Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1

    Superkompjuteri Titan arrin 20 petaflops fuqi pėrpunimi

    Departamenti amerikan Energy's Oak Ridge National Laboratory ka pėrfunduar ditėn e hėnė zhvillimin e njė superkompjuteri, tė quajtur Titan, i cili arrin tė pėrpunojė 20 petaflops tė dhėna.

    Laboratori shpreson qė me zhvillimin e kėtij superkompjuteri, SHBA do tė ketė mė tepėr fuqi nė garėn me Kinėn dhe Japoninė pėr tė ndėrtuar kompjuterėt mė tė shpejtė nė botė. Superkompjuteri, i ndėrtuar nė ORNL nė Tennessee, ėshtė i aftė tė pėrpunojė 20 000 trilionė llogaritje nė sekondė. Ai ėshtė mbi 10 herė mė i shpejtė se paraardhėsi i tij, Jaguar, i cili u ndėrtua nė vitin2009 dhe u konsiderua kompjuteri mė i shpejtė nė botė deri nė qershor tė vitit 2010, kur e humbi vendin e parė ndaj superkompjuterit kinez Tianhe-1A.

    Vėnia nė punė e Titan-it vjen vetėm pak javė para publikimit tė listės me 500 superkompjuterėt mė tė shpejtė nė botė. Nė listėn e publikuar nė qershor tė kėtij viti, vendin e parė e mbante Sequoia, njė sistem IBM BlueGene/Q i vėnė nė punė nga U.S. DOE nė Lawrence Livermore National Laboratory nė Livermore, Kaliforni.

    Pėr SHBA ėshtė e rėndėsishme zhvillimi i superkompjuterėve tė tillė, nė mėnyrė qė tė jenė konkurrentė nė fusha tė ndryshme tė shkencės, tė cilat kėrkojnė fuqi tė madhe kompjuterike pėr tė pėrfituar rezultatet dhe zgjidhjet e duhura.

    Ēdo vit, ORNL zgjedh 40 propozime projekti nga shkencėtarė tė ndryshėm, tė cilėt mund tė pėrdorin mė pas laboratorin. Kėto propozime zgjidhen nga njė juri e pėrbėrė me shkencėtarė tė kualifikuar nė fushėn pėrkatėse ndėrkohė qė shqyrtohet edhe fakti nėse rezultatet qė priten tė dalin nga projekti do t’ia vlejnė vėrtet qė tė pėrdoret laboratori apo jo.

    Specifikimet

    Titan ėshtė njė superkompjuter Cray XK7, i cili pėrmban 18,688 procesorė (CPU) Advanced Micro Devices 16-core Opteron 6274 me 18,688 GPU (graphics processing units) Nvidia Tesla K20. Procesorėt grafikė (GPU) pėrdoren pėr tė ekzekutuar disa zbatime matematikore dhe shkencore, ndėrsa CPU-tė janė mė tė efektshėm nė pėrpunimin serial. Kombinimi i fuqive tė CPU-ve dhe GPU-ve, bėn qė superkompjuterėt tė japin rezultate nė njė mėnyrė mė efikase.

    Titan ėshtė ndėrtuar nė 200 kabinete serverėsh dhe ka tė njėjtėn madhėsi si Jaguar-i. Ai ka 700TB memorie. Titan konsumon 9 megavat energji dhe kostoja vjetore pėr pėrdorimin e njė superkompjuteri mund tė shkojė deri 10 milionė $ nė vit. Sfida e radhės pėr superkompjuterėt ėshtė arritja e performancės nė exaflop, e cila ėshtė nė fakt 1000 petaflop, nė vitin 2018.

    ORNL i pėrditėson superkompjuterėt ēdo 3 ose 4 vjet dhe pritet qė pėrditėsimi i madh pėr Titan-in tė ndodhė nė vitin 2016. Po ashtu, parashikohet qė njė sistem exaflop tė hyjė nė punė deri nė vitin 2020.

    (PCWorld Albanian)
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  2. #2
    Ben byrek ky?

  3. #3
    Citim Postuar mė parė nga Bamba Lexo Postimin
    Ben byrek ky?

    hahahahahaha 20 petabyrek/s
    Forumi Shqiptar
    My web (hobby): www.zonajuaj.com

  4. #4
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    Citim Postuar mė parė nga Bamba Lexo Postimin
    Ben byrek ky?
    lol if it did do ishte miracle :P love byrek!
    I LOVE GOD

    j&g

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •