Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 64
  1. #1

    Lightbulb Djali i njeriut të antiterrorit në SHISH është shpallur i humbur

    TIRANË-Një fëmijë 10 vjeçar është larguar nga banesa prej të premtes, ndërkohë që familjarët të shqetësuar për fatin e Julian Çelës nuk kanë ende asnjë informacion për të .

    Emri:  61076.jpg

Shikime: 560

Madhësia:  19.4 KB

    Sipas të atit të fëmijës, punonjës në Shërbimin Informativ Kombëtar, Juliani ështe mjaft i qetë dhe pa probleme, ndaj dhe largimi i tij nga banesa ka shqetësuar së tepërmi prindërit dhe familjarët e tij.

    Prindrit e Julianit, që shikohet në këtë foto, kërkojnë ndonjë informacion nëse dikush ka parë fëmijën, ndërkohë që nuk dyshojnë në asnjë drejtim pasi i ati dhe as familja e tij nuk kishin probleme me askënd që të sjellë për pasojë dhe humbjen e fëmijës.

    “Juliani është larguar që të premten. Kemi kërkuar, por deri tani asgjë. Unë ju lutem të gjithë atyre që dinë diçka për Julianin të na informojnë pasi kjo është një ndihmë e madhe për mua dhe familjen time”, tha babai, Skënder Çela:

    Sipas babait, Juli është një djalë i qetë dhe asnjëherë nuk ka pasur probleme. “Nuk kam asnjë dyshim. Unë dhe familja ime nuk kemi probleme me askënd dhe me shumë dyshoj për një largim të rastësishm të djalit me shokët”.

    Nëse dikush ka parë 10 vjecarin Julian Cela mund te informoj edhe në redaksinë e News24 ose në BalkanWeb.

    http://www.balkanweb.com/TV/index.php?id_categoria=42&id_ansalive=17415Video
    Revolution 1848

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Prudence
    Anëtarësuar
    11-03-2008
    Postime
    2,419
    Lutem dhe uroje qe ta gjej shendoshe e mire.
    "Më e mira është armike e së mirës"

  3. #3
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    qeka kthy Kreshniku nga vacanca

  4. #4
    New York Maska e mario_kingu
    Anëtarësuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,225
    mos na thoni se edhe ky do ket shancin e elones te vogel
    kur degjon keto ste behet zemra te vish me femit ne shqiperi
    te humbasi femia 10 vjec

    omg
    Partizoni

  5. #5
    Sot bëhen 7 ditë nga humbja e fëmijës së mitur Julian Cela, vetëm 10 vjeç. Pronarja e qendrës së internetit rrëfen se dikush i kishte kërkuar Julianit të dilte nga interneti.Familjarët vijojnë apelin për ndihmë në gjetjen e të miturit:

    "Kush e sheh ose ka ndonje informacion ju lutem kontaktoni ne kete nr 0696629077"
    Revolution 1848

  6. #6

    O tmerr ,Zoti e ruajt e bashkim te shpejte me familjen e tij...
    Nëse kerkon besimin tim, Më jep sinqeritetin tënd...

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e lisa12
    Anëtarësuar
    30-11-2008
    Postime
    2,624
    zemra vogel ishalla e ruajt zoti o zot se mu keput shpirti kur e pash ne fb
    Ti me sjell gjithmone fat dhe lumturi

  8. #8
    QEVERIA Maska e policia911
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Vendndodhja
    new york
    Postime
    167
    ca me ba ne albanistan jetojm zhduket femija sikur te ishte nje dele
    RROFTE SHQIPERIA

  9. #9

    Babai i Julianit: Është mbyllur kjo punë!

    Familjarët e 10-vjeçarit të zhdukur prej tetë ditësh vazhdojnë kërkimet për gjetjen e Julianit, duke verifikuar çdo informacion të mbërritur në polici dhe në numrat e afisheve që kanë vendosur në të gjithë kryeqytetin, në kryqëzime dhe pranë shkollave.

    Ata kanë kontrolluar në zonat ku u kanë thënë, madje harta e kërkimeve e ka kaluar edhe Tiranën, pasi informacione ka kudo, por pa asnjë rezultat. Të afërmit e Skënder Çelës, i cili mban postin e nëndrejtorit të antiterrorit në SHISH, qëndrojnë në gatishmëri prej ditësh në zonën e Laprakës dhe në momentin që ka një telefonatë, ata nisen drejt vendit të caktuar. Megjithatë, asnjë prej tyre nuk ka ndonjë dyshim apo provë të fortë për këtë zhdukje të mistershme.

    Te “Komuna e Parisit”

    Një nga informacionet që u verifikua dje, ka qenë ai i ardhur nga një qytetar i thjeshtë, që pohonte se e kishte parë Julianin në zonën e “Komunës së Parisit”. Madje telefonuesi ishte i bindur se ishte pikërisht i zhdukuri, pasi e kishte njohur nga fotografitë të vendosura në shtylla dhe mure. Ai ishte një djalë i imët, i veshur me xhinse dhe me bluzë. Në kokë kishte një kapuç dhe telefonuesi pretendonte se i ngjason jashtë mase Julianit, nisur edhe nga fotografia e botuar. Menjëherë në drejtim të vendit u nisën familjarët. Ata morën koordinatat e duhura dhe në kohë rekord shkuan te “Komuna e Parisit”. Arritën që të takonin djalin dhe konstatuan se i mituri nuk ishte Juliani, megjithëse i ngjasonte shumë. Të zhgënjyer shkuan sërish në zonën e Laprakës dhe në pritje të ndonjë sinjali që mund të vinte nga policia apo edhe nga qytetarët.

    “Mbaroi kjo punë!”

    Informacionet e shumta që mbërrijnë për zhdukjen e Julianit duket se i kanë lodhur pjesëtarët e familjes. Skënder Çela nuk komunikon me njeri, madje edhe interesimit të vazhdueshëm mediatik u është përgjigjur shkurt dhe prerë, duke mos bërë shumë hamendësime. Në një komunikim telefonik me gazetën “Shqip” ai është pyetur nëse ka ndonjë informacion për zhdukjen e 10-vjeçarit, ndërsa tha shkurtimisht se nuk ka. Gazeta e pyeti nëse ka marrë ndonjë të re nga policia dhe zyrtari i SHISH-it sërish në mënyrë të prerë vijoi se “policia po bën detyrën e saj”, dhe më pas lëshoi një fjali befasuese, duke u shprehur se “mbaroi kjo punë!”.

    Bashkëpunimi me policinë

    Familjarët e Julianit 10-vjeçar kanë mbajtur kontakte të vazhdueshme me Policinë e Tiranës, e cila është angazhuar për zbardhjen e kësaj ngjarjeje misterioze, megjithëse deri më tani nuk ka asnjë të dhënë për rrëmbim. Dje paradite, Skënder Çela ka shkuar sërish në Policinë e Tiranës dhe ka informacione se ka takuar dy zëvendësdrejtorët, të cilët po merren personalisht me këtë ngjarje, pasi drejtori është në Itali. Burimet policore shprehen të rezervuara në dëshminë e Skënderit, ndërsa pohojnë se qëllimi ka qenë bashkërendimi i informacioneve. Zyrtari i SHISH, duke e ditur mjaft mirë vjeljen e informacionit, i ka kërkuar policisë vetëm gjetjen e fëmijës, pa dashur të japë shpjegime rreth aktivitetit të punës së tij. Ai u ka kërkuar që të verifikojnë çdo informacion për zhdukjen misterioze të të birit.

    Foto në shtylla e mure

    Të afërmit e Skënder Çelës, të cilët kanë ardhur edhe nga rrethet për të kërkuar Julianin, kanë vijuar edhe dje, në ditën e tetë të zhdukjes, vendosjen e fotografive në shtylla dhe mure në kryeqytet, duke i kërkuar çdo qytetari që mund ta ketë parë 10-vjeçarin të telefonojë në polici apo te familja. Ata pohojnë se do ta vijojnë këtë nismë, si mbështetje për familjen Çela, e cila gjendet në një situatë të vështirë. Të kontaktuar nga gazeta, ata shprehen se kontrollet do të shtrihen edhe në qytete të tjera, megjithëse vëmendja kryesore do të mbetet në Tiranë.




    "Kush e sheh ose ka ndonje informacion ju lutem kontaktoni ne kete nr 0696629077"
    Revolution 1848

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    E tmerrshme .ishalla o zot e gjejne sa me shpejt shendosh e mire
    me te dhimbt zemra kur sheh fotot
    JO SEKS PARA MARTESE

  11. #11

    Një shumë parash për këdo që ka info

    TIRANË-Ende mister fati i 10-vjeçarit Julian Çela të zhdukur në rrethana të paqarta prej pasdites së 30 Nëntorit në zonën e Laprakës në Tiranë.
    Familjarët e Julianit nuk e kanë marrë veten ende nga tronditja që u ka shkaktuar humbja e djalit, por presin me gjak të ngrirë për çdo informacion të ri.
    Sot të afërm të Julit, ofrojnë një shumë parash për këdo që jep informacion mbi djalin e mitur, ndërsa kanë vendosur në dispozicion 3 numrat telefoni për kontakt mbi çdo person që ka informacion.

    Numrat e telefonit janë, 0696503814, 0694321796, 0685804565.

    Babai i Julianit
    Babai i Julianit një ditë më parë në "Gazeta Shqiptare" shprehet se “Nuk kam asnjë informacion për tim bir”. Kjo fjali e nëndrejtorit të Antiterrorit të SHISH-it, ka mjaftuar për të kuptuar se, kur kanë kaluar ditë nga zhdukja e mistershme e djalit të tij, ende nuk ka asnjë të dhënë se ku mund të jetë ai.
    Në një lidhje telefonike për “Gazetën Shqiptare”, babai i Julianit, që rezulton ende i zhdukur, Skënder Çela, nuk pranon të prononcohet më gjatë, por nga fjalët e tij lë të nënkuptohet mërzia dhe stresi që i ka sjellë kjo ngjarje. “Jam i lodhur nga këto historitë që botojnë mediat. Mua në këto momente më intereson vetëm që të gjej djalin tim”, - ka vazhduar bisedën e tij telefonike, Skënder Çela. Nëndrejtori i Antiterrorit të SHISH-it, nuk pranon që të komentojë më gjatë rreth fakteve të reja që kanë dalë në media, por është mjaftuar duke thënë vetëm “Nuk janë të vërteta ato që thuhen aty”. Por Çela nuk ka pranuar të japë fakte të tjera apo edhe që të hedhë dritë mbi të vërtetën rreth djalit të tij, pasi ai ka nxituar që t`i japë fund bisedës me fjalën: “Nuk kam çfarë t`ju them më. Në këto momente e kam mendjen në vend tjetër”. Mjaftojnë fjalët e tij për të kuptuar gjendjen e tij emocionale, për të kuptuar mërzinë që e ka kapluar babain e Julianit, pasi kanë kaluar më shumë se 10 ditë që nga zhdukja e djalit të tij 10-vjeçar.

    Pistat
    Ende nga policia nuk ka asnjë të dhënë për 10-vjeçarin Julian Çela, madje policia hedh poshtë të gjitha pistat e tjera që janë ngritur për këtë çështje, duke u fokusuar më tepër tek pista e largimit me dëshirë të Julianit nga shtëpia, shrkuan GSH. Ndërkohë, mësohet se forcat e policisë kanë kontrolluar të gjitha pamjet filmike të kamerave të sigurisë së 80 bizneseve në kryeqytet. Sipas policisë, po kontrollohen të gjitha pamjet filmike të këtyre kamerave, material që shkon deri në 150 giga bite. Burime nga policia theksojnë se janë sekuestruar pamjet filmike të bizneseve që ndodhen në rrugët kryesore, ku mendohet se mund të ketë kaluar Julian Çela, duke filluar nga zona e Laprakës, Don Boskos, Stacioni i Trenit, qendër dhe deri në Kamëz. Sipas policisë, qëndron pista se 10-vjeçari është larguar me dëshirë nga shtëpia. Madje, këtë hipotezë duket se e vërtetojnë edhe kolegët e punës e nëndrejtorit të Antiterrorit të SHISH-it, sipas të cilëve “Juliani ishte djalë i zgjuar, por ishte i përkëdhelur dhe në momentin që dikush i fliste, ai mërzitej dhe shpesh largohej nga shtëpia për të dalë me shokët”. Por kjo nuk do të thotë se pistat e tjera të ngritura për zhdukjen e Julianit të mos merren në konsideratë, pasi mësohet se Prokuroria po heton edhe për pistën që mund të çojë në një lidhje mes funksionit të Skënder Çelës në strukturat e SHISH-it dhe zhdukjes së djalit të tij.
    Revolution 1848

  12. #12
    Gjurmë në Pentagram ♪... Maska e symphony
    Anëtarësuar
    04-06-2009
    Vendndodhja
    Në luginën e dashurisë.
    Postime
    2,622
    Sa e dhimbshme! Qenkan përvëluar të gjorët prindër.
    Uroj me shpirt në zbardhjen e rastit...
    Love has no limits

  13. #13
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Fëmija 10 vjeç prej dy ditësh i humbur, Babai: Më ndihmoni ta gjej

    Kush do e zbardhi????
    Policia po justifikohet,Ai nuk eshte ne Tirane dhe kerkimi jashte Tirane
    ka shume harxhime.Ja cfare ndodh kur i leshon kalamajt neper fejsbuk.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  14. #14
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224

    Për: Fëmija 10 vjeç prej dy ditësh i humbur, Babai: Më ndihmoni ta gjej

    Sa gjynah, a ka ndonje te re rrethe kesaj ngjare? Kur te vdes femija eshte keq por kur te humb eshte me keq akoma sepse cdo moment mendon me te keqen. Do zoti e gjejne shendosh e mire!
    I LOVE GOD

    j&g

  15. #15

    Për: Fëmija 10 vjeç prej dy ditësh i humbur, Babai: Më ndihmoni ta gjej

    Misteri i zhdukjes, 10-vjecari Julian Çela në kërkim ndërkombëtar

    Emri:  62482_1.jpg

Shikime: 281

Madhësia:  24.3 KB

    TIRANË- Shpallet në kërkim ndërkombëtar, 10 vjecari i humbur Julian Çela. Djali i nëndrejtorit të antiterrorit në SHISH është shpallur në Tiranë prej 45 ditësh i humbur, e ndërsa hetimet intensive janë shtrirë në cdo cep të vendit, tani ai shpallet në kërkim ndërkombëtar. Interpoli ka publikuar foton e tij së bashku me të dhënat përkatëse:

    Vetëm pak kohë më parë, policia sekuestroi kamerat e sigurisë të 80 bizneseve në kryeqytet, duke sekuestruar pamjet filmike të tyre, por duke mos gjetur asgjë konkrete. Në këto kushte, policia ka filluar të dyshojë se Julian Çela mund të jetë jashtë Tiranës dhe kontrollet duhet të shtrihen edhe në qytetet e tjera të vendit.

    Burime nga policia bëjnë me dije, se tashmë kur janë bërë kontrolle intensive në kryeqytet, ka një dyshim se djali i punonjësit të SHISH-it mund të jetë jashtë kryeqytetit. Pista e hetimeve të policisë është përqendruar tek largimi me dëshirë i Julianit, i cili dyshohet se tashmë mund të jetë bërë pjesë e ndonjë grupi adoleshentësh që grabisin qytetarët apo banesat.

    Vetëm pak ditë më parë, policia ka bërë të mundur identifikimin e personit me të cilin është parë për herë të fundit Julian Çela. Sipas policisë, bëhet me dije se bëhet fjalë për shtetasin Gëzim P., i cili dyshohet si një person që rekruton adoleshentë brenda grupit të tij për t’i bërë pjesë të grabitjeve apo vjedhjeve në kryeqytet.

    Për herë të fundit, 10-vjecari është parë në një qendër interneti në rrugën “Pandi Dardha”. Pronarja e qendrës së internetit rka treguar për "News 24" se dikush e kishte kërkuar Julianin të dilte nga interneti, e që nga ajo ditë askush nuk e ka parë më.

    "News 24" dhe 'BalkanWeb' njoftuan që prej ditës së parë për humbjen e të miturit dhe apelin e babait me shpresë për gjetjen e djalit. Të afërm të Julianit në "Facebook" shpërndajnë foto të djalit të vogël me shpresën se dikush do ofroje ndonjë të dhënë.
    Revolution 1848

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007

    Për: Fëmija 10 vjeç prej dy ditësh i humbur, Babai: Më ndihmoni ta gjej

    Mos bashin hajr ato kriminela qe merren me femijet
    ju dergjt trupi ne siberi kriminelave
    JO SEKS PARA MARTESE

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Prudence
    Anëtarësuar
    11-03-2008
    Postime
    2,419

    Për: Fëmija 10 vjeç prej dy ditësh i humbur, Babai: Më ndihmoni ta gjej

    me sa duket s'paska shpresa.I gjori femije.O e ka vrare noi psikopat o rrembyer per ta perdorur per tregti organesh.E temershme.
    "Më e mira është armike e së mirës"

  18. #18
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Kapet vrasësi i djalit të antiterrorit në SHISH, një pedofil në Tiranë

    Misteri i zhdukjes, 10-vjeçari Julian Çela në kërkim ndërkombëtar

    TIRANË- Shpallet në kërkim ndërkombëtar, 10 vjeçari i humbur Julian Çela. Djali i nëndrejtorit të antiterrorit në SHISH është shpallur në Tiranë prej 45 ditësh i humbur, e ndërsa hetimet intensive janë shtrirë në çdo cep të vendit, tani ai shpallet në kërkim ndërkombëtar. Interpoli ka publikuar foton e tij së bashku me të dhënat përkatëse:

    Vetëm pak kohë më parë, policia sekuestroi kamerat e sigurisë të 80 bizneseve në kryeqytet, duke sekuestruar pamjet filmike të tyre, por duke mos gjetur asgjë konkrete. Në këto kushte, policia ka filluar të dyshojë se Julian Çela mund të jetë jashtë Tiranës dhe kontrollet duhet të shtrihen edhe në qytetet e tjera të vendit.

    Burime nga policia bëjnë me dije, se tashmë kur janë bërë kontrolle intensive në kryeqytet, ka një dyshim se djali i punonjësit të SHISH-it mund të jetë jashtë kryeqytetit. Pista e hetimeve të policisë është përqendruar tek largimi me dëshirë i Julianit, i cili dyshohet se tashmë mund të jetë bërë pjesë e ndonjë grupi adoleshentësh që grabisin qytetarët apo banesat.

    Vetëm pak ditë më parë, policia ka bërë të mundur identifikimin e personit me të cilin është parë për herë të fundit Julian Çela. Sipas policisë, bëhet me dije se bëhet fjalë për shtetasin Gëzim P., i cili dyshohet si një person që rekruton adoleshentë brenda grupit të tij për t’i bërë pjesë të grabitjeve apo vjedhjeve në kryeqytet.

    Për herë të fundit, 10-vjecari është parë në një qendër interneti në rrugën “Pandi Dardha”. Pronarja e qendrës së internetit ka treguar për "News 24" se dikush e kishte kërkuar Julianin të dilte nga interneti, e që nga ajo ditë askush nuk e ka parë më.

    "News 24" dhe 'BalkanWeb' njoftuan që prej ditës së parë për humbjen e të miturit dhe apelin e babait me shpresë për gjetjen e djalit. Të afërm të Julianit në "Facebook" shpërndajnë foto të djalit të vogël me shpresën se dikush do ofroje ndonjë të dhënë.

    (ma.ar/BalkanWeb)

  19. #19
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Djali i njeriut të antiterrorit në SHISH është shpallur i humbur

    Fëmija i humbur, Julian Cela, identifikohet personi që e thirri më 30 Nëntor


    TIRANË-Identifikohet personi që thirri Julian Çelën, djalin e zyrtarit të SHISH-it, pasditen e 30 nëntorit, në zonën e Laprakës në Tiranë, ku edhe është parë për herë të fundit. Policia thotë se ai është Gëzim P., një person më i madh se Juliani, i cili shoqërohej me të miturin për një kohë të gjatë, ndërsa ka dyshime se mund ta ketë rekrutuar te grupi i tij. Ky person, sipas policisë, është arrestuar disa herë për vjedhje në kryeqytet, ndërsa ka të dhëna se kohët e fundit kishte ngritur një grup për grabitje. Ai ka studiuar mirë aftësitë e 10-vjeçarit, i cili ngjitej në lartësi të mëdha dhe nuk kishte frikë. Megjithatë, burimet policore nuk japin detaje nëse Gëzimi ka qenë personi që e ka “rrëmbyer” Julianin, ndërsa saktësojnë se kanë zbardhur vetëm një çast që ishte mister prej datës 30 nëntor.

    Pas qëndrimit për një kohë të shkurtër në qendrën e internetit, ku pronarja e saj thotë se e ka parë, madje ka biseduar, Juliani është thirrur nga një person. Roza, operatorja e internetit, para policisë, familjarëve dhe mediave, tha se “dikush e thirri Julin, unë nuk e pashë, se isha me kurriz, por nga zëri dukej se ishte më i madh se ai. Juli duket se e njihte këtë person, pasi mimika e fytyrës dhe lëvizja e tij e shpejtë më lanë ta kuptoja një gjë të tillë”. Duke qenë se ishte me kurriz, policia dhe familjarët e 10-vjeçarit filluan kërkimet për personin që e thirri, pasi kishin dyshime se ai ndoshta ishte edhe “rrëmbyesi”. Disa dëshmitarë të tjerë kanë pohuar se në momentin që Juli ka dalë nga qendra e internetit, është parë një automjet që ka lëvizur me shpejtësi, ndërsa sipas policisë, ky automjet nuk ka lënë gjurmë në vendngjarje dhe nuk mund të përcaktonin nëse ishte apo jo rrëmbim. Tashmë kur kanë kaluar më shumë se tri javë nga zhdukja, grupi hetimor ka identifikuar personin që e thirri dhe ai është Gëzim P., nisur edhe nga dëshmitë e fëmijëve që ndodheshin pasditen e 30 nëntorit në qendrën e internetit, ku Juliani kishte shkuar për të luajtur.

    Nisur nga këto të dhëna, Policia e Tiranës ka dyshime të forta se 10-vjeçari, i zhdukur prej 22 ditësh, shoqërohet me një të dënuar për vjedhje, i cili është mbajtur nën vëzhgim nga agjentët e antikrimit, por deri më sot, hetimet nuk kanë sjellë asnjë të re për fatin e tij. Sipas të dhënave të besueshme, nën vëzhgim po mbahet Gëzim P., i cili qëndron në Laprakë dhe ka qenë i dënuar disa herë për vjedhje.

    Një tjetër pistë për Policinë e Tiranës është edhe shoqëria e 10-vjeçarit, i cili kishte filluar të frekuentohej me persona më të mëdhenj se veten. Hetuesit kanë dyshime se Juliani, ose siç e njohin me emrin shkurt Juli, është fshehur te shtëpia e ndonjërit prej tyre. Kjo mendohet se është edhe arsyeja pse është kërkuar që askush mos të flasë për të dhënat e mbledhura nga policia, ashtu siç shprehen edhe drejtuesit e shkollës, të cilët nuk kanë dashur të japin informacion, që mund të ndihmojë në gjetjen e 10-vjeçarit. Megjithatë, nga grupi hetimor mësohet se janë kontaktuar disa persona, me të cilët është shoqëruar i mituri më parë, por ata janë shprehur se nuk e kanë parë dhe se nuk kanë dëgjuar ndonjë gjë për të. Policia ka identifikuar dhe marrë në pyetje shokët e tij, me qëllim që të zbardhet sa më shpejt largimi misterioz i tij. Ndërsa familja, teksa bën apel, duket qartë se beson më shumë te një rrëmbim ose fshehje e tij.

    Sot mbushen 22 ditë nga largimi i të miturit, i cili banon në zonën e Laprakës. Telefonata më bindëse për policinë ka qenë ajo e një punonjëse “fast-food”-i, e cila, kur ka parë fotografinë e të miturit, është shprehur se ai kishte porositur për të ngrënë dhe ishte larguar me vrap për të mos paguar. Madje, ajo ka treguar edhe veshjen e të miturit, që përkon me ato rroba me të cilat Julian Çela është larguar më 30 nëntor.

    Shqip

  20. #20
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Djali i njeriut të antiterrorit në SHISH është shpallur i humbur

    Familja e Julianit 10-vjeçar, të pakënaqur nga kërkimet e policisë: Të punonte më shpejt

    Nga: AURORA KOROMANI


    TIRANE- Edhe pse hetimet përdhe pse hetimet për zhdukjen e 10-vjeçarit Julian Çela vijojnë, familjarët e tij kanë filluar të ndihen skeptikë për punën e bërë deri tani nga forcat e policisë për gjetjen e djalit të tyre. Familjarët e 10-vjeçarit të zhdukur prej afro një muaji, nuk pranojnë të japin detaje apo të flasin gjatë me mediat. Por, kuptohet qartë nga fjalët e tyre, që nuk janë aspak të kënaqur me hetimet e policisë. Familjarët e Julianit, pohojnë se hetimet po ecin ngadalë. Babai i 10-vjeçarit, i pyetur se çfarë mendimi ka për hetimet e policisë, rrëfen se policia duhej ta kishte gjetur deri tani. “Unë nuk di se çfarë ka thënë policia deri tani, unë për vete nuk di asgjë. Policia duhej të kishte punuar më shpejt. Nuk kam se çfarë t’ju them më tepër”, mbyll bisedën, nëndrejtori i Antiterrorit pranë strukturave të SHISH, Skënder Çela. Ndërkohë që, pak ditë më parë, në një lidhje telefonike për “Gazetën Shqiptare”, Çela ka pohuar se ai ende nuk ka asnjë pistë për zhdukjen e djalit të tij. “Nëse do kisha pistë hetimi, do dilja ta kërkoja vetë”, ka rrëfyer pak ditë më parë, babai i Julianit për “GSH”.

    Hetimet
    Ndërkohë që, prej afro 24 ditësh policia vijon hetimet për gjetjen e 10-vjeçarit Julian Çela, deri tani nuk është gjetur asnjë gjurmë e tij. Vetëm pak kohë më parë, policia sekuestroi kamerat e sigurisë të 80 bizneseve në kryeqytet, duke sekuestruar pamjet filmike të tyre, por duke mos gjetur asgjë konkrete. Duhet theksuar fakti se, çdo ditë forcat e policisë vijojnë kontrollet në terren, duke mos lënë qendra interneti, fast-food-e dhe dyqane pa pyetur për Julin, siç e thërrasin shkurt 10-vjeçarin. Në këto kushte, policia ka filluar të dyshojë se Julian Çela mund të jetë jashtë Tiranës dhe kontrollet duhet të shtrihen edhe në qytetet e tjera të vendit. Burime nga policia bëjnë me dije, se tashmë kur janë bërë kontrolle intensive në kryeqytet, ka një dyshim se djali i punonjësit të SHISH-it mund të jetë jashtë kryeqytetit. Pista e hetimeve të policisë është përqendruar tek largimi me dëshirë i Julianit, i cili dyshohet se tashmë mund të jetë bërë pjesë e ndonjë grupi adoleshentësh që grabisin qytetarët apo banesat. Vetëm pak ditë më parë, policia ka bërë të mundur identifikimin e personit me të cilin është parë për herë të fundit Julian Çela. Sipas policisë, bëhet me dije se bëhet fjalë për shtetasin Gëzim P., i cili dyshohet si një person që rekruton adoleshentë brenda grupit të tij për t’i bërë pjesë të grabitjeve apo vjedhjeve në kryeqytet. Sot bëhen afro 24 ditë që nga zhdukja e 10-vjeçarit, ndërkohë që policia deri tani nuk ka asnjë gjurmë për Julian Çelën. Policia bën me dije se hetimet vazhdojnë, ndërkohë që ekziston mundësia që shumë shpejt kontrollet të shtrihen edhe në qytetet e tjera të vendit.

    (e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •