Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-01-2003
    Vendndodhja
    Jam aty ku sdua te jem
    Postime
    19

    Ame, krimineli shqiptar qe akuzon Cervenkovskin

    Ame, krimineli shqiptar qe akuzon Cervenkovskin
    Kush eshte Petrit Ame, shqiptari nga Dibra deshmite e te cilit jane konvertuar nga media ne akuza kunder Kryeministrit Maqedonas, Cervenkovski. E verteta e 5 kasetave me deshmi te tij per sherbimin sekret, ku permenden, krahas emrit te Arkanit, edhe politikane shqiptare, te perfshire ne kondrabanden e naftes gjate embargos se Jugosllavise. Nje precedent, qe ilustron saktesisht lidhjet e krimit me politiken ne Ballkan

    Ferdinand DERVISHI

    Pas vrasjes se Kryeministrit te Serbise Zoran Xhinxhic, ka ridale ne siperfaqe nje nga debatet me te medha, ai i lidhjes se politikes ballkanike me krimin e organizuar. Nje teme qe mendohet se ka ndikim ne atentat, per shkak te disa lidhjeve te erreta te kryeministrit te vrare me klane te fuqishme kriminale serbe. E cila dikur mori trajte te plote me kandrabenden ne Malin e Zi, eshte prezente dhe e debatuar ne Shqiperi, nderkohe qe po tenton te marre trajte te nderlikuar ne Maqedoni. Ne qender te debatit eshte vendosur Kryeministri aktual Branko Cervenkovski, te cilin media vendase e ka akuzuar se fundmi, se ka ndihmuar ne arratisjen e nje shqiptari nga Dibra, te akuzuar per 15 krime te ndryshme, i quajtur Petrit Ame. Nje personazh jo fare i panjohur nga disa politikane te larte ne Tirane dhe i konsideruar si nje nga boset e linjes ballkanike te droges.

    Petrit Ame dhe akuza fatale per Cervenkovskin

    Lajmi i emetuar nga faqja e internetit "RTV 21" e Shkupit, ben fjale per posedimin nga ana e sherbimit sekret maqedonas te 5 kasetave me regjistrime te Petrit Amese gjate kohes qe ky ndodhej ne burg. Sipas akuzave ne shtyp, pikerisht Kryeminsitri maqedonas Branko Cervenkovski kishte ndikuar ne arratisjen e shqiptarit Ame nga burgu per shkak te lidhjeve, qe ai kishte patur me krimin. Tekstualisht sipas faqes se internetit "RTV 21" te Shkupit, "Petrit Ame thote se ne numrin e miqve, qe e kane ndihmuar per te shpetuar nga burgosjet, ka qene edhe kryeministri i tanishem i Maqedonise, Branko Cervenkovski. Sipas Ministrise se Brendshme, Ame eshte denuar me 15 dite burg dhe eshte liruar me pas. Ministria e Brendshme, e cila pohon veprat penale te Petrit Ames, nuk pohon, as nuk hedh poshte, nese ai ka punuar edhe si bashkepunetor i sherbimit sekret maqedonas apo jo". Nje akuze e tille ka detyruar ministrine e Brendeshme te Maqedonise te ngreje nje grup hetimor, i cili ka nxituar te pohoje se "ne lidhje me akuzat e bera nga Petrit Ame, i njohur ne Maqedoni per lidhjet e tij me grupe kriminale, nuk ka te dhena qe kryeministri Branko Cervenkovski te kete kerkuar apo ndihmuar per lirimin e ketij personi nga te pakten 15 vepra penale per te cilat akuzohet". Nje teme qe kuptohet se ka mbetur e hapur. Por ne deshmite e Amese per sherbimin sekret, kane dale te tjera xhevahire.

    Kondrabanda e naftes dhe emri i Arkanit krahas 2 politikaneve shqiptare

    Po sipas lajmit te emetuar nga faqja e internetit "RTV 21" e Shkupit "Petrit Ame, i cili tani konsiderohet i zhdukur, pasi vdekja e tij nuk eshte konfirmuar zyrtarisht asnjehere, ne deshmine e tij te filmuar, thote se ka punuar me vellain e kryeministrit malazez Milo Gjukanovic, me tregti armesh, duke kaluar nga Beogradi ne Mal te Zi e me pas ne Itali. Ame thote gjithashtu se ka punuar me kontrabanden e naftes gjate kohes se sanksioneve ndaj Serbise, permes (nje politikan i njohur shqiptar me njohuri ne fushen e ekonomise dhe financave red.) dhe me deputetin e vrare Azem Hajdari, si dhe me pas me Zhelko Razhnjatovic, Arkanin, shefin e paramilitareve serbe". Kjo eshte deshmia qe zbardh per here te pare nje pjese te "epopese" te lavdishme te kondrabandes se naftes drejt Serbise nga Shqiperia nepermjet zones se Shkodres gjate embargos. E vene ne gojen e nje prej te konsideruarve personazh teper i fuqishem i krimit dhe trafikut te droges, armeve etj, me lidhje te njohura me politikane ne 2 shtete, natyrisht qe eshte per tu marre ne konsiderate.

    Kush eshte Petrit Ame?

    Petrit Ame eshte nje dibran i pjeses se Maqedonise, i cili me ane te veprimtarive te paligjshme ne disa shtete te Evropes, si trafik droge etj ishte konvertuar ne nje njeri te pasur, por edhe i ngarkuar me shume probleme me drejteine. Edhe fisi i tij per shkak te tij ishte bere i famshem ne Diber. Ne vendlindje mbahej dhe ndonjehere epitetohej si biznesmen. Gjate zgjdhjeve presidenciale te vitit 1999 fisi Ame kishte mbajtur krahun e Patrise Demoktratike Shqiptare te Maqedonise, nderkohe qe nje fis tjeter po i fuqishem Capa, kishte mbajtur krahun e Partise Demokratike per Prosperitet. Midis dy fiseve eshte regjistruar edhe nje konflikt i armatosur. Gjate viteve te luftes ne Kosove ka frekuentuar ambjente qe rriheshin nga politikane ne Shqiperi dhe eshte pare ne shoqerine e tyre. Thuhet se ne kete kohe trefikun e droges dhe aremve e bente nepermjet doganes se Bllates. I denuar me burg ne Maqedoni dhe i shpallur ne kerkim nga Interpoli ai ishte shenuar edhe ne skedinat e policise kriminale shqiptare. Ame para pak vitesh ishte burgosur ne Maqedoni, porse prej andej kishte dale serish ne rrethana misterioze. Tashme konsiderohet nje person i zhdukur. Ka nje hipoteze sipas se ciles ai eshte vrare si dhe nje hipoteze tjeter sipas se ciles ka te ngjare qe ai eshte varrosur ne kufi ose ne brendesi te tokes shqiptare.

    Njeriu qe organizoi takimin Gazidede-Arkan

    Identiteti i Petrit Amese eshte permendur pak muaj me pare kur u be publik nje takim i papergenjeshtruar i Arkanit (Zheljko Raznjatovic, ish-shefi i paramilitareve serbe) me ish-shefin e SHIK Bashkim Gazidede. Per kete takim Ame ishte ndermjetesi. Sipas disa pohimeve, ndersa kishin qene ne nje burg ne nje shtet te Evropes Perendimore Petriti dhe Arkani ishin bere vellezer duke pire gjakun e njeri-tjetrit. Nderkohe qe ka te dhena sipas te cilave sherbimet sekrete, kryesisht CIA ndiqte nga pas levizjet e Amese ne Ballkan duke shpersuar ne nje takim te tij me Arkanin, me qellim arrestimin e kriminelit te luftes, te njohur per masakrat e tij ne Bosnje. Arkani akuzohet si autori i masakres ne Sllovenine Lindore ne vitin 1991, ne kete represion u vrane 1400 muslimane. "Zheljko Raznjatovic i njohur me pseudonimin Arkani, ka ardhur ne Shqiperi ne kulmin e luftes ne ish Jugosllavi dhe eshte eshte takuar me Shefin e Sherbimit Informativ Kombetar Bashkim Gazidede". Kjo akuze eshte bere me 18 tetor 2002, publikisht nga Ministri i Rendit Luan Rama, gjate emisionit "Shqip" ne Top Channel. Pohime saktesuan se behej fjale per nje vizite qe eshte realizuar ne vitin 1995, duke shtuar se takimi mendohet te jete zhvilluar ne nje qytet ne veri te Shqiperise, mbase ne Diber.
    Mata Hary

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Redaktori per cudi e ka fshire emrin e Genc Rulit dhe ka lene te Azemit.

    I kemi degjuar keto pralla nga Spartak Braho e Erion Bracja mafiozi tash 12 vjet.

  3. #3
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    14-03-2003
    Vendndodhja
    Albanistan
    Postime
    146
    Hajduti njef hajdutin me rrenje e dhemballe.

Tema tė Ngjashme

  1. Ē'mendim keni pėr nacionalizmin shqiptar?
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 25-09-2012, 16:09
  2. Identiteti evropian i shqiptarėve
    Nga Iliriani nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  3. Gjergj Kastrioti sipas pikėpamjeve antishqiptare
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  4. Cili ėshtė synimi i AKSH-sė?
    Nga Faik nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •