Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1

    Greqia e periudhave të ndryshme, në faqet e shtypit europiano perëndimor.

    Friese koerier : onafhankelijk dagblad voor Friesland en aangrenzende gebieden

    21-03-1955

    "Komunistë të rrezikshëm" dënohen me vdekje

    Një gjykatë ushtarake në Selanik u ka shqiptuar denimin me vdekje, dy personave të cilësuar si "komunistë shumë të rrezikshëm", për spiunazh në Greqinë Veriore. (Rtr.)


    http://kranten.kb.nl/view/article/id/ddd%3A010686890%3Ampeg21%3Ap006%3Aa0154

  2. #2

    Për: Greqia e periudhave të ndryshme, në faqet e shtypit europiano perëndimor.

    Algemeen Handelsblad

    22-04-1919

    Epiri i Veriut.

    Epiri i Veriut ka protestuar në Konferencën e Paqes, kundër qëndrimit të Greqisë në pjesën veriore të Epirit dhe ka kërkuar trupat ndërkombëtare për të zëvendësuar ato greke, për ruajtjen e rendit.


    http://kranten.kb.nl/view/article/id/ddd%3A010655951%3Ampeg21%3Ap005%3Aa0093

  3. #3

    Për: Greqia e periudhave të ndryshme, në faqet e shtypit europiano perëndimor.

    Nederlands dagblad

    22-02-1979

    “Greqia duhet të jetë republikë ortodokse greke"

    Follorinë (Reuters) - Mitropoliti i Follorinës (Greqi veriore) Augoustinos Kantiotis dëshiron që Greqia të jetë një “republikë ortodokse greke", që bazohet kryekëput në parimet fetare. Metropoliti që e quan veten “Khomeini i Greqisë” dëshëron që në këtë kuadër të merren masa të forta kundër
    të krishterëve joortodoksë, kryesisht kundër grupeve protestante dhe komunitetit katolik grek në Greqi.


    http://kranten.kb.nl/view/article/id/ddd%3A010572720%3Ampeg21%3Ap002%3Aa0038

  4. #4

    Për: Greqia e periudhave të ndryshme, në faqet e shtypit europiano perëndimor.

    Leeuwarder courant : hoofdblad van Friesland

    02-08-1979

    Murgjit e Athos kundër marrëdhënieve të Greqisë me Vatikanin

    ATHINE – Përfaqësia e murgjve të malit Athos, në një seancë të veçantë, vendosi që të protestojë kundër marrëdhënieve diplomatike midis Greqisë dhe Vatikanit. Që nga 14 korriku, Greqia dhe Vatikani kanë shkëmbyer ambasadorët. Në malin Athos, në Greqinë veriore, jetojnë prej shumë shekuj murgjë ortodoksë, të cilët formojnë dhe një republikë autonome. Në protestën e tyre ata theksojnë se marrëdhëniet diplomatike me Vatikanin paraqesin rreziqe për Greqinë. Sipas tyre, qëllimi i papatit ka qenë gjithnjë minues për Greqinë. Murgjit tregojnë se Greqia qysh nga koha e Perandorisë Bizantine, ka qenë një halë në sy për Vatikanin.

    http://kranten.kb.nl/view/article/id/ddd%3A010621164%3Ampeg21%3Ap002%3Aa0136

  5. #5

    Për: Greqia e periudhave të ndryshme, në faqet e shtypit europiano perëndimor.

    Amigoe

    28-05-1980

    Greqia dëshiron të rikthehet në NATO

    ATHINE - Kthimi i Greqisë në NATO është bërë i nevojshëm, pas krizave në Iran dhe Afganistan. Kështu u shpreh të martën, kryeministri i ri grek Rallis në Athinë.
    Greqia u largua nga NATO në vitin 1974, pas pushtimit turk të Qipros.

    Greqia njeh marrëveshjen e nënshkruar nga ish-shefi i NATO-s Haig dhe komandanti i përgjithshëm grek Joannis Davos, thotë Rallis.
    ...

    http://kranten.kb.nl/view/article/id/ddd%3A010639914%3Ampeg21%3Ap001%3Aa0009

  6. #6

    Për: Greqia e periudhave të ndryshme, në faqet e shtypit europiano perëndimor.

    Nederlands dagblad

    08-06-1994

    Athina pengon ndihmën e BE-së për Shqipërinë

    Greqia ka vënë veton ndaj një paketë ndihme të Bashkimit Europian për Shqipërinë. Greqia pretendon se Shqipëria i keqtrajton grekët etnikë, brenda kufinjve të saj. Vendet e tjera të BE duan që ta ndihmojnë Shqipërinë me rreth 75 milionë florin hollandezë, në veçanti për reformat ekonomike dhe për përmirësimin e stabilitetit politik.


    http://kranten.kb.nl/view/article/id/ddd%3A010628964%3Ampeg21%3Ap005%3Aa0094

  7. #7

    Për: Greqia e periudhave të ndryshme, në faqet e shtypit europiano perëndimor.

    Middelburgsche courant

    08-04-1914

    Ndërmjetêsim i Rumanisë?

    Vjenë (V. D.) 8 prill. Princi dhe Qeveria e Shqipërisë dëshirojnë ndërmjetësimin e Rumanisë për të zgjidhur problemet me Greqinë.


    http://kranten.kb.nl/view/article/id/ddd%3A010681098%3Ampeg21%3Ap002%3Aa0042

  8. #8

    Për: Greqia e periudhave të ndryshme, në faqet e shtypit europiano perëndimor.

    Algemeen Handelsblad

    14-12-1920

    Zotërinjtë në Athinë.

    Diçka në lidhje me grekët, gjërat greke dhe traditat greke.

    Si të njohim një grek?

    Prej pamjes së fytyrës me siguri se jo, sepse për fatin tonë të keq, si udhëtarë të huaj në një vend kaq të bukur dhe me njerëz kaq të shëmtuar, koha e profileve greke është një kohë e kaluar dhe tashmë shihen vetëm fytyra sllave, semite, italiane, turke, egjiptiane, shqiptare, me të gjithë llojet e hundëve të botës, por nuk ka asnjë klasike greke.
    Dhe të gjitha ngjyrat e lëkurës së errët, veçanërisht atë të zezë të ciganëve, por asnjë të bardhë. Ata flasin mirë në shumë gjuhë, pothuajse të gjithë diijnë dhe greqisht. Dhe për ato gjuhë ju me siguri nuk mund të mësoni asgjë. Nëse ti i pyet për kêtë, ata përpiqen që të hiqen si grekë, duke mohuar vetveten. Por megjithatë ju mund ta dalloni menjëherë ndryshimin. Ata e dinë mirë se çfarë i tradhëton, mirëpo ata përpiqen të hiqen ndryshe me një përpjekje ekstreme për t’u hequr ndryshe nga ç’janë.
    Por kur ata ndjejnë se i ke zemëruar ose ngacmuar, sepse për këtë nuk duhen shumë përpjekje, atëhere ata e humbasin kontrollin nga duart e tyre, duke i bashkuar të pesë gishtat në formën e një grushti kërcënues, të cilin e drejtojnë drejt gjoksit ose fytyrës së tyre dhe me një rrotullim të shpejtë të kyçit dhe e ngrejnë kryet lart, që ështê diçka tipike greke.
    ...
    Në Athinë nuk do të shihni shumë kostume kombëtare. Origjina e këtij kostumi, të cilin e mban edhe trupa e gardës, quhet “euzones” (shqiptohet “efzones”, sepse në greqishte e re “u” lexohet si”f” dhe “b” si “v”, pra mbreti quhet Vasilefs e jo Basileus), nuk është me origjinë helene, por shqiptare e pastêr. Eshtë derdhur shumë gjak dhe para, për ti çliruar helenët nga duart e turqve. Për fat të mirë të Lord Bajronit dhe shumë të tjerëve, qê financuan për këtë, nuk u ka shkuar e têra pêr dhjamë qeni, sepse frika se e dijetarëve do t’ju jipej të drejtë, se nuk do të gjenin më helenë në Greqi, duket se nuk ështê e vêrtetë, sepse megjithatê ka ende diçka helene në gjuhên, traditat, madje edhe në racê që ka arritur tê mbijetojë. Mirëpo kostumi kombëtar si ai i balerinave është shqiptar dhe shqiptarêt (grekët i quajnë arvanitas, ndërsa ata e quajnë veten shqiptarë) kanê një substancê të njejtë me maqedonasit e lashtê, që patên arritur që të nxjerrin Aleksandrin e Madh.
    ...


    http://kranten.kb.nl/view/article/id/ddd%3A010655027%3Ampeg21%3Ap005%3Aa0132

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •