Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Censusi, Bektashijte: 30% e besimtareve tane nuk u pyeten fare ne census

    Fetė kundėr Censusit, bektashinjtė: Nuk u pyetėm

    Komunitetet fetare kundėrshtojnė tė dhėnat e censusit nė lidhje me pėrkatėsinė fetare tė popullatės. Nė reagimet e tyre, pėrfaqėsuesit e myslimanėve, ortodoksėve dhe bektashinjve kanė shprehur tė gjithė tė njėjtin qėndrim. Arsyeja kryesore pse ata kundėrshtojnė shifrat e fundit ėshtė, sipas tyre, lėnia jashtė anketimit tė njė pjesė tė madhe tė besimtarėve. Dy ditė mė parė, Instituti i Statistikės publikoi tė dhėnat pėrfundimtare tė regjistrimit tė popullsisė. Sipas tyre, 56.7% e popullsisė i pėrket besimit mysliman, 10.03 besimit katolik, 6.75% fesė ortodokse dhe 2.9% atij bektashian. Fill pas raportit, qėndrimi i pėrfaqėsuesve tė besimeve fetare nuk ka qenė aspak pajtues me rezultatet.

    Ortodoksėt
    Mė tė ashpėr nė qėndrimin e tyre kanė qenė ortodoksėt. Sipas peshkopit Andoni, pėrfaqėsues i Kishės Ortodokse, rreth 50% e besimtarėve nuk janė pyetur fare nga anketuesit e censusit. “Kjo ėshtė vetėm njė nga arsyet pse ne i quajmė joreale tė gjitha kėto shifra. Po kėshtu, pyetjet pėr fenė nė census kanė qenė diktuese. Mėnyra sesi ato janė hartuar, ka bėrė qė njė pjesė e ortodoksėve tė refuzojnė tė pėrgjigjen”, tha peshkopi Andoni. Ai theksoi se Kisha Ortodokse nuk do tė pranojė se vetėm 6.75% e popullsisė i pėrket kėsaj feje. Kryepeshkopata pritet tė dalė nė njė reagim publik nė lidhje me kėto tė dhėna. “Pėr kėtė do tė kemi edhe njė reagim zyrtar. Statistikat qė ne disponojnė janė kryekėput tė ndryshme nga ato qė janė paraqitur. Nuk mund tė ketė asnjė argument pėr kėtė tkurrje tė besimtarėve tanė. Censusi ėshtė i pasaktė. Kjo shifėr ėshtė befasuese”, u shpreh peshkop Andoni.

    Myslimanėt
    Komuniteti mysliman, ndonėse nuk i pranon tė dhėnat e censusit, i quan ato aspak shqetėsuese pėr besimtarėt. “Ne si Komunitet Mysliman i Shqipėrisė nuk kemi bėrė dhe s’kemi pse tė bėjmė pėrpjekje qė ta tregojmė sa mė tė lartė numrin e myslimanėve dhe mendojmė se futja nė njė garė shifrash mes besimeve fetare apo pakicave etike e kulturore nuk do t’i shėrbejė askujt, dhe nė njė garė tė tillė me fryrje e shfryrje shifrash artificialisht, askush nuk do tė dalė i fituar, por tė gjithė mund tė humbasin diēka”, tha Agron Hoxha, drejtor i Marrėdhėnieve me Publikun dhe Median pranė KMSH-sė. Ai shtoi se ēėshtja mė e rėndėsishme qė preokupon KMSH ėshtė qė ata qė e quajnė veten myslimanė, tė jetojnė nė pėrputhje me besimin e tyre, nė paqe me veten, me njerėzit, me botėn. “Sipas kalkulimeve tona, bazuar edhe nė sondazhe tė ndryshme tė organizuara nga institucione ndėrkombėtare, numri i besimtarėve myslimanė nė vend ėshtė mbi 70%. Gjithsesi, thelbėsore pėr ne ėshtė qė njerėzit tė njohin Zotin, Profetin, t’i besojnė gjykimit nė botėn tjetėr dhe tė jetojnė tė qetė e tė sigurt nė kėtė jetė, dhe tė lumtur nė tjetrėn”, tha Hoxha. Sipas tij, janė lėnė jashtė regjistrimit edhe drejtues tė lartė tė Komunitetit Mysliman.

    Bektashinjtė
    Edhe besimtarėt bektashinj janė kundėr shifrave tė censusit. Megjithatė, sipas tyre, kėto shifra nuk kėrcėnojnė aspak kėtė komunitet fetar. “Ne kemi rreth 73 mijė besimtarė dhe rreth 30% e tyre nuk janė bėrė pjesė e anketės, pasi nuk i ka shkuar askush nė shtėpi pėr t’u marrė tė dhėnat”, tha Syrja Xhela, pėrfaqėsues i kėtij besimi. Sipas tij, bektashinjtė nuk pajtohen me kėto statistika, dhe qėndrimin e tyre e kanė shprehur edhe pėrpara ndėrkombėtarėve, tė cilėt ishin tė pranishėm nė konferencėn pėrmbyllėse tė censusit.

    Te dhenat e censusit
    56.7% myslimanė
    10.03% katolikė
    6.75% ortodoksė
    2.9% bektashinj
    15% nuk janė pėrgjigjur
    0,15% gjuhė amtare greqishten


    Burimi: Panorama

  2. #2
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046

    Pėr: Censusi, Bektashijte: 30% e besimtareve tane nuk u pyeten fare ne census

    Po z. Anastas Janullatos eshte anketuar per Censusin ???
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  3. #3

    Pėr: Censusi, Bektashijte: 30% e besimtareve tane nuk u pyeten fare ne census

    ke filluar te besh spam ne forumin tend me duket

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •