Theodhoraq Ciko

Tregim

Pulat nuk kakarisin mė.

Atė ditė, babai i Kiēit u mor me kotecin e pulave , qė nė mėngjes deri nė darkė. Ē’do vit bėnin kotec dhe pesė pula tė ngordhura qė kishin, po pa strehė ngelnin .
- Sivjet ja u bėra me gurrė dhe baltė, qė tė rezistojė tė paktėn pesė gjashtė vjet.- u mbur Tasi
- Po pėr tė mbuluar more baba si i bėhet halli, me se do e mbulosh?- ja ktheu Kiēi i biri.
- Ke tė drejtė more bir, nuk kemi asgjė konkrete qė tė shėrbejė si mbulesė. Do detyrohemi tė vemi nė mal natėn , tė presim purteka tė njoma dhe njė tufė me fier dhe pulat do tė jenė pėr bukuri.
- Fieri ėshtė njėlloj si kashta e thekrės qė kishe mbuluar dy vjet mė parė, apo e harrove qė dogje tetė pula dhe njė kėndes. Ēibukun nuk e lėshon nga goja dhe nė gjumė
- Mirė more bir, ke tė drejtė, po kur tė ritesh do e kuptosh babanė tėnd, je i vogėl akoma dhe nuk e di se ēdo tė thotė tė mbash familjen me bukė.
Njė natė mė pare, Kiēi, qė po dėgjonte moralin sipas tij, nga i ati, rrėzė njė ferre nė rrugė, kishtė parė njė teneqe tė madhe. Pa e bėrė fjalėn tėrkuzė, u largua nga shtėpia duke e mbajtur mėndjen vetėm te ajo teneqe qė rinte aty buzė rrugės kushedi prej sa kohėsh. I foli dhe shokut tė tij tė ngushtė Raqit. Tė dy sa u er mire, u drejtuan pėr te vendi ku rinte shtrirė teneqeja. Afėr saj, ishte reparti ushtarak dhe njė postėbllok, qė pėrherė rinte njė ushtar roje. Ndoqėn me kujdes lėvizjet e rojes dhe nė njė moment qė hėna u fsheh nė re, rėmbyen teneqenė qė rinte aty si me porosi. Teneqeja ishte shumė e rėndė dhe mezi e shpunė deri nė shtėpi me disa shlodhje rrugės. E plasėn nė oborr dhe tė nesėrmen nė mėngjes morėn vesh. I ati, qė e zgjoi me natė, duke e tėrhequr pėr veshi drejtim teneqesė e duke i bėrtitur e lebetiti Kiēin.
- Ēfarė mė ke sjellė nė shtėpi more maskara? – Bėrtiste Tasi dhe veshin nuk ja lėshonte djalit.- Nuk tė thashė se do tė shkonim nė mal pėr purteka dhe jo qė tė mė sillje kėtu nė oborr udhėheqėsin e partisė. Po pse, more maskara, me tė do i mbuloj pulat unė.
Kiēi ngeli i habitur kur pa se me gjithė mend, pėrpara tij qėndronte ai , udheheqėsi,dora vetė; Enver Hoxha. Djali u pre i gjithi dhe nuk dinte se ē’xhuvap ti jepte tet. “Prandaj rinte aty ajo teneqe dhe nuk trazohej prej askujt. E kujt ja mbante qė tė kryente njė veprim tė tillė. Kushedi, ndonjė erė e fortė e kish rėzuar pėrmbys dhe i gjori djalė ku ta merte vesh qė ishte ai udhėheqėsi”. Guxoi e foli para tet;
-Po tani si i bėhet halli?
- Tani mere pėrsėri dhe ēoje atje ku e gjete, pa filluar qė ta kėrkojnė, sa mė shpejt qė tė jetė e mundur.
- Baba nuk ėshtė e mundur ajo gjė, pasi ne mezi e sollėm deri kėtu dhe nuk mund ta ēojmė pėrsėri, unė mendoj ta fshehim diku nė qilar dhe mos bėjmė zė .
- Mė fute belanė nė shtėpi more zuzar dhe tani do mė gjejė gjėma .Kujt i them dhe unė, ku di ti se ē’tė prźt pasi ta diktojnė qė ai ėshtė kėtu.
- Nuk do e diktojnė kurrėn e kurrės baba, i japim njė tė lyer me gėrqele dhe e vendosim me kokė poshtė aty te pulat. Sipėr vendosim gjėsend dhe e maskojmė pėr bukuri.
- Kaq kollaj tė duken gjėrat ty dhe sa shpejt e gjete njė mėnyrė. Ke mėsuar marifete, mė mėson dhe mua pa le. Mirė, ashtu do tė bėjmė, por kujdes, se i tregon kujt dhe shokut tėnd qė e solle mos i thuaj pėr kėtė .
E lyen me gėlqere dhe me kokė poshtė e vendosėn mbi kotecin e pulave. Sikur tė ishte prerė me porosi, e mbulonte kotecin tė gjithin. E mbuluan me lecka gjithllojesh dhe pėrsipėr me bar tė thatė. Dhe Tasit, sepse ju kujtua ajo thėnia e tij ;qė do tė hamė dhe bar dhe idealet nuk i tradhėtojmė. Pikėrisht, ishte koha pėr tė dhe tė birin, qė tė mos tregonin diku se pastaj i pinte e zeza. Pastaj, udhėheqėsi nuk do tė hante bar asnjėherė, fjala ishte gjithmonė pėr popullin.
- Ja lyeve mirė turinjtė? – pyeti Tasi tė birin.
- Pse, ke frikė se ndonjė pulė shkon dhe na spiunon.
- Tallu ti, por ēdo gjė bėn vaki kohėt e fundit.
Tasi, sa herė shkonte pėr tė marė vezėt, ulej poshtė dhe shihte mos i kish ikur gėrqelja nga surati udhėheqėsit. Pas njė jave, nė vendi ku morėn udhėheqėsin, Kiēi vuri re, se ishte vendosur njė portret i ri njėlloj si ai i pari. U ndje mė i qetė pas kėsaj.
Njė mėngjes, Kiēi, i shkoi pas tet aty te koteci qė pa gdhirė dhe po e dėgjonte kuvendimin e tij me pulat.
“ Ju kam vėnė roje tė madhin e vendit. Po tė doni kakarisni nė ja u mban, ai ja u le vezėn pa nxjerė nga by.. Bėni agjitacion dhe propogandė, thoni qė nuk kemi misėr dhe elb po ja u mban. Edhe ti qė kėndon pėrmėngjes, mos ma ngri atė lafshė kaq shumė se aty e ke ēekanin, dhe po ju porosis; mos i thoni pėr mua gjė, se pastaj do e kini pisk dhe prej meje. Tregohuni mirėnjohėse pėr atė mbulesė speciale qė u vura”. I biri dėgjonte tė atin dhe qeshte. Qė ai, ta merte vesh, u kollit dhe ja plasi gazit.
- Tfu… mė trembe more lanet mu duk sikur po mė pergjonin dhe mė pushoi zemra pėr pak.
- Baba, leri pulat se nuk i gjen gjė, as ty nuk tė gjen gjė, se portreti i ri u vu nė vendi ku e morėm.
- Ashtu more bir, pse nuk thua se gjysma e sė keqes iku. Duhet kujdes i madh bir, se ikėn pėr dhjamė qeni nė kėto kohė tė turbullta. Edhe nga jastėku duhet qė tė kesh frikė, po, po edhe nga gruaja jote.

Fund