Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 2 prej 2

Tema: Ndihme

  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-11-2012
    Postime
    8
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Ndihme

    Ju lutem a mund te me thoni nje recete gatimi per ushqimin ose embelsiren tradicionale te Gjirokastres.

  2. #2
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,511
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Pershendetje, materialin me posht e gjeta rastesisht ne nje faqe kulturashqiptare , e shkeputa kete pjese per te ardhur ne ndihme, gjithashtu edhe per te gjithe ato qe kane pak njohuri mbi gatimet tradicionale (duke perfshire dhe veten). Materiali nuk permban receta specifike , eshte me teper informativ.

    Bakllavaja gjirokastrite

    Pavarėsisht lulėzimit ekonomik tė qytetit tė Gjirokastrės nė fillim tė shekullit tė kaluar, mjedisi shoqėror ishte i ngarkuar me konservatorizėm e fanatizėm ekstrem. Vajza kur martohej, shkonte njė herė nė vit pėr tė takuar prindėrit. Njė zakon i tillė ka kapėrcyer mbi 3 shekuj. Ndėrsa nė gatim ndiheshin mirė. Ngjarje pėr to ishin festat e pėrbashkėta, sidomos dasma. “Mblidheshin bashkė, punonin si nė njė orkestėr e vetme qė nusja tė pėrgatitej e tė dilte sa mė mirė”, thotė Andon Lula. Sipas tij, pėrgatitjet pėr dasmėn shkonin gati njė javė, nga e hėna nė tė diel, derisa pėrcillej nusja. Sipas traditės, tė gjitha ditėt e javės ishin tė pasura me gatime tė veēanta, qerasje e aktivitete. Nė dekorin e dasmės e veēantė ishte bakllavaja qė shtrohej me 80 e 100 pete. Dikur bėhej sa pėllėmbė e dorės dhe ishte “mbretėresha” e ēdo trapezi, siē ėshtė sot njė tortė e madhe. Nikoqiret e kohėve tė largėta, viheshin nė garė, kush ta pėrgatiste mė mirė, duke lehtėsuar zonjėn e shtėpisė. Puna pėr pėrgatitjen e bakllavasė niste me zėnien e brumit dhe hapjen e petėve qė duhej tė ishin tė holla, si kartė cigari. Kur mbaronte puna, kėndohej dhe njė kėngė, me vargje si kėto “Kjo shtėpia veseli, moj veseli / Ēka shtruar kėtė sini / Bakllava e revani / Kush e ka holluar / I lumēin duart”. Pas mishit tė pjekur qė shtrohej pas orės 12.00, tė gjithė mysafirėt i kishin sytė tek bakllavaja. Ajo shtrohej kur ndonjė nga burrat, e kreut tė trapezit, lėshonte zėrin qė ta dėgjonin tė gjithė me njė frymė, “nxirreni bakllavanė se na u bė syri filxhan, tė shikojmė dorėn e zonjės sė shtėpisė”. Nė fund dasmorėt largoheshin njė e nga njė, merrnin nusen nga dora dhe sė bashku ndiznin qirinjtė nė dritaret e shtėpisė, pėr ti treguar tė nesėrmen botės se dasma kaloi mirė e deri nė tė gdhirė.

    Meny sipas stinėve

    Gjirokastritet, nė kushte brenda shtėpisė, gatimin e kanė mėsuar nė radhė tė parė nga vjehrrat, pastaj jashtė, nė gjitoni tė mirė. Kur gatuanin diēka tė veēantė e tregonin me mburrje tek fqinjėt. “Pa provoje njė cikė, si e kam bėrė se i hodha dhe njė gjė tė mirė”, thoshin kur mblidheshin bashkė. Pranvera vinte dhe dilte mė me shumė erėza, perime, jeshillėqe. Sofra shtrohej me sallatė tė freskėt, supe e gjellė, shumica pa mish, plot vitamina e kripėra minerale. Sarmate ishin specialiteti i parė i pranverės, me rritjen e gjetheve tė hardhisė, por dhe shapkati me lakra, laropita, qollopita me miell tė grunjtė, djathė e vezė. Mishi i qengjit e keēit pėrdorej mė shumė i pjekur, tė brendshmet kukurec e hordhi, por edhe supė, pilaf me mėlēi etj., stolisur me sy e shije me barėra aromatike. Nė verė sofra pasurohej me llojshmėri perimesh, zarzavatesh e fruta tė shumėllojshme, tė lėngshme e tė ėmbla sheqer, si shalqi e pjepėr, fiq, kumbulla e rrush. Njė sofėr qė i ftonte njerėzit tė konsumonin mė shumė jeshillėqe e mė pak mish, si barbunja, kungull, patėllxhanė. Nė vjeshtė menyja ishte shumė e larmishme. I pari nė sofėr ishte mishi dhe me radhė perimet, lakėr e bardhė, fasule, patate, presh, kunguj, frutat si fiq, mollė, dardhė, shegė, gėshtenja, rrush tė bardhė e tė zi. Nė dimėr deri sa hynte pranvera, shtroheshin zahiretė dhe gatuhej me tė paktat perime si lakra, qepė, presh, radhiqe etj., shoqėruar kėto me fasule, thjerrėza, makarona e oriz. Zahiretė si ushqim bazė pėrgatiteshin nė muajt e verės dhe vjeshtės dhe ruheshin nė kushte natyrore nė ambiente pa lagėshtirė e temperaturė tė ulėt. Shumica tė thata, si trahanaja, petat e osat, mishi pastėrma etj., ishin gjithmonė nė sofrėn e shtėpive gjirokastrite.

    Pashaqofte, pjata mė e njohur

    Gjirokastra shquhet pėr kulturėn e sofrės. Pėrgjithėsisht janė receta turke, por tė mbrujtura nė kulturėn gjirokastrite, marrin njė tipar tė veēantė. Njė nga pjatat mė tė njohura ėshtė pashaqofte. Quhet kėshtu sepse gatuhej pėr Ali Pashė Tepelenėn dhe pėrbėrja ėshtė qofte orizi me mish, tė gatuara nė salcė tė bardhė ose tė kuqe.

    Po kaq e njohur ėshtė dhe shapka qė gatuhet nė tepsi. Ėshtė lloj byreku me miell misri dhe spinaq. Nė vend tė yndyrės pėrdoret gjalpi, i cili i jep pėrzierjes njė shije tė veēantė.

    Qifaitė (diku i lexova me emrin qifqi) kanė veēanti sidomos mėnyrėn e gatimit - tigani nė tė cilin skuqen ėshtė me 10 gropa, ku vendosen 10 qofte me oriz, mish dhe erėza. Ky tigan ėshtė njė nga enėt e kuzhinės tradicionale gjirokastrite dhe mund tė gjendet e ekspozuar nė Muzeun Etnografik.

    Pėr tu ėmbėlsuar, frutat e thara janė karakteristike e kuzhinės shqiptare, por nė Gjirokastėr preferohen fiqtė e thatė (oshafka)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga [Perla] : 30-11-2012 mė 21:08
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •