Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1

    HALIL XANI - "Gjuha e zemrės"

    SHPALOSJA E BOTĖS FĖMIJĖRORE PĖRMES VARGUT POETIK


    Halil Xani: “GJUHA E ZEMRĖS”, vjersha pėr fėmijė, Prishtinė, 2012
    Nga, Xheladin Mjeku


    Halil Xanin prej vitesh e kemi tė njohur me veprimtarinė letrare dhe pėrkushtimin e palodhur nė krijimin e unit tė tij krijues. Ai ka synim ngritjen e vlerave tė letėrsisė dhe zbėrthimin e enigmės prej krijuesi tė etur pėr dituri, duke u pėrpjekur qė tė transmetojė mesazhin tek lexuesi i tė gjitha zhanreve letrare qė i kultivon. Kėto produkte tė prodhimtarisė sė tij intelektuale i ka pėrcjellė nė vazhdimėsi tek lexuesi i sinqertė, tė pėrmbledhura nė librat me tregime humoristike, me satira, fabula, anektoda dhe vjersha pėr fėmijė. Kjo e fundit konsiderohet dashuria e tij e veēantė e krijimtarisė letrare. Adhuruesit tė kėsaj shkrimtarie letrare po i dhuron pėrmbledhjen e tretė me vjersha pėr fėmijė, qė vjen si prodhim i vazhdueshėm i punės kėmbėngulėse nė zbrazjen e “zjarrit poetik” qė e provokon muzėn e tij krijuese edhe nė kėtė zhanėr letrar, krahas shkrimeve tjera tė ndryshme.

    Halil Xani qė nė pėrmbledhjen e parė tė vjershave pėr fėmijė “Ndal Drenushė” dėshmon vullnetin e tij qė ta sjell botėn fėmijėrore me entuziasmin prej krijuesi, pėrballė rrezikut me ekzistencėn fizike, duke pasur parasysh kohėn dhe situatat nė tė cilat krijoi, pėr tė prekur ndieshėm dhe me pėrkushtim probleme nacionale, politike dhe sociale, por gjithnjė duke e skalitur mirė me vargun e tij tė virgjėr botėn e fėmijės, i cili pavarėsisht kėtyre, vazhdon ta kuptoj dhe ta dėshiroj jetėn ashtu tė bukur, me lojėrat, me gėzimin pėr lulet, gjallesat, natyrėn e bleruar, etj. Kėtė rrugėtim e vazhdon edhe nė librin tjetėr pėr fėmijė “Unė e babi mjeshtėr”, ku pėrmes poezisė sjell botėn e virgjėr fėmijėrore nė aspektin letrar mė tė pasur me mjete dhe tema tė reja, gjithnjė duke shpalosur tė fshehtat e jetės dhe ndryshimet kohore tė pėrgjithshme, nė korrelacion me zhvillimet ekonomike dhe sociale tė kohės, qė padyshim se reflektojnė edhe nė jetėn e fėmijėve, pėrpjekjet e gjetjeve tė reja nė shtjellimin e ngjarjeve me tematikė pėrshtatjen e kushteve dhe mundėsive tė jetės dhe argėtimit tė tyre, nė rrethana tė ndryshme kohore.


    “Grerėza” thumbuese dhe mjalti poetik

    Halil Xani me pėrmbledhjen e tretė me vjersha pėr fėmijė “Gjuha e zemrės” ka vėnė nė sprovė gjithė krijimtarinė e tij poetike pėr fėmijė, duke sjellur vargje e vjersha tė motivuara, pothuajse nga ēastet jetėsore tė pėrjetuara, nė momente tė caktuara, nė situata tė krijuara gjatė pėrditshmėrisė dhe aktiviteteve tė jetės fėmijėrore. Te krjimtaria e kėtij krijuesi takojmė afinitetin prej poeti pėr fėmijė, qė me fjalėn e mprehtė arrin t’iu qaset nė formėn thumbuese problemeve tė ndryshme, deri nė prekjet e urtive popullore tė transponuara nė vargun qė e pėrcepton shqisa e fėmiut kurreshtar. Nėrlidhjet e kohės sė njė fėmijėrie tė ikur me kohėn qė e “fotografon” poetikisht dėshmon angazhimet pa shkėputje tė pėrcjelljes kujdesshėm tė ndrrimeve dhe shtjellimin e temave e ngjarjeve nė vazhdimėsi. Ngjashmėria e tyre sjell freski nė mbajtjen nė kujtesė tė njė historie tė kaluar me jetėn qė takojmė kėtu, si dy kohėra nė bashkėjetesė dhe pėrkrahje tė ndėrsjellė.

    Ndėrtimi i kėsaj pėrmbledhje vjershash pėr fėmijė me ciklet e mirėorganizuara, qė secila syresh paraqet njė periudhė apo njė botė tė veēantė imagjinative dhe emocionale tė fėmijės, nis me ciklin “Alfabeti i dėshmorėve”, pėr tė vazhduar me “Gjyshi ka njė hall“, „Paska thėnė…” dhe “Prej nga ėshtė dallėndyshja“, qė nė brendinė e vet pasqyrojnė mesazhin e fuqishėm pėr njė jetė tė re edhe tek fėmijėt, me synimet qė ta kuptojnė tė vėrtetėn e ndryshimeve tė mėdha globale, qė tashmė janė tė pandalshme. Kėtu takojmė zhvillimet e botės nė shkencė, kompjuteristikė, mundėsinė e afrimit me botėn nė hap me ndryshimet dhe arritjet e shpejta qė po ndodhin ēdo ditė. Derisa nė „Alfabetin e dėshmorėve“ autori paraqet disa nga heroizmat e shumė ēlirimtarėve, duke i rrjeshtuar me radhė sipas shkronjave, qė nė esencė ka kuptimin e shpjegimit tė fėmijės se nga ēdo shkronjė kemi aq shumė dėshmorė, sa liria qė gėzojmė ne ėshtė e ndėrtuar nga njė numėr i pafund i trimave qė i dolėn zot atdheut.

    „Alfabetin qė unė e fillova
    Ta dini se nuk e pėrfundova
    Bashkė me Ju do ta vazhdojmė
    Trimat tanė do t`i kujtojmė”.

    (“Alfabeti i dėshmorėve”)


    Pėrfundimi i kėsaj vjershe hap mundėsinė qė edhe ju tė kėrkoni emra tjerė dėshmorėsh qė ta plotėsoni “Alfabetin” me dėshmorėt e atdheut tonė, pėr ēka edhe autori pretendon nė vazhdimėsi, duke manifestuar vetėdije krijuese dhe imagjinatė edukuese tek lexuesi.

    „Gjyshi ka njė hall“ e shtyn Halil Xanin qė ta ankojė gjyshin e nipėrve dhe mbesave gjithandej kah jeton e frymon dashuria pėr tė, si njė nga mė tė dashurit e fėmijėve. Bashkėveprimi, loja, bisedat, dhe gjithēka qė e preokupon fėmijėn, sikur e gjen zgjidhjen nė shoqėrim me gjyshin, qė si askush tjetėr e kupton nipin a mbesėn e vet. Kėtu takojmė edhe mallin e gjyshit pėr nipėrit e mbesat qė ēdo natė i flasin nė internet nga mėrgimi derisa ai i pret me padurim. Ai flet me mbesėn Elsa nė internet: „Nė Gjermani, je mėrzitur mė kanė thėnė/Nuk tė kanė bėrė pėrshtypje lodrat, shumė/Kam dėgjuar as bukė si duhet s’ke ngrėnė/Besa si duket atje nuk ke bėrė as gjumė.” Kėto brenga e prokupojnė gjyshin ēdo natė derisa ti kthehen nipėrit dhe mbesat nė vendlindje. Tė shumta janė shqetėsimet, dėshirat deri te gėzimi pėr rritėn e fėmijėve, qė shtron autori nė poezitė si: “Kush kė e do mė shumė”, “A hiqet malli me internet”, “Kur ndahet zemra”, “Gjyshi e kėlyshi”, etj. Pėrveē kėsaj tematike, autori nuk ngurron tė sjell pėr lexuesin edhe gėzimin pėr librin, qė edhe kur gjyshi do tė jetė pjesėmarrės i lindjes sė saj, nė promovim, sikur bėn njė spektakėl me personazhe jo tė rėdomtė, por qė imagjinata e fėmijės kėtu gjen lojėn e bukur me botėn e gjallesave tjera, qė synim kanė paqen nė universin e krijimtarisė sė autorit. Nė vjershėn “Dua paqe nė ēantėn time”, ku miku dhe krijuesi i mirėnjohur Adem Berisha, nė njė komentim tė kėsaj poezie thotė:”Sipas meje ky do tė duhej tė ishte model i krijimit tė poezisė moderne e tė stilit tė vargut tė lirė e cila ngėrthen nė vete gjithė elementet qė poezia duhet tė ketė pėr tė qenė poezi”, qė nėnkupton se Halil Xani nuk pushon nė kėrkimin e gjetjeve dhe shprehjeve tė reja nė krijimtarinė e tij letrare.

    Vjersha “Gjuha e zemrės” vjen si kėshillė pėr mirėkuptimin dhe respektimin e fjalės sė mirė. Titulli i librit sipas kėsaj poezie, qė simbolikisht prek mesazhin si tėrėsi dhe mbulon pothuajse nė formėn mė tė qėlluar gjithė synimet e veprės letrare tė Halil Xanit, i cili ka qėllimin e ngritjes sė nivelit tė mirėkuptimit dhe besimit mes njerėzve, duke dhuruar mjaltin e fjalės sė mirėkuptimit dhe besimit ndėrnjerėzor, pėrkundėr “grerėzės” thumbuese tė peripetive jetėsore.

    “Kur gjuha e gjuhės
    Mund tė jetė e thartė,
    Gjuha e zemrės
    Ėshtė sikur mjaltė”.


    Edhe shumė ngjarje e ndodhi qė e preokupojnė unin krijues tė autorit, kanė shpėrthyer si lulet nė pranverėn e hershme, duke i kėnduar vendlindjes, stinėve dhe gjithėēka qė ia shton hijeshinė atdheut, si kopshtijeve me rrush e mollė qė sjell vera, e kėnaqėsive tė babadimrit, etj. Nė asnjė ēast nuk harron tė takoj edhe bashkėveprimtarėt e tij-poetėt pėr fėmijė, duke iu kėnduar pėr kohėn dhe krijimet e tyre, qė pėrherė janė udhėrrėfyes pėr brezat e ardhshėm.

    Njė veēanti tek krijimtaria e tij hetohet edhe nė prekjen e njė teme, qė kohėve tė fundit ėshtė bėrė tepėr e ndieshme. Fjala ėshtė pėr migrimet e brendshme fshat-qytet, ku pėr pasojė kanė harresėn me njerėzit e vendlindjes. Kjo tematikė shqyrtohet mirė tek vjersha “Xhela jam unė”, qė, siē pretendon ta paraqes autori ėshtė njė rrėfim autentik i ndodhur, e qė kėtu vjen pa asnjė improvizim.

    Nė ciklin e fundit „Prej nga ėshtė dallėndyshja“ na bėhet se ndodhemi nė kopshtin zoologjik, ku secila nga shpezėt dhe kafshėt qė takon aty, synojnė tė demonstrojnė shkathtėsitė dhe tė shfaqin veset e tekat e tyre. Kjo vjen si njė rrėfim i mirė pėr fėmijėt, qė sadopak ta njohin botėn shtazore, qė pėr ēdo ditė e takojnė nė ekranet televizive, nė libra e revista tė ndryshme, por nė pėrshtatje tė ngjarjeve me botėn urbane. Si duket, autori e ka menduar kėtė ndryshim duke synuar ta pėrcjell njė pjesė tė realiteteve tė kėsaj bote, pėr t’ua kujtuar fėmjėve se duhet mėsuar jetėn e gjallesave tė pyllit nė mėnyrėn si ato e jetojnė nė realitet.


    “A plaken vargjet”


    Halil Xani ėshtė poet me plotė kuptimin e fjalės. Ai pėr aq sa ka dhėnė pėr lexuesin, sidomos nga krijimtaria e tij pėr fėmijė, dėshmon se i qėndron besnik fjalės dhe pėrkushtimit tė tij qė nga fillet e paraqitjes nė letrat tona. Gjatė gjithė mbledhjes sė “nektarit” nė pėrmbledhjen e vjershave pėr fėmijė “Gjuha e zemrės” takojmė njė ēasje tė ēliruar nga temat e pėrkushtimeve me ēdo kusht tė lojės, kėngės, jetės shkollore, etj. Ato tema e ngjarje i takojmė edhe kėtu, por me njė rrjedhje spontane, tė prekura ashtu pa ndonjė shtytje tė domosdoshme e tė imponuar. Pėrkundrazi, imponimi i botės reale, me vlerat dhe karakteristikat e kohės e gjen vendin e vet nė ēdo varg e ēdo strofė tė poezive tė Halil Xanit. Ai qė nė nismė e ka kapur fillin e ngjarjeve ashtu tė virgjėra, duke i transmetuar tek lexuesi me kujdesin prej mjeshtri, gjithnjė duke ua ruajtur ngjyrėn poetike dhe frymėn edukative nė pėrgjithėsi. Kėtu nuk takojmė improvizime e shtrembėrime prej realiteteve qė zhvillohen nė kohė dhe ngjarje. Peisazhi poetik del origjinal dhe i kapshėm pėr imagjinatėn e ēdo lexuesi.

    Inspirimet poetike tė akumuluara prej dekadash, ndėrtimi i lirikės pėrmes metrit dhe rimės, qė e pėrshkojnė pothuajse gjithė lėndėn poetike tė pėrmbledhur kėtu, fshehtėsia shpirtėrore dhe pėrjetimet e brendshme tė autorit, qė shpėrthejnė nė vargje, nė masė tė konsiderueshme e ēlirojnė energjinė e akumuluar krijuese prej dekadash, duke sjellur vlerat dhe mesazhin e qėndrueshėm, e bėjnė kėtė pėrmbledhje tė dashur pėr lexuesin e pasionuar.

    Nė pėrmbyllje tė mbresave nga leximi i kėtij libri, konkludoj se Halil Xani edhe tash kur “rritet” me nipėr e mbesa, e gjen veten tė rinuar aq sa edhe bashkėjetuesit e tij tė dashur, qė ia pėrtrijnė ditėn e jetėn. Pėr moto tė vullnetit dhe dėshirės sė tij qė parreshtur tė shkruaj e tė edukoj brezat shkėputėm vargje tė poezisė “A plaken vargjet”, ku pėrshkruan rrjedhjen e shkrimeve qė nga fėmijėria e hershme, pėr tė vazhduar edhe tash me po tė njėjtin synim duke ruajtur “rininė poetike” nė kohėn e tashme:

    “Nė vargjet e mia
    Tash ka mė shumė
    Nipėr e mbesa
    Pėrralla mė shumė ka
    Por edhe lojė qe besa”.

    (“A plaken vargjet”)


    Dhe vėrtet fryma poetike e Halil Xanit vazhdon tė jetė gjithmonė aktuale, me durimin dhe guximin e kapjes sė temave qė i trasojnė rrugėn e lumturisė brezave qė po rriten nė vendlindjen e tij, me gėzimin, mallin dhe ėndrrėn e pėrbashkėt pėr jetėn dhe lirinė.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga projekti21_dk : 16-11-2012 mė 13:36
    "Projekti 21" nuk i bėn reklamė vetes, afirmon tė tjerėt!

  2. #2

    nė foto: Halil Xani ( autori i librit) dhe Xheladin Mjeku (recensent)

    foton po e posoj kėtu, meqė po munguaka njė komandė tjetėr!
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    "Projekti 21" nuk i bėn reklamė vetes, afirmon tė tjerėt!

  3. #3
    . .
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga projekti21_dk : 16-11-2012 mė 14:06
    "Projekti 21" nuk i bėn reklamė vetes, afirmon tė tjerėt!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •