Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    100 vjet më të varfrit në Europë

    Në vitin 1910, sipas revistës prestigjioze “The Economist”, të ardhurat për frymë në Shqipëri, ishin sipas standardit të fuqisë blerëse, sa 25.1 përqind e mesatares së Bashkimit Europian, edhe pse ky organizëm nuk ishte krijuar ende. Në fund të vitit 2011, shifra ishte 31 përqind.

    100 vjet histori varfërie, që i lë shqiptarët sot po aq të varfër ndaj europianëve sa ishin një shekull më parë, kur Shqipëria shpallte pavarësinë. Të dhënat e fundit zyrtare të Institutit Europian të Statistikës tregojnë se fatkeqësisht historia ka përsëritur vetveten.

    Në vitin 1910 Shqipëria ishte vendi më i varfër në Europë, ndërsa sot është e parafundit duke lënë pas vetëm Bosnjen e përfshirë nga konfliktet pafund etnike. Të gjitha ekonomitë e tjera, përfshirë dhe ato të rajonit, kanë një nivel dukshëm më të lartë mirëqenie.

    Sipas EUROSTAT në Serbi të ardhurat për frymë ishin në 2011 sa 35 për qind e mesatares së BE-së, ato në Maqedoni sa 36 për qind dhe më pas Mali i Zi dhe Turqia me një nivel të ardhurash për frymë respektivisht sa 43 dhe 52 për qind e BE-së. Njëqind vjet pavarësi janë një motiv i fortë feste, por tre ditë më parë shqiptarët mund dhe duhet të kishin shumë më tepër arsye për të festuar dhe për të qenë krenar./TCH
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  2. #2
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,456
    Postimet në Bllog
    1
    Citim Postuar më parë nga Akili-A Lexo Postimin

    Mire te pakten qe jemi te parafundit, ja kemi kaluar Bosnjes,. megjithate keto shifrat e fundit jane optimiste, sepse jemi shume afer me Serbine dhe FYROM-in dhe 12 % me poshte se Mali i Zi,..., po te krahasohemi me gjendjen ne fund te viteve 90`, jemi shume mire, ne u nisem nga niveli "0".
    Duaje te afermin tend si veten

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962
    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    Mire te pakten qe jemi te parafundit, ja kemi kaluar Bosnjes,. megjithate keto shifrat e fundit jane optimiste, sepse jemi shume afer me Serbine dhe FYROM-in dhe 12 % me poshte se Mali i Zi,..., po te krahasohemi me gjendjen ne fund te viteve 90`, jemi shume mire, ne u nisem nga niveli "0".
    e pergezoj optimizmin tend.
    por shtetet qe permende ngelen prapa nga lufterat dhe konfliktet etnike te viteve 90. dhe shume shpejt ato po e gjejne rrugen.
    por shqiperia kishte nje fryme ne fillim te 90-tes, e cila po zbehet dita-dites duke u zevendesuar me frymen nacionaliste qe eshte nje regres ne vetvete.
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  4. #4
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Citim Postuar më parë nga Akili-A Lexo Postimin
    e pergezoj optimizmin tend.
    por shtetet qe permende ngelen prapa nga lufterat dhe konfliktet etnike te viteve 90. dhe shume shpejt ato po e gjejne rrugen.
    por shqiperia kishte nje fryme ne fillim te 90-tes, e cila po zbehet dita-dites duke u zevendesuar me frymen nacionaliste qe eshte nje regres ne vetvete.
    Gjermania ka qene e shkaterruar gjate luftes se dyte boterore, por sot eshte ekonomia me e madhe ne Evrope.
    Te kerkosh te drejtat nuk eshte nacionalizem.

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17
    Shqiptaret jane sot me te pasur se kurre ne historine e tyre. Dhe kete mesoje nga une, mos e meso nga shifrat qe lexon neper revista si "Economist" apo nga televizione prane Edi Rames si "Top Channel", misioni i te cilave eshte nxirrja e imazhit te Shqiperise, pasi ne syte e tyre u duket sikur nxijne imazhin e punes se qeverise.

    Ne 1910, 10 familje bejleresh ne vend kishin ne kontroll 90% te gjithe pasurise se tundshme dhe te patundshme te vendit. Ne vitin 2011, te ardhurat per fryme ne Shqiperi jane $7800. Por edhe kjo shifer eshte me e madhe se kaq, pasi shifra del ne raport me GDP e vendit dhe merr parasysh vetem ekonomine formale dhe jo ate informale qe sipas vete CIA mund te shkoje deri 50% te ekonomise formale. Pra shifra reale e te ardhurave per fryme ne Shqiperi eshte aty tek $12,000/fryme. Kjo shifer nuk e fut Shqiperine ne rangun e vendeve te varfera por ne rangun e vendeve mesatare ne zhvillim. Dhe nuk ke perse shkon 100 vjet pas per te bere nje krahasim te tille, mjafton te shkosh vetem 20 vjet pas: ne 1991, me reninen e komunizmit, te ardhurat per fryme ne Shqiperi ishin vetem $100/fryme. Ne 20 vjet, keto te ardhura per fryme jane rritur 120 fish. Pra Shqiperia ka perjetuar nje rritje drastike ekonomike ne keto 20 vjetet e fundit.

    Arsyeja tjeter perse keto shifra jane shume here me te uleta se ato realet ka te beje me numrin e larte te emigracionit mes shqiptareve ne keto 20 vjet. Sipas censusit te vitit 2011, ne Shqiperi sot jetojne fizikisht vetem 45% e popullsise reale te vendit, me pak se 2 milion banore. Qe do te thote, se te pakten 2.5 milion shqiptare kane zgjedhur qe te jetojne e punojne jashte Shqiperise ne vende te ndryshme te botes, qe kane nje nivel me te larte mireqenie se Shqiperia. Te ardhurat e tyre nuk bejne pjese ne GDP e Shqiperise, GDP permban vetem transfertat e lekeve qe keta shqiptare dergojne ne Shqiperi per familjet e tyre, dhe keto transferta jane vetem nje perqindje e vogel e kursimeve e pasurise qe keta kane vene ne keto vende ku punojne prej dy dekadash.

    Nje tjeter shifer marramendese qe doli nga censusi i 2011 eshte numri teper i madh i ndertimeve private te ndodhura ne vend ne dekaden e fundit. Shtepite private, pallatet e apartamentet qe shqiptaret kane sot ne pronesi, bejne pjese ne pasurine e tyre te patundshme, dhe raporti i pasurise se patundshme me numrin e popullsise eshte ulur ndjeshem, qe do te thote qe gati te gjithe shqiptaret sot, ndryshe nga 100 vjet me pare, kane ne pronesi nje pasuri te patundshme.

    Shqiperia eshte vend ne zhvillim dhe nuk mund te konsiderohet me vend i varfer. Nese vazhdon ne rrugen e nisur dhe vendi gezon siguri e paqe edhe per dy dekada te ardhshme, Shqiperia dhe shqiptaret kane potencialin qe te fitojne statusin e Zvicres, nje vend i vogel por me nje ekonomi teper te zhvilluar. Shqiperise nuk i mungojne as pasurite natyrore te mbi dhe nentokes, e as pasuria me e madhe e saj, pasuria njerezore: nje popullsi e re ne moshe dhe e shkolluar, qe po u shfrytezua sic duhet, do ti japi vendit nje hov ekonomik qe nuk do ta gezoje asnje shtet fqinj apo asnje vend evropian. Kontinenti evropian eshte nje kontinent plak me nje popullsi ne plakje dhe ekonomi qe nuk do te mund te zgjerohen dot me tej fale kesaj popullsie ne plakje. Shqiperia nuk i ka keto probleme por ka probleme te tjera sic eshte zgjidhja e ceshtjes se prones private dhe reforma ne drejtesi qe mban peng zhvillimin dhe integrimin e vendit ne ekonomine evropiane dhe boterore.

    Albo

  6. #6
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928
    Citim Postuar më parë nga Akili-A Lexo Postimin
    Në vitin 1910, sipas revistës prestigjioze “The Economist”, të ardhurat për frymë në Shqipëri, ishin sipas standardit të fuqisë blerëse, sa 25.1 përqind e mesatares së Bashkimit Europian, edhe pse ky organizëm nuk ishte krijuar ende. Në fund të vitit 2011, shifra ishte 31 përqind.

    100 vjet histori varfërie, që i lë shqiptarët sot po aq të varfër ndaj europianëve sa ishin një shekull më parë, kur Shqipëria shpallte pavarësinë. Të dhënat e fundit zyrtare të Institutit Europian të Statistikës tregojnë se fatkeqësisht historia ka përsëritur vetveten.

    Në vitin 1910 Shqipëria ishte vendi më i varfër në Europë, ndërsa sot është e parafundit duke lënë pas vetëm Bosnjen e përfshirë nga konfliktet pafund etnike. Të gjitha ekonomitë e tjera, përfshirë dhe ato të rajonit, kanë një nivel dukshëm më të lartë mirëqenie.

    Sipas EUROSTAT në Serbi të ardhurat për frymë ishin në 2011 sa 35 për qind e mesatares së BE-së, ato në Maqedoni sa 36 për qind dhe më pas Mali i Zi dhe Turqia me një nivel të ardhurash për frymë respektivisht sa 43 dhe 52 për qind e BE-së. Njëqind vjet pavarësi janë një motiv i fortë feste, por tre ditë më parë shqiptarët mund dhe duhet të kishin shumë më tepër arsye për të festuar dhe për të qenë krenar./TCH
    Kjo qe thua ti nuk eshte e vertete. Krahasimin mund ta besh fare lehte duke pare GDP per banore ne USD me shtetet e tjera Evropiane. Shiko me poshte shtetet qe leme pas.

    Moldova 1,514
    Georgia 2,448
    Ukraine 2,542
    Albania 3,677

    Nuk e kuptoj c'fare perfitojne keta media qe disinformojne publikun duke e deklaruar artificialisht Shqiperine me te varfer ne Evrope?
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Shqiptaret jane sot me te pasur se kurre ne historine e tyre. Dhe kete mesoje nga une, mos e meso nga shifrat qe lexon neper revista si "Economist" apo nga televizione prane Edi Rames si "Top Channel", misioni i te cilave eshte nxirrja e imazhit te Shqiperise, pasi ne syte e tyre u duket sikur nxijne imazhin e punes se qeverise.

    Ne 1910, 10 familje bejleresh ne vend kishin ne kontroll 90% te gjithe pasurise se tundshme dhe te patundshme te vendit. Ne vitin 2011, te ardhurat per fryme ne Shqiperi jane $7800. Por edhe kjo shifer eshte me e madhe se kaq, pasi shifra del ne raport me GDP e vendit dhe merr parasysh vetem ekonomine formale dhe jo ate informale qe sipas vete CIA mund te shkoje deri 50% te ekonomise formale. Pra shifra reale e te ardhurave per fryme ne Shqiperi eshte aty tek $12,000/fryme. Kjo shifer nuk e fut Shqiperine ne rangun e vendeve te varfera por ne rangun e vendeve mesatare ne zhvillim. Dhe nuk ke perse shkon 100 vjet pas per te bere nje krahasim te tille, mjafton te shkosh vetem 20 vjet pas: ne 1991, me reninen e komunizmit, te ardhurat per fryme ne Shqiperi ishin vetem $100/fryme. Ne 20 vjet, keto te ardhura per fryme jane rritur 120 fish. Pra Shqiperia ka perjetuar nje rritje drastike ekonomike ne keto 20 vjetet e fundit.

    Arsyeja tjeter perse keto shifra jane shume here me te uleta se ato realet ka te beje me numrin e larte te emigracionit mes shqiptareve ne keto 20 vjet. Sipas censusit te vitit 2011, ne Shqiperi sot jetojne fizikisht vetem 45% e popullsise reale te vendit, me pak se 2 milion banore. Qe do te thote, se te pakten 2.5 milion shqiptare kane zgjedhur qe te jetojne e punojne jashte Shqiperise ne vende te ndryshme te botes, qe kane nje nivel me te larte mireqenie se Shqiperia. Te ardhurat e tyre nuk bejne pjese ne GDP e Shqiperise, GDP permban vetem transfertat e lekeve qe keta shqiptare dergojne ne Shqiperi per familjet e tyre, dhe keto transferta jane vetem nje perqindje e vogel e kursimeve e pasurise qe keta kane vene ne keto vende ku punojne prej dy dekadash.

    Nje tjeter shifer marramendese qe doli nga censusi i 2011 eshte numri teper i madh i ndertimeve private te ndodhura ne vend ne dekaden e fundit. Shtepite private, pallatet e apartamentet qe shqiptaret kane sot ne pronesi, bejne pjese ne pasurine e tyre te patundshme, dhe raporti i pasurise se patundshme me numrin e popullsise eshte ulur ndjeshem, qe do te thote qe gati te gjithe shqiptaret sot, ndryshe nga 100 vjet me pare, kane ne pronesi nje pasuri te patundshme.

    Shqiperia eshte vend ne zhvillim dhe nuk mund te konsiderohet me vend i varfer. Nese vazhdon ne rrugen e nisur dhe vendi gezon siguri e paqe edhe per dy dekada te ardhshme, Shqiperia dhe shqiptaret kane potencialin qe te fitojne statusin e Zvicres, nje vend i vogel por me nje ekonomi teper te zhvilluar. Shqiperise nuk i mungojne as pasurite natyrore te mbi dhe nentokes, e as pasuria me e madhe e saj, pasuria njerezore: nje popullsi e re ne moshe dhe e shkolluar, qe po u shfrytezua sic duhet, do ti japi vendit nje hov ekonomik qe nuk do ta gezoje asnje shtet fqinj apo asnje vend evropian. Kontinenti evropian eshte nje kontinent plak me nje popullsi ne plakje dhe ekonomi qe nuk do te mund te zgjerohen dot me tej fale kesaj popullsie ne plakje. Shqiperia nuk i ka keto probleme por ka probleme te tjera sic eshte zgjidhja e ceshtjes se prones private dhe reforma ne drejtesi qe mban peng zhvillimin dhe integrimin e vendit ne ekonomine evropiane dhe boterore.

    Albo
    nuk e vura kete lajm per krahasime te 20 vjecarit. por per te pare nje aspekt tjeter qe ka lidhje me frymen aktuale ne shqiperi.
    deri ne 2009 dhe per inerci edhe ne 2010-ten ekonomia shkonte mire, madje ne 2007-2008 une mbaj mend qe ka qene nje vit i mbrekullueshem nga ana ekonomike.
    ne terren qarkullonte shume para, bankat levronin kredira nga 50-100 mije euro me lehtesine me te madhe,pune kishte, mund te nderroje nje pune dhe brenda 1 ose 2 javesh gjeje pune tjeter,
    ne privat bizneset lulezuan dhe luanin me para, shiteshin shtepiat qe ne themel te pallatit, dhe kishte entuziazem, pas 2010-tes, ritmi filloi te ngadalesohej, dhe vjet e simvjet ekonomia nuk po leviz fare.
    remitancat kane rene 150 mil euro nga 1 miliarde ne 2007, kredite bankare jane prere, pallatet kane ngelur pa shitur, biznese te shumta po falimentojne. u shpresua se me marrjen e statusit do perfitonin
    200 mil euro ne vit por nuk ndodhi. Ndoshta kriza ne greqi dhe itali po ben punen e vet.
    por te gjitha keto probleme nuk jane adresuar, por edhe gjendja e keqe ne kosove, kane sjelle nje fryme nacionaliste, si gjeja me e lehte per te gjetur shpetim, me argumentin se ndjenja kombetare e mangut po ndikon ne mos ecjen e vendit.
    kjo eshte shprehur rendom edhe nga shume politikan. se duke luajtur tezen e shqiperise se madhe ndoshta do ta shtyje europen te nxitoje ne planet e veta, dhe te hapi qesen per ballkanin. si dhe te shpejtoje integrimin.
    pra kjo ndjenje amplifikohet me deshire edhe nga politikanet, duke mos bere llogarite qe hedhja e kesaj teze ne publik do te zhduki besimin e popullit ne projektin europjan. populli eshte shume i brishte
    me idene e europes dhe idealet e saj, dhe mund ti braktisi ato fare lehte ne nje moment dobesie, prandaj shqetesimi i perdorimit te populizmit folklorik te klasave politike nga te dyja anet eshte nje rrezik me pasoja.
    por qe politika shqiptare mendon vetem per votat.
    nuk eshte se vetem berisha po e ben kete gje, PO E BEJNE TE GJITHE. ps-ja po i jep hapsire te perditshme ne media Spahiut, per interesat e saj. camet ne anen tjeter po ashtu, dhe dale ngadale i gjithe spektri politik po rreshqet
    ne kete loje te rrezikshme.
    them te rrezikshme sepse shqiperia nuk ka nje klase te mirfillte intelektuale, qe te luaje ndermjetesin midis popullit dhe politikes.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Akili-A : 01-12-2012 më 14:42
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  8. #8
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,456
    Postimet në Bllog
    1
    Citim Postuar më parë nga Akili-A Lexo Postimin
    e pergezoj optimizmin tend.
    por shtetet qe permende ngelen prapa nga lufterat dhe konfliktet etnike te viteve 90. dhe shume shpejt ato po e gjejne rrugen.
    por shqiperia kishte nje fryme ne fillim te 90-tes, e cila po zbehet dita-dites duke u zevendesuar me frymen nacionaliste qe eshte nje regres ne vetvete.
    Kjo fryme ka hyre pak a shume nga viti 2000, sidomos nga ca ndeshje futbolli me Greqine, u fut nga politika, dhe arriti kulmin me deklaratat e Berishes, por mundesite jane ne raport te zhdrejte me deshirat, per Shqiperine, keshtu qe eshte nje fryme qe vetem demton sic ka demtuar edhe fqinjet tane,...nacionalizmi u fut nga N.Bonaparti, dhe eshte ide e re e lidhur edhe me racizmin, etj.
    Do te thone qe fqinjet i ka ndihmuar nacionalizmi..une them jo...faktet e fundit flasin vete..., mjafton fakti i te ndjerit shqiptar si identitet dhe respekti ndaj ketij identiteti, dhe mos shtyhemi me tutje,....dhe sa te jete e mundur respekt per ate qe eshte ndryshe nga ne
    Duaje te afermin tend si veten

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17
    Shqetesimi qe ti ngreh eshte real, rritja ekonomike ka rene ndjeshem vitet e fundit ne Shqiperi. Dhe arsyet per kete jane dy: a) kriza ekonomike qe ka mberthyer gjithe Evropen dhe boten, sidomos vendet tona fqinje b) shkaterrimi i ekonomise informale te trafikut te droges nga ana e qeverise. Une do te thosha qe fakti qe Shqiperia nuk e ka ndjerre krizen deri me sot, kur Greqia dhe Italia, dy fqinjet tane jane ne krizen me te thelle te besimit ne qeverite e tyre ne historine e ketyre dy popujve, eshte ne vetvete nje merite e qeverise shqiptare, qe ka ditur te manovroje per ti bere balle krizes. Rruga e vetme e Shqiperise per ti bere balle krizes eshte thithja e investimeve te huaja ne vend dhe privatizimi i shpejte i te gjitha ndermarrjeve publike. Kjo do te siguronte kapital te mjaftueshem per ti bere balle krizes dhe per ti dhene ekonomise shqiptare stimuluesin e duhur per tu perballur me ndikimin e ekonomive ne renie te lire te vendeve fqinje. Vetem mbyllja e transaksionit te Albpetrolit do te beje qe shteti shqiptar te paguaje gjithe detyrimet e veta qe u ka biznesit privat ne vend, dhe kjo ka per ti dhene stimulin e duhur tregut privat.

    Persa u perket shqetesimeve te tua te tjera ne lidhje me AK e kompani, ajo e ka emrin politike. Fushata elektorale ka filluar dhe cdo pale po mundohet te fitoje sa me shume vota. Era e forte e nacionalizmit nuk eshte nje ere shqiptare por nje ere e importuar nga vendet fqinje, qe duan te destabilizojne me cdo kusht rrugen e hapur te Shqiperise drejt Bashkimit Evropian. Duke qene se Shqiperia eshte tashme anetare e NATO, vendet fqinje nuk mund te kercenojne dot direkt stabilitetin politik dhe sigurine e vendit, por zgjedhin ta bejne kete gje me proxy, me njerez te paguar mes shqiptareve. Ky eshte nje fenomen i perkoshem qe do te marri fund me perfundimin e zgjedhjeve te ardhshme dhe me hyrjen e Shqiperise ne BE.

    Albo

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •