Close
Faqja 3 prej 9 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 171
  1. #41
    Self Confidence Maska e Gimi3
    Anëtarësuar
    24-10-2006
    Vendndodhja
    Atje ku Fati i përcjell Guximtarët !
    Postime
    1,028
    FITORJA E BIZANTIT

    Një nga informacionet e përmendura në Kuran mbi atë që do të ndodhte në të ardhmen, gjendet në ajetet e para të sures Er-Rum, të cilat i referohen Perandorisë Bizantine apo pjesës lindore të Perandorisë Romake. Në këto ajete është shpallur se Perandoria Bizantine, pas disfatës së rëndë që kishte pësuar prej ushtrisë perse, do të triumfonte shumë shpejt.

    Foto :


    Shtrati i Detit të Vdekur, apo Liqenit të Lutit, ku bizantinët u mundën nga persët. Lart është një foto e vendit, marrë nga sateliti. Liqeni i Lutit, i cili është vendi më i ulët në tokë, gjendet 395 metra nën nivelin e detit.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   
    Fitorja Vjen Me Durim , Gëzimi Vjen Pas Dëshprimit Dhe Pas Çdo Veshtirësie Ka Lehtësim .

  2. #42
    Self Confidence Maska e Gimi3
    Anëtarësuar
    24-10-2006
    Vendndodhja
    Atje ku Fati i përcjell Guximtarët !
    Postime
    1,028
    Zoti ne Kur'an thote :

    "Elif, Lam, Mim. Bizantinët (romakët) u mundën, në tokën më të ulët (afërt), por pas disfatës së tyre, ata do të triumfojnë brenda pak viteve." (Er-Rum 1-3)

    Këto ajete u shpallën rreth vitit 620 e.s., gati shtatë vjet pas humbjes së thellë të ushtrisë kristiane bizantine prej ushtrisë idhujtare perse. Por në Kuran u shpall se shumë shpejt bizantinët do të triumfonin mbi rivalin e tyre. Në fakt, duke parë disfatën e rëndë të bizantinëve, dukej gati e pamundur që shteti bizantin do të mbijetonte, jo më të fitonte përsëri. Jo vetëm persët, por edhe avarët, sllavët e lombardianët përbënin një kërcënim serioz për Perandorinë Bizantine. Avarët kishin arritur deri në muret e Kostandinopojës. Perandori bizantin, Heraklius, urdhëroi që ari dhe argjendi që gjendej në kisha të shkrihej dhe me to të bëheshin para për të përballuar shpenzimet e ushtrisë. Kur këto nuk mjaftuan, edhe statujat e bronxit u shkrinë pët t'u kthyer në para. Shumë guvernatorë ngritën krye kundër perandorit Heraklius, ndaj dhe perandoria gjendej në një situatë tepër kritike. Mesopotamia, Siria, Palestina, Egjipti dhe Armenia, të cilat kohë më parë i përkisnin Perandorisë Bizantine, ishin pushtuar nga idhujtarët persë.

    Me pak fjalë, të gjithë pritnin nga çasti në çast shkatërrimin e Perandorisë Bizantine. Pikërisht në ato momente u shpallën ajetet e para të sures Er-Rum, sipas të cilave bizantinët do të triumfonin pas pak vitesh. Kjo fitore dukej aq e pamundur, saqë idhujtarët e Mekës, të cilët ishin mjaft larg vendit të ngjarjes, filluan të talleshin me besimtarët e paktë. Ata besonin se fitorja e shpallur në Kuran nuk do të bëhej kurrë realitet.

    Shtatë vjet pas shpalljes së ajeteve të para të sures Er-Rum, në Dhjetor të vitit 627 e.s. një betejë e përgjakshme u zhvillua ndërmjet ushtrisë bizantine dhe asaj perse në Niniveh. Ndodhi ajo që s'pritej; ushtria bizantine triumfoi mbi ushtrinë perse. Disa muaj më vonë, persianët u detyruan të bënin një marrëveshje me Perandorinë Bizantine, sipas së cilës ata detyroheshin t'i rikthenin asaj të gjitha territoret e pushtuara prej tyre. Më në fund, "fitorja e bizantinëve" e shpallur në Kuran u bë realitet. 21

    Një tjetër mrekulli e shpallur në këto ajete është një dukuri gjeografike që nuk mund të njihej prej askujt në atë kohë.

    Në ajetin e tretë të sures Er-Rum tregohet se romakët pësuan disfatë në vendin më të ulët në Tokë. Fraza "Edna el-erd" në arabisht është interpretuar në mjaft përkthime si "vendi më i afërt". Por ky nuk është kuptimi i drejtpërdrejtë i shpalljes në origjinal, por është më tepër një kuptim figurativ i saj. Fjala "Edna" në arabisht vjen nga fjala "denij" që nënkupton "i ulët", ndërsa "edna" do të thotë "më i ulti", ndërsa "Erd" do të thotë "tokë". Kështu që shprehja "Edna el Erd" do të thotë "vendi më i ulët në Tokë".

    Fakti më interesant është se etapat më të rëndësishme të luftës së zhvilluar ndërmjet bizantinëve dhe persëve, në të cilën bizantinët u mundën dhe si pasojë humbën Jeruzalemin, kanë ndodhur me të vërtetë në pikën më të ulët të Tokës. Ky rajon specifik është shtrati i Detit të Vdekur, apo Liqenit të Lutit, i cili ndodhet në pikën e bashkimit të Sirisë, Palestinës dhe Jordanisë. "Deti i Vdekur" shtrihet 395 metra nën nivelin e detit dhe me të vërtetë është vendi më i ulët në Tokë.

    Kjo nënkupton se bizantinët u mundën në pjesën më të ulët të Tokës, ashtu siç thuhet në Kuran.

    Pjesa më rëndësishme është fakti se lartësia e Detit të Vdekur mund të matet vetëm me pajisjet teknike moderne. Më parë ishte e pamundur të dihej se ajo ishte pjesa më e ulët e sipërfaqes së Tokës. A nuk është ky një argument bindës se Kurani është me të vërtetë një shpallje hyjnore...


    Në këto foto është pamja e Detit të Vdekur, marrë nga sateliti. Lartësia e Detit të Vdekur mund të përcaktohet vetëm me pajisje moderne. Këto matje nxorën në dritë faktin se ai vend është me të vërtetë "vendi më i ulët i Tokës".
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   
    Fitorja Vjen Me Durim , Gëzimi Vjen Pas Dëshprimit Dhe Pas Çdo Veshtirësie Ka Lehtësim .

  3. #43
    Self Confidence Maska e Gimi3
    Anëtarësuar
    24-10-2006
    Vendndodhja
    Atje ku Fati i përcjell Guximtarët !
    Postime
    1,028
    INFORMACIONET HISTORIKE NË KURAN FJALA "HAMAN" NË KURAN

    Informacioni i dhënë në Kuran rreth Egjiptit të lashtë nxori në dritë shumë fakte historike, të cilat ishin të pakonfirmuara deri kohët e fundit. Këto fakte na bëjnë të qartë se çdo fjalë në Kuran është shpallur nga një Ekzistencë Inteligjente me Urtësi të përkryer.

    Hamani është një person, emri i të cilit përmendet në Kuran së bashku me Faraonin. Ai është përmendur në gjashtë vende të ndryshme në Kuran si një prej njerëzve më të afërt të Faraonit.

    Çuditërisht, emri i Hamanit nuk përmendet fare në Teurat (Tora), megjithëse në të historia e Musait (Moisiut) është dhënë shumë e detajuar. Megjithatë, emrin Haman e gjejmë të përmendur te kapitujt e fundit të Testamentit të Vjetër, ku identifikohet si një prej ndihmësve të mbretit të Babilonisë, i cili u shkaktoi mjaft mizori izraelitëve, afërsisht 1100 vjet mbas vdekjes së Moisiut.

    Disa jomuslimanë deklarojnë se Profeti Muhamed e shkroi vetë Kuranin, duke kopjuar Biblën, mirëpo gjatë këtij procesi ai deformoi disa nga ngjarjet e shpallura në Bibël.

    Absurditeti i këtyre deklaratave u vërtetua përfundimisht pas deshifrimit të alfabetit hieroglif egjiptian, rreth 200 vjet më parë dhe në shkrimet e lashta u gjend emri "Haman". Më parë, shkrimet dhe dorëshkrimet e Egjiptit të lashtë nuk mund të kuptoheshin. Shkrimi i Egjiptit të lashtë ishte hieroglifik, i cili mbijetoi ndër vite me radhë. Sidoqoftë, me shtrirjen e krishterizmit dhe ndikimit të kulturave të tjera në shekujt II dhe III e.s., Egjipti e braktisi besimin e tij të hershëm bashkë me shkrimin hieroglif. Ekzemplari i fundit i njohur, në të cilin ishte përdorur shkrimi i hieroglifeve është një dorëshkrim i vitit 394 e.s. Më pas, ajo gjuhë u harrua dhe askush nuk mund ta lexonte apo kuptonte atë. Kjo gjendje vazhdoi deri 200 vjet më parë...

    Misteri i gjuhës së lashtë së hieroglifeve egjiptiane u zgjidh më 1799, pas zbulimit të pllakës Rosetta Stone, e cila i përkiste vitit 196 p.e.s. Rëndësia e këtij dorëshkrimi qëndron në faktin se ai ishte shkruar në tri forma të ndryshme: hieroglife, demotike (një formë e thjeshtuar e shkrimit të priftërijve në Egjiptin e lashtë) dhe greke. Me ndihmën e dorëshkrimit grek u deshifruan shkrimet e lashta egjiptiane. Përkthimi i dorëshkrimit u bë nga francezi Jean-Françoise Champollion. Kështu, një gjuhë e harruar dhe shumë ngjarje të lidhura me të dolën në dritë. Në këtë mënyrë, u përftuan mjaft njohuri mbi qytetërimin, fenë dhe jetën sociale të Egjiptit të lashtë.

    Nëpërmjet deshifrimit të hieroglifeve u zbuluan njohuri mjaft të rëndësishme. Një prej tyre ishte përmendja e emrit "Haman" në dorëshkrimet egjiptiane. Ky emër gjendet në monumentin e muzeut Hof Museum, në Vjenë.22

    Në fjalorin "Njerëzit në mbretërinë e re", i cili u përgatit duke u bazuar mbi tërë përmbledhjet e dorëshkrimeve, përmendet se Hamani ka qenë "përgjegjës i punëtorëve të cilët nxirrnin shkëmbinj".23

    Rezultati nxori në pah një të vërtetë mjaft të rëndësishme. Ndryshe nga pohimet false të kundërshtarëve të Kuranit, Hamani ka jetuar në Egjipt në kohën e Musait, si njeri i afërt me Faraonin dhe ka marrë pjesë në ndërtimet e kryera, siç thuhet edhe në Kuran.

    Për më tepër, ajeti kuranor përshkruan ngjarjen ku Faraoni i kërkoi Hamanit të ndërtonte një kullë të lartë.

    "Faraoni tha: "O ju krerët e popullit! Unë nuk di të keni ndonjë zot tjetër përveç meje, ndaj ti o Haman, prodho për mua tulla, duke pjekur baltën dhe ndërtomë një kullë të lartë, ndoshta do të arrij të shoh zotin e Musait, megjithëse unë mendoj se në të vërtetë ai është gënjeshtar." (El Kasas 38)



    Emri "Haman" nuk njihej derisa u deshifrua gjuha hieroglife egjiptiane në fillim të shekullit XIX. Kur kjo gjuhë u dëshifrua, u bë i njohur fakti se Hamani ishte ndihmësi i afërt i Faraonit dhe ishte "përgjegjës i atyre të cilët nxirrnin shkëmbinj". (Lart tregohen ndërtuesit e lashtë egjiptianë). Në Kuran, Hamani është përmendur si personi që drejtonte punët ndërtuese nën komandën e Faraonit. Kjo nënkupton se ky lajm nuk mund të njihej nga askush në kohën kur u shpall Kurani, aq më tepër që edhe vetë Bibla, megjithëse ajo është shumë më e detajuar se Kurani në përshkrimin e ngjarjeve, nuk e përmend një gjë të tillë.


    Si përfundim, ekzistenca e emrit të Hamanit në dorëshkrimet e Egjiptit të lashtë, jo vetëm që i bëri të pavlera thëniet e fabrikuara të mohuesve të Kuranit, por gjithashtu konfirmoi edhe një herë faktin se Kura'ni është fjala e Zotit, Zotit të botëve.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga Gimi3 : 24-12-2007 më 06:42
    Fitorja Vjen Me Durim , Gëzimi Vjen Pas Dëshprimit Dhe Pas Çdo Veshtirësie Ka Lehtësim .

  4. #44
    Self Confidence Maska e Gimi3
    Anëtarësuar
    24-10-2006
    Vendndodhja
    Atje ku Fati i përcjell Guximtarët !
    Postime
    1,028
    TITUJT E SUNDUESVE EGJIPTIANË NË KURAN

    Musai nuk ishte i vetmi profet që jetoi në tokat e Egjiptit gjatë historisë së lashtë të vendit. Profeti Jusuf (Jozef) jetoi në Egjipt shumë kohë para se të vinte Musai.

    Kur lexojmë historitë e Musait dhe Jusufit, ne hasim një lloj paralelizmi. Ndërsa i adresohemi sunduesit të Egjiptit në kohën e Jusufit, gjejmë të përdorur në Kuran epitetin "melik" (mbret):

    "Mbreti tha: "Sillmani Jusufin, që ta bëj prej njerëzve të afërt me mua!" (Kur ia sollën) dhe bisedoi me të tha: "Tani ti ke një pozitë të lartë te ne dhe je i besueshëm. " (Jusuf 54)


    Në kontrast, sunduesi në kohën e Musait nuk quhet më mbret por "Fir'aun" (Faraon):

    "Ne i dhamë Musait nëntë mrekulli të qarta. Pyeti (o Muhammed) bijtë e Israilit (për Musain) kur u erdhi atyre, mirëpo faraoni i tha atij: O Musa, unë mendoj se ti je i magjepsur!" (El Isra 101)

    Ngjarjet historike të evidentuara sot na tregojnë shkakun e emërtimit të ndryshëm të këtyre sunduesve. Fjala "faraon" në të vërtetë ishte emri i pallatit mbretëror në Egjiptin e hershëm. Sunduesit e dinastisë së vjetër nuk e përdornin këtë emër. Fjala faraon, si një titull sunduesi, nuk u përdor deri në periudhën e "Mbretërisë së Re" të historisë së Egjiptit. Kjo periudhë filloi me dinastinë e tetëmbëdhjetë (1539-1292 p.e.s.) dhe që prej dinastisë së njëzetë (945-730 p.e.s.) fjala faraon përdorej si një titull nderi.

    Kështu pra, mrekullia e Kuranit demonstrohet edhe një herë: Jusufi jetoi në kohën e Mbretërisë së Vjetër dhe atëherë përdorej fjala "melik" (mbret) për sunduesit egjiptianë dhe jo "faraon". Nga ana tjetër, Musai jetoi në periudhën e Mbretërisë së Re, kur sunduesit e Egjiptit quheshin "faraonë".fait

    Nuk ka dyshim se një dallim i tillë mund të bëhej vetëm nga një person që e njihte mirë historinë e Egjiptit. Por për fat të keq, historia e Egjiptit të Lashtë u harrua krejtësisht që prej shekullit IV. Për këtë arsye, hieroglifet nuk mund të kuptoheshin më, ndaj dhe ky fakt nuk mund të zbulohej para shekullit XIX. Si rrjedhim, askush nuk kishte njohuri kaq të thella mbi historinë e Egjiptit të lashtë, në kohën kur u shpall Kurani. Ky është një tjetër fakt që vërteton qartë se Kurani është fjala e Zotit.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Fitorja Vjen Me Durim , Gëzimi Vjen Pas Dëshprimit Dhe Pas Çdo Veshtirësie Ka Lehtësim .

  5. #45
    Self Confidence Maska e Gimi3
    Anëtarësuar
    24-10-2006
    Vendndodhja
    Atje ku Fati i përcjell Guximtarët !
    Postime
    1,028
    Të gjitha këto mrekulli që shqyrtuam më sipër vërtetojnë qartë se Kurani është një libër, në të cilin çdo gjë e shpallur është provuar të jetë e vërtetë. Faktet rreth temave shkencore, lajmet mbi të ardhmen dhe përshkrimi i historive të ndodhura në kohët e lashta tregojnë se askush nuk mund t'i njihte ato në kohën e shpalljes së Kuranit. Kjo na vërteton bindshëm një gjë: se Kurani nuk ka mundësi të jetë fjalë e njeriut, ai është fjala e Zotit të Plotfuqishëm, Krijuesit të gjithçkaje, dija e të Cilit përfshin çdo gjë. Në një ajet kuranor, Zoti thotë "Sikur Kurani të ishte prej dikujt tjetër, përveç Zotit, njerëzit do të gjenin në të shumë kundërthënie." (En-Nisa 82) Jo vetëm që kundërthëniet nuk ekzistojnë në Kuran, por shumë pjesë të këtij Libri të Shenjtë përmbajnë mrekulli të ndryshme, të cilat zbulohen dita-ditës.

    Njerëzimi duhet të kapet fort pas këtij libri hyjnor të shpallur nga Zoti dhe ta pranojë atë si udhëzimin e tij të vetëm. Në një nga ajetet kuranore, Zoti na bën thirrje:

    "Këtë libër ne e bëmë dobiprurës e të begatshëm, ndaj përmbajuni atij dhe ruajuni (nga gjynahet), me qëllim që të mëshiroheni." (El-En'am 155)

    Në një ajet tjetër, Zoti tërheq vërejtjen:

    "Thuaj: "E vërteta është ajo që vjen nga Zoti juaj, ndaj kush të dojë, le të besojë dhe kush të dojë, le të mohojë." (El Kehf 29)…

    "Në të vërtetë këto janë këshilla. Kush dëshiron, merr mësime nga ky Kuran." (Abese 11-12)
    Ndryshuar për herë të fundit nga Gimi3 : 30-12-2007 më 07:34
    Fitorja Vjen Me Durim , Gëzimi Vjen Pas Dëshprimit Dhe Pas Çdo Veshtirësie Ka Lehtësim .

  6. #46
    Allahu te shperbleft me te mira te kesaj bote dhete te ahiretit
    Zoti te shperbleft me Xhennet firdeus.
    Mungesa e besimit e ben njeriun te cmendur...

  7. #47
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Gimi komplimente per keto argumente qe i solle ,fake qe i flasin syrit dhe i deshmojnë Zemres...

    Allahu te shperbleft...
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  8. #48
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-12-2007
    Vendndodhja
    poçem
    Postime
    95
    GImi Allahu te shperblefte per kete shkrim te mrekullushem qe ke sjell

    Eshte e pa diskutueshme qe kjo eshte meshira e Allahut qe ka hedhur argumente ne Kuran per besimtaret

    Allahu eshte me i Madhi nuk ka zot pos Tij i Perhershem dhe i Perjetshem Zot i Drejtesis

  9. #49
    Self Confidence Maska e Gimi3
    Anëtarësuar
    24-10-2006
    Vendndodhja
    Atje ku Fati i përcjell Guximtarët !
    Postime
    1,028
    MREKULLITË MATEMATIKORE TË KUR'ANIT

    Përveç mrekullive që cituam deri me tani , Kur'ani përmban edhe një sërë mrekullish matematikore.

    Një shembull konkret i këtyre mrekullive është numri i përbashkët që del nga përsëritja e disa fjalëve të caktuara. Këto fjalë , të cilat kanë lidhje me njëra-tjetrën , përsëriten me të njejtin numër në mënyrë te habitshme.

    Më poshtë janë përmendur këto fjalë si dhe numrat e përsëritur në Kur'an :

    Shprehja " shtatë qiej " përsëritet shtatë herë në Kur'an.

    Gjithashtu shprehja " krijimi i qiejve " përsëritet shtatë herë në Kur'an.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Fitorja Vjen Me Durim , Gëzimi Vjen Pas Dëshprimit Dhe Pas Çdo Veshtirësie Ka Lehtësim .

  10. #50
    Self Confidence Maska e Gimi3
    Anëtarësuar
    24-10-2006
    Vendndodhja
    Atje ku Fati i përcjell Guximtarët !
    Postime
    1,028
    Fjala “ ditë “ , në numrin njëjës , përsëritet 365 herë , po kjo fjalë në numrin shumës , përsëritet 30 herë.
    Ndërsa fjala “ hënë “ , përsëritet 12 herë në Kur’an.
    Nuk duhet të harrojmë se lëvizja e hënës është baza e kalendarit hënor , i cili , ashtu si dhe kalendari diellor , ka 12 muaj.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Fitorja Vjen Me Durim , Gëzimi Vjen Pas Dëshprimit Dhe Pas Çdo Veshtirësie Ka Lehtësim .

  11. #51
    Self Confidence Maska e Gimi3
    Anëtarësuar
    24-10-2006
    Vendndodhja
    Atje ku Fati i përcjell Guximtarët !
    Postime
    1,028
    Fjala “ tradhëti “ dhe fjala “ i keq “ përsëriten nga 16 herë në Kur’an
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Fitorja Vjen Me Durim , Gëzimi Vjen Pas Dëshprimit Dhe Pas Çdo Veshtirësie Ka Lehtësim .

  12. #52
    Self Confidence Maska e Gimi3
    Anëtarësuar
    24-10-2006
    Vendndodhja
    Atje ku Fati i përcjell Guximtarët !
    Postime
    1,028
    Fjalët “ bimë “ dhe “ pemë “ përsëriten nga 26 herë në Kur’an
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Fitorja Vjen Me Durim , Gëzimi Vjen Pas Dëshprimit Dhe Pas Çdo Veshtirësie Ka Lehtësim .

  13. #53
    Self Confidence Maska e Gimi3
    Anëtarësuar
    24-10-2006
    Vendndodhja
    Atje ku Fati i përcjell Guximtarët !
    Postime
    1,028
    Fjala “ denim “ përsërsëritet 117 herë në Kur’an , ndërsa fjala “ falje “ , e cila është një nga bazat themelore të Kur’anit , përsëritet dy here më tepër , pra 234 herë.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Fitorja Vjen Me Durim , Gëzimi Vjen Pas Dëshprimit Dhe Pas Çdo Veshtirësie Ka Lehtësim .

  14. #54
    Self Confidence Maska e Gimi3
    Anëtarësuar
    24-10-2006
    Vendndodhja
    Atje ku Fati i përcjell Guximtarët !
    Postime
    1,028
    Fjala “ thuaj “ është përmendur nga 332 herë. Po aq herë është përmendur edhe fjala “ thane “.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Fitorja Vjen Me Durim , Gëzimi Vjen Pas Dëshprimit Dhe Pas Çdo Veshtirësie Ka Lehtësim .

  15. #55
    Self Confidence Maska e Gimi3
    Anëtarësuar
    24-10-2006
    Vendndodhja
    Atje ku Fati i përcjell Guximtarët !
    Postime
    1,028
    Fjala “ dunja “ ( jeta e kësaj bote ) dhe “ Ahiret “ ( jeta e botes tjetër ) janë përmendur nga 115 herë secila.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Fitorja Vjen Me Durim , Gëzimi Vjen Pas Dëshprimit Dhe Pas Çdo Veshtirësie Ka Lehtësim .

  16. #56
    Self Confidence Maska e Gimi3
    Anëtarësuar
    24-10-2006
    Vendndodhja
    Atje ku Fati i përcjell Guximtarët !
    Postime
    1,028
    Fjalët “ shejtan “ dhe “ engjëll “ përsëriten nga 88 herë në Kur’an
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Fitorja Vjen Me Durim , Gëzimi Vjen Pas Dëshprimit Dhe Pas Çdo Veshtirësie Ka Lehtësim .

  17. #57
    Self Confidence Maska e Gimi3
    Anëtarësuar
    24-10-2006
    Vendndodhja
    Atje ku Fati i përcjell Guximtarët !
    Postime
    1,028
    Fjala “ besim “ dhe fjala “ mosbesim “ përsëriten nga 25 herë në Kur’an
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Fitorja Vjen Me Durim , Gëzimi Vjen Pas Dëshprimit Dhe Pas Çdo Veshtirësie Ka Lehtësim .

  18. #58
    Self Confidence Maska e Gimi3
    Anëtarësuar
    24-10-2006
    Vendndodhja
    Atje ku Fati i përcjell Guximtarët !
    Postime
    1,028
    Fjala “ zekat “përsëritet 32 herë. Edhe fjala “ begati “ përsëritet 32 herë në Kur’an.
    Zekati është një “ takes “ vjetore , e cila është e barabartë me 2 , 5 % e pasurisë , dhe jepet nga të pasurit për të varfërit.Në shumë ajete kuranore dhe fjalë të Profetit Muhamedit a.s. përmendet se Zekati është pastrim dhe begati për pasurinë e njeriut.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Fitorja Vjen Me Durim , Gëzimi Vjen Pas Dëshprimit Dhe Pas Çdo Veshtirësie Ka Lehtësim .

  19. #59
    Self Confidence Maska e Gimi3
    Anëtarësuar
    24-10-2006
    Vendndodhja
    Atje ku Fati i përcjell Guximtarët !
    Postime
    1,028
    Fjala “ të mirët “ përsëritet 6 herë , ndërsa fjala “ të këqinjë “ përsëritet dy here më pak , pra 3 herë.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Fitorja Vjen Me Durim , Gëzimi Vjen Pas Dëshprimit Dhe Pas Çdo Veshtirësie Ka Lehtësim .

  20. #60
    Self Confidence Maska e Gimi3
    Anëtarësuar
    24-10-2006
    Vendndodhja
    Atje ku Fati i përcjell Guximtarët !
    Postime
    1,028
    Fjala “ verë – ngrohtë “ dhe “ dimmer – ftohtë “ përsëriten nga 5 herë në Kur’an.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Fitorja Vjen Me Durim , Gëzimi Vjen Pas Dëshprimit Dhe Pas Çdo Veshtirësie Ka Lehtësim .

Faqja 3 prej 9 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •