INTERVISTA/ Flet Prof. Dr Rami Memushaj: Ndjenja e kombėsisė i ruajti shqiptarėt nga asimilimi

Ndjenjat kombėtare tek intelektualėt i ka rrėnjėt tek epoka e lavdishme e Skėnderbeut

Ja roli i Labėrisė nė lėvizjen kombėtare pėr pavarėsi

Albert ZHOLI

Lėvizjet kombėtare pėr pavarėsi, si rregull, paraprihen nga lėvizje kulturore iluministe. Intelektualėt qė bėhen promotorė tė zgjimit tė ndėrgjegjes kombėtare, duke iu kthyer periudhave tė lavdishme nė historinė e popullit tė vet, synojnė tė zgjojnė nga gjumi masat e gjera dhe t’i hedhin ato nė aksione nė kėrkim tė lirisė. Kjo skemė ka funksionuar ashtu si pėr vendet e tjera tė Ballkanit, edhe pėr vendin tonė.

Kur ka lindur ndjenja kombėtare te shqiptarėt?

Sikurse vėren historiani Erik Hobsbaum, ndjenja kombėtare te shqiptarėt ka lindur relativisht herėt. Prandaj ai i radhit ata ndėr popujt «qė kanė pasur ndėrgjegje tė spikatur protonacionaliste». Po, meqenėse ndjenjat kombėtare te intelektualėt nuk lindin si njė frymėzim hyjnor, lind pyetja se cilat kanė qenė ato ngjarje qė ndikuan nė lindjen e tyre tek intelektualėt shqiptarė?

Faktet flasin se fillimi i kėsaj ndjenje i ka rrėnjėt tek epoka e lavdishme e Skėnderbeut. Lufta e tij kundėr pushtuesit osman dhe kryengritjet pas vdekjes sė tij shėrbyen qė tek shqiptarėt tė arrihej mė shpejt se tek shumė popuj tė tjerė perandorisė ajo lidhje shpirtėrore qė shpie nė lindjen e ndjenjės sė njėsisė kombėtare. Nė shumė nga librat kushtuar Skėnderbeut tė botuara nė shek. XVI, ky quhet “mbret i Epirit dhe i Arbėrisė”. Vetė Skėnderbeu mbante titullin “princ i Epirit”, edhe pse tokat e atij qė deri nė mesjetėn e hershme quhej Epir, nuk mundi t’ia bashkonte mbretėrisė sė tij. 100 e ca vjet pas vdekjes sė tij, shqiptarėt e ndienin veten si njė popull i vetėm. Mė 1593, pleqtė e Shqipėrisė sė Veriut nė njė letėr pėr papėn shkruajnė: «Na tė gjithė sė bashku, populli i Shqipėrisė, katolikė tė fesė romake», dhe «shqiptarėt e tjerė tė fesė greke, qė janė ata tė Himarės». Tė vetėdijshėm se qenė pjesė e njė njėsie etnike mbikrahinore, qenė edhe himarjotėt, tė cilėt nė letrėn e vitit 1577 drejtuar Papės, e quajnė Skėnderbeun «trimi i vlertė, shumė i kthjellėti Skėnderbeu, mbreti ynė qė quhej Kastrioti» dhe e njohin atė si mbret tė tė gjithė shqiptarėve, nė veri dhe nė jug tė Vjosės.

Po banorėt e trevave mė skajore tė vendit a ishi tė vetėdijshėm pėr pėrkatėsinė shqiptare?

Tė vetėdijshėm pėr pėrkatėsinė shqiptare ishin edhe banorėt e trevave mė skajore tė vendit. Mė 1655, dy pleq 85-vjeēarė nga Ēamėria, Anton Mazėreku dhe Dhimė Maneshi nė dėshminė e tyre para gjykatėsve tė Leēes, e quajnė Skėnderbeun “princi i tyre, Gjergj Kastrioti, i quajtur nga tė gjithė Skėnderbej”.

Fakti qė edhe banorė tė krahinės mė jugore tė trevave shqiptare e quajnė Gjegj Kastriotin “princi ynė”, ėshtė nė tė mirė tė tezės se ndjenjat kombėtare tė shqiptarėve i kanė rrėnjėt nė epokėn e Skėnderbeut. Kėto ndjenja nuk u shuan edhe kur vala e kryengritjeve ra dhe Shqipėria ra nėn zgjedhėn otomane. Lordi Hobhauz, qė mė 1809, bashkė me Bajronin, u ndodh mysafir te Ali Pasha nė Tepelenė, duke folur pėr shqiptarėt, shkruan: “Kur vendėsit e provincave tė tjera i pyet se ēfarė janė, ata tė pėrgjigjen “jam turk” ose “jam kristian”, ndėrsa kur i bėn kėtė pyetje njė banori tė kėtij vendi, ai tė pėrgjigjet: “Jam shqiptar”. Kombėsia, njė pasion nė tė gjitha kohėrat mė i fortė te malėsorėt sesa te banorėt e fushave, ėshtė ndjenja mė e spikatur nė karakterin e tyre.”

Kush i ka ruajtur shqiptarėt nga asmilimi?

Pikėrisht, ndjenja e kombėsisė dhe lidhja e thellė shpirtėrore me atdheun qė buronte prej saj, i ruajti shqiptarėt nga asimilimi. Kjo ndjenjė ka qenė pa dyshim e fortė nė Labėri, njė nga tri krahinat e lira tė Shqipėrisė. Ajo u kthye nė ndėrgjegje kombėtare qė erdhi duke u forcuar pėr shkak tė ngjarjeve tė mėdha qė tronditėn Portėn e Lartė nė gjysmėn e parė tė shek. XIX. Rėnia e pashallėkut tė Janinės dhe tė Shkodrės u pėrjetuan nga shqiptarėt “si njė katastrofė e pėrgjithshme”, por shėrbyen edhe qė tė kuptonin se e ardhmja e tyre nuk ishte me Perandorinė Otomane. Rėnia e pashallėqeve shqiptare dhe masat e ethshme tė qeverisė turke pėr kryerjen nė Jug tė reformave centralizuese, tė cilat do t’i lejonin Portės sė Lartė tė qeveriste me dorė tė hekurt, u dhanė tė kuptonin edhe bejlerėve shqiptarė, se duhet t’u kundėrviheshin kėtyre reformave. Nė kėto rrethana, Ismail bej Vlora, Shahin bej Delvina dhe Iljaz bej Poda thirrėn tė gjitha krahinat e Toskėrisė nė kuvendin e jashtėzakonshėm tė Beratit mė 6 nėntor 1828. Nė kėtė kuvend u vendos t’i kėrkohej Mehmet Reshit pashės tė linte postin e qeveritarit tė tre sanxhakėve, tė largoheshin gjithė nėpunėsit turq qė kishin ardhur gjatė periudhės 1822–1828, tė cilėt do tė zėvendėsoheshin me nėpunės shqiptarė dhe qeverisja e sanxhakut tė Vlorės t’i jepej Ismail bej Vlorės, kurse e sanxhakut tė Delvinės t’i jepej Shahin bej Delvinės.

Pėrse dhe si lindi kėrkesa pėr largimin e nėpunėsve turq dhe zėvendėsimin e tyre me nėpunės shqiptarė?

Kuptohet lehtė qė kėrkesa pėr largimin e nėpunėsve turq dhe zėvendėsimin e tyre me nėpunės shqiptarė nuk bėhej pėr interesa tė ngushtė vetjakė. Ajo kishte njė karakter tė qartė kombėtar, gjė qė duket edhe nga emri “Lidhja Shqiptare” e organit qė krijoi kuvendi. Epiteti “shqiptare” tregon se, megjithėqė ky organ pėrfaqėsonte krahinat e Jugut, organizuesit dhe pjesėmarrėsit e Kuvendit e shihnin Toskėrinė si pjesė tė Shqipėrisė. Pėrpjekja e Portės sė Lartė pėr ta shtypur me ēdo kusht Lidhjen duke eliminuar krerėt e saj, qė nisi me vrasjen e pabesė nė janar 1829 tė Ismail bej Vlorės, njėrit prej krerėve tė saj, bėri efektin e kundėrt, duke i dhėnė zjarr lėvizjes kryengritėse nė jug, nė tė cilėn roli kryesor u takoi labėve. Sipas njoftimeve tė datės 30 prill 1829 tė gazetės ruse “Severnaja Pēella”, kryengritja shqiptare e Jugut po merrte njė shtrirje gjithnjė e mė tė gjerė. «Shqiptarėt, – njoftonte kjo gazetė, – siē sigurojnė, janė nė lidhje me grekėt dhe kėrkojnė ashtu si ata pavarėsinė.» Ndryshe nga autoritetet, qė nė shpalljet e tyre flitnin pėr banda hajdutėsh, konsulli francez i Selanikut raportonte mė 14 korrik 1830 se “lėvizjet kryengritėse nė Shqipėri dhe jashtė saj nga popullsia e armatosur e gjithė kėsaj krahine, nuk janė shkaktuar nga disa ēeta kusarėsh, por janė shfaqje tė njė plani tė gjerė». Pra, kemi dy burime tė huaja tė pavarura nga njėri-tjetri qė flasin pėr kryengritje dhe kryengritės “qė kėrkojnė pavarėsi” apo qė kanė “plane tė gjera” dhe jo pėr banda hajdutėsh.

Cili ishte roli i Labėrisė nė ngjarjet qė pasuan?

Roli i Labėrisė nė ngjarjet qė pasuan erdhi duke u bėrė mė i qenėsishėm. Masakra e Manastirit e gushtit 1830, ku njė pjesė e mirė e tė vrarėve ishin krerė labė, nuk i trembi shqiptarėt, ndryshe nga ē’priste autori i saj Mehmet Reshit pasha. Ajo nuk e shoi, po e ndezi dhe mė shumė zjarrin e revoltės qė turqit nuk e shuan dot mė. Mizoria turke i bindi edhe ata krerė feudalė qė besonin ende te Porta e Lartė dhe rrinin tė tėrhequr, se Perandoria Otomane nuk ishte mike e shqiptarėve, sikundėr kishin besuar, po armike e betuar e tyre.

Edhe pse u duk sikur kėsaj masakre Toskėria u paqua, kjo ishte vetėm nė dukje, pa folur pėr Labėrinė qė vijoi tė mbetej jashtė kontrollit tė autoriteteve osmane. Kėtė e kishte kuptuar edhe vetė veziri i madh, i cili nė njė raport tė tij tė shtatorit tė 1830-ės shkruante: «Sikurse e kam thėnė edhe herė tė tjera, ky popull i mallkuar nuk mund tė krahasohet nė burrėri dhe trimėri me asnjė popull tjetėr. Kur shohin se mbi ata bie ndonjė peshė e madhe, janė aq vetėmohues, sa asnjė komb tjetėr… Futja e tyre nėn zap dhe nėn nizam ėshtė konsideruar nga tė gjithė si ēėshtje jo vetėm e vėshtirė, por edhe e pamundur».

Si pėr tė vėrtetuar kėtė pohim tė vezirit, nė vitin 1833 nisi kryengritjae Balil Neshės, e cila kulmoi me pushtimin e Artės dhe me vėnien nėn kontrollin e kryengritėsve tė Tepelenės e tė Gjirokastrės. Pėrhapja e kryengritjes dhe dėshtimi i vezirit tė Janinės nė shtypjen e saj e bėri Portėn e Lartė tė ndėrronte pėrkohėsisht taktikė, duke caktuar vezir tė Janinės tė moderuarin Hamdi pasha, i cili u kėrkoi krerėve tė Toskėrisė qė kėrkesat e tyre t’ia paraqitnin valiut tė Rumelisė. Kuvendi i Lidhjes Shqiptare i mbajtur nė Berat, i paraqiti Hamdi pashės njė varg kėrkesash, pėr tė cilat ky i raportonte vezirit tė madh mė 24 nėntor 1833: “Meqenėse pretendimet e tyre gjatė pyetjes ishin tė parealizueshme, nuk u pa e nevojshme tė merren parasysh as edhe tė mbahen shėnim pėr t’ia paraqitur shkėlqesisė suaj. Prandaj kuptohet se ata nuk kanė hequr dorė prej sjelljeve tė tyre tė padenja tė mėparme. Shkurt, nuk u pranua edhe njė grimė prej kėrkesave qė binin nė kundėrshtim me interesat e Perandorisė sė pavdekshme Osmane.» Pėrmbajtja e hollėsishme e kėrkesave qė iu paraqitėn qeveritarit osman nuk dihen, as nga raporti nuk del e qartė cilat ishin kėrkesat «qė binin nė kundėrshtim me interesat e Perandorisė Osmane» dhe qė «ishin tė parealizueshme», por Hamdi pasha pranoi tė vendoste qeveritarė shqiptarė nė kazatė e Beratit, Vlorės, Tepelenės, Pėrmetit dhe Gjirokastrės, si dhe t’i kalonte nė dorėn e shqiptarėve garnizonet e kėshtjellave tė Beratit, Gjirokastrės etj.

Kush e ngriti Labėrinė mė kėmbė ?

Nuk ishte delli luftarak qė e ngriti Labėrinė mė kėmbė, po kushtet ekonomike. Udhėtarėt e huaj qė kaluan nėpėr kėtė krahinė nė fillim tė shek. XIX, dėshmojnė pėr mjerimin e madh tė banorėve tė rraskapitur e tė munduar e qė kėnaqen me pak tė kėtij vendi, qė ishte «mė malori, mė i varfri e mė barbari i Epirit». Pėrshkrimet e tyre, shpesh me nota fyese pėr labėt, janė tronditėse. Si krahinė autonome, Labėria ishte e rrethuar dhe nėn kėrcėnimin e pėrhershėm tė garnizoneve osmane nė kufijtė veriorė, lindorė e jugorė tė saj, qė e bėnin tė pamundur ēdo lidhje ekonomike e tregtare tė banorėve tė saj me qytetet e afėrta. Ajo kishte mbetur e “ngrirė”, si katėr shekujve mė parė nė mos edhe mė keq, pėr shkak tė kryengritjeve tė herėpashershme dhe tė ekspeditave ndėshkimore shkatėrruese qė pasonin. Po mes asaj varfėrie e mjerimi ruhej prushi i lirisė, qė do tė ndizte zjarrin e madh tė kryengritjes sė Tanzimatit, e cila u karakterizua qė nė fillim nga tipare tė qarta tė njė lėvizjeje kombėtare. Besėlidhja e re qė u krijua nė kuvendin e Mesaplikut, u quajt “Lidhja Kombėtare Shqiptare” dhe organi drejtues i saj u thirr “Komitet Kombėtar”. Shtimi i epiteti “kombėtar” ishte njė pėrgjigje ndaj synimit “tė shovinistėve turq pėr tė realizuar unifikimin e tė gjitha racave dhe kombėsive tė Perandorisė”.

Si u komnetua nė Greqi “Lidhja Kombėtare Shqiptare”?

Nėnkonsulli grek i Janinės P. Klerinxis, nė raportin e tij pėr Athinėn, vė nė dukje se nė kėtė kuvend Lidhja shpalli edhe njėsinė kombėtare tė shqiptarėve. Vendimet e Lidhjes dhe qarkorja e komitetit drejtues tregojnė se kemi tė bėjmė me njė lėvizje qė udhėhiqej nga qėllime kombėtare. Nė ēdo pikė tė vendimit tė Lidhjes pėrmenden fjalėt “shqiptar”, “populli shqiptar” dhe “Shqipėri”. Elementet e ndėrgjegjes kombėtare gjejnė pasqyrim nė parullat qė u hodhėn gjatė kryengritjes si dhe nė kėngėt qė iu kushtuan kėsaj ngjarjeje. Ēelo Picari bėn thirrje pėr t’u hedhur nė kryengritje: Ju Shqipėri nuri ē’thoi, do vini nizam a s’doi… Gjoleka u tret, se u pėrpoq “pėr gjithė vilajete”; ai s’falet “se mburon vatanė”; ai lufton “as pėr mua as pėr tij, po pėr gjithė Shqipėri”. Kjo kryengritje, nė tė cilėn labėt mbajtėn peshėn kryesore, ndikoi nė forcimin e ndjenjės sė unitetit dhe tė frymės sė shqiptarizmės jo vetėm ndėr shqiptarėt e Jugut.

Jehona e kryengritjeve tė gjysmės sė parė tė shek. XIX, veēanėrisht e kryengritjes sė Tanzimatit i kapėrceu kufijtė e Shqipėrisė duke arritur edhe te shqiptarėt jashtė atdheut. Kėto kryengritje i bėnė pėrfaqėsuesit e inteligjencės shqiptare tė kuptonin se “sado tė turbullta e tė pandėrgjegjshme qė mund tė ishin nė fillim, ato shpinin nė thellimin e acarimin gjithnjė mė tė madh tė konfliktit me sundimtarėt e huaj dhe nė forcimin e lėvizjes sė ndėrgjegjshme kombėtare.”

Kush nga intelektualėt i pa i pari shenjat e njė rilindjeje tė Shqipėrisė?

I pari ndėr intelektualėt shqiptarė qė pa nė to shenjat e njė rilindjeje tė Shqipėrisė, ishte N. Veqilharxhi, pararendėsi i Rilindjes Kombėtare. Nė qarkoren e tij pėr tė gjithė tė pasurit e tė mėsuarit ortodoksė shqiptarė, ai shkruant: “Duke parė pėrparimin e disa kombeve tė sotme dhe gjendjen tonė tė tanishme, jo vetėm qė nuk duhet tė humbasim shpresėn, por bile duhet tė mbushemi me hov dhe guxim.”

Kėshtu i lexoi kėto ngjarje edhe arbėreshi V. Dorsa, i cili nė mbyllje tė librit tė tij “Mbi shqiptarėt”, qė u botua mė 1847, shkruan: Shqipėria… e frymėzuar nga rilindja e Greqisė…, e nxitur nga sukseset e fundit tė provincave mė tė largėta tė Moldavisė, Vllahisė e Serbisė…, duam tė shpresojmė se ėshtė nė momentin qė duhet tė bėjė luftėn finale pėr tė rilindur. Ajo beson se ėshtė afėr kėsaj dite dhe besimi tė shtyn pėr ta pasur. Nuk flitet veēse pėr kryengritje, pėr kėrcėnime tė vazhdueshme, inkursione, rebelime, mosbindje ndaj ligjeve, bashkim tė shpejtė nėn flamurin e njė kryetari dhe tėrheqjen e vėmendjes qė i bėjnė Portės sė Lartė. Nė kėto fakte unė lexoj pėrgatitjet e furtunės sė afėrme dhe agimin e ditės sė kthjellėt qė do tė vijė. E ndihtė Perėndia kėtė komb dhe e vėntė nė udhėn e civilizimit.”

Nė vėshtrimin e historianėve, kryengritjet shqiptare tė periudhės sė Tanzimatit, veēanėrisht ajo e vitit 1847, kanė disa veēori qė i dallojnė cilėsisht nga kryengritjet e mėparshme. Sipas L. Miles, “nė kryengritjen e madhe fshatare tė Shqipėrisė sė Jugut u ndeshėn mė shpesh elemente tė lėvizjes kombėtare”. Pėr K. Frashėrin: “Nė ambientin e kryengritjes sė vitit 1847, lindi pėr tė parėn herė kėrkesa pėr bashkimin e mbarė trojeve shqiptare nė njė Shqipėri autonome.” Pėr vetė shtrirjen dhe kėrkesat qė parashtroi, kjo kryengritje “ndihmoi pėr t’i afruar shqiptarėt si njė tėrėsi, me interesa tė pėrbashkėt, pavarėsisht nga feja dhe krahinat, dhe i mobilizoi pėrballė rrezikut qė u kanosej”.

Si pėrfundim...?

Duke pėrfunduar, mund tė themi se nė kryengritjet antiosmane tė Jugut nė gjysmėn e parė tė shek. XIX, bijtė e Labėrisė luajtėn rolin kryesor, si nė organizimin e tyre, edhe nė fushėn e veprimeve luftarake. Veēanėrisht kryengritja e 1847-s, si kryengritja shqiptare mė e madhe antiosmane e shek. XIX, pėrbėn kontributin mė tė madh tė kėsaj krahine pėr rilindjen e Shqipėrisė. Qenė kėto ngjarje dhe jehona e kėtyre qė shėrbyen si njė tharm qė lindi dhe ushqeu nacionalizmin shqiptar tė periudhės sė Rilindjes, i cili pėrgatiti lėvizjen e madhe politike tė Lidhjes sė Prizrenit dhe ngadhėnjeu me fitoren e Pavarėsisė.