Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Perjashtuar Maska e Deni_Boy
    Anëtarësuar
    19-10-2005
    Vendndodhja
    Milano
    Postime
    2,322

    Windows Live Messenger mbyllet në fillim të 2013!







    Lëvizje surprizë e Microsoft. Gjigandi i produkteve dhe shërbimeve kompjuterike do të tërheqë nga tregu Windows Live Messenger, shërbimi historik i komunikimit të drejpërdrejtë, për të favorizuar Skype.

    Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga vetë kompania, por mediat amerikane dhe forumet në internet flasin për një vendim që pritet të merret brenda pak muajsh.

    Përdoruesit e Windows Live Messenger do të udhëzohen automatikisht drejt përdorimit të Skype. Për këtë lëvizje, sipas specialistëve, Microsoft ka kohë që po punon nisur dhe nga rënia e përdoruesve të produktit të tij, megjithëse 80 përqind e mesazheve të drejtpërdrejtë të përdoruesve të Skype, menaxhohen nga Messenger.

    “The Verge”, agjencia e informacioneve teknologjike online shkruan se vendimi për të shkrirë Windows Live Messenger brenda Skype lindi si një domosdoshmëri e Microsoft për t’i bërë ballë edhe konkurrencës së rrjeteve sociale, sidomos Facebook, edhe ky i pajisur me një shërbim të mesazheve të drejtpërdrejtë.

    Skype ndodhet nën pronësinë e Bill Gates që e bleu atë për 8.5 miliard dollarë. Shkrirja e Windows Live Messenger me të do t’i jepte fund shërbimit të komunikimit online të krijuar më 22 korrik të 1999-ës. Versioni i tij i fundit (Windows Live Messenger 16.4) u hodh në treg vetëm një muaj më parë.

    Prishtina Times

  2. #2
    ► ☆☆☆ ◄
    Anëtarësuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mëmëdhe
    Postime
    4,834
    Aq shume rrjete komunikimi jane hapur sa disa prej tyre (perfshire adresa,password,etj) jane harruar tashe qe ekzistojne,nga vete perdoruesit ku nje nder ta jam edhe une.

    Edhe Windows Live Messenger po ben dicka si puna e: Ali Hoxha - Hoxh Alia

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •