NTERVISTA/ Flet pėrkthyesi, Prof. Nonda Varfi: Tė flasėsh pėr stilin e njė autori duhet shumė kohė dhe vend

Sjellja e ēdo autori nė shqip ka vėshtirėsitė e saj

Tahar Ben Jelloun nėpėrmjet thjeshtėsisė pėrēon aq e aq mesazhe tė bukura

Albert ZHOLI

Nonda Varfi ėshtė njė nga pėrkthyesit mė nė zė shqiptar. Vitet e fundit ai i ėshtė kushtuar pėrkthimit nga frėngjishtja tė krijimtarisė sė marokenit Tahar Ben Jelloun me banim nė Francė. Janė tre pėrkthime qė ai ka realizuar me kėtė autor duke pasur parasysh se Jelloun ėshtė ndėr shkrimtarėt mė tė lexuar nė Francė dhe jashtė saj me plot 46 vepra letrare. E gjithė vepra e Jelloun ėshtė shkruar dhe botuar nė frėngjisht pavarėsisht se formimi i tij akademik ėshtė dy gjuhėsh. Vepra tė tij janė vlerėsuar me ccmime tė ndryshme letrare edhe jashtė Francės.

1. Pse keni zgjedhur tė pėrktheni kaq shumė libra nga I njėjti autor Tahar Ben Jelloun, sepse librat e tij janė vėrtet pėrfaqėsues apo se gjeni tek ato mesazhe qė kanė lidhje me aktualitetin tonė social-politik?

Pėrzgjedhja e disa librave nga i njėjti autor lidhet me projektet dhe synimet e mia nė lėmin e pėrkthimit pėr tė bėrė tė njohur dhe pėr tė promovuar disa autorė frankofonė nė zė, tė zonės magrebine, njėri prej tė cilėve ėshtė edhe Tahar Ben Jelloun. Kjo ėshtė njė pėrzgjedhje qė pėrkon me shijet e mia letrare dhe mesazhet e forta qė kėta autorė pėrcjellin nė librat e tyre. Nė rastin konkret, tė tre librat e pėrkthyera dhe tė botuara nga Shtėpia Botuese “Toena”, pėr mendimin tim, i pėrmbushin kėto kritere. I mbetet lexuesit t’i zbulojė dhe tė gjykojė.

2. “Me zjarr” njė tregim i gjatė ku nė qendėr ėshtė njė i ri tunizian i cili nė pamundėsi tė realizoj ėndrrat rinore I vė flakėn vetes. Ndoshta ky vetėflijim shėrbeu si shkas i Revolucionit Jasemin nė Tunizi. Ē’pėrfaqėson pėr ju Muhamed pėr realitetin e vendit tw tij dhe pėr rininė shqiptare?

Ky tregim i gjatė, siē e nėnvizoni edhe ju, ėshtė pėrkthyer me njė frymė, ashtu siē ėshtė shkruar me njė frymė nga autori. Fabula ėshtė e thjeshtė : njė i ri maroken, qė ka mbaruar studimet universitare me rezultate tė larta, nuk gjen dot punė pėr tė mbajtur familjen me bukė. Ndeshet gjithnjė me harbutėrinė e regjimit totalitar dhe, sė fundi, vendos tė vetėsakrifikohet, duke u kthyer nė shkėndi, pishtar, pėr revolucionin jasemin, qė solli Pranverėn arabe. Ngjarje tė tilla pėrsėriten nė hapėsirė dhe kohė, por, fatkeqėsisht, jo tė gjitha shoqėritė dhe kombet veprojnė njėlloj.

3. “Fėmija e rėrės” apo mė vonė “Nata e shenjtė’ ku vajza djalė (pra vajzė qė pagėzohet si djalė) Ahmet dhe mė vonė vajza e vėrtetė Sara, janė trille artistike apo realitete qė vijnė nga mentalitete nėnvleftėsuese pėr femrėn? A ekziston dhe sot nė Shqipėri ky fenomen?

Romani “Nata e shenjtė”, ėshtė vazhdim i romanit “Fėmija e rėrės”. Bėhet fjalė pėr njė fėmijė qė lind femėr dhe, nė marrėveshje mes babait dhe mamisė sė fshatit, pagėzohet si djalė, dhe tė gjithė moshėn e rinisė e kalon e kėshtu deri sa i ati, nė shtratin e vdekjes, i jep lirinė pėr ta jetuar jetėn si femėr. Jashtė fiksionit, ngjarjet janė reale nė konceptin dhe konceptimin e shoqėrive maskuline. Njė jetė e trishtė amfibike, e nėpėrkėmbur nga zakonet, psikologjitė, mendėsitė, nga dhuna shoqėrore dhe familjare; njė dashuri e dhimbshme. Por pėrse ? Pėr paralelizėm : shoqėria jonė ēfarė ėshtė ? Nė kėtė roman, shoqėria jonė mund tė gjejė shumė gjėra tė pėrbashkėta, qė lidhen me historinė tonė shumė shekullore, me lidhjet qė kemi pasur me Orientin, me fenė, me zakonet, me ato psikologji tė ngulitura, tė zorshme pėr t’u ērrėnjosur. Ēfarė do tė thotė urimi qė i bėhet njė ēifti tė ri “ Me njė djalė!” . Po djemtė, a i bėjnė nėnat ? Si shpjegohet qė kėto ditė nė media u dha lajmi se shoqėria shqiptare deri nė 2030 do tė jetė shoqėri mashkullore, sepse ēiftet abortojnė vajzat dhe duan vetėm djem? Kėto e shumė gjėra tė tjera shtjellohen me mjeshtėri dhe me dhimbje nė kėtė roman tė vlerėsuar me ēmimin Goncourt.

4. Ēfarė tė veēantash ka nė stilin e tij autori Tahar Ben Jelloun?

Tė flasėsh pėr stilin e njė autori duhet shumė kohė dhe vend. Gjithsesi, shkurtimisht, dua tė nėnvizoj se Tahar Ben Jelloun ėshtė njė shkrimtar, qė e ka krijuar tashmė profilin dhe individualitetin e vet si krijues. Nė pamje tė parė, stili dhe gjuha, qė ai pėrdor, duken tė thjeshta, por kėtu qėndron gjenia krijuese. Nėpėrmjet thjeshtėsisė pėrēohen aq e aq mesazhe tė koduara nga pikėpamja semiotike. Pėr kureshtjen e lexuesit, do tė dėshiroja ta ilustroja kėtė mendim me disa pėrsiatje rreth romanit tjetėr tė Tahar Ben Jelloun, “Nė vendlindje”. Ky roman karakterizohet nga njė gjuhė e thjeshtė. E veēanta nė kėtė roman ėshtė mospėrdorimi i dialogėve. Rrėfimi shfaqet si njė kakofoni zėrash narrativė, ku nuk merret vesh kush rrėfen, ose e thėnė mė qartė, diku rrėfen autori, diku personazhi, diku dikush tjetėr. Kjo krijon pėrshtypjen e mungesės sė koherencės brenda tekstit. E njėjta gjė tė mund tė thuhet edhe pėr kohezionin. Pėrzierja e ligjėrimit letrar me ligjėrimin bisedor tė personazhit, me synimin pėr ta karakterizuar kėtė tė fundit si njeri pa shkollė, bėn qė mjetet gjuhėsore dhe kryesisht kohėt dhe mėnyrat e foljes tė ngatėrrohen dhe tė trazohen, duke krijuar sėrish njė lloj pėshtjellimi tė thyerjes sė kohezionit. Por, me njė lexim tė vėmendshėm, do tė kuptohet se nuk ndodh kėshtu. Kėtė e them nga ndjesitė dhe vėshtirėsitė qė kam provuar dhe hasur gjatė pėrkthimit tė kėtij romani. Pra, thjeshtėsia e stilit nė dukje, jo gjithnjė ia lehtėson punėn pėrkthyesit.

5. Nė punėn tuaj si pėrkthyes nga nisesh nga shijet personale apo zhurma mediatike e krijuesve letrarė?

I respektoj mediat dhe rolin e tyre nė shoqėri, por nė pėrzgjedhjen e krijuesve letrarė dhe tė letėrsisė qė pėrkthej nisem nga shijet e mia; u besoj atyre. Pėrkthej atė qė mė pėlqen. Kjo ėshtė sa intuitave, aq edhe racionale. Nė pėrgjithėsi nuk pėrkthej as letėrsi komerciale, as me porosi. Ēdo libėr qė kam pėrkthyer, e kam dorėzuar pasi e kam mbaruar sė pėrkthyeri. Nė kėto pėrzgjedhje, sigurisht brenda botėkuptimit dhe shijeve tė mia, dėshiroj qė lexuesit t’i pėrēoj mesazhe tė vyera. Kėtė po e ilustroj si mė poshtė : pėrktheva Kazanzakin “Vėllavrasėsit” mė 1997, kur vendi ishte nė prag lufte civile, pėr tė dhenė njė mesazh se ē’vuajtje e gjėma kanė pėsuar tė tjerėt nga ideologjitė dhe demagogjitė. Pėrktheva “Pela e gjelbėr” e Marcel Ayme-s, pėr tė treguar se sindroma e urrejtjes pėr gjitonin vjen edhe nga mendėsia e njė populli me pėrbėrje fshatare mbi 70 %. Pėrktheva “Skena tė jetės bashkėshortore” tė Bergmanit, pėr tė pėrcjellė mesazhin pėrse divorcohen ēiftet. Pėrktheva Coelho-n, pėr mesazhet biblike dhe vlerat universale tė veprės sė tij. Kėtu mund tė ndalem te “Mali i Pestė”, ku morali ėshtė fare i thjeshtė. Ashtu si Elia i Biblės, sekush nga ne kthehet diku pasi tė ketė mėsuar tė ndėrtojė, ndėrsa shumėkush nga ne mėson tė shkatėrrojė. Mund tė vazhdoj edhe mė gjatė mbi motivet qė mė kanė shtyrė tė pėrkthej mbi 48 tituj, por nėnvizoj se librat e pėrkthyera sė fundmi nga Tahar Ben Jelloun i nėnshtrohen kėsaj hullie.

6. Sa e vėshtirė ėshtė tė sjellėsh nė Shqipėri autor tė tillė qė pėrcjellin njė lloj letėrsie tjetėr?

Pėrkthimi nuk ėshtė punė e lehtė. Sjellja e ēdo autori nė shqip ka vėshtirėsitė e saj. Kjo lidhet me stilin, brendinė e veprės, me njohuritė dhe botėkuptimin e autorit dhe tė pėrkthyesit. Pėrkthyesi nė njė farė mėnyre jep nė pėrkthim edhe shpirtin e vet, prandaj latini thotė “Pėrkthyes, tradhtar”, pajtueshmėria mes autorit dhe pėrkthyesit ėshtė e brishtė. Siē thotė njė studiues i madh “ka aq lexime sa lexues”, qė do tė thotė se edhe pėrkthyesi, para se tė jetė i tillė, ėshtė lexues. Pėr ta thjeshtuar, nėnvizoj se kėta autore nuk janė shumė tė thjeshtė pėr t’u pėrkthyer. Jo vetėm nga pikėpamja gjuhėsore, por nga shumė gjėra qė lidhen me dukuri etnologjike, sociale, zakonore, fetare, psikologjike, politike tė vendeve dhe popujve nga vijnė. Gjithsesi, unė, nė pėrvojėn time, jam munduar ta kuptoj botėn qė ata pėrēojnė, dhe, pa thėnė ndonjė sekret, nė praktikėn pėkthimore, mundohem ta shtrydh gjuhėn shqipe deri sa mban, pėr tė mos cenuar stilin e tyre. Dihet qė asnjė punė nuk ėshtė e pėrkryer. Ka tė meta. Por, nė respektin qė kam pėr homologėt e mi, do ta kisha shumė tė vėshtirė tė merrja lapsin e letrėn pėr tė shkruar. Andaj, pėr humor, i thashė dentistit tim qė dy dhėmbėt e parė tė m’i linte tė gjatė siē i kisha, pėr tė kafshuar gjuhėn. Dhe ai kėshtu bėri.

7. Pse janė nė modė shkrimtarėt frankofon, madje mė shumė se vetė francezėt, pėr temat apo pėr vetė tė veēantat e historisė sė popujve prej nga vijnė?

Nuk do tė thosha janė nė modė. Moda shkon e vjen, ēka qėndron ėshtė thelbi. Prandaj, do tė parapėlqeja tė thuhej se ata janė autorė tė vlerėsuar. Arsyet janė tė shumta. Kėta janė autorė me formim frankofon, qė njohin mirė letėrsinė e madhe frėnge, njėkohėsisht njohin edhe njė botė tjetėr qė frėngjit nuk mund ta njohin nė imtėsi. Gjithashtu, nė formimin e tyre kanė ndikuar edhe letėrsia tė tjera. P.sh, siē pohon vetė Jasmina Khadra, (algjerian), nė formimin e tij, pėr shkaqe historike, kanė ndikuar autorė tė mėdhenj si Kafka, Kamyja, Prusti, Dostojevski, etj. Tė gjitha kėto ndikime kanė mundur tė ngjizin shkrimtarė tė fuqishėm siē ėshtė edhe rasti i Tahar Ben Jelloun. Dhe kėta autorė kanė diēka tė re pėr tė thėnė, jashtė filozofirave dhe kronikave urbane qė shpeshherė mbushin faqe romanesh. Pra ėshtė tharmi i jetės, i pėrēuar artistikisht, qė pėrbėn mesazhin kryesor tė veprave tė tyre. Ėshtė gėlimi i jetės.

8. Do tė vazhdoni tė pėrktheni ende kėtė autor nga frėngjishtja apo tashmė e keni vendosur syrin gjetiu dhe pse?


Nė projektet e mia dhe nė marrėveshje me Shtėpinė Botuese Toena, tashmė kemi parashikuar tė botojmė nga ky autor edhe dy romane : “Me sytė ulur” dhe “Nata e mėkatit”. Romani i pare, pėr tė cilin Toena ka marrė tė drejtat e autorit, ka mbaruar sė pėrkthyer dhe ėshtė nė fazėn e rishikimit. Edhe ky roman ėshtė interesant pėr mesazhin qė pėrcjell. Besoj se romani tjetėr “Nata e mėkatit” do tė pėrfundojė nė tremujorin e parė tė 2013. Kėto janė projekte afatshkurtra dhe pothuajse tė realizuara. Nė tė ardhmen, nuk mund tė them a do tė vazhdoj me kėtė autor apo jo. Kjo varet nga autori dhe nga prurjet e tij. Nė projektet e mia lidhur me autorėt margebinė, mund tė them se kam pėrzgjedhur edhe tė tjerė. Midis tyre pėrmend Jasmina Khadra-n, tė cilit i kam pėrkthyer “Kushėrira K”, botuar nga Shtėpia Botuese Bota Shqiptare. Po kėshtu, nga ky autor ėshtė gati pėr botim romani “Ēfarė ėndėrrojnė ujqit”. Besoj se do tė dalė nė muajt e parė tė tė vitit tė ardhshėm. Kėtij do tė dėshiroja t’i pėrktheja edhe romanin “Shkrimtari”. Ndėrkohė, kam zgjedhur edhe njė autor tjetėr algjerian frankofon, Bualem Sansal, me dy romanet e tij : “Rruga Darvin” dhe “Fshati i Gjermanit”. Shpresoj t’i pėrkthej!