Rugova: Dita e 24 marsit tė vitit 1999 do tė mbetet ndėr datat mė tė rėndėsishme nė historinė e Kosovės
Prishtinė, 24 mars 2003
- Nė katėrvjetorin e sulmeve ajrore tė tė NATO-s pėr mbrojtjen e popullit tė Kosovės, Predidenti i Kosovės Dr.Ibrahim Rugova i ka drejtuar njė mesazh qytetarėve tė Kosovės kėtė mesazh.
Me rastin e 24 marsit, Ditės sė fillimit tė fushatės ajrore tė SHBA-ve dhe NATO-s pėr lirinė, pavarėsinė dhe demokracinė e Kosovės, ju shpreh urimet e mia tė pėrzemėrta.
Sivjet e festojmė 4-vjetorin e fillimit tė fushatės ajrore pėr lirinė e vendit tonė. Dita e 24 marsit tė vitit 1999 do tė mbetet si njėra ndėr datat mė tė rėndėsishme nė historinė e Kosovės.
Nė kėtė 4-vjetor, do pranuar se Kosova ka bėrė njė progres tė madh nė tė gjitha fushat e jetės.
Njėherėsh nė kėtė pėrvjetor tė katėrt do theksuar objektivat e institucioneve dhe tė popullit tė Kosovės, siē janė: zhvillimi ekonomik, privatizimi, vendet e reja tė punės pėr tė rinjtė, dhe integrimi i grupeve etnike nė shoqėrinė dhe shtetin e Kosovės.
Poashtu, objektiv madhor pėr tė gjithė ne ėshtė njohja formale e pavarėsisė sė Kosovės, qė duhet ta arrijmė sė bashku me miqtė tanė.
Nė kėtė ditė feste, urime tė pėrzemėrta u shprehim UNMIK-ut, OSBE-sė dhe organizatave joqeveritare qė po veprojnė nė Kosovė. Urime tė thella nga zemra u bėjmė komandantėve dhe ushtarėve tė NATO-s/KFOR-it, qė po bėjnė sigurinė dhe mbrojtjen e Kosovės.
Njėherėsh, urimet tona ua drejtojmė pėrfaqėsive diplomatike nė Prishtinė.
Nė kėtė ditė feste tė Kosovės, pėrshėndesim Presidentin Bush qė bashkė me Kryeministrin Bler po udhėheq forcat e koalicionit nė Irak pėr lirinė dhe demokracinė e kėtij vendi dhe pėr forcimin e paqes botėrore.
Pėrshėndetjet tona ia drejtojmė Presidentit Shirak, Kancelarit Shreder dhe Kryeministrit Berluskoni, qė po pėrkrahin Kosovėn nė zhvillimin e saj.
Si gjithmonė, pėrshėndetje tė veēantė i drejtojmė Atit tė BShenjtė Papa Gjona Pali II, qė gjithnjė kujdeset dhe lutet pėr Kosovėn Dardaninė antike.
Zoti i bekoftė SHBA-tė dhe aleatėt e tyre!
Zoti e bekoftė NATO-n!
Zoti e bekoftė Kosovėn tonė tė dashur!
Gėzuar 24 marsi!
.............
Gezuar!
Krijoni Kontakt