Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Ymer Deliallisi

    Prefekti i Elbasanit: Ju tregoj gjyshin tim, firmėtarin e Pavarėsisė

    Rrėfehet Shefqet Deliallisi: Themelues i Shijakut.

    Ymer Deliallisi, bashkėpunėtor i Ismail Qemalit. Shpallėn pavarėsinė nė Durrės, Tiranė e Elbasan.

    Njė rrėfim i veēantė vjen nga prefekti i Elbasanit, Shefqet Deliallisi. Ai tregon historinė e familjes sė tij, pikėrisht tė gjyshit, Ymer Deliallisi, i famshėm nė Shqipėrinė e Mesme pėr bashkėpunimin me patriotėt nė shpalljen e pavarėsisė sė shtetit shqiptar me Ismail Qemalin. Detajet e jetės politike tė Deliallisve, qė nga krijimi i qytetit tė Shijakut, firmosja e Deklaratės sė Pavarėsisė e persekutimet e familjes nė kohėn e diktaturės, shprehen qartė nė kėtė intervistė.
    Ju jeni nipi i Ymer Deliallisit, nėnshkrues i Aktit tė Pavarėsisė. Nė prag tė 100-vjetorit, mund tė dimė mė shumė pėr tė?
    Nė fakt, nėnshkrues tė Pavarėsisė janė dy Deliallisė, gjyshi im, Ymer Deliallisi, dhe kushėriri i tij, Xhemal Deliallisi. Kėta kanė pėrfaqėsuar Shijakun nė Kuvendin e Vlorės.
    Dy pjesėtarė tė njė fisi?
    Nė fakt, s’kishte si tė ndodhte ndryshe. Shijaku ėshtė i lidhur pazgjidhshmėrisht me Deliallisėt. Janė ata qė e kanė themeluar qytetin.
    Nė ē’kuptim?
    Sipas Teki Selenicės, nė librin “Shqipnia nė vitin 1927”, Shijaku ėshtė krijuar mė 1880-n nga Sali bej Deliallisit. Qyteti ėshtė pagėzuar me emrin Shijak nga njė kishė qė ka qenė nė kodrėn pėrmbi qytet, Kisha e Shėn-Jakut, e cila ndodhej nė kodrėn pėrballė Kishės sė Shėn Vlashit. Historiografia komuniste nė asnjė rast nuk e ka pėrmendur emrin e njeriut qė themeloi Shijakun pėr faktin se pasardhėsit e tij u masakruan egėrsisht nga regjimi komunist si kundėrshtarė tė tij. Pėr kėtė arsye, propaganda komuniste i fshiu emrat e tė gjithė Deliallisve tė shquar, ndėr ta edhe emrin e gjyshit tim, Ymer bej Deliallist, njėri prej nėnshkruesve tė Aktit tė Pavarėsisė nė Vlorė, ndėr mė tė shquarit e Deliallisve.

    Le t’i kthehemi gjyshit tuaj, Ymer Deliallisi…
    Ėshtė fat qė kujtime tė tij tė shkruara me rastin e 25-vjetorit tė pavarėsisė nė vitin 1937 ekzistojnė, madje edhe nė Arkivin e Shtetit.
    Ymeri lindi nė Shijak, nė vitin 1872. Mėsimet e para i mori nė mejtepin e qytetit, pėr tė vazhduar me studimet nė Stamboll. Qysh nė vitin 1900 u lidh me atdhetarė tė njohur nė kolonitė shqiptare, nė Egjipt dhe Bukuresht. Nė vitin 1908 mori pjesė aktive nė pėrhapjen e ideve kombėtare, siē shkruan Ibrahim Dalliu nė librin “Patriotizma nė Tiranė” (1930). “Shtėpia e Ymer Deliallisit, – shkruhet nė libėr, – ishte kthyer nė fole patriotėsh tė ndjekur nga regjimi turk”. Veprimtaria e tij atdhetare pėr pavarėsinė e Shqipėrisė dokumentohet qė nga viti 1908, siē ai shkruan nė kujtimet e tij: “Kah mezi i qershorit tė kėtij viti (1908) formova bashkė me vllanė tim, Masarin, ēetėn pjesėmarrėse nė deklarimin e luftės kombėtare. Shkum nė Sarasalltik tė Krujės, ku u poqėm me ēetat e Abdi Toptanit, tue formu pjesėn ma tė gjallė tė kryengritjes”. Dihet qė shijakasit janė dalluar si luftėtarė trima.
    Si u gjendėn pėrkrah Ismail Qemalit?
    Jo rastėsisht Deliallisėt nė shpalljen e pavarėsisė u gjendėn nė krah tė Ismail Qemalit. Nė kujtimet e tij, Ymer bej Deliallisi shprehet: “Nė vitin 1912, kur plaku i Vlonės dul nė Durrės e do tė nisesh pėr nė Vlonė me shpall indipendencėn shqiptare, mora pjesė bashkė me kushėrinin tim, Xhemal Deliallisi, si delegatė tė Nėnprefekturės sė Shijakut. Sot ruj kujtimin e shtrejtė tė asaj tube historike atdhetarėsh qi pėrēau fushėn e Myzeqesė, e cila ato ditė kje e transformume nė nji knetė tė gjanė nga shiu i dendur”. Ymer Deliallisi dhe njerėzit e tij jo vetėm morėn pjesė nė Kuvendin e Vlorės, por morėn pėrsipėr sigurimin e karvanit tė Ismail Qemalit nė rrugėtimin drejt qytetit tė pavarėsisė. Kėtė e pasqyron mjaft mirė nė kujtimet e tij nėnshkruesi tjetėr i Aktit tė Pavarėsisė, Ferit Vokopola: “Mė 21 nandor na lajmėronte Hamid bej Toptani me servis telegrafik nga Durrėsi, se Ismail beu arriti dhe janė marrė masat e duhura deri nė Shkumbin nė shoqėrim tė z. Ymer bej Deliallisit me shokė”.
    Si e pėrshkruan nė kujtimet e tij qėndrimin nė Vlorė?
    Mbresat e Ymer Deliallisit nga ēastet e ceremonisė sė shpalljes sė pavarėsisė nė Vlorė zėnė pjesėn mė tė madhe tė kujtimeve tė tij. Nė to bie nė sy entuziazmi i jashtėzakonshėm nė tubimin historik, adhurimi pėr plakun e urtė e tė menēur tė Vlorės. Dhe shqetėsimi pėr ēka ndodhte nė Shijak, ku nga momenti nė moment pritej hyrja e forcave serbe.
    Shijaku ėshtė njė nga qytetet ku flamuri u ngrit para se tė ngrihej nė Vlorė?
    Ymer beu me shijakasit qė ndodheshin nė Vlorė nuk mund tė ndiheshin tė qetė pa mėsuar ēfarė po ndodhte nė Shijakun e tij. Kuptohet, komunikimi ishte i vėshtirė. “Kur mbėrritėm nė Vlonė, – shkruan ai nė kujtimet e tij, – i drejtova nji telegram parisė sė Shijakut, qi tė ngrishin Flamurin Kombtar”. Nė “Dokumentet historike” tė Lef Nosit gjendet ky telegram dėrguar prej tij, nė tė cilin shkruhet: “Durrsi, Tirana dhe Elbasani shpallėn indipendencėn. Ju, nė mos e paēi shpallė, shpalleni sa ma parė dhe na lajmėroni. Pėr formalitetet e rastit pytni Durrėsin, Tiranėn dhe Elbasanin”. Sa morėn mesazhin, shijakasit reaguan me shpejtėsi dhe e shpallėn pavarėsinė nė Shijak.
    Cili ishte roli i Ymer Deliallisit nė vitet mė pas?
    Mė pas, Ymer bej Deliallisi u radhit nė mbrojtje tė Princ Vidit. “Mė 1914, – kujton ai, – nė kohėn e Princ Vidit, bana pjesė nė nji grusht patriotėsh qi u ndoqėn nga rebelėt dhe bashkė me pjestarėt e familjes time luftumė kryengritjen, drejtue kundra Qeverisė sė asaj kohe deri sa Princi la Durrėsin; nė kėt moment edhe unė bashkė me at grup atdhetarėsh, nėn kryesinė e Aqif Pashė Elbasanit, shkuem nė Itali, tuj lanė nė durėt e rebelėve babėn tim, Dalip Deliallisi, i cili qe burgos e dėrgu nė burgun e Elbasanit”.
    Mė 25 dhjetor 1918 mori pjesė si delegat i nėnprefekturės sė Shijakut nė Kongresin Kombėtar tė Durrėsit. Nė vitin 1920, Kongresi i Lushnjės e zgjodhi Ymer bej Deliallisin senator. Pėr t’u theksuar ėshtė se rrugės pėr Tiranė qeveria e krijuar nė Lushnjė u sigurua gjatė udhėtimit nga forca tė drejtuara nga vėllai i tij, Masar Deliallisi. Qeveria dhe kongresistėt e Lushnjės, pėr disa ditė qėndruan nė shtėpinė e Deliallisėve nė Shijak. Ja si e pėrshkruan Ymer Deliallisi kėtė moment: “Vij e mbyll shėrbimet e mia patriotike tue mos qit nė harresė dhe pritjen bujare e pėrkrahjen e duhun qi gjetėn kongresistat e Lushnjės prej shtėpisė tonė, me rastin e qindrimit tė tyne nė Shijak”.
    Nė periudhėn e mbretėrisė, Ymer Deliallisi kreu detyra tė rėndėsishme shtetėrore, si nėnprefekt nė Shijak, kryetar Bashkie nė Shijak, nėnprefekt nė Lushnjė, Peqin etj. Vdiq nė vitin 1944, duke lėnė pas emrin e njė atdhetari tė shquar dhe njė figure tė respektuar pėr bashkėkombėsit e tij. Dhe vetėm pak ditė mė filloi masakra…
    Ēfarė ndodhi mė pas?
    Thjesht si kundėrshtarė politikė apo si kundėrshtarė potencialė politikė, pasi ishin njerėz me influencė dhe tė shkolluar, komunistėt pushkatuan dy djemtė e Ymer Deliallisit, ushtarakė tė shkolluar, tre vėllezėrit e tij (njėri deputet, tjetri ushtarak me akademi, tjetri kryetar komune) dhe tre djemtė e tyre mė pas. Po thuaj shuan njė fis tė tėrė.
    Le t’i kthehemi dhe njė herė 28 Nėntorit. Si pėrkujtohej nga ju kjo festė?
    Qė nga koha qė unė mbaj mend, nė familjen time 28 Nėntori festohej nė njė mėnyrė madhėshtore. Pėrgatitjet zgjasnin ditė me radhė. Prindėrit na flisnin pėr kėtė ngjarje tė madhe, na tregonin edhe pėr gjyshin, por kjo ndodhte vetėm brenda mureve tė shtėpisė. Jashtė, asnjė fjalė. Kur ishim tė vegjėl habiteshim pse nė asnjė rast gjyshi nuk zihej me gojė. Asgjėkund nuk shkruhej asnjė radhė pėr tė… Vetėm pas ardhjes sė demokracisė tė paktėn meritat e tij dolėn nė shesh… Tashmė ai ėshtė shpallur “Nder i Kombit”.
    Ju tashmė po ndiqni rrugėn e gjyshit, politikėn. Jeni prefekt i Elbasanit, post i lartė, post qė njė shekull mė parė, kur themelohej shteti shqiptar, e kishte Aqif Pashė Elbasani.
    Pėr kėtė fakt tė fundit me tė vėrtetė jam krenar. Tė jesh prefekt i Elbasanit nė fillimin e shekullit tė dytė tė pavarėsisė sė Shqipėrisė ėshtė e rėndėsishme. Nė fakt, unė nė profesion jam mjek. Kam trashėguar profesionin e babait, por sot jam nė politikė dhe po trashėgoj profesionin e gjyshit tim, Ymer Deliallisit. Ngado qė ta kthesh, jam brenda traditės familjare…
    Ēfarė mund tė thoni nė kėtė 100-vjetor?
    Po festohet me madhėshti. Edhe unė nė Elbasan kam dhėnė njė kontribut qė gjėrat tė shkojnė nė vendin e duhur. Atdhetarėt elbasanas, tė mėnjanuar dhe retushuar, tashmė kanė dal nė pah. Vėrejtje kam pėr shijakasit (drejtuesit e qytetit), tė cilėt duhet tė jenė krenarė pėr historinė dhe kontributin e qytetit tė tyre, tė nderojnė njerėzit e shquar qė bėnė historinė e Shijakut, me tė cilėt krenohet gjithė kombi shqiptar. Nuk duhet tė harrojnė se po hyjmė nė shekullin e dytė tė Shqipėrisė sė pavarur, dhe ėshtė e papranueshme qė figurat e shquara tė Pavarėsisė, qė luajtėn njė rol kaq tė rėndėsishėm, t’i lėnė nė hije.

    ELBASAN/ MIRANDA SADIKU

    Panorama

    Shenim: Ne foto eshte Ymer Bej Deliallisi, vepėr e piktorit Arben Morina
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  2. #2
    Hajde bab te tregoj arat i thojne kesaj pune

    Delialliste e pare qe erdhen ne Shqiperi u shperngulen nga Siria per motive tregtare . Dy nder te paret e koloneve Deliallis qe erdhen ne Shqiperi ishin ushtarak te perandorise Osmane. Delialliset ishin me religjon Shija dhe pikerisht per kete arsye gjat deformimeve te ndryshme qe u be gjat kohes, vendi ku ata rrinin dhe rrijne dhe sot e kesaj dite quhet Shijak

    Ne Shijak historikisht nuk ka pasur familje te krishtera dhe per rrjedhoje as kisha me emer shen jak. Pas demokracise kan ardhur disa kollovare ose te shperngulur me besim te krishter. Gjithsej jane apo nuk jane 3 - 4 shtepi me te krishtere ne ter zonen e Shijakut

    Kjo ishte sa per informacion meqe jam i brendshem te Deliallist dhe ne Shijak

    Shen Vlashi ku eshte kisha ortodokse eshte rreth 10 km nga Shijaku dhe eshte periferi e Durresit 1 km dhe nuk ka lidhje me Shijakun
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga EuroStar1 : 02-12-2012 mė 23:10
    Revolution 1848

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •