Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527

    Qeveria vendos krijimin e Komitetit të Diasporës

    Qeveria vendos krijimin e Komitetit të Diasporës


    TIRANË - Qeveria shqiptare miratoi të premten vendimin për krijimin e Komitetit të Diasporës. Kryeministri Sali Berisha duke komentuar këtë vendim tha se, ky është një detyrim i madh moral ndaj shqiptarëve në të katër anët e botës.

    "Fati na bëri që të kemi më shumë diasporë dhe në këtë aspekt i duhet kërkuar ndjesë shqiptarëve kudo që janë që nuk ka qenë e mundur që të kenë mbështetjen e merituar të Shqipërisë. Por, unë i garantoj se realizimi i saj është një përparësi madhore. Komiteti i Diasporës do të bëjë gjithçka për t`u gjendur afër shqiptarëve në të katër anët e planetit. Ky Komitet do të punojë për praktikat dhe skemat më të mira në mënyrë që të gjendemi më pranë tyre dhe më pranë njëri-tjetrit. Diaspora ka një rol historik në jetën dhe në betejat e shqiptarëve për liri e demokraci", -tha ai.

    Në mbledhjen e sotme të qeverisë, kryeministri i kërkoi ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Aldo Bumçi, që këtë vit të fillojë nga veprimtaria Liga Mbarëkombëtare e Futbollit.

    "Së bashku me ministrin e Sporteve të Kosovës duhet të uleni e të bëni projektin që të zhvillohet Liga Mbarëkombëtare. Kjo është rruga për të shpalosur të gjithë potencialin e talenteve në futboll, për të fuqizuar tregun e futbollit dhe për të nxjerrë një numër më të madh yjesh shqiptare të futbollit.

    Gjithashtu, bashkëpunimit kulturor me Kosovën do t'i shërbejë dhe krijimi i hapësirës unike të valëve transmetuese. "Hapësira unike shqiptare e valëve, me qëllim që mediat kosovare të kenë licencë për transmetime në Shqipëri. Njëkohësisht RTSH duhet t'u krijojë mundësinë e transmetimit dhe ato të shihen nga Konispoli deri në Vermosh.

    Gjithashtu, do të bisedohet dhe me qeverinë e Kosovës që dhe mediat tona të transmetohen në të gjithë territorin kosovar. Kështu do të homogjenizohet hapësira", - theksoi kryeministri Berisha, në mbledhjen e sotme të qeverisë.

    (er.nu/ata/BalkanWeb)
    Epiri është dhe do të mbetet gjithmonë shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

  2. #2
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527

    Për: Qeveria vendos krijimin e Komitetit të Diasporës

    Krijohet Komiteti i Diasporës


    Këshilli i Ministrave vendosi sot, krijimin e Komitetit të Diasporës. Duke prezantuar këtë vendim, Kryeministri Berisha tha krijimi i këtij Komiteti është “një detyrim i madh, moral”, ndaj shqiptarëve kudo që janë.

    “Komiteti i Diasporës – tha Kryeministri - do të bëjë çdo gjë, do të përpunojë praktikat e skemat më të mira në mënyrë që të gjendemi më pranë tyre, më pranë njëri-tjetrit.”

    Lidhur me këtë vendim, Kryeministri Berisha u shpreh:

    “Sot vendosim për krijimin e Komitetit të Diasporës. Ky Komitet është një detyrim i madh, moral, që u kemi shqiptarëve në të katër anët e botës. Fati na bëri që të kemi më shumë diaspore se shqiptarë në trojet shqiptare. Në këtë aspekt, u duhet kërkuar ndjesë shqiptarëve kudo që janë se nuk ka qenë e mundur të kenë mbështetjen e merituar të Shqipërisë, por i garantoj se realizimi i saj është përparësi madhore.

    Komiteti i Diasporës do të bëjë çdo gjë, për t’u gjendur afër shqiptarëve në të katër anët e planetit, nga Zelanda e Re, Alaska e Poli i Veriut. Dikush më bëri një mesazh, ku më thoshte: Ju përshëndes nga Poli i Veriut në Finlandë. Komiteti i Diasporës do të bëjë ço gjë, do të përpunojë praktikat e skemat më të mira në mënyrë që të gjendemi më pranë tyre, më pranë njëri-tjetrit.

    Diaspora ka një rol historik, të jashtëzakonshëm, në jetën dhe në betejat e shqiptarëve për liri e zhvillim. Të mos harrojmë se edhe Rilindja jonë, në tërësinë e saj, me ndonjë përjashtim, lindi jashtë trojeve shqiptare. Ky ishte fati ynë. Për të mos numëruar të gjithë aktet e avokatisë së jashtëzakonshme që i ka bërë kombit, diaspora shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që, ndonëse nuk është më e madhja dhe më e pasura, është absolutisht më zemërzjarrta për Shqipërinë e kombin shqiptar.”

    04/01/2013

    km.gov.al
    Epiri është dhe do të mbetet gjithmonë shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •