1


Nga Dr. Laurant Bica

-I-

Neqoftese do te donim te jepnim me nje fjale thelbin e nje njeriu si rilindasi Hasan Tahsini, atehere do te thoshim se kjo eshte “Dituria”, aiishte misherim i dijeve. Pra ai eshte nje personalitet qe sic shprehet vete: “e kerkoi diturine kudo qe ishte prej djepit deri ne varr”dhe kurre nuk reshti per ta gjetur ate. Sipas Sami Frasherit: ‘Libri kurre nuk i binte nga dora, vendi ku rrinte dhe shtrati ku flinte,ishin rrethuar me libra. Leximin i ndjeri e linte vetem perkohesisht,atehere kur do te mesonte te tjeret…… Fjalet e tij ishin leksion i nje nivelite larte dhe bisedat e tij kishin thellesine e nje deti te dijes. Aiishte nje dijetar kalibrite madh dhe per te kish vend fjala ALiM,sic perdorej ne Lindjedhe fjala SAVANT ne perendim.Shqip ne do ta thoshim njerii dijes,dituraki gjithanshem, nje enciklopedist, nje erudit ne kuptimin e mirfillte te kesaj fjale, nje ‘pus’idijeve dhe shkencave. Fjala dituriper kete figure te rilindjes sone kombetare perben kuptimin e jetes se tij. Ai mblodhi dijet tere jeten e tij dhe i shperndaupa kursim. Synimii tij ishte arsimimii popullit te vet. Aiishte nje iluminist, qe per sa kohe i rrahu zemra, u perpoq te ndriēoje mendjet e njerezve dhe sidomos te brezit te ri. Aiishte dhe mbeti nje personalitet i permasave teper te medha ne rang perandorie dhe per krejt kombin e vet.Dimensionet e tij ishin europiane e pse jo edhe boterore.

Natyrisht te merresh me nje rilindas si Hasan Tahsinine dy drejtime si per diturine dhe arsimin, kjo do te shkonte gjate. Ne kuadrin e nje kumtese te thjeshte ne u kufizuam te ndriēojme disa ngaproblemet dhe idete qe ai ngre ne nje moment kulmor te jetes se vet,pikerisht ne fjalimin e shkurter qe ai mbajti ne ēeljen e universitetit te pare osman ne Stamboll, fjalim ky i panjohur deri me sot. Ky moment si rektor i univesitetit te nje perandorie te tere shenon apogjeun e tij si personalitet. Me pas fillon dekada kur ai u godit nga qarqet e erresires se sulltanatit osman,pra ka te beje me tragjedine intelektuale te tij.




2

Hasan Tahsini sikurse te gjithe rilindasit e tjere me anen e arsimit donin te zgjoninpopujt e perandorise ne pergjithesi.Kurse persa i perket rilindasve shqiptare deshironin, duke i mesuar gjuhen shqipe,te shpejtonin zgjimin kombetar, ngritjen e ndergjegjes politike, ndjenjen etnike, lartesimin kulturor dhe aftesimin e tij per jeten shteterore te pavarur.Meqenese Porta e Larte ju kundervu hapjes se shkollave shqipe, u be pjese e pandare e luftes per clirimin kombetar

Dihet se rilindasit tone perfshi edhe Hasan Tahsinin s’i nderprene kurre perpjekjet e tyre ne fushen e arsimit si ne rang perandorie ashtu edhe ne nivel kombetar. Pas deshtimit te Lidhjes Shqiptare te Prizrenittere rilindasit zgjodhen fushen e arsimit dhe te diturise, si rrugen qe do te siguronte arritjen e pavaresise kombetare. Me te drejte Mustafa Qemal Ataturku ka thene “Ata qe kane shpetuar kombetjane vetem dhe pikerisht mesuesit”.

Edhe Hasan Tahsini ne tere veprimtarine e tij u be nje ideolog i popullit te vet,nje mesuesi tij, qe indriēoi rrugen drejt emancipimit te tij kombetar e shpirteror. Me arsimimin e kombit te vet rilindasit tane, me ne krye Prof Hasan Tahsinin dhe Frasherllinjte, synonin disa qellime kryesore: te krijonin njerez te mire, qytetare te mire, profesioniste te mirepor edhe atdhetare te mire.Ata synonin pavaresimin e kombit shqiptar dhe ndertimin e nje demokracie te re shteterore si mjet, qe do ta conte ate drejt progresit.Syte e tyre ishin drejtuar nga Perendimi, ku ishin majat e perparimit dhe fjalimii Hasan Tahsinit ne universitet eshte edhe nje deshmi e ketij kendveshtrimite tyre. Mendja dhe zemra e tyre punonin per Shqiperine per perparimin e saj, te popullit te saj, bij te te cilit ishin edhe ata vete.

Personalitetii Hasan Tahsinitmerr vlere per faktin, se kulturen dhe diturine e tij te gjere e vuri ne sherbim te atdheut dhe te njerezimit.

Ne shtator te vitit 1869 Hasan Tahsini u emerua ne detyren e nje nepunesi te larte te shtetit osman,si rektor i pare iUniversitetit te Stambollit.Ai qe ne fillim u perpoq dhe ne saje te nje pune te shumeanshme e vendosi universitetin mbi themele shkencore. Puna e tij e madhe organizative,ligjeratat shkencore qe mbajti, veprat qe shkroi,bashkepunetoret qe afroi ne universitet,programet baze qe hartoi per kete tempull te dijes si dhe planii temave qe do te mbaheshin gjate pushimeve ne konferenca diturie per studentet dhe qytetaret e thjeshte,per te dhene njohurite e reja shkencoreperendimore jane deshmia me e qarte e nivelit te tij. Aiishte nje drejtues i afte,nje punetor i palodhur,nje perhapes i njohurive shkencore.Si autori veprave shkencore,letrare,perkthyes e publicist, ai u shqua per vellimin e madh te botimeve, larmine tematike,thellesine e njohurive dhe karakterin funksional te tyre


3

Kam qene me dhjetra here ne medresene e Hoxha Tahsinit qe eshte edhe sot ne kembe sinje librari e Ministrisese Arsimit te Turqise. Kam qene edhe ne godinen ku u cel universitetiipare osman.Bile kam shkelur edhe ne ballkonin ku mbajti fjalimin e tij ‘i perndritshmi’Hoxha Tahsin Efendiu. Prej andej duket si ne pellembe te dores Xhamia e Qyprilinjeve te Medhej, biblioteka e ngritur prej tyre, varret e tyre, nje pjese e bashkise te Eminonuse, qe dikur ka qene bashki e Stambollitdhe aty jane zhvilluar mesime universitare. Diku aty prapa godines se Universitetit Osman, qe sot eshte Muzeu iShtypit, ne Nuriosmanije, eshte ish Konaku i Munif Pashes,nje sallon dijeje ku takoheshin dijetare teLindjes dhe te Perendimit perfshire ketu edhe Hoxha Tahsinin. Ne vitet 50, 60, 70 te shekullit XIX, aty mblidheshin nje pjese e elites osmane dhe diskutonin problemet e kohes,te dijes, te shkences dhe te perparimit material e mendor. Kam shkuar keto 20 vitet e fundit ne Universitetin e Stambollit sidomos ne ate qe quhet Fakultetii Letersise (Edebiyat Fakultesi).S’kishte gezim e kenaqesi me te madhe per mua kur pas rreth 150 vitesh nga data e celjes se universitetit te pare osman ne Stamboll une dorezoja ne departamentin e historise se shkences ne biblioteken e tij tek shefja e tij profesoresha Feza Gynergyn 3 vellime per Hoxha Hasan Tahsininme rreth 2000 faqe. Ishte njekohesisht edhe nje homazh per kete personalitet te madh te letrave, sa te kombit shqiptar aq edhe te kombit turk

S’ka enciklopedi turke qe te mos i kushtoje qofte edhe disa rrjeshta ketij kollosi te arsimit.

Stambolli eshte qyteti i trete apo i katert ne bote per nga popullsia pas Nju Jorkut, Tokios, Meksikos. Me te 20 milionet e vet ai eshte qyteti me i madh iEuropes sot. Faqja e tij qe nga koha e Hoxha Tahsinit ka nderruar krejt dhe tani nuk eshte qytetii ngritur mbi 7 kodra por mbi 70 kodra dhe i mbi 77 mileteve.Aty takohen Veriu me Jugun dhe Perendimi me Lindjen.Me nje ekip filmik ne kete fillim maji xhiruam edhe godinen e universitetit Osman ku mbajti fjalimin Hoxha Tahsini, edhe medresene ku ai kaloi dhjete vitet e fundit te jetesedhe rrugen Hoxha Tahsin ne nje rajon te tij qe quhet Karakoj.Medreseja e tij duke qene prane ish godines se qeverise osmane ‘Babi Ali’ pra Portes se Larte siē njihet ndryshe ne histori dhe sot godina ku rri valiu i vilajetitteStambollit,cuditerisht i ka shpetuar stuhise se kohes e pa prekur.N’ate medrese te famshme, qe si godine po i mbush 2 shekuj e gjysem,i kaloi vitet e fundit te jetes Hoxha Tahsinii persekutuar i perbuzur dhe i perndjekur nga qarqet fanatike konservatore dhe masat injorante te popullit qe i vune damken e “gjaurit”- “heretikut”.




4

Keshtu ka ndodhur me pishtaret e arsimit kudo ne bote si ne te kaluaren e afert dhe ate me te larget. Keshtu ndodhi edhe me Hasan Tahsinin tone.

‘’Njerez te tille te perkushtuar dhe te vendosur iu kundervune cdo veshtiresie pa u ndrojtur nga tmerrii despotizmit.’’- Shkruan nje gazetar turk ne vitet 50 te shekullit 20

“Ata nuk ishin njerez me fuqi magjike. Keta te panjohur ishin heronjte e arsimit.

Ndersa tirania ekzekutonte te diturit, ata orvateshin te zhvillonin talentet.Keto kujtime, keto gjurme, keto mendime jane drita te lara me ar ne fletet e erreta te despotizmit.

Kush ishin keta njerez te pamposhtur dhe te palodhur? Shkendijat qe ndezen ata ne shkolla nje dite u bene furtune e cila u perplas ne fytyren e pa te ardhme te tiranise.

Disa emra nga keto personalitete te larta te asaj periudhe.Keta njerez te nderuar mbollen faren e luleve te lirise dhe isollen popullit qyteterim dhe begati

Ja disa prej tyre: Selim Sabit, Ahmet Mithat, Ebuzija Tevfik, Namik Kemal, Mynif Pasha, Abdurrahman Sheref, Tevfik Pasha Vidinli, HOXHA TAHSiN EFENDi, Salih Zeki, Tevfik Fikret, Tevfik Danish, Ismail Safa, Ajshe Sidika(gruaja e Riza Tefikut) etj……

Pedagoget e universiteteve dhe mesuesit e shkollave i moren perdore bijte e popullit dhe ingjiten ne shkallet e lirise dhe revolucionit. Ndersa vendi rropatej per te mbijetuar dhelengonte nen torturat e despotizmit, njerez te tille te medhenj ecen perpara me vendosmeri dhe vetmohim ne rrugen e dijes dhe te progresit dhe duke kapur perdore te gjithe brezin e ri e cuan drejt majave te se vertetes dhe te qyteterimit.”

Po ndalem ne tre prej ketyre martireve te medhej te arsimit perandorak dhe shqipetar. Hasan Tahsini krijoitekstin e pare te psikologjise ne sulltanatin osman.Me te drejte gazetariturk qe cituam pak me pare shkruan duke patur parasysh psikologjine e Hoxha Tahsinit: “Shkroi nje liber leximi shkencor per shkollat fillore dhe te mesme. Deri ne ate kohe nuk kishte dale ndonje qe te shkruante nje liber kaq te bukur. Me fjale te tjera, kjo ishte vepra e pare e tij qe te terhiqte vemendjen. Hasani ne nje kohe kur psikologjia edhe sishkence qe ne fillimet e veta ne Perendim bente nje pune pioneri duke e futur edhe ne Lindje. Meritat e tij ne kete drejtim jane te pa diskutueshme para shkences, arsimit, kultures.



5

Figura e dyte qe meriton vemendje te veēante eshte gruaja e shqiptarit filozof Riza Tefik me origjine nga Dibra, e quajtura profesoreshe Ajshe Sidika, e cila ka shkruar tekstin e pare te pedagogjise ne perandorine osmane. Ajo eshte dekoruar nga vete sulltanii kohes. Ka qene nje nga grate me inteligjente. Hasan Tahsini ska qene nder te gjallet por me siguri ne ceremonine e dhenies se nje medaljeje te vecante me siguri kane qene dy miq te tij.

Veteranii arsimit dhe shoku i Parisit i Tahsinit Selim Sabit dhe ndoshta vete Naim Frasheri, qe ishte ne ate kohe (dmth ne fillim te viteve 90 te shekullit XIX) zevendes ministeri arsimit. Edhe zonja Ajshe Sidika qe ka qene nder grate me te kulturuara te elites osmane te fund shekullit XiX nuk eshte pa rrenje shqiptare. Personii trete eshte vete Selim Sabiti. Meritat e tij ne fushen e arsimit jane te jashtezakonshme. Gazetarii siperpermendur jo vetem qe e ve Selim Sabitin ne krye te listes se njerezve qe vuajten nga despotizmi por njekohesisht thekson se jane shume te pakte ata nga brezii kaluar qe nuk kane perfituar nga librat e tij.Ne cdo kapak e faqe te pare te librave qe na binin ne dore ne shkollatfillore dhe te mesme, ishte shkruar “Veper e Selim Sabitit”

‘’Selim Sabiti ishte personi qe hartonte dhe vendoste ne muret e shkollave hartat e punuara me qendismat dhe lulet e shkences.Selim Sabit Efendiu vendosi parimet e mesimdhenies ne shkolla. Askush si ai nuk ka kontribuar per modernizimin e shkollave fillore dhe te mesme. Selim Sabit Efendiu ishte nder personalitetet e pare me te rendesishem te Reshit Pashes (kryeminister osman) te universitetit dhender shkencetaret me te zellshem te Keshillit te Arsimit. Selim Sabiti u mesonte mesuesve se mesimdhenia dhe edukimijane ne varesi te metodave shkencore’’.

Hasan Tahsini eshte nga ata heronj te mendimit, qe ngjet si dy pika uji me dijetaret arabe te mesjetes si dhe me dijetaret dhe filozofet iluministe francezete shekullit 18- 19. Sa per te ilustruar kete po bejme nje krahasim me nje dijetar te famshem te mesjetes arabe. Ebu Hanifeja (699-767)themelues edhe i nje shkolle juridike ne Bagdad me emrin e tij.Dihet qe Hoxha Tahsini ka qene doktor ne jurisprudencen islame dhe me dy doktorata te tjera ne Paris ne shkencat fizike dhe natyrore. Bashkekohesit per Ebu Hanifene kane thene: ‘’Sikur te matej dituria e tij me diturne e gjithe bashkekohesve te tij, do te peshonte me shume dituria e Ebu Hanifese.’Kjo vlen edhe per Hoxha Tahsinin me rilindasit e tjere shqiptare dhe osmane.peshorja po te viheshin ne kandar do te anonte nga rilindasi Tahsin.



6

Eshte e njohur thenia e Ebu Hanifese ” Nuk deshiroj te vdese dituria” dhe moment i dyte i ngjashmerise nga jeta e ketyre te dyve sic mesojme nga librii Prof. Dr. Hajrullah Koliqit, “Kur perendia identifikohej me diturine” Prishtine 2011ka te beje me ate qe Ebu Hanifeja gjithe jeten e kaloi duke mesuar vehten dhe nxenesit e tij thuhet se ai e u shqua edhe per nje thesar idesh dhe keshillash pedagogjike. Mesimdhenia e tij ishte me shume studim se ligjerim. Sami Frasheri shkurt e qarte thote per Tahsinin ‘’leximin i ndjeri e linte vetem perkohesisht, atehere kur do te mesonte te tjeret’’

Duke bere kete krahasim me dijetare te medhenj te mesjetes arabe nuk mund te mos na kujtohet cilesimii Sami Frasherit qe e quan Tahsinin tone nje Ibn-Sina shqiptar. Vec te tjerash, Hasan Tahsini ne fushen e diturise ngjet me dy filozofet e famshem dhe figurat qendrore te Kalifatit arab me Ibn Ruzhdiun ne perendim dhe Ibn Sinen ne lindje sidomos per qendrimin qe u mbajt ndaj vepres se tyre. Keshtu vepra e Hasan Tahsinit u denigrua dhe u la ne harrese per dekada te tera. Edhe ne qofte se coc levizi nga kjo i takon jointeresimit shteteror por dashamireve te tij dhe te vepres se tij.Njesoj u veprua pas vdekjes se Ibn Sinajt dhe teIbn Ruzhdiut. Ata u shpallen ‘mekatare’ ne te gjalle te tyre e aq me teper pas vdekjes dhe ajo qe e pesoi me teper ishte vepra e tyre. Sipas H Koliqit mesimet filozofike te Ruzhdiut per kohen ishin shume te avancuara, ndaj dhe ato fillimisht i denoiUniversitetii Parisit (1240) dhe papa Leon (1519). Enciklopedia e madhe filozofike (logjike, fizike, metafizike) e Ibn Sines me titull “ESH SHiFA”ne 18 vellime me urdherin e kalifit te kohes u dogj publikisht ne Bagdad pas vdekjes se tij me 1160. Pra qofte Avicena qofte Averroesi tedy filozofe e shkencetare te shquar kane pasur pak a shume fat te njejte me vepren e tyre me dijetarin, filozofin e shkencetarin Hoxha Hasan Tahsini.

-II-

Disa dekada me pare na dukej si enderr se do te vinte nje dite qe ne duart tona do te kishim fjalimin e Hasan Tahsinit para studenteve osmane ne inagurimin e universitetit te pare te perandorise osmane.Po ja qe koha ben te veten. Botimet me te fundit te bera ne Republiken Turke na e bene te mundur nje gje te tille dhe sot une kam rastin e lumtur te shpalos para ketij auditori te nderuar disa nga problemet dhe idete qe parashtron rilindasi yne ne fjalen e tij para fidanishtes te arsimit tenje shteti te madh qe shtrihej asokohe ne 3 kontinente. Eshte ne nderin dhe krenarine tone si shqiptare qe ne krye te universitetit u vu si drejtor nje shqiptar i madh si Hoxha Tahsini. Ne vite kemi qene ne kerkim te ngjarjeve te universitetit, te cilat ne shumicen e burimeve osmane kaloheshin me disa rreshta As qe mund te mendohej dhe shpresohej me shume me gjendjen e kerkimeve studimeve ne Republiken e Shqiperise dhe ne Republiken e Turqise gati gjysem shekulli me pare.

7

I vetmi informacion ne lidhje me inagurimin e universitetit osman ishin disa rrjeshta nga Mehdi Frasheri. Ai shkruante ne nje reviste te kohes se Zogut me 1934 se ‘’Sami Frasheri disa vjet me vone e kujtonte fjalimin e tij si nje fjalim programatik qe deshmonte per dijenite e gjera dhe shquhej per rrjedhshmeri mendimi’’. Vite me vone ne kerkimet e mija te parreshtura rashe ne gjurme te fjalimit te ministrit te arsimit te asaj kohe, Safet Pashes qe kish folur ne celjen e universitetit, po edhe ky jo i plote. Do te kalonin vite e vite derisa te binte ne duart e mia fjalimi origjinal i rilindasit tone Hoxha Tahsini dhe te gjithe personaliteteve te tjera qe asistuan ne ceremonine solemne te kesaj ngjarjeje jote zakonshme per te gjithe kombet e popujt e perandorise perfshi edhe shqiptaret. Le t’ia leme fjalen Mehdi Frasherit dhe burimeve nga ndonje enciklopedi ne lidhje me fjalimin e Hoxhe Tahsinit ne Universitet. Shemsedin Sami Frasheri Mehdi Frasheriti pati thene ditene celjes se universitetit Hoxha Tahsini me pamjen e vet madheshtore qe e dallonte, doli ne tribune perballe nje ushtrie nxenesish dhe me nje gojtari te pashembullt deri asokohe ne Stamboll, mbajti nje fjalim te nxehte me dijeni te gjera, duke percaktuarkeshtu boshtin ideoshkencor dhe ideopolitik te asaj qendre te madhe kulturore. Ne fjalimin e tij ai vuri ne dukje se shkaku i prapambetjes se theksuar te popujve islamike ishte mungesa e kultures moderne.’’Ishte nje fjalim ‘’i pashembullte’’ dhe me pak doreza-shkruan Mehdi Frasheri. Kuptohet s’kish si bente ndryshe ne mjedisin e kohes….

Ne lidhje me zhvillimin e ngjarjeve qe kane te bejne me ceremonine e inagurimit te universitetit kemiketo te dhena nga nje burim autoritar. Me 21 shkurt te vitit 1870, prane mauzoleumit (tyrbese L.8)te sultan Mahmutit u be perurimii godines se re te universitetit. Ne lidhje me kete rast ne nje nga enciklopedite e fundit turke,(Turk Ansiklopedisi vol.12 Ankara 1964 faqe 320-322) lexojme: ‘’U be nje ceremoni madheshtore ku moren pjese mijera vete, kryesisht studente te medreseve te Stambollit.Gjithashtu edhe personalitetet me te larta qeveritare si kryeministri, ministrii arsimit personalitete te ndryshme te cultures, gazetare, klerike te rangjeve te ndryshme, njerez te thjeshte dhe te huaj. Ne kete ceremoni u mbajten disa fjalime. E mori fjalen ne fillim ministrii arsimit te asaj kohe Safet Pashai, pastaj foli kryetarii komisionit te larte te arsimit turk Mynif Efendiu dhe rektorii Universitetit Hoxha Tahsin Efendiu. Keta te tre folen ne gjuhen turke. Ne miting u mbajten fjalime edhe nga pedagoget Xhemaledin Afganiu ne gjuhen arabe dhe Aristokli Efendiu frengjisht’’.Ne nje botim te fundit per universitetin ne Republiken Turke jepet edhe fjalimiiHoxha Tahsinit me kete titull: ‘’Ligjerata e drejtorit te universitetit te perndritshmit Tahsin Efendi’’. Duke lexuar kete fjalim apo ligjerate publike njeriu nuk mund te mos ndjeje jehonene mendimit te lashte grek, mendimit te mesjetes arabe dhe mendimit iluministi francez sepse Hasan Tahsin kishte jetuar vete ne France.


8

Ne fjalen e vet para universitetit ai u ndal ne menyre te koncentruar ne disa probleme.

Se pari: Universiteti qe sapo inagurohej ishte nje porte, qe po i hapej dijes me te perparuar ne bote shkences. Ishte nje niveli larte i arsimimit qe s’ishte arritur ndonjehere.

Se dyti: ishte nje mundesime e madhe qe iu jepej popujve qe jetonin nen ombrellen e perandorise osmane e sidomos brezit te ri.

Se treti: Ishte nje shkalle me larte ne rrugen drejt progresit e drejt qyteterimit. Ketu ai iu referua dijetareve te lashtesise ne lidhje me rolin e dijes per te ngjitur njera pas tjetres shkallet e qyteterimit boteror.

Se katerti: Ishte nje mundesi per te zbuluar kapacitetet mendore qe kish perandoria dhe per te pergatitur kuadro te reja. Theksin e vuri ne pergatitjen e nepunesve qe do te punonin ne aparatin gjigand te kesaj perandorie.

Se pesti: Aresimimi deri ne universitet krijonte mundesi te reja per te luftuar me injorancen, me analfabetizmin, per te sheruar nje nga plaget e renda te shoqerise osmane.

Se gjashti: Duke u shtuar dhe shumefishuar mundesite e aresimimit i kufizohej terreni i veprimit te krimit, te dhunes, pakesohej sasia e tyre dhe sigurohej ecje perpara me njerez te kulturuar.

Se shtati: I hapej nepermjet celjes se universitetit rruga e zhvillimit, perparimit, ecej me siguri drejt nje te ardhmeje me te mire. Behej e mundur perdorimi gjithnje e me teper i arritjeve te shkences, teknikes e teknologjise.

Se teti: Behej e mundur nje zhvillim ne gjeresi ne te gjitha fushat qe nga mjekesia e deri tek zhvillimi fizik e mendor i njerezve. Ngritja e spitaleve e farmacive e kufizonte perhapjen e semundjeve. Zhvillimi i aresimit ishte dhe zhvillim i kultures, conte ne ngritjen ngritjen e bibliotekave, te muzeve e te tjera te ngjashme me keto.

Se nenti: Duke ecur me vendosmeri ne rrugen e zhvillimit e persosjes se aresimit behej e mundur edukimi i brezit te ri, i rinise, i djalerise per te ecur ajo ne rrugen e pervehtesimit te shkences dhe te dijeve, te teorive me te perparuara te kohes. E armatosur me to rinia shkalle-shkalle i ngjitej rruges se perparimit.



9

Se dhjeti: Hoxha Tahsini i beri thirrje popullit te perandorise qe shekulli qe jetonin ishte shekull i zhvillimit te shpejte te dijeve. Koha nuk priste e te linte pas prandaj fuqishem te rinjte duhet t’u drejtoheshin dyerve te Universitetit te sapohapur. Ne kete drejtim per rrugen qe do te ndiqej nuk kish e nuk mund te kishte dilema. Shekulli qe po jetonin, sidomos gjysma e dyte e shekullit te 19-te ishte koha e nje zhvillimi te hovshem e te vrullshem te shkencave te vjetra e te reja.

Shekulli qe po jetonin ishte nje shekull i dritave jo vetem ne kuptimin e perhapjes se dijes, ne kuptimin e aresimit por ishte qindvjecari i perhapjes se drites, ne kuptimin e mirefillte material qe ka kjo fjale. Zbulimi i elektricitetit ne fund te shekullit te 19-te dhe i telegrafit etj, perhapnin driten ne kuptimin figurativ te aresimit por dhe driten reale, driten e vertete. Prandaj kishte te drejte kur ngrinte fuqishem e me force nga ballkoni i universitetit profesori Hoxha Tahsin i armatosur me tre doktorata qe duhet te hyjme sa me pare ne universitet ne kete tempull te dijes e te shkences. Duhet te hyjme krah per krah te bashkuar si nje familje. E donte e mira vetiake, e familjeve e kombit e atdheut e krejt perandorise. Ndaj i drejtohet turmes prej disa mijra vetesh qe po e degjonte ne perurimin e universitetit: “Ej mileti osmanije” Ej milet, o populli osman i Perandorise osmane.”

Nuk harron te theksoje profesor doktor Hasan Tahsini jo vetem nevojen e aresimimit te pergjithshem po shtron si nje nevoje te domosdoshme dhe aresimin professional ne deget e ndryshme sidomos inxhinjerike, te shkencave fizike e natyrore per te cilat shteti i madh perandorak kish aq shume nevoje. Ai e kish te qarte dhe nuk mungoi ta vinte ne dukje ne fjalim se universiteti u jepte studenteve bazat e dijeve, pjesa tjeter plotesohej e zhvillohej ne jete, ne praktike.

Eshte interesant ta shohim ligjeraten e profesor Hasanit, rilindasit tone eshte ne nje pikepamje tjeter: Cfare fjale perdor ai me shume ne fjalimin e tij. Ketu duke e nisur nga numri i tyre por dhe nga permbajtja do te dallojme tre grupe apo tre kategori fjalesh.

Me shume nga te gjitha qe jane perdorur mbi 10 here jane fjalet edukim, aresim, shkence, perparim. Pastaj jane nje grup fjalesh mbi 5 here si: moral, qyteterim, universitet, shtet, popull, popullsi, kulture, shoqeri, trup, zhvillimi fizik i njeriut, milet dhe kategoria e trete jane fjalet: levizje, rini, rregull, prone, atdhe, informacion, drejtesi, drite, ndertim, qeveri, mendje, dije etj etj.



10

Edhe nga kjo paraqitje sasiore e fjaleve qe perdoren ne ligjeraten e Hoxha Tahsinit njeriu nuk mund te mos konkludoje se tek rreh cekani i rilindasit tone. Prioritet per te eshte aresimi, shkenca, perparimi i gjithanshem e sidomos i rinise. Se dyti, prioritet ka per te zhvillimi shpirteror e fizik i individit ne vecanti por dhe i shoqerise ne pergjithesi. Dhe se treti ne vemendjen e tij jane puna qe duhet te beje shteti, qeveria nepermjet ligjit dhe forces se dijes per te cuar atdheun, vendin perpara, per te pergatitur brezin e ri, filizat e se ardhmes me te mire.

Dhe tani le te ndalemi tek disa ide qe pershkojne fjalimin per te cilat kemi perkthyer'mo ta mo' nga origjinali disa pjese, fragmente qe flasin me se miri per parametrat e rilindasit tone, per perkushtimin e tij ndaj diturise e arsimit.

'Ne nje komb (popull, milet)investimi me para me fitimin me te madh eshte ne shkence dhe dituri dhe ne edukimin e popullates dhe per vendin (atdheun) eshte pasuria me e madhe. Afersisht keshtu e fillon fjalimin e tij Hoxha Tahsini. Dihet qofte per nje njeri te vecante, aq me teper per nje komb, investimi me i mire me fitim te madh eshte investimi ne dije dhe vlerat si njeri mund t'i rrisesh duke marre jo thjesht sa me shume dije, por dije cilesore. Ai qe kerkon dituri nuk vdes.Nje fjale e urte thote se 'boja e penes se dijetareve peshon me shume se gjaku i shehideve (deshmoreve). Aq e vlefshme eshte dija sa me te drejte thuhet 'Kerkoje diturine qofte dhe deri ne Kine.' Dituria eshte tipar sidomos i intelektualit. Me te drejte miku im profesor,Ahmet Osja, akademik nderi i Akademise se Shkencave te Republikes se Shqiperise thote, 'Njeriu ne radhe te pare prodhon mendim, por mendimi i shkruar eshte pasuri.' Do te shtonim qe kjo pasuri e madhe jane veprat e dijetareve, shkencetareve e filozofeve etj.

Prape le t'i referohemi ligjerimit te Tahsinit ne inaugurimin e universitetit:

'Sic del nga shume vepra qe kane lene ne fushen e politikes Aristoteli dhe Platoni kane thene qe per perparimin e nje shteti, pikembeshtetetja me e forte, qe jep maksimumin dhe qe eshte kusht shume i domosdoshem per kete eshte edukimi i mire. Dihet qe Platoni ne vepren e tij 'Republika' si qeverisje ideale konsideronte ate qe ne krye te ishin njerez te dijshem, filozofet, dijetaret, kurse Aristoteli ka qene 'princi' i dijeve te antikitetit, zoteruesi dhe 'mendja me universale', midis grekeve, Platonit i takojne edhe keto fjale qe kane te bjene me menyren e edukimit. Ushtrimet fizike te bera me detyrim ndikojne mire tek trupi, por dijet e marra me detyrim nuk mbeten ne mendje.



11

Nje mendje e hapur si profesor Hasan Tahsini nuk mund te mos u referohej dy korifejve te diturise ne lashtesi veprat e te cileve u rezistuan shekujve dhe erdhen deri ne ditet tona ne nje pjese te mire te tyre. Se c'rendesi ka edukimi i mire qofte per individin, qofte per shtetin e jep dhe akademiku rumun me origjine shqiptare Nikolla Jorga.'Femija nuk i detyron prinderve jeten, por edukaten.'

Ecim me tej. Ne paragrafin e gjashte te ligjerates se tij, Hasan Tahsini me nje gjuhe te figurshme sic ben ne ndonje nga veprat e tij, me pas shkruan keshtu: 'Ashtu si nje gonxhe e fresket ne kopshtin e trendafilave qe kur goditet nga ndricimi i diellit kundermon eren e kendshme te levizjes se bukur, ashtu njesoj dhe pishtari i shkences dhe i aresimit ne shoqerine e bashkeqytetareve ketej e tutje (dmth pas hapjes se universitetit L.B) duke ndricuar zotesite dhe kapacitetet e mendjes te atdheut tone, pa pike dyshimi qe do te kundermoje ere te mire.' Ne kete pasazh te shkurter ke dhe ideologun dhe shkencetarin dhe letrarin te shkrire ne nje. Nuk mund te shprehen me mire vlerat e nje institucioni te larte te dijeve sic qe hapja e universitetit dhe rrezatimi i tij me to (dmth dijet).

Eshte interesante se sa qarte e shkurt e shpreh vleren e ketij rrezatimi ne disa drejtime. Ja c'thote iluministi yne. 'Aresimi duke u shumefishuar, dhuma pakesohet.' Keto fjale te arta te tij, ai i sqaron me perpara e me pas. Me aresimin e njerezve, bie analfabetizmi, ulen shifrat e krimit etj etj.Erresira e injorances ndricohet me driten e shkences. Me poshte kam dy shprehje qe ne menyre te goditur japin rolin e aresimit ne perparimin e vendit. Ai flet per arritjet me te fundit ne shkence e teknike 'Eshte e nevojshme -thote Hoxha Tahsini-qe progresi te behet shkalle shkalle dhe flet per ate qe e quan 'vapori i perparimit'

'Diturine dhe shkencen adhuroje' thote nje i mencur. Nje nga njerezit me te dijshem ne Perandorine Osmane qe ka ndikuar dhe tek profesor Hasan Tahsini eshte edhe Qatip Ēelebi, i njohur ndryshe dhe si Haxhi Kallfa. Ai shkruan qe disa shekuj me pare 'Injoranteve t’u flasesh per shkencen eshte si te shpenzohesh kot. Atyre qe kane nevoje per te, t'ja u pengosh eshte padrejtesi.' Per t'i permbyllur keto ide ne lidhje me ligjeraten e Hoxha Tahsinit po sjell nje mendim te Albert Ajnshtajnit. 'E ardhmja e nje kombi eshte e lidhur ngushte me edukimin qe merr rinia.’’


12

Hoxha Tahsini me kete ligjerate e idete qe percon ne te si rektor i nje universiteti perandorak, si nje kryemesues hyn ne radhen me te larte te llojeve te mesuesve. 'Mesuesit medioker tregojne, mesuesit e mire shpjegojne, mesuesit superiore demonstrojne, mesuesit gjeniale frymezojne' ka thene nje i ditur. Hasan Tahsini eshte ne radhen e ketyre te fundit. Me figuren e tij u be burim frymezimi si ne brezat bashkekohes te tij, ashtu dhe per ata qe erdhen me pas deri ne ditet tona.

Hasan Tahsini mendonte se perhapja e diturise perbente nje mision te larte jo vetem shoqeror por dhe kombetar. Ai synonte si rilindasit e tjere qe nepermjet drites se diturise e aresimimit, te zgjohej e te forcohej ndergjegja kombetare. Ceshtja e alfabetit unik per te cilen ai punoi me mish e me shpirt, kishte te bente me interesat shpirterore te kombit tone, si te shkruhej mire gjuha e si te perparonte dituria. Ai kishte njohuri te jashtezakonshme per alfabetet qe nga lashtesia sic thote albanologu Niko Stillo 'Shkronjat kembet e milingones jane vertet te vogla por shume te fuqishme per perparimin, per perhapjen e diturise. Alfabeti eshte arme e diturise dhe e progresit,’’ thoshte vazhdimisht profesor Tahsini.

Hasan Tahsini ishte nje rilindas vizionar qe shihte larg ne te ardhmen, ne lidhje me rolin e letersise. E famshme eshte thenia e tij: '’Nese do te mesosh dije, vrapo ne Paris’’, nje qender boterore e kultures si dje dhe sot, eshte nje kryeqytet i dijeve. Po ashtu s'mund te rrime pa permendur nje thenie tjeter te Hoxhe Tahsinit ne vepren e tij 'Historia e krijimit'. Ne te ai shkruan: 'Dija eshte fuqia dhe mundja (fitim L.B) sipas Benjamin Franklinit. Pse i referohet ketij filozofi e diplomati qe luftoi aq shume per pavaresine e Amerikes (SHBA). Dihet se rilindasit tane ishin te hapur drejt progresit. Mos parashikoi Hoxha Tahsini, si vizionar qe ishte, rolin e SHBA-ve ne te ardhmen?!....

Do te doja t’i drejtohesha dhe ta pershendesja kete publik te nderuar me paragrafin e fundit me te cilin e mbylli Profesor Doktor Hasan Tahsini ligjeraten e vet ne inaugurimin e Universitetit Osman dhe me dy poezi qe shkroi ai me kete rast. Te duket, ndonese ka kaluar rreth 150 vjet sikur ai po na drejtohet ne te gjitheve sot. Fjaleve te tij s’mund t’u heqesh asnje presje.






13

“Ej populli yne..! Ky shekulli jone sic po e shihni eshte kohe e zhvillimeve dhe permbysjeve te medha! Zgjohuni, t’i praktikojme nevojat tona sipas kohes dhe duke ia pershtatur mesimdhenien profesionale shekullit te aresimimit dhe te mos mbetemi mbrapa nga rruga qe preferohet apo ndiqet nga te gjithe!

Ej, bijte e atdheut, vatanit!

Boten e lartepermendur (te zhvilluar) qe eshte deshire e te gjithe njerezve, nenshtetas te denje te ketij shteti te dashur (ku jetojme) per te qene te afte te banoni dhe qe te meritoni shperblimin (per punen e bere) si dhe te keni nje vend te deklaruar dhe te nderuar, duhet te dini te sillni prova per te argumentuar te verteten: Ejani te lidhemi me njeri tjetrin, duke biseduar miqesisht te bashkohemi si nje familje!

Ejani te behemi shtegetare dhe te ngjitemi me durim (e kembengulje) malit shume te larte te aresimit dhe te ecim rruges se drejte te shkences. Te ecim, te ecim ne shekullin tone qe eshte shekulli i aresimit dhe te hyjme (sa me pare) ne Universitet!’’

Fill pas ketyre fjaleve te thena me solemnitet para mijera veteve qe po u fliste i vetedijshem se po hapte nje periudhe te nje epoke te re ne fushen e aresimit te larte per nje perandori te tere Prof.Dr. Hasan Tahsini lexoi dhe te dyja poezite e krijuara prej tij. E para kish te bente me daten e inaugurimit te Universitetit ndaj e shkroi si distik (dyvargesh) e cila ne baze te nje teknike te caktuar, te ebxhedit jepte daten e celjes se universitetit. 21 shkurt 1870, ate dite qe foli Tahsini. Kjo u shkrua e gdhendur ne nje tabele te mermerte dhe u var tek porta e hyrjes se Universitetit. Distiku ishte ky:

‘’Te lexohet data e dites se inaugurimit te mesimit.

U cel me madheshti, Universiteti Darylfynun-i Osmani’’!

1286 H (1870)

Ne fakt ky nuk ishte rasti i pare qe poezite e Hasan Tahsinit zbukuronin muret e ndertesave te Stambollit, por ne kete rast kemi nje institucion te rendesishem public. Nje autor turk Nexhip Asimi na ben me dije se qe ne vitin 1874 nje nga poezite e Hoxha Tahsinit, ajo per gjithesine, strofa e saj e pare ne forme tabele e gdhendur, varej ne muret e dyqaneve te mijera zejtareve te Stambollit.


14

Ndersa strofa e dyte shprehte entuziazmin e vete profesor Hasan Tahsinit per celjen e Universitetit Perandorak, rektor i pare ite cilit ai pati nderin te jete:

‘’Ej Tahsin, njerzit e dijes,

Ne kete dite te shenuar kane pohuar

Drita e shkences se Universitetit

Studentet ka per t’i ngazelluar!’’

Urojme qe ne nje te ardhme sa me te afert drita e dijes dhe e shkences se rrezatuar nga nje universitet te kete vend edhe ne Lisusin apo Lezhen sa te lashte aq dhe te re!

Referencat:

Mehdi Frasheri ‘Revista Minerva’, Tirane 1934, Nr.23-24

I.M.K Inal ‘Son asir turk sairleri’, Istanbul 1969, vol.2, faqe 1883

‘Universiteti’ Stamboll 2012 faqe 963-964

Laurant Bica ‘Prof.Hasan Tahsini’ Westprint Tirane 2009, Vol.2, fq 7-56, 322, 509-520

Sami Frasheri ‘Revista Hafta, Hoxha Tahsin’ Stamboll 1881, Nr 5-6

‘Turk Ansiklopedisi’, ‘Darulfunun’ vol.12 Ankara 1964 faqe 320-322

Historia e shkolles dhe e mendimit pedagogjik ne Shqiperi Tirane 2008

Hajrullah Koliqi ‘Kur perendia identifikohej me diturine’Prishtine 2011

Abstract (Permbledhje)

Ne kete artikull shkencor studimor, trajtohet figura e Prof.Dr.Hasan Tahsinit si dijetar, si njeri i diturise dhe aresimit. Ne qender te tij eshte analiza e fjalimit qe mbajti ai me rastin e celjes se Universitetit te pare te Perandorise Osmane. Inaugurimi i tij u be me 21 shkurt 1870. Aty vihet ne dukje ndikimi i mendimit te lashte grek, atij te mesjetes arabe dhe te iluminizmit freng. Gjithashtu ndricohen problemet dhe idete qe ngre rilindasi yne ne kete ligjerate. Nenvizohet po ashtu dhe ndihmesa e tij jo vetem ne rang perandorie por edhe ne fushen e shkolles dhe te aresimit shqip gjate rilindjes sone kombetare.