Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    Shemsie Kadria, sërish nën hetim për mashtrim me shuma të mëdha

    Shemsie Kadria, ish bosja e firës piramidale “Gjallica” po hetohet nga Prokuroria e Tiranës për akuzën e “mashtrimit në shuma të mëdha”.

    Ish- e dënuara, që u la e lirë me amnistinë e vitit 2007, është kallëzuar nga 66 vjeçarja Flutura.K, së cilës i kishte marrë hua shuma parash, në total 1 milion e 700 mijë lekë me premtimin se do t’i paguante interes 20 përqind për vit.

    Në fillim ky interes është paguar, por më pas Kadria ka ndërprerë çdo kontakt me 66 vjeçaren, çka ka bërë që ajo të depozitojë kallëzim në polici.

    Pas hetimit disamujor, prokuroria ka vendosur pushimin e procedimit penal.

    Por sipas gazetës Panorama, ky vendim i Prokurorisë është kundërshtuar nga kallëzuesja Flutura K. në gjykatën e kryeqytetit.

    Pak ditë më parë gjykata pranoi kërkesën me argumentimin se hetimet nuk ishin realizuar të plota dhe se nevojiteshin veprime të tjera hetimore për të zbardhur krejt çështjen./TEMA
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  2. #2
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    Flutura K kur ja ka dhene 1.7 miljon leket Shemsijes,para amnistise apo pas amnistise.
    Nqs leket jane dhene para vitit 2007 dmth para amnistise,atehere Flutura K merr zero leke
    dhe Shemsija eshte e shkarkuar nga cdo pergjegjsi per te kthyer leket mbrapsht,pasi asaj i eshte bere amnisti
    qe do te thote i eshte falur krimi,i eshte falur faji,i eshte dhene amnistija dhe amnisti domethene falet faji dhe vuajtja e denimit.
    Dhe kjo amnisti eshte dhene me firme te presidentit ne vitin 2007.
    Kjo amnisti e shkarkon nga cdo pergjegjsi Shemsijen per te rikthyer lekete vjedhura nga te gjithe investitoret perfshire edhe Flutura K.
    Me amnistine dosja e Shemsijes per periudhen para 2007 mbyllet dhe vuloset dhe nuk merret njeri me ate pune.
    =====
    Nqs 1.7 miljon leket jane dhene pas vitit 2007,domethene pas amnistise,kohe kur Shemsija ka dale nga burgu.
    dhe vertetohet me fakte nga prokuroria,hetimet dhe deshmitare qe Shemsija ka mashtruar Fluturen
    pas vitit 2007,ajo Shemsija duhet te rifutet ne burg dhe hidhi celsat
    e qelise dhe te mos dale me nga burgu dhe ka pergjegjsine te ripaguaje Fluturen per 1.7 miljone plus interesin e premtuar 20%,ne vit.
    Si e verteton vjedhjen Flutura K? A ka prova dokumenta qe vertetojne qe eshte bere vjedhje?
    Eshte e lehte fare te akuzosh dhe kerkosh miljona leke te rikthehen,po provat e vjedhjes ku jane?
    Flutura K mund te kete marre leke nga Shemsija,20% vjetor plus dokument nga Shemsija dhe pretendoje qe Shemsija sma ka dhene asgje,te genjeje
    qe ska marre asgje.Shume njerez perfitojne nga rasti,mund te ngrihen dhe akuzojne per vjedhje pasi Shemsijes i ka dale nami si mashtruse ,eshte figure e diskretituar ne publik
    dhe shanset jane qe prokuroria te besoje qytetarin/qytetaren,kur ne fakt qytetari/qytetarja genjejne per te perfituar ca para.
    ====
    Gabimi i Presidentit eshte qe firmos amnisti qe liron kriminele te tilla qe vjedhin 100 dra miljone, vjedhje ne mase dhe i jepet amnisti.
    Kriminele te tille te klasit te pare duhet tu mohohet amnistija,kurre amnisti.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 24-11-2012 më 23:42
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •