Historia e Aziz pashė Vrionit, miqėsia me Ismail Qemalin dhe bashkėpunimi me Esat Pashėn

Aziz pashė Vrioni, ministėr i Financave nė qeverinė e Ismail Qemalit

Nga Hilė Lushaku*

foto nr. 19, aziz vrioni 7308U lind mė 1859, nė Berat, ku mori edhe mėsimet e para. Arsimimin e mėtejshėm e kreu nė Turqi. Aty kreu edhe Fakultetin Ekonomik tė Universitetit tė Stambollit, diplomuar “dega financė”. Azizi rrjedh nga familja e famshme Vrioni , me origjinė nga fshati Vrion, afėr Beratit, familje pronare e madhe tokash nė zonat pėrreth Beratit dhe nė rajonin e Myzeqesė, e dėgjuar nė kohėn e pushtimit otoman.
Kur qe nė Turqi pati lidhje me shumė atdhetarė dhe iu pėrkushtua ēėshtjes kombėtare shqiptare. Aziz pashė Vrioni ka qenė njė ndėr politikanėt, diplomatėt dhe ministėr shteti ndėr shqiptarėt e para shekullit njėzet.
Mė 10 gusht 1898, nėn influencėn e patriotit tė shquar, Mehmet Ali Pashė Vrioni, anėtar i Komitetit tė Stambollit, u krijua nė Berat, shoqata “Bashkimi”, si degė e komitetit tė Stambollit, duke pasur pėr kryetar Aziz Pashė Vrionin dhe anėtarė themelues edhe dy vrionas tė tjerė, pėrkatėsisht Nyzhet Bej Vrionin dhe Islam Bej Vrionin .
Pėr vlerat e shpalosura dhe atdhetarinė e treguar, kazaja e Beratit i besoi Aziz pashė Vrionit, mandatin e deputetit nė parlamentin turk tė viteve 1908-1912. Nė ditarin e Babė Dukė Karbunarės, ėshtė shėnuar se mė 16 nėntor 1908, ditė e diele: “shkoi pėr Stamboll Aziz Pashė Efendi Vrioni, si deputet. Mori me vehte edhe Dhimitėr Llavdėn…”.
Aziz pashė Vrioni ka qenė vjehrri i Hadi pashės, i cili lėvizjet kombėtare shqiptare i ka shikuar me njė simpati tė veēantė.
Mė 24 janar 1910, si ithtarė i gjuhės shqipe, ėshtė ndėr deputetėt e parlamentit turk, qė nėnshkruan peticionin e alfabetit shqip, sė bashku me deputetėt: Ismail Qemal Vlora, Esat Tiranasi, Mehmed Nexhip Mitrovica, Hasan Prishtina, Shahin Kolonja, Mufid Gjirokastra, Gani Frashėri, Ali Hajdari dhe Hamid Margėlliēi.
Sipas kujtimeve tė Kristo Meksit, evidentohet tė ketė qenė pjesėmarrės nė kryengritjen e Kosovės, mė 1911: “Mbė shumė nė bisedime e kuvend qėndrova me z. Ismail Qemali, me Aziz Pashė Vrionin dhe Gani bej Frashėrin, se ndodhi tė rrija gjithė ndė atė hotel qė rrinin edhe ata…” .
Pas kėshillimeve, qė u zhvilluan ndėrmjet Ismail Qemalit dhe Hasan Prishtinės, mė 12 janar 1912, u vendos tė mbahej njė takim i njė grupi personalitetesh tė jetės politike shqiptare. Takimi u bė nė mesin e muajit janar, nėn kryesinė e Ismail Qemalit, nė shtėpinė e Syrja Vlorės, nė lagjen Taksim tė Stambollit. Nė tė morėn pjesė, pėrveē Ismail Qemalit, Hasan Prishtinės e Syrja Vlorės, edhe Myfid Libohova, Esat Toptani, Aziz Vrioni, Bedri Pejani, Mustafa Kruja e tė tjerė. Mbledhja e Taksimit ripohoi pėrfundimin se shqiptarėve, pėr tė siguruar tė drejtat kombėtare e politike, nuk u kishte mbetur rrugė tjetėr pėrveē organizimit tė njė kryengritjeje tė pėrgjithshme. Aty u diskutua gjithashtu pėr aspektet organizative tė lėvizjes sė armatosur nė Shqipėri. Rol i veēantė, sidomos nė fillim tė veprimeve luftarake qė do tė ndėrmerreshin nė pranverėn e ardhshme, iu caktua Kosovės. Kryengritja do tė shtrihej edhe nė viset e tjera tė vendit, megjithatė, do tė ishte Kosova ajo qė do tė mbante peshėn kryesore nė rrafsh ushtarak. Organizimin e forcave kryengritėse nė verilindje tė Shqipėrisė e mori pėrsipėr Hasan Prishtina. Esat Toptani premtoi tė merrej me organizimin e kryengritjes nė Shqipėrinė e Mesme dhe nė Mirditė. Myfit Libohova, Aziz Vrioni e Syrja Vlora u zotuan tė ngrinin nė luftė ēetat e Jugut. Aziz Vrioni ka qenė nė grupin e atdhetarėve qė u besatuan pėr kryengritje sė bashku, nė Kuvendin e Taksimit, nė Stamboll, Turqi, pėr njė kryengritje tė pėrgjithshme shqiptare (Ismail Qemajl bej Vlora, Mufit Libohova, Syrja bej Vlora, Hasan Prishtina, etj, tė cilėt sipas Nexhmedin Spahiut , qė nuk e mbajtėn besėn, nuk filluan kryengritjen”.
Aziz Vrioni ka pasur korrespondencė tė dendur me Aqif pashė Biēakun dhe Shefqet Vėrlacin e Elbasanit, nė prag tė shpalljes sė pavarėsisė, pėr caktimin e delegatėve dhe zhvillimet e vrullshme ushtarake.
Sipas tė afėrme tė trungut gjenealogjik tė Vrionėve, mė 20 nėntor 1912, me marrjen e telegramit nga Elmaz Kanina, pėr ardhjen e Ismail beut, u mblodh paria e Beratit nė kryesinė e Aziz Pashės, nė pritje tė njoftimeve pėr fatin e Shqipėrisė si dhe caktuan delegat Qemal bej Karaosmanin . Ka qenė vetė Karaosmani qė ka saktėsuar se: “Mbas pak ditėsh, me njoftimin qė Bektash Cakrani i dėrgoi Aziz Pashės, ku kėrkohej njėkohėsisht kėrkesa pėr tė ndihmuar nė pėrcjelljen e tij pėr Vlorė, “u mblodhėm nė shtėpinė e tė ndjerit Aziz Pashės, dhe biseduam ēėshtjen se cili tė vejė e tė marri Ismail Qemal beun e ta pėrcjellė deri nė Vlonė”. Sipas kujtimeve tė Qemal Karaosmanit, delegat i kuvendit nė Vlorė, Ismail Qemali ka fjetur njė natė nė hotelin e Aziz pashė Vrionit, qė gjendej buzė detit, nė Durrės.
Ndėrsa Ismail Qemali vijonte udhėtimin drejt Vlorės, po sipas kujtimeve tė Qemal Karaosmanit, Aziz pasha i dėrgoi njoftim pėr urdhrin e komandantit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė sė Janinės, qė “Ismail beun me gjithė shokė ose gjallė ose tė vdekė ta shtini nė dorė”, ndėrkohė i sugjeronte tė hynte nė konsullatėn austriake pėr tė shpėtuar, lajm qė ishte shpėtimtarė pėr Ismail beun dhe fatin e mėvetėsisė sė Shqipėrisė.
Aziz Virioni, sapo u shpall mėvetėsia, ka uruar Ismail Qemalin: “Tye i u lutun Zotit pėr fatbardhėsiėn e shpėtimin e kombėsies tonė ēfaqim gėzimin e suksesit edhe marrim guximin me paraqitė urime, tyke lutun vazhdimin e sukseseve tė Shkėlqesisė Suaj”.
Nė mbledhjen e katėrt tė kuvendit tė Vlorės, mė 20/3-11.1912 (3 dhjetor 1912) ka qenė nė listėn e ministrave tė propozuar nga Ismail Qemali, pėrkrah z. Mehmet pashė Tetova, Mufid bej Gjirokastra,Vehbi efendiu, Abdi bej Toptani e Mit’hat bej Frashėri, praktikė qė nuk u pėlqye, madje u kundėrshtua nga disa delegatė. Nė mbledhjen e pestė, mė 4 dhjetor, nuk rezultoi fitues ndėrmjet emrave qė konkurruan.
Aziz Pashė Vrioni, u caktua nga qeveria e Vlorės e Ismail Qemalit nė funksionin “Prefekt” i Beratit, pikėrisht gjatė kėsaj periudhe, ai do tė provohej si njė nga shtyllat mbėshtetėse tė qeverisė sė pėrkohshme tė Ismail Qemal Bej Vlorės.
Duke zbatuar udhėzimet e qeverisė sė Vlorės, mori masa sė bashku me Shefqet Daiun (ky anėtar i senatit) “pėr mbrojtjen e vendit nga sulmet e ushtrisė pushtuese greke”.
Tė mėrkurėn, mė 10 shtator 1913, Aziz pasha i Beratit rezulton ministėr i Financave, tė cilit i telegrafoi Ismail Qemali tė paraqitej pranė tij pėr problemin e tė hollave qė kishte nė pėrdorim Esad Toptani nė Durrės, gjoja pėr tė organizuar administratėn dhe xhandarmėrinė e Policinė.
Mė 11 shtator 1913, tė enjten, ai u takua me Aubrey Herbert (deputet anglez, mik i Edith Durham, njė nga miqtė e Shqipėrisė) i cili i ka thėnė se nėse kanė frikė se Esadi do t’u merrte tė gjitha paratė e qeverisė sė Vlorės planifikuar pėr Durrėsin, dėrgoni njė telegraf tė nėnshkruar nga Ismail Qemali dhe Aziz Vrioni, ku tė mė kėrkoni mua tė marr pėrsipėr qė paratė t’ia jap Burnery pėr t’ua dhėnė tė varfėrve .
Nga gjysma e dytė e shtatorit 1913, Ismail Qemali e dėrgoi nė Durrės nė krye tė njė komisioni tė zgjedhur si njerėz besnikė tė tij, pėr bisedime me Esad Pashėn, por nuk rezultoi takim i dobishėm. Shtypi i kohės shkroi: “Marrim vesht se Aziz pashė Vrioni, Mufid bej Libohova dhe Pjetro Poga, janė nisur pėr Durrės, ku do tė merren vesh me kryelėvizėzit (Esad Pashėn) e ēėshtjes pėr ndėrrimin e kabinės (kabinetit qeveritar-H.L.); dėshirojmė qė kjo misiė tė dalė e dobishme, pėr tė ardhmen e Shqipėniės.
Sipas kujtimeve tė Sejfi Vllamasit, Aziz pashė Vrioni, si shumė tė tjerė, nga fundi i vitit 1913 u tunduan, e braktisėn Ismail Qemalin, dhe u bashkuan me Esad pashė Toptanin. Sejfiu ka shkruar se: “Esadi e formoi qeverinė e Shqipėrisė sė Mesme mė 14 tetor 1913, me Ali bej Zajmin (dibran), Isuf bej Dibrėn, me Aziz Vrionin dhe stabilizoi njė administratė tė rregullt.
Aziz pasha u caktua nga KNK, drejtor i Pėrgjithshėm i administratės sė qeverisė sė Durrėsit, pas dorėheqjes sė Esadit, duke mbajtur edhe postin e drejtorit (ministrit) tė Financave nė atė kabinet, pėr periudhėn 22 janar 1914-17 mars 1914.
Shtypi, kur njoftoi ardhjen e princit Wied, shkroi: Nga njerėz pranė Esad Toptanit, ai mori vlerėsimin e mėposhtėm: “Aziz pashė Vrioni ėshtė zėvendėsuesi i Esad Toptanit, ėshtė mjaft i njohur midis shqiptarėve, si njė zotni nga shtėpitė mė tė mėdha tė Shqipėrisė, me ndjenja fisnike shqiptare…Duke ēmuar vetitė e mira tė E. e T. Aziz pashait, e zgjodhėn pėrfaqėsonjės nė Mbledhjen e Kombeve nė Stamboll. Qeverija e Pėrtashme e Vlorės e thėrriti Aziz pashanė si ministėr, por Aziz pashaj kur pa ligėsitė qė po bėnte, pas zakonit Ismail Qemali, u hoq si zotni i nderēėm qė ėshtė, se s’desh tė marrė pėr sipėr leqet e tė tjerėve. S’ka dyshim se E. e T. Aziz pashė Vrioni, do tė mbushnjė dhe kėtė radhė detyrat qė i ngarkon atdheu, si punėtor i palodhur qė ėshtė.
Nė Durrės, princ Wiedi u prit nga drejtori i Pėrgjithshėm i Durrėsit Aziz pashė Vrioni dhe drejtori i Pėrgjithshėm i Vlorės Fejzi bej Alizoti.
Nga 17 mars 1914 deri mė 20 maj 1914, ka qenė nė kabinetin e kryeministrit Turhan Pashė Pėrmeti, tė cilin e pėrbėnin: Esat Pashė Toptani-Ministėr i Luftės dhe i Punėve tė Brendshme; Aziz Pashė Vrioni-Ministėr i Bujqėsisė dhe i Tregtisė; Mufid bej Libohova-Ministėr i Drejtėsisė dhe i Kultit; Mehdi bej Frashėri-Ministėr i Financave; Hasan bej Prishtina-Ministėr i Postė-Telegrafikeve; Dr. Mihal Turtulli-Ministėr i Arsimit; Prenk Bib Doda-Ministėr pėr Punėt Botore (pa e ushtruar detyrėn). Sipas njoftimit tė shtypit, Aziz pashė Vrioni u caktua ministėr i Bujqėsisė, Pyjeve e i Metaleve , ndryshe sa shpalli qeveria, ku pėrmendet edhe tregtia. Ndėrkohė, kjo gazetė, kritikoi qeverinė pėr pėrfshirjen nė kabinet “vetėm tė pashallarėve e beglerėve si dhe tė dy ortodokseve” dhe mos caktimin nė kabinet tė personave tė shquar, ish-ministra si Abdi bej Toptani.
Kabineti, pas 20 majit 1914, pėsoi ndryshime nga dorėheqjet e disa ministrave, dhe mundi tė vijojė punėn deri mė 3 shtator 1914, kur Wiedi u largua nga Shqipėria. Kabineti i dytė, i Turhan pashait, pati nė pėrbėrje: Preng Bibė Doda-ministėr i Punėve tė Jashtme; Aqif Pashė Elbasani-ministėr i Brendshėm dhe i Luftės; Filip Noga-ministėr i Financave; Mihal Turtulli-ministėr i Arsimit; Mit’hat Frashėri-ministėr i Punėve Botore dhe i Postė-Telegrafės; Abdi Toptani-ministėr i Bujqėsisė, ku nuk rezulton tė jetė caktuar ministėr Aziz Vrioni.
Duke kritikuar punėn e ministrave tė mėparshėm, gazeta “Populli”, shkroi se” “Ministri i Bujqėsisė Aziz pashė Vrioni dėrgon tė blihen kuaj nė Hungari pa marrė parasysh interesat e shtetit”.
Nė qershor 1914, mbasi kishte shpėrthyer kryengritja e Shqipėrisė sė Mesme, Aziz Vrioni evidentohet tė ketė qenė nė krye tė fuqisė qeveritare tė vullnetarėve tė Beratit, Lushnjės, Vlorės, Mallakastrės, tė cilėt u mobilizuan pėr tė shkuar nė Durrės qė ta ēlironin prej rrethimit tė “Ehli-Kijamit” (Popullit kryengritės), por sipas zhvillimeve tė mė vonshme duket se kjo fuqi nuk mundi tė kalojė Kavajėn dhe u kthye drejt Beratit. Sipas Elsie, atė kohė, gjendja politike ishte e rėndė edhe pėr oficerėt holandezė tė xhandarmėrisė nė viset e tjera tė Shqipėrisė; Verhulst-i u pėrpoq tė vinte nė Tiranė nga Elbasani, por u kap; edhe Reimers-i u zu rob nė Elbasan; De Iongh-u nė Fier shpresonte tė shfrytėzonte trupat e familjes Vlora dhe tė familjes Vrioni nė Berat, por Aziz pashė Vrioni preferonte t’i mbante njerėzit e vet pėr tė mbrojtur vendin nga grekėt . Nga kjo mė 11 qershor Lushnja u okupua lehtėsisht dhe rebelėt zgjeruan territoret e tyre deri nė lumin Devoll. Mė herėt, mė 2 qershor kishin rėnė nėn zaptimin e rebelėve kryengritės edhe Elbasani, Mokra, Qukėsi dhe Ēermenika, popullsia e tė cilėve, pa zbrazur asnjė armė kundėr u bashkua me fuqinė rebeluese duke u kthyer tashmė kundėr qeverisė sė Wied-it. Fuqia qeveritare e Aziz Vrionit, mė 17 qershor, e ndalur nė Lushnjėn e okupuar, duke vlerėsuar situatėn tė rrezikshme ngaqė Marka Gjoni e Preng Pasha pėsuan humbje deri nė shpartallim nė rajonin Ishėm-Shijak dhe Zogu dhjakonar priste “tė piqej mishi njėherė pastaj tė futej nė dasmė”, dezerton duke e lėnė Lushnjėn tė okupohet tėrėsisht prej trupave rebeluese. Vlen tė pėrmendet se nė kėtė rast Aziz Vrioni nuk u mbėshtet nga majori Besim Koka, komandant i pjesė tjetėr tė fuqisė vullnetare tė Mallakastrės e Vlorės. Edhe pse kryetari i rebelėve, Arif Karbunara, iu premtoi t’u linte tė lirė rrugėn tė hynin nė Lushnjė, kjo fuqi dėshtoi, Bektash Cakrani nuk lėvizi nga “istikami”, nė Manastirin e Ardenicės, pėr tė bėrė “yrysh” drejt Lushnjės, pėrjashtuar fuqinė e komanduar nga Hysni Toska qė luftoi heroikisht, madje la tė vrarė, ndėrmjet tyre edhe Riza e Godo Hekali, tė dy nipa tė Rrapo Hekalit.
Lidhur me kėtė ngjarje, Fejzi Alizoti ka pohuar se: “…u dėrguan tė mbledhin ushtri Aziz pashė Vrioni, Bektash Cakrani dhe Dervish Elbasani…Bektash Cakrani me Aziz pashėn formuan njė fuqi pėr tė shkuar nė Peqin dhe Kavajė…Aziz pasha nga shkaku i panikut dhe i ca gjėrave tė tjera qė s’mund t’i them dot, u shpėrnda ushtria dhe kėshtu Lushnja ra nė duart e kryengritėsve pa ndonjė kundėrshtim se nuk u zbraz asnjė pushkė”. Nė kėtė rast Aziz bej Vrioni u arrestua i akuzuar nga qeveria e Turhan pashė Pėrmetit, pėr lidhje nė konspiracion me rebelėt nė Lushnjė. Vlen tė pėrmendet se, kur kryengritja e rebelėve po rrezikonte ēdo gjė, Aziz pashė Vrioni “lypi internacionalin se ndryshe tha nuk i dilet”, kurse monsinjor Kaēorri iu kundėrvu intervencionit.
Referuar njoftimeve tė gazetės “Dielli”, Aziz pasha ėshtė nderuar nga mbretėresha Sofie, me njė vizitė kortezie.
Duhet sqaruar se fuqitė e huaja Mali i Zi, Serbia, xhonturqit, Franca, Italia, Greqia ishin tė interesuara tė kishte pėshtjellime nė Shqipėri, tė ndihmohen esadizmin dhe tė realizohej copėtimi i Shqipėrisė. Masat kryengritėse tė Shqipėrisė sė Mesme, njė turmė e fanatizuar pro islamike e pro sadiste, e panjohur me barbaritė qė u bėnin shqiptarėve grekėt e serbo-malazezėt, qorrazi u bindeshin njerėzve ambiciozė dhe me njė nivel tė ulėt politik e jo fort tė dhėnė pas interesit kombėtar, ishin hedhur nė njė luftė fanatike kundėr vendit tė tyre, dhe duke i shėrbyer pa e ditur tė huajit qė i kishte lėnė dhe do tė vijonte t’i linte nė mjerin.
Nė tė vėrtet kjo copė Shqipėrie e pashkelur nga pushtuesit, ishte e ndarė nė shumė copėza “qeverisjeje“. Kėshtu, sipas Kristo Frashėrit, kemi parcelizime sundonjėse: “nė Orosh tė Mirditės krejt pavarur qeveriste Prenk Bib Doda; nė Fier e Myzeqe sundonte “qeveria” e Aziz Pashė Vrionit; nė Elbasan vepronte Aqif Pasha, nė Lezhė e Shėngjin Dedė Coku e Vat Marashi; nė Shkodėr qeveriste njė detashment i ushtrive ndėrkombėtare nėn kryesinė e kolonelit anglez Filips; nė Himarė qeveriste agjenti grek Spiro Milo; nė Gjirokastėr qeveria e Jorgji Zografos; nė Mat Ahmet Matja dhe shumė grupe mercenarėsh qė vepronin pėrgjatė kufijve verilindorė si: Arif Hiqmeti, Jusuf Beu etj. Dhe ky ishte kulmi i mjerimit dhe i fatkeqėsisė kombėtare”.
Nė gusht 1914, rebelėt, nėn drejtimin e Haxhi Demirit dhe shehut tė Ēorushit, dogjėn pallatin e Aziz Vrionit nė Berat, mbasi dėbuan gratė nga shtėpitė dhe kishin plaēkitur ēdo gjė tė vlefshme.
Aziz Pashė Vrioni, shėrbeu si Ministėr i Punėve Botore, pas riardhjes nė pushtet tė Esadit, nė periudhėn (1914-1916). Nė kabinetin qeveritar, prej 6 postesh, tė kryesuar nga Esad Toptani, krijuar mė 5 tetor 1914, kanė qenė: Esad pashė Toptani-kryeministėr; Sali Toro-ministėr i Drejtėsisė; Shahin bej Dino ministėr i Punėve tė Brendshme; Nexhati Libohova (vrarė prej agjentėve tė Esadit, zėvendėsuar nga Haxhi Jusuf Banka mė 27 maj 1915)-ministėr i Financave; Aziz Vrioni-ministėr i Punėve Botore; Jusuf Dibra-ministėr i Luftės. Kjo qeveri pati jetė deri mė 27 janar 1916.
Aziz pashė Vrioni, sa shakaxhi qė ka qenė po aq ishte edhe i rreptė e ironik. Eqrem Vlora kujton se i tha njė ditė nė njė tubim, tė kushėririt, Abdi bej Toptanit tė mirė, i nxitur nga heshtja e tij enigmatike: “Thuaj diēka, folna ndonjė fjalė, o Diko, se po mė luan menē. Unė e di qė nuk ke asgjė nė kokė, por tė paktėn hiqe atė petkun e sfinksit, qė tė shohin edhe tė tjerėt cili je!” Natyrisht kjo qe vetėm njė nga ato vrazhdėsitė e zakonshme tė Azis pashės, tepėr inteligjent, ndonėse nevrik, por mbetet, megjithatė e vėrtetė qė nė Shqipėri (sikundėr nė krejt Lindjen) njė njeri i shtresave tė larta duhet tė dijė tė sillet dhe tė flasė, nėse dėshiron qė tė ketė ndonjė vlerė nė sytė e tė tjerėve. Vdiq nė Berat mė 1920, dhe u varros aty.

*Pjesė nga libri ne botim: “Qeveria e Pėrkohshme e Vlorės 4 dhjetor 1912-22 janar 1914″, jetėshkrimet e ministrave.