Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Deshtimi i operacionit “Valuable” per te rrezuar Enver Hoxhen


    Operacioni “Valjuebėl”, siē e mori emrin aksioni kundėr Shqipėrisė sė Hoxhės, ishte njė operacion i SOE-s, ose mė saktė, njė operacion i MI (R)-it, qė pasqyronte aventurėn e pasuksesshme tė vitit 1941 dhe qė kishte karakteristikat e njė numri aventurash tė Seksionit D. Fillimisht, dora drejtuese ishte ish-drejtori i SOE-s, gjeneral-majori Sėr Kolin Gabėns, perceptimi i qartė dhe i veēantė i tė cilit pėr komunizmin vetėm pėrforconte pozitėn e tij ndaj detyrės sė marrė. Nė janar tė 1948-s ai mbajti njė leksion nė Institutin e Shėrbimeve tė Bashkuara Mbretėrore mbi sukseset e kohės tė luftės sė Operacioneve Speciale. Shefi i MI16-s, Sėr Stjuart Menis, me sa duket nuk ishte aspak entuziast rreth fillimit tė operacionit tė madh paraushtarak, por ai ra dakord si njė mėnyrė pėr t’i mbajtur tė kėnaqur ish-njerėzit e SOE-s qė kundėrmonin, ishin tė neveritshėm e kishin vrull, tė cilėt akoma gėzonin njė farė influence nė rrethinat e zbulimit 26). Dega e Operacioneve Speciale qė drejtohej nga Harėld Pėrkins dhe e pėrbėrė nga personeli i SOE-s, qė akoma ishin tė fshehur brenda MI6-s, ishte themeluar pikėrisht pėr kėtė situatė, por shpejt u bė e qartė sė mungonin burimet pėr realizimin e njė operacioni kaq tė madh. Duke e kuptuar se njė gjė e tillė mund tė realizohej kur lufta mori fund, Gabėns caktoi Xheri Holdsuorthin nė njė detyrė tė re, qė tė krijonte njė shoqatė me operativė tė SOE-s. Shqetėsimi urgjent i Gabėnsit ishte qė tė vendoste njė sistem, me anėn e tė cilit persona me njė kualifikim tė veēantė tė mund tė kontrolloheshin menjėherė nė rast tė njė lufte tė re, ose situate tė jashtėzakonshme. Holdsuorthi, i cili kishte qenė anėtar i Seksionit D dhe nė fund tė luftės ndiqte operacionet nė Itali dhe Ballkan nga qyteti i Barit, ndihmoi qė nė vitin 1947 tė themelohej nė Najtsbrixh Klubi i Forcave Speciale. Klubi vepronte si pikė kontakti pėr ish-operativėt e SOE-s dhe si bazė rekrutimi pėr operativėt e ardhshėm 27). Megjithėse zyrtarisht i dalė nė pension, Gabėns mbante marrėdhėnie me MI6-n dhe mė 1948-n, ai dhe shokė tė tjerė hynė nė bisedime me Emerin me idenė pėr realizimin e njė operacioni nė Shqipėri. Emeri, qė nė atė kohė po bėnte pėrpjekje tė pasuksesshme pėr tė hyrė nė Parlament si kandidat konservator, u zgjodh nga Gabėnsi dhe Menzisi jo pėr shkak tė sė kaluarės dhe lidhjeve tė tij gjatė luftės, kishte shumė njerėz qė shėrbenin si ushtarakė tė rregullt, sepse ai ishte i vlefshėm dhe i angazhuar 28). Nė atė kohė Shqipėria po kalonte njė periudhė ndryshimesh rrėnjėsore politike, shumė pak prej tė cilave ishin tė njohura prej Perėndimit. Nė kundėrshtim me propagandėn perėndimore, marrėdhėniet ndėrmjet Tiranės dhe Moskės pothuaj nuk ekzistonin dhe Stalini ishte i kėnaqur qė pėr Shqipėrinė tė kujdesej Titoja, i cili e trajtonte atė si njė shtet klient. Nga mesi i vitit 1947 Hoxha mori takim me Stalinin, takim i cili i dha shpresė tė distancohej nga Titoja, por Koēi Xoxe, personi numėr dy i PKSH-sė dhe ministėr i Brendshėm, me zell punonte me jugosllavėt. Pėrjashtimi i Shqipėrisė nga Byroja Informative, i vetmi vend komunist qė u trajtua nė kėtė mėnyrė, u interpretua nga Ambasada Britanike nė Beograd si njė shenjė se Shqipėria shpejt do tė aneksohej nga Titoja. Udhėheqėsit komunistė shqiptarė qė vizituan Beogradin pėrshkruheshin nga zyrtarėt britanikė si tė parėndėsishėm ose absurdė. Kur Koēi Xoxe spastroi njė numėr pėrkrahėsish tė Hoxhės, u duk se federimi i Shqipėrisė me Jugosllavinė dhe ndoshta edhe me Bullgarinė, nuk ishte shumė i largėt. Ēarja e Stalinit me Titon dhe mbėshtetja qė Shqipėria i dha Byrosė Informative, nė vitin 1948, e lejoi Hoxhėn tė ndryshojė rolet me Koēi Xoxen, i cili pėr pak sa nuk e eliminoi atė. Lajmet e papritura pėr pėrjashtimin e Jugosllavisė u pritėn me festime tė mėdha nga Hoxha dhe bashkėpunėtorėt e tij, dhe Shqipėria ishte kėshtu nė gjendje tė dilte nga influenca jugosllave 29). Prishja me Beogradin e la ekonominė shqiptare nė njė gjendje tė pasigurt dhe gjeografikisht tė izoluar. Ajo ishte pa miq nė Ballkan dhe nuk pati njė angazhim tė sigurt tė sovjetikėve nė mbrojtje tė saj, pasi Jugosllavia prishi aleancėn me tė. Njė ndjenjė paranoje nė rritje u pasqyrua nė propagandėn qė bėhej nėpėrmjet njė serie gjyqesh model me spiunė. Diplomati francez Menant raportonte pėr njė shqetėsim tė pėrgjithshėm nė vend dhe pėr spastrime zyrtarėsh qė kishin ndonjė lidhje me Jugosllavinė. Sigurimi, Shėrbimi i Fshehtė Shqiptar, kontrollonte ēdo aspekt tė jetės sė pėrditshme. Gjatė shtatorit Menant raportonte se nė radhėt e fiseve nė Shalė dhe Hot, nė Veri tė vendit, ishte bėrė kryengritje dhe aktivitet gueril tė frymėzuara nga jugosllavėt 30). Titoja mė 1948-n pa dyshim donte tė rrėzonte Hoxhėn nė mėnyrė qė tė mund ta fuste Shqipėrinė nė federatėn jugosllave. Hoxha e dinte kėtė dhe dyshonte se Titoja ishte i lidhur me Britaninė, armiken tradicionale tė Shqipėrisė. Gjatė atij viti njė shqiptar pranoi se njė ish-oficer i Shėrbimit tė Posaēėm Ajror, SAS, Ficroni Meklein, e kishte paguar pėr tė vrarė Hoxhėn. Meklein konsiderohej nė Shqipėri si njė kriminel lufte nga mė tė kėrkuarit, mbi bazėn se ai kishte organizuar kalimin e Titos nė Perėndim, duke ndryshuar drejtimin e tij. Reixhinėld Hebėrt ka mendimin se meqė Ficroi ishte aleat i Titos, Hoxha duhet tė kish ardhur nė deduksionin se Britania po manipulonte Titon pėr tė realizuar qėllimin e saj pėr tė destabilizuar Shqipėrinė. Hoxha e kishte nxjerrė pėrfundimin. Ai e dinte se britanikėt ishin prapa tij dhe se Titoja po ndiqte njė rrugė tė ndryshme. Mė e natyrshme se kjo ishte qė ai t’i lidhte kėto dy anė dhe tė shikonte Ficroi Meklein si njė emines gris. Ka mundėsi gjithashtu, shton Hebėrt, qė shqiptarėt ngatėrronin Ficroin me Billi Meklein, i ngjashėm kaq shumė me Ficroin nė shumė drejtime, i cili kishte qenė mjaft kohė nė vend 31). Xhuliėn Emeri filloi punėn pėr krijimin e njė grupi ekspertėsh nė emėr tė MI6-s, qė e siguroi atė se nė dispozicion tė tij viheshin fonde tė mjaftueshme. Mbas kthimit nė Londėr nga njė vizitė qė bėri nė Greqi, Emeri kishte embrionin e njė plani. Unė e kisha kuptuar sa pranė ishin komunistėt nė rrėzimin e qeverisė greke. Unė kisha bėrė njė farė studimi tė lėvizjeve guerile nga 1939-a deri mė 1945-n dhe ishte e qartė se e vetmja mėnyrė pėr tė shpartalluar atė ishte tė godisnim nė strehėt e sigurta qė ata kishin nė anėn tjetėr tė kufirit, ose duke i ndjekur kėmba-kėmbės, gjė qė ėshtė mė normale, ose duke nxituar njė lėvizje guerile kundėr qeverisė qė furnizon strehimet.
    Sui generis

  2. #2
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    Operacioni "Valuable" per te rrezuar Enver Hoxhen

    Dėshmitė e spiunėve, loja e agjenturave me Shqipėrinė komuniste

    Nga Kim Filbi te Fulvio Martino. Loja e dyfishtė e Filbit qė shpėtoi jetėn e Enver Hoxhės dhe krenaria pse evitoi gjakderdhjen me dekonspirimin e aksioneve tė deversantėve.

    Rrėfimi i ishdrejtorit tė SISM-it Italian pėr shqetėsimet mbi bazėn e nėndetėseve nė Pashaliman dhe zgjidhja e krizės sė familjes Popa qė kishte hyrė nė ambasadėn italiane nė Tiranė


    Nė vendet ballkanike tė pushtuara, agjenturat ishin ndarė gjatė Luftės II Botėrore pėr vende qė konsideroheshin, si aleatėt e gjermanėve dhe vende qė ishin armiq tė saj. Gjermanėt e konsideronin, Shqipėrinė dhe Kosovėn, si aleate tė saj dhe kėtė vlerėsojnė edhe mjaft zbulimet e vendeve kundėrshtare.


    Sandor Rado, hungarez, gjatė Luftės II botėrore, ka qenė pėrgjegjėsi i njė rrjeti spiunazhi "orkestra e kuqe", qė ka vepruar nė Zvicėr nė favor tė Bashkimit Sovjetik. Mbas Luftės II Botėrore, ka shkruar librin "Emri i luftimit -Dora". Esenca e kėtij libri pėr Shqipėrinė, flet nė lidhje me aktivitetin e tij nė qytetin e Vlorės.


    Mario del Pero, nė librin e tij "CIA - historia e shėrbimeve sekrete amerikane", lidhur me operacionet klandestine nė Shqipėri, i vėnė nė zbatim menjėherė, pas Luftės II Botėrore, u quajt operacioni "Valuable", i planifikuar nė fund tė vitit 1948 dhe i vėnė nė zbatim midis viteve 1949-1951, pėrbėnte njė operacion klandestin tė llojit paraushtarak. Parashikoheshin infiltrime tė grupeve tė vogla tė armatosura nė territorin shqiptar.


    Tė koordinuara dhe drejtuara nga jashtė vendit, ato duhet tė kryenin aksione ushtarake pėr tė destabilizuar vendin dhe tė pėrmbysnin liderin komunist Enver Hoxha Drejtori I i OPC (Office of Policy Coordination), Frank Ėisner, e quajti njė "eksperiment klinik" (clinical experiment), me tė cilin mund tė verifikonte kapacitetin e perėndimorėve pėr tė reduktuar zonėn e influencės sė BRSS.


    Zgjedhja e Shqipėrisė, si teatri i kėtij eksperimenti u diktua kryesisht nga arsyeja gjeografike: Britania e Madhe dispononte bazat e saj nė detin Mesdhe, dhe Shqipėria territorialisht nuk ishte ngjitur me pjesėn tjetėr tė bllokut komunist duke u kufizuar vetėm me dy shtete kundėrshtare tė Moskės (Greqinė dhe Jugosllavinė).


    Operacioni "Valuable" u zgjidh me njė disfatė tė zhurmshme nga shumė drejtime, ku u dyshua se brenda shėrbimeve sekrete perėndimore ishte njė informator i sovjetikėve. Ky spiun ishte Kim Filbi, para pak kohėsh i emėruar, oficer ndėrlidhės midis MI 6 dhe CIA-s nė Uashington dhe njė nga dy anėtarėt britanikė tė komisionit SHBA-Britani e Madhe, pėrgjegjės pėr operacionin klandestin nė Shqipėri.


    Nė fund operacioni shqiptar u anullua.. Kim Filbi, nga ai pozicion i dha Moskės informacione tė rendėsishme operacionet klandestine, nė veēanti, pėr operacionin "Valuable"nė Shqipėri.


    Kim Filbi


    Nė librin e tij "Lufta ime e fshehtė" Kim Filbi, ndėr tė tjera shkruan: "Shumė shpejt, pas mbėrritjes time nė Uashington, qeveritė amerikane dhe angleze sanksionuan nė parim kryerjen e operacioneve tė fshehta qė kishin pėr qėllim tė shkėpusnin njė nga vendet e Europės Lindore nga blloku socialist. Sipas arsyes, radha ra mbi Shqipėrinė. Kjo ishte mė e vogla dhe mė e dobėta nga shtetet socialiste.


    Nė Jug, ajo kufizohet me Greqinė, mė tė cilėn, Anglia dhe SHBA, mbanin marrėdhėnie aleate dhe qė formalisht ende ndodhej nė gjendje lufte me Shqipėrinė. Shqipėria, dukej e izoluar nė interesat tona, dhe pėrveē kėsaj, atje mund tė hyej lehtė nga Malta nėpėmjet ajrit dhe detit.


    Duke llogaritur mundėsinė e ndėrlikimeve tė shumta me karakter politik, lidhur me kėtė projekt, departamenti i shtetit dhe ministria e Punėve tė Jashtme, ngulnin kėmbė nė kontrollin e rreptė tė kėtij operacioni nga ana e tyre. Zbatimi i planit, iu ngarkua SIS-it dhe drejtorisė sė koordinimit politik.


    Si amerikanėt, ashtu edhe anglezėt, mbanin lidhje me grupet dhe emigrantėt shqiptarė, prandaj tė dy palėt filluan tė mobilizojnė njerėzit e tyre, pėr zbatimimin e pėrmbysjes kundėrrevolucionare. Anglezėt, dhanė Maltėn, si bazė tė pėrparuar pėr operacionet, si dhe anijet e vogla, tė domosdoshme pėr zbarkimin e agjentėve.


    Amerikanėt e siguruan operacionin mė tepėr me tė holla e materiale, si dhe caktuan aerodromin e Uilus-fild nė Libi, me cilėsinė e bazės sė prapavijės dhe pikės sė furnizimit., Mbretit Ideriz nuk ia treguan tė fshehtėn, dhe nė kėtė kohė ai ishte vetėm emir. Me diskutime tė pafundme anglo-amerikane tė mėvonshme, Malta, ishte streha e jonė kryesore.


    "Ne duhet tė mendojmė diku ndonjė operacion subversiv, -mė tha njėherė mua Ėisner, -kur kėtu zbulojmė, se anglezėt, kanė pranė njė ishull". Diskutimet i pėrkisnin ēėshtjes pėr udhėheqjen politike kundėrrevolucionare.


    Nė kėtė kohė, epoka e Dallesit, ende nuk kishte filluar dhe SHBA trembeshin tė vepronin hapur nė pėrkrahjen e regjimeve shumė reaksionare., Prandaj, departamenti i shtetit synonte ta rrethonte kundėrevolucionin me atributet "demokratike".


    Pėr kėtė qėllim, departamenti i shtetit, duke na paraprirė neve detyroi njė grusht tė arratisurish shqiptarė nė Neė Jork, qė tė krijonin tė ashtuquajturin Komitet Kombėtar, e nė krye tė tij tė zgjidhinin njė farė Hasan Dosti.


    Dosti ishte jurist i ri, i cili sipas drejtorisė sė koordinimit politik, kishte reputacion pa njollė tė demokratit, megjithėse, unė nuk munda tė gjej ndonjė provė tė drejtėsisė sė kėsaj pikėpamjeje. Megjithė, kėrkesat e mia tė pėrsėritura, unė nuk munda ta arrija tė takohesha me Dostin. Drejtoria e Koordinimit Politik, siē mė thanė mua, duhet tė sillej me tė me shumė delikatesė, sepse, ai ishte shumė frikacak. Kandidat i mirė pėr rolin e udhėheqėsit!


    Nė qoftė, se Komiteti Kombėtar nė Neė York, ngjallte dyshime, atėherė kandidati anglez pėr udhėheqės, me tė vėrtetė, mua mė bregoste. Ky ishte prijėsi i njė klani tė vogėl me emrin Abaz Kupi, mik i vjetėr i Xhulian Emerit. Duke gjykuar nga fotografia, ky njeri mbante mustaqe dhe ishte i armatosur deri nė dhėmbė, ishte produkt tipik i kujdestarisė britanike.


    Unė, nuk dyshoja se ai ishte i aftė, njėsoj si stėrgjyshėrit e tij tė kryente sulme mbi karvanet e paarmatosura, ose tė qėllonte tinėz ushtarin turk tė ēmendur nga vapa, tė lodhur e qė fliste pėrēart nė ndonjė Qafė Mali, por, unė asnjėherė nuk ndaj entusiazmin e xhentelmenit britanik, me pamjen e pėrfaqėsuesit tė fisit tė egėr.


    Meqė ra fjala, nė qoftė, se Dosti ishte njė njeri i dobėt, ateherė, Abaz Kupi, ishte kopuk i vjetėr. Diskutime pa fund tė anglezėve me amerikanėt pėr meritat e tė dy rivalėve, nė qoftė, se lihen jashtė anėt e tjera tė ēėshtjes, e ta shikosh vetėm si garė, problemi ishte, se kush duhej tė zgjidhej, (?)- anglezėt apo amerikanėt, sepse do tė pėrcaktonin politikėn e qeverisė (nė Shqipėri), nė rast, se ajo do tė formohej.


    Kur mė nė fund, si njėra palė, ashtu dhe tjetra, u lodhėn nga diskutimet dhe filluan tė kėrkojnė zgjidhje kompromisi, doli, se Dosti dhe Abaz Kupi, nėn ndikimin e pėrkrahėsve tė tyre, zinin pozicione aq tė ashpėra, sa asnjėrit prej tyre, nuk do t'i mbushej mendja, qė tė shėrbente nėn udhėheqjen e tjetrit. Kontrolli i pėrditshėm pėr operacionin ishte nė duart e komitetit tė politikės speciale, i cili mblidhej nė Uashington.


    Ai pėrbėhej nga 4 anėtarė, tė cilėt pėrfaqėsonin departamentin e shtetit, Ministrinė e Punėve tė Jashtme, drejtorinė e Koordinimit Politik dhe SIS-in.


    Departamenti i shtetit caktoi nė komitet Bob Xhojsi-n, djaloshin e shoqėrueshėm, qė kishte eksperiencė nė problemet e Ballkanit, Erl Xheliko, nga ambasada angleze, gjithashtu, njė djalosh simpatik, i cili pėrfaqėsonte Ministrinė e Punėve tė Jashtme; djaloshi i tretė ishte Frenk Lindsei, nga drejtoria e Koordinimit Politik dhe nė fund anėtari i katėrt i komitetit isha unė.


    Nuk ėshtė e vėshtirė ta marrėsh me mend, se nė sajė tė kėsaj pėrbėrjeje, takimet tona ishin shumė larg karakterit jo formal. Lindsei, jepte tonin duke deklaruar nė takimin tonė tė parė, se tė vetmin shqiptar qė ai kishte parė, qėndronte varur nė paralele me kokėn poshtė. (?)...


    Bile nė momentet mė serioze, ne aglosaksonėt, nuk harronim, se, agjentėt tanė, vetėm para pak kohėsh, binin nga pemėt. Megjithėse unė thashė, se Komiteti i Politikės Speciale ushtroi kontroll mbi operacionin, ne asnjėherė nuk mundėm tė vepronim si njerėz tė lirė.


    Shefat e mi nė Londėr, nuk mė lejonin mua tė harroja angazhimin e SIS-it, nė lidhje me Abaz Kupin, ndėrsa pas shpinės sė shefave tė mi, gjithmonė, dukej sė largu formula e Bevinit: "Unė kėtė nuk e duroj", tė cilėn ai e pėrdorte kur donte tė ndalonte diēka. Frenk Lindsei, gjithashtu, padyshim ishte i lidhur me kufizime tė tilla.


    Ndoshta e ēuditshme, por megjithatė, operacioni filloi edhe nė kėto kushte. Mė nė fund SIS, arritit tė zbarkojė njė grup jo tė madh agjentėsh nė bregun shqiptar me detyrė, qė tė depėrtonte nė thellėsi tė vendit, tė grumbullonte tė dhėnat e duhura e duke lėvizur pėr nė Jug, tė dilte nė Greqi. Anglezėt, besonin se tė dhėnat e mbledhura rrugės nga agjentėt, ndihmonin pastaj pėr tė realizuar plane mė tė gjera.


    Operacioni, kuptohet, ishte pa shpresė qė nė fillim. Agjentėt e SIS-it, do mund tė arrinin diēka vetėm duke depėrtuar nė qytete. Por qytetet ndodheshin nėn kontrollin e fortė tė autoriteteve shqiptare.


    Prandaj, qė tė mbeteshin gjallė, agjentėve, ju duhej qė tė fshiheshin nė male, ku ata mund tė nxirrnin ndonjė pėrfitim nė rast se vendi do tė pėrfshihej nga kryengritja. Ndoshta nė bazė tė aventurės tonė, qėndronte pikėrisht shpresa e pashprehur pėr kryengritje...


    Si pėrfundim, megjithatė, disa agjentė mundėn tė kalonin nė Greqi, ku ata me vėshtirėsi shumė tė madhe arrinin tė shpėtonin nga putrat e shėrbimit tė sigurimit grek, i cili mund t'i pushkatonte si pa gjė tė keq. Informacioni qė ata sillnin pothuajse gjithmonė ishte negativ.


    Tė paktėn ishte e qartė, se ata, nė asnjė vend nuk i prisnin mė krahėhapur. Me kalimin e kohės, pa bėrė zhurmė operacioni u harrua, pa ndikuar dukshėm, zadopak nė gjendjen e shqiptarisė.


    Ndoshta doli pėr mirė pėr qeveritė angleze e amerikane, qė pėrpjekja e tyre pėsoi disfatė. Nė rast tė suksesit, ato do tė kishin telashe tė pafundme me njerėzit e rinj qė mbronin, pa folur mė pėr vėshtirėsitė serioze me Greqinė e Jugosllavinė, e ndoshta edhe me Italinė. ..".


    Nė intervistėn qė i ka dhėnė gazetarit Filip Naitli, nė janar tė vitit 1988, lexojmė: "Naitli - dhe Ju, nuk ndjeni asnjė vrarje tė ndėrgjegjes pėr vdekjen e njerėzve, tė cilėt ju i ndihmuat? P.Sh. operacioni shqiptar? (filmi koordinoi operacionet e pėrbashkėta tė CIA-s dhe SIS-it pėr futjen nė fund tė viteve '40 dhe nė fillim tė viteve '50 tė agjentėve nė Shqipėri, me qėllim, pėr nxitjen atje tė njė kryengritjeje. Pėr kėtė operacion, Filbi, njoftoi KGB-nė dhe agjentėt pasi zbriznin nė tokė, kapeshin e pushkatoheshin).
    Filbi: - Keqardhje nuk duhet tė lindte.


    Po, unė luajta rol vendimtar nė prishjen e planit tė pėrpunuar nga Perėndimi pėr kasaphanė tė pėrgjakshme nė Ballkan. Por, ata kush mendoi dhe planifikoi kėtė operacion, si edhe unė, lejuan mundėsinė e gjakderdhjes pėr qėllime politike. Agjentėt qė ata dėrguan nė Shqipėri ishin tė armatosur dhe plot vendosmėri, qė tė kryenin akte sabotimi dhe vrasjeje. Prandaj, unė nuk ndjej keqardhje qė ndihmova zhdukjen e tyre, ata nuk e dinin se ku shkonin.


    Mos harroni, se mė parė unė, gjithashtu isha pėrzier nė likuidimin e njė numri tė rėndėsishėm hitlerianėsh, duke dhėnė nė kėtė mėnyrė kontributin tim modest nė fitoren mbi fashizmin". (to risky...!).


    Librin "Spiunėt e Kuq", autori Italian Fabio Giovannini, nė kapitullin pėr zbuluesin rus Kim Filbi, midis tė tjerave shkruan: "...sigurisht pati njė rol vendimtar nė eliminimin e disa guerilierėve antikomunistė shqiptarė.


    Nė fakt, nė fund tė viteve '40, Filbi, i ofron njė ndihmė tė papritur Enver Hoxhės, shef i partisė komuniste. Shėrbimet sekrete angloamerikane kishin vendosur qė tė tentonin njė aksion force pėr tė pėrmbysur regjimin e Tiranės, dhe kishin organizuar njė patrullė tė armatosur tė disidentėve tė mėrguar.


    Nė Uashington, Filbi, ėshtė komandant, pikėrisht i komitetit anglo-amerikan pėr tė koordinuar pėrmbysjen e qeverisė shqiptare, por i jep autoriteteve tė Tiranės, tė gjitha tė dhėnat pėr tentativėn e grushtit tė shtetit. Informatatat e Filbit, i lejojnė Hoxhės, qė tė shpartallojė komplotin: "13 tė akuzuar, dėnohen me vdekje pas njė procesi tė pėrshpejtuar nė kinema "17 nėntori" nė Tiranė, "me njerėz, tė cilėt, tė grumbulluar pėrpara "gjykatės" dhe nė sheshe, ndiqnin procesin gjyqėsor nga altoparlantet".


    Filbi, megjithatė, nuk do tė deklarohet kurrė i penduar pėr kėto pasoja tė veprimeve tė tij. Do tė mbetet i bindur, se e "ka evituar njė derdhje gjaku deri nė gjunjė nė Ballkan....". Kėshtu qė, duke gjykuar nga natyra e operacionit, ajo qė tė bėn pėrshtypje ėshtė bėrja publike e tij nga vetė Filbi dhe organizata adresuese.


    Rendėsia, pėrcaktohet pikėrisht, nė kėtė mėnyrė, ku duket, se ngjarjet marrin vlerė logjistike, mė shumė se operacionale me analizimin nė detaje tė njė veprimtarie, tė "mbrojtur" politikisht, e cila, po tė lexohej nė kohėt e sotme, do tė formulonte, padyshim, njė "Top Sekret" tė organizuar, ose njė "danger area", sikurse, ato mbi ēėshtjet e ushtrimit tė ndikimit terrorist, apo torturave profesionale pėr kėtė qėllim.


    Kjo, pasi pėr njė ēėshtje tė tillė, kasaphane, me kopukė e dallkaukė, e me motive tė paqendrueshme, deri mė sot, nuk ka mbajtur askush pėrgjegjėsi. Sepse, dihet, qė ēdo ngjarje nė kohė lufte dhe paqe, e shoqėruar me viktima, autorizohet dhe pėrmendet, si e justifikuar nė model. (Clinical experiment...?!).


    Nė librin "Historia sekrete e KGB-sė", botuar nė vitin 1995, dhe ribotuar nė vitin 2001, nė Itali, autorėt C. Andrejev, dhe Oleg Gordievskij, shkruajnė: "Suksesi i parė i madh i MGB-sė (ministria e Sigurimit tė Shtetit) nė luftėn sekrete me UDB-nė jugosllave ishte pėrgatija e njė grushti kundėr Titos nė Shqipėri. Deri nė momenin e prishjes me Titon, Stalini, ishte dakord qė Shqipėria tė mbetej njė satelit jugosllav.


    Nė Luftėn II Botėrore "kėshilltarėt" jugosllavė, kishin riorganizuar partinė Komuniste shqiptare nėn udhėheqjen e Enver Hoxhės, sekretar i pėrgjithshėm dhe tė Koēi Xoxes, i cili u bė ministėr i Brendshėm nė qeverinė e kontrolluar nga komunistėt. "Pa betejėn e popujve tė Jugosllavisė, -pohoi Hoxha, pas konfliktit, rezistenca e popullit tė vogėl shqiptar do tė ishte e pamundur".


    Nėn presionin e OZNA-s partia shqiptare u spastrua nga "disidentėt" dhe nga "trockistėt": ndėr kėta ishin Anastas Lulo, shef i organizatės sė rinisė komuniste, i pushkatuar pėr "devijacionizėm nga e djathta"; Llazar Fundo, njė nga themeluesit e partisė, qė u kthye i zhgėnjyer nga mėrgimi sovjetik mė 1944 dhe u vra pėrpara misionit ushtarak britanik tė tmerruar; dhe Mustafa Gjinishi, anėtar i byrosė politike i ekzekutuar, se kishte krijuar njė front tė bashkuar antifashist me grupet "borgjeze". PKSH-ja qė doli nga lufta praktikisht, ishte njė filiale e partisė jugosllave.


    Shėrbimi i sigurimit shqiptar, "sigurimi", kontrollohej nga OZNA me tė njėjtėn rreptėsi me tė cilėn pjesa mė e madhe e shėrbimeve tė sigurimit tė Europės Lindore kontrollohej nga NKGB (komisariati i popullit pėr sigurimin e shtetit).


    Hoxha, u bė gjithnjė e mė i acaruar, kur pa pozitėn e tij tė kėrcėnuar nga rivali i tij Xoxe, i cili, si ministėr i Brendshėm, ishte shef i sigurimit, dhe gėzonte simpatinė e Titos. Nė maj tė vitit 1947, organizoi njė proces fars, kundėr 9 anėtarėve antijugosllavė, tė kongresit tė populit; tė gjithė tė dėnuar me burgime tė renda pėr "veprimtari subversive".


    Nė gusht tė vitit 1947, nė asamblenė pėr krijimin e byrosė informative, shqiptarėt u pėrfaqėsuan nga partia jugosllave. Katėr muaj mė vonė, Stalini i tha Gjillasit: "Duhet ta gėlltisni Shqipėrinė, sa mė shpejt aq mė mirė".


    Konflikti ruso-jugosllav i 1948, i ofroi Hoxhės mundėsinė tė mundte Xoxen nė luftė pėr pushtet, ndėrsa kėshilltarėt sovjetikė tėrhiqeshin nga Beogradi, Tirana, u pushtua nga njerėzit e MGB-sė.


    Pas prishjes sė Titos me Moskėn, Hoxha urdhėroi dėbimin e menjėhershėm tė tė gjithė personelit jugosllav, dhe sulmoi rivalin. Mė kot, Xoxe u pėrpoq tė shpėtonte duke deklaruar besnikėrinė e tij ndaj Bashkimit Sovjetik.


    U arrestua bashkė me idhtarėt e tij dhe u zėvendėsua nė Ministrinė e Brendshme nga filo sovjetiku Mehmet Shehu, i cili futi nė dikaster shumė konsulentė tė M.G.B-sė, pėr tė spastruar dhe riorganizuar sigurimin.


    Pas 5 muajsh hetimi e tortura nga ana e sigurimit, nėn kontrollin e MGB-sė, Xoxe dhe miqtė e tij, dhanė rrėfime tė hollėsishme. Nė mars tė vitit 1949, Hoxha, shkoi nė Moskė pėr tė diskutuar pėr pėrgatitjet pėr proēesin publik tė "Koēi Xoxes dhe bandės sė tij", qė filloi 2 muaj mė vonė.


    Xoxe, tregoi se ishte rekrutuar gjatė luftės nga shėrbimi sekret britanik, ashtu dhe nga ai amerikan. Tregoi, se nė vitin 1943, shefi i misionit ushtarak anglez, e kishte informuar, se Tito, ishte njė agjent britanik. Pranoi, se kishte marrė pjesė nė njė komplot tė organizuar bashkėrisht nga Tito, dhe nga SIS (shėrbimi sekret britanik), pėr t'i aneksuar Shqipėrinė, Jugosllavisė. U pushkatua nė korrik tė vitit 1949, pėr kėto krime tė pakryera.


    Procesi, dhe dėnimi i Koēi Xoxes ishte preludi i njė sėrė proēesesh farse pėr bashkėpunėtorė tė Titos, tė vėrtetė, ose mė shpesh, imagjinarė, tė inskenuar nga M.G.B praktikisht nė tė gjithė Europėn Lindore. Deri nė vdekjen e Stalinit, Tito, morri me vehte njollėn e heretikut tė madh, qė kishte qenė e Trockit. Por, nė ndryshim nga Trocki, Tito doli i pacėnuar dhe fitimtar pėr 5 vjet, nė njė luftė kundėr M.K.B-sė-


    Nė librin e tij "Jeta ime nė CIA", Ulliam Colby, ish drejtor i CIA-s, ndėr tė tjera, shkruan edhe pėr Shqipėrinė: "Gjithmonė kam pyetur veten, nėse "stay-behind nets", tė krijuara prej nesh do tė funksiononin nėn dominim sovjetik. Mėsuam, se tratativat e kryera nė momentin e fundit pėr tė organizuar rrjete tė tilla kishin dėshtuar nė Kinė nė 1950, dhe nė Vietnamin e Veriut mė 1954.


    Mėsuam, se tentativat pėr t'i organizuar nga jashtė u zbuluan dhe u ndėshkuan nga policia sekrete nė Poloni dhe nė Shqipėri nė vitet '50..."; "ishte nė zbatim, njė pėrpjekje e madhe pėr tė shkėputur Shqipėrinė nga perdja e hekurt, duke nxitur njė revoltė kundėr regjimit komunist..."; "revolucioni hungarez, pati pėr CIA edhe njė kuptim tjetėr.


    Pas krijimit tė OPC-sė, tė drejtuar nga Frank Ėisner, CIA, kishte patur, ose tė paktėn kishte besuar se kishte detyrėn, pėr tė ndihmuar ushtarakisht, sipas traditės sė O.S.S-sė, grupet e rezistencės, grupet e luftėtarėve pėr liri, nė rastin e Hungarisė, qė kėrkonin tė pėrmbysnin regjimet totalitare komuniste. Pa dyshim, kishte kėrkuar ta bėnte nė Shqipėri nė Kore dhe nė Kinė".


    "Edhe publiciteti i dhėnė rasteve, tė disfatave tė CIA-s, nuk ndryshonte nė thelb kuadrin e pėrgjithshėm. Akuzat nė lidhje me operacionet e spiunazhit dhe tė sabotimit kundėr Kinės, Shqipėrisė dhe Europės lindore, interpretoheshin si retorikė e paevitueshme e "luftės sė ftohtė".


    Admirali italian Fulvio Martino, drejtor i shėrbimit sekret, tė zbulimit italian (S.I.S.M.I), ka qenė pėr shumė vjet nė kėtė detyrė, dhe nė librin e tij "Nome in codice: Ulisse" emri i koduar: Uliksi, i botuar nė vitin 1999, midis tė tjerave, ai pėrmend edhe Shqipėrinė dhe disa detyra qė kanė kryer ndaj vendit tonė.


    Konkretisht nė faqen 33 tė librit origjinal, Martino shkruan: "Bėra shėrbim, (punova) pranė shėrbimit informativ tė marinės, deri nė vitin 1962. Ndėrkohė, isha graduar kapiten korvete.


    Nė S.I.O.S (shėrbimi informativ i marinės) bėja pjesė nė njėn grup, qė merrej me marinėn sovjetike, tė vendosur nė Detin e Zi e nė Mesdhe dhe mbaja nėn kontroll marinėn shqiptare, atė jugosllave, dhe disa marina arabe".


    Nė faqen 34, thuhet: "Nė vitin 1958, ishim nė mes tė luftė sė ftohtė. Italia, me zgjedhjen e saj tė lirė, ishte futur nė aleancėn atlantike dhe bėnte pjesė nėn reshtimin perėndimor. Ekspansionizmi sovjetik, po fillonte tė ishte konkret dhe i dukshėm nė Azi e nė Afrikė.


    Ne kishim edhe problemin e Shqipėrisė, sepse ai vend, atėherė komunist ortodoks, mbante njė bazė detare sovjetike, e cila, duke u ndodhur pėrtej Kanalit tė Otrantos, ishte njė kėrcėnimn pėr lundrimin, si nė Adriatik, ashtu dhe nė Mesdheun lindor".


    Nė faqen 35, shkruan: "Sovjetikėt, kishin filluar tė pajisnin me komar (mushkonja nė rusisht) (motosiluruese), disa marina arabe. Edhe jugosllavėt e shqiptarėt ishin tė interesuar pėr armatimin e ri dhe i'a kishin kėrkuar Moskės...".


    Nė faqen 144, admirali, shkruan: "Njė tjetėr rast i vogėl, por i ēuditshėm "paradiplomatik", u zgjidh prej nesh nė Shqipėri.


    Nė 12 dhjetor tė vitit 1985, vėllezėrit Popa (4 gra dhe 2 burra), bijė tė njė borgjezi tė njohur tė konsideruar kolaboracionist i italianėve arritėn, duke i shpėtuar kordonit tė sigurimit, e tė futeshin nė ambasadėn italiane nė Tiranė, ku kėrkuan strehim politik. Pėr 18 vjet, vėllezėrit Popa ishin mbyllur nė njė komunė bujqėsore.


    Midis, Italisė dhe Shqipėrisė shpėrtheu, njė grindje diplomatike qė zgjati deri mė 16 maj 1990, ku vėllezėrit Popa mė nė fund u autorizuan tė largoheshin nga atdheu dhe tė shkonin nė Kanada, ku kishin tė afėrmit.


    Sigurimi i njohur famėzi tentoi 2 herė qė tė vriste Popat, duke helmuar ushqimet e destinuara pėr ta. Nga sigurimi u vunė nė zbatim edhe operacione tė tjera, si pėrpjekja pėr tė futur mikrofona, duke i vendosur nė brendėsi tė bishtit tė fshesės.


    Pasi shteruan tentativat diplomatike, problemi na u kalua ne. Duke pėrfituar, edhe nga shembja e murit tė Berlinit, vendosėm me sigurimin njė kontakt nė Zvicėr. Zbuluam, se parku i tyre automobilistik ishte njė sektor shumė i dobėt. Me disa vetura e disa pjesė kėmbimi ēėshtja Popa u zgjidh...".

    Albert Kotini
    19/05/2010
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 30-12-2012 mė 20:43

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,331
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Operacioni "Valuable" per te rrezuar Enver Hoxhen

    INTERVISTA/ Flet ish i pėrndjekuri politik Agim Musta

    Ja pėrse dėshtoi operacioni "Valuable"

    Albert ZHOLI

    “VALUABLE” mbetet dhe sot njė ndėr operacionet desantuese (nė periudhėn e regjimit komunsit) mė tė shumė diskutuar dhe mė shumė i dhimbshėmnė historinė e desantimeve pėr pėrmbysjen e Enver Hoxhės nė periudhėn e luftės sė ftohtė. Ppėr dėshtimin e tij ka shumė hipoteza pėr vetė faktin se nė kėtė operacion mori pjesė indeirkt dhe agjnti me famė botėrore Harold Philbi i mbiquajtur Kim Filbi Djali i njė familje aristokrate angleze, i rekrutuar nga spiunazhi sovjetik, qysh kur ishte stu*dent nė Universitetin e Kembrixhit, nė vitin 1930.
    Pėrse tė gjithė bien nė njė pikė pėr dėshtimin e operacionit tė famshėm “VALUABLE” ku indirect merte pjesė dhe Harold Philbi i mbiquajtur Kim Filbi?
    Oficerė tė lartė tė zbulimit anglez dhe amerikan, krerė tė emigracionit shqiptar nė mėrgim, historianė, analistė dhe gazetarė, qė kanė trajtuar operacionin, pėr rrėzimin e qeverisė komuniste tė Tiranės, bashkohen tė gjithė nė fajėsinė e Filbit, pėr dėshtimin e operacionit VALUABLE.

    Po kush ishte Kim Filbi?

    Djali i njė familje aristokrate angleze, i rekrutuar nga spiunazhi sovjetik, qysh kur ishte stu*dent nė Universitetin e Kembrixhit, nė vitin 1930. Ai shquhej pėr inteligjencė, vendosmėri dhe aftėsira tė pakufizuara. Me kėto cilėsira Filbi, i ngjiti shpejt e shpejt shkallėt e zbulimit britanik dhe ishte kandidati i mundshėm, pėr t'u bėrė Drejtor i Pėgjithshėm i zbulimit anglez. Pinte shumė alkool, por kurrė nuk dehej. Diku paraqitej shumė i kėndshėm nė biseda shoqėrore, diku i hidhur, sarkastik dhe plot arrogance intelektuale. I merrej pak goja, por edhe kėtė mangėsi, e kthente nė dobi, duke dhėnė pėrgjigje tė vonuara, por tė menduara mirė. Gjatė Lunės sė Dytė Botėrore, shėrbeu nė Turqi dhe u njoh me krerė tė emigracionit nga vendet ballkanike. Nė vitin 1945, vizitoi qytetin e Bant, ku ndodheshin kampet e emigrantėve politikė shqiptarė. Nė gusht tė vitit 1949, emėrohet sekretar i I i Ambasadės Britanike nė Uashington. Gjatė muajit shtator para se tė shkojė nė Sh.BA. takon nė Londėr shumė hcrė, agjentin e K.G.B.- sė sovjetike, "Maks". Nė Uashington caktohet nga zbulimi britanik, si pėrfaqėsues i MI-6 pranė Komitetit Spe*cial Politik, qė drejtonte operacionin VALUABLE. "Filbi ishte ai qė merrte gjithė vendimet operative nė Komitetin Spe*cial Politik", pohon oficeri i lartė i zbulimit britanik, Xhorxh Xholis. Drejtuesi i operacionit shqiptar, oficeri i lartė i CIA-s, Robert Lou, pohon: "Unė kam luajtur poker, duke pasur pasqyrė mbas kokės". Dhe pasqyra ishte agjenti i zbulimit sovjetik, Kim Filbi. "Ai kishte bėrė shumė punė pėr sabotimin e operacionit pėr rrėzimin e qeverisė komuniste shqiptarė. Ai kishte njoftuar K.GB. pėr zbarkimet nga deti, nga toka dhe nga ajri tė desantėve shqiptarė", pohon Nicho*las Bethell nė librin "Tradhėtia e madhe". "Nuk ka asnjė dyshim se Filbi tradhėtoi operacionin pėr rrėzimin e pushtetit komunist nė Shqipėri, por tė mos harrojmė, se spiunazhi rus kishte depėrtuar shumė kohė pėrpara Filbit nė organizatat shqiptarė nė emigracion" pohon oficeri i lartė i zbulimit britanik, Dick Vhit.

    Krahas kėtyre pohimeve, ka dhe zėra, qė janė munduar tė vogėlojnė rolin e Filbit, nė dėshtimin e operacionit VALU*ABLE?
    Po! Eshtė e vrėtetė. Krahas kėtyre pohimeve, ka dhe zėra, qė janė munduar tė vogėlojnė rolin e Filbit, nė dėshtimin e operacionit VALU*ABLE. Misionari britanik, Hibbert, qė ka qenė me shėrbim nė Uiqipėri gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, shkruan: "Operacioni shqiptnr do tė dėshtonte edhe sikur Filbi tė mos kishte iradhėtuar". Botimet e fundit nė Rusi, nė lidhje me eprimtarinė e spiunazhit sovjetik pohojnė se: "Filbi nuk raportonte ndonjė gjė me rėndėsi tė jashtėzakonshme". .Gazetari amerikan Sulzberger pohon: "K.G.B.-ja sovjetike i dinte hollėsitė deri nė pikėpresje per operacionin shqiptar, para se tė shkonte Filbi nė Uashington". Vetė Filbi, nė kujtimet e tij shkruan: "Operacioni shqiptar, kishte qenė i kotė qė nė fillim. Guerilet mund tė arrinin diēka, po tė vepronin nė qytete. Planifikuesit e tij kishin bėrė njė gabim madhor qyshnė fillim, duke mos e vlerėsuar drejt gjėndjen nė vend".

    Po vetė Filbi ēafrė mendimi kishte pėr shqiptarėt?
    Filbi kishte njė urrejtje patologjike pėr shqiptarėt. Ai i quante desantėt shqiptarė: 'majmunė shkurtabiqė, qė dinin tė fshiheshin guvave" Hasan Dostin, Kryetarin e Komitetit shqiptar e quan “Ngodhėsirė e re", kurse Abaz Kupin, Kryetarin e Komitetit Ushtarak e . quan "Rrufjan i vjetėr". Nė vitin 1963, Filbi arratiset nė Bashknnin Sovjetik. Ai pritet nė Moskė si hero i Bashkimit Sovjetik dhe u trajtua me tė gjitha nderimet e njė heroi, deri sa vdiq mė 1988. S'ka dyshim, se tradhėtia e Filbit, ishte njė nga shkaqet parėsore tė dėshtimit tė operacionit shqiptar. Nicholas Bethell pohon: "Pamvarėsisht nga tradhėtia e Filbit, njerėzit e MI-6 duhet tė kishin parė mė me seriozitet, se si shkonin punėt nė operacionin shqiptar. Ata duhet ta kishin abortuar projektin, duke shpėtuar jetėn e njerėzve tė implikuar".

    Cilit spiunazh i takone merita e madhe pėr dėshtimin e kėtij operacioni?

    Merita e,madhe pėr dėshtimin e operacionit Valuable, i pėrket spiunazhit sovjetik. Ai mblodhi informacionet qysh nė embrion tė operacionit dhe me anėn e kėshilltarėve sovjetikė, pranė Ministrisė sė Punėve tė Brendėshme shqiptarė, ndėrtoi njė seri planesh, pėr dėshtimin e operacionit. Mė dėmprurėsi, ishte plani pėr futjen e oficerėve tė Sigurimit shqiptar, nė organizatėn klandestine "Fronti i Rezistencės". Nėn drejtimin e Kadri Hazbiut, zv/Ministėr i Punėve tė Brendėshme (1949- 1954), u krijuan disa "banda" me ofierėt mė besnikė dhe me pėrvojė tė Sigurimit tė Shtetit. Me anėn e kėtyre "bandave", u arrestuan shumė nga tė arratisurit, qė vepronin nė Shqipėrinė e mesme dhe verilindore. Nė grackėn e "bandave", ranė dhe shumė desantė tė ardhur nga jashtė shtetit. Pėr njė periudhė 4 vjeēare (1949-1953), "bandat" provokuan disa mijėra familje shqiptarė, qė dyshoheshin, se mund tė ktheheshin nė strehė pėr tė arratisurit dhe pėr desantėt qė vinin ngajashtė. Si rezultat i operacionit tė "bandave", u pushkatuan 300 shqiptarė tė pafajshėm, u dėnuan me dėnime tė rėnda 1200 veta dhe u internuan 500 familje. Terrori i padėgjuar komunist, i ushtruar nga Sigurimi i Shtetit dhe organet e tjera tė diktaturės, tjetėrsuan njeriun shqiptar. Trimėria ishte kthyer nė frikė. Mikpritja dhe besa tradicionale e shqiptarit ishte zėvendėsuar me tradhėtinė. Frika detyrontė nėnėn, tė kallzonte birin e vetėm, vėllai denonconte vėllain dhe gruaja burrin. Spiunlliku, i quajtur "vigjilencė", u shndėrrua nė virtyt. Atij i kėndoheshin hymne, i thureshin poema dhe i ngriheshin monumente. Nė kėtė "klimė" u organizua operacioni VALUABLE, qė ishte i destinuar tė dėshtonte. Njė nga krerėt e emigracionit shqiptar, Abaz Ermenji, ka pohuar: "Desantėt shkonin nė Shqipėri, si cjapi te kasapi. Aleatėt tanė donin ta pėrdornin Shqipėrinė, si kafshė eksperimentale, pa u shqetėsuar fare, pėr humbjen e njerėzve".

    Ēfarė solli dėshtimi i kėtij operacioni famėkeq?
    Drejtori i pėrgjithshėm i CIA-s, Alem Dalles, kur u njoftua pėr dėshtimet e operacionit VALUABLE, u pėrgjegj: "Tė paktėn jemi duke fituar pėrvojė, pėr luftėn e ardhshme". Nė fillim tė vitit 1954, shefi i CIA-s Xhon Harrison, shkoi nė Londėr dhe njoftoi MI-6 britanike se: "Operacionet pėr rrėzimin e pushtetit komunist nė Shqipėri, do tė merrnin fund menjėherė". Po nė kėtė vit, u mbyll "Kompania shqiptarė 4000" me bazė afer Mynihut dhe "Shlosi" i Heidelbergut. Gjithashtu u mbyll, baza e CIA-s nė ishullin Panagias, afėr Korinthit, ku stėrviteshin desantėt shqiptarė. Xhon Kegan, njė specialist britanik i mbrojtjes, duke folur pėr operacionin VALUABLE, e quan atė: "Njė tregim makabėr, nė dritėn e perceptimit tė sotėm".

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •