Postuar më parë nga
Albo
Shqiptaret jane sot me te pasur se kurre ne historine e tyre. Dhe kete mesoje nga une, mos e meso nga shifrat qe lexon neper revista si "Economist" apo nga televizione prane Edi Rames si "Top Channel", misioni i te cilave eshte nxirrja e imazhit te Shqiperise, pasi ne syte e tyre u duket sikur nxijne imazhin e punes se qeverise.
Ne 1910, 10 familje bejleresh ne vend kishin ne kontroll 90% te gjithe pasurise se tundshme dhe te patundshme te vendit. Ne vitin 2011, te ardhurat per fryme ne Shqiperi jane $7800. Por edhe kjo shifer eshte me e madhe se kaq, pasi shifra del ne raport me GDP e vendit dhe merr parasysh vetem ekonomine formale dhe jo ate informale qe sipas vete CIA mund te shkoje deri 50% te ekonomise formale. Pra shifra reale e te ardhurave per fryme ne Shqiperi eshte aty tek $12,000/fryme. Kjo shifer nuk e fut Shqiperine ne rangun e vendeve te varfera por ne rangun e vendeve mesatare ne zhvillim. Dhe nuk ke perse shkon 100 vjet pas per te bere nje krahasim te tille, mjafton te shkosh vetem 20 vjet pas: ne 1991, me reninen e komunizmit, te ardhurat per fryme ne Shqiperi ishin vetem $100/fryme. Ne 20 vjet, keto te ardhura per fryme jane rritur 120 fish. Pra Shqiperia ka perjetuar nje rritje drastike ekonomike ne keto 20 vjetet e fundit.
Arsyeja tjeter perse keto shifra jane shume here me te uleta se ato realet ka te beje me numrin e larte te emigracionit mes shqiptareve ne keto 20 vjet. Sipas censusit te vitit 2011, ne Shqiperi sot jetojne fizikisht vetem 45% e popullsise reale te vendit, me pak se 2 milion banore. Qe do te thote, se te pakten 2.5 milion shqiptare kane zgjedhur qe te jetojne e punojne jashte Shqiperise ne vende te ndryshme te botes, qe kane nje nivel me te larte mireqenie se Shqiperia. Te ardhurat e tyre nuk bejne pjese ne GDP e Shqiperise, GDP permban vetem transfertat e lekeve qe keta shqiptare dergojne ne Shqiperi per familjet e tyre, dhe keto transferta jane vetem nje perqindje e vogel e kursimeve e pasurise qe keta kane vene ne keto vende ku punojne prej dy dekadash.
Nje tjeter shifer marramendese qe doli nga censusi i 2011 eshte numri teper i madh i ndertimeve private te ndodhura ne vend ne dekaden e fundit. Shtepite private, pallatet e apartamentet qe shqiptaret kane sot ne pronesi, bejne pjese ne pasurine e tyre te patundshme, dhe raporti i pasurise se patundshme me numrin e popullsise eshte ulur ndjeshem, qe do te thote qe gati te gjithe shqiptaret sot, ndryshe nga 100 vjet me pare, kane ne pronesi nje pasuri te patundshme.
Shqiperia eshte vend ne zhvillim dhe nuk mund te konsiderohet me vend i varfer. Nese vazhdon ne rrugen e nisur dhe vendi gezon siguri e paqe edhe per dy dekada te ardhshme, Shqiperia dhe shqiptaret kane potencialin qe te fitojne statusin e Zvicres, nje vend i vogel por me nje ekonomi teper te zhvilluar. Shqiperise nuk i mungojne as pasurite natyrore te mbi dhe nentokes, e as pasuria me e madhe e saj, pasuria njerezore: nje popullsi e re ne moshe dhe e shkolluar, qe po u shfrytezua sic duhet, do ti japi vendit nje hov ekonomik qe nuk do ta gezoje asnje shtet fqinj apo asnje vend evropian. Kontinenti evropian eshte nje kontinent plak me nje popullsi ne plakje dhe ekonomi qe nuk do te mund te zgjerohen dot me tej fale kesaj popullsie ne plakje. Shqiperia nuk i ka keto probleme por ka probleme te tjera sic eshte zgjidhja e ceshtjes se prones private dhe reforma ne drejtesi qe mban peng zhvillimin dhe integrimin e vendit ne ekonomine evropiane dhe boterore.
Albo
Krijoni Kontakt