Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Enkelejda Kondi

    INTERVISTA/ Flet nga Franca poetja dhe mėsuesja Enkelejda Kondi: Poezinė e parė ja kam kushtuar mėsueses sė fillores


    Gjithmonė krenare pėr origjinėn dhe identitetin tim shqiptar

    Njė poet qė pėr ēdo ditė ka tėrhequr vėmendjen e kritikės. Pėr ēdo vit ajo jo vetėm boton poezi nė organe tė ndryshme shtypi, por e ka ēuar nė tre numrin e botimeve tė librave poetik. Nė jetėn e saj si mėsuese ajo ēka tė tėrheq vėmendjen ėshtė se ka fituar tė drejtėn e tė qenit mėsuese nė njė shollė nė Francė duke gėzuar po atė status si mėsueset vendase duke fituar me konkurs kėtė tė drejtė. Dhe pse e martuar nė Francė ajo se harron kurrė atdheun, por shkruan pėr tė dhe mban lidhje me shumė gazeta me botimet e saj cilėsore.

    Som
    Ka pak kohė qė mė ka lindur ideja e letėrsisė pėr fėmijė. Do tė mė pėlqente tė shkruaja libra me histori pėr fėmijė, njė mendim dhe projekt qė jam kam lėnė sė ardhmes. Tani pėr tani jo, besoj se do i qėndroj besnike poezisė

    -Si nisi rruga e krijimtarisė pėr Enkelejdėn?
    Fare rastėsisht, nė moshėn fėminore, kur mbresat, gėzimet e jetės, evenimentet, lenė gjurmė dhe njė ditė tė bukur, shkruan me sinqeritetin e moshės njė hartim tė bukur, mė pas njė poezi qė lė mbresa tek mėsuesja, prindėrit dhe t’a thonė mes falėnderimeve, qė kjo qė ke shkruar ėshtė shumė e bukur, tė inkurajoj tė vazhdosh tė shkruash, sigurisht nė fletė tė bardha, ose nė ndonjė fletore modeste tė asaj kohe. Nė fakt do tė kisha dėshirė t’i kisha ruajtur, por kush e mendonte se mė pas pėr mua do tė ishte fillimi, referimi i njė rruge tė gjatė (qesh).
    -Pėrse studiuat pėr Gjuhė- Letėrsi, ishte dėshirė apo njė rastėsi?
    Nuk ka qenė aspak rastėsi. Zgjedhja mendoj ishte bėrė shumė herėt, e para dėshirė tė isha mėsuese dhe mė pas letėrsia, pasioni qė kam pasur qysh herėt pėr tė lexuar. Lexoja shumė qysh fėmijė, shkoja shpesh nė bibliotekėn e qytetit pėr tė marrė libra, por dhe nga librat qė mė blinin prindėrit, apo shkėmbenim mes shoqesh. Kur mbarova shkollėn e mesme, u vu si kriter pėrzgjedhja e degės, por me konkurs. Konkurrova nė Universitetin Eqrem Ēabej nė degėn Gjuhė-Letėrsi dhe e fitova tė drejtėn e ndjekjes sė studimit deri nė diplomim nė vitin 1996, si mėsuese e gjuhės dhe letėrsisė.
    -Cila ishte poezia juaj e parė dhe si jeni ndjerė pas botimit tė saj?
    Poezia e parė ka qenė njė poezi kushtuar mėsueses sė fillores, poezi me naivitet fėmije, por qė mė kujtohet se luajti mirė rolin e saj nė ditėn e 7 Marsit, pasi u pėlqye. Nė atė kohė nuk flitej ende pėr botim, por si stimul ishte publikuar nė Kėndin e Letrarit tė Ri pėr disa ditė dhe unė sa herė ngjisja shkallėt nė katin e dytė, ndalesha para asaj stende, pėr ta lexuar sėrish e sėrish dhe mė dukej aq e bukur ajo ē’ka kisha shkruar.
    -Sa libra poetik keni botuar dhe si ka reaguar kritika ndaj tyre?
    Unė jam autore e tre vėllimeve me poezi, respektivisht: “Ėndrra e njė vajze”, botuar nė Korrik 2010, “Shtegtim ndjenjash”, botuar nė Shkurt 2011, dhe vėllimi i fundit me poezi, shqip-anglisht “Loti ėshtė grua”, Gusht 2012. Vetė fakti qė unė jetoj e punoj jashtė atdheut, angazhimi im nė jetėn profesionale, nuk mė lejon tė jem e pranishme nė aktivitete tė shumta qė zhvillohen nė kuadrin e letėrsisė, konkurse poetike, promovime apo tė jem nė kontakt me njerėzit e letrave. Nuk e di nėse vėrtet nė Shqipėri ekziston njė kritikė e mirėfilltė, preferoj tė jem e rezervuar nė kėtė pikė, por di tė them qė nėpėrmjet internetit (e vetmja mėnyrė komunikimi), mė kanė ardhur mesazhe vlerėsimi, inkurajimi nga dashamirės, lexues tė thjeshtė, njerėz tė artit dhe besoj se pėr momentin kjo mė mjafton, ėshtė mirėnjohja mė e madhe pėr mua si krijuese.
    -Ēdo tė thotė tė kesh bashkėshort njė francez?
    Do tė thotė njė zgjidhje qė bėra nė njė moment tė caktuar tė jetės sime, do tė thotė sakrifica e lėnies sė atdheut, prindėrve, miqve, profesionit, jetės sė kėtushme, do tė thotė mall dhe largėsi. Nga ana tjetėr do tė thotė mundime, pėr tu adaptuar, integruar, mėsuar njė gjuhė tė huaj pėr tė qenė e merituar emrin e qytetares evropiane, pėr tė justifikuar nderin qė Franca mė bėri duke mė dhėnė nėnshtetėsinė e saj. Por do tė thotė dhe pėrzierje kulturash, dhe kjo ėshtė pasuri e madhe, vlerėsim pėr gjithė sakrificat, dashuri qė fal njė bashkėshort dhe vatra familjare.
    -Ju jeni mėsuese nė njė shkollė franceze. Si mundėt tė konkurroni, fitoni dhe tė jeni me tė njėjtėn detyrė si mėsueset vendase?
    Franca ėshtė njė shtet, qė ka shumė nacionalitete qė jetojnė e punojnė. Pėr tė gjithė njerėzit qė jetojnė nė France, si princip i bazės ėshtė barazia e shanseve, pa dallim ngjyre, origjine, bindje etj. Kjo ėshtė njė nga shenjat e demokracisė sė shtetit, pėrveē lirisė dhe vėllazėrisė. Mė njohėn dy vjet nga studimet qė kisha bėrė nė Shqipėri, duke mė dhėnė mundėsinė e vazhdimit tė njė viti studimesh nė France e mė pas konkurse e formalitete tė tjera qė unė tė jem aty ku jam sot. Sigurisht qė kjo kėrkon impenjim, motivim, por isha e udhėhequr mirė nė ē’do hap se ku duhet tė shkoja e ē’farė duhej tė bėja.
    -A e keni ndjerė ndonjėherė frymėn e racizmit nė vendin e punės?
    Jo, aspak nuk e kam ndjerė as verbalisht. Flas frėngjisht dhe ruaj gjithnjė theksin shqip, por kjo s’mė ka sjellė probleme deri tani, pėrkundrazi, i jep sharmin gjuhės frėnge dhe njė mėnyrė pėr t’ju thėnė njerėzve: Hej, unė flas gjuhėn tuaj, por s’jam prej kėtu, jam nga tė tjera brigje, nė vena mė kullon gjak detesh tė largėt. Jam dhe do tė mbetem dhe nė Francė, krenare pėr origjinėn dhe identitetin tim shqiptar, qė kurrė s’i kam mohuar.
    - A ndihet dallimi i respektimit ndaj femrės nė Francė duke e krahasuar me Shqipėrinė?
    Sigurisht, Franca ėshtė njė vend demokratik dhe shumė mė i civilizuar duke e krahasuar me Shqipėrinė. Femra ėshtė mė e lirė, e pavarur, qoftė nė jetėn sociale, nė angazhimet nė familje etj. Vetėm qeveria e sotme franceze nė gjirin e saj ka jo pak, po 17 femra ministre. Ekziston dhe ndihma dhe pėrkrahja sociale pėr femrat nė vėshtirėsi, gjė e cila mungon plotėsisht nė Shqipėri, kėtė e vura re kėtė verė nga krimet e shėmtuara qė ndodhėn, ku viktimė ishte femra e pambrojtur, qoftė nga familja apo shoqėria dhe kam ndjerė keqardhje.
    -Ju keni botuar vetėm poezi, keni menduar tė lėvroni prozėn?
    Ka pak kohė qė mė ka lindur ideja e letėrsisė pėr fėmijė. Do tė mė pėlqente tė shkruaja libra me histori pėr fėmijė, njė mendim dhe projekt qė jam kam lėnė sė ardhmes. Tani pėr tani jo, besoj se do i qėndroj besnike poezisė.
    -Franca konsiderohet si njė djep i kulturės perėndimore. Sa ka ndikuar ky vend nė krijimtarinė tuaj dhe cilėt autorė francezė keni pėr zemėr?
    Jo vetėm Franca, por dhe largėsia vetė, malli ka bėrė qė unė ta derdh nė vargje e t’i ndaj kėto me lexuesin. Kisha lexuar nga literatura franceze qysh nė shkollė, por ato tingėllojnė ndryshe kur i lexon dhe i kupton dhe nė gjuhėn e Victor Hugo, Jean-Jacques Rousseau, Molieri, La Rochefoucauld, La Fontaine etj... Franca ka qenė dhe mbetet vendi i iluminizmit nė letėrsi. Autorėt e mi tė preferuar sigurisht nė poezi, mbeten Victor Hugo, Charles Baudelaire, Gustave Flaubert, Jacques Prevert, por muza ime i lag buzėt nė gjuhėn e nėnės, tek poezia e poetėve shqiptarė, aty ku flet zemra e oshtijnė malet me poetė si Ismail Kadare, Dritėro Agolli, Xhevair Spahiu, Lasgush Poradeci etj.
    -Njė ditė pune e zakonshme?
    Njė ditė pune e zakonshme pėr mua ėshtė njė ditė pa stres, dinamizėm, kreativitet, produktivitet, lodhje por nė fund tė ditės kėnaqėsi.
    -Ku preferoni t’i bėni pushimet?
    Ma kanė bėrė disa herė kėtė pyetje dhe pa hezitim gjithnjė jam pėrgjigjur, destinacioni im i preferuar atdheu, prindėrit e mi, bregdeti jonė i mrekullueshėm.
    -Veshja e preferuar?
    Unė mė tepėr preferoj veshjen sport, ose e dekontraktuar veshje e pėrditshme kjo, kurse pėr raste tė veēanta kam dėshirė tė tregoj feminitetin me stil klas e finesė pa e ekzagjeruar me tualetin dhe dekoltetė.
    -Ēfarė vlerėsoni tek njė njeri dhe ēfarė kritikoni?
    Sinqeritetin. I vlerėsoj njerėzit e sinqertė ata qė pranojnė gabimet e tyre, qė flasin hapur dhe tė shohin nė sy. Kritikoj snobizmin, hipokritėt, fallsitetin, demagogėt, indiferentizmin.
    -Keni ndonjė peng nė jetė?
    Do tė dėshiroja qė ndonjė nga poezitė e mija, tė ishte tekst pėr ndonjė kėngė nė skenėn e ndonjė festivali.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  2. #2
    E dua letėrsinė Maska e Sorkadhe_Kelcyre
    Anėtarėsuar
    30-07-2005
    Vendndodhja
    me ariun polar
    Postime
    2,219
    Ka pak kohė qė mė ka lindur ideja e letėrsisė pėr fėmijė. Do tė mė pėlqente tė shkruaja libra me histori pėr fėmijė, njė mendim dhe projekt qė jam kam lėnė sė ardhmes.
    Shume suksese Enkelejdes! Eshte per t'u admiruar angazhimi i saj ne drejtimin e shkrimit aq te bukur, ne dukje te thjeshte por edhe po aq te veshtire te femijeve !
    What goes around---comes around

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •