Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 8 prej 8
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Besa001
    Anėtarėsuar
    18-09-2012
    Postime
    59
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Ardita Statovci - Pianiste

    Emri:  Ardita Statovci.jpg

Shikime: 562

Madhėsia:  58.7 KB

    Ardita Statovci ėshtė pianiste shqiptare. Lindi nė Prishtinė, Kosovė mė 2 mars 1982 si vajza mė e re e dy profesorėve tė Universitetit tė Prishtinės. Qė nga mosha tetė vjeēare ajo filloi tė vijojė mėsimet nė piano tek prof. Hadije Gjinali nė shkollėn e ulėt tė muzikės “Prenk Jakova” nė Prishtinė, duke kryer vitin e dytė dhe tė tretė nė njė vit shkollor – gjė qė e pėrsėriti edhe nė klasėn e shtatė dhe tė tetė tė shkollės fillore qė e ndoqi paralel me shkollėn e muzikės. Dy herė ėshtė shpėrblyer me Ēmimin “Talenti Kosovar”. Nė moshėn 13 vjeēare ajo u transferua nė klasėn e Lejla Haxhiu-Pula nė shkollėn e mesme tė muzikės “Prenk Jakova”. Nė moshėn 14 vjeēare ajo u paraqit nė koncertin e saj tė parė solistik, ndėrsa nė moshėn 15 vjeēare u pranua nė Akademinė e Arteve nė Prishtinė, Universiteti i Prishtinės dhe mė 12 Tetor 1997 ajo u paraqit nė koncertin e saj tė parė nė Austri nėn patronazhin e Shoqatės pėr Teatėr Muzikor nė Vjenė.

    Menjėherė pason pranimi i saj (pra nė moshen 15 vjeēe) nė Universitetin me renome botėrore „Mozarteum“ nė Salzburg tė Austrisė, ku nė vitin 2004 ajo diplomon nė klasėn koncertale te prof. Christoph Lieske. Gjatė studimeve tė saj muzikore kreu shkollėn e mesme kur ishte vetėm 16 vjeēare. Nė gusht tė vitit 1999 nė Wolfsegg, Austri, pėr njė periudhė mjaft tė shkurtė realizon pjesėn solo nė piano dhe udhėhoqi performimin e parė tė Baletit Come Una Danza tė Richard Adamas, tė kompozuar nga Kurt Rapf me rastin e 25 vjetorit Jubilar tė Seminarit tė Baletit tė Shoqatės pėr Teatėr Muzikor, duke shėnuar njė sukses senzacional, gjė qė e pėrsėritė nė Gusht tė vitit 2000 me Jįtékok nga G. Kurtįg dhe me 2001 me “Humoreske” nga Schumann (gjithashtu nė koreografi tė Adamas).

    Qė nga viti 1997 Shoqata pėr Teatėr Muzikor – Vjenė, njė numėr i anėtarėve dhe pėrkrahėsve tė kėsaj shoqate e kanė pėrkrahur Ardita Statovcin nė shkollimin e saj artistik nė Austri. Mė 2004 u shpėrblye me bursė nga “Internationale Stiftung Mozarteum”. Kreu masterkurse me Menahem Pressler, Peter Donohoe, Stefan Arnold, Cyprien Katsaris, Thomas Larcher, Dubravka Tomsic, Elisabeth Leonskaja, Norman Shetler, Riccardo Risaliti, Paul Badura-Skoda, Carmen Piazzini si dhe tė tjerė. Statovci ka bėrė TV dhe radio inēizime tė shumta.

    Koncertoi nė vende tė ndryshme (Kosovė, Austri, SHBA, Zvicėr, Itali, Maqedoni, Spanjė, Kroaci, Francė, Angli, Bosnjė,Hungari, Gjermani etj.), si soliste me orkestėr, me recitale pianistike si dhe me muzikė kamertale. Nė vitin 2005 ajo fitoi nė Yehudi Menuhin Live Music Now Salzburg. Nė vitin 2005 pėkrahet nga Rotary Club, Salzburg. Me 2006 fiton ēmimin “Bösendorfer Preis” [1] Mozarteum, Salzburg.

    Nė dhjetor tė vitit 2007, pėrfundon studimet e magjistraturės ne Universitetin MOZARTEUM nė Salzburg (Austri), ne klasėn e prof. Christoph LIESKE, me ē‘rast juria internacionale unanimisht i jep vlerėsimin maksimal.

    Nė prill tė vitit 2008 iu nda bursa “Fohnstipendium” (bursė e paraparė pėr artistė tejet tė talentuar nė Austri).

    Nė vitin 2008 doli CD-ja e saj (inēizim live nė Salzburg) me vepra nga Brahms-i, Beethoven-i dhe Dutilleux.

    Pėr arritjet e saj tė jashtėzakonshme si absolvente e Universitetit Mozarteum u shpėrblye me bursė njė vjecare (2008/09) nga Qeveria Federale Austriake pėr shkencė dhe hulumtim (BMWF), pėr te vijuar studimet posdiplomike nė Itali, nė Academinė Pianistike nė Imola tek Franco Scala dhe Boris Petrushansky.

    Nė vitin 2009 Ardita Statovci studioi me pianistin legjendar Menahem Pressler nė Indiana University nė Bloomington/SHBA.

    Poashtu nė 2009 ajo u shpėrblye nga Ministria Austriake Federale Pėr Arsim, Art dhe Kulturė me “Bursė shtetėrore” qė ėshtė njė bursė speciale pėr artistėt e rinj tė suksesshėm. . Ardita Statovci sė fundi ėshtė nominuar nga “Steinway & Sons” si Ariste e Re e Steinway-it.

    (burimi: wiipedia)

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Besa001
    Anėtarėsuar
    18-09-2012
    Postime
    59
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Pėr: Ardita Statovci - Pianiste

    Koncertet e Ardites jane te shumta ne vite, ndersa me poshte jane data dhe vendi i koncerteve te saj te mbajtura ne vitin 2012.

    11 Shkurt 2012
    Recital, 19:30
    Bach, Mozart, Schubert, Debussy
    Ainring/Deutschland

    25 Mars 2012
    Recital und Duo mit Vera Klug (Flöte)
    Dutilleux, Kurtįg, Milhaud
    Künstlerhaus, 18 Uhr
    Salzburg/Österreich

    08 Prill 2012
    Recital
    Bach, Liszt
    Convento dell‘Angelo/Leitung: Gustav Kuhn
    Lucca/Italien

    22 Prill 2012
    Klavierkonzert Schostakovich Nr.1 op.35
    Dirigent: Toshio Yanagisawa
    Kosovo Philharmonic Orchestra
    Red Hall
    Prishtina/Kosovo

    12 Maj 2012
    Solitär, 11 Uhr
    Aspekte Salzburg
    Salzburg/Österreich

    02 Qershor 2012
    Recital und Duo mit Vera Klug (Flöte)
    Dutilleux, Kurtįg, Ibert, Milhaud
    Künstlerhaus, 19:30 Uhr
    Salzburg/Österreich

    06 Qershor 2012
    Recital und Duo mit Vera Klug (Flöte)
    Dutilleux, Kurtįg, Ibert, Milhaud
    Künstlerhaus, 19:30 Uhr
    Salzburg/Österreich

    07 Qershor 2012
    Klavier, Saxophon, Kontrabass
    Mit Anja Kronreif und Brita Bürgschwendtner
    Künstlerhaus, 11 Uhr
    Salzburg/Österreich

    10 Qershor 2012
    Klavier, Saxophon, Kontrabass
    Mit Anja Kronreif und Brita Bürgschwendtner
    Kultur und Kongresshaus, 15 Uhr
    Knittelfeld, Österreich

    12 Korrik 2012
    Klavierabend
    (Benefizkonzert)
    Schloss Goldegg, 20 Uhr
    Österreich

    18 shtator 2012
    Klavierabend, 19:30 Uhr
    Bach, Liszt, Ravel, Schubert
    Ainring/Deutschland

    22 Shtator 2012
    Klavierabend, 19:30 Uhr
    Bach, Schubert, Debussy, Dutilleux
    Andorf/Österreich

    19 Tetor 2012
    Klavierabend, 20 Uhr
    Bach, Brahms, Beqiri, Liszt, Ravel
    Schönberg Saal/Schloss Traun
    Linz/Österreich

    25 Nentor 2012
    Recital 11:15 Uhr
    Stift Mattsee
    Mattsee/Österreich


    (burimo: arditastatovci.com)

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Besa001
    Anėtarėsuar
    18-09-2012
    Postime
    59
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Pėr: Ardita Statovci - Pianiste

    Abdurahim Ashiku: Me Ardita Statovcin - pianisten e madhe shqiptare0110, 2011
    Nuk kam pasur ndonjė rast deri tani pėr tė dhėnė koncert nė Shqipėri...

    Emri:  piantistja3.jpg

Shikime: 555

Madhėsia:  24.0 KB


    Kam biseduar nė jetėn time me shumė njerėz, por biseda me Ardita Statovcin ishte e jashtėzakonshme. Ishte njė ēast qė nuk do ta harroj kurrė. E bukur, nė moshėn e luleve tė jetės, (vetėm 29 vjeēe) me njė buzėqeshje prej nga kroi i pastėr i zėrit tė saj rridhte, si rrjedhin krojet nė natyrėn e virgjėr tė maleve shqiptare.Ajo qė mė befasoi tek Ardita Statovci ėshtė SHQIPJA e saj, Gjuha Shqipe nė njė pastėrti qė edhe studentėt e Gjuhė –letėrsisė, edhe akademikėt e Drejtshkrimit tė Gjuhės Letrare Shqipe, do ta kishin zili, do tė ulnin kokėn me respekt. Ardita Statovci vetėm katėrmbėdhjetė vjet ka qenė nė takim tė pėrditshėm me gjuhėn shqipe, vetėm nė moshėn fėminore, madje me gjuhėn shqipe nė dialektin e Kosovės, nė gegėrisht, kurse 15 vjet tė tjerė tė jetės i ka kaluar (dhe vazhdon ti kalojė) me gjuhėn gjermane, angleze, franceze, italiane... ku ka studiuar dhe jep koncertet e saj tė mrekullueshme. Nė bisedėn me tė, nė asnjė rast, nuk dėgjova tė pėrziejė asnjė fjalė gjermanisht ku ka kaluar pjesėn mė tė madhe tė jetės, dhe ku jeton edhe sot.
    Njė shembull ky qė tė bėn ta nderosh dhe respektosh mė tepėr se pėr duart e shpirtin e saj mbi tastierėn e pianos, pėr Gjuhėn Shqipe...

    Emri:  piantistja2.jpg

Shikime: 749

Madhėsia:  35.3 KB
    (Ardita dhe Autori i shkrimit)

    Me autorin e shkrimit

    Nė tej; biseda me Ardita Statovcin mė 4 gusht 2011 nė hollin e hotel ERALD nė Prishtinė. Dhe nė fund; njė biografi e jetės dhe krijimtarisė sė saj marrė nga klikimi nė Google me emrin Ardita Statovci, vlerėsime pėr artisten - publikuar nė shqip, anglisht, gjermanisht, nė gjuhėt qė lexuesi njeh.

    Abdurahim Ashiku: Mund tė prezantoheni?
    Ardita: Quhem Ardita Statovci. Jam nga Prishtina, pra nga Kosova. Kam lindur nė Prishtinė. Nė moshėn 15 vjeēare shkova nė Austri, pėrkatėsisht nė Salzburg, nė universitetin e njohur tė muzikės Mozarteum pėr tė studiuar. Kam mbaruar studimet atje. Edhe studimet e magjistraturės. Mė vonė kam studiuar edhe nė Universitetin e Indianės nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės tek pianisti i dėgjuar legjendar 87 vjeēar Menahem Pressler. Nė Itali kam studiuar nė Academinė Pianistike nė Imola tek Franco Scala dhe Boris Petrushansky. Dhe tani mbaj koncerte nė vende tė ndryshme tė Evropės, Amerikės e kėshtu me radhė.
    Mund ta kujtoni koncertin tuaj tė parė?
    Adrita: Po. Me kėtė rast do t’ju tregoja njė pėrjetim shumė tė bukur, ndoshta njė nga koncertet mė tė mėdha nė atė kohė kur isha fėmijė. Ky profesion kėrkon vazhdimisht paraqitje para publikut, kjo do tė thotė qė nuk ishte ashtu detyrimisht hera e parė qė paraqitesha para publikut. Fitova ēmimin “Talent i Kosovės” nė moshėn 8-9 vjeēe sa isha. Duhej kaluar njė garė, garė muzikore e kam fjalėn, konkurse siē i quani nė Shqipėri, pėrndryshe...

    Garė ėshtė fjalė shqipe kurse konkurs...
    Ardita: Epo bravo. Edhe unė dakordohem....pėrndryshe nuk ishte e lejuar qė fėmijėt kaq tė vegjėl tė merrnin pjesė. Nga shkolla e muzikės ishin fėmijė nėn moshė. Mėsuesja ime insistoi qė unė tė merrja pjesė. Me tė vėrtetė e fitova ēmimin “Talent i Kosovės”. Koncerti mbahej nė “Sallėn e Kuqe” e cila konsiderohej mė e mira. Salla ėshtė e madhe dhe nė sytė e mi si fėmijė mė dukej gjigante, mė dukej e pafundme. Ishte njė publik i tėrė qė mbushte sallėn. Ishte njė ndjenjė e papėrshkueshme. Mė kujtohet qė pata luajtur njė vals tė Shtrausit qė e njihja edhe nga filmat vizatimor me Tomin dhe Xherrin. Luajta edhe njė tokakina nga Kavalevski qė nė atė kohė ishte shumė e vėshtirė pėr duart e njoma tė njė fėmije. E tėra ishte njė mrekulli dhe ende, disi ende, e kam atė ndjenjėn e paraqitjes.

    Si u ndjetė me fitimin e ēmimit dhe si ndikoi ky nė tė ardhmen Tuaj?
    Ardita: Qė kur kam filluar pianon e deri sot ishte njė proces shumė i natyrshėm, u zhvillua nė njė nevojė tė pėrditshme, njė punė njėsoj sikur sportisti, pra me orė tė tėra pėr tė mbajtur, si tė themi hapin qoftė ky pėr koncertimin, pastaj pėr memorien sepse tė gjitha gjėrat interpretohen pėrmendėsh. Ēmimi ishte njė sadisfaksion, pranimi i punės tė njė fėmije tė vogėl atėbotė. Ishte fantastike qė mė jepej rasti tė paraqitesha nė njė sallė gjigante me gjithė ata njerėz. Dhe deri mė sot i gjithė procesi ka vazhduar shumė natyrshėm; me koncertet, me studimet.

    Ishit ulur nė piano. Si ishte...
    Ardita: Vaj halli ishte. Por kjo e tregon se njeriu kėrkon vullnet, disiplinė, mund edhe nė kushtet janė si janė. Ishte nė se nuk gaboj Blutmer qė edhe para dy viteve e kemi pas atė piano edhe pse atė korpusin rezonues e kishte ēarė pėr mesi. Kėto ishin kushtet e Kosovės qė nuk kishte nė fakt tė tjera. Por tani e ka njė mė tė mirė nė Sallėn e Kuqe.

    Kur ikėt nga Kosova?
    Nė vitin 1997.

    Dhe u vendosėt ku?
    Ardita: Nė Salzsburg, nė vendlindjen e Moxartit.
    Moxarti i madh qė vdiq nė varfėri tė plotė, u varros nė njė varr masiv nga bashkia, siē e tregon edhe filmi pėr jetėn e tij tė shkurtėr...
    Ashtu ėshtė.

    Unė e kam parė filmin, e kam librin mbi jetėshkrimin e Moxartit, kam ndjekur nė vitet ‘60’tė operat qė janė dhėnė nė teatrin e Operas dhe Baletit nė Tiranė, operat mė me zė nė botė, nuk kam lėnė shfaqje pa parė. Megjithėse nuk mund tė them se kam vesh tė hollė muzike, pėrsėri i kam ndjekė atėherė dhe, edhe sot, i ndjek vazhdimisht nė filmat biografikė pėr kompozitorėt e mėdhenj. Kam njė numėr tė konsiderueshėm CD tė cilat i pėrdor nė ēaste qetėsimi shpirtėror.

    Ardita: Bravo, shumė mirė....

    Mė fal se fluturova pak nė vitet e rinisė time, pesėdhjetė vjet tė shkuara. Atėherė vazhdojmė me udhėtimin tuaj nė Salzburg. Si iu duk Salzburgu njė vajze tė re kosovare?

    Ardita: Kur shkova nė Salzburg isha vetėm 15 vjeēe. Shkova drejt nė njė nga universitetet mė me famė botėrore, „Mozarteum“ nė Salzburg tė Austrisė. Aty gravitojnė njerėz nga tė gjithė kontinentet. Ishin njė numėr shumė i madh kolegesh nga e gjithė bota. Nė klasėn e profesorit tim ishin nga Japonia, Korea Jugore dhe Kina. Ata janė njerėz me disiplinė tė hatashme. Ata janė mėsuar qė fėmijė tė punojnė jashtėzakonisht shumė. Dhe ata duan tė kenė jo arritje tė shkėlqyeshme por tė shkėlqyeshme- tė shkėlqyeshme tė themi kėshtu, tė shkallės sė lartė, tė jashtėzakonshme, kėshtu qė automatikisht vihesha nė konkurrencė me njė botė tė tillė. Nuk ishin vetėm aziatėt qė ishin nė atė universitet. Kishte edhe nga Afrika e Jugut, nga Australia pėr tė mos folur pėr vendet e tjera tė Evropės, Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, tė Amerikės Latine etj. Ishte njė sfidė kur vije nga njė vend qė nuk kishte mundėsinė e shkollave tė zhvilluara, shkollėn e zhvilluar pianistike siē ėshtė shkolla ruse, shkolla gjermane apo franceze. Ishte shumė sfiduese pėrkundėr punės nė kėtė fushė ku nevojitet shumė edhe tradita e mbledhur me kohė. Pėrderisa austriakėt, gjermanėt po themi e kanė Bahun, babanė e muzikės qė kishte lindur nė vitin 1685 qė do tė thotė se po flasim pėr shekullin e 17-tė, ne si Kosovė nė shekullin 21 luftojmė pėr lirinė e censurės. Ishte shumė sfiduese, por e kisha si qėllim parėsor, qė e kam edhe sot dhe qė kjo ishte ajo qė mė mbante tė vazhdoj edhe mė tutje.

    Patėt vėshtirėsi qė ti kaloni gjithė kėto aziatė...?
    Ardita : Nuk ishte e lehtė, kjo kur vjen nga mentaliteti shqiptar qė e kemi njė edukatė bujare dhe zemėrgjerė. Unė qė nė familje dhe vetė jam mėsuar tė kem kujdes edhe pėr tė tjerėt, larg egoizmit qė patjetėr tė jem e para dhe tė kem pianon mė tė mirė pėr tė studiuar. Nė kėtė aspekt nuk ishte e lehtė pėr mua. Pėrderisa kolegia koreane, nė rrafshin shoqėror mund tė jetė shumė e dashur, kur vjen puna nė se tė dyja ndodheshim nė tė njėjtin autobus pėr tė shkuar deri tek portieri i universitetit pėr tė marrė ēelėsin pėr tu ushtruar nė piano, ajo do tė vraponte nga autobusi deri tek portieri pėr tė marrė pianon mė tė mirė. Kjo pėr mua ishte e pakonceptueshme, Ne ishim mėsuar si shqiptarė tė kemi kujdes ti ndihmojmė tė tjerėt e kėshtu me radhė. Kjo ishte njė vėshtirėsi si ta them censure nė se shikohet nė rrafshin social. Me kohė i mėsova edhe kėto.

    Mėsove tė vraposh?
    Ardita: Jo nuk u mėsova tė vrapoj, mėsova tė zgjohesha edhe mė herėt nga se duhej, pėr tė pasur rastin.

    Vetė kompozoni?J
    Ardita: Jo detyrimisht. Para se tė interpretosh vepra muzikoee duhet ti kesh analizuar gjerė nė aspektin e harmonisė, tė analizės muzikore, nė aspektin politiko-shoqėror qė lidhet me vitin e kompozimit dhe pse ėshtė kompozuar. Ėshtė e njohur etida revolucionare e Shopenit. Kur u kompozua kjo po ndodhte kryengritja e Varshavės. Ai ishte i sėmurė dhe nuk mund tė merrte pjesė nė Kryengritje. Ajo ēfarė bėri, ajo ēfarė ai mund tė bėnte pėr ta pėrkrahur kėtė kryengritje, ishte kompozimi i etidės revolucionare tė dymbėdhjetės qė ėshtė njė ndėr pjesėt mė tė popullarizuara nė fushėn e muzikės. Mua mė ėshtė dashur tė jap provimet e kompozimit me kompozitorė shumė tė njohur. Nė Salzburg kam mėsuar bazat e kompozimit por unė jam interprete, unė merrem me kompozimet e bėra.

    Mbas shkollės cilėt ishin hapat tuaj nė botės e muzikės?
    Ardita: Krahas studimeve, magjistraturės e kėshtu me radhė, koncerteve, koncertualet qė ėshtė qėllimi qenėsor i pianistes ose studentit qė studion piano, tėrė kohės kisha mbajtur edhe koncerte. Pasi pėrfundova nė Salzburg edhe magjistraturėn koncertet u intensifikuan dhe paraqitjet koncertale nėpėr vende tė ndryshme tė botės. Mė rastisi fati i mirė qė tė punoja me pianistin legjendar 87 vjeēar Menahem Pressler nė Indiana University nė Bloomington nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, me njė masterplan tė shkurtėr nė Vermond tė SHBA dhe kėshtu nė vijim tė shkoja nė Universitetin e Indianės ku punova intensivisht duke krijuar njė pėrvojė tė mrekullueshme. Pressler ėshtė njė pianist qė pėrkundėr namit qė ka, punon natė e ditė. Pėrveē qė udhėton aq shumė ende punon dhe ushtron gjithė kohės.
    Pas Amerikės kam qenė nė Itali ku vazhdoj tė shkoj herė pas here nė Parkun e Akademisė sė njohur Pianistike nė Imola, njė ambient i mrekullueshėm qė tregon se si mund ta ruajmė edhe trashėgiminė kulturore. I gjithė aktiviteti pianistik zhvillohet nė njė kala tė qytetit qė nga jashtė tė duket vetėm si monument ku mund tė shkojnė turistėt. Ėshtė njė derėz e vogėl me njė zile dhe brenda dhomat me piano. Pėr mua ėshtė me tė vėrtetė shumė e veēantė.

    Nė ēfarė skenash keni luajtur?
    Ardita: Nė shtete tė ndryshme; nė Gjermani, Austri, Francė, Maqedoni, Spanjė, Itali, Kosovė, Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe shumė e shumė vende tė tjerė.

    Nė cilėn skenė keni ndjerė krenarinė e tė qenit kosovare?
    Ardita: Gjithkund. Nė biografinė time kudo kam thėnė se quhem Ardita Statovci, lindur nė Kosovė, nė Prishtinė, jam shqiptare...

    Ndonjė emocion tė veēantė nė shfaqjet tuaja ku kanė marrė pjesė edhe shqiptarė, emocion qė ka lindur nga prania e tyre?Ardita: Koncerti si i tillė ėshtė njė emocion nė vetvete. Nuk mund ta dish pėrpara se ēfarė do tė ndodhė. Varet edhe nga disponimi momental i publikut nė qoftė se e shikon nė rrafshin e psikologjisė sė muzikės qė nga disponimi momental i publikut se si e percepton ēfarė po dėgjon nga interpreti dhe varet thjesht edhe nga momenti. Kjo ėshtė edhe bukuria e muzikės sė gjallė. Njė CD kurrė nuk mund ta arrijė atė efekt qė ka muzika e gjallė, pra CD ėshtė ai moment qė ėshtė dhėnė njė herė dhe kėtė mund ta dėgjosh edhe njėzet herė. Interpreti nė skenė, edhe nė se luan tė njėjtėn vepėr, dhe nė se e luan shtatėmbėdhjetė herė ajo do tė jetė shtatėmbėdhjetė herė ndryshe. Kurrė nuk ka mundėsi tė pėrsėritet i njėjti interpretim, me ato emocione nė tė njėjtėn mėnyrė. Secili koncert ka njė veēanti.
    Unė gėzohem natyrisht kur ka shqiptarė qė u interesojnė kėto lloj koncertesh, marrin pjesė dhe emocionohen edhe ata, emocionohem edhe unė. Janė momente tė bukura.

    Dėshironi tė luani nė Athinė?
    Ardita: Greqia ėshtė njė vend ku ende nuk kam pasur koncert. Por nė se mė lejohet tė them edhe Shqipėria...


    Edhe nė Shqipėri nuk keni luajtur?
    Ardita: Po, nuk kam luajtur. Nuk kam pasur ndonjė rast deri tani pėr tė dhėnė koncert nė Shqipėri.
    Unė desha qė njė ditė tė ishe nė Athinė nė njė sallė tė madhe ku tė kishte edhe shumė shqiptarė emigrantė...kurse ju nuk paskeni shkuar ende nė Shqipėri, nuk paskeni marrė njė ftesė nga Shqipėria...
    Kėshtu ėshtė. Nė Maqedoni, nė Shkup kam mbajtur koncert ku ka pas shumė shqiptarė, nė Kosovė kuptohet kurse nė Shqipėri nuk mė ėshtė dhėnė rasti ende akoma. Edhe nė Itali ku ka shqiptarė kam dhėnė po nė Shqipėri, nė shtetin Amė!? Ėshtė me tė vėrtetė njė mundėsi e bukur...
    Njė ėndėrr...
    Qesh me shpirt...
    Megjithatė unė do tė dėshiroja tė ishe edhe nė Athinė, t’ju dėgjoja nė njė intervistė nė televizionet greke, gjė qė e kanė bėrė dhe e bėjnė me respekt pėr artistėt shqiptarė, tė takoheshit me instrumentistė “violinė e parė” shqiptarė qė kanė mbushur deri nė 65 pėr qind orkestrat simfonike tė Athinės dhe Selanikut.
    Ardita: Po. Kam dėgjuar qė orkestrat simfonike greke kanė nė gjirin e vet 65 pėr qind shqiptarė. E di.
    Kam dėgjuar dhe mė pas kam intervistuar nė Irodhion e lashtė Vaso Tolen nė ditėn kur u dha Opera “Eumenidet”, operė qė fitoi ēmimin e parė nė konkursin mbarėbotėror pėr hapjen e lojrave olimpike Athina-200, operė ku kėngėtarė tė mėdhenj nga tė pestė kontinentet kėndonin shqip. Kam dėgjuar dhe mė pas kam intervistuar tre instrumentistė shqiptarė tė orkestrės sė Selanikut qė luanin nė teatrin e madh antik nė shkėminjtė e Akropolit, nė Irodhio, instrumentistė qė ishin “violinė e parė” e orkestrės. Nė Athinė ka shumė instrumentistė, balerinė shqiptarė qė kanė kapur qiejt e interpretimit.
    Po kam dėgjuar shumė pėr ta dhe dėshira ime ėshtė qė njė ditė tė luaj bashkė me ta.

    Jeta juaj familjare si lidhet? Nėna, njė profesoreshė e nderuar qė unė pata kėnaqėsinė ta dėgjoj nė Seminarin e 7-tė Mbarėkombėtar pėr Gjuhėn Shqipe nė Diasporė” nė njė leksion brilant pėr veshjen popullore shqiptare...
    Ardita: Do t’ju tregoj por pa modesti edhe pėr faktin se jeni nė Athinė. Vij nga njė familje shkencėtarėsh. Jemi tri vajza. Unė jam mė e vogla. Babai im ishte personalitet publik shqiptar Profesor Doktor Ejup Statovci, rektor i Universitetit tė Prishtinės. Pikėrisht gjatė atyre viteve kur punonim nė ato shtėpitė shkolla 1991-1997. Ai tani ka vdekur...

    T’ju ketė lėnė jetė, tė jeni krenarė pėr tė...
    Ardita: Faleminderit! Nėna ime, siē e patė edhe nė ligjėratėn sot, Profesor Doktor Drita Halimi-Statovci ėshtė etnologe. Etnologjinė e kemi traditė nė familje. Gjyshi, Kadri Halimi, ishte etnologu i parė shqiptar nė Kosovė. Nėna merret me kėtė profesion. Ėshtė edhe njė kushėrirė e familjes Halimi qė vazhdon me kėtė profesion. Kemi bėrė kėshtu njė traditė tė etnologjisė nė familje. Dy motrat e mija, njėra ėshtė ekonomiste kurse tjetra ėshtė inxhiniere e informatikės, kurse unė jam pianiste. Ky ėshtė formacioni i familjes.

    Ata kanė ndonjė dell muzikor?
    Ardita: Jo, jo. Janė admirues tė mėdhenj tė muzikės. Tė gjithė luajnė, ose kanė luajtur, pėrfshirė edhe babanė, pianon, ai madje ka luajt edhe violinėn. Nėna ime dhe dy motrat kanė mėsuar pianon nė shkollėn e muzikės dhe kjo u bė e nėnkuptueshme edhe pėr mua qė tė shkoja nė shkollėn e muzikės. Ata janė adhurues tė mėdhenj tė muzikės edhe pse mbahen modestė, janė njohės shumė tė mirė tė muzikės.

    Jeni vajza mė e vogėl me dy motra mė tė mėdha. Jeni teze?
    Ardita: Po. Tė dyja nga motrat e kanė nga njė djalė. Kjo do tė thotė se kam nga dy nipa.

    Po vetė si je?
    Shumė mirė. (Qesh me shpirt)
    Faleminderit shumė. Ishte njė kėnaqėsi e madhe pėr mua. Besoj se do tė jetė kėnaqėsi dhe mburrje edhe pėr lexuesin emigrant nė Greqi qė kanė njė artiste tė madhe si Ju.
    Ju faleminderit edhe ju.

    (burimi: gazetakritika.net)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Besa001 : 04-01-2013 mė 05:58 Arsyeja: korrigjim

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Besa001
    Anėtarėsuar
    18-09-2012
    Postime
    59
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Pėr: Ardita Statovci - Pianiste

    Shtypi austriak ka vlerėsuar lart koncertin e pianistes sė re nga Kosova, Ardita Statovci.
    Kritikėt nga gazeta tė njohura austriake, kanė vlerėsuar lartė performancėn e pianistes Ardita Statovci, e cila ka ekzekutuar nė Schloss Traun. Balduin Sulzer nga gazeta “Kronenzeitung” e ka cilėsuar recitalin si shumė tė kėndshėm “Nė skenė njė pianiste e re nga Prishtina, Ardita Statovci, e cila nė pjesėt poetike tė programit nga Schuberti dhe Brahmsi tė priste me njė formim tingulli tė butė tė e tė diferencuar”. Statovci ka interpretuar me njė “tingėllimė telash” eksplozive, tė fuqishme e tė kthjellėt tė njė cilėsie super-elitare, pjesė tė shkėputura nga Chopinit e veēanėrisht Sonatėn e Bartokut tė vitit 1926.

    Kritikėt gjithashtu kanė vėrejtur se diku nė mes tė kėtyre veprave u dėgjua njė lojė e kristaltė margaritarėsh tė Sonatės sė Moxartit.

    Ndėrkaq vlerėsime tė tjera pozitive kanė ardhur nga Christina Gruber e “Neues Volksblatt”, e cila ka nėnvizuar “ Institucioni kulturor i Traunit, Vest, ia ka dalė qė ta ftojė njė pianiste tė re nga Prishtina pėr njė mbrėmje nė Schloss.

    Ia vlen qė tė udhėtosh pėr tė shkuar nė Traun apo edhe kudo tjetėr, pėr tė dėgjuar Ardita Statovcin, e gjate dhe elegante ashtu siē u paraqit nė skenė”.

    Gruber ka vlerėsuar veēanėrisht kapjen e fuqishme tė njė morie tingujsh tė dendur, siē gjenden tek Sonata e Bartokut .

    “Kur ajo pastaj pėr Bis e bėri tė rrėshqiste si margaritar njė pjesė bravuroze nga György Kurtag, ishte e qartė: emri Statovci duhet tė mbahet mend” ka pėrfunduar Gruber.

    (botaSot: 2010)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Besa001 : 04-01-2013 mė 05:46

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    6,409
    Faleminderit
    234
    313 falenderime nė 292 postime

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    6,409
    Faleminderit
    234
    313 falenderime nė 292 postime

    Pėr: Ardita Statovci - Pianiste


  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    6,409
    Faleminderit
    234
    313 falenderime nė 292 postime

    Pėr: Ardita Statovci - Pianiste

    Duart e Arta te ARDITES !

    2015 - "Telegrafi"

    https://telegrafi.com/duart-e-arta-te-ardites/

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    6,409
    Faleminderit
    234
    313 falenderime nė 292 postime

    Pėr: Ardita Statovci - Pianiste


Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •