Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Mesimi ne Kosove

    --------
    gazeta shekulli


    Njė sugjerim dashamirės Institucioneve Arsimoe Kosovare.

    Nga Prof.As.Dr.Aleksandėr Kocani


    Nė karrierėn time tė gjatė mėsimdhėnėse mė ka rastisur qė tė kem tė bėjė edhe me studentė nga treva e Kosovės. Pavarėsisht nga degėt ku ata kanė qenė, nė ato tė mjekėsisė, tė psikologjisė, punės sociale apo tė filozofi-sociologjisė, vėreja njė dukuri tė pėrbashkėt. Ishin studentė seriozė, punėtorė, me njė komunikim mbresėlėnės nga pikėpamja etike, kėmbėngulės nė arritjen e rezultateve sa mė tė mira, por qė nė pėrgjithėsi nuk arrinin ato vlerėsime qė donin nė pėrputhje me punėn e bėrė. Vetė ata konstatonin se studentėt nga Shqipėria me mė pak angazhim e punė merrnin nota mė tė larta se ata. Dhe kjo i vinte nė sedėr e i nxiste qė tė kėrkonin mė shumė edhe nga vetja, por edhe nga pedagogu. Natyrisht, kėtu nuk ishte puna se kishte ndonjė vlerėsim diskriminues nga pedagogu. Jo, thjesht formimi i mėparshėm shkollor i tyre kishte boshllėqe tė tilla qė i pengonte ata qė tė jepnin rendimentin maksimal.
    Nisur thjesht nga vėzhgimet e rastit, por dihet se kėto nė shkencė pėrbėjnė njė nga burimet kryesore tė informacionit pėr tė shpjeguar me anė tė hipotezave, kam konstatuar se si nė diskutimet nė seminare, por sidomos nė pėrgjigjet nė provimet nė arsyetimet e tyre kishte defekte kryesisht tė karakterit logjik. Ata e kishin tė vėshtirė qė tė ndėrtonin arsyetime korrekte me shkallė relativisht tė lartė tė ndėrlikueshmėrie. Mendoj se kėta studentė e ndienin qė diēka nuk shkonte, sepse nė mjaft raste ma kanė shprehur edhe mua duke mė kujtuar se ata janė nga Kosova, se ata kanė patur probleme etj. Njė pjesė prej tyre madje kanė bindjen, gjė qė edhe e kanė shprehur haptazi, se problemet vijnė nga diferencat e dialekteve nė tė folur. Me sa kam kuptuar me intuitė, ata duan tė thonė me kėtė qė pedagogėt edhe gjatė vlerėsimit nuk arrijnė t’i kuptojnė mirė ata pėr shkak tė dallimeve qė ekzistojnė nė gjuhėn shqipe tė folur nė trevėn e Kosovės dhe asaj nė Republikėn e Shqipėrisė. Mirėpo dallime tė tilla gjuhėsore nė tė folur ekzistojnė edhe pėr studentėt shqiptarė qė vijnė nga krahina tė ndryshme tė Republikės sė Shqipėrisė, por nuk ka patur, ose unė nuk kam dėgjuar tė flitet pėr probleme tė ngjashme. Kėshtu qė mendoj se faktori “dialekt” do tė mund tė pėrjashtohej nga pėrpjekja pėr shpjegimin e problemit nė fjalė. Ka tė ngjarė qė probleme moskuptimi tė ketė, por nė kahen e kundėrt. Domethėnė, mundet qė ata tė hasin nė vėshtirėsi pėr tė kuptuar shpjegimin e pedagogėve. Dhe kjo vėshtirėsi mund tė ketė lidhje me gjuhėn, por jo nga pikėpamja e variacionit dialektor. Nė se u referohemi antropologėve tė specializuar nė linguistikė si, psh, Lee Worf dhe Sapir, ata kėmbėngulin nė rolin themelor tė gjuhės nė krijimin e atij arsenali mjetesh (skema automatike, programe lidhėse, programe qė rrisin nivelin e formalizmit nė arsyetim etj.) qė nė tėrėsi programojnė vetė mendimin. Pra, njė kulturė gjuhėsore e pasur do tė thotė gjithashtu edhe mundėsi tė mėdha pėr t’u kulturuar me sukses edhe nė fusha tė tjera tė dijes. Dhe anasjelltas, defektet nė arsimimin nė gjuhėn amtare janė “shkopinj nė rrota” pėr shkollim cilėsor nė profesione tė ndryshme. Kėshtu qė mund tė supozohet se defekte tė sistemit tė formimit gjuhėsor, sidomos nė nivelet e ulėta tė shkollimit nė Kosovė, tė jenė njė nga faktorėt qė ka penguar formimin e njė “makine logjike tė shpjegimit” (nėse i referohemi termit tė pėrdorur nga Ajnshtajni) tė efektshme tek studentėt qė vijnė nga Kosova. Vihet theksi tek nivelet e ulėta, sepse sistemi i shkollimit nė njė farė kuptimi, i ngjan njė “piramide tė kthyer pėrmbys”. Kėshtu qė sa mė herėt tė dėmtohet ai, aq mė tė rėnda janė pasojat negative nė ecurinė dhe efektshmėrinė e mėtejshme tė tij. Kjo bie mė nė sy veēanėrisht pėr ato disiplina, mėsimdhėnia e tė cilave ėshtė e ndėrtuar nė vite sipas njė strukture ngjitėse vijėdrejt. Mė tė spikatura nė kėtė drejtim janė lėndėt matematike, qė, ndėrmjet disiplinave tė shkencave ekzakte, kanė njė peshė shumė tė madhe nė ndėrtimin e arsenalit tė mekanizmave tė arsyetimit logjik nė tė gjithė sistemin e shkollimit, por sidomos nė atė elementar. Do tė mjaftonte qė vetėm nė formimin matematik dhe atė gjuhėsor (“matematika e shkencave sociale”, siē e quajnė ndonjėherė) tė kishte defekte serioze, sidomos nė fillesat e tyre dhe do tė sabotohej nė kėtė mėnyrė ndėrtimi i njė “makine logjike tė tė kuptuarit” aq tė nevojshme pėr tė patur kulturim cilėsor tė pėrgjithshėm dhe profesional. Nė tė mirė tė kėtyre pėrsiatjeve flasin edhe pėrshtypjet e mjaft arsimtarėve, sidomos tė shkollave tė mesme tė Tiranės, pėr dallime tė dukshme nė formim midis nxėnėsve, tė ardhur nga Kosova gjatė ngjarjeve tė dhimbshme tė eksodit tė vitit 1999, dhe atyre vendas. Krahas ndjenjave tė natyrshme tė dhimbjes e solidaritetit me vėllezėrit kosovarė, tė indinjatės ndaj egėrsisė ēnjerėzore tė pushtuesit serb, nė qarqet arsimore e intelektuale tė Tiranės dhe mė gjerė u fol me keqardhje edhe pėr konstatimin e mangėsive serioze nė formimin shkollor tė nxėnėsve tė ardhur nga Kosova.
    Kėshtu qė sugjerimi dashamirės qė do t’u bėja institucioneve arsimore tė Kosovės ėshtė qė tė shikojnė mundėsinė pėr tė bėrė objekt tė njė studimi serioz sistemin shkollor primar dhe elementar tė tyre (qė do t’i korrespondonte atij fillor dhe 8 -vjeēar nė Republikėn e Shqipėrisė), duke patur si fokus lėndėt matematike dhe gjuhėn shqipe pėr rolin e tyre tė veēantė nė formimin e mendimit logjik. Le tė mos harrojnė se kanė qenė pėr njė periudhė tė gjatė nėn pushtimin serb, njė nga mė tė sofistikuarit nga pikėpamja e dinakėrisė, forcės dhe efektshmėrisė sė veprimit asimilues.



    ---------

    marre nga Shekulli.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-01-2003
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    99
    Nuk kam se si te mos pajtohem me profesor Kocanin, kurse nje nder shkaqet mjafte te rendesishme eshte edhe gjendja e arsimit ne 12-14 vjet e fundit.E dijme te gjithe se si ka qene, psh. femijet e mi per here te pare mesuan c'eshte shkolla ketu ne Kanada e kam fjalen per shkolle te mirfillte e jo te improvizuar si ne Kosove ku mesohej me fletore mbi gjunje. Ajo makina logjike e shpjegimit u eshte demtuar shum gjeneratave te kosovareve te vegjel ne peridhen 90-2003 dhe vazhdon prap tu demtohet....

Tema tė Ngjashme

  1. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  2. Dosja e krimit politik në Kosovë
    Nga kosovar nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 15:05
  3. Intervistė me Myftiun e Kosovės, Mr. Naim Tėrnava
    Nga Drini_i_Zi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-01-2009, 19:13
  4. Forcat ushtarake serbe mobilizohen pėrgjatė vijės administrative me Kosovėn
    Nga ARIANI_TB nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-04-2006, 15:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •