Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 21
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Mozaiku me i madh i Ballkanit ne katedralen "Ngjallja e Krishtit"

    Kupola e katedrales se re te Tiranes mban perbrenda mozaikun me te madh ne Ballkan,Krishti Pantokrator i cili mbulon 600 m2.Ėshtė imponues, me gjithė efektin zbutės tė dritės sė ditės qė vjen nga tamburi me 52 dritare. Paralel me portretin varet llambadari qendror me fletė bronzi.Mozaiku eshte krijim i mjeshtrave shqiptare Josif e Liljana Droboniku dhe ateliese se tyre Arbėrart. Gurėt e mozaikut, qė prej disa shekujsh bėhen nė mėnyrė artizanale, vijnė nga Venecia, me nuancat qė shkojnė nga bluja nė tė bardhė. Fytyra dhe duart janė punuar nė Lungro, Itali, nė laboratorin qė kanė ngritur Drobonikėt.
    Me poshte po ju sjell disa shkrime qe kane te bejne me mozaikun dhe punen per realizimin e tij.

    Emri:  IMG_2673.jpg

Shikime: 4708

Madhėsia:  38.8 KB

    Emri:  IMG_2723.jpg

Shikime: 4779

Madhėsia:  36.6 KB
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 30-12-2012 mė 13:37

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280
    Dekorimi i kupoles se katedrales ortodokse ne qender te Tiranes eshte nje ndermarrje madheshtore me vlere liturgjike edhe artistike. Portreti i Krishtit Pantokrator dhe 12 kumbonat qiellore po realizohet nga artistet Josif dhe Liljana Droboniku
    Nuk eshte kupole shume e thelle. Eshte cik me pak se gjysma e nje sfere. Ka nje lloj avantazhi kjo per punen tone.
    Kupola nga ana e arkitektures eshte e ndare ne nje rreth tjeter ne mes ku eshte momenti me kulminant me emocional ku perfaqesohet Krishti Pantokrator i cili tradicionalisht ka kete lloj gjesti qe ne njeren dore mban Ungjillin dhe me doren tjeter bekon ne emer te Atit Birit dhe Shpirtit te shenjte.
    Ne pikturen bizantine ka disa rregulla qe jane strikte sepse keto shenja teologjike jane te pandryshueshme. Ashtu si edhe ngjyrat.
    Fustani i kuq dhe manteli blu i Krishtit. Ato kane nje shpjegim. E kuqja eshte simboli hyjnor kurse bluja eshte shenje e tokes e jetes dhe eshte e veshur me njerzillek. Ai vjen nga lart dhe eshte i veshur me tokesoren. E kunderta eshte me Shen Merine. Ajo eshte tokesore dhe eshte e veshur me te kuqe.
    shte zeri i Josif Drobonikut ndersa dora e tij pershkon tiparet e Krishtit gjykates ne permasat e zvogeluara te portretit qe shume shpejt bashke me kumbonat e kaltra qiellore duhet te mbuloje 600m2 te kupoles se katedrales ortodokse e ndertuar ne Tirane.
    Eshte dekori qendror i saj dhe vepra me e madhe ne Shqiperi e punuar ne tekniken e mozaikut. Jemi ne laboratorin e katit perdhes te kishes ku eshte realizuar gjysma e punes. Figura nuk mund te dekonspirohet me perpara.Disa burra gra dhe te rinj 16 gjithsej me gjithe familjen Droboniku Josifin dhe Liljanen dhe vajzat e tyre Mirlinda dhe Alba po punojne aktualisht me ngjitjen e gureve te kalter - guret qe prej disa shekujsh behen ne menyre artizanale vijne nga Venecia - dhe nuancave qe shkojne nga bluja ne te bardhe.
    Me keto po realizohen 12 kumbonat qe disa i quajne qiellore e qe rrethojne portretin e Krishtit. Kjo ide u pelqye nga te gjithe si origjinale dhe moderne si pjese e frymes se nje stili neobizantin ne projektin e Drobonikeve.
    Mendohet kjo e re ta kete bere fitues projektin e tyre ne konkurrim me artiste greke dhe shqiptare per dekorimin e kupoles qe u shpall fitues ne pranvere 2010 dhe mendohet te zbulohet vitin e ardhshem.
    Propozimi i tyre sic thote Josifi koincidoi me nje ide qe kishin kryepeshkopi Janullatos edhe arkitekti. Dhe si duket u be nje kombinim. Ne vete jemi cuditur nga kjo kerkese. Ketu kemi nje bashkim te tradites me modernen. Te jete nje salle e madhe pa xhepa shume pa formuar ate kryqin e gjate. Ketu duhej nje mendje e avancuar nje mendjehapur.
    Liljana shton se nevoja per moderim vjen nga arkitektura moderne e kishes. Vete koncepti i Janullatosit ka kaluar cdo kufi te pikepamjes se hapjes te kanuneve. shte komplet nje kthese. Gruaja qe ka ndjekur hap pas hapi Drobonikun i ka dhene pervojne e saj ne fushen e tekstilit puneve te perbashketa ne dy dekada shton Rast si ky i katedrales nuk te vjen me.
    Per nga rendesia si katedrale dhe se eshte Tirana qyteti yt. Nuk kam gjetur akoma fjalet per te pershkruar kete punen tone ketu.
    Objekti qe po i vjen Tiranes ndane hapesires se zones historike e qe krijon nje trekendesh me Xhamine e Ethem Beut dhe Muzeun Historik Kombetar e tejkalon cdo mbyllje.
    Me shaka per te konkretizuar dimensionet supernatyrale te portretit te Jezu Krishtit i krahason bebezat e syve me diskun e pjates se kafese.
    Dimensioni dhe sugjestioni nuk eshte vetem nje raport madhesish po edhe shprehish e simbolikash.
    Ne portretin leter qe pame ne studio dallon ndermjet vetullave te Krishtit nje sfere nen lekure qe ngrihet fare pak aty ku depresiveve iu krijohet omega. Ja per shembull kjo qender e barres se arsyes hyjnore ne cmenyre do te percillet ne dimensionet e medha Ajo qe do te transmetoje eshte meraku yne pikerisht per te evidentuar mendimtarin. Aty finalizohet cdo gje thote autori. E quajme autori sepse elemente si ky qe permendem hyn tek interpretimet qe i ben nje artist kanoneve te artit bizantin.
    Veshtiresia teknike eshte nje ane tjeter. Vetem per montimin e skelave u desh nje muaj. Ajo e kaltra po na ha jashtezakonisht kohe sepse cdo pune qe behet eshte nje eksperience e re kurse ketu kalojne te gjitha parametrat e shkolles eksperiences. Te punosh ne tavoline fytyren e Krishtit ku tiparet jane te medha dhe nuk arrin ti kesh nen kontroll eshte e veshtire.
    Duhet te kesh nje intuite por ka nje kufi edhe intuita.
    Keto permasa shkaktojne fuqine qe rrezaton ky dimension i figures i Krishti Pantokrator i vetmi i gjithepushtetshem. Nje portret qe eshte nje forme vetvete.
    Fytyra dhe duart po punohet ne Itali sepse atje eshte laboratori qe kane ngritur Drobinket ne Lungro ku jane dhe rezidente.
    Shume afer katedrales ndodhet nje objekt tjeter ku ju Droboniku ka punuar. shte mozaiku i Muzeut Historik Kombetar ndaj te cilit keto kohe u mbajten qendrime te ndryshme eshte sugjeruar qe te hiqet. Nje veper me kanone te tjera nga te artit ortodoks por prape brenda kanoneve.
    Arti bizantin ka kaononet e veta nderhyn me nje butesi te fshehur Liljana se sidoqofte nuk eshte nje pikture moderne realiste. Por brenda ekzekutimit ke lirine tende qe mund te jete nje liri interpretative.
    Josifi eshte i prere ne komentet. Ai e ka nje shpjegim per krahasimin ne fjale arti i realizmit socialist dhe arti bizantin njeri kapitull i mbyllur e tjetri ne zenitin e punes se tij krijuese. do shprehje eshte nje ikone.
    Kur ky imazh behet ne nje vend te caktuar kur ajo do shfrytezohet per sherbime fetare atehere ti do respektosh ca rregulla. Kur ti ke kaluar pragun qe do te besh kete pune bashke me pranimin e kesaj pune eshte dhe liria. Ketu shton me nje ton qe kerkon te pak me shume vemendje ndaj vepres se artit per te mos i barazuar punet po fundja edhe njerezit qe i bejne ato. Shiko nuk jane dy ikona njelloj.
    Sepse eshte edhe zanat kjo pune nuk thjesht art arti bizantin. Nuk eshte aq konservator ky art. Onufri per shembull jo vetem nuk eshte konservator por eshte edhe sot shume modern. shte i paarritshem. Keshtu e reja ose liria tek nje qe punon me mozaikun bizantin dhe me nje ikone bizantine eshte tek ekzekutimi konkret ne momentin qe e realizon ate.
    Liria fillon me keto rregulla. Une me te lire e ndjej veten te kjo qe po bej ketu. Droboniku ben me shenje pa e kthyer koken ne drejtim te Muzeut Historik Kombetar per te cilin me 1981 bashke me 4 autore punonte per Mozaikun Shqiperia.

    Mozaiku
    Josif Droboniku eshte nje nga pese autoret e Mozaikut ne qender te Tiranes bashke me artistet Anastas Kostandini Aleksander Filipi Agim Nebiu dhe Vilson Kilica.
    Ai nuk eshte shprehur asnjehere per fatin e kesaj vepre per qendrimet dhe aktet ne tentative ndaj tij.

    Sot si e shikoni ajo perfaqeson ate epoke dhe jane gjera qe nuk duhen hedhur poshte. Vepra nuk u be me vullnetin tone dhe pavaresisht se ka ate tema per mua nuk duhej te hiqej as ylli. Keto jane veprime jo thjesht te politizuara por te papjekura. Ku fillon papjekuria Nuk mund te japesh urdher te futesh ne nje veper arti. Normat u shkelen deri sa nuk u pyeten autoret.
    Akoma sot nuk kane vdekur keta njerez dhe as jane arratisur. E keqja me e madhe eshte qe nje bashkautor e hoqi yllin. Ai nuk pyeti dhe nuk besoj se e cuan te lidhur per te bere ate akt. Une vete nuk do ta beja. Prandaj te mos shajme institucionet dhe as politikanet.

    Ikonografi
    Josif Droboniku u lind ne Fier me 1952. Ndoqi liceun artistik dhe Institutin e Larte te Arteve ne Tirane ne degen e Piktures Monumentale. Mozaiket dhe afresket e tij i gjen ne Muzeun Historik Kombetar dhe Pallatet e Kultures ne Tirane Lushnje dhe Peshkopi.
    Emigroi ne nentor 1990 ne Itali u vendos ne Lungro te Kalabrise ku ne 20 vitet e ardhshme do te merrej me realizimin ne teknikat e piktures murale dhe ikonografise nga Roma deri ne Sicili ne kishat arbereshe. Ne kuptimin simbolik thone ai ka gjetur Ameriken shton per veten Josifi.
    Droboniket e nisen nga zero. Me rendesi ishte ekspozita qe i prezantoi me 1991 ne zonen e Kalabrise. Ishte nje ekspozite pikture edhe aplikacione ne qendisje. Ishte kufiri ku u nda kontributi i nje pune qe kishin bere ne Shqiperi me kontributin ne vazhdim me pikturen e artit bizantin nga piktura socialiste ne nje stil bizantin qe nuk e kishin studiuar vecse perciptas.
    Ndoshta kjo lidhje me fene mund te kete ardhur gradualisht. Futja brenda shpirterisht ka ardhur me vone ne vite tregojne Jofisi dhe Liljana.
    Arritjet e Drobonikeve
    Dekorimi i kupoles se katedrales se Shen Kollit ne Lungro ku eshte edhe selia e peshkopit e Kalabrise. Ne dhjete vjet jane kthyer dhe rikthyer per te realizuar 300m2 mozaik kompozime me shkalle veshtiresie si Gjyqi i perbotshem 90 m2 me 65 figura.
    Jane me dhjetera mozaiket afresket dhe ikonat ne kishat e vendeve arbereshe ne Kalabri te San Kozimos San Giorgios Kantinelles ne kisha te Apulias Sicilise Napolit e Romes. Na ndodh qe ne kthehemi here pas here. Kisha nuk mbaron asnjehere. Jane te destinuara qe gjithe muret te jene te mbushura me dekoracion.
    Kur Josifi lexon me nje ze te shtruar e te ulet nje me nje simbolet e Gjyqit te Perbotshem nepermjet nje fotoje te mozaikut qe ka realizuar ne Lungro mendon se pasioni i madh nuk ka vetem formen e perbindshme qe ia merr frymen tjetrit duke dale me mundim prej tij. Ka edhe formen e nje rryme qe hyn dhe ze vend ne trupin e njeriut dhe e banon ate me dritaret mbyllur dritat fikur qe askush te mos ndjeje zhurme.

    Per Onufrin
    Sa me shume ti punon ne artin bizantin sa me shume ti ben ikona dhe kur konfrontohesh me Onufrin te duket vetja gjithmone e me i vogel. shte i paarritshem. Ne edhe sot nuk e njohim dhe e studiojme. Ne Tirane sheh makina shume te medhaja qe vlejne sa per pese botime per Onufrin. Por kjo eshte pune mentaliteti. Ne na i kishin futur recetat ne koke dhe smund ta lexonim ndryshe Onufrin
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Archon : 28-12-2012 mė 02:27

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280
    Dukumentari i realizuar nga regjizori Ylli Pepo mbi mozaikun e Krishtit Pantokrator.

    Tė Premten mbasdite, dt.21.12.2012, nė amfiteatrin e madh tė Qendrės Kulturore tė Katedrales “Ngjallja e Krishtit” nė Tiranė u shfaq dokumentari i piktorėve-mozaicist Josif dhe Liljana Droboniku, tė cilėt kanė realizuar mozaikun nė kupolėn e kėsaj katedraleje.

    * * *
    Sapo mbaron sė projektuari nė ekran dokumentari “Mozaiku mė i madh i Ballkanit” e ndjen se je pėrfshirė nga emocione tė mrekullueshme qė t’i ka krijuar realizimi i njė vepre dinjitoze.
    Ai ėshtė njė film qė i pėrket njėrit prej nesh, nė rrugėtimin e viteve tė brishtė tė demokracisė. Nė rastin konkret ėshtė historia e artistit qė pėrjetoi pėrthyerjen e madhe nga monizmi nė demokraci duke dalė fitimtar. Ajo qė kishte shfaqur dikur ēifti i artistėve Droboniku ishte vetėm ajsbergu… Pjesa mė e madhe dhe e pazbuluar do vinte mė vonė, pikėrisht nė vitet e demokracisė, kur ata pa u diktuar nga askush, do tė bėnin atė gjė, qė mori vlera tė artit tė vėrtetė, qė do u shėrbejė brez pas brezi njerėzve, nė plotėsimin e nevojave tė tyre shpirtėrore. Filmi dokumentar fillon me Katedralen Ortodokse nė qendėr tė Tiranės, qė i shtohet si njė vlerė e vėrtetė arkitekturore konstruktit tė ndėrtesave nė qendėr tė kryeqytetit dhe kupola e kėsaj katedrale tė famshme mban si tė mbėrthyer nė qiell, veprėn madhore tė piktorėve mozaicistė monumentale, Josif e Liljana Droboniku, qė na e shfaqin Zotin e plotfuqishėm, me njė realizim dinjitoz artistik.

    Liljanėn e kam njohur qė nė kopsht ndėrsa Josifin e kam njohur kur punonim bashkė nė Kinostudion “Shqipėria e re”. Ndjeva krenari pėr punėn e mrekullueshme krijuese tė kėtij ēifti nė emigracion, kur kishin pėrballuar njė punė tė madhe voluminoze e aq bukur tė realizuar artistikisht nė pikturimin e dhjetėra kishave nė Kalabri. Spektatori e prek me dorė suksesin e madh tė kėtij ēifti artistėsh me pikturime nė teknikėn e ikonės dhe tė afreskut bizantin me njė talent qė sjell pranė mjeshtėrinė e tė madhit piktor tė Mesjetės, Onufri.
    Dokumentari sjell me emocion jetėn e tyre me Golgothanė e pėrpjekjeve tė para tė mundimshme… Tė mbetet nė mendje ai fakt prekės biografik, kur familja duke kaluar nė Itali nė mes tė dimrit tė egėr, nuk i hapej as dhe njė portė hoteli… Po ja, diku pranė njeriut tė mirė ėshtė engjėlli shpėtimtar. Njė familje italiane nė veri i hapi derėn e shtėpisė, tė mallėngjyer veēanėrisht nga dy vajzat e vogla qė rrinin tė tronditura mes dėborės… Ndėrsa nė njė ēast tjetėr kur ēifti i lodhur e kishte vendosur pėr kthim nė atdhe, rrugės nė tren marrin njė adresė tė njė prifti nė Kalabri, qė mund t’i ndihmonte, duke punuar nė profesionin e tyre… Kėshtu ndodhi ēudia, ēifti Droboniku me artin e tyre u bėnė aq tė dobishėm nė Kalabri sa zbukuruan jetėn e besimtarėve me pikturimin e shumė kishave nė vendin e gjakut tė shprishur… Atėherė fama e tyre mori dhenė dhe ra nė vesh edhe tė Fortlumturisė sė Tij, Kryepeshkopit Ortodoks tė Shqipėrisė, z. Anastas Janullatosi, i cili i besoi ēiftit tė artistėve shqiptarė njė punė tė madhe, si autorė tė mozaikut mė tė madh tė Ballkanit. Katedralja e objektit mė tė madh tė kultit pėr ortodoksėt nė Shqipėri, nė kupolėn e saj do tė mbante si punė artistike mozaikun gjigant tė punuar nga ēifti Droboniku, qė do tė vinin nga Kalabria nė Tiranė. Nė kėtė punė do pėrfshiheshin edhe 2 vajzat qė tashmė janė bėrė krah i prindėrve tė mirė, si dhe njė ansambėl i vogėl ekzekutuesish, qė do punonin plot pasion e pėrkushtim.
    Dhe ne ndjekim me interes kuadėr pas kuadri si ngrihet Katedralja e madhe e ortodoksėve me njė pėrkujdesje tė vazhdueshme prindėrore tė Fortlumturisė sė Tij, z. Anastas Janullatos, qė mbas ngritjes sė rrjetit tė plotė tė kishave ortodokse nė tė gjithė Shqipėrinė, ku ato ishin shkatėrruar, arriti kėtė vepėr kulmore nė qendėr tė kryeqytetit shqiptar, Tiranės. Nė njė nga intervistat e Tij nė film ai thotė mes tė tjerave se tre janė ēelėsi i suksesit tė njė vepre tė madhe: dashuria, bukuria dhe e vėrteta!
    Grupi realizues i kėtij dokumentari me skenar tė Ylli Drishtit, dirigjohet me mjeshtėri nga regjisori i njohur, Artisti i Merituar, Ylli Pepo. Operator ėshtė Fatjon Gonxhi, Xhemal Reēi, montazhi Vangjush Furxhi, Gjergji Pano dhe kompozitori i talentuari Delar Turku deri tek folėsit e ndryshėm por sidomos tregimtari tėrheqės Xhelil Aliu, i japin filmit tė gjithė sė bashku, firmėn e njė vepre me vlera tė veēanta emocionale. Dhe nuk ėshtė e rastit qė regjisori e gjen tė arsyeshme tė bėj pėrqasje tė Katedrales madhėshtore tė Tiranės me vepra me vlera tė rralla arkitektonike nė Europė, si nė Venezia, Paris e Londėr, pėr t’u pėrqendruar mė shumė deri tek Katedralja e Shėn Sofisė nė Stamboll! Kjo ėshtė njė e vėrtetė e bukur, e prekshme me kuadro tė rrėmbyera nė ēaste tė ndryshme, nė qiell me re, nė muzg apo nė agim. Kambana e kishės madhėshtore e rrethuar me drita tingėllon ėmbėl duke i thirrur besimtarėt pėr lutje ndaj Zotit.
    Intervistat e filmit plotėsojnė bukur jo vetėm informacionin e bukur pėr jetėn e ēiftit tė artistėve Dobroniku, por edhe pėr vetė historinė unikale tė ndėrtimit tė Katedrales sė shenjtė.
    Filmi sjell shumė mesazhe tė rėndėsishme. Regjisori Ylli Pepo, duke qenė njė erudit i gjuhės sė filmit kėsaj radhe ka pėrdorur edhe njė gjetje tė bukur figurative emocionale… Ne e shohim Tiranėn nėn vellon e njė ngjyre tė kaltėr, si njė dritė qiellore… Edhe vetė mozaiku nė kupolėn madhėshtore tė Katedrales ėshtė qėndisur nė njė sfond tė kaltėr... I PLOTFUQISHMI ZOT I QIELLIT DHE I TOKES vjen me kulminacione tė gjuhės shprehėse artistike!
    Filmi “Mozaiku mė i madh i Ballkanit” ėshtė njė dhuratė e bukur nė prag tė festės sė madhe popullore tė Krishtlindjeve. Tė festojmė tė gjithė sė bashku tė gėzuar, me respekt e dashuri pėr gjithė besimet e tjera qė janė nė njė unitet tė tillė nė Shqipėri, si nė asnjė vend tė botės.
    Duke parė kėtė film e kupton mė mirė se vetėm nga dashuria pėr Zotin e pėr njeri-tjetrin, vjen bukuria e jetės njerėzore. Gjithmonė gėzuar!

    Angjelina Papalilo - kineaste

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Pėr: Mozaiku me i madh i Ballkanit ne katedralen "Ngjallja e Krishtit"

    Vlerėsime mbi artin e Drobonikėve

    Amik Kasoruho - shkrimtar, pėrkthyes shqiptar.Pjesė nga intervista, Tiranė ,mė 23 shtator 2012
    …Unė sot hyra pėr herė tė parė nė Katedrale dhe nuk mundet qė njeriu tė mbetet pa u impresionuar kur ėshtė pėrpara nje vepre arti, unė kujtoj se kėtu ėshtė vepėr arti. Nuk jam kompetentė tė flas pėr arkitekturės, as pėr mozaikun por po flas thjesht si njė njeri qė e ēmon tė bukurėn. Unė mendoj se pėrveē tė bukurės ka edhe nje diēka tjetėr, njė element tjetėr qė ėshtė madhėshtia e kėsaj vepre, diēka qė vėrtet tė impresionon. Nuk e vija nė dyshim qė do tė ishte njė punė e kėtillė, se kam parė punime tė tjera tė Josif Drobonikut dhe tė shoqes, tė Lilit, por jo me kėto pėrmasa. Kishat e tjera qė kam parė unė janė kisha tė fshatrave arbėreshė dhe vetėkuptohet se ato i ridimensionon vetė ambienti dhe po kėshtu ridimensionohen punimet e tyre brenda njė kishe tė vogėl. Kėtu, tek kjo Katedrale, sic thashė kam pėrshtypjen se ka njė frymėmarrje tė madhe aplikimi I tyre me artin e mozaikut. Por mendoj se ėshtė edhe njė gjė tjetėr, ky art nuk po praktikohet shumė nėse e krahasojmė me hapėsirat e mbuluara me piktura murore;kjo vjen pasi mozaiku ndofta paraqet veshtirėsi qė, egzistojnė edhe pėr faktin qė mozaiku kėrkon investim dhe kėshtu ai si gjini ka mė pak pėrhapje. Mė bėhet shumė qejfi qė ky investim ėshtė pėrdorur me vend, ėshtė pėrdorur me talent, ėshtė pėrdorur me pėrkushtim. Unė mbeta shumė i impresionuar.
    Aleksandėr Filipi – Piktor , pjesė nga intervista e realizuar nė studio, Tiranė 14qershor 2012
    …Mua personalisht tek Josifi gjithmonė mė ka bėrė pėrshtypje aftėsia e tij e madhe pėrgjithėsuese e formės,ky ishte njė element qė e dallonte atė nga tė gjithė krijuesit e tjerė. Josifi shpaloste njė energji shumė tė madhe, pasi ai “e pėrpinte” tablonė menjėherė. Ndofta ishte dhe ky element qė me vajtjen nė Itali, e ndjeu vehten sikur ju pėrshtat konceptit tė pikturės bizantine, e cila ka brenda njė ngarkesė tė madhe intelektuale, kėrkon njė njohje nga pikėpamja teologjike nė radhė tė parė, por edhe nga pikėpamja stilistike.…Pėrveē dimensionit,mozaiku i kupolės ka njė pėrkushtim tė tejskajshėm tė ndėrgjegjes artistike pėr ta realizuar nė detaje,si nga pikėpamja teknologjike, si nga pikpamja e kujdesit profesional,e ritmit, distancave tė gurėve dhe e pėrpjekjeve pėr mbylljen pėrfundimtare tė formės, deri tek motivet anėsore…Unė me plot gojėn e quaj mozaikun e Katedrales sė Tiranės njė kryevepėr tė artit shqiptar. Ajo qė tė entuziazmon, ėshtė fakti se gjatė kėtyre 20 vjetėve tė qėndrimit nė Itali, Josifi ka realizuar njė seri pa fund veprash pėr kishat: nė kupola, sipėrfaqe tė sheshta, nė apsida dhe mendoj se ai si mozaiēist ėshtė vėrtet i papėrsėritshėm…Eshtė kėnaqėsi tė shikosh njė madhėshti tė tillė. Kam qėnė vetė present disa herė nė studion – laborator tė tyre, kur ata (Drobonikėt) bėnin diskutim familjar, shpesh herė nė formė debati – diskutonin “me zjarr”edhe pėr njė motiv tė thjeshtė dekorativ, duke dhėnė variante tė ndryshme: pėr madhėsinė, ngjyrat, sensin grafik, unitetin koloristik dhe mėnyrėn e mbylljes sė kupolės nė pjesėn e poshtėme… Me Lilianėn kemi qėnė nė njė kurs.Ajo qė e dallonte Lilin, ishte tė qėnit shumė e vėrtetė si njeri.Mendoj se ėshtė edhe kėmbėngulja e Lilianės me shumė vlerė nė marrėdhėniet nė ēift, pasi unė mendoj se ata tė dy bėjnė njė ēift tė bukur bashkė. Janė dy – qė plotėsojnė njėri-tjetrin, janė tė kompletuar bashkė.
    Prof. Pirro Thomo– Arkitekt, restaurator, studjues i arkitekturės. Pjesė nga intervista e realizuar nė Katedralen e Tiranės, mė 23 shtator 2012.
    …Nga ato qė kam parė, kam bindjen e plotė qė katedralja e Tiranės zė njė vend tė veēantė. Pra,nė qoftė se kėta shembuj qė ju pėrmenda janė nė koherencė me periudhėn kur janė ndėrtuar, qoftė ato paleokristiane apo bizantine, katedralja e Tiranės nuk pėrputhet me to, nuk hyn tek shabllonet, ajo ėshtė njė zgjidhje krejt e veēantė. Pra ėshtė njė kombinim si ide e bazilikės paleokristiane, por me njė konceptim krejt modern hapėsinor. Do tėthosha qė nėse e ndjekim njė vizitor kur hyn nė katedrale, ai ndeshet menjėherė me njė hapėsirė tė madhe me kupolė, ėshtė njė ndjenjė qė vizitori mund ta ndjejė vetėm tek Shėn Sofia e Kostandinopojės, pasi edhe ajo e ka kupolėn qėndrore jashtėzakonisht tė fuqishme dhe ka dy pjesė: lindore dhe perėndimore, me dy apsida qė tė japin ndjesinė qė ajo hapet. Pikėrisht kjo hapje e hapėsirės, kjo ndjenjė kėtu ėshtė arritur nėpėrmjet mozaikut, me kompozimin e kėsaj skene, pikėrisht me atė sfondin blu, i cili duket sikur e hap hapėsirėn, e zmadhon atė dhe kjo ėshtė njė gjė e veēantė e kėsaj katedraleje.
    Eva Arkitekte (pjesė nga intervista 13 shkurt 2012, nė Tiranė)
    …Arsyeja kryesore qė u zgjodh bėrja e mozaikėve nė kupolė ishte kryesisht lartėsia e madhe nė tė cilėn ndodhet kupola. Flasim pėr njė lartėsi prej 23 metrash dhe pėr shkak tė largėsisė sė madhe donim ta kishim shumė tė fortė elementin e tė plotfuqishmit.Ikonografia, sigurisht ėshtė shumė e rėndėsishme brenda nė ambjentet e tempujve ortodoksė, por intensiteti qė jep mozaiku, ishte ajo qė ndihmoi vėrtet tė jepej i plotfuqishmi ashtu siē donim dhe prandaj u zgjodh mozaiku. …Sigurisht jemi shumė tė kėnaqur nga artistėt Droboniku sepse kanė qėnė shumė tė pėrkushtuar ndaj punės, tė cilėn ne e vumė re mė qartė veēanėrisht gjatė periudhės sė realizimit tė veprės, nė Tiranė nė ambjentet e brendėshme tė Katedrales ku ata dhe grupi i tyre punonin. Nuk ekzistonte asnjė problem, pėrkundrazi kishim njė bashkėpunim tė veēantė edhe me kishėn. Zoti Josif dhe zonja Liliana bėnė mjaft ndryshime nė projektet e tyre, duke u pėrpjekur pėr tė arritur rezultatin maksimal dhe mendoj se ia kanė dalė mbanė pas gjithė atij mundimi.Doja t’iu thoja diēka konkrete pėr punėn e tyre, projekti konkret qė u zbatua dhe u pėrzgjodh pėr zbukurimin nė fjalė lidhet shumė me konceptimin fillestar arkitekturor, pra me kupolėn prej xhami siē ishte studiuar nga arkitekti. Zbukurimi i dymbėdhjetė seksionėve pėrreth tė plotfuqishmit me rombėt dhe me atė shkallėzimin e ngjyrės blu nga mė e errėta deri tek mė e hapura, ishte sigurisht diēka qė transmetonte idenė e kristalit dhe tė qiellit qė shikojmė Brenda njė kristali dhe kjo ishte diēka tepėr pozitive pėr tė nxjerrė nė pah fytyrėn e tė plotfuqishmit. Mendoj qė pėrfundimisht ata ia dolėn mbanė me kėtė projekt dhe kėtė ndjesi e kemi kur hyjmė brenda nė tempull…
    Adriano Gatti “Josif Droboniku” (Piktor, portretist dhe mozaiēist i frymėzuar nga njė rrezatim shpirtėror dhe kulturor, filloi veprimtarinė e tij artistike me 1977 duke interpretuar me profesionalizėm dhe mjeshtėri traditėn shekullore tė ikonave dhe mozaikut bizantin).
    …Tė bėsh mozaik nė ditėt e sotme konsiderohet si njė nga specialitetet mė tė larta tė artizanatit artistik nga tradita e madhe e Friulit, ajo e Monrealit (Duomo e njohur) dhe e Ravenės (bazilika: S. Vitale, bazilika: S.Apolinnare,Mauusoleo di Gialla Placida) hapėsira e njohur ėshtė e pasur me dėshmi tė kėtij arti tė vjetėr. Dėshmi tė lidhura me historinė dhe modele figurative shpesh tė trashėguara nga shkollat e vjetra tė mozaikėve paleokristian, teodorikian dhe bizantinė. … ėshtė me shumė interes tė njihemi me punėn e Josif Drobonikut, veprat e tė cilit na sjellin historinė e traditės sė madhe tė mozaikut,tė pikturės monumentale dhe asaj tė afreskut… Ajo qė vėrtet tė mahnit nė punėn e kėtij artisti, ėshtė aftėsia e tij pėr tė ribėrė sipas modelit “bizantin” imazhet e shėnjta tė kishave. Krishti i madh mbi sfondin e artė me krahėt e hapura, kompleksi i tablove nė altar, panotė dhe vepra tė tjera janė shpesh tė realizuara si frymėzim artistik i “dekorimit nė harmoni me arkitekturėn”.Nė fakt mozaiku dhe piktura – afresku, kanė karakteristikat e tyre tė veēanta tė modelimit mbi plane tė sheshta, kupola, volte, apsida, harqe duke ju adaptuar trupit tė ndėrtesės ashtu si nje lėkure, si njė veshje qė rivizaton elementėt e tij nė njė hapėsirė tė re.Kėshtu dekori muror i Dubronikut qė zhvillohet nėpėrmjet imazheve tė traditės sė madhe tė lindjes, duke ndryshuar rregullat e hapėsirės arkitektonike nėpėrmjet lojės sė zgjuar tė dritė hijes tė tė artave tė ndritėshme. …nė kėto vitet e fundit ai (Droboniku) ka realizuar piktura tė mėdha murale nė shumė kisha tė Dioqezės sė Lungros, duke ribėrė modelet tradicionale tė artit tė shėnjtė bizantin, duke i pasuruar me leksionet e marra nga njė mjeshtėr i madh ikonograf, bashkėatdhetar me famė botėrore si Onufri. Ai ka realizuar ikona pėr shumė ikonostase tė kishave nė dioqezėn e Lungros,Fascineto,Plataci, S.Benedetto Ullano, Marri di S.Benedetto Ullano,Falconara Albanese,Sofferetti,por mbitėgjitha ai ka realizuar mozaikun e madh tė kupolės qėndrore tė Katedrales sė Lungros qė paraqet figurėn madhėshtore tė Krishtit Pantokrator…Veprat e tij, sidomos ikonat, janė prezent nė kisha tė ndryshme apo koleksione private, nė selitė e kishave lindore, nė seminaret rajonalė nė Catanzaro,nė kishat e Genzano-s, pa llogaritur ekspozitat e ndryshme nė qėndra tė ndryshme (edhe pse tė vogla)si nė Firmo, Frascineto,Lungro, Altomonte, Acquaformosa, Roseto Capo Spulico, por edhe nė Lucca, Roseto degli Abruzzi ku u njoh dhe u propagandua.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Pėr: Mozaiku me i madh i Ballkanit ne katedralen "Ngjallja e Krishtit"

    Mozaiku i kupolės

    Mozaiku monumental ka disa sekrete dhe proēedura qė i ngjajnė projektimit dhe realizimit tė veprave arkitekturore. Pėr tė realizuar njė vepėr monumentale nė mozaik me dimensione 50 – 500 m/2, artistit i duhet tė ndjekė me saktėsi disa proēese korrekte zbatimi. Nga autorėt Josif dhe Liliana Droboniku, pėr mozaikun e kupolės u realizuan mbi 10 bocete me ngjyra ku pėrveē tipologjisė sė imazhit tė Pantokratorit - rėndėsi kishte zgjidhja e sfondit rreth tij. Do ishte njė sfond i ngarkuar me simbole kristiane shumėngjyrėsh apo do tė mbahej njė dekor i qetė sipas njė tonaliteti simbolik? Gjatė proēesit tė krijimit tė veprės pikėpyetja kryesore pėrveē zgjidhjes sė figurės kryesore tė Pantokratorit ishte tek tonaliteti i sfondit. Ky sfond do tė ishte i artė, i kaltėr apo nė gradacionet e ngjyrės blu, nė harmoni edhe me imazhin e Pantokratorit? Imazhi i Krishtit Pantokrator – portreti i tij do tė ishte njė figurė e rreptė gjykatėsi apo portreti i njė gjykatėsi tė drejtė, por tė dashur qė dhuron mirėsi dhe ngrohtėsi pėr besimtarėt e tij?Dy artistėt Droboniku nė arkivin e tyre kanė me dhjetra dhe dhjetra vizatime, variante, bocete bardh e zi dhe me ngjyra tė kėrkimeve qė ata kryen pėr tė ardhur tek varianti pėrfundimtar i mozaikut nė kupolė. Ky variant u miratua nga Fortlumturia e tij Anastas Janullatos dhe kėshilltarėt e tij tė afėrt, pas diskutimesh,pėrmirsimesh, dilemash, korrigjimesh dhe verifikimesh artistike e teologjike.
    Pas miratimit filloi puna nė ateljenė “Arbėrart” qė u vendos nė katin nėntokėsor tė Sinodit tė shenjtė, pranė Katedrales sė re, qė po ndėrtohej. Organizimi i punės nė Atelje kėrkonte pėrqėndrim dhe disiplinė artistike nė realizimin nė madhėsi origjinale tė bocetit fitues. Ēdo pjesėtar i grupit realizues nė “Arbėrart” ishte njė instrument i “orkestrės” tė “dirigjuar”me mjaft profesionalizėm dhe pasion nga dy artistėt Josif dhe Liliana Droboniku.Proēesi realizues filloi njėhkohėsisht nė dy laboratorė: nė Tiranė dhe nė Altomonte (Itali).Pėr realizimin e njė “kėmbane blu” siē e quajti Josifi njė nga 12 pjesėt e sfondit tė kupolės, vizatimi u nda nė 126 pjesė nė formė rombesh dhe ju shpėrnda pėr zbatim grupit tė ndihmėsave nė ateljenė ”Arbėrart” nė Tiranė.Sfondi blu pėrbėhej prej 21 tonalitete dhe njė tonalitet brenda tij kishte 3 – 4 nuanca. Vetė rombi kishte 4-5 nuanca. Rrethi nė qėndėr tė kupolės (me D = 8 m, dhe sip. 49 m2), u nda nė kuadrate prej 20 – 30 cm dhe gurėt (teselat) me ngjyra u porositėn posaēėrisht, pasi nuk ishin pjesė e Katalogut tė Shoqėrisė veneciane tė prodhimit tė gurėve “ORSONI”. Njė gur mozaiku blu kishte dimensonet 8 X 13 mm dhe gjėrėsi 4 mm.Nė vetėm 1 m2 mozaik u vendosėn afėrsisht 1 000 gurė sipas nuancave tė pėrcaktuara nė bocetin e projektit. 1 m2 mozaik me ngjyrė ari peshon 10 kg, ndėrsa 1 m2 mozaik me tonalitet blu peshon 14 – 16 kg. Ari i pėrdorur nė mozaik ėshtė katėr llojesh: ar i bardhė, ar i verdhė, ar ngjyrė bronxi i ēelėtdhe ar ngjyrė bronxi i errėt. Teselat e tyre janė tė sheshtė dhe me reliev. Kėshtu tek sfondi prapa figurės sė Pantokratorit kryesisht ėshtė pėrdorur ari i sheshtė dhe nė konturim ai me reliev. Me reliev janė edhe gurėt e artė tė pėrdorur nė 12 rrezet e kupolės qė shpėrndahen nga sfondi i artė i Pantokratorit.Po kėta gurė tė artė me reliev janė pėrdorur edhe nė brezin e poshtėm ku mbėshtetet kupola.Nė aureolė ėshtė pėrdorur ari me ngjyrė bronxi.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Pėr: Mozaiku me i madh i Ballkanit ne katedralen "Ngjallja e Krishtit"

    Laboratori ArbėrART Tiranė

    Krijimi i njė mozaiku i ngjan punės artizanale nė tezgjah pėr endjen e tapeteve tė mėdha persiane. Duke u endur sipas modelit dhe vizatimeve nė letėr,endėset (vajzat dhe grate) nuk e shohin punėn e tyre tė plotė sepse tapeti mblidhet rul mbi njė bobinė poshtė kėmbėve tė tyre. Vetėm kur tapeti ka pėrfunduar plotėsisht, ajo mund tė hapet dhe tė shihet i plotė. Kėshtu dhe imazhi i plotė i mozaikut tė Katedrales prej mėse 700 m2, do dukej pasi tė montohej pjesė-pjesė nė kupolė.Artistėt monumentale kanė privilegjin qė veprėn e tyre ta mbajnė me gjatė nė duar.Veprat e mėdha monumentale nė mozaik, shpesh herė kėrkojnė muaj dhe vite pėr tu realizuar. Pjesėt e mozaikut tė pėrfunduara vendosen nė radhė njėra pas tjetrės nė atelje dhe presin momentin qė tė zenė vend nė ndėrtesė. Pas momentit kur vepra vendoset (montohet) nė vendin caktuar, artisti simbolikisht “ndahet” prej saj dhe nuk ka mė mundėsi ta shohė asnjėherė nga afėr, “ta prekė” atė me dorė. Kėshtu ndodhi dhe me mozaikun e kupolės tė Katedrales sė realizuar nga Drobonikėt. Gjatė punės dyvjeēare tė realizimit tė kupolės, artistėt dhe grupi realizues i kishin nė atelje fragmentet e mozaikut tė madh.Tė krijohej ideja e njė ekspedite arkeologjike, qė pasi janė gjetur fragmentet e thyera tė dhjetra e dhjetra vazove, ku arkeologut do i duhej t’i rikrijonte opėrsėri. Nė fakt me mozaikun po ndodhte e kundėrta, pjesėt mozaikut tė madh tė kupolės gjigande bazuar nė imagjinatėn autorėve artistė dhe tė kėrkesave tė Fortlumturisė sė tij Kryepeshkopit Anastas, po krijoheshin ditė pas dite, muaj pas muaji.Ēdo gur vendosej me kujdesin mė tė madh nė vendin e tij.Nė fakt disa herė pjesėt e sfondit blu tė kupolės u vendosėn pėr tu parė mbi njė hapėsirė tė madhe nė dyshemenė e hollit tė Sinodit tė shenjtė. Josifi dhe Liliana kontrollonin me mjaft kujdes punėn e bėrė, korrigjonin edhe nuancat mė tė parėndėsishme, diskutonin ēdo detaj, dyshonin pėr tonalitetin,nuancat e ngjyrave, debatonin me njėri tjetrin, me vajzat e tyre - Albėn dhe Mirlindėn (pjesė e stafit realizues) dhe vendosnin se si duhej vazhduar. Megjithatė emocioni i shoqėruar me shqetėsimin e pikės sė shikimit ishte i madh. Ishte punuar ēdo ditė, javė e muaj tė tėrė pėr tė krijuar sfondin blu qė rrethonte qėndrėn e kupolės.
    Po kėshtu u diskutua nga artistėt dhe nga Fortlumturia e tij Anastas Janullatos figura dhe portreti i Pantokratorit. Tė dy artistėt Josifi dhe Liliana Droboniku ishin nė ankth dhe tension se si do pritej realizimi pjesor i portretit tė paraqitur pėr tu parė nė madhėsinė origjinale – pėrpara se ai tė vendosej nė kupolė.Nė momentin kur kėto fragmente mozaiku u bėnė pjesė e kupolės sė Katedrales gjatė montimit, artistėt kishin privilegjin e veēantė qė ti vėzhgonin dhe preknin nga afėr pėr disa javė me radhė. Edhe fizikisht ishte e vėshtirė tė ngjiteshe ēdo ditė nė skelat e larta ku punohej nėn kupolėn e gjerė. Qė nga skeleritė ku punohej, pėrsėri nuk mund tė pėrfytyrohej se si do tė dukej imazhi i krishtit, por kujdesi maksimal tregohej tek bashkimi i pjesėve, proēes ky qė realizohej nė mėnyrėn mė perfekte. Pas largimit tė skelave mozaiku ka vetėm njė mundėsi shikimi tė pėrhershėm– atė nga njė largėsi prej 23 metrash.
    Kur hyn nė sallėn e Katedrales Ortodokse “Ngjallja e Krishtit”, Tiranė, ajo qė tė emocionon ėshtė sigurisht magjija e hapėsirės gjigande qė tė krijohet nė mėnyrė tė menjėhershme pas ngjitjes sė shkallėve prej mermeri dhe kalimit tė tri dyerve tė rėnda prej bronxi. Salla rrethore qė tė hapet para syve, plotėsohet anash me kollona dhe harqe tė zbukuruar prej mermeri.Njė brez dekorativ ornamental rrethon si njė azhur i bardhė elegant sipėr harqeve gjithė sallėn qėndrore. Vizitori – besimtari i krishterė ortodoks, gradualisht ,nė qendėr do pėrballet me ikonostasin e bardhė, tė mermertė tė zbukuruar me ikona, pas tė cilit ndodhet tryeza e altarit para apsidės gjigande pėr nga pėrmasat (mbi 90 m2). Kupola madhėshtore e zbukuruar me mozaikun shumėngjyrėsh me imazhin e madh tė Krishtit Pantokrator tė krijon tė papriturėn befasuese. Prania e mozaikut tė madh tė kupolės, me imazhin e Pantokratorit, tė krijon ndjesinė e pranisė sė tij mbizotėruese - absolute. Zgjidhja e pėrmasave tė saj ėshtė nė harmoni me funksionin artistik, liturgjik pėr besimtarėt ortodoksė. Fuqia e ngjyrave, shkėlqimi veēanėrisht i arit nė sfondin e qendrės sė kupolės dhe e rrezeve qė dalin prej saj, i japin kėtij mozaiku njė vezullim dhe bukuri tė jashtėzakonėshme.Veprat monumentale nė ndėrtesat e kultit dhe ato publike kanė privilegjin e tė admiruarit nga disa breza. Ato jetojnė gjatė sėbashku me veprat arkitektonike ku janė vendosur.Magjija, vlerėsimi dhe madhėshtia e tyre rritet me kalimin e viteve. Rėndėsia e kėtyre krijimeve tė veēanta lidhet me artin por edhe me besimin teologjik, nderimin ndaj zotit. Katedralet e mėdha janė nė ditėt e sotme vende tė vizitueshme nga turistėt e ndryshėm, ato janė me dyer tė hapura pėr ēdo vizitor pasi bėjnė pjesė nė jetėn artistike –religjioze tė qyteteve ku ato ndodhen. Katedralja e Tiranės, ndofta mė reja si moshė ėshtė pjesė e arkitekturės moderne simbolike ortodokse botėrore dhee njė arti qė edhe pse religjioz e ortodoks shpreh vizione moderne teologjike dhe artistike.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Archon : 10-01-2013 mė 12:55

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Pėr: Mozaiku me i madh i Ballkanit ne katedralen "Ngjallja e Krishtit"

    Katedralja e Tiranės.
    Studioja greko-amerikane “Papadatos Partnership LLP” nga Nju Jorku, qė fitoi konkursin ndėrkombėtar pėr projektimin e Katedrales Ortodokse ishte e specializuar nė projektimin e kishave dhe objekteve tė kultit, bankave, qendrave tė biznesit, interiereve, komplekseve hoteliere, tė tuneleve tė metrove etj nė SHBA dhe jashtė saj; kryesisht nė Rusi (Moskė), Turqi. Nė vitin 1969 Z.Steven Peter Papadatos themeloi nė Nju Jork firmėn e tij tė arkitekturės “Partnership LLP” tė cilėn e fuqizoi deri nė pėrmasat e njė studio qė merrte ēmime ndėrkombėtare pėr praktikat e saj. Kompania e tij, kanė marrė 42 ēmime prestigjiozė ndėrkombėtarė me motivacionin “Pėr ekselencė nė Dizajn”. Gjithashtu ai ėshtė nderuar nga Shoqėria Amerikanė e Arkitektėve, me ēmimin “Pėr ekselencė nė Dizajnin ndėrkombėtar”. Z.Steven Peter Papadatosnė vitin 2003, ka marrė edhe medaljen e nderit “Ellis Island Medal of Honor” pėr kontributin e dhėnė nė Arkitekturėn Bizantine nė Amerikė. Ai konsiderohet si njė autoritet nė arkitekturėn bizantine nė Amerikė dhe ka ligjėruar shpesh nė Universitete tė ndryshme dhe takime ndėrkombėtare si dhe ka e shkruar gjerėsishtmbi kėtė temė. Arkitektit Papadatos e mbėshteti projektin e tij tek simbolika e krishterė e Kryqit si simbol i kryqėzimit, sakrificės sė Jezusit dhe ringjalljen e mėvonshme. Pra, tek ky simbol qėndror dhe thelbėsor i jetės sė krishterė.
    Katedralja “Ngjallja e Krishtit”,nė Tiranė pėrmban nė projektin e saj, njė kishės tė vogėl, e cila ngrihet menjėherė pranė saj, nė anėn veriore pranė hyrjes qėndrore.Kjo Kishės (Kapelė) ka ruajtur nė pėrmasat e saj planimetrike formėn e kryqit tė zgjidhur me mbulesa metalike – fletė bakri, qė zbresin nga lart poshte me disa plane dhe pėrfundojnė me dritare rrethore duke e bėrė arkitekturėn e saj interesante. Imazhi i kishėzės ka njė lėvizje plastike tė formave nė pjesėn e mbulesės dhe harmonizohet bukur me format e pastra tė volumeve tė mureve vertikalė. Nė pjesėn qėndrore tė nefit para ikonostasit nė dysheme ndodhet njė dritare rrethore e qelqtė, qė shėrben pėr ndriēimin e pagėzimores poshtė saj nė njė kat nėntokėsor.Kishėza i kushtohet Lindjes sė Krishtit dhe ėshtė dekoruar brenda nė faqen lindore me piktura murale nga piktori grek Kristo Papanikolau dhe nga disa ikona tė vendosura mbi njė ikonostas druri tė gdhendur. Kjo kapelė nė fakt ėshtė shumė e rrallė nėse e krahasojmė me projektet arkitekturore tė kishės moderne.Kėmbanorja qė ndodhet nė anėn e djathtė tė hyrjes kryesore me lartėsi 43 m u konceptua nga Kryepeshkopi Anastas dhe u realizua i detajuar nga grupi projektues.Ajo kurorėzohet lart me 16 kėmbana dhe ėshtė konceptuar si njė ndėrtim i lartė vertical qė mbahet anash nga 4 kollona qė simbolizojnė ungjillorėt dhe kurorėzohen lart me nga njė llampė nė formėn e flakės sė qiriut. Rėnia e kėmbanave i programuar me ceremonitė dhe festat e shenjta ka dhe njė rol tjetėr pėr qytetin e Tiranės nė ditėt e sotme, atė tė njoftimi i orės sė saktė. Orėt ndodhet tė vendosura nė tė katėr faqet e sipėrme tė kėmbanores.
    Zoti Steven Papadatos nė artikullin e tij mbi Katedralen me titull”Simbolizmi i shenjtė nė formėn moderne” shkruan: ... numri tre, simbolika e Trinitisė sė shenjtė, ėshtė personifikuar me tre palė dyer tė dyfishta nė hyrjen kryesore tė katedrales, si dhe nė tė njėjtėn kohė nėpėrmjet njė seti tjetėr prej tre palė dyersh qė tė drejtojnė nė Hollin e Kupolės Qiellore (ose vetė Kishės). Kėshtu nėpėrmjet projektimitarkitektonike, Triniteti ( Ati - Biri dhe Shpirti i Shenjtė) e transformojnėkomunitetin e adhurimitnga realitetitokėsornė mbretėrinėqiellore. Kupola e Katedrales sė Ringjalljes sė Krishtit ka njė diametėr prej 26 metrash. Ajo ėshtė nė mėnyrė identike po aq e madhe proporcionalisht sa ē`ėshtė edhe kupola e Kishės historike tė Shėn Sofisė nė Kostandinopojė Pesėdhjetėedy dritaret janė ndėrtuar mė qėllim qė tė pėrfaqėsojnė 52 javėt e vitit kalendarik, ēka ėshtė simboli i ciklit tė plotė tė kohės sė botės, tė thirrura pėr tu konsumuar dhe transformuar nė pavdekėsinė e kohėve qė vijnė. Edhe ky koncept, ėshtė huazuar nga Kisha e mrekullueshme e Shėn Sofisė, ku 40 dritare pėrshkojnė kupolėn. Dritaret e Katedrales bėjnė tė mundur qė rrezet e diellit tė ndriēojnė tė gjithė kishėn pėrgjatė ēdo ore tė ditės dhe ēdo ditė te vitit... Me pak fjalė, Katedralja Ortodokse e Ringjalljes sė Krishtit nė Shqipėri, duke u mbėshtetur nė konceptimin dhe projektimin arkitekturor, pėrbėn nė njė farė mėnyrė Kishėn e re tė Shėn Sofisė. Ajo ėshtė njė shprehje e qartė e simbolikės sė Shenjtė nė formė moderne. Ajo ėshtė njė ikonė e rilindjes sė ortodoksisė nė Shqipėri. Me tė gjithė kompleksin e saj ajo pėrbėn njė dhuratė pėr tė plotfuqishmin, si dhe njė dhuratė e tij pėr ne, duke e glorifkuar atė sot dhe gjithmonė...
    Ikonostasi
    Sipas propozimit tė bėrė nga Kryepeshkopi Anastas, skulptori Janis Kirarinis, i ardhur nga Dino(Greqi),realizoi ikonostasin e gdhėndur nė mermer tė bardhė. Ikonostasi i tij qėndron si njė mur monumental ndarės ku janė vendosur koleksioni i ikonave tė mėdha dhe ai i festave tė krishtit. Gdhėndjet e tij janė simetrike si nė panelet e brezit tė poshtėm ashtu dhe nė brezat e tjerė zbukurues. Elementi kryesor i pėrdorur nga artisti ėshtė kryqi qė shoqėrohet dhe disa elemente florealė. Me tė njėjtin konceptim janė gdhėndur nė mermer tė bardhė dhe froni peshkopal brenda absidės dhe ai nė sallėn ku rrinė besimtarėt.


    Pėr mė shumė foto rreth punės pėr krijimin e mozaikut tė katedrales "Ngjallja e Krishtit" i gjeni nė linku mė poshtė:
    http://www.arberart.com/index.php?op...leria&catid=2#
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Archon : 10-01-2013 mė 12:24

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-01-2013
    Postime
    17

    Pėr: Mozaiku me i madh i Ballkanit ne katedralen "Ngjallja e Krishtit"

    Vertete eshte me e madhja ne ballkan? E kam vizituar dhe duket shume bukur por mua me duket sikur eshte si salle me e vogel se ajo Kisha tek rruga e kavajes.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Pėr: Mozaiku me i madh i Ballkanit ne katedralen "Ngjallja e Krishtit"

    Citim Postuar mė parė nga Margarit Lexo Postimin
    Vertete eshte me e madhja ne ballkan? E kam vizituar dhe duket shume bukur por mua me duket sikur eshte si salle me e vogel se ajo Kisha tek rruga e kavajes.
    Katedralja eshte e treta ne ballkan nga kishat ortodokse ndersa mozaiku "Krishti Pantokrator" eshte mozaiku me i madh i ballkanit me nje siperfaqe mbi
    700 m2.Por katedralja nuk ka vetem kupolen me mozaik por edhe absida,4 harqet qe mbajne kupolen do te mbulohen me mozaik,po punohet nga mjeshtrit shqiptare te mozaikut Josif dhe Liljana Droboniku dhe shume shpejt ajo do te jete tempulli me i bukur ne shqiperi por edhe me gjere.Me pas do te vazhdohet me zbukurimin e mureve me afreske dhe atehere katedralja do te kete perfunduar plotesisht.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-01-2013
    Postime
    17

    Pėr: Mozaiku me i madh i Ballkanit ne katedralen "Ngjallja e Krishtit"

    Duket mire.

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Pėr: Mozaiku me i madh i Ballkanit ne katedralen "Ngjallja e Krishtit"

    Me ne fund e gjeta dhe dokumentarin e Ylli Pepos mbi kete mozaik kaq madheshtor.


  12. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,282

    Pėr: Mozaiku me i madh i Ballkanit ne katedralen "Ngjallja e Krishtit"

    Citim Postuar mė parė nga Korca 123 Lexo Postimin
    Dekorimi i kupoles se katedrales ortodokse ne qender te Tiranes eshte nje ndermarrje madheshtore me vlere liturgjike edhe artistike. Portreti i Krishtit Pantokrator dhe 12 kumbonat qiellore po realizohet nga artistet Josif dhe Liljana Droboniku
    Nuk eshte kupole shume e thelle. Eshte cik me pak se gjysma e nje sfere. Ka nje lloj avantazhi kjo per punen tone.
    Kupola nga ana e arkitektures eshte e ndare ne nje rreth tjeter ne mes ku eshte momenti me kulminant me emocional ku perfaqesohet Krishti Pantokrator i cili tradicionalisht ka kete lloj gjesti qe ne njeren dore mban Ungjillin dhe me doren tjeter bekon ne emer te Atit Birit dhe Shpirtit te shenjte.
    Ne pikturen bizantine ka disa rregulla qe jane strikte sepse keto shenja teologjike jane te pandryshueshme. Ashtu si edhe ngjyrat.
    Fustani i kuq dhe manteli blu i Krishtit. Ato kane nje shpjegim. E kuqja eshte simboli hyjnor kurse bluja eshte shenje e tokes e jetes dhe eshte e veshur me njerzillek. Ai vjen nga lart dhe eshte i veshur me tokesoren. E kunderta eshte me Shen Merine. Ajo eshte tokesore dhe eshte e veshur me te kuqe.
    shte zeri i Josif Drobonikut ndersa dora e tij pershkon tiparet e Krishtit gjykates ne permasat e zvogeluara te portretit qe shume shpejt bashke me kumbonat e kaltra qiellore duhet te mbuloje 600m2 te kupoles se katedrales ortodokse e ndertuar ne Tirane.
    Eshte dekori qendror i saj dhe vepra me e madhe ne Shqiperi e punuar ne tekniken e mozaikut. Jemi ne laboratorin e katit perdhes te kishes ku eshte realizuar gjysma e punes. Figura nuk mund te dekonspirohet me perpara.Disa burra gra dhe te rinj 16 gjithsej me gjithe familjen Droboniku Josifin dhe Liljanen dhe vajzat e tyre Mirlinda dhe Alba po punojne aktualisht me ngjitjen e gureve te kalter - guret qe prej disa shekujsh behen ne menyre artizanale vijne nga Venecia - dhe nuancave qe shkojne nga bluja ne te bardhe.
    Me keto po realizohen 12 kumbonat qe disa i quajne qiellore e qe rrethojne portretin e Krishtit. Kjo ide u pelqye nga te gjithe si origjinale dhe moderne si pjese e frymes se nje stili neobizantin ne projektin e Drobonikeve.
    Mendohet kjo e re ta kete bere fitues projektin e tyre ne konkurrim me artiste greke dhe shqiptare per dekorimin e kupoles qe u shpall fitues ne pranvere 2010 dhe mendohet te zbulohet vitin e ardhshem.
    Propozimi i tyre sic thote Josifi koincidoi me nje ide qe kishin kryepeshkopi Janullatos edhe arkitekti. Dhe si duket u be nje kombinim. Ne vete jemi cuditur nga kjo kerkese. Ketu kemi nje bashkim te tradites me modernen. Te jete nje salle e madhe pa xhepa shume pa formuar ate kryqin e gjate. Ketu duhej nje mendje e avancuar nje mendjehapur.
    Liljana shton se nevoja per moderim vjen nga arkitektura moderne e kishes. Vete koncepti i Janullatosit ka kaluar cdo kufi te pikepamjes se hapjes te kanuneve. shte komplet nje kthese. Gruaja qe ka ndjekur hap pas hapi Drobonikun i ka dhene pervojne e saj ne fushen e tekstilit puneve te perbashketa ne dy dekada shton Rast si ky i katedrales nuk te vjen me.
    Per nga rendesia si katedrale dhe se eshte Tirana qyteti yt. Nuk kam gjetur akoma fjalet per te pershkruar kete punen tone ketu.
    Objekti qe po i vjen Tiranes ndane hapesires se zones historike e qe krijon nje trekendesh me Xhamine e Ethem Beut dhe Muzeun Historik Kombetar e tejkalon cdo mbyllje.
    Me shaka per te konkretizuar dimensionet supernatyrale te portretit te Jezu Krishtit i krahason bebezat e syve me diskun e pjates se kafese.
    Dimensioni dhe sugjestioni nuk eshte vetem nje raport madhesish po edhe shprehish e simbolikash.
    Ne portretin leter qe pame ne studio dallon ndermjet vetullave te Krishtit nje sfere nen lekure qe ngrihet fare pak aty ku depresiveve iu krijohet omega. Ja per shembull kjo qender e barres se arsyes hyjnore ne cmenyre do te percillet ne dimensionet e medha Ajo qe do te transmetoje eshte meraku yne pikerisht per te evidentuar mendimtarin. Aty finalizohet cdo gje thote autori. E quajme autori sepse elemente si ky qe permendem hyn tek interpretimet qe i ben nje artist kanoneve te artit bizantin.
    Veshtiresia teknike eshte nje ane tjeter. Vetem per montimin e skelave u desh nje muaj. Ajo e kaltra po na ha jashtezakonisht kohe sepse cdo pune qe behet eshte nje eksperience e re kurse ketu kalojne te gjitha parametrat e shkolles eksperiences. Te punosh ne tavoline fytyren e Krishtit ku tiparet jane te medha dhe nuk arrin ti kesh nen kontroll eshte e veshtire.
    Duhet te kesh nje intuite por ka nje kufi edhe intuita.
    Keto permasa shkaktojne fuqine qe rrezaton ky dimension i figures i Krishti Pantokrator i vetmi i gjithepushtetshem. Nje portret qe eshte nje forme vetvete.
    Fytyra dhe duart po punohet ne Itali sepse atje eshte laboratori qe kane ngritur Drobinket ne Lungro ku jane dhe rezidente.
    Shume afer katedrales ndodhet nje objekt tjeter ku ju Droboniku ka punuar. shte mozaiku i Muzeut Historik Kombetar ndaj te cilit keto kohe u mbajten qendrime te ndryshme eshte sugjeruar qe te hiqet. Nje veper me kanone te tjera nga te artit ortodoks por prape brenda kanoneve.
    Arti bizantin ka kaononet e veta nderhyn me nje butesi te fshehur Liljana se sidoqofte nuk eshte nje pikture moderne realiste. Por brenda ekzekutimit ke lirine tende qe mund te jete nje liri interpretative.
    Josifi eshte i prere ne komentet. Ai e ka nje shpjegim per krahasimin ne fjale arti i realizmit socialist dhe arti bizantin njeri kapitull i mbyllur e tjetri ne zenitin e punes se tij krijuese. do shprehje eshte nje ikone.
    Kur ky imazh behet ne nje vend te caktuar kur ajo do shfrytezohet per sherbime fetare atehere ti do respektosh ca rregulla. Kur ti ke kaluar pragun qe do te besh kete pune bashke me pranimin e kesaj pune eshte dhe liria. Ketu shton me nje ton qe kerkon te pak me shume vemendje ndaj vepres se artit per te mos i barazuar punet po fundja edhe njerezit qe i bejne ato. Shiko nuk jane dy ikona njelloj.
    Sepse eshte edhe zanat kjo pune nuk thjesht art arti bizantin. Nuk eshte aq konservator ky art. Onufri per shembull jo vetem nuk eshte konservator por eshte edhe sot shume modern. shte i paarritshem. Keshtu e reja ose liria tek nje qe punon me mozaikun bizantin dhe me nje ikone bizantine eshte tek ekzekutimi konkret ne momentin qe e realizon ate.
    Liria fillon me keto rregulla. Une me te lire e ndjej veten te kjo qe po bej ketu. Droboniku ben me shenje pa e kthyer koken ne drejtim te Muzeut Historik Kombetar per te cilin me 1981 bashke me 4 autore punonte per Mozaikun Shqiperia.

    Mozaiku
    Josif Droboniku eshte nje nga pese autoret e Mozaikut ne qender te Tiranes bashke me artistet Anastas Kostandini Aleksander Filipi Agim Nebiu dhe Vilson Kilica.
    Ai nuk eshte shprehur asnjehere per fatin e kesaj vepre per qendrimet dhe aktet ne tentative ndaj tij.

    Sot si e shikoni ajo perfaqeson ate epoke dhe jane gjera qe nuk duhen hedhur poshte. Vepra nuk u be me vullnetin tone dhe pavaresisht se ka ate tema per mua nuk duhej te hiqej as ylli. Keto jane veprime jo thjesht te politizuara por te papjekura. Ku fillon papjekuria Nuk mund te japesh urdher te futesh ne nje veper arti. Normat u shkelen deri sa nuk u pyeten autoret.
    Akoma sot nuk kane vdekur keta njerez dhe as jane arratisur. E keqja me e madhe eshte qe nje bashkautor e hoqi yllin. Ai nuk pyeti dhe nuk besoj se e cuan te lidhur per te bere ate akt. Une vete nuk do ta beja. Prandaj te mos shajme institucionet dhe as politikanet.

    Ikonografi
    Josif Droboniku u lind ne Fier me 1952. Ndoqi liceun artistik dhe Institutin e Larte te Arteve ne Tirane ne degen e Piktures Monumentale. Mozaiket dhe afresket e tij i gjen ne Muzeun Historik Kombetar dhe Pallatet e Kultures ne Tirane Lushnje dhe Peshkopi.
    Emigroi ne nentor 1990 ne Itali u vendos ne Lungro te Kalabrise ku ne 20 vitet e ardhshme do te merrej me realizimin ne teknikat e piktures murale dhe ikonografise nga Roma deri ne Sicili ne kishat arbereshe. Ne kuptimin simbolik thone ai ka gjetur Ameriken shton per veten Josifi.
    Droboniket e nisen nga zero. Me rendesi ishte ekspozita qe i prezantoi me 1991 ne zonen e Kalabrise. Ishte nje ekspozite pikture edhe aplikacione ne qendisje. Ishte kufiri ku u nda kontributi i nje pune qe kishin bere ne Shqiperi me kontributin ne vazhdim me pikturen e artit bizantin nga piktura socialiste ne nje stil bizantin qe nuk e kishin studiuar vecse perciptas.
    Ndoshta kjo lidhje me fene mund te kete ardhur gradualisht. Futja brenda shpirterisht ka ardhur me vone ne vite tregojne Jofisi dhe Liljana.
    Arritjet e Drobonikeve
    Dekorimi i kupoles se katedrales se Shen Kollit ne Lungro ku eshte edhe selia e peshkopit e Kalabrise. Ne dhjete vjet jane kthyer dhe rikthyer per te realizuar 300m2 mozaik kompozime me shkalle veshtiresie si Gjyqi i perbotshem 90 m2 me 65 figura.
    Jane me dhjetera mozaiket afresket dhe ikonat ne kishat e vendeve arbereshe ne Kalabri te San Kozimos San Giorgios Kantinelles ne kisha te Apulias Sicilise Napolit e Romes. Na ndodh qe ne kthehemi here pas here. Kisha nuk mbaron asnjehere. Jane te destinuara qe gjithe muret te jene te mbushura me dekoracion.
    Kur Josifi lexon me nje ze te shtruar e te ulet nje me nje simbolet e Gjyqit te Perbotshem nepermjet nje fotoje te mozaikut qe ka realizuar ne Lungro mendon se pasioni i madh nuk ka vetem formen e perbindshme qe ia merr frymen tjetrit duke dale me mundim prej tij. Ka edhe formen e nje rryme qe hyn dhe ze vend ne trupin e njeriut dhe e banon ate me dritaret mbyllur dritat fikur qe askush te mos ndjeje zhurme.

    Per Onufrin
    Sa me shume ti punon ne artin bizantin sa me shume ti ben ikona dhe kur konfrontohesh me Onufrin te duket vetja gjithmone e me i vogel. shte i paarritshem. Ne edhe sot nuk e njohim dhe e studiojme. Ne Tirane sheh makina shume te medhaja qe vlejne sa per pese botime per Onufrin. Por kjo eshte pune mentaliteti. Ne na i kishin futur recetat ne koke dhe smund ta lexonim ndryshe Onufrin
    Luka:21:5-6.

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Pėr: Mozaiku me i madh i Ballkanit ne katedralen "Ngjallja e Krishtit"

    Citim Postuar mė parė nga deshmuesi Lexo Postimin
    Luka:21:5-6.
    Faleminderit qe na e solle kete vargun e bibles por ne asgjekundi nuk thame se ky mozaik do te jetoje ne perjetesi dhe si cdo gje tjeter mbi toke ka per tu shkateruar nje dite por njeriu perpiqet qe te jape gjithe te miren e tij per Zotin...

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e KORCARI 2
    Anėtarėsuar
    26-12-2012
    Vendndodhja
    Thesaloniqi
    Postime
    360

    Pėr: Mozaiku me i madh i Ballkanit ne katedralen "Ngjallja e Krishtit"

    Citim Postuar mė parė nga Korca 123 Lexo Postimin
    Kupola e katedrales se re te Tiranes mban perbrenda mozaikun me te madh ne Ballkan,Krishti Pantokrator i cili mbulon 600 m2.Ėshtė imponues, me gjithė efektin zbutės tė dritės sė ditės qė vjen nga tamburi me 52 dritare. Paralel me portretin varet llambadari qendror me fletė bronzi.Mozaiku eshte krijim i mjeshtrave shqiptare Josif e Liljana Droboniku dhe ateliese se tyre Arbėrart. Gurėt e mozaikut, qė prej disa shekujsh bėhen nė mėnyrė artizanale, vijnė nga Venecia, me nuancat qė shkojnė nga bluja nė tė bardhė. Fytyra dhe duart janė punuar nė Lungro, Itali, nė laboratorin qė kanė ngritur Drobonikėt.
    Me poshte po ju sjell disa shkrime qe kane te bejne me mozaikun dhe punen per realizimin e tij.

    Emri:  IMG_2673.jpg

Shikime: 4708

Madhėsia:  38.8 KB

    Emri:  IMG_2723.jpg

Shikime: 4779

Madhėsia:  36.6 KB
    Shume maestoze

  15. #15
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    22-08-2009
    Postime
    389

    Pėr: Mozaiku me i madh i Ballkanit ne katedralen "Ngjallja e Krishtit"

    Citim Postuar mė parė nga KORCARI 2 Lexo Postimin
    Shume maestoze
    SHUME MEDHESHTORE BRAVO. do te me pelqente akoma me shume po qe se ishte edhe ne gjuhen SHQIPE, MEGJITHATE MBETET NJE VEPER MADHESHTORE ,
    Bravo patriot qe e solle ketu

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Pėr: Mozaiku me i madh i Ballkanit ne katedralen "Ngjallja e Krishtit"

    Pėr Krisht AT’mozaik Ose Shėn Sofia e Tiranės

    Sahati im mė shėnon dymbėdhjetė e pak pranė njė rruge qė mban era blir. Gjendem tek e mesmja nė treguesin tim, por jo edhe aq nė mes ndaj asaj qė duhet tė shoh brendinė. Gjatė njė vėshtrimi tė shpejtė anės me kangjella mbi mermer hyj nė njė bėrthamė qė jashtė ka diēka tė shpejtė qė nuk kombinon! Jam pėrpara me njė trini dyersh tė rėnda e tė hapura… Nuk kam qėndrim tė lėviz dhe menjėherė ulem tė lundroj pėr atė qė kam kėrkuar tė shkruaj. Kur bėhej pėr t’u ndėrtuar ashtu siē ėshtė sot, mė gėrmonte mendimi ta dija i pari se ēfarė do shfaqej nė kėtė Katedrale pėr besimtarėt dhe tė tjerėt, sepse pėr qytetin ėshtė nga tė paktat vepra e shtuar nė rregull. Kur bėhej pėr sot e kam parė vjedhurazi, sepse mė la njė zotėri pėrgjegjės duke ia mbushur mendjen nė njė shpikje tė ēastit se isha dikush nga Kisha dhe duhej tė shihja atė qė po pėrfundonte. Ashtu jo nė pėrfundim mė dha njė respekt tė pėrfituar, sepse ishte shkruar qė duhej tė kish njė pikė kulmore, gjė qė nuk dukej ende! Dhe nė tė vėrtetė e kanė zgjidhur, ėshtė mozaiku i kristaltė me mbi baza tė kaluara kanonike Ortodokse, Onufriane dhe Bizantine. Njė ndriēim vjen nga sipėr nga 52 dritaret dhomėza, qė me siguri janė 52 javėt e vitit, vizatuar dhe gjendur nė to mė tė mirat e dėshirės sė besimit, figurina tė qėndisura nė mozaik. “Sipas tė thėnave ky ėshtė mozaiku mė i madh nė Ballkan! Pėr mua nuk ka fare rėndėsi nėse ėshtė i tillė, sepse nė njė vend tė vogėl sa i yni ka gjithmonė shumė gjėra tė tjera mė tė mėdha se gjithė tė tjerėt pranė nesh”. Vazhdon kjo distancė pėr mosinteresim ndaj tė tillė madhėsie qė kur e kalova portėn e praruar, sepse tani qėndroj pothuaj nė mes dhe dikush mė sheh nga sipėr me pushtet pėrqafimi e qė shtohet prej lartėsisė dhe afėrsisė. Ula kokėn pėr t’u qetėsuar nga ajo qė mė mbledh pėrreth dhe mė vijnė nė mendje katekizmat me frikėn prej fytyrave tė ikonave nė vegjėli. Kisha maestrale duket e thjeshtė, ndoshta sepse rėndėsia mė e madhe nė tė ėshtė kupola nė brendėsi, ashtu siē ajo quhet Ngjallja e Krishtit. Kur qėndroj dhe kaloj nė mėngjes pranė saj mė pėlqen ta quaj Shėn Sofia e Tiranės, ndėrsa nga brenda poshtė mozaikut nė qendėr tė syve Ngjallja e Krishtit. Nga njė pamje e jashtme nė karakter dhe krijim ajo ngjan me Shėn Sofinė, sė cilės i ėshtė marrė koka pėr ta ulur nė Tiranė.

    Mozaiku i Katedrales Ortodokse tė cilin njė pjesė e mirė e njerėzve e kanė tė vėshtirė ta kuptojnė thjeshtėsinė tempullore, ėshtė realizuar mjeshtėrisht nga ēifti Vlash dhe Liljana Droboniku. Vlash Drobonikun e kemi edhe nė qendėr tė Tiranės, me Mozaikun nė Muzeun Historik Kombėtar, si njė nga bashkautorėt. Qielli i Krishtit tė Gjithėpushtetshėm ose Pantokrator ėshtė krijuar i kaltėr, i qetė ku ndahen petalet e dritės dhe anės pėrhapen 12 petale qiellore me 4 tonalitete duke zėnė kėshtu njė sipėrfaqe prej 700 m² pėr dhėnie tė admirueshme me njė qetėsi imponuese qiellore qė vjen nga sipėr, i rrethuar me 52 dritare. Kėtu ku po lėviz dhe qėndroj nuk ma prish shikimin njė llambadar i bronztė, me njė mbretėri kurore jo me aq shumė gjemba kapur nė anėt e kupolės pėr tė mos e bezdisur shikimin drejt syve dhe gjendjes sė Krishtit. Ai duket ashtu siē duhet tė ishte, mes Perėndisė dhe njeriut, as i rreptė dhe as gjykonjės nga pushteti i tij qiellor.

    Shoh qė mozaiku mbizotėron dhe ti nuk e kupton fuqinė e kristaltė tė tij nė shekullin XXI, sepse shfaqet dhe rrjedh papritur, ashtu siē ti nuk e di qė dikush po tė sheh prej sė cilės duhet tė drejtohet edhe besimtari tek njė kupolė, qė nga jashtė ėshtė e thellė, dhe brenda tė ndryshon nė mė pak se njė gjysmė sfere e vėnė mbi. Kam dėgjuar njerėz qė nuk e pėlqejnė Katedralen, sepse ata janė mėsuar tek kishat tona me tre aniata dhe ata kanė mendime tė tjera mė klasike, ndryshe nga qėndrimet nė artin bizantin. Pantokratori lėviz bekimin karakteristik me Ungjillin nė dorėn e majtė, duke bekuar nė emėr tė Atit, Birit dhe Shpirtit tė Shenjtė. I larė me ngjyrat bazė nė kanoniken e pikturės bizantine dhe teologjike mbi ngjyrėn e kuqe tė cilėn e ka simbol hyjnor tė asaj qė vjen nga lart, ndėrsa bluja ėshtė shenjė e tokės nė afrim me mė njerėzoren ardhur nga sipėr i veshur me tokėsoren

    Vazhdoj tė kundroj Krishtin mbi fytyrėn time, duket i dashur dhe vėrtet i vėrtetė, i drejtė atje nė njė largėsi qė afrohet pa pasur frikė prej tij dhe gabimeve tė tua! Nė fillim pata mėsuar qė kupola do tė ishte prej xhami, por edhe nėse ka pasur probleme nė ndėrtimin e saj, Drobonikėt e kanė gjetur njė zgjidhje tė shkėlqyer duke e shfaqur Krishtin nė qiell me pėrjetėsim mozaiku tė kristaltė nė tė katėr tonalitetet e blusė. Mozaiku ėshtė i punuar me ar tė ngjyrave tė ndryshme, ar i bardhė, i verdhė, ar nė ngjyrė bronzi tė errėt dhe tė ēelėt. Nė Katedrale ka njė qetėsi nga ato qė tė bėjnė tė lėsh ēdo punė dhe tė fillosh tė shkruash e tė lexosh. Vlash Droboniku nuk ėshtė edhe aq i harruar nga mozaiku, sepse punėn e tij e kemi edhe nė qendėr tė Tiranės nė njė kohė kur mozaicistėt paragjykoheshin pėr artizanė. Nė tė vėrtetė, ajo qė ndihet nga dikush qė ka studiuar apo lexuar diēka pėr ngjyrat dhe ikonografinė, edhe mozaiku por edhe tek ikonat ka diēka mė ndryshe, mė neobizantine. Mozaiku duket sikur ėshtė larg dhe po vjen sepse me figurėn e Krishtit nė tė nuk ėshtė vetėm njė simbol i fesė dhe besimit, por zgjidhje prej asaj qė duam, saktėsisė, mbibukurisė dhe sė vėrtetės… Tani po vendos tė dal prej Katedrales Maestrale. Nė tė majtėn time poshtė shkallėve nė katin e parė tė nėndheshėm gjendet libraria. Pasi hyj pėr tė blerė pak temian, shitėsja ēuditet nga blerjet e mia, shoh nė rafte njė libėr tė Ylli Drishtit me titull “Mozaiku i Madh i Ballkanit”. Ulem ta shfletoj me pak muzikė bizantine nė sfond e cila mė duket se vjen pėrtej mureve nga njė kor qė po punon pas njė dhome, por qė nė tė vėrtetė vjen nga kompjuteri i shitėses. E hap librin me kėtė titull tė madh dhe prej tij nė faqen 17 citohet: Sfondi blu pėrbėhej prej 21 tonalitete dhe njė tonalitet brenda tij kishte 3–4 nuanca. Vetė rombi kishte 4-5 nuanca. Rrethi nė qendėr tė kupolės (me D = 8 m, dhe sip. 49 m²), u nda nė kuadrate prej 20–30 cm dhe gurėt (teselat) me ngjyra u porositėn posaēėrisht, pasi nuk ishin pjesė e Katalogut tė Shoqėrisė veneciane tė prodhimit tė gurėve “ORSONI”. Njė gur mozaiku blu kishte dimensionet 8 X 13 mm dhe gjerėsi 4 mm. Nė vetėm 1 m² mozaik u vendosėn afėrsisht 1 000 gurė sipas nuancave tė pėrcaktuara nė bocetin e projektit. 1 m² mozaik me ngjyrė ari peshon 10 kg, ndėrsa 1 m² mozaik me tonalitet blu peshon 14–16 kg. Ari i pėrdorur nė mozaik ėshtė katėr llojesh: ar i bardhė, ar i verdhė, ar ngjyrė bronzi i ēelėt dhe ar ngjyrė bronzi i errėt. Teselat e tyre janė tė sheshtė dhe me reliev. Kėshtu tek sfondi prapa figurės sė Pantokratorit kryesisht ėshtė pėrdorur ari i sheshtė dhe nė konturim ai me reliev. Me reliev janė edhe gurėt e artė tė pėrdorur nė 12 rrezet e kupolės qė shpėrndahen nga sfondi i artė i Pantokratorit. Po kėta gurė tė artė me reliev janė pėrdorur edhe nė brezin e poshtėm ku mbėshtetet kupola. Nė aureolė ėshtė pėrdorur ari me ngjyrė bronzi. Dal prej saktėsisė dhe bukurisė, sahati i orės sė sipėrme dhe kambanave ka rėnė tre herė pėr orėn e qytetit.

    GAZETA SHQIP





  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Pėr: Mozaiku i madh i Ballkanit ne katedralen "Ngjallja e Krishtit"






  18. #18
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Pėr: Mozaiku me i madh i Ballkanit ne katedralen "Ngjallja e Krishtit"






  19. #19
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Pėr: Mozaiku me i madh i Ballkanit ne katedralen "Ngjallja e Krishtit"






  20. #20
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Pėr: Mozaiku me i madh i Ballkanit ne katedralen "Ngjallja e Krishtit"






Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •