Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Tipiku
    Anėtarėsuar
    08-08-2005
    Postime
    3,950

    Kinematografia e huaj dhe Shqiperia, si perceptohet ajo?

    Nuk e Ideova une kte Teme por e gjeta diku kte shkrim dhe me beri cudi!!!
    Dhe e Pash te udhes ta sjell ktu dhe ta diskutojm sebashku.

    Psee??? Shqiperia Keqperdoret nga Gjigandet e Hollivudit?


    Nuk e ka mbushur muajin filmi qe po shfaqet ne kinemate shqiptare, megjithate veshtire te kete ndodhur here tjeter te provokoje kaq shume debate dhe diskutime ne forume, rrjete sociale apo te jene shkruar artikuj te ndryshem ne revista e gazeta.
    Behet fjale pikerisht per filmin “Taken 2”, prodhim hollivudian me skenar te Luc Besson dhe regj
    i te Oliver Megaton, ku “te keqinjte”, ne rolin e krimineleve, jane te gjithe shqiptare.

    Zanafilla e te “keqinjeve” shqiptare ne filimin “Taken” shpaloset qe ne pjesen e pare te ketij filmi.

    I permbledhur ne pak fjale, filmi i pare tregon historine e ish punonjesit te CIA-s Bryan Mills, interpretuar nga aktori Liam Neeson, te cilit nje bande shqiptaresh ne Paris i rrembejne vajzen me qellime trafikimi.

    Personazhi negativ eshte Marko nga Tropoja, interpretuar nga aktori shqiptar Arben Baraktaraj, i cili vret, perdhunon, shet vajza ne menyre mizore pa ju dridhur qerpiku.

    Pas suksesit te filmit te pare ne 2008, u xhirua pjesa e dyte, ku babai i tij Murad, si per te vertetuar se krimi eshte nje trashegimi qe shqiptareve u kalohet nder breza, betohet per nje hakmarrje, e cila kalon dhe permes korruptimit dhe pjesemarrjes ne krim edhe te instancave shteterore, siē eshte ne kete rast SHIK-u.

    Mirepo edhe pse nje numri te madh shqiptaresh nuk i vjen aspak mire, ky nuk eshte filmi i vetem hollivudian ku imazhi i Shqiperise dhe i shqiptareve eshte i keq.

    Kinematografia amerikane e ka zbuluar Shqiperine, te pakten qe nga viti 1997 kur shikuesit e shumte mbushen kinemate per te pare filmin “Wag the Dog”.

    Ne menyre ironikisht profetike, pak para luftes se tmerrshme ne Kosove, ne kete film, Presidenti i Amerikes, shfaqet si nje regjisor i cili kurdis nje histori te paqene lufte, per te mbledhur sa me shume vota.

    Edhe pse imazhi i Shqiperise dhe i shqiptareve, nga ky intenerar i shkurter ne kinematografine amerikane nuk del agresivisht i keq, gjithsesi nuk eshte lumturisht i mire.

    Po keshtu edhe filmi greko-gjerman, "Eduart" ne 2007, i Angeliki Antoniou-t, me shumicen derrmuese te aktoreve shqiptare, mes te cileve ne rolin kryesor, aktori i kosoves Eshref Durmishi. Ky i fundit ne rolin e nje djaloshi shqiptar qe vret nje grek, por qe mund te kishte vrase kedo.

    Edhe pse Shqiptaret nuk perfshihen ne menyre te drejteperdrejte ne nje situate jo te kendshme, nje tjeter regjisori i madh Spike Lee ne filmin e tij "Inside man", sjell ne ndihme te hetuese te policise, nje imazh negativ te stereotipizuar te femres shqiptare, si provokuese, joshese dhe korruptuese.

    Perpos ketyre filmave, ne vitin 2011 shume aktore te njohur te hollivudit, si Silvester Stalone, Arnold Shvarceneger, Bruce Eillis, Chuck Norris, Jean-Claude Van Damme “vijne” ne Shqiperi nepermjet filmit "Mercenaret 2" film i zhanrit aksion, Shqiperia pershkruhet si nje vend totalisht pa rregulla dhe pa ligje funksionale.

    Dhe se fundmi aktorja veterane Glenn Close ka zbuluar se eshte frymezuar pikerisht nga burrneshat shqiptare, per te nxjerre sa me origjinal rolin e nje gruaje te kthyer ne burre ne filmin "Albert Nobbs".

    Per mediat amerikane, ajo ka treguar se eshte bazuar te “virgjereshat e betuara”, per te perfeksionuar interpretimin e saj ne filmin dramatik. Aq sa madje e ka ndihmuar ate, per te marre edhe nominimin si “Aktorja me e Mire” ne edicionin e vitit 2012 te ēmimeve “Oscar”.

    Natyrshem na lind pyetja: A perceptohemi drejte nga kinematografia e huaj? Ēfare impakti kane gjithe keto shfaqje kinematografike? Po kinemaja jone a ka ditur t'i pergjigjet ketyre fakteve?

    Stjerner er dom som lyser i Mųrke

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Endless
    Anėtarėsuar
    17-08-2007
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    5,119
    po ca ka ketu per tu diskutuar??? realitetitin tona jane munduar dhe ata te percojne, vecse ne menyre pak te ekzagjeruar si ne gjithe filmat aksion. aq me shume qe u dashka qe dhe kinemaja jone inekzistente te reagonka LOL ,
    Without deviation from the norm, progress is not possible

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •