Shemsi Osmani | 05-01-2013

Ē’ėshtė nė tė vėrtetė historia orale (gojore)? Ajo ėshtė burim tė dhėnash qė i ka shėrbyer gjithėherė shkencės sė historisė por edhe shkencave tjera, dhe vetė njerėzimit duke ruajtur dhe transmetuar kujtimet, pėrvojat, traditat, zakonet dhe kulturat e popujve apo grupeve shoqėrore nė kohė dhe hapėsira tė ndryshme.

Ndėrsa historia orale (gojore) moderne me metodat dhe teknikat e perdorimit tė saj ka rolin e ruajtjes, regjistrimit, transkriptimit dhe interpretimit tė informacionit historik, bazuar nė pėrvojat dhe opinionet personale, tė ish-pjesmarrėsve nė ngjarje tė caktuara, kurse tani nė rolin e folėsve tė intervistuar. Ajo merr formėn e dėshmive qė dėshmojnė tė kaluarėn.

Por bėn edhe mbledhjen dhe ruajtjen e folklorit, miteve, dhe tregimeve qė barten gjatė viteve nga fjala e gojės. Metodologjia e historisė gojore ėshtė mėnyra mė origjinale e ruajtjes sė njohurive dhe tė tė kuptuarit e njerėzve tė vjetėr. Por nuk do tė thotė se pėrjashton edhe intervistimin e brezave tė rinj. Tė cilėt tani janė tė angazhuar nė fusha tė ndryshme, duke fituar dhe krijuar pėrvojė tė re, nė aktivitetet e pėrditėshme jetėsore si nė: aspektin e gjėrė social, procesin edukativo arsimor dhe zhvillimet teknologjiko - shkencore etj. Duke u bėrė kreatorė tė historisė sė tyre individuale, tė cilėn historia gojore moderne mėton ta regjistrojė dhe tė ruaj pėr gjeneratat e ardhshme tė shoqėrisė njerėzore.


Historia gojore moderne, audio-video regjistrimet

Ky novacion nė teknikat e metodologjisė sė historisė gojore, ka fillimin e vet me Allan Nevins nga Universiteti i Kolumbias SHBA. Nevins ishte i pari qė filloi njė pėrpjekje sistematike dhe tė disiplinuar nė kėtė fushė, ai themeloi Columbia Oral History Research Office (Zyrėn e Hulumtimeve tė Historisė Gojore Kolumbiase).

Qėllimi i misionit ishte regjistrimi, kopjimi, dhe ruajtja e intervistave tė historisė gojore. Nė vitin 1948 Nevins filloi duke regjistruar kujtimet e personaliteteve tė rėndėsishme nė jetėn amerikane. Ndėrsa nė Evropė nė kontrast me kėtė qasje ndaj "njerėzve tė mėdhenj", pionieri i historisė gojore nė Angli, George Evans, Ewart mblodhi kujtimet e jetės dhe tė punės nė fshatrat Suffolk, ku "tė mbijetuarit e vjetėr ishin libra qė ecnin". Kėto u botuan sė pari nė “Ask the Fellows’’ me titullin “Who Cut the Hay” 1956.


Fillet e themelimit tė shoqatave – shoqėrive tė historisė gojore moderne

Nė vitin 1967, historianėt amerikanė themeluan Shoqatėn e Historisė Gojore, (American Oral History Association) ndėrsa historianėt britanikė themeluan Shoqėrinė e Historisė Gojore nė vitin 1969. Po ashtu Shoqata e Historisė Gojore Australiane (OHAA) u formua nė vitin 1978 (Oral History Association of Australia) (OHAA). Por nė vitin 1979 njė grup i historianėve tė historisė gojore nga mbarė bota u mblodhėn nė Angli, tė cilėt shkėmbyen interesat e tyre tė pėrbashkėta. Kurse shumė mė vonė me 1996 u takuan nė mėnyrė formale nė Suedi, ku Shoqata Ndėrkombėtare e Historisė Gojore kishte botuar revistėn dygjuhėshe me titull: Words and Silences/Palabras y Silencios (Fjalėt dhe Heshtjet). Kohėve tė fundit historia gojore ka njė shtrirje tė gjėrė, fusha e historisė gojore ka zhvilluar format e saj tė veēanta.


Por a mund tė mbėshtetemi nė tė dhėnat e historisė gojore?

Qė nga periudhat mė tė hershme tė historisė njerėzore, para fillimit tė pėrdorimit tė shkrimit ose thėnė mė saktėsisht para pėrdorimit tė gjerė tė tij, nga shtresat e gjėra tė shoqėrisė njerėzore, informacioni pėr ngjarjet e sė kaluarės transmetohej, vetėm me anė tė tregimeve gojore.

Ndėrsa nė antikitet historiani grek, Herodoti 484 – 425 p.e.r bėnte kėtė renditje burimesh: Atė qė ju kanė thėnė, pastaj atė qė ju keni parė, ose atė qė ju keni lexuar si format mė tė besueshme tė dėshmive historike. Po ashtu qė nga shek. VII hadithet e profetit Muhamed a.s transmetoheshin nė mėnyrė gojore dhe shumė tė saktė nga shokėt e tij, te gjeneratat e reja. Pastaj u zhvillua shkenca e hadithit e cila njihet nga institucione relevante shkencore botėrore pėr metodologjinė dhe saktėsinė e lartė tė krahasimit dhe verifikimit tė burimeve. Studiuesi mė i madh i kėtyre burimeve nė shekullin e kaluar ishte shqiptari Muhamed Nasirudin Albani (1914 – 1999).


Cila ėshtė vlera e historisė gojore moderne?

Historia gojore mund tė jetė zėdhėnės i individėve dhe grupeve tė ndryshme shoqėrore qė mund tė jenė margjinalizuar nga historia "konvencionale" si: punėtorėt, gratė, pakicat etnike, apo shtresa tė tjera shoqėrore. Ajo mund tė sigurojė informacione tė reja, shpjegime alternative dhe njohuri tė ndryshme tė cilat mund tė pėrmbajnė vlera tė mėdha.

Historia gojore shpesh herė mbetet mėnyra e vetme pėr tė mėsuar rreth sė kaluarės, duke pyetur dikė qė di nė lidhje me ngjarje tė caktuara, me anė tė intervistimit tė planifikuar. Ndėrsa pėrparėsi tjetėr e historisė gojore ėshtė se, fjala e folur mund tė pėrcjellė ndjenjat dhe emocionet e menjėhershme dhe tė ketė ndikim mė tė madhė se fjala e shkruar. Historia gojore ėshtė njė formė shumė subjektive dhe personale e fakteve – por mu kjo ėshtė njė nga pėrparėsitė e saj tė mėdha.

Historiani italian i historisė gojore, Alessandro Portelli, mendon se burimet gojore na tregojnė: “jo vetėm atė qė njerėzit kanė bėrė, por atė qė ata dėshironin tė bėnin, ēfarė ata besonin se ishin duke bėrė dhe atė qė ata tani mendojnė se kan bėrė ... ” Dėshmitė e historisė gojore nuk gjenden, por zhvillohen, gjenerohen, duke intervistuar protagonistėt e ngjarjeve. Historianėt e historisė gojore bėjnė mė shumė se vetėm memorizimin e dokumentit, ata nxisin ndriēimin e tij me metodat dhe aplikimin e teknikave tė tyre. Nė thelb, historia gojore ėshtė krijimi – transmetimi, bashkėpunues i fakteve historike nė tregim. Historia gojore moderne tashmė ėshtė njė praktikė e aplikuar dhe e pranuar gjerėsisht si njė metodė kėrkimore, mjet pedagogjik, arkivė, bibliotekė dhe si mjet nė shėrbim tė shoqėrisė.

Megjithatė, si fushė posaēėrisht nė aspektin teorik tė saj mbetet ende e mbrapa, veēanėrisht nė vendet e pa zhvilluara dhe ato nė zhvillim. Duke pėrfėshirė kėtu edhe vendin tonė dhe vendet ish-komuniste tė cilat ende nuk kanė arritur zhvillimin e njė tradite tė pėrdorimit tė gjerė, dhe shfrytėzimit tė mjeteve tė teknologjisė informative nė metodat dhe teknikat hulumtuese shkencore. Pastaj mungon edhe aplikimi i praktikave mė tė mira (best practices). Por duke marrė nė konsideratė zhvillimin e teknologjisė digjitale informative bashkėkohore, ēdo ditė e mė shumė po hapen mundėsi dhe perspektiva tė reja pėr tė gjithė. Mirėpo sė bashku me to edhe sfida tė pėrshtatjes dhe hapėrimit me kėto zhvillime.

Zėri