Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2

Tema: Petro Poga

  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Petro Poga

    Petro Poga, ja kush ishte njeriu qė ia kushtoi jetėn fushės sė drejtėsisė

    Petro Poga, Ministėr i Drejtėsisė nė qeverinė e Ismail Qemalit

    Emri:  426px-Petro_Poga-213x300.jpg

Shikime: 745

Madhėsia:  24.8 KB

    Nga Hilė Lushaku

    U lind nė vitin 1850, nė Erind tė Gjirokastrės, ku edhe ndoqi mėsimet e para. Mė pas shkollohet nė gjimnazin “Zosimea”, tė Janinės dhe pastaj nė degėn e Drejtėsisė sė Universitetit tė Stambollit ku fitoi njė kulturė tė gjerė. Njihte mirė disa gjuhė tė huaja si frėngjisht, gjermanisht, greqisht dhe turqisht. Nė Stamboll bashkėpunoi me vėllezėrit Frashėri, Samiu, Naimi, Abdyli si dhe me Jani Vreton, Koto Hoxhin, Shahin Kolonjėn, Hasan Tahsinin dhe Ismail Qemalin, duke u pėrfshirė nė Komitetin Qendror pėr mbrojtjen e tė drejtave tė shqiptarėve atje.
    Petro ishte njė ndėr figurat e apostujve tė shqiptarizmės nė brezin e Rilindjes Kombėtare Shqiptare.
    Nė vitin 1883 ishte njėri nga themeluesit dhe botuesit e gazetės “Drita” tė Stambollit, tė cilėn pas numrit tretė tė saj, e vijuan botimin patrioti rilindės Pandeli Sotiri, sė bashku me poetin Naim Frashėri. Nė kujtimet e tij, Petro, ka shkruar: “Emėri “Drita” dhe dita e pavarėsisė sė kombit tonė mė kujtojnė shumė gazmore, por jo dhe pakė tė tmerruarė dhe tė indhuarė. Titulli “Drita” mė kujton ditėn 14 kallnuėr (janar-H.L.) 1883, kur pėr tė parė herė nė Stamboll, botova fletoren e parė me emrin Drita, gja mė dėshironte, pėr zgjimin e idealit kombėtar, nė njė kohė qė shqiptari, afro, e kish harruar kombėsinė, tue mėshteturė feve se pandeh vetėvetėn, mė tepėr tė huaj, se shqiptar. Fletore Drita e zgjoi idealin e shenjtė Kombėtar dhe der diku ē’rrėnjosi nga zemrat e shqiptarėve mendimin qė fetė nuk e ndryshojnė kombin, tue mos mundurė tė ndryshojnė gjuhėn dhe zakonet qė formojnė Kombin”.
    Nė vitet 1906-1908, Petro Poga gjendet nė Gjirokastėr ku dha ndihmesė nė pėrhapjen e gjuhės shqipe dhe ndjenjave Kombėtare. Roli i tij mė i dukshėm u shfaq nė themelimin e Klubit Patriotik “Drita”, tė Gjirokastrės, tė cilin mė vonė e udhėhoqėn atdhetarėt Hasan Xhiku, Hysen Hoxha, Idriz Guri, dhe Elmaz Boce. Ky grup atdhetarėsh u shquan nė pėrhapjen e librave shqip, kryesisht abetare, gazeta e libra tė tjerė nė gjuhėn shqipe.
    Nė vitin 1912 Petro Poga mbėshteti fuqimisht kryengritjen antiosmane tė Shqipėrisė sė Jugut.
    Nė nėntor tė vitit 1912, parėsia e Gjirokastrės e zgjodhi delegat nė Kuvendin Kombėtar tė Vlorės. Nė telegramin qė i dėrgoi Ismail Qemalit, parėsia e Gjirokastrės shkroi: “Ju bėjmė tė ditur se, pėr tė marrė pjesė nė bisedimet qė po bėhen atje pėr shpėtimin e vendit, janė zgjedhur delegatė nga popullsia krishtere e Gjirokastrės lartėsia e tij: Myfid beu, z. Petro Poga dhe z. Jani Papadhopulli”. Mė 29 dhjetor 1912, nė Gjirokastėr ka pritur, sė bashku me Mufid Libohovėn, Hysen Efendi Hoxhėn e Fehim Efendi Arshiun (Mezhdigoranin-Mezhgoranin-H.L.) delegatėt e Ēamėrisė Aziz Tahir Ajdonatin (Tahir Mete Murati), pėrfaqėsues i Paramithisė; Jakup Veisel Rusi, pėrfaqėsues i Margėlliēit; Rexhep Hamit Demi, pėrfaqėsues i Filatit dhe Veli Gerra, pėrfaqėsues i Gumenicės, nga ku udhėtuan drejt Vlorės dhe mbėrritėn mė 3 dhjetor nė darkė.
    Petro Poga bėhet kėshtu njė nga nėnshkruesit e Shpalljes sė Pavarėsisė sė Shqipėrisė.
    Nė votimin e kuvendit pėr ministrat nuk fitoi qė nė raundin e parė, mbasi mori vetėm 20 vota, renditur i dhjeti, ndėrsa nė votimin e dytė u rendit i pari, duke fituar 40 zėra, krahas me Pandeli Cale qė mori 39, Lef Nosi 37, K. Meksi 19, Dud Karbunara 16, Eqrem beu 2, Myfti Vehbi Ef dhe Z. Zografi nga 1. U quajtėn tė zgjedhur tre tė parėt qė fituan mė shumė se gjysmėn e zėrave.
    Ministria e parė e Drejtėsisė e shtetit tė pavarur shqiptar, u krijua me miratimin nga qeveria e Vlorės, e aktit “Kanuni i pėrshtatshėm i administratės civile shqiptare”. Nė krye tė kėsaj ministrie u vendon juristi, Petro Poga, ministėr i parė i Drejtėsisė sė shtetit tė pavarur shqiptar. Qeveria e Vlorės i caktoi kėshilltar Haziz Gjirokastrėn, delegat nė kuvendin e shpalljes sė pavarėsisė, i cili e ndihmoi nė hartimin e rregullave dhe themelimin e shoqėrisė “Drita” tė avokatėve shqiptarė mė 1913.
    Kushtetuta e parė e Shqipėrisė, “Statuti Organik i Shqipėrisė”, u hartua nga Komisioni Ndėrkombėtar i Kontrollit nė Vlorė mė 10 prill 1914, nė mbėshtetje tė aktit tė 29 korrikut 1913 tė Fuqive tė Mėdha.
    Krahas kėsaj detyre, Ismail Qemali dhe Qeveria e Vlorės e ngarkuan edhe me detyrėn e Kryetarit tė Gjykatės sė Lartė, detyrė tė cilėn e mbajti nė periudhėn 1913-1915. Nė atė periudhė u formua gjyqi popullor me juri, i cili do tė gjykonte ēėshtjet, por ky organizim rezultoi i dėshtuar, sepse populli shqiptar i pashkolluar e i pakulturuar, nuk ishte nė gjendje t’i pėrshtatej njė sistemi tė tillė.
    Sė bashku me avokatėt e shquar Kristaq Tutulani dhe Fehim Mezhgorani ka hartuar Statusin qė shkėputi Gjykatėn Shqiptare nga juridiksioni i Perandorisė Osmane. Po kėshtu, sė bashku kanė hartuar aktet ligjore “Kanuni i Dėmeve” dhe “Kanuni i Zhuries”, tė cilat Poga i ka paraqitur pėr diskutim dhe mbrojtur vetė gjatė miratimit tė tyre. “Kanuni i Zhuriės”, ashtu sikurse edhe “Kanuni i Dėmeve”, u botua nė disa numra tė gazetės “Pėrlindja e Shqipėniės”, mban datėn e pėrfundimit si dokument mė 13 maj 1913, nėnshkruar “Poga” nė fund tė materialit, shėnuar “u kėndua nė Kėshillim e Ministrave mė 23 maj 1913, u pranua, i vėrtetuar e nėnshkruar nga vetė Poga, Mufid (Libohova-H.L.), Aziz Vrioni, Gurakuqi, Nosi, P. Tsali (Cale-H.L.) dhe Mehmet Ruzhdi (Dėralla-H.L.) . Roli i tij si jurist i zoti dhe ministėr i Drejtėsisė u shtri edhe nė dėrgimin e urdhėresave e udhėzimeve nė prefektura e nėnprefektura pėr zbatimin e ligjshmėrisė ndaj personave qė kryejnė faje, madje duke kėmbėngulur qė ata “tė shtien nė dorė menjėherė”, duke vėnė nė veprim xhandarmėrinė.
    Kur ishte ministėr i Drejtėsisė, nė qeverinė e Pėrkohshme, Petro Poga ka kryesuar delegacionin qeveritar shqiptar pėr kufijtė, ku ishin edhe Rauf Fico, Thoma Papapani, Mufid Libohova e Eqrem bej Vlora, tė cilėt shkuan nė Evropė pėr bisedime.
    Pas veprimtarisė nė Vlorė, Petro Poga, shkoi nė Durrės por fillimisht nuk u zgjodh nė kabinetin e parė tė kryeministrit Turhan pashė Pėrmetit nė kohėn e princ Wied-it. Kur ndodhen ndryshime tė detyruara nė kabinetin qeveritar, pėr shkak tė kryengritjes sė Shqipėrisė sė Mesme, Petro Poga u emėrua ministėr i Arsimit, pas dorėheqjes sė Dr. Turtullit.
    Mė 25 dhjetor, 1918 ishte pėrfaqėsues i Gjirokastrės nė Kongresin e Durrėsit, ku u zgjodh nėnkryetar i kongresit (kryetar u zgjodh Mehmet Konica), pastaj, nga kongresi, u caktua anėtar i kabinetit tė Turhan Pashės, duke u zgjedhur ministėr i Drejtėsisė nė qeverinė e Durrėsit. Sė bashku me Luigj Gurakuqin nė diskutimet e tij nė kėtė Kongres ata kėrkuan tė respektoheshin liritė fetare sipas parimeve evropiane.
    Mė 25 shtator 1919, ndėrsa zhvilloheshin bisedime tė ashpra nė Paris pėr problemin e kufijve tė Shqipėrisė, Petro Poga, sė bashku me Mustafa Krujėn (ky i sapo kthyer nga Parisi sė bashku me Mufid Libohovėn) dhe Sami bej Vrionin, si anėtarė tė qeverisė sė Durrėsit, urdhėruar Ismail Haki Tatzatin nė krye tė njė fuqie tė armatosur tė shkonte nė Korēė, duke i kėrkuar komandantit francez, nė ikje prej aty, lėnien e qytetit nė dorė tė tyre dhe bashkimin e tij e tė rrethinave me qeverinė e Durrėsit, gjė e cila gjeti kundėrshtimin e rretheve politike tė vendit.
    Nė periudhėn 1922-1923, me iniciativėn e tij u ribotua pėr herė tė tretė, nė Gjirokastėr, gazeta “Drita”, ku Petro shkroi shumė artikuj me pseudonimet “Viroi” dhe “Njė shqiptar”.
    Petro Poga, nė zgjedhjet parlamentare tė vitit 1923, duke qenė nė profesion tė lirė “avokat”, u vu nė krye tė grupit demokrat tė Gjirokastrės, i cili nė programin elektoral kėrkonte: Republikė kolegjiale, kryerjen e reformės agrare, pėrparimin e arsimit, pavarėsinė e gjykatave dhe pėrmirėsimin e administratės. Nė sajė tė njė fushate impresionuese mori pėrkrahje tė gjerė dhe u zgjodh deputet nė parlamentin shqiptar tė vitit 1923. Sipas kujtimeve tė Sejfi Vllamasit, ai evidentohet ndėrmjet 102 deputetėve tė tjerė nė listėn e deputetėve tė regjistruar mė 21 janar 1924.
    Kur u hapėn punimet e Kuvendit Kushtetues, Poga, si deputeti mė i vjetėr nė sallė, sė bashku me Nush Bushatin e Shkodrės, si deputeti mė i ri i pranishėm, kanė hapur mbledhjen dhe drejtuan seancėn e parė. Petro Poga, deputet i Gjirokastrės, mė pas u caktua edhe kryetar i Kuvendit Kushtetues, mė 17 prill 1924, post qė e mbajti deri mė 2 qershor tė atij viti. Nga Kuvendi kushtetues Poga ėshtė zgjedhur nė komisionin e hartimit tė statutit tė shtetit.
    Mė 17 janar 1925, nė prani tė 61 deputetėve (nga 102 qė ishin), Petro Poga deklaroi hapjen e punimeve tė Kuvendit. Pas katėr ditėsh, mė 21 janar, ai argumentoi arsyet ligjore qė kuvendi po diskutonte e miratonte shpalljen e republikės, tė Ahmet Zogut. Arsyet shpreheshin nė nėntė pika; shkaqe tė brendshme (mungonte tradita); shoqėrore (shqiptari nė shpirt ėshtė demokrat); fetare (u pėrjashtuan arsyet fetare); politike (ishin vėrejtur e shfaqur mė herėt intriga nga politikanė shqiptarė); financiare (republika nuk ka shpenzime nė lidhje me kryetarin e shtetit, etj.
    Mė 1 shkurt 1925, Petro Poga u emėrua ministėr i Drejtėsisė. Mė 9 shkurt 1925, ka paraqitur programin e qeverisė shqiptare, me pesė probleme themelore, ku renditeshin qetėsia, rregullimi ekonomik, drejtėsia, marrėdhėniet me shtetet e tjera dhe pėrparimi i arsimit e i bujqėsisė.
    Petro Poga ka qenė ministėr i Drejtėsisė kur Zogu nxori akte ligjore nga mė tė rreptat pėr ndėshkimin e kundėrshtarėve tė tij politik. Po kėshtu ai ka qenė ministėr i Drejtėsisė kur vartėsit e tij, tė trembur nga kriza qeveritare e vitit 1921 dhe sidomos pas shpalljes sė republikės e emėrimit “kryetar”, tė Ahmet Zogut, qė realisht ka qenė i rrezikuar, morėn masa drastike ndaj ēdo personi tė dyshimtė. “Fletorja Zyrtare” botoi nė datat 13, 14 dhe 31 tetor 1926 tė gjitha vendimet qė Gjyqi Special Politik i Tiranės kishte marrė mė herėt kundėr “organizatorėve tė njė kryengritjeje tė pėrgjithshme kundėr jetės sė Shkėlqesisė sė Tij, Kryetarit tė Republikės dhe prishjen e qetėsisė nė vend” dhe pėr gjithė kėto, ndonėse ka pasur shumė kundėrshti e kontestime, ministri Poga ka heshtur, pa bėrė ndonjė kundėrshti.
    Nė shtator 1925, ministėr i Drejtėsisė u zgjodh Milto Tutulani, i cili do tė kryente shpesh edhe detyrat e kryetarit tė ekzekutivit, detyrė tė cilėn mė parė e kishte kryer Poga, qė mė fillimin e vitit 1925, kur u shpall republika e Ahmet Zogut. Sipas njė burimi, pas nėnshkrimit tė paktit tė dytė me Italinė, kabineti qeveritar dha dorėheqjen pėr shkak tė konflikteve nė kabinet, rast kur Petro Poga u thirr sėrish nė postin e ministrit tė Drejtėsisė, si dhe tė kryesimit tė punėve tė qeverisė. Ka tė dhėna tė tjera qė tregojnė se Petro Poga ka qenė ministėr i Drejtėsisė edhe nė vitin 1926, dhe kėtė e ka pohuar Mehdi Frashėri. Sipas kėtij tė fundit, duket se nė atė vit, mė 1926, ngaqė nė Ministrinė e Drejtėsisė ishte formuar njė komision pėr tė hartuar njė kod penal tė ri pėr shtetin shqiptar, ministri do tė ketė pasur angazhime nė kėtė fushė dhe “ka lėnė nė harresė” zbatimin e ligjshmėrisė nga vartėsit e tij, tė vendosur nėn thundrėn e kryetarit tė republikės, Ahmet bej Matjes. Mehdi bej Frashėri, ka shkruar nė kujtime: “Atėherė ministėr i Drejtėsisė ishte Pjetėr Poga dhe kėshilltar i Ministrisė ishte Faik Shatku”. Sipas kėsaj, rezulton se Petro Poga ka qenė nė krye tė ministrisė sė drejtėsisė edhe kur Ahmet Zogu e kolegu i tij nė kabinetin qeveritar, ministri i Brendshėm, Musa Juka, shtypėn me zjarr e hekur kryengritjen e Dukagjinit dhe ndėshkimet ndaj rebeluesve ishin drastike nga “Gjyqi Politik” i cili u transferua nga Tirana nė Shkodėr. Gazeta “Liria Kombėtare”, lidhur me kėto ndėshkime politike e hakmarrėse zogiste, njoftoi publikun: “Varje, djegie dhe plaēkitje…Barbarizmat e panumėrta qė mercenarėt e Zogut kanė bėrė e vazhdojnė tė bėjnė nė Malėsitė e Shkodrės janė tė patregueshme. Nė Dukagjin, Nikaj, Mėrtur e nė shumė krahina tė Pukės nuk shifen veēse mijra shtėpi tė djeguna, njerėz tė pafajshėm qė vriten rrugės dhe plaēkitjet qė nuk kanė shembull nė jetėn tonė kombėtare”.
    Njė vit mė pas, mė 1927, Poga formoi e mundėsoi dekretimin nga mbreti Zog, tė komisionit ligjpėrgatitės, i pėrberė nga Thoma Orollogai, Agjah Libohova, Faik Shatku e Mehdi Frashėri, pėr pėrgatitjen edhe tė disa ligjeve tė tjera, konkretisht: kodi civil, kodi tregtar, procedura civile dhe procedura penale. Mendja e tij u shfaq edhe nė hartimin e Legjislacionit Shqiptar dhe ndėrtimit tė Kushtetutės sė Mbretėrisė mė 1928.
    Mė 1928, Poga u pėrfshi nė komisionin e “pėrgatitjes sė pėrgjigjeve ndaj fjalės sė Ahmet Zogut qė u shpall mbret”.
    Nė vitin 1936, duke pėrshėndetur botimin pėr tė katėrtėn herė tė gazetės “Drita” ka sqaruar, sipas dijenisė sė tij, problemin e shumė diskutuar se nga erdhi flamuri qė ngriti Ismail Qemali nė Vlorė: “…flamuri i parė qė ėshtė ngritur nė Vlorė ka qenė njė pėlhurė e kuqe tre metro e gjatė dhe dy metro e gjerė, mbi tė cilėn u shtyp shqiponja dy krenore me ngjyrė tė zezė. Me atė shkabė u gatitnė dhe 4-5 tė tjerė mė tė vegjėl. Plehura e kuqe u ble te njė tregtar i quajtur Diamant dhe u qepnė tek njė rrobaqepės i quajtur Thoma, se nuk priste koha pėr tė ngritur flamur luks. Mėnyra e ngritjes ish e frikėsuar se deti ish bllokuar. Llogaraja e zėnė me vetėdashės, pėrtej lumit Vjosės ushtria turke, nė Tepelenė ushtria greke, d.m.th. vetėm Vlora ish rrethuar nga tė katėr anėt”.
    Nė vitin 1938 ka qenė i dėrguari i qeverisė nė Vlorė me rastin e kremtimit tė ditės sė 28 nėntorit. Lidhur me kėtė gazeta “Jeta e Re” e atyre ditėve shkroi: “Mbrėmė arritėn nga Tirana deputetėt z. Petro Poga, Jashar Erėbara, Ismet Kryeziu, pėr ėt asistuar e pėr tė vėnė kurorė mbi varrin e Ismail Qemalit”.
    Njė pjesė tė madhe tė jetės Petro Poga ia kushtoi Drejtėsisė Shqiptare. Nuk ka reshtur sė shkruari nė shtypin e kohės, duke qenė bashkėpunėtor i ngushtė i gazetave: “Minerva”, “Drita”, “Dajti”, “Korēa”, “Shqipėria e re”, “Gazeta e Re”,
    Mė 1939, pas pushtimit tė vendit nga Italia fashiste, u largua nga politika, nė moshėn 89 vjeēare, u rikthye nė vendlindje, ne Erind, tė Gjirokastrės, ku u shua mė 1944, nė moshėn 94 vjeēare.
    Gjatė gjithė kohės qė shėrbeu nė fushėn e drejtėsisė, u shqua pėr nivelin e lartė profesional. Ka qenė njė ndėr juristėt mė tė besuar tė Zogut, ndaj ai e mbajti nė sallat e parlamentit edhe pse ishte nė moshė afėr njė shekull.
    Vitet e fundit tė jetės Petro Poga i kaloi nė vendlindjen e tij, Erind, ku edhe vdiq nė vitin 1945.

    Tirana Observer
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  2. #2
    Une Ti Dhe Zoti Maska e EDUARDI
    Anėtarėsuar
    06-09-2003
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    1,946

    Pėr: Petro Poga

    Petro Poga

    Nė fshatin Erind tė Giirokastrės, pėrfundoi nė njė ceremoni tė veēantė restaurimi i varrit tė patriotit Petro Poga, njė prej firmėtarėve tė aktit tė Pavarėsisė dhe njėkohėsisht ministėr i Drejtėsisė nė qeverinė e drejtuar nga Ismail Qemali. Gjatė viteve tė fundit varri i patriotit ishte rrėnuar plotėsisht, por pėrmes njė fondi tė veēantė tė akorduar nga komuna Lunxhėri u bė e mundur restaurimi dhe mirėmbajtja e tij.

    "Kjo nismė u ndėrmorr nė 100- vjetorin e pavarėsisė pėr tė nderuar kontributin e patriotit Petro Poga si njė prej firmėtarėve tė Shpalljes sė Pavarėsisė mė 28 Nėntor 1912, punėn e tij si ministėr i Drejtėsisė nė qeverinė e Vlorės, por edhe kontributin qė ka dhėnė nė vite pėr progresin dhe pėr prosperitetin e shoqėrisė shqiptare"- tha kryetari i komunės Lunxhėri, Ilia Kuro.

    Gjithashtu, me vendim tė kėshillit komunal, shkollės 9- vjeēare tė Komunės iu vendos emri i Petro Pogės.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Takohemi Ditėn e Gjykimit

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •