Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 18
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-12-2012
    Postime
    51

    Shqiptaret ortodoks ne Maqedoni

    nese mundet ndihm........

    Me duhen fakte per kishat, vendbanimet ortodokse shqiptare na Maqedoni.......
    Dokumente, harta, dhe tekste te huaja ku vertetojn prezencen e shqiptareve ne Maqedoni......

  2. #2

    Pėr: Shqiptaret ortodoks ne Maqedoni

    Arben Llalla

    JU RRĖFEJ EMRAT E DISA FSHATRAVE SHQIPTAR ORTODOKS NĖ MAQEDONI

    Shqiptarėt ortodoks nuk kanė jetuar vetėm nė Rekėn e Epėrme, por elementin shqiptar ortodoks e ndeshim edhe nė Kavadarc nė fillim tė viteve 1900.


    Prej disa vitesh u mora me studimet rreth gjetjes sė fshatrave nė Greqi qė dikur kanė qenė tė banuar nga shqiptarėt ortodoks dhe mysliman. Me kalimin e viteve dhe shtypjes shtetėrore shumė prej kėtyre banorėve i braktisėn kėto fshatra dhe disa tė tjerė u asimiluan duke u deklaruar grek. Sot nė tė vėrtetė kėta njerėz janė qytetar tė denjė tė shtet grek, por nė venat e tyre kalon ADN e gjakut shqiptar qė ndoshta njė ditė do tė ndėrgjegjėsohet dhe do rikthehet origjinės sė saj tė vėrtetė.

    Kaq vite janė bėrė qė jetoj nė Maqedoni dhe shumė pak lexova pėr kėrkimet e studiuesve dhe historianėve shqiptar tė Maqedonisė qė tė merren me shqiptarėt ortodoks tė cilėt prej vitesh janė detyruar tė braktisin identitetin shqiptar nga presionet ose privilegjeve qė u janė ofruar nga shteti sllavo-maqedonas.

    Gjatė kėrkimeve pėr tė gjetur tė dhėna pėr disa fshatra nė Greqi qė janė banuar me shqiptar, ndesha edhe tė dhėna serioze nga burime bullgare, serbe, greke dhe franceze ku jepeshin emrat e fshatrave qė janė banuar nė fillim tė shek.XX, nga shqiptar mysliman dhe ortodoks. Prandaj sot ne do tė sjellim tė dhėnat tė pėrgjithshme pėr disa fshatra nė Maqedoninė e sotme qė kanė qenė banuar nga shqiptar ortodoks.

    Studiuesit e huaj kanė qenė tė njėanshėm nė pėrgjithėsi gjatė regjistrimit tė popullsisė nė fillim nė viteve 1900, ku kanė bėrė pėrpjekje qė banorėt shqiptar ti paraqisnin nė bazė tė fesė dhe jo kombėsisė. Shumė herė ata i identifikonin shqiptarėt mysliman si turq dhe shqiptarėt ortodoks si grek, vlleh, bullgar apo sllavo-maqedonas. Megjithatė sot ne do sjellim fakte tė pamohueshme nga regjistrat e studiuesve bullgarė qė kanė bėrė regjistrimin nė fillim tė shek.XX, nė Maqedoninė Gjeografike.


    Shqiptarėt ortodoks tė Rekės

    Shpeshherė kemi lexuar rreth shqiptarėve ortodoksė tė Rekės nė Maqedoni tė cilėt janė asimiluar dal ngadalė me dhunė dhe presione tė tjera nga mė tė ndryshmet.

    Historikisht me pėrmasa tė gjera si intelektual nga Reka njihet vetėm i madhi Josif Bageri

    i cili ka lindur nė fshatin Nistrovė nė vitin 1870, fshat ky qė i takonte nė atė periudhė Sanxhakut tė Dibrės.

    Ka rreth dy vite qė njė tjetėr shqiptar ortodoks po bėnė pėrpjekje pėr ndėrgjegjėsimin e mijėra shqiptarėve ortodoks qė deklarohen sllavo-maqedonas. Ky ėshtė Branko Manojlovski i cili ka lindur mė 1941, nė fshatin Kiēinicė tė Rekės nga prindėrit Zasfira dhe Manojl.

    Nė vitin 1913 e deri mė 1969, Branko Manojlovski e ka patur mbiemrinTanasheviē, mė tej pushteti sllavo-maqedonas ja ndryshuan nga Tanasheviē nė Manojlovski. Ndėrsa stėrgjyshi i Brankos, Manojli dhe vėllai i tij Lazari e ka patur mbiemrin deri mė 1913, Tanashi.

    Studiuesi dhe shkrimtari dr.Baki Ymeri nė njė shkrim tė tij sjellė fakte pėr Matej Danili(1909-1993) i cili ishte nga fshati Shtirovica e Rekės.

    Nė vitin 1912, familja Danili emigroi nė Bukuresht tė Rumanisė. Derisa sa vdiq Matej Danili krenohej pėr origjinė e tij shqiptare ortodokse nga Reka dhe nėpėr festat ai vishej me veshjen tradicionale shqiptare tė vendlindje sė tij, Shtirovicės..

    Njė tjetėr figurė Akademikė shqiptarė ortodoks ėshtė edhe ish-Kryetari i Akademisė sė Shkencave tė Maqedonisė, Mate Matevski, pėr tė cilin tė gjithė historianėt dhe studiuesit shqiptar nė Maqedoni e pėrfolin nėpėr kafene se ėshtė shqiptar ortodoks, por askush nuk ėshtė marr seriozisht me studime shkencore pėr tia pėrplasur nė fytyrė kėtij Akademiku qė heshtė pėr tė vėrtetėn e familjes sė tij qė ėshtė me gjak e gjuhė shqiptar.

    Mendoj qė ka ardhur koha qė tė merremi mė seriozisht me studimet nė drejtim tė shqiptarėve ortodoks dhe katolik me qėllim qė gjuha shqipe e tyre atėrore mos tė jetė njė Atdhe i humbur.

    Emrat e fshatra tė Rekės me numrin e banorėve nė fillim tė viteve 1900

    Siē do vėrehet shqiptarėt ortodoks kanė jetuar vetėm me shqiptar mysliman nė tė njėjtin fshat dhe nuk janė pėrzier me popullsitė e tjera joshqiptare ortodokse si: vllehėt, bullgarėt, grekėt etj., siē ka ndodhur me shqiptarėt nė Greqi dhe nė Shqipėrinė e sotme.

    Nė bazė tė regjistrimi qė ėshtė kryer nga pėrfaqėsues tė shtetit bullgar nė fillim tė viteve 1900, kemi 2861 shqiptar ortodoks dhe 2262 shqiptar tė fesė myslimane nė fshatrat e Rekės. Interesant ėshtė fakti se nė Rekė kemi tre fshatra qė banoheshin nga shqiptarėt ortodoks si nė Z'LVAJSKO, KIČENICA, BELIČICA. Dhe tre fshatra tė banuar vetėm nga shqiptar mysliman si: ŠTIROVICI, 400 shqiptar mysliman, STROJČE, 300 shqiptar mysliman dhe TANUŠANE me 350 shqiptar mysliman. Pėr Shtirovicėn kemi dėshmi nga Matej Danili(1909-1993) i cili kishte lindur nė kėtė fshat dhe i pėrkiste fesė ortodokse shqiptare, por sipas tė dhėnave bullgare janė shėnuar vetėm shqiptarėt mysliman.

    Pėrveē Rekės shqiptarė ortodoks tė deklaruar kemi njė fshat nė Manastir, NIŽO POLE (DŽINDŽO POLE), i banuar nga 250 shqiptar ortodoks, 1.590 vlleh ortodoks dhe 190 bullgarė ortodoks.

    Nė rrethinė e Kavadarc kemi dy fshatra qė janė deklaruar disa banorė me kombėsi shqiptare si: KONOPIŠTA, 18 shqiptar ortodoks, 710 bullgar ortodoks dhe 14 rom, MREŽIČKO, 6 shqiptar ortodoks, 425 bullgar ortodoks.

    E rėndėsishme ėshtė se nė ato vite kur nuk ekzistonte shteti shqiptar dhe institucionet kombėtare, tė huajt na kanė sjellė tė dhėna pėr popullsinė shqiptare ortodokse dhe myslimane edhe pse kėto tė dhėna mund tė jenė tė cunguara duke tkurur sa mė shumė realitetin e popullsisė shqiptare nė Maqedoninė Gjeografike.

    Mė poshtė po sjellim emrat e fshatrave qė kanė banuar shqiptarėt ortodoks tė Rekės ashtu siē janė shkruar nga autorėt bullgarė, serb dhe grek duke ruajtur origjinalitetin e tyre.



    1-. V'RBEN, ka patur 300 shqiptar ortodoks dhe 360 shqiptar mysliman
    2-. V'LKOVIJA, 150 shqiptar ortodoks dhe 150 shqiptar mysliman
    3-. GREKANE, 25 shqiptar ortodoks dhe 14 shqiptar mysliman
    4-. Z'LVAJSKO, 35 shqiptar ortodoks
    5-. ŽUŽNE, 150 shqiptar ortodoks dhe 160 shqiptar mysliman
    6-. KIČENICA, 120 shqiptar ortodoks
    7-. BELIČICA, 450 shqiptar ortodoks
    8-. BIBANE, 32 shqiptar ortodoks dhe 90 shqiptar mysliman
    9-. BOGDEVO, 180 shqiptar ortodoks dhe 108 shqiptar mysliman
    10-. BRODEC, 360 shqiptar ortodoks dhe 150 shqiptar mysliman
    11-. NIVIŠTA, 170 shqiptar ortodoks dhe 180 shqiptar mysliman
    12-. NISTROVO, 150 shqiptar ortodoks dhe 230 shqiptar mysliman
    13-. NIČPUR, 250 shqiptar ortodoks dhe 220 shqiptar mysliman
    14-. D'BOVO, 24 shqiptar ortodoks dhe 90 shqiptar mysliman
    15-. REČ, 150 shqiptar ortodoks dhe 140 shqiptar mysliman
    16-. RIBNICA, 120 shqiptar ortodoks dhe 200 shqiptar mysliman
    17-. SENCE, 195 shqiptar ortodoks dhe 120 shqiptar mysliman
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

  3. 2 antarėt mė poshtė falenderuan arbereshi_niko pėr mendimin e shprehur nė kėtė postim:

    PoQari (10-08-2014),sarris (15-08-2014)

  4. #3

    Pėr: Shqiptaret ortodoks ne Maqedoni

    Shikoni si aresyeton guximshem nje shqiptar, qe me zemer eshte i tille!
    E verteta do i djegi jo fort sllavo/maqedonasve aq sa turkomaneve...

    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

  5. #4

    Pėr: Shqiptaret ortodoks ne Maqedoni

    Kjo qe po postoj e di mire qe nuk eshte nje gje e re..., por qe eshte mire qe ta njohin te gjithe, kush do te njohe historine tone.
    Shpresoj qe Zoti ti udhezoje, ku ti bashkohen trungut kombetar, duke mos u trazuar me rremujen e nacjonalizmit por te atdhedashurise se vertete!
    Pershendetje

    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

  6. #5

    Pėr: Shqiptaret ortodoks ne Maqedoni

    Te njihemi me historine dhe kulturen e Shqiptareve ortodoks qe banojne ne Maqedoni !
    Shqiptaret ortodoks ne Maqedoni (II)


    Nga: Fahri Xharra

    “Edhe nėse ėshtė ditė ndeze qiriun qė tė gjesh njeriun e ndershėm” – Dioxheni ( 412- 323 prk )

    Ligj kundėr gjuhės shqipe. Njė ligj kundėr gjuhės dhe kulturės shqipe ka lėshuar sulltani i Perandorisė osmane mė 31.maj.1779, Abdul Hamiti II, ku pėrcaktohej saktė marrja nė mbrojtje nga ana e turqve e kulturės dhe gjuhės greke, dhe se duhej luftuar gjuha shqipe. Ky dokument ėshtė nxjerrė nga arkivat greke dhe ėshtė botuar nė gazetėn “Thessaloniki” (14.korrik.1999).
    Ku jemi ,ēka jemi ,pėr kend jemi ? E duam ne vetvetėn? Pėr shekuj me radhė turqit qėllimisht dhe sistematikisht kishin pėrēarė popullsinė shqiptare nė grupe rivalėsh, armiqėsive fetare
    dhe zėvendėsimin e gjuhės amtare shqipe me gjuhė tė huaja. Ndonėse trashėgimia e panumėrt e poemave, baladave, pėrrallave dhe fjalėve tė urta ishin pėrcjellė gojarisht brez pas brezi, qeveria turke i kishte ndaluar rreptėsisht botimet nė gjuhėn shqipe.
    Ē'farė janė arėsyet qe ne jemi t'kurrur territorialisht dhe numerikisht si komb ne vazhdimesi ?
    Vorbulla e historisė sonė gjithė shqipatre, ishte marramendėse. Askush nuk mendonte se nga ato pėrplasje centripetale drejt vrimės sė zezė, do tė shpėtonim. Furtunat nga ato mė tė fuqishmet u munduan tė na zhbėnin, dhe tė na hidhnin nė vrimėn e moskthimit, duke na mohuar tė kaluarėn tonė, duke na ērrėnjosur nga trungu ynė mijėravjeēar. Tjetėrsimin tonė e kishin nė pėrparėsi; kush duke na shlyer dhe humbur historinė e kush duke na tjetėrsuar nė kombe tė tjera me qėllim tė caktuar qė tė harrojmė vehtėn tonė dhe njė ditė tė na vjen turp me atė se ēka ishim.

    vijon...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga arbereshi_niko : 17-08-2014 mė 19:33
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

  7. #6

    Pėr: Shqiptaret ortodoks ne Maqedoni

    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

  8. #7

    Pėr: Shqiptaret ortodoks ne Maqedoni

    https://lh5.googleusercontent.com/-f...17m00s_002.jpg
    Manastiri i Shėn Gėrgurit ; i ndėrtuar nė vitin 1020 nga Gjon I. Dibrani, gjendet rreth rrugės Diber-Gostivar nė brigjet e Lumit Radika


    Udhėpėrshkruesi anglez H. N. Brailsfort, nė librin e tij me titull “Maqedonia, racat e saj dhe ardhmėria e tyre” tė botuar nė Londėr (1906), ka vėrejtur se: “Nga racat qė jetojnė sot nė Maqedoni, vetėm shqiptarėt mund tė thuhet se janė autoktonė. Shqiptarėt ortodoksė ishin tė pranishėm njėlloj nė krahasim me shqiptarėt e besimeve tė tjera, afėrsisht njėlloj nė gjithė Shqipėrinė e Mesme sa ishin tė pranishėm nė Durrės, Tiranė, Elbasan, Librazhd, Pogradec, aq ishin edhe nė Strugė, Prespė, Dibėr, Gostivar, Krushevė, Manastir kėto janė veneriket shkencore tė kohės. Nė kėtė rrugė tė asimilimit mbetėn tė paprekur pėr njė kohė shqiptarėt ortodoksė tė Rekės sė Epėrme tė Dibrės me fshatrat Duf dhe Jellovicė tė Gostivarit, pastaj tė fshtatrave Labinishtė afėr Shėn Naumit (Ohėr) e ndonjė tjetėr dhe pjesa tjetėr nėpėr qytete”.

    Pra fjalėn e kam pėr Shqiptarė Ortodoks tė Maqedonisė ,dhe me ta dhe qėshtjen e tyre do tė mirremi nė kėt shkrim. Njerėzit kėtu ende nuk janė tė vetėdijshėm., jo nga mosdija por nga frika se Historia do ta bėj tė veten, dhe tė thuhet e vėrteta dhe se ėshtė e vėrtetė se Reka e Epėrme me tė gjitha fshatrat, e gjetiu kanė folur shqip deri nė vitin 1960 .Normalisht, gjithkush ndjehet ashtu si dėshiron, por gjenerata e re duhet ta dijė tė vėrtetėn. Vetėm nėse iu tregohet e vėrteta ata do tė shkunden nga errėsira qė iu ėshtė imponuar.
    https://lh5.googleusercontent.com/-2...17m59s_003.jpg
    Dasmorėt e Dasmės shqiptare Otodokse , kur flitej shqipja
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

  9. #8

    Pėr: Shqiptaret ortodoks ne Maqedoni

    “Dua vetėm tė tregojė njė ngjarje.Ndoshta do tė tingllon mire,dhe disi po me lidhet ,me kėta njerėz ( shqiptarėt ortodoks tė Maqedonisė).Nė njė bisedė qė e kisha para dy tri vjetesh me njė tė njohur nė Gjermani.S“pari me pyeti se nga jeni ,dhe une i tregova se jamė Shqipetar,kurse ai mu pergjigj qė qenkemi t“afėrt ,dhe unė i thash si ka mundesi ,kurse ai mė tha ne Gjyshen e kam shqipetare t“Maqedonisė.Bile me tha se e kam te inqizuar ne tel se si flet Shqip,dhe unė nga kureshtja qė tė bindėsha i thash se a bėn ta ndegjoj.Por kur e leshoje ajo nuk fliste “ shqip,”por njė gjuhė disi te perzier me maqedonishte ,dhe i thash se kjo nuk flet shqip,kurse ai mu pergjegj se gjyshja ime nuk pranon asgjė tjeter vetėm se ėshtė Shqipetare,dhe mė tha se nuk e kam ndegjuar t“ketė thėn ndonjėherė se ka ndonjė komb tjetėr. ( Xhavit Ramadani,Gjermani) .

    Pra, Sa janė nė numėr kėto gjyshe dhe kėta nipėr tė tillė qė nuk guxojnė tė tregojnė se janė shqiptar dhe jetojnė nė Maqedoni ?

    Pikėrisht mungesa e njė platforme kombtare shqiptare na bėri qė tė jemi jo unik dhe e pėsuam shum keq nė histori. Platforma sllave e ka zanafillėn qė nė shekullin 16 kur Rusia i pėrktheu veprat kishtare tė Bizantit e pėrkthyesi kryesor ishte Mihail Artioti me origjine shqiptare ,sllavet e krijuan strategjinė dhe unitetin fetar dhe nė shekullin 19 dolėn me platformė pėr formimin e shteteve kombėtare sllave.

    Mbretėria serbe, nga viti 1913 deri nė vitin 1941 ushtroi politikė tepėr barbare ndaj popullsisė shqiptare, tė besimit fetar mysliman, ortodoks dhe katolik, por edhe ndaj popullsisė maqedonase. Bile, maqedonasit as qė i njihte pėr popull, kurse shqiptarėt myslimanė mundohej t’i tjetėrsonte nė turq. Porse, pėrqendrimin fillestar asimilues pushtuesi serb e koncentroi ndaj popullatės shqiptare me besim ortodoks, duke e pėrdoruar pėr kėtė politikė asimiluese edhe kishėn nacionaliste serbe dhe besimin e tyre, prandaj shqiptarėt ortodoks i pat “konvertuar” zyrtarisht nė serbė. Edhe Jugosllavia e Titos kur e krijoj Maqedoninė si republikė e vazhdoi nė tė njėjtėn mėnyrė me shqiptarėt ortodoks. Pokėta tė sotit ēka bėjnė mė pak ?
    https://lh3.googleusercontent.com/-1...19m13s_004.jpg
    Tradita rrespektohej , pėrgatitja e dhėndrit pėr natėn e tij, flitej shqip

    Janė shumė shqiptarė tė Maqedonisė qė janė ortodoks e qė nuk guxojnė tė flasin se ēka janė. Kalaja e Shkupit e meshefė tė heshturėn e shekujve. Edhe aty kishte kishė ortodoks shqiptarė. Ajo apo ato u rrėnuan. kurse tani sllavishtfolėsit e duan ta pėrvetėsojnė historinė tonė e tė mbjellin njė kishė tė tyre. Ortodoksėt shqiptarė, ata nuk guxojnė tė flasin, ata nuk guxojnė tė ēfaqėn e lėre mė tė kėrkojnė kishėn e tyre ortodokse shqiptare. Historia jonė ende duhet t’i ruhet forcave centripetale qė me ngulm e shtyjnė kombin tonė drejt vrimės sė zezė tė pėrpirjes.

    “Tė tjetėrsuarit nė Maqedoni janė shqiptarė dhe duhet tė bėjmė ēdo pėrpjekje pa u lodhur kurrė qė ata shqiptarė ortodoks tė rikthehen nė identitetin e tyre tė parė shqiptarė. Qė tė na thonė se vetėm muslimanėt janė shqiptarė nė Maqedoni e s`ka tė tjerė kjo ėshtė e pa pranueshme. slavėt e kanė planin e tyre : shqiptarėt ortodoks janė sllav , shqiptarė musliman janė turq kures ata katolik janė zhdukur.( tė mos harrojmė qė Nėn Tereza ka lindur nė njė lagje katolike tė Shkupit) (Ilir Taraj).

    https://lh5.googleusercontent.com/-J...20m25s_005.jpg
    Kryengritėsit shqiptarė nė kryengritjen e Ilindenit 1901
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

  10. #9

    Pėr: Shqiptaret ortodoks ne Maqedoni

    “Zhdukja” ishte e mundur ne saje tė platformės pansllaviste te inicuar nga Rusia e cila platformė filloi tė zbatohet nė dėm te qėshtjes shqiptare e sidomos pas vitit 1814 dhe Aleancės sė shenjtė e cila u realizua me inicim te Rusise. Si rrjedhim i kėsaj u shuan tė gjitha lėvizjet shqiptare qė synonin pavarėsi dhe autonomi nga turqia dhe kryengritjet qė i inicuan shqiptarėt i shfrytzuan grekėt dhe sllavėt tė i bėjnė shtetet e tyre nacionale. Teoria e Wikelmanit e shekullit 18 pėr tė bėr shetetin modern Grek si dhe teoritė e Homajkovit dhe Danillevskit pėr tė formuar shtetet sllave ne Ballkan te cilat ishin po tėrėsisht nėn kontrollin Rus ndikuan nė t’kurrjen e territoreve shqiptare, asimilimin e shqiptarėve duke e lėnė popullin shqiptar pa as njė tė drejtė kombtare, tė varfėr, tė perqarė dhe nė proces te vazhdueshėm te asimilimit dhe dėbimit nga tokat e tyre. Kurse Turku vetė iu ndihmonte nė kėto qėllime satanike. (Qazim Namani)

    Duhet bėr shumė nė ndriqimin e tė vėrtetės rreth asimilimit te popullatės shqiptare ortodokse ne Kosovė, Maqedoni, Serbi, Mal tė Zi dhe Greqi. Tė rikujtojmė edhe njėherė se shumica e manastireve ortodokse ne Maqedoni ishin shqiptare, dhe se nė Manastirin e Shėn Gėrgurit sot Jovan Bigorskit deri me 1945 liturgjia kryhej nė gjuhėn shqipe; manastir i cili u dogj per tė humbur gjurmėt shqiptare . Pushteti dhe kisha ortodokse sllavo serbe e shtyen qė pėr kėtė manastir te doktoroj Julia Trickovska me qėllim tė falsifikimit tė fakteve historike dhe tė njejtėn permes Kėshillit tė Evropės e sollėn nė Kosovė qė tė drejton Trashėgimin Kulturore.Poe njejta ėshtė bashkautore e Enciklopedisė sė Maqedonisė dhe tė katėr librave tjerė qė e falsifikojnė kulturėn dhe traditėn shqiptare nė Maqedoni. Julia bashkpunon me arkeologun Pasko Kuzmanin tė cilit ju besuan shumė vepra dhe publikime pėr pervetėsim tė kulturės materiale shqiptare nė Maqedoni.

    https://lh5.googleusercontent.com/-A...21m37s_006.jpg
    Tradita ende rrespektohet: Filloi Dasma ,me Surle e Tupan. Zakonet dhe tradita e njejta ; nusja pėrcillet pėr nė shtėpinė e burrit.

    Dhe njė ditė ata , shqiptarėt ortodoks mund ta thonė tė vėrtetėn e tyre tė lashtė e tė tashme njėherėsh pa frikė ….sepse ata janė rrėnjet e lashta tė gjakut tonė….iliro-arberor-shqiptar….rrethanat ua kanė diktuar shumė gjėra tė rėnda… Nė fakt nė Maqedoni kanė filluar tė shfaqen haptazi disa persona nė deklarimin e tyre si shqiptar ..dmth nga ata shqiptare ortodoks ..edhe kjo punė qė po e lobojmė e ka pėr qellim sensibilizimin dhe kthimin e kėtyre shqiptarėve nė identitetine tyre kombėtar, atėherė fitorja jonė do t `ishte e menjėherėshme ..dhe sllavėt do tė tretėshin si krypa nė ujė se puna e tyre disa dhjeta vjeqare iu shkoi kot.

    “Por armiku mė i madh i kėtyre ( Shqiptarėve ortodoks nė Maqedoni) janė vetė Shqiptarėt. Sot kur kemi historian, libra, mundėsi pėr tė gjurmuar, tė shkollohemi e tė emancipohemi nė ēdo fushėveprimi, ne ende po mirremi me fajtorė .Neve kemi fakte. Neve na mbetet qė tė zgjojmė vetėdijen e secilit. Kur do tė vie ajo ditė qė Shqiptarėt Ortodoksė nė Serbi, Mal tė Zi, Maqedoni e mė sė pari ata nė Kosovė tė pranojnė se kush janė. ( Jeton Kadiri )”


    https://lh6.googleusercontent.com/-u...22m50s_007.jpg
    Shqiptaret ortodokse tė Maqedonisė: Veshjet kombėtare nuk harrohen, sė paku nė dasma.

    https://lh6.googleusercontent.com/-Y...23m44s_008.jpg

    https://lh5.googleusercontent.com/-b...24m42s_009.jpg

    https://lh3.googleusercontent.com/-o...25m39s_010.jpg

    Matrerjali sjelle drejtpersedrejti nga Autori ( *Fotografitė janė kurtuazi e Z. Mentor Norēani )



    -.-.-.-.-.-.-.-
    Te nderuar, ka shqiptare qe duan tja dine per historine e vertete te kombit, duke mos u kenaqur me sa na servirin te huajt.
    Mos e harroni kurre, qe fajin me teper nga te gjithe, e kemi vete... - neve shqiptaret!
    Pershendetje
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga arbereshi_niko : 17-08-2014 mė 19:34
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

  11. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar arbereshi_niko pėr postimin:

    Korcar-L1 (17-08-2014)

  12. #10
    Updating.... Maska e Wordless
    Anėtarėsuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Pėr: Shqiptaret ortodoks ne Maqedoni

    Nuk kam parė ndonjėherė Zezak Gjerman ... !
    Ky shtet ėshtė ky qė ėshtė sepse qytetarėt tanė janė kėta qė janė !

  13. #11

    Pėr: Shqiptaret ortodoks ne Maqedoni

    Citim Postuar mė parė nga Wordless Lexo Postimin
    Nuk kam parė ndonjėherė Zezak Gjerman ... !
    Gjermania u mbush me zezake, deri ne kombetare ka me shume te huaj se gjermane...,
    po shqiptari do te mbese derr me zile!
    Kjo eshte fatkeqesi, pasi kur nuk di se ēduhet te thuhet sipas rastit, do ti kepusim ndonje karafil...
    Sa popull fatkeq jemi, kur vet neve mbyllim syte perballe faktesh historike.
    Fale punes dhe mundimit te kerkuesve dhe studiusve, fatkeqesisht shume te paket, neve na hapin syte, na bejne te ditur me fakte ē'ka ndodhur...
    pasi dikush pyet dhe tema duhet zhdervjelle, por kur sheh babuine qe gjoja u duket vetja sarkastike sikur majmuni perballe pasqyres..., te vjen per te vjelle!
    Hapni fotografite, shikoini mire, pastaj i komentojme, por me ndergjegje kombetare, kaq!
    Jo me batuta dythundrake..., pasi nuk te shpien asgjekundi.
    Pasi shekujt na humben me batuta dhe erresire injorante.
    Sapo hapet pakez drita e diellit duke depertuar midis mjergulles, shpejt xombi dhe vapiri..., mbyll perden!!!
    Jeni te lutur te sillni fakte historike, debat studiuesish e jo laramanesh, kemi nevoje per kete, te pakten kush ka ne zemer historine kombetare!
    Pershendetje
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

  14. #12

    Pėr: Shqiptaret ortodoks ne Maqedoni

    Per derrin me zile qe njeh Gjermanine dhe nuk njeh vendin e tij...





    .-.-.-.-.-.-.-.-.-.
    Gjithesesi nuk desha ta ofendoja "derrin me zile" siper... (shaka sinqerisht :-) )
    Pershendetje
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

  15. #13

    Pėr: Shqiptaret ortodoks ne Maqedoni

    Mos valle nuk jane plisa o qeleshe shqipesh..., ata prane Shen Saves...?
    Kishat plot me shqipe.......:-)
    Por s'ka me qorr se kush nuk do te shohe..., pikerisht sikur ai " shurdh qe nuk do te degjoje"!!!
    Kuptohet kjo i perket nje te shkuare..., pra eshte historia jone! - Nuk pretendon asgje ...!
    Sot gjerat jane ndryshe, por te pakten, RRENJET I DIJME NGA I KEMI...
    Pershendetje
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

  16. #14
    Updating.... Maska e Wordless
    Anėtarėsuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Pėr: Shqiptaret ortodoks ne Maqedoni

    Derri me zilė tė kafshoftė te byēa

    Jam zemėruar me ty, nuk tė flas mė me gojė
    Ky shtet ėshtė ky qė ėshtė sepse qytetarėt tanė janė kėta qė janė !

  17. #15

    Pėr: Shqiptaret ortodoks ne Maqedoni

    Citim Postuar mė parė nga Wordless Lexo Postimin
    Derri me zilė tė kafshoftė te byēa

    Jam zemėruar me ty, nuk tė flas mė me gojė
    Jo bre..., se po'bi kthiza...:-)
    teh he dreq se m'shjele loēken e zemnes...!
    amon bre a po ma largon at thin se fort jam tut prej tij...


    Po gallata nuk po pasuron fare temen.
    Pershendetje
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

  18. #16
    Updating.... Maska e Wordless
    Anėtarėsuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Pėr: Shqiptaret ortodoks ne Maqedoni

    Ku e ke mėsuar Shqipen aman ? Asgjė nuk mora vesh se ē'ke shkruar !!

    Nejse, rėndėsi ka qė t'a dish ti
    Ky shtet ėshtė ky qė ėshtė sepse qytetarėt tanė janė kėta qė janė !

  19. #17
    Updating.... Maska e Wordless
    Anėtarėsuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Pėr: Shqiptaret ortodoks ne Maqedoni



    Se pėr pak harrova.. kape pak kėtė http://news.bbc.co.uk/2/hi/europe/4107524.stm
    Ky shtet ėshtė ky qė ėshtė sepse qytetarėt tanė janė kėta qė janė !

  20. #18

    Pėr: Shqiptaret ortodoks ne Maqedoni

    Citim Postuar mė parė nga Wordless Lexo Postimin
    Ku e ke mėsuar Shqipen aman ? Asgjė nuk mora vesh se ē'ke shkruar !!

    Nejse, rėndėsi ka qė t'a dish ti
    Ne medresete e pakistanit...
    Po deshte po ti napi nja dy tri rrekomandime...
    Gati e kam nje burs te shtetit ma t'funit ate midis ishSirise dhe ishIrakit...ha ha ha
    Pershendetje
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •