Njerėz si filozofi dhe sociologu Branko Merxhani janė tė rrallė dhe ata janė si ato meteorėt,por qė nuk zhduken pa lėnė gjurmė. Merxhani la gjurmė nė kohėn kur jetoi,janė shkrimet e tij nė Shqipėri,nė shtypin shqiptar tė kohės por sidomos tek revista e tij “Pėrpjekja Shqiptare” ,po dhe nė Turqi ku jetoi e shkruajti pėr gati katėr dekada tė tjera,pasuri tjetėr kjo qė nuk njihet fare dhe qė meriton studime tė tjera nė tė ardhmen.
Fati i tij ėshtė i kundėrt me atė tė mendimtarit tjetėr tė viteve 30-tė Nebil Ēika i cili punoi nė Turqi fillimisht dhe pastaj nė vitet 20-30 e gjysmės sė parė tė viteve 40-tė tė shekullit XX, punoi nė Shqipėri Njė gjė mund ta themi qė ai me siguri ka zėnė e do tė zėrė njė vend nderi nė themelet e sociologjisė shqiptare .Kjo temė diploma nuk ėshtė ,veēse njė nderim i thjeshtė qė ne i bėjmė kėtij sociologu tė hershėm nė letrat shqipe, qė pothuajse ėshtė i pastudiuar nga ato qė e meriton tė studiohet , nga specialistėt shqiptarė tė sociologjisė. Gjurmėt e Brankos i hasim nė Shqipėri dhe vepra e tij e botuar flet mė sė miri pėr kėtė. Veten e tij ai e vuri nė shėrbim tė Shqipėrisė, tė kombit tė vet,tė shqiptarizimit e tė neoshqiptarizmit pėr tė cilin ai flet nė shkrimet e veta nė gazetėn “Demokratia” tė Gjirokastrės e pastaj tek “Pėrpjekja Shqiptare” tė Tiranės.
Branko Mexhani qė ishte njė ortodoks nga Ēamėria, siē na tregon nė kujtimet e veta Dhimitėr Shuteriqi, ishte dhe njė vizionar i madh. Se sa shumė e se sa larg shihte ky bir i Shqipėrisė e tregojnė edhe fjalėt qė shkruajti me rastin e 300 vjetorit tė botimit tė veprės sė Dekartit “Bisedė pėr metodėn”, qė e solli nė shqip nė vitin 1937 miku i tij Vangjel Koēa, i ndėrgjegjshėm pėr rolin qė po luante ai dhe miqtė e tij nė fushėn e filozofisė e tė sociologjisė ai bėri kėtė vlerėsim pėr Vangjel Koēen dhe rėndėsinė e tij.
Dekarti shkroi tė parin libėr filozofik nė gjuhėn frėnge, (Vangjel Koēa) mbushi faqen e parė tė librės filozofike nė gjuhėn shqipe. Faqet e tjera u takon t’i shkruajnė brezit tė ri tė filozofėvė dhe sociologėve sot e nė tė ardhmen.


Disa pėrfundime

Sė pari, pavarėsisht nga opinionet e kohės kritikat qė iu bėnė pikėpamjeve tė tij mbi shoqėrinė si nga bashkėkohėsit ashtu dhe nga ato qė erdhėn mė pas, mendimi i pėrgjithshėm mbizotėrues edhe sot e kėsaj dite ėshtė se Ogyst Konti ėshtė dhe mbetet jo vetėm ai qė i dha emrin po edhe babai i sociologjisė. Bashkė me Durkheimin e ndonjė tjetėr ato hodhėn themelet e sociologjisė.

Sė dyti, nė fushėn e filozofisė me ecurinė e Ogyst Kontit nė mesin e shekullit XIX, lidhet lindja e njė prej rrymave mė tė rėndėsishme nė filozofinė moderne asaj tė pozitivizmit. Konti u mbėshtet fort nė shkencat e ndryshme veēanėrisht nė ato natyrore,nė dijet pozitive qė sillnin ato, nė faktet qė zbulonin ato dhe kėtu del pozitivizmi si njė rrymė qė iu kundėrvu pikėpamjes mbizotėruese tė deri-atėhershme se filozofia ishte “shkencė e shkencave”,”mbretėreshė e shkencave”, dhe ka meritėn se e hodhi poshtė si tė gabuar dhe tregoi se filozofia dhe shkenca duheshin ndryshuar krejt. Lindja e zhvillimi i pozitivizmit ėshtė e lidhur me pėrparimin e vrullshėm tė shkencave pikėrisht nė mesin e shekullit XIX e mė pas.

Sė treti ,Ogyst Konti,Emil Durkheim, Maks Weber,e shumė e shumė sociologė tė tjerė nė fund tė shekullit XIX e sidomos gjatė shekullit tė XX dhanė kontribut tė jashtėzakonshėm si nė konstatimin e sociologjisė ashtu dhe nė zhvillimin e pėrparimin e hovshėm tė saj.Nga kjo lartėsi e arritur ne kuptojmė mė mirė e mė shumė vlerėn e madhe tė veprės sė Kontit dhe sociologėvė klasikė qė jo vetėm hodhėn themelet e njė shkence tė re por kjo i dha karakter shkencor kėrkimeve nė fushėn e studimeve pėr shoqėrinė. Sot sociologjia nuk ėshtė vetėm njė shkencė thjesht klasike por frutet e arritjeve tė saj kanė vlerė praktike dhe shoqėria i pėrdor nė interes tė saj.

Sė katėrti,Branko Merxhani pėrfaqėson njė pasues tė Ogyst Kontit dhe tė Emil Durkheimit nė mendimin shqiptarė. Ndikimet kontiane duken nė mėnyrėn se si ai analizon shoqėrinė shqiptare tė kohės tė viteve 20-30 tė shėkullit XX. Nė analizėn qė i bėn me syrin e sociologut shoqėrisė shqiptare ai na jep njė pasqyrė mjaft tė plotė me tė mirat dhe mungesat e saj.

Sė pesti,interesante dhe me njė kėndvėshtrim mjaft origjinal janė mendimet e Branko Merxhanit pėr sociologjinė si shkencė dhe pėr krijuesin e saj pėr Ogyst Kontin. Nė artikullin e gjatė tė Merxhanit pėr Kontin spikat si njohja e thellė prej tij e njė figure si e Kontit, po ashtu dhe nderimi,respekti dhe vlerėsimi i lartė qė ka pėr sociologun francez Ogyst Kont.

Sė gjashti,nuk ka rėndėsi se me cfarė fushe merret, qoftė arsimi, kultura, historia apo dicka tjetėr tė themi problemi i gruas kur Merxhani e fut nė fokusin e analizės sė tij sociologjike del nė pah si aftėsia e tij e tė parit tė shoqėrisė ashtu dhe mprehtėsia e kapjes sė problemeve dhe synimi pėr zgjidhjen e tyre. Ai u kundėrvihet dogmave, tabuve, mendėsive qė pretendojnė qė janė tė pandryshueshme dhe tregon se shqyrtimi sociologjik u krijon njerėzve mundėsinė t’i njohin mė mirė dukuritė shoqėrore, tė hynė nė thelbin e tyre e mbi kėtė bazė t”u japin zgjidhjen e duhur problemeve qė nxjerr koha para njerėzve.

Sė shtati,Branko Merxhani ka padyshim vendin e vet nė mendimin shqiptar tė shekullit XX, por sidomos nė mendimin sociologjik e jo vetėm filozofik. Ai ėshtė njė personalitet i shquar i letrave tė viteve 30-tė dhe nė pararojė tė kohės sė vet sidomos nė fushėn e sociologjisė. Emri i tij lartėsohet duke qenė nė krah tė shokėve tė tij tė mendimit si Vangjel Koēa, Nebil Ēika, Ismet Toto dhe mė gjerė me njė Kristi Maloki apo dhe shumė e shumė tė tjerė.

Sė fundi, padyshim figura e Branko Merxhanit ėshtė njė figurė mjaft komplekse, e gjithanshme,e rrallė, enciklopedike, iluministe, nacionaliste etj. Modeli qė krijoi ai si njė ideologji pėr shqiptarėt jo thjesht shqiptarizmi por neoshqiptarizma, nuk i ka humbur vlerat e tij. Merxhani me tėrė personalitetin e tij, me veprėn e tij edhe tani nga largėsia e gati njė shekulli na imponohet me figurėn e veprės sė tij dhe ėshtė njė model se si duhet tė jetė sociologu dhe mėnyrėn si ai ka vėnė shkencėn e sociologjisė nė shėrbim tė popullit tė vet.
BibliografiaLiteratura e shfrytėzuar)

1.Lekė Sokoli,Themeluesit e Sociologjisė,2000.Tiranė,”Rinia”,(fq.31-35)
2.Lekė Sokoli,Hyrje nė Sociologji,2008.Tiranė,”Kristal”(fq.98-108)
3.Sunaj Raimi,Sociologjia,2004.Tiranė,”Eqerem Cabej”,(fq.22,54-55,658-661
4. Ekrem Myrtezani,Fjalor i Filozofisė,2007.Tiranė,”Toena”,(fq.441-443)
6. Prof.Servet Pėllumbi,Fjalor Filozofik,2011.Tiranė,”Edfa”,(fq.89,239)
6.1 Prof. Servet Pėllumbi “Gjurmime sociologjike” Tiranė 2002:
7. Zhanė Hersh,Habia Filozofike,Tiranė,”Dituria”,(fq.192-197)
8.Lekė Sokoli,Sociologjia,1995.Tiranė,”Elia”,(fq.57-75)
9.Samuel Enoch Stumph, Filozofia,Historia e Problemet,Tiranė,”Toena”,(fq.326-334)
10.Edmund Jacoby,Filozofėt,2006.Tiranė,”Mat”,(fq.210-213)
11.Ali Pajaziti,Fjalor i Sociologjisė,2009.Shkup,”Logos”,(587-589)
12. Danko Gėrliq ,Leksikoni i Filozofėve ,1986.Prishtinė,”Rilindja”,(fq.97-101,231)
13.Branko Merxhani,Vepra,2003.Tiranė,”Plejad”,(fq.9-15,83-85,309-317,428-431,465-476)
14.Ndricim Kulla,Antologji e Mendimit Shqiptar,2003.Tiranė,”Plejad”,(331-332,564-565,756-757,816-817)
15. “Sociological Analysis” (North Carolina, USA), 1998, Vol. 1, No. 2.

16. “Sociological Analysis” (North Carolina, USA), 1998, Vol. 1, No. 3.

17. “Sociological Analysis” (North Carolina, USA), 1998, Vol. 1, No. 4.


NURIJE SHEHI
sociologe