: Një tavë dheu dhe pak bukë shtëpie, të lutem

    Citim Postuar më parë nga BlueBaron Lexo Postimin
    Ça veni eshte ky "Mrizi Zanave" o Nero ??? Edhe mu me folen mire per kete vend para ca ditesh. Biles m'than nuk kishte vend, sepse ka shume kerkesa dhe se ishte lokali preferum i Sales. Por m'u duk sikur sapo hapi thesin ...
    Esht ne Fishte t'Lezhes, rruga esht xham fare.

    Kam qen 3 here kto dy vjet, dhe kam mbet teper i knaqun.

    Jane babe e bir, me duket se me perpara kan punuar te dy ne Itali ne nje ristorant te njefare niveli...

    Arredimi i brendshem esht soft... tamam per ngrenie...


    Nese do te shkosh, te kshilloj t'marte/merkurre/enjte ne darke, sepse ne fundjave esht plot...

    Dhe kerko specialitetin, nuk do mbetesh i zhgenjyer...

    Heren e fundit ishim 5 vete, dhe pagujta diku tek 9.000-10.000 leke
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e pranvera bica
    Anëtarësuar
    23-03-2009
    Vendndodhja
    Atje ku ka serenata.
    Postime
    5,874
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Një tavë dheu dhe pak bukë shtëpie, të lutem

    Po he mo Xhuxhumak ku je se na mori malli...eja edhe tek resorantet tona ne Boboshtice e te provosh...

  16. #16
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Për: Një tavë dheu dhe pak bukë shtëpie, të lutem

    Mire e ka tenta,

    ejani t'vemi n'Boboshtice te hame lakror e t'dehemi me dhalle...
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anëtarësuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665

    Për: Një tavë dheu dhe pak bukë shtëpie, të lutem

    Uau xhuxhu sa kohe kishe pa shkruajtur, mire je me shendet?
    Gutta cavat lapidem non vi, sed saepe cadendo

  18. #18
    Une Ti Dhe Zoti Maska e EDUARDI
    Anëtarësuar
    06-09-2003
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    1,946

    Për: Një tavë dheu dhe pak bukë shtëpie, të lutem

    Citim Postuar më parë nga BlueBaron Lexo Postimin
    Ky chefi qenka guzhinier gjelltoresh


    Meqe ra llafi ke gjelltoret, kur qesh ne Tirone kete vere qe shkoi, shkoja çdo 2/3 dite ne mengjes per te shijuar paçe apo pilaf me tasqebab, afer xhomllikut te pare (sheshi Strauss).

    Hahahahah edhe ne lagje time ke ngren pace pilaf mer hahahhaah te befshin mire gatujn mire


    Komplimente chefave te gjelltoreve !!!
    Hahahahah edhe ne lagje time ke ngren pace pilaf mer hahahhaah te befshin mire gatujn mire
    Takohemi Ditën e Gjykimit

  19. #19
    Une Ti Dhe Zoti Maska e EDUARDI
    Anëtarësuar
    06-09-2003
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    1,946

    Për: Një tavë dheu dhe pak bukë shtëpie, të lutem

    Citim Postuar më parë nga Xhuxhumaku Lexo Postimin
    E postova kete shkrim ne kujtim te gjyshes se Klodit, Meremes, dhe stergjyshes te tij Nan dados.



    TE LUMTE kLODI!!!
    Xhuxhumak Ku punon ky klodi tani tek cili restorant qe the tek ish ekspozita se un kam pune ktej dhe ndoshta kam shku por sjam interesu per emrat por meqe e permende ta dim emrin e restorantit ku ndodhet klodi qe ben tava dheu speciale
    Takohemi Ditën e Gjykimit

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anëtarësuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665

    Për: Një tavë dheu dhe pak bukë shtëpie, të lutem

    Vetem shqiptaret hane gjelle qe me mengjes ....
    Gutta cavat lapidem non vi, sed saepe cadendo

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •