Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 9 prej 9
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    19,380
    Faleminderit
    36
    30 falenderime nė 21 postime

    24 Mars 1999, Dita e Paharruar per Kosoven.

    Rugova: Dita e 24 marsit tė vitit 1999 do tė mbetet ndėr datat mė tė rėndėsishme nė historinė e Kosovės



    ---------

    Prishtinė, 24 mars 2003


    - Nė katėrvjetorin e sulmeve ajrore tė tė NATO-s pėr mbrojtjen e popullit tė Kosovės, Predidenti i Kosovės Dr.Ibrahim Rugova i ka drejtuar njė mesazh qytetarėve tė Kosovės kėtė mesazh.

    Me rastin e 24 marsit, Ditės sė fillimit tė fushatės ajrore tė SHBA-ve dhe NATO-s pėr lirinė, pavarėsinė dhe demokracinė e Kosovės, ju shpreh urimet e mia tė pėrzemėrta.

    Sivjet e festojmė 4-vjetorin e fillimit tė fushatės ajrore pėr lirinė e vendit tonė. Dita e 24 marsit tė vitit 1999 do tė mbetet si njėra ndėr datat mė tė rėndėsishme nė historinė e Kosovės.

    Nė kėtė 4-vjetor, do pranuar se Kosova ka bėrė njė progres tė madh nė tė gjitha fushat e jetės.

    Njėherėsh nė kėtė pėrvjetor tė katėrt do theksuar objektivat e institucioneve dhe tė popullit tė Kosovės, siē janė: zhvillimi ekonomik, privatizimi, vendet e reja tė punės pėr tė rinjtė, dhe integrimi i grupeve etnike nė shoqėrinė dhe shtetin e Kosovės.

    Poashtu, objektiv madhor pėr tė gjithė ne ėshtė njohja formale e pavarėsisė sė Kosovės, qė duhet ta arrijmė sė bashku me miqtė tanė.

    Nė kėtė ditė feste, urime tė pėrzemėrta u shprehim UNMIK-ut, OSBE-sė dhe organizatave joqeveritare qė po veprojnė nė Kosovė. Urime tė thella nga zemra u bėjmė komandantėve dhe ushtarėve tė NATO-s/KFOR-it, qė po bėjnė sigurinė dhe mbrojtjen e Kosovės.

    Njėherėsh, urimet tona ua drejtojmė pėrfaqėsive diplomatike nė Prishtinė.


    Nė kėtė ditė feste tė Kosovės, pėrshėndesim Presidentin Bush qė bashkė me Kryeministrin Bler po udhėheq forcat e koalicionit nė Irak pėr lirinė dhe demokracinė e kėtij vendi dhe pėr forcimin e paqes botėrore.

    Pėrshėndetjet tona ia drejtojmė Presidentit Shirak, Kancelarit Shreder dhe Kryeministrit Berluskoni, qė po pėrkrahin Kosovėn nė zhvillimin e saj.

    Si gjithmonė, pėrshėndetje tė veēantė i drejtojmė Atit tė BShenjtė Papa Gjona Pali II, qė gjithnjė kujdeset dhe lutet pėr Kosovėn Dardaninė antike.

    Zoti i bekoftė SHBA-tė dhe aleatėt e tyre!

    Zoti e bekoftė NATO-n!

    Zoti e bekoftė Kosovėn tonė tė dashur!

    Gėzuar 24 marsi!


    .............


    Gezuar!

  2. #2
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Mosha
    38
    Postime
    3,501
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    23 Mars
    Prishtina qė kur se kishte filluar lufta pothuajse kishte vdekur fare, e sidomos nė atė ditė, edhe pse nuk dihej hala se a do tė bombardohej Shkinia apo jo, pra ende s'ishte marrė vendim i tillė, atė ditė gjithė dyqanet u mbyllėn para se tė errėsohej.
    Nė mbrėmje aty afėr mesnatės Hollbruku nė Euronews dhe kanalet tjera informative i jep tė drejtėn Solanės sekretarit tė pėrgjithshėm tė Nato-s tė asaj kohe pėr tė bombarduar Shkininė pasi nuk kishte mė asnjė shpresė pėr zgjidhje diplomatike tė krizės.
    24 Mars
    Dyqanet pothuajse su hapėn fare dhe qyteti ishte i vdekur tėrėsisht, nė ora tetė tė mbrėmjes fillojnė bombardimet, dhe qė nga ajo kohė e deri nė largimin e pėrgjithmonshėm tė trupave shkije nga Dardania, nuk dėgjohej mė gjė tjetėr veēse raketat, kėngė me surla ēetnike tė serbėve dhe pėrshėndetjet e shkive me
    Doni Shqipėrinė, shkoni nė Shqipėri Doni Naton shkoni nė Nato
    Kėto ishin fjalėt me tė cilat gjithė popullsia dardanase u pėrzu forcėrisht nga shtėpitė e tyre.
    Kohė tė tmerrshme por qė sinjalizonin kthesėn e madhe tė pritur pėr gati njėqind vite nga shqiptaro-dardanasit, dhe e cila nuk vonoi dhe erdhi pėr jo mė shumė se 78 ditė, natyrisht falė forcave tė popujve miq tanė amerikanė e gjithėeuropianė.
    Pėrshėndetje
    Rrofshin Shqiptarėt e Bashkuar dhe Shqipėria e Bashkuar
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  3. #3
    Perjashtuar Maska e malsorja
    Anėtarėsuar
    30-10-2002
    Postime
    33
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Daut Haradinaj: Tė vetėdijshėm dhe krenar pėr atė qė kemi bėrė





    PĖRSHĖNDETJA E NJĖRIT NGA KRYEPROTAGONISTĖT E 24 MARSIT 1998, GJENERALIT DAUT HARADINAJ, I CILI SHKRUAN NGA BURGU I PRISHTINĖS

    Prishtinė, 25 mars

    Qytetarė tė nderuar, vėllezėr e motra, ngado qė keni ardhur nė kėtė ditė tė madhe.Mė lejoni qė nėpėrmjet kėsaj letre t’i bashkohem kujtimit dhe nderimit tė 24 marsit, kėsaj dite tė lavdisė sonė kombėtare qė simbolizon njė kremte tė dyfishtė.

    Tė nderuar pjesėmarrės:

    Pėrpjekjet tona pėr liri ishin tė gjata sa edhe vetė qenia jonė kombėtare.Vetėm nė njėqind vitet e fundit, mijėra djem e vajza tė kėtij populli u vranė e u persekutuan, shumė tė tjerė u dergjėn nė burgje, shumė humbėn pa gjurmė, pėr tė vetmen arsye, se gjykoheshin tė bėheshin tė lirė nė tokėn e tyre stėrgjyshore.

    Pa u lėshuar nė sezonat e historisė sonė sė dhimbshme, kujtojmė sot demonstratat e pėrgjakshme tė ’68-ės e 81-ės, tė cilat, asokohe, u shtypėn me autoblinda e tanke serbe. Ishte ajo pėrpjekja e dytė me radhė nė kėtė qindvjetėshin e fundit, ndėr mė tė rreptat, pėr ta shuar njėherė e pėrgjithmonė atė pranverė tė madhe qė kishte pushtuar zemrat e djalėrisė sė ēiltėr shqiptare.Por, edhe pėrkundėr atij terrori, gjeni liridashės i asaj pjese tė ndritur tė popullit tonė nuk shuhej pėr asnjė ēast. Nė tė kundėrtėn, ai afsh pėr ta shijuar lirinė e kėrkuar e tė flijuar pėr tė, me dekada tė tėra, po depėrtonte ngadalė, por sigurt, nėpėr shumicėn e frengjive tė kullave shqiptare. Dhe vitet kalonin e radhėt ngjesheshin. Liria e premtuar nga kancelaritė e improvizuara, assesi tė vinte, prandaj shqiptarėt po humbasnin gjithnjė e mė shumė besimin nė premtimin se “do tė bėhej mirė”.

    Dhuna serbe kishte pushtuar tė gjitha poret e jetės. Ishe ngulfatur frymėmarrja shqiptare dhe atdheu, nė rrethana tė tilla, thėrriste ORĖN E MADHE tė historisė. Kosova dhe shqiptarėt po pėrjetonin zhbėrjen e tyre. Ky vend i shkelur dhe i pėrdhunuar nė tė gjitha format, rėnkonte pėr shpėtimtarin e saj. Nė kėto rrethana, kur lemeria ishte ngulitur nė shpirtin popullit duarthatė, Ushtria Ēlirimtare e Kosovės, e cila deri atėherė vepronte ilegalisht, mė 28 Nėntor, nė Llaushėn krenare do tė dalė publikisht nė varrimin e mėsuesit Halit Geci. Nėndetėset shqiptare, nga ajo ditė do tė marrin rrugėn nė pakthim drejt lirisė sė ėndėrruar.

    Pikėrisht mė 5 mars 1998, ndodhi Ora e Madhe e historisė sonė. Nė Prekazin e tė bėmave tė mėdha, Komandanti Legjendar i UĒK-sė, Adem Jashari me familjen e tij, nė luftė frontale me njė makineri tė tėrė serbe do tė flijohet pėr lirinė e kėtij vendi. Dhe kjo ngjarje, ndėr mė tė mėdhat nė historinė e kėtij kombi, ishte sa e dhembshme aq edhe krenare. Tani shqiptarėt mėsuan, pėrfundimisht, se liria nuk do tė pikonte nga qielli, ndėrsa bota pėrparimtare mėsoi njėkohėsisht dy gjėra:se shqiptarėt do tė flijoheshin tė tėrėt pėr lirinė qė u takonte dhe, nė anėn tjetėr, mėsuam se si ishte i shfrenuar dhe i etshėm pėr gjakun e kėtij populli njė regjim fashist, i cili nė decenien e fundit tė shekullit njėzet kishte zhvilluar luftėra tė pėrgjakshme dhe shfarosėse ndaj shumė popujve tė Ballkanit.

    Makineria serbe skenar tė njėjtė do tė pėrdorte edhe ndaj familjes sime, mirėpo nė 24 marsin e vitit 1998, ditė kjo e flijimit tė luftės frontale nė Rrafshin e Dukagjinit, ajo do tė thyhet keqas. Pas kėsaj dite, nė Dukagjinin e luftės dhe lavdisė, nė tė gjitha anėt e tij, pozicionet e UĒK-sė do tė bėhen bedene tė pathyeshme pėr makinerinė vrastare serbe.

    Tė nderuar tė pranishėm

    Lufta pėr liri kishte ēmim tė madh. Mijėra njerėz u vranė e u masakruan, ndėrsa shumė tė tjerė lėngojnė nga plagėt e luftės. Janė dėshmorėt, tė rėnėt, tė masakruarit, tė zhdukurit dhe sakrifica sublime e kėtij populli, ata qė tė pamundurėn e bėnė realitet. Populli i Kosovės pėrfundimisht u ēlirua pėr tė qenė njėherė e pėrgjithmonė i lirė nga ēizmja vrastare serbe. Vėllezėr e motra, unė dhe i gjithė populli shqiptar, ndihemi krenar pėr sakrificėn e dėshmorėve e tė martirėve tė kombit, tė atyre qė dhanė pjesė tė trupit, tė atyre qė sot nuk u dihen gjurmėt. Pėr kėtė arsye shumė gjėra janė tė pranueshme vetėm qė tė bėhet shteti ynė (i Kosovės), ashtu siē e deshėn dėshmorėt dhe martirėt e kombit, ashtu siē e duam edhe ne.

    Sado padrejtėsisht, pėr hir tė idealit tė dėshmuar me shekuj ndėr shqiptarė, unė dhe bashkėluftėtarėt e mi e pranojmė edhe kėtė heqje lirie individuale, mirėpo tendencat pėr t’i njollosur vlerat e luftės sonė tė shenjtė pėr liri, edhe nga kėtu, prapa grilave, kurrė nuk do tė pajtohemi me atė “soj” njerėzish, tė cilėt duke nėpėrkėmbur vlerat tona kombėtare dhe luftėn ēlirimtare, imagjinojnė tė ndėrtojnė autoritet moral dhe ligjor mbi kėtė vend dhe mbi kėtė popull.

    Tė nderuar tė pranishėm

    I vetėdijshėm dhe krenar pėr atė qė kemi bėrė sė bashku pėr kėtė vend dhe mė i fortė se kurrė mė parė, mė lejoni t’ju pėrgėzoj pėr sukseset e arritura deri mė tani dhe, njėkohėsisht, t’ju uroj suksese tė reja nė rrugėn e pakthyeshme drejt shtetit tonė. Familjarė tė dėshmorėve, gjithnjė tė jeni krenar pėr bijtė qė rritėt e tė cilėt ia dhatė lirisė sė Kosovės.

    Tė gjithė jemi tė vdekshėm.
    Vetėm dėshmorėt nuk vdesin kurrė!
    I pėrjetshėm qoftė kujtimi pėr ta! LAVDI!



    ---------------------------------------------------------------------------------

    Nji postim i bertur nga agjencioni shtetror i lajmeve te Kosoves Kosovapress,por pa i pyetur Administratoret dhe kryeadministratorin brari.
    Malsorja

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    19,380
    Faleminderit
    36
    30 falenderime nė 21 postime
    Mirse erdhe Malsore nga Kosova-presi !


    Brari eshte nje lexues i thjeshte ne Forum dhe nje shkrues i thjeshte mes forumisteve te tjere.
    Administratoret i ke ne liste se cilet jane.

    Uroj qe ne agjensine Kosova press te kete ne te ardhmen pak demokraci ne faqet e saje e te hapet per masen e gjere te njerzve e jo si deri tani qe eshte monopol i 2-3 enveristeve profesioniste qe kopjone pik per pike ATSH e koheve staliniste dhe ZP e vjeter dhe te re te Erion Braces.


    E verteta eshte ilaci me i mire per sherimin e cdo Njeriu dhe kjo vlen dhe per nje Gazete ose agjensi lajmesh.

    Malsore pse te pelqen genjeshtra?

    Do te thuash ti..Ku eshte kjo genjeshter?

    Ja Malsore ku eshte..pikerisht ne Letren qe ju keni postuar e qe Autoret thone se eshte Leter e Daut haradinit.

    Malesore behu e sinqerte dhe prano qe kjo leter nuk eshte e Shkruar nga Dauti.

    Nejse..beni si te doni por une e di.. dhe ti e di.. dhe Kosova e di se kjo leter jo vetem nuk eshte Shkruar nga Dauti por as nuk eshte lexuar prej atij.. para botimit ne Shtyp ose leximit ne ndonji miting.

    Megjithate kjo nuk ka rendesi..

    E rendesishme eshte qe Kosova-pressi te kuptoje nje dite qe Populli i Kosoves nuk ka me durue gjith jeten nje Makineri Vrasese Shqipfolese sikurse eshte "KosovaPressi" dhe "Epoka e Re".

    Ka nji faktor negativ qe e frymezon mes tjerash kte Agjensi ne Zullume te ndyta pafund.

    Ky faktor eshte Historia e ZP-se se PPSH-se.

    ZP nje jete te tere Genjeu ..nje jete te tere frymezoi luft Klase nga e cila vuajten mijra familje (shqiptare jo mongole), nje jete te tere frymezoi urrejtje per Imperializmin amerikan, urrejtje per Europen e kulturen boterore, Urrejtje per Driten e simpati per erresiren e nga kjo po vuan akoma popylli yne sepse jemi te vonuar ne te gjitha drejtimet..
    E qe Shqiperia eshte e vonuar ne Zhvillime e dini shume mire dhe ju enveristet kosovare te Diaspores sepse asnjeri prej jush as ne Koh te Enverit e as pas atij nuk e la Zvicren ose Gjermanine kapitaliste e te vinte me jetu ne kooperativat e Cermes se Lushnjes si shume bashk fshatare tuaj qe e provuan ate "lumturi" ose si muratore ne veprat industriale.
    Ju enveristet kosovare e deshet Shqiperine e Enverit vetem per 10 dite ne "PLLAZHAt" e Durresit per "me i rrezit" ato mullaqe te trasha si Goma Traktori.

    Nejse..ska randsi..




    Erdh nji dite qe kujtuam se me Dhjetorin e Studenteve te Tiranes do te pushonte ZP, kjo Makine e Genjeshtres dhe Krimit.
    Por u gabuam.

    ZP vazhdoi te prodhonte Te KEQEN dhe mbas shpalljes se Pluralizmit. Dhe jo vetem kaq por dhe te frymezoi e piketoje vrasje dhe revulucione si ai i 97-tes. Dhe ju keni pjesen tuaj ne ate Revolucion qe i kushtoi Shqiperise vec tjerash dhe 4000 te vrare.

    Sot ZP eshte Zot ne Shqiperi.
    Ajo mbron Mafien ne Pushtet dhe agjenturen e vjeter ne Diaspore pjese e te ciles jeni dhe ju Malsore me Kosova Pressin.



    Pra Krimi nuk u ndeshkua. Duke mos u ndeshkuar e Keqja ajo u be shembull qe dhe ju enveristet Kosovare te mendoni se "te genjesh, te vrasesh e shpifesh nuk te gjen asnje e keqe".

    Kjo eshte fatkeqesia me e madhe..per ju dhe per NE.

    Per ju sepse ju ka bindur se "te vrasesh Shqiptarin se mendon ndryshe nga ju eshte Normalitet...dhe se te mos ngopesh duke vrare eshte detyre e shenjte".

    Kurse per Ne eshte fatkeqesi sepse te edukuar me frymen atdhetare qe e ndalon VLLAVRASJEN.. ne dashje pa dashje ju krijojme juve kushte ideale per te vazhduar veprimtarine kriminale.


    Dalim tek DAUTI..


    Shqiptari e ka tradite qe MIKUN e NDERON...

    Si eshte e mundur dhe ku e gjeti Dauti me Idriz togerin ate te drejte qe luftaret e inkuadruar ne Brigaden MERGIMI qe vijne ne fshatrat Shqiptare mes popullit te tyre Te merren e masakrohen nga "gjeneral" Dauti.. me shoke..e tu zhduken dhe trupat..??


    Dauti eshte ne BURG jo se eshte luftetar i UCK-se por se eshte vrases i disa luftetareve Shqiptare.


    Ai qesh sepse Kosova pressi qe e frymezoi per vrasje i thote..Daut bre trim mir ja ke ba qatyne luftarve qe nuk ngjohin Thaqin e Halitin e Nanosit per Komisar por ngjohin qat mu-t Rugove si president..

    Ky eshte shkaku i vrasjeve dhe ky eshte TURPI JUAJ..

    Mbi Dautin rendon Krimi fizik i fshatarit te pagdhendur kurse mbi ju te gjithe qe solidarizoheni me vrasjet rendon Krimi i Njeriut te vetedijshem se po behet Vllavrasje ...dhe se mir tu bahet Rugovistave te LDK-se..

    Kjo eshte shume e rėnde.

    Pra Kosova Pressi po ben ne KOSOVe ate politike qe bente ZP ne vitet 1945-1960 kur mijra RILINDAS te mbetur gjalle i futi te gjalle ne dhe e as sot nuk u dihen kockat ku i kane..

    Juve ju pelqen kjo politike per Shume arsye por njera eshte sepse tek kjo Politike shikoni Realizimin e kenaqsive Sadiste personale.


    Une jam shqiptar dhe jo kinez.

    Populli im nuk eshte 800 Milionesh por 4 milion dhe jeta e gjith sejcilit eshte e Shtrenjte.

    Ju merziteni e c'fryni kur Kerrin ju a ka gerdhisht (gervisht) dikush ne Parking e qeshni e gzoni kur DRINI, XHEMA, TAHIRI, UKA futen ne dhe nga plumbat e pabesa te bandave te Kosovaprresit.

    Prandaj ndryshojme ne o Malsore dathur ..bashke une e ti e bindjet tona.

    Une qaj bashk me nanen e Drinit kurse heroi juaj "gjeneral" sali veseli (vrasesi i Drinit) e feston neper bordello vrasjen e Luftarit te UCK-se.
    Une qaj me Vllane e Uk Bytyqit e ju vallzoni shoten..prej gzimi kur UKa i UCk shkon ne varr per dit Votimesh..

    Ju nuk doni Vlerat e UCK-se sepse ju i vrisni luftaret e saje..
    Ju doni nga UCk vec at pike te kuqe ne xhamperin e uniformes se UCk sepse ju kujton Stalinizmin e polpotizmin e enverizmin tuaj ..

    mbec me Shendet..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 25-03-2003 mė 13:44

  5. #5
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    14-03-2003
    Vendndodhja
    Albanistan
    Mosha
    35
    Postime
    148
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Brari, ke fillu te behesh i papergjegjshem.

    Flet me hamendje, e jo me fakte e deshmi.

    Qe te futet vellavrasja mesh shqiptareve jane shume shtete qe po derdhin miljarda valute, prandaj hap syte!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    19,380
    Faleminderit
    36
    30 falenderime nė 21 postime
    Dajak mbaje qat dajak ne dore e lexo mire.

  7. #7
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,799
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Brar, po kapem vec per nje detaj te vogel, dhe ndoshta te parendesishem per dike.

    Populli shqiptar nuk i numron 4 milione, po gati 8 milione.

    Mos ma zi per te madhe, se nuk e pata me ndonje qellim. Thjeshte ishte vetem sa per informate.

    Ju pershendes!

  8. #8
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    14-03-2003
    Vendndodhja
    Albanistan
    Mosha
    35
    Postime
    148
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Po mu rritkan yjet, edhe pak u bokam gjeneral, por Albo do me perjashtoj me puc nga forumi.

    Si duket ka frike se ndonje ketu i ze postin qe nuk e di si e ka privatizu, ndoshta ndonje "miqsi e forte" ose ndonje lidhje "martesore".

    Oroj vetem mos jete .....franceze.....!

    Por une do mbledh me demokraci "Pleniumin e forumit" perpara TETROCRACISE dhe DIKTATURES se ketij "Presidenti te perjetshem" qe te beka gjemen e madhe e paska te gjitha mjetet e duhura deri me "letrat ngjitese" qe te mbyllka gojen!

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    19,380
    Faleminderit
    36
    30 falenderime nė 21 postime
    Ja dhe CLIRIMTARI i KOSOVES...na ka pershendetur..


    --------

    Uesli Klark shpreson se Kosova njė ditė do tė jetė e pavarur

    Gjeneral, Uesli Klark

    Uashington, 26 mars 2003 - Edhe ish-komandanti i NATO-s nė kohėn e operacionit tė NATO-s pėr dėbimin e forcave serbe nga Kosova gjenerali Uesli Klark e ka komentuar luftėn pėr ēlirimin e Kosovės. "Isha i sigurt nė sukses", tha Klark nė njė prononcim pėr radion "Blu skaj".

    Ai tha se ishte i sigurt nė kualitetin e forcave tė Shteteve tė Bashkuara dhe NATO-s gjatė fushatės sė bombardimeve dhe siē tha ishte i bindur se do tė korrim sukses dhe se Millosheviqi shpejt do tė dorėzohet.

    "Jam shumė i nderuar qė gjatė jetės sime mu dha rasti t'i ndihmoj popullit tė Kosovės. Shpresoj se Kosova njė ditė do tė jetė e pavarur", tha gjenerali Klark.

    Ndėrkaq, duke shfaqur qėndrimin e tij lidhur me fillimin e luftės nė Irak, gjenerali Klark konstatoi se nuk do tė jetė kjo njė luftė sikurse tė tjerat, do tė jetė luftė shumė mė e vėshtirė dhe e paparashikueshme.


    ------------

    Yes Ser !!!

    Rrofsh o Klark !


    Xhejmi Shia thotė se nuk do tė ketė kthim tė forcave serbe dhe nuk do tė ketė ndarje tė Kosovės

    Xhejmi Shia

    Prishtinė, 26 mars 2003 - Drejtori pėr Informim Publik i NATO-s Xhejmi Shia nė njė ligjeratė para studentėve tė Fakultetit Juridik nė Prishtinė ka siguruar popullin e Kosovės se nė kėtė vend nuk do tė ketė kthim tė forcave serbe dhe nuk do tė ketė ndarje tė Kosovės.

    Ai ka shtuar se dėshira e NATO-s ėshtė qė tė ndėrtohet paqja e qėndrueshme nė Kosovė dhe tė largohet atėherė kur mund tė largohet, ashtu qė pas vete tė lė njė paqe tė qėndrueshme.

    Xhejmi Shia u angazhua pėr shpejtimin e kalimit tė pėrgjegjėsive nga ndėrkombėtarėt tek zyrtarėt vendės dhe kjo do t'i mundėsonte udhėheqjes vendore qė tė marrė rol mė aktiv dhe tė ketė ndikim mė tė madh nė proceset vendimtare nė tė ardhmen. Ai foli edhe pėr luftėn kundėr krimit tė organizuar, duke porositur tė rinjtė kosovarė qė ata tė kenė zero tolerancė ndaj dhunės dhe krimit tė organizuar.




    Ketu Shikoni Foton e Gjeneralit te madh Klark dhe Xhimi Shias, dy miqve te paharrueshem te Shqiptareve..


    Kush di po mundi ti postoje ketu ato dy Foto.

    http://www.trepca.net/2003/0303/030326-lajme.htm



    ......
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 26-03-2003 mė 19:33

Tema tė Ngjashme

  1. Adem Demaēi
    Nga lum lumi nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 318
    Postimi i Fundit: 22-09-2014, 16:06
  2. Konflikti shqiptaro-serb mbi Kosovėn
    Nga ARIANI_TB nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-08-2009, 09:57
  3. Intervista e Prof. Dr. Sali Berishės nė gazetėn " Express"
    Nga Antimafia nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 11-04-2009, 10:37
  4. Unė Kam Dhėnė Shumė Mė Shumė Pare Pėr Kosovėn Se Sorosi
    Nga Harudi nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-03-2007, 14:11
  5. Adem Demaci: Eksperimenti politik ndėrkombėtar me Kosovėn
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2006, 18:39

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •