Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286

    Letër Berishës: Keni fyer më idealistët e historisë së kombit

    Letër Berishës: Keni fyer më idealistët e historisë së kombit

    I nderuar z. Sali Berisha, Kryeministër i sotëm i Shqipërisë, në fjalën tuaj që mbajtët në përurimin e përmendores së Ahmet Zogut të I, ish Mbretit të Shqipërisë, ju i quajtët kundërshtarët e tij të vitit 1924, “nje grusht aventurierësh që organizuan kundër tij grushtin e shtetit”. Ju duhet ta dini fort mirë se Fan S. Noli, Luigj Gurakuqi, Padre Gjergj Fishta, Stavro Vinjau, Shefqet Korca, Bajram Curri me shokë, që vepronin në atdhe dhe Faik Konica me shokë që vepronin në SHBA, etj, etj, të cilët në vitin 1924 ishin kundërshtarë të Ahmet Zogut e të Xhafer Ypit me shokë, nuk ishin aspak aventurierë, por atdhetarë idealistë që luftonin për evropianizimin e Shqipërisë dhe të popullit shqiptar. Me shprehjen tuaj të pakontrolluar ju keni fyer idealistët më të mirë të kombit tonë dhe ndjenjat atdhetare të shumicës së popullit shqiptar. Ju ia keni bërë qefin vetëm armiqve të Shqipërisë, atyre që kanë hedhur dhe hedhin baltë mbi vlerat tona qytetare, politike, morale, atdhetare, kulturore, etj.

    Ju duhet t’i kërkoni të falur publike popullit shqiptar për këtë fyerje të rëndë. Vetë Ahmet Zogu, i cili ka merita për mëkëmbjen e shtetit shqiptar, nuk i quajti kurrë aventurierë këta kundërshtarë, por edhe pasi i mundi me ndihmën e qeverisë jugosllave, duke ua njohur meritat, u kërkoi bashkëpunim. Dhe ata e mbështetën dhe ai i mbështeti. Figurat e politikanëve shqiptarë të të gjitha kohëve duhen parë me dritë hijet e tyre, dhe vitet 1923-1924 nuk janë vite të shkëlqimit të A. Zogut… Ne që ju këshillojmë të kërkoni të falur për gabimin e bërë e duam objektivitetin shkencor dhe korrektesën politike më shumë, se ata që mbajnë gojën mbyllur, ose duartrokasin edhe kur gabohet rëndë.

    Anton Çefa, poet, kritik letrar, USA

    Ilia S. Karanxha, studjues, Itali.

    Lek Pervizi, i përndjekur, botues i rev. Kuq e Zi, Belgjikë.

    Naser Aliu (Lis Bukuroca), analist, Gjermani.

    Natasha Lako, poete, ish-deputete e PD-së në legjislaturën e parë.

    Naum Prifti, shkrimtar, USA.

    Pëllumb Kulla, shkrimtar, analist, USA.

    Thanas L. Gjika, studjues, USA

    *Respublica
    http://www.gazetatema.net/web/2013/0...ise-se-kombit/

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Letër Berishës: Keni fyer më idealistët e historisë së kombit

    Berisha ka bere gabim qe eshte shprehur ne ate menyre per personazhet, por jo per ngjarjen. "Revolucioni demokratik i qershorit 1924" nuk ishte gje tjeter vecse nje grusht shteti nga opozita e atehershme parlamentare e Ahmet Zogut. Ajo filloi me atentatin qe iu be mbretit Zog ne shkallet e parlamentit nga nje bashkefshatar i tij i shtyre nga Avni Rustemi e Hasan Prishtina, e njerezit e opozites politike shqiptare. Kur Ahmet Zogu i shpetoi atentatit dhe e fali atentatorin e tij, ai u hakemorr ndaj Avni Rustemit duke i dhene lejen Osman Gazepit, njeriut te bindur te Esad Pashe Toptani qe te hakemerrej ndaj Avni Rustemit, per vrasjen e Esadit ne Paris dhe per atentatin ndaj tij ne parlament.

    Ne varrimin e Avni Rustemit ne Vlore, Noli dhe gjithe deputetet e atehershem opozitare, bene thirrje per revolucion te armatosur kunder shtetit shqiptar. Ata u munduan ta perdorin situaten e krijuar ne favor te tyre, per te ardhur ne pushtet jo me vote por me dhune. Ne bashkepunim me njerezit e tyre ne ushtrine shqiptare te asaj kohe, ne divizionet e Shkodres e Permetit, ata izoluan dhe paralizuan shtetin shqiptar dhe hyne ne Tirane duke marre pushtetin me dhune. Ky dhunim i institucioneve te brishta shteterore ne Shqiperi u quajt "revolucion demokratik" kur erdhen ne pushtet dhe u munduan ta justifikonin me "populli i thjeshte u ngrit kunder kastes se vjeter te bejlereve". Kur qeverise e planeve te tyre u erdhi fundi brenda 6 muajsh, Noli ne kujtimet e tij ne autobigrafine e tij do ta quante ate revolucion "revolucioni fshataresk shqiptar", si per te dashur te distanconte veten nga ajo qe ngjau ne Shqiperi. Kur Mbreti Zog me ndihmen e kunatit te tij, Ceno Kryeziiut ne Kosove, shkoi ne Beograd e kerkoi ndihme si kreu legjitim demokratik i shtetit shqiptar, Beogradi e mbeshteti duke i vene ne dispozicion para dhe mercenare ruse. Keta marshuan drejt Tiranes ne dhjetorin e 1924 dhe erdhen ne pushtet pa rezistence fare. Noli dhe qeveria e tij u larguan nga vendi per te mos u kthyer me kurre atje. Dita e rikthimit te Zogut ne Tirane u njoh si Triumfi i Legalitetit, pasi triumfoi vullneti demokratik i shqiptareve ne zgjedhje dhe jo dhuna. Qeveria qe shqiptaret votuan u rikthye ne pushtet, jo qeveritaret qe e moren pushtetin me dhune.

    Kjo eshte e verteta historike qe shumica e shqiptareve nuk e njohin. Sulmet e Nolit, Konices, Fishtes ndaj Zogut ishin sulme politike dhe sulme xhelozie. Keta kishin zili qe Ahmet Zogu u be burre shteti e ngriti ne kembe shtetin shqiptar, duke i lene ata ne hije. Shtysa e Nolit e kompani ishin ambicia politike, nuk ishin detyrimisht interesat e vendit. Dhe ne fund, si Konica e Noli e kuptuan se sa dem i shkaktuan vendit duke lene ambiciet e tyre personale te erresojne gjykimin e tyre.

    Me e rendesishme se sa lavderimi e respektimi i ketyre figurave historike, eshte njohja e historise se vertete te jetes se tyre. Pasi te njihemi me keto histori, duhet te nxjerrim mesime per gabimeve te tyre. Dhe jo te vazhdojme te tregohemi naive duke mbajtur ane e vazhduar ne te njejten fryme sic beri ky brez shqiptaresh. Po nuk e beme kete gje, do te riperserisim si budallai gabimet historike me kohen. Ashtu sic i perseritem ne 1997.

    Albo

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Fehmikaciu
    Anëtarësuar
    11-01-2013
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,006

    Për: Letër Berishës: Keni fyer më idealistët e historisë së kombit

    Kurr Nëna shqipetare nuk do te lind personalitet sikurse ka qen NOLI,nderim dhe respekt per ket figur unikale,krenohem dhe mburem kur e kujtoj emrin e tij,lavdi dhe perjetsi Nolit dhe te gjith atyre qe flijuan per atdhe,nuk harrohen veprat e tyre.
    FEHMIU.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Fehmikaciu
    Anëtarësuar
    11-01-2013
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,006

    Për: Letër Berishës: Keni fyer më idealistët e historisë së kombit

    FAN S NOLI është dhurata më e madhe që na ka dhuruar ZOTI yn i mëshirshem,prandaj duhet ta falënderojm....

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •