Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 22
  1. #1

    Ngjarjet ne kufirin greko-shqiptar 1944-1949.

    Ngjarjet ne kufirin greko-shqiptar 1944-1949.

    Cfare nodhi ne kufirin ne mes te dy shteteve ne kete periudhe.

    Cfare thote historiografia shqiptare, ajo greke dhe shtypi i huaj i kohes?

    Konflikti Elas-Edes. Roli i Anglise, SHBA, Shqiperise, Jugosllavise dhe BRSS ne kete konflikt.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 08-12-2012 mė 18:53

  2. #2
    Lufta civile greke e viteve 1946-1949.

    http://en.wikipedia.org/wiki/Greek_Civil_War

  3. #3
    Lufta civile greke e viteve 1946-1949.

    http://en.wikipedia.org/wiki/Greek_Civil_War

    Pjesemarersit e ketij konflikti te pergjakshem:

    Mbreteria greke
    Armate helenike
    Mbeshtetur nga Anglia dhe SHBA (pas vitit 1947)

    Kundershtaret e tyre ishin:
    Qeveria demokratike e perkoshme greke
    Ushtria demokratike e Greqise (DES)
    Mbeshtetur nga Jugosllavia, Bullgaria dhe Shqiperia (ne te vertete pas tyre ka qene BRSS).

    Cili ka qene roli i Shqiperise ne kete konflikt?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 09-12-2012 mė 06:20

  4. #4
    ...

    In October 1946, DSE (Democratic Army of Greece) launched a campaign to win control of the whole country, and received support from neighboring Yugoslavia, Albania and Bulgaria. Despite the presence of British troops and aid from the US, the Royalists were not expected to last long against the guerillas.

    Citing the situation in Greece, the inability of the British to cope with the situation and alleged breaches of the Yalta Agreements in Romania, Poland and Bulgaria, US President Harry Truman launched the ‘Cold War’. Truman ultimately decided to break irrevocably from the alliance with Stalin formed during the Wold War II, terminating aid to the USSR and pledging significant monetary aid to the Royalists in Greece under the guise of the “Marshall plan.”

    ...

    http://www.marxists.org/subject/greek-civil-war/index.htm

  5. #5
    101 Australian Delegation, United Nations Special Committee on the Balkans, to Department of External Affairs

    Cablegram 87, LONDON[1] , 14 September 1948
    PRIORITY SECRET

    Our immediately preceding telegram.[2] Following is text of conclusions and recommendations.[3] Begins.
    A. CONCLUSIONS.
    I. Events which have come to the knowledge of the Special Committee between 17th June and 10th September, 1948, have served to confirm the conclusions expressed in the Special Committee's Report.[4] (See report paragraph 186 with regard to paragraph 5 of resolution of General Assembly of 21st October, 1947).
    II. Governments of Albania, Bulgaria and Yugoslavia have still refused to co-operate with the Special Committee. Furthermore the Special Committee finds that Governments, which were called upon by paragraph 4 of the General Assembly resolution 'to do nothing which could furnish aid and assistance' to guerrillas fighting in Greece, have not complied with the injunction. Greek guerrillas have continued to receive aid and assistance on a large scale from Albania, Bulgaria and Yugoslavia with the knowledge of Governments of those countries.

    http://www.info.dfat.gov.au/info/historical/HistDocs.nsf/d30d79e4ab5621f9ca256c8600163c0d/cb0713c44aa7820cca256cd900161913?OpenDocument

  6. #6
    Njerezit qe kafshojne doren e atij qe i ushqen,zakonisht lepijne kepucet e atyre qe i godasin.

  7. #7
    Njerezit qe kafshojne doren e atij qe i ushqen,zakonisht lepijne kepucet e atyre qe i godasin.

  8. #8
    Njerezit qe kafshojne doren e atij qe i ushqen,zakonisht lepijne kepucet e atyre qe i godasin.

  9. #9
    25-08-1947

    Qeveria amerikane fajeson qeverite e Shqiperise, Bullgarise dhe te Jugosllavise per sulmet ndaj Greqise, ndersa qeverine e Bashkimit Sovjetik e fajeson per bllokimin e tentativave per te ndaluar agresionin ndaj Greqise.

    http://kranten.kb.nl/view/article/id/ddd%3A010897530%3Ampeg21%3Ap001%3Aa0020

  10. #10
    Lufta Italo-Greke, si nisi masakrimi i ēamėve

    Lufta Italo-Greke, si nisi masakrimi i ēamėve

    DOSSIER/ Ndėrsa nė vitet 1913-1940 u veprua me mjete antiligjore pėr dėbimin e ēamėve, fillimi i Luftės sė Dytė Botėrore bėri qė tė kalohej nė dhunė tė pastėr etnike. Masakrat filluan qė me luftėn Italo-Greke, teksa segmentet e shtetit i konsideruan shqiptarėt armiq dhe internuan mbi 5 mijė burra. Fillimi i masakrės sė madhe tė drejtuar nga Napoleon Zerva.

    Nga Fahri Dahri

    Vrasėsit dhe tė vrarėt do t’i japim si pas dėshmive tė dhėna nga personat qė kanė qenė prezent gjatė masakrimeve qė u janė bėrė burrave tė tyre, grave, fėmijėve, kushėrinjve, bashkėfshatarėve, miqve, shokėve etj. duke u mbėshtetur tek libri “Masakrat nė Ēamėri” botim i vitit 2009, mbi bazėn e dokumenteve arkivore tė Ministrisė sė Brendshme, Ministrisė sė Punėve tė Jashtme, etj.

    Lufta Italo-Greke

    Lufta Italo-Greke ishte njė okazion i mirė dhe tepėr i favorshėm pėr Qeverinė Greke, pėr tė pėrmbushur strategjinė e saj atė tė spastrimit etnik tė ēamėve myslimanė. Me fillimin e sulmit tė Italianėve, grekėt me njėherė krijuan komisione nė bazė qytetesh, tė cilėt pėrpilonin listat me emrat e ēamėve dhe menjėherė filloi grumbullimin e internimin e tyre. Kėshtu nė mėngjesin e 28 Janarit 1940 (dita e parė e ēeljes sė luftės), komandanti i korrofillaqisė sė Filatit, mori njė pjesė tė madhe tė burrave nga 15 vjeē deri nė 75 vjeē dhe i ēoi nė Gumenicė, ku po grumbulloheshin meshkujt e kėtyre moshave nga tė gjitha fshatrat e Ēamėrisė dhe qė kėtu filluan tė masakrohen. Nga e gjithė Ēamėria u mblodhėn 6.000 djem e burra dhe u internuan nė ishujt e Detit Egje si nė Hio, Medelin, Korintho, Sakėz etj. ku u mbajtėn plot 6 muaj larg familjeve dhe pa asnjė lloj informacioni. Kuptohet nėpėr shtėpi mbetėn vetėm gratė, tė cilat duhet tė pėrballonin gjithė vėshtirėsitė pėr tė mbajtur gjallė fėmijėt e pleqtė. Mbas 6 muajsh kur u kthyen nė shtėpi burrat, gjetėn familjet dhe shtėpitė mos mė keq dhe nga tė internuarit si efekt i torturave nga mė ēnjerėzoret vdiqėn apo u vranė 500 burra.

    Komisionet

    Komisionet e ngritura nė qytetet e Ēamėrisė pėrbėheshin nga:

    - Nė Gumenicė: prefekti i Thesprotisė Kalivjoti, sekretar i parė i prefekturės Vasillakos, komandanti i korrofillaqis sė qarkut tė Thesprotisė Dhimo e Thoma Pituli, Naēi Baēo, av. Pana Mihali nga Zica, av. Kotanos nga Korfuzi.

    - Nė Margllėē: Leme Luka, Papa Vangjeli, Komandanti i Korrofillaqisė Marmingas Papandreu dhe Vasil Pepa.

    - Nė Pargė: Katullas, Dine Xhako, Spiro Gara, Arkiles Cini nga fshati Agjija, Rafpotullos Nikos, Nikos Jani, Andrea Dhrakos, dr. Taci Metenjas, av. Jorgo Metenjas, Spiro Pexhellaqis, farmacistėt Valejase Lavedhas, Akile Xhek, Nasho dhe Stavro Babi.

    - Nė Paramėthi: Demosten Kinges, dhespoti i Paramėthisė Jani Barba,Tasi Dalisas, Dino Danga, Lefter Stungari, Dino Ēaēi, komandanti i korrofillaqisė Ēaēi Janos, Ēine Prifti dhe Stefan Ēoēi.

    - Nė Arpicė: Jorgo Sfridhis, Janis Kaciminis, Jorgos Kanthopollos, Mihal Karatororos dhe Kristo Spanos.

    - Nė Agji: Miēo Kostandiridhis (mėsues), Miēo Xhas, Lelo Niko, Koēo Llambro, Loli Repani, major Papa Nikas (mė vonė u rrjeshtua nė ushtrinė e N. Zervės) dhe Agnapon Steljanidhis.

    Kėta ishin drejtuesit e planit pėr shfarosjen e popullit ēam mysliman, tė cilėt nga viti 1940 e deri nė Mars 1945 morėn pjesė edhe vetė direkt nė masakrat qė u kryen duke u bashkangjitur ushtarėve zervistė ku vranė, therėn, dogjėn, pėrdhunuan, plaēkitėn dhe torturuan njerėzit e kėsaj krahine.

    Viktimat

    Njė pjesė tė emrave tė viktimave do t’i trajtojmė mė poshtė:

    Nė vitin 1940, Thoma Pituli, Kristo Berati, Ēuni i Dhimo Pitulit dhe korofillaku Llambri kanė vrarė Ahmet Ahmetin, Qazim Rexhepin nga Globoēari; ndėrsa Jaho Idrizin e kanė vrarė Lluka Vangjeli, Petro Thoma e Marko Karroqi. Myrteza Mehmetin nga Grikohori e kanė vrarė Thanas Minua nga fshati Ledhėz dhe Dushi e Gaqi Lako nga fshati Grikohor. Thoma e Dhimo Pituli, Kristo Berati e Sterjo Marku kanė djegur me benzinė nė Gumenicė Avdi Mazen. Papa Qesari ka vrarė Qemal Kasimin nga Grikohori dhe e ka hedhur nė lumin Kalama gjysmė tė gjallė. Panajot Vengo, Jorgo Daci dhe Jani Nina kanė therur me thikė djalin e Duro Isufit duke e kryqėzuar nė mur. 14 ēamė tė lidhur me litar i nxorėn nga burgu i Gumenicės dhe i ēuan nė fshatin Ledhėz ku u pushkatuan nga Thanas Markos, Marko Vasili, Koēo Pandeli, Gaqi Ilija, Kristo Berati dhe Tire Vasili. Po nė vitin 1940 nga fshatrat e Gumenicės vranė edhe 15 veta tė tjerė. Nga tė internuarit qė u vranė e u torturuan mund tė pėrmendim: Izet e Hamza Skėndo e Veip Jupe tė cilėve nga uria dhe torturat e mėdha u dolėn trutė. Jashtė burgut tė Prevezės Murto Hamitit nga Vola i prenė tė dy duart, ose Memeēo Zeqiri po nga Vola, prej torturave qė i bėnė vdiq gjatė rrugės etj.

    Statistikat

    Nė shfrytėzim tė tė dhėnave statistikore pėr “krimet nė Ēamėri”, rezulton se nga viti 1940 deri nė vitin 1941 nga internimi i bėrė nga regjimi i Metaksa-it (nė kohėn e Luftės Italo-Greke) janė vrarė e vdekur nga torturat 500 burra, veē kėtyre kanė vdekur nga torturat edhe 590 burra pa asnjė akuzė kundėr tyre. Ndėrsa me datė 27.06.1944 nė Paramėthi, Margllėē e fshatra janė vrarė 800 burra dhe 230 gra e fėmijė. Nė Pargė 130 burra. Nė Gusht tė vitit 1944 nė Filat e fshatra janė vrarė 198 burra dhe 61 gra e fėmijė. Nė Mars 1945 janė vrarė nė Filat 142 burra dhe 59 gra e fėmijė etj. Tė humbur burra, gra e fėmijė nė qytetet Paramėthi, Pargė, Margllėē, Gumenicė e Filat numurohen 2.300 veta. Gjithsej janė vrarė e vdekur nga torturat 5.010 frymė. Nė raport me numrin e pėrgjithshėm tė kėsaj popullsie rezulton se 20% e popullsisė ėshtė vrarė brenda njė kohe prej 9 muajsh (27.06.1944 deri nė Mars 1945). Kjo ishte fushata mė ēnjerėzore e shtetit grek me Napolon Zervėn nė krye, ndėrsa pjesa tjetėr rreth 25 mijė vetė, qė arriti t’i shpėtojė kasaphanės u shpėrngul me dhunė nga vendlindja, mėrgoi nė Shqipėri.

    Qershor 1944

    Mėngjesin e ditės sė martė tė datės 27.06.1944 nė qytetin e Paramėthisė hynė 2.500 zervistė duke premtuar qetėsi, paqe dhe dashuri, siguri ndaj pronės e ēdo pasurie. Por pas dreke filloi masakrimi kudo, nė ēdo vend qė gjenin ēamė. Masakrimet janė kryer brenda nėpėr shtėpi mbi gra dhe fėmijė, burrat vriteshin mizorisht nėpėr rrugė dhe hidheshin nėpėr hendeqe (kanale). Tė vrarė numėrohen tregtarė, bujq, pronarė dhe punėtorė 103 veta; gra tė reja, vajza, fėmijė dhe plaka 62 veta, gjithsej 165 veta. Ndėrsa nė fshatrat e Paramėthisė si nė Gardhiq, Dhragumi, Amini e Karbunar ditėn e nesėrme u masakruan tmerrėsisht: pronarė, punėtorė dhe bujq 600 frymė, gra tė reja, vajza dhe plaka 150 frymė. “Vrasjet janė kryer nga ushtari zervist Kiēo Koma nga Paramėthia, dėshmon Fatime Prronjo, se ai i mori burrin e saj Veli Prronjon 68 vjeē dhe e theri me thikė, ndėrsa zervisti Dhimo Pasko me djalin e tij Sotir Dhimo Pasko i morėn djalin Abedinin 19 vjeē dhe e vranė brenda nė shtėpi”. Idriz Bajrami nga fshati Karbunar i Paramėthisė ka dėshmuar se nė Shtator 1944 trupat zervsite tė komanduara nga kolonel Kamaras dhe n/kolonel Kranja shkuan nė fshat dhe filluan vrasjet e torturat, ata i morėn nėnėn e tij Lutfije Bajrami 60 vjeē me 5 gra tė tjera. Mehani Isufin bashkė me nusen e djalit tė saj Gjulsum Veipin, Kadrije Hamdinė dhe nėnėn e Simo Dodit nga Paramėthija, nė kėtė dite ushtarėt zervistė vranė 39 veta nga fshati Karbunar gra, pleq dhe fėmijė ku midis tyre pėrmėnden Osman Pasha, Najle Rexhepi, Kadrije Metushi me tre vajza dhe vjerrėn, Mine Jahjan, Zeqir Dulen, Hajrije Xhemon dhe vajzėn e saj Maten, Fatime Xhaferrin me dy tė bijat. Nė fshatin Gardhiq u vranė 6 veta si Xhaferr Llushi me tė shoqen dhe djalin e tij, Tafil Isaj, Hadėr Bazi dhe Jaho Kasimi. Hamit Mane nga Karbunari tregon se nė muajin Korik1944 ushtarėt zervistė nė katundin e tyre kanė bėrė kėrdinė duke vrarė, therur, djegur e pėrdhunuar. Ai tregon se nė sytė e tij, kanė vrarė hallėn Hazbije Agushi bashkė me nusen e djalit qė ishte shtatzanė dhe tre mbesat e saj foshnjė, si dhe shumė vrasje e tortura tė tjera ndaj kėtyre fshatrave tė cilėve nuk po i pėrmendim jo se janė tė pa vlerėsuar por mendojmė se arrihet me kaq pėr tė kuptuar kasaphanėn e kryer.

    Flasin dėshmitarėt

    Sulo Emini nga fshati Sollopi i nėnprefekturės Filat, dėshmon se:” Forcat e ushtrisė Greke hynė nė Sollopi me datė 25 Allonar (Korrik) 1944, duke vrarė me armė, pirovollo dhe murtaja, ne nga frika morėm rrugėn pėr nė Filat, rrugės forcat greke vranė 24 shpirt (veta)” . . . . dhe tregon emrat e tyre, ndėrsa ai vetė u plagos nė kėmbėn e djathtė dhe mbeti sakat. . . “Forcat greke komandoheshin nga major Ilia Kaēo nga fshati Palohor i Shkallės sė Filatit”. (Nė fshatrat e Shkallės (lexo: Shkallės sė Zorjanit) pėrfshiheshin: Picari, Dolani, Gurrėza, Sollopia, Sklavi dhe Muzhaka). Mė tej dėshmia e Sulos vazhdon:”Unė kam parė me sytė e mi qė, kur ushtria zerviste hyri nė fshatin tim, menjėherė i vunė zjarrin Sollopisė dhe gjithė fshatrave tė Shkallės dhe ne duke ikur rrugės pėr nė Filat shikonim vetėm tym e zjarr qė dilte nga kėto fshatra”

    Dėshmitė janė tė shumta ku tregohen ngjarjet e vėrteta tė bėra nga oficerėt dhe ushtarėt zervistė dhe civilė ortodoksė , qoftė dhe bashkėfshatarė por qė morėn fuqi nga shteti pėr tė vrarė, therur e djegur njerėzit e pafajshėm dhe shtėpitė e fshatrave tė tėra. Duhet theksuar se kjo nuk ishte luftė, por qeveria dhe kisha greke ndėrsyen ujqėrit pėr tė shqyer myslimanėt ēamė dhe lakmia pėr t’u pasuruar nuk ka pengesa, ajo nėpėrmjet fatkeqėsive tė tė tjerėve kalon ēdo arsye njerėzore.

    “Tmerret qė na panė sitė”

    Xhaferr Abazi, Xhavdet Rizai, Sulejman Zeneli, Avdul Hasani, Dervish Sulo etj. krahas tė tjerave tregojnė se Thanas Rafti me pesė zervista, pasi ēnderuan dhe rrahėn Adilenė dhe motrėn e saj, i varėn me kokė poshtė dhe pasi u morėn paratė i therėn tė dyja nė shtėpi, ndėrsa Bidakos i therėn djalin nė gjoks tek po i jepte qumėsht pėr tė pirė, Abedin Prronjon djalė 17 vjeē e therėn, nė sy tė nėnės, duke e bėrė copa-copa, njė pjesė tė kafkės sė djalit e mori e ėma, Fatija e cila e ruajti dhe e mbėshtolli nė gji. Njė djalė tė quajtur Tahir Musai i sėmurė, ja ngarkuan nėnės sė tij, e cila e shpuri nė vendin e vrasjes dhe ja vranė para syve tė saj. Le tė kujtojmė dhe njė ngjarje tjetėr domethėnėse, njė thirrje tė njė gruaje, si tė shumė grave tė tjera qė nė buzė tė varrit i bėnin qeverisė greke, sipas dėshmisė sė Fahro Zenel Qemalit nga Karbunara e Paramėthisė e cila e zhytur nė kujtime thotė: “Kur na erdhėn nė sabah (mėngjes) gratė, ( tė cilat i kishin mbajtur gjithė natėn nė huqumet dhe ndigjoheshin tė bėrtiturat e grave e vajzave pasi pėrdhunoheshin nga grekėt) paēė (pashė) me sytė e mi njė grua zbathur qė bėrrtiste e qė i tha n/kolonel Kranjajt:” Kėshtu bėn qeveria, qė lėshon asqerėt tė na ēnderojnė e tė na shkliejnė (shqyejnė)?”, kjo grua quhej Mensure Bakiu, por si kjo grua e pėsuan tė gjitha gratė e tjera”. Xhevdet Monopullo ka dėshmuar se: “Samon njė grua 35 vjeēe, e rrahėn e torturuan dhe si e ēnderuan, pėrgaditėn njė strofė me dru, e lyen me vajguri dhe e dogjėn tė gjallė, apo gruan e Nuh Tasimit bashkė me fėmijėt, pasi e ēnderuan dhe ajo kundėrshtoi, ia therėn tė dy djemtė nė duar dhe mė pas edhe vetė atė. Vrasėsit ishin Lefter Strugari, Taq Strugari dhe Aniro Strugari.

    Vejsel Besho nga fshati Spatar i Filatit dėshmon: “Ditėn e xhuma (e premte) me datė 27 Nėntor 1944, po atė ditė qė ushtria zerviste rrethoi Filatin, rrethoi edhe Spatarin, ishte ushtri e madhe zerviste dhe ēeta civile zerviste qė komandoheshin nga n/kolonel Kranja nga Greqia e vjetėr, major Ilia Kaēo nga Palohori me gjithė djalin, major Vito Pallambaj i Filatit dhe vllahu Andija Ferdinua dhe Miltijadh Ferdinua me gjithė djemtė e tyre, Vllahu Kristo Berati dhe tre djemtė e Stefan Tavanxhiut nga Filati, dhanė urdhėr ku mblodhėn gjithė burrat nė xhami dhe i mbyllėn brenda me roje tek dera, ndėrsa gratė mbetėn nėpėr shtėpi, ku mė pas u lėshua ushtria zerviste nėpėr shtėpi, vodhi, plaēkiti, pastaj filluan tė vrisnin gratė, pleqtė dhe fėmijėt duke i masakruar me thika. Gratė qė shpėtonin vraponin pėr nė xhami ku ishin burrat, por komandantėt dhanė urdhėr pėr hapjen e dyerve tė xhamisė nga ku dualėn tė gjithė burrat jashtė ku u takuan me disa gra qė shpėtuan deri sa erdhėn tek xhamia, nė kėtė ēast hapėn zjarr mbi ‘ta, tek kodra dhe i vranė tė gjithė. Tė gjithė popullin e katundit- vazhdon dėshmia- i vranė, lanė vetė dy veta tė gjallė, Emin Dautin dhe Haki Dinen ( tė dy kėta ishin tė sėmurė mendorė), tė cilėt Avdija Vllahu i vuri qė t’i coptonin tė gjitha viktimat me sopatė duke i bėrė thela-thela (copa copa) dhe pasi kėta e plotėsuan urdhrin e tij, i mblodhėn copat e njerėzve nė njė vend dhe mbi togėn e viktimave, komandantėt zervistė dhanė urdhėr pėr therjen me thika edhe kėta tė dy, mė pas trupat e tyre tė therur i hodhėn nė pirgun e kufomave tė tjera”. A ėshtė ky veprim i pranueshėm pėr ortodoksinė apo kishėn Greke? Nuk e di. Le tė pėrgjigjen ata qė thonė:”Ēėshtja Ēame nuk ekziston”! . . . “Tė gjitha mallrat u grabitėn, nuk lanė asgjė. Katundi mbeti i shkretė pa asnjeri”.

    Edhe nė fshatrat Arpicė, Kuē, Nistė, Arvenicė, Volė, Vrohona, Vris, Pargė, Globoēar e Margėllėē, vepruan barbarisht mbi njerzit qė nuk kishin ikur dot nga shtėpitė qė tė kalonin malet e tė hidheshin nė anėn e fushave tė lumit Kalama (Fshatrat e fushės sė lumit Kalama, sipas dėshmive, u larguan nga vendi gjatė gjysmės sė dytė tė muajit Korrik dhe javės sė parė te gushtit tė vitit 1944, duke i shpėtuar masakrave; kėto fshatra ishin: Rrėzanji, Dolani me lumė, Sqelevaj, Dhėrmica, Salica, Dramėsi dhe Bedeleni, tė cilėt kishin tokat e tyre nė fushėn e lumit Kalama), siē bėri pjesa mė e madhe, e cila shpėtoi nga vdekja e sigurt. Nė kėto fshatra janė vrarė 97 burra dhe 18 gra. Midis shumė tė torturuarve qė kanė vdekur dhe tė vrarėve nė kėto fshatra pėrmendim dėshminė e Mehmet Nuhut se nė Gusht 1944 trupat e komanduar nga major Papa Nika nga fshati Agjija, kapiten Anastas Rafti dhe major Vasil Balluni, kanė vrarė nė fshatin Arpicė Shaban Zeqirin bashkė me tė shoqen, Kasim Isan nga Arpica e kanė vrarė nė Shtator 1944 nė Filat; ndėrsa Hamit Isan dhe Husni Hasanė i vranė nė Korfuz. Qemal Isaj nga Vola dėshmon se Qerim Xhelalit nga Vola i ka prerė kokėn me sopatė vetė major Papa Nika me Vasil Ballunin, po kėta kanė vrarė Halit Bodinin dhe Hasim Qazimin. Riza Gjinika nga Margllėēi dėshmon se ushtarėt zervistė tė komanduar nga major Vasil Balluni dhe kapiten Miltjadh Pilo Loli, veē djegjeve dhe plaēkitjeve qė i bėnė qytetit, i kanė vrarė djalin e tij Abedinin 13 vjeē. Djalin ja ka djegur nė furrė vetė kapiten Miltjadh Pilo mė 29 Nėntor 1944; ndėrsa major Vasil Balluni ka therur me thikė nė shtėpinė e tyre me 20 Qershor 1944 Qamil Abazin 75 vjeē dhe Merjeme Qamilin 65 vjeēe.

    Shėnim: a)- Siē vihet re nė kėtė krahinė, nė shumė raste grave u thirrej nė emrin e burrit gjatė komunikimeve,

    b)- Emrat e mbiemrat e personave janė nė dialektin ēam, ashtu siē flitej nė atė krahinė.

    1913-1945

    Tė vetėm pėrballė Greqisė

    Komunitet ēam, si njė fėmijė i braktisur nga prindėrit dhe nga fqinjėt, i papėrkrahur nga askush, i pambrojtur nga askush, i padėshirueshėm nga askush, pa pritur e pa kujtuar u gjend nė rrugė tė madhe, duke mbetur me shpresė tė ndonjė. Nga viti 1913 e deri nė vitin 1945, kjo popullsi u poshtėrua, u nėnshtrua, u ēnderua, u shpronėsua, u denigrua dhe ajo pjesė qė arriti tė shpėtonte, morri rrugėn pėr tė mos u shuar krejtėsisht kjo farė njerėzore dhe u drejtua pėr nė shtėpinė e “Nėnė Madhe-s”.

    Kjo ishte situata politike, shoqėrore, ekonomike, kulturore e popullsisė ēame nga 1913 deri nė fillimet e vitit 1940, vit nė tė cilin filluan reprezaljet njerėzore, rrahjet, dėbimet, internimet, burgimet, vrasjet, therjet, pėrdhunimet, djegjet e fshatrave, shtėpive, faltoreve, pra nisėn mėsymjet frontale ndaj tė pambrojturve, veprime kėto tė kombinuara e tė komanduara nga qeveritarėt dhe kisha ortodokse greke, duke pėrdorur andartėt, tė dėnuarit nė gjyqet greke pėr kryerje krimesh tė rėnda duke u a falur dėnimin me premtimin, qė tė vėrsuleshin me sėpata e hanxharė si bisha, pėr tė shqyer njė komunitet krejtėsisht tė pambrojtur.

    PĖRBĖRJA ETNIKE

    Si u “fshinė” shqiptarėt nė vite

    Shteti grek nga viti 1913 deri para ngjarjeve tė vitit 1944, duke pėrdorur metoda nga mė tė ndryshmet pėr spastrimin etnik tė ēamėve myslimanė, arriti tė ndryshojė raportet qė zinin ēamėt dhe grekėt nė kėtė krahinė: Brenda 30 vjetėve (1913-1943), sipas tė dhėnave statistikore vetėm pėr Filatin, Gumenicėn, Paramėthinė dhe Margėllėēin (mbeten jashtė kėtyre tė dhėnave Parga, Preveza dhe Arta pėr mungesė tė dhėnash) nė vitin 1913, popullsia gjithsej ishte 51.110 frymė nga kėta ēamė 43.218 frymė ose 85 %, ndėrsa grekė kishte 7.892 frymė ose 15 %; nė vitin 1943 popullsia gjithsej zbriti nė 43.497 frymė, nga kėta ēamė 26.884 frymė dhe grekė 16.613 frymė, duke pėsuar ndryshime tė ndjeshme tė raportit ku nga 85 % qė zinin ēamėt, arritėn nė 62 %, ndėrsa popullsia greke ishte rritur nga 15 % nė vitin 1913 nė 38 % nė vitin 1943. Si rrjedhojė numri i popullsisė ēame ishte pakėsuar nė 16.834 frymė dhe ajo greke ishte shtuar 8.721 frymė. Sipas tė dhėnave statistikore, tė pjesshme qė jepen nga Greqia, popullsia e zonės sė Ēamėrisė nė vitin 2005, ka arritur nė 184.091 frymė, nga kėta ēamė myslimanė nuk ka asnjė frymė. U arrit spastrimi nga ēamėt myslimanė si dhe asimilimi i ēamėve ortodoksė. Ēamėt ortodoksė nuk u persekutuan, nuk u vranė, nuk u therėn, nuk u shpėrngulėn, sepse sipas teorisė greke ata ishin ortodoksė dhe ēdo ortodoks ėshtė grek.

    FILLIMI

    Masakra e parė nė Paramėthi

    Nė Shkurt tė vitit 1913, shovinistėt grekė, arrestuan 72 burra nga mė tė dėgjuarit nė zonėn e Ēamėrisė, i morėn dhe i ēuan tek njė pėrrua nė Selan tė Paramėthisė dhe kapiteni Deli Janaqi (me sa thotė kujtesa – ky ishte Gjiritas d.m.th. nga Kreta) me 200 andartė tė bandės sė tij, pasi i masakroi, u preu kokat. Ky ishte veprimi i parė qė bėnė grekėt pėr t’ju treguar ēamėve se ky do tė ishte qėndrimi i Greqisė ndaj tyre dhe Fuqive tė Mėdha, se kėshtu di tė falėnderojė Greqia ata qė i dhuruan tokėn dhe popullin e pafajshėm tė Ēamėrisė.

    ĒAMĖT ORTODOKSĖ

    Si u asimiluan nga grekėt

    Ēamėt ortodoksė janė nė vendin e tyre, nė Ēamėri, por nuk gėzojnė asnjė tė drejtė si pakicė kombėtare shqiptare, atyre nuk u njihet gjuha, nuk kanė shkolla shqipe, nuk u lejohet tė flasin apo tė shkruajnė shqip, nuk u lejohet tė deklarohen ēamė tė racės shqiptare, etj. Greqia ėshtė deklaruar se nuk ka asnjė pakicė shqiptare nė Greqi. Pra dhe me ēamėt ortodoksė ajo mendon se e ka arritur strategjinė e saj tė asimilimit tė tyre nė grekė. Kėshtu hapėsira e Ēamėrisė sė fisit ilir tė Thesprotisė, aktualisht ėshtė uzurpuar nga Greqia, por duke njohur historitė e ndryshme tė shumė popujve, kam bindje tė pa lėkundur se do tė ndodhė njė ditė “Mrekullia e rikthimit nė identitet tė saj” dhe,” si ēamėt orthodoks dhe ata myslimanė, njerėz tė sė njėjtės farė, do tė gėzojnė tė mirat e kėsaj toke sė bashku”. Pėr kėtė, tė mos harrohet as njėherė apo tė nėnvlerėsohet puna me faktorin e brendshėm, kjo theksohet se gjatė trajtimit tė problemeve ndėrshqiptare, si gazetarėt, opinionistėt, politikanėt, etj i harrojnė t’i pėrmendin por e anashkalojnė duke trajtuar vetėm shqiptarėt e Malit tė Zi, Maqedonisė, Preshevės si dhe diaspora. Duhet thėnė me plot gojėn edhe: Shqiptarėt ēamė nė Greqi!
    Njerezit qe kafshojne doren e atij qe i ushqen,zakonisht lepijne kepucet e atyre qe i godasin.

  11. #11
    26-09-1946

    Jugosllavia dhe Shqiperia furnizojne bandat greke me arme.

    http://kranten.kb.nl/view/article/id/ddd%3A010884983%3Ampeg21%3Ap002%3Aa0024

  12. #12
    Poko me vjen keq po ke ngaterruar gabimisht qellimin e temes. Kjo ka te beje me konfliktet e Luftes se Ftohte ne Greqi dhe ne kufinjte rreth saj.

    Prandaj moderatoret ti largojne keto shkrime te sjella jashte temes.

  13. #13
    Masakra, kush i tradhtoi ēamėt

    .
    Ēfarė shkruante shtypi grek pėr mizoritė e marsit tė vitit 1945. Raportet e misionit britanik qė konstatonin, minimizonin dhe justifikonin gjenocidin mbi popullatėn civile. Faktorėt qė lehtėsuan misionin e Zervės dhe shkaktuan shpėrnguljen biblike tė mijėra njerėzve drejt Shqipėrisė.

    Nga Fahri Dahri

    Masakrat nė Ēamėri shkaktuar njė eksod pafund tė gjithė popullsisė myslimane, e cila u detyrua tė marrė rrugėn drejt Shqipėrisė duke lėnė pas tė vdekur tė pakallur. Por cila ishte propaganda e atėhershme greke e cila pėrpiqej tė argumentonte ndryshe nga sa kishte ndodhur. Pėr kėtė lexojmė artikullin e Athanas Konduras me titull: “Njė pėrgjigje pėr Gazetėn”Bashkimi” tė Tiranės, botuar nė gazetėn e pėrjavshme “Ipiritikon” tė Janinės me datė 15 Maj 1945, ku midis tė tjerave ai shkruan:

    “Gėnjejnė myslimanėt e Ēamėrisė kur thonė pėr vrasje e persekutime nė kurriz tė tyre: I siguroj, megjithėse e dinė mirė, se nuk janė realizuar gjėra tė tilla. Gjithė ata qė u ekzekutuan, shkuan para gjyqit ushtarak si tradhtarė, tė tjerėt morėn pafajėsinė si p.sh. Shuaip Cane, Mehmet Aliu etj. Po kjo ēėshtje ėshtė e vjetėr, ndoshta janė vrarė tė tjerė, atėherė kur duke luftuar u sprapsėn me qėllim qė tė shpėtonin plaēkat qė kishin grabitur nga fshatrat greke. Por ē’mund tė bėhet kur ėshtė luftė? U trembėn nga drejtėsia greke dhe ikėn pėrtej kufijve ku filluan tė shfaqin ankesat e tyre dhe tė sulmojnė me banda tokėn greke duke bėrė ashtu, dėmtojnė njė miqėsi pas luftės qė mund tė realizohet midis Shqipėrisė dhe Greqisė, e cila nuk ėshtė edhe ēudi tė rregullohet e tė jetė e ngushtė mbasi tė rregullohet ēėshtja e Vorio- Epirit dhe t’i jepet Greqisė sė cilės i takon. Dėmtojnė edhe vetė Shqipėrinė, e cila akuzohet pėr qėndrimin qė mori si shtet nė luftėn e pėrbotshme. Ėshtė koha qė tė kuptojnė. Do tė fitojnė shumė. Ne grekėt- vazhdon Athanasi- kur na ngacmojnė tė tjerėt, nga tė vegjėl bėhemi tė mėdhenj, nga tė dobėt bėhemi tė fortė, nga tė butė bėhemi tė egėr. Pėr pleshtin, djegim jorganin. Kėtė e dėftuan ngjarjet e viteve tė fundit. Afėr me tė metat tona tė mėdha, kemi edhe shumė tė mira. Harrojmė shpejt, shumė shpejt, si djemtė e vegjėl. Nė qoftė se nuk na ngacmojnė ēamėt dhe nuk na kruajnė plagėt qė na kanė hapur duke bėrtitur, duke qarė dhe duke spiunuar, do tė harrojmė shpejt ēdo gjė qė na kanė bėrė dhe kėshtu kanė shpresė tė shohin prapė Ēamėrinė. Ndryshe krimet e tyre do t’i ndjekin gjer nė Krujė, kur do tė jenė tė sigurt, sepse nuk do tė kenė ndonjė frikė tė harrojnė deri atje gjyqet greke pėr kriminelėt e tradhtarėt”

    Anglo-amerikanėt

    Nė kurthet dhe gėnjeshtrat greke, atėherė ranė edhe pėrfaqėsuesit e delegacioneve anglo-amerikane, qė ngarkoheshin pėr verifikimin nė vend tė kėrkesave tė ēamėve ndaj masakrave tė ushtrisė zerviste, njė ndėr ta ishte dhe dėrgimi nė Greqi i njė anėtari tė misionit britanik n/koloneli Palmer, i cili hetoi nė vend dhe vėrtetoi se. . . . . ” me tė vėrtetė bandat e Zervės kanė masakruar popullin e minoritetit ēam” (tė cilat i pa qartazi dhe ishte i bindur), mirėpo i justifikoi masakrat, duke thėnė se “arsyet e kėtyre masakrave ishin urrejtja qė ushqenin grekėt pėr kėta shqiptarė e shtuar kjo sidomos nga bashkėpunimi i tyre me gjermanėt gjatė okupacionit tė huaj”. Le tė shohim se si n/kolonel Palmer i raportonte qeverisė sė tij. “Nė njė diskutim, raportonte Palmeri, me majorin Sarandis (ish komandant i lartė i ushtrisė Greke, nė Epir) ky i fundit pranoi qė masakrat u bėnė nė Mars 1945 nga disa elementė prej Korfuzit dhe aproksimativisht 60 njerėz u vranė, ai pranoi nė pėrgjithėsi veprimet e kaluara tė bėra prej grekėve kundėr minoritetit shqiptar-ēam” , ndėrsa e pranonte kėtė vepėr, veēanėrisht atė tė Marsit 1945, pėrsėri justifikonte duke thėnė: ” por ato u bėnė kundėr urdhrave tė gjeneral Zervės…” etj. N/kolonel Palmer me raportin e tij mundohej tė justifikojė masakrat e grekėve kundėr minoritet ēam, mundohet t’i nxjerrė si njė rrjedhim tė bashkėpunimit me gjermanėt dhe mundohet tė nėnvlerėsojė kontributin qė ka dhėnė komuniteti ēam pėr ēlirimin e Greqisė nė radhėt e Ushtrisė Nacional-Ēlirimtare Greke. Pėr kėtė Palmer raportonte: “Ēamėt shqiptarė pretendojnė tė kenė patur njė batalion 400-700 luftėtarė me ELAS-in, kjo ndofta ėshtė kėshtu, por qėllimet e tyre duhet tė kenė qenė mė shumė kundėr EDES-it se sa kundėr gjermanėve”. Edhe pėr argumentet e sjella nga N/Kolonel Palmer, del qartė se ai foli si avokat i Athinės dhe jo si oficer dhe i dėrguar i Aleatėve pėr tė dhėnė mendimet e tij mbi tė vėrtetat qė do mblidhte nė vend. Ndoshta ishte pėr t’i qarė hallin pėr pozitėn e vėshtirė nė tė cilėn ndodhej kur shkruante: “…kjo ndofta ėshtė kėshtu, por edhe duhet tė kenė qenė…”

    Por kishte edhe pėrfaqėsues tė tjerė tė misioneve tė huaja qė e kanė trajtuar drejt problemin e krimeve tė grekėve ndaj ēamėve myslimanė nė Greqi, siē ėshtė rasti i Zotit Hutchincon, anėtar i Parlamentit Britanik, i cili sipas gazetės “Neės Croniche” Nr 31. 966, datė 11.12.1945, ka miratuar tė vėrtetat e krimeve dhe masakrave tė bėra nga monarko-fashistėt grekė mbi minoritetin mysliman tė Shqipėrisė nė Ēamėri.

    Por, nė ēdo rast nuk duhet mėnjanuar aftėsia e qeverisė Greke qė nė servirjen e problemeve qė trajtonin masakrat ndaj ēamėve, ajo fshihej nėn petkun se ēamėt bashkėpunuan me gjermanėt dhe se ishte rrjedhojė e urrejtjes sė grekėve ndaj tyre. Nė tė vėrtetė, siē del nga gjithė faktet e mbledhura nga burime tė paanshme nė atė kohė dhe nė periudhėn nė vijim, vrasjet, djegiet, therjet dhe shpėrngulja me dhunė qė u realizua nė Ēamėri, ishte thjesht dhe vetėm se ky komunitet ishte i racės shqiptare dhe i besimit mysliman dhe objektivi i shtetit dhe kishės greke ishte qė kjo popullsi duhej spastruar, ndėrsa pjesa tjetėr e ēamėve, e atyre qė ishin tė besimit ortodoks, duhej tė asimiloheshin. Kjo ishte strategjia e Greqisė e vėnė nė zbatim “hap pas hapi” nė 100 vjet (1844-1944).

    Plaēkitja pas dėbimit

    Ėshtė me vend tė flitet edhe pėr periudhėn pas dėbimit tė ēamėve, me terror dhe pa marrė asgjė me vete. Me shpėrnguljen e ēamėve, u krijuan komisione pėr ndarjen apo pėr plaēkitjen e pasurive. Kėshtu major Gallani u ngarkua dhe udhėhiqte grabitjet nė rajonet e Gumenicės, Volės dhe nė Gropa; kurse pėr shkatėrrimin e Margėllėēit, Pargės, Arpicės dhe Mazrrekut u ngarkua major Papa Nika nga fshati Agjija; nė rajonin e Paramėthisė major Zotoja nga Pllakotija dhe pėr rajonin e Filatit major Kaēo nga Filati. Kuptohet se masakrat e Ēamėrisė nuk u realizuan nga hajdutė qė vepruan ilegalisht, por si rrjedhojė e njė plani tė pėrgatitur dhe tė vėnė nė zbatim nga vetė qeveria e Athinės. Kjo ėshtė e vėrteta, ndryshe edhe sot qeveritė Greke, nuk do tė mohonin ekzistencėn e ēėshtjes ēame, por do tė pranonin genocidin dhe do tė kėrkonin falje pėr tragjeditė e prindėrve tė tyre.

    Shtėpitė e grabitura

    Nga muaji Prill dhe Maj i vitit 1945 shtėpitė e ēamėve dhe pronat e tyre u zaptuan prej familjeve tė zervistėve tė ardhur nga fshatrat e Janinės si nga: Popova, Selari, Llabanica dhe nga krahinat e Frarit etj. Disa nga familjet zerviste qė janė strehuar nė shtėpitė e ēamėve, sipas dėshmitarėve okularė janė: Nė shtėpinė e Mulla Selam Mezanit nga Vola ėshtė vendosur Niko Ilia nga fshati i Janinės, kriminel ordiner, me detyrė korofillak, qė vrau gjatė okupacionit italian Tefik Qemalin nga Karbunari dhe dr. Jahja Ahmetin nga Margllėēi etj. Pas shpėrnguljes sė ēamėve ky u vendos kryeplak i Volės. Pasurinė e Mamo Hatipit nga fshati Arvenicė, tė pėrbėrė nga 1.200 rrėnjė ullinj, shtėpinė dhe pronat e tij i ka zaptuar Andon Tashina, ish-oficer i Zervės; fabrikėn e miellit dhe tė vajit tė ullirit e ka marrė Andon Tashina bashkė me priftin e Volės. Pasurinė e Harunit, Sabri Kasimit dhe tė tė gjithė lagjes “Veinjar” i ka zaptuar Anastas Kosta, ish oficer i Zervės dhe banda e tij. Nė qytezėn e Arpicės u vendosėn 45 familje nga Agjija dhe Rrapeza si dhe 420 familje nga fshatra tė tjera. Kėshillat e fshatrave nė bashkėpunim me prefektin e Filatit, Stavro Koēo, kryetarin e Bashkisė, Dhimitrio Boēi, dhe me komandantin e xhandarmėrisė, major Cirlaqi, bėnin vlerėsimin e prodhimit tė ullirit dhe bereqetit pėr vitin, pjesėn mė tė madhe e mbanin pėr vete, 20% ja jepnin qeverisė, ndėrsa pjesa qė mbetej u jepej grabitqarėve tė vegjėl qė kanė zaptuar pronat e gjithė ēamėve etj. Ky ishte fati i pronave dhe pasurisė sė Ēamėrisė.

    Deri sa ata qė shfrytėzojnė pasuritė e grabitura, tė rrėmbyera e tė plaēkitura, tė dėmshpėrblejnė dhe tė kėrkojnė falje, nėpėrmjet pėrfaqėsuesve tė shtetit tė tyre, duke njohur botėrisht gjenocidin e turpshėm, tė kryer nga gjyshėrit dhe baballarėt e tyre. Kėta duhet tė skuqen e tė ndjehen tė turpėruar nga veprimet e 70 vjetėve mė parė qė kanė kryer njerėzit, qė njihen tashmė si autorė tė kėsaj kasaphane, tė kėsaj tragjedie tė pashoqe.





    Kush e tradhtoi Ēamėrinė

    Ēamėria nė njė formė apo nė njė tjetėr, u bė pré pėr orekset e trashėgimtarėve tė “Megallo-Idesė”.

    - Ajo pagoi pėr luftėn e bėrė dhe fitoren qė arritėn bashkė me luftėtarėt grekė kundėr pushtimit rus. (Nė vitin 1770 kundėr Katerinės dhe Orllovit, luftėtarėt grekė bashkė me ēamėt myslimanė dhe gegėt shkodranė drejtuan kryengritjen dhe e fituan. Rusia dėshtoi, por fanatikėt grekė me klerin nuk donin qė ajo tė dėshtonte, sepse ishte e besimit ortodoks; ndėrsa ēamėt myslimanė luftuan bashkė me luftėtarėt grekė edhe kundėr Turqisė, pasi ata kanė tė parė vatanin). Pikėrisht kėtė dėshtim tė Rusisė nuk do ta harronte kleri ortodoks grek deri sa ja shpėrbleu ēamėve duke i vrarė e therur, pavarėsisht se ēamėt i dhanė fitoren ndaj agresorit rus dhe mė vonė edhe pavarėsinė shtetit Grek.

    - Ajo u tradhtua disa herė nga prindėrit e saj; ajo u tradhtua ashtu si dhe Kosova qė nė vitin 1912 me shpalljen e pavarėsisė. Nė Konferencėn e Paqes mė 1919, Shqipėria ishte e papėrfaqėsuar sepse”pretendentėt” pėr drejtimin e shtetit Shqiptar, kishin sherret mes tyre nė radhė tė parė, se sa tė mbronin atdheun nga pazaret e pista qė bėheshin. Falė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės vendi ynė ka kufijtė qė janė aktualisht por, pėr fat tė keq, askush nuk mbrojti Ēamėrinė.

    - Ajo u bė plaēkė tregu pėr interesat e Turqisė, sė cilės duhet t’i rėndojnė nė ndėrgjegjen e saj pėrgjegjėsitė pėr mosveprimet legjitime nė caktimin e kufijve tė vėrteta shqiptare;

    - Ajo u tradhtua nga kėshilltarėt apo misionarėt e Fuqive tė Mėdha, tė cilėt raportuan tė pavėrtetat e qėndrimit tė popullsisė sė saj ndaj okupatorit, pasi ata u blenė me flori nga qeveritė greke;

    - Ajo u tradhtua nga “krerėt”e saj, tė cilėt nuk treguan aspak largpamėsi, por e lanė atė nė fushė tė hapėt e tė pambrojtur duke u bėrė lehtėsisht pré e thikave, sėpatava dhe hanxharėve tė bandave zerviste.

    - Ajo humbi se besoi mė shumė sa duhej tek qeveria qė i kishte rėnė pėr pjesė. Me sa duket, ēamėt nuk e dinin thėnien e Oxentiernes (1583-1654) drejtuar tė birit: “Djali im, ti nuk e di se me sa pak mėshirė qeveriset bota”. Qeverisja greke e vėrtetoi kėtė thėnie, bile e tejkaloi atė, ajo nuk pati mėshirė, por njohu dhe veproi me urrejtje tepėr tė egėrsuar ndaj ēamėve.

    - Ēamėrinė e tradhtuan forcat Aleate kundėr Boshtit, ato me sytė e tyre panė gjenocidin, kasaphanėn greke ndaj popullsisė sė pambrojtur tė Ēamėrisė dhe as atėherė dhe as sot nuk janė ulur tė korrigjojnė gabimin mė tė madh historik dhe tė vėnė nė vend lirinė dhe tė drejtat qė ka kėrkuar e kėrkon popullsia e krahinės sė Ēamėrisė:

    a) Si ajo myslimane (pėr tu kthyer nė vėndbanimin e saj autokton) dhe

    b) Ajo krishtere (pėr t’ju njohur tė drejtat dhe liritė e saj si pakicė shqiptare nė vendbanimin e saj autokton),

    c) Tė dėnohet genocidi etnik e fetar grek, tė sigurohet liria dhe paprekshmėria, tė vendoset demokracia e vėrtetė.

    Barbarizmat e parreshtura greke, ndaj banorėve myslimanė tė Ēamėrisė gjatė 32 vjetėve, tė cilat pėrfunduan me gjenocidin etnik e fetar nė Mars 1945, do tė gjykohen nga drejtėsia njerėzore, pasi nuk mund tė mbahet nė heshtje njė pėrgjegjėsi e rėndė, ajo ka obligim tė padiskutueshėm pėr tė shlyer detyrimin e saj mė tė madh ndaj foshnjave, vajzave, nėnave, pleqve e plakave tė martirizuar pėr fajin e vetėm sepse nuk ishin ortodoksė.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga POKO : 09-12-2012 mė 07:11
    Njerezit qe kafshojne doren e atij qe i ushqen,zakonisht lepijne kepucet e atyre qe i godasin.

  14. #14
    27-09-1946

    Guerilet ne malet e Greqise.

    Jugosllavia dhe Shqiperia armatosin komunistet.

    http://kranten.kb.nl/view/article/id/ddd%3A010416229%3Ampeg21%3Ap001%3Aa0011

  15. #15

  16. #16
    Taken from The Black Book Of Communism

    ... in talks held in Varkiza the Communists resigned themselves to a peace accord under which they agreed to disarm. The accord was something of a sham, however, since large numbers of weapons and munitions remained carefully hidden. Ares Velouchiotes, one of the principal warlords, rejected the Varkiza conditions, rejoined the partisans with about one hundred men, and then crossed into Albania in the hope of continuing the armed struggle from there. Later, asked about the reasons for the defeat of the EAM-ELAS, Velouchiotes replied frankly: "We didn't kill enough people. The English were taking a major interest in that crossroads called Greece. If we had killed all their friends, they wouldn't have been able to land. Everyone described me as a killer -- that's the way we were. Revolutions succeed only when rivers run red with blood, and blood has to be spilled if what you are aiming for is the perfectibility of the human race." Velouchiotes died in combat in June 1945 in Thessaly, a few days after he was thrown out of the KKE. The defeat of the EAM-ELAS unleashed a wave of hatred against the Communists and their allies. Groups of militants were assassinated by paramilitary groups, and many others were imprisoned. Most of the leaders were deported to the islands.

    Nikos Zachariadis, the secretary general of the KKE, had returned in May 1945 from Germany, where he had been deported to Dachau. His first declarations clearly announced KKE policy: "Either the EAM struggle for national liberation is finally rewarded with the establishment of a people's democracy in Greece, or we return to a similar but even more severe regime than the last fascist monarchist dictatorship." Greece, exhausted by the war, seemed to have little chance of enjoying peace at last. In October the Seventh Party Congress ratified Zachariadis' proposal. The first stage was to obtain the departure of the British troops. In January 1946 the U.S.S.R. demonstrated its interest in Greece by claiming at a United Nations Security Council meeting that the British presence constituted a danger to the country. On 12 February 1946, when defeat for the Communists in the coming elections seemed inevitable -- they were calling on their voters to abstain -- the KKE organized an uprising, with the help of the Yugoslav Communists.

    In December 1945 the members of the KKE Central Committee had met with various Bulgarian and Yugoslav officers. The Greek Communists were assured that they could use Albania, Bulgaria, and Yugoslavia as bases. Fore more than three years their troops did so, retreating with their wounded into these countries and using them to regroup and build up supplies and munitions. These preparations took place a few months after the creation of the Communist Information Bureau (Cominform), the Moscow-dominated grouping of world Communist parties. It seems that the Greek Communist uprising was perfectly coordinated with the Soviet Union's new policies. On 30 March 1946 the KKE declared that a third civil war was under way. The first attacks by the Democratic Army (AD), which had been established on 28 October 1946 and was led by General Markos Vafiadis, followed the usual pattern: police stations were attacked, their occupants killed, and leading local figures executed. The KKE openly continued such actions throughout 1946.
    ...

    http://www.oocities.org/greek_civil_war/bookc.html.tmp

  17. #17
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 09-12-2012 mė 14:15

  18. #18

  19. #19

    Pėr: Ngjarjet ne kufirin greko-shqiptar 1944-1949.


  20. #20

    Pėr: Ngjarjet ne kufirin greko-shqiptar 1944-1949.

    Interpretimi grek i spastrimit etnik te Ēamerise


Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •