Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Kur njerėzit zbuluan djathin

    Historia

    Hannah Briggs, BBC

    Shkencėtarėt mund tė jenė pranė zbulimit tė origjinės sė prodhimit tė djathit, pas gjetjes sė provave tė reja mbi kėtė aktivitet mijėvjeēar. Por ēfarė shijeje mund tė ketė pasur djathi neolitik? Nė tė vėrtetė askush nuk e di se kur njerėzimi filloi pėr herė tė parė tė prodhojė djathė duke pėrdorur qumėsht, megjithėse ėshtė e kuptueshme se djathi mund tė jetė shpikur si njė formė konservimi kalorish pėr tė mos lejuar qumėshtin tė prishej dhe tė shkonte dėm. Por sė fundmi, 34 enė me vrima qė mund tė jenė pėrdorur pėr kullimin e qumėshtit tė thartuar, me moshė mbi 7500-vjeēare, u zbuluan nė Poloni.

    Ėshtė njė provė e qartė se prodhimi i djathit nė Europė ka ekzistuar tė paktėn nga koha neolitike dhe zbulimet u publikuan nė gazetėn shkencore “Nature”.

    “Ne analizuam disa fragmente tė poēeve nga rajoni i Kujavias nė Poloni, tė cilat kishin vrima tė vogla tė ngjashme me enėt qė vijojnė edhe kėsaj dite tė pėrdoren pėr prodhimin e qumėshtit”. thotė Melanie Salque nga departamenti i kimisė nė Universitetin e Bristolit. Sipas saj, ka shumė gjasa qė kėto enė tė jenė pikėrisht pėr prodhimin e djathit, pavarėsisht se mund tė jenė pėrdorur edhe si kapakė pėr prodhim birre apo pėr gatime tė tjera. Pėr mė tepėr, duke analizuar mbetjet nė fund tė poēes, u zbuluan gjurmė qumėshti, gjė qė vėrteton hipotezėn e parė.

    Por shkencėtarėt sėrish shtrojnė pyetjen se si mund tė ketė qenė shija e njė djathi tė prodhuar nė enė tė tilla. A ėshtė e mundur qė njerėzit prehistorikė kanė prodhuar djathė edhe 7500 vjet mė parė?

    “Lėnda e parė pėr prodhimin e djathit ėshtė qumėshti dhe vetėm kafshėt e zbutura pėr pėrdorim familjar mund tė milen. Kėshtu, ka pak gjasa qė prodhimi i djathit tė ketė filluar mė herėt se kaq”, thotė Salque.

    Shembuj tė tjerė tė enėve tė pėrdorura pėr rrjedhjen e ujit tė djathit, janė zbuluar nė Lindjen e Afėrt dhe kanė qenė 8 mijė vjet tė vjetra, por nuk ka prova qė tė sugjerojnė se ato qenė pėrdorur pikėrisht pėr kėtė qėllim.

    Prova e vetme e shkruar mbi prodhimin e djathit nė histori vjen nga 5 mijė vjet mė parė, pra shumė mė vonė sesa provat e reja tė zbuluara nė periudhėn arkeologjike.

    “Pyetja ėshtė se sa kohė iu desh njerėzve tė zbulojnė teknologjinė e transformimit tė qumėshtit nė njė produkt tė fermentuar dhe nė fund, nė djathė. Kjo ėshtė vėshtirė tė zbulohet”, thotė dr. Peter Bogucki nga Universiteti Princeton.

    “Por ajo qė mund tė themi ėshtė se kjo qe njė shpikje e madhe e periudhės neolitike, pasi krijoi njė produkt tė magazinueshėm nga njė lėndė shumė e rrezikuar nga prishja si qumėshti. Kjo gjė duhet tė ketė ndodhur pak mijėvjeēarė pas zbutjes sė parė tė kafshėve si gjedhi, delet dhe dhitė”.

    Popullata nė atė kohė e kishte shumė tė nevojshme njė shpikje qė do t’i lejonte tė ruanin sasi tė mėdha qumėshti pėr konsum gjatė muajve tė dimrit apo pėr ta pasur mė tė lehtė transportin, besojnė shkencėtarėt. Ata besojnė gjithashtu se njerėzit nė atė kohė nuk kishin tolerancė ndaj laktozės.

    “Pėrpunimi i qumėshtit nė djathė pakėson sasinė e laktozės. Studime gjenetike kanė treguar se organizmi i njeriut nė atė kohė nuk kishte tolerancė ndaj laktozės”, shpjegon Salque. Nė kėtė mėnyrė, prodhimi i djathit i lejonte ata tė konsumonin bulmet pa efekte negative shėndetėsore. Prodhimi i djathit tregon gjithashtu se njerėzimi nuk ėshtė se thjesht po vriste kafshėt pėr konsum, por po i mbarėshtonte ata pėr qumėsht. Prodhimi i djathit besohet se qe njė mėnyrė shumė mė ekonomike e bujqėsisė nė kohėn neolitike, pasi kafshėt u zbutėn pėr herė tė parė nė Lindjen e Mesme.

    “Ti mund tė marrėsh qumėsht, por nuk mund ta magazinosh atė pra ėshtė njė shpikje shumė e rėndėsishme tė vendoset nė raft vlera ushqimore e qumėshtit duke e bėrė atė djathė”, thotė Andrew Dalby, njė historian qė ka shkruar njė libėr tė posaēėm pėr djathin. Zbulimi i djathit mund tė ketė qenė edhe aksident, pasi njerėzit filluan tė magazinonin qumėsht nė stomakė kafshėsh pėr transportim.

    “Vendosja e kripės nė djathė mund tė jetė shfaqur bashkė me vetė djathin… ndoshta nė mėnyrė tė pandėrgjegjshme pėr shkak se ti ke nevojė pėr renet [njė kompleks enzimash] pėr tė mpiksur djathin”, thotė Dalby. Pėr shpikjen e djathit duhet tė ketė pasur nxitje tė madhe, veēanėrisht nė Azinė e Afėrt, ku temperaturat e larta e bėjnė tė shkurtėr jetesėn e qumėshtit.

    Studime mbi kockat e kafshėve tė gjetura nė vende arkeologjike, tregojnė se gjedhi ka qenė kafsha mė e pėrdorur qė nė kohėt e vjetra. Kjo tė krijon idenė se djathi nga qumėshti i lopės mund tė jetė shfaqur nė fillim.

    Sot bota ka me mijėra lloje tė ndryshme djathi nė tė gjitha kontinentet.


    Historia e djathit

    Parmixhani e ka origjinėn nė shekullin e 13 dhe ėshtė pėrmendur te Dekameroni i Xhovani Bokaēios ku ai pėrshkruan “njė mal tė prodhuar nga djathi parmixhan”. Parmixhani u bė popullor nė Britani nė shekullin e gjashtėmbėdhjetė kur Papa Juli i Dytė i ofroi Mbretit Henry VIII si dhuratė njėqind rrota me parmixhan.

    Brie qe djathi i monarkėve nė Francė gjatė shekullit tė 14. Njė autor anonim shkroi nė ditarin e tij se ashpėrsia e luftės mund tė matet me sasinė e djathit brie qė arrinte nė Paris.

    Ēeshairi ėshtė pothuajse djathi mė i vjetėr i Britanisė, njihet si i prodhuar sė paku nga shekulli i 12-tė. Variacionet e djathit nisėn pikėrisht nė kėtė periudhė.


    Origjina e bujqėsisė

    Bujqėsia shpesh konsiderohet si njė nga ndryshimet mė tė mėdha nė historinė njerėzore, si pika kur njerėzit filluan tė prodhojnė ushqim nė vend qė thjesht tė mblidhnin ēfarė bėnte natyra e tė vrisnin kafshėt e egra.

    Bujqėsia mendohet se ėshtė shfaqur nė Siri dhe Irak mes viteve 11 mijė dhe 9 mijė para Krishtit.

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Albo pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •