Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1

    Letër e Dora d'Istrias drejtuar Jeronim de Radës, Firence, 16 prill 1879

    Shqiptarët nuk janë pra as sllavë, as helenë barbarë, por përfaqësuesit e një qytetërimi më të vjetër, një nga më të lashtit e Evropës, i cili ka lënë monumentet dhe kujtesën në të dy brigjet e Adriatikut dhe të detit Jon, si në fushat ku qe Troja, aty ku Hektori është përfaqësuesi i lashtësisë, ashtu si Skënderbeu është ideali i Mesjetës, dhe Boçari personifikimi kalorësiak i kohëve moderne; mbi të cilat shekujt, shqotat, revolucionet, tiranët, pushtimet, fetë, mynxyrat kaluan si shkulme të tërbuara pa arritur ta shfarosin, dhe që një ditë është e destinuar ta thyejë gurin e rëndë të varrit të tij.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Revolution 1848

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e abica
    Anëtarësuar
    28-08-2009
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    220
    Postimet në Bllog
    1
    ne vijim te Letres nga
    Branko Merxhani dhe bashkëkohësit e tij si Vangjel Koça, Nebil Çika, Ismet Toto.

    Vangjel Koça lindi në Gjirokastër në vitin 1900. Pasi kreu arsimin e mesëm në gjimnazin e njohur “Zosimea” të Janinës, u diplomua për jurisprudencë në Itali. Që në moshë të re u mor me gazetari,fillimisht në gazetën “Drita” e më pas te “Demokratia” e Gjirokastrës ku ka shkruajtur edhe vetë Merxhani artikujt e tij. Në gazetën “Demokratia” për disa vite më rradhë drejtoi rubrikën “Lëvizje mendore”.Si bashkëthemeluesi i lëvizjes ideologjike të neoshqiptarizmës, drejtoi fletoren “Neo-Shqiptarizma”, gazetë shumë jetëshkurtër por me jehonë deri në ditët e sotme. Revista “Përpjekja Shqiptare” ka në themel edhe mendimin sociofilozofik të V.Kocës. Gjatë drejtimit të lëvizjes mendore shqiptare përkthen “Dialogjet” e Lukainit, ”Manulin” e Epikterit dhe “Fjalimin e Metodës” të Dekartit. Ai vdiq aksidentalisht në gusht të vitit 1943. Ndërsa në vitin 1998 është botuar prej tij një përmbledhje publicistikash me titull “Në udhën e shqiptarizmës”.
    Vangjel Koça arriti që të shquhet në botën mendore të kohës si bashkëthemelues i lëvizjes ideologjike të neoshqiptarizmës. Në shtypin e kohës ai me kontributin e vet aktiv ndikoi ndjeshëm në zhvillimin e një lëvizjeje të re mendore shqiptare. Duke njohur mirë sociologjinë e varfër dhe të vështirë të jetës së shqiptarëve ai vuri dorë me kujdes në plagët tona shoqërore që na lanë si “dhuratë” pushtimet e huaja.
    I trajtoi ato me mjeshtëri dhe me një kulturë të lartë filozofike nën prizmin e parimeve kulturore dhe ideore, parimeve të jetës vetjake e individuali të shqiptarit,i cili nuk i ka cmuar kurrë si duhet parimet e jetës kolektive.
    Me kulturën dhe mençurinë që e karakterizonte, ai diti fare mirë të zhytet në thellësinë e qytetërimeve të shumta duke u rikthyer përsëri në botën e tij të përvuajtur dhe varfanjake, që ishte dhe bota mendore dhe shpirtërore e Shqipërisë. Si një nga protagonistët kryesorë të shkollës së“Neoshqiptarizmës” ai predikoi një rrugë të re zhvillimi për vendin e cila kishte për qëllim zhdukjen me rrënjë të dobësive të vjetra e të reja të shoqërisë shqiptare, duke i zëvëndësuar ato me një mentalitet të ri me parime mendoretë mbështetura thjesht te kombësia.Vangjel Koça ka qenë një mendimtar që mendimin e tij e vuri në dispozicion të shndërrimit të jetës tonë kombëtare. Përpjekja e tij njëzetvjeçare ka synuar pikërisht këtë shndërrim,me anë të forcës ndërtuese të ideve,duke i mëshuar kryesisht idesë kombëtare me një përmbajtje të re shoqërore dhe qytetare. Në fondin e tematikës së këtij autori janë me rëndësi edhe temat që përshkruajnë dualizmin tragjik të shpirtit të intelektualit shqiptar, i cili shpesh luan me idetë dhe mendimin sipas modës filozofike nga fryn era. Adhurimi i verbër i ngjarjeve, mburrja e tepërt dhe servile e suksesit, adhurimi për çdo gjë të jashtme dhe pa vlerë, robërimi pas pasioneve më të dobta, gjahu i ethshëm i florinjve, mos-interesimi dhe përbuzja për vlerën demokratike të ideve, fuqinë morale të parimeve, janë tiparet e një shoqërie që Vangjel Koça i kushtoi gjithë pasurinë e mendimeve të tij. Nebil Çika lindi në vitin 1893. Motoja që e udhëhoqi publicistin në hartimin e veprës “Njëmendësia shqiptare”(studim politik e psikologjik e botuar në vitin 1943) ishte:”Të shtyjë intelektualët tanë ta mendojnë seriozisht problemin shqiptar të fjalës”. Ai bashkëpunoi në rreth 50 organe,drejtoi disa syresh ku më e njohura mbetet revista e ilustruar “Minerva” (1932-1936) e themeluar dhe e drejtuar prej tij. Nebil Çika u ekzekutua në vitin 1944 nga regjimi komunist i Enver Hoxhës. Si përkrahës i shkollës ideologjike të Neoshqiptarizmës, ai u përfshi në këtë lëvizje mendore të viteve 30-të. Veçantia e mendimit të tij qëndron në faktin se të gjitha problemet që ai arriti t’i kuptonte dhe t’i bënte publike, i analizoi plotësisht nga momentet social-psikologjike të kombit shqiptar nga ku ato ishin krijuar apo po krijoheshin.Nebil Çika i cili u prezantua si filozof, sociolog dhe moralist në shtypin e kohës, një rëndësi të veçantë i kushtoi në problemet shoqërore shqiptare, rolit të kulturës dhe sidomos elitës drejtuese e cila është edhe krijuesja e ideve. Mendimet e tij u cilësuan si një fuqi, si një faktor i domosdoshëm i mbarëvajtjes së një shoqërie të shëndoshë,sepse është pikërisht ai që punon me idetë shkencore, filozofike, letrare etj të cilat i grumbullon me arsyetime duke i lidhur me njëra-tjetrën e duke nxjerr prej tyre ide të reja të cilat i vë në shërbim të veprimtarisë jetësore. Ai trajtoi probleme të rëndësishme të ndërgjegjes politike, kombëtare dhe shoqërore të shqiptarëve duke i trajtuar ato sipas një këndvështrimi original, të mbështetura mbi arsyetime të mirëfillta filozofike dhe psikologjiko-filozofike.
    Ai guxoi që të zhvillojë në atë kohë idera të rëndësishme kombëtare, siç është ai i fatit të jetës kombëtare duke u përshtatur problemeve shqiptare,shembuj dhe mësime historike të qytetërimit botëror. Duke u mbështetur në parime shkencore filozofike dhe sociologjike në problemet shqiptare, ai trajtoi përveç të tjerave edhe tema që kanë të bëjnë me natyrën e brendshme të njeriut shqiptar, me vullnetin,pasionin, duke moralizuar për të arritur idealen, pikërisht atë që ishte më e mirë dhe më e përshtatshme për ringjalljen e Shqipërisë shpirtërore. Ismet Toto lindi në Progonat të krahinës së Kurveleshit në vitin 1908.

    Pasi kreu shkollën teknike amerikane në Tiranë, vijoi srudimet e larta në degën e statistikës në Romë. Ai ishte drejtues dhe pjesëmarrës i lëvizjes antizogiste të Delvinës.Ai u ekzekutua më 12 korrik të vitit 1937. Që në moshë të re ai u aktivizua ndjeshën në shtypin e kohës.Veprimtaria e tij publicistike u përmblodh në vëllimin “Bota e një djali kryengritës” e botuar në vitin 1977. Shpirti analitik shfaqet në veprën “Grindje me klerin” e cila përmban dy polemikat me Anton Harapin. Në vitin 1935 boton studimin monografik “ Gazi kemal Ataturk” ,ndërsa në vitin 1936 përktheu “Heronjte e mendimit-Platoni” të Will Durant. I.Toto lëvroi pothuajse të gjitha gjinitë,publicistikën, krijimtari letrare, satirën,veprat me karakter filozofik dhe shkencor. Ai synonte të mbushte zbrastinë që ndjehej në vepra nga mendimi filozofik botëror, në shërbim të ngritjes së intelegjencës së re dhe emancipimit të shoqërisë civile.
    Brezi i intelektualëve të viteve 30-të praktikisht ishte i ndarë në dy shkolla:
    shkolla e Klerikëvë të Veriut dhe shkolla e Neoshqiptarizmës që drejtohej nga Branko Merxhani, ku Ismet Toto bënte pjesë. Si një prej intelektualëve më të rinj dhe të talentuar të kohës së vet, mendimin e vet ai e shprehu në disa gazeta dhe revista të rëndësishme të kohës, duke tërhequr menjëherë vëmendjen për mprehtësinë, kulturën dhe këndvështrimin original. Temat e preferuara të I.Totos janë si ato të karakterit që kanë të bëjnë me filizofinë, edukatën, letërsinë dhe përkthimin, ashtu si dhe ato të karakterit praktik që kanë të bëjnë me misionin e nënpunësit civil në administratën shtetërore. Ai ishte admirues i një rryme të re në planin teorik dhe praktik, novator por dhe me simptoma radikale, ai gjendej gjithmonë në betejën teorike të luftës midis të rinjve dhe të vjetërve ,në të cilin përplaseshin dy kuptime, dy botë të kundërta ,të cilave ai me shumë mprehtësi do të arrinte t’u zbulonte thelbin. Nën dritën e mendimit dhe arritjeve botërore, ai trajtoi edhe problemin e fesë e të raportit midis misticizmit dhe kulturës apo problemet e tolerancës që karakterizon shoqërinë shqiptare, probleme këto që e kanë prejardhjen edhe tek natyra individualiste dhe princërore e shqiptarit. Pavarësisht se Toto ishte shumë i tërhequr pas temës nacionale ai nuk radhitet si një nacionalist i ngushtë por si një atdhedashës, si një patriot që e ndjente për detyrë të luftonte për emancipimin e vendit të tij,si një individ që kishte një vizion moden për të zgjidhur problemet e vendit të tij. Në veprimtarinë mendore të Ismet Totos dallohen edhe mjaft tema që shprehin konceptin e tij mbi organizimin shoqëror dhe social të jetës së shqiptarit ,mbi psikologjinë individuale si dhe aspiratën për një aristokraci shpirtërore.

    Nurije Shehi - sociologe

  3. #3
    Biografia

    Elena Gjika rridhte nga familja shqiptare Gjika, që drejtoi Rumaninë në shekujt 17-19.

    Elena Gjika studioi prejardhjen e shqiptarëve duke gërmuar në arkiva dhe për historinë e shqiptarëve thoshte Erdhi koha që edhe historia jonë të dalë nga varri, ku e kanë futur farisenjtë e shumtë.

    Ajo konstatonte: Trualli i të parëve tanë ruan kujtime të çmueshme nga qytetërimi i lashtë! … meqë bashkatdhetarët e Skënderbeut janë pellazgë, ata nuk duhet të harrojnë se familjes së ndritur pellazge i është dashur ta mbrojë vendin e të parëve të saj jo vetëm nga sulltanët, por edhe nga pushtuesit sllavë…. Kryesorja për shqiptarët është që të përcaktohet mirë prejardhja e tyre e lashtë dhe të mos ngatërrohen me ndonjë fis sllav pak a shumë të errët, sikurse bëjnë akoma mjaft dijetarë, fjalorë enciklopedikë dhe gazetarë.... Unë besoj si ju, zotëri, se duhet përfituar nga çdo rast për të përhapur ide më të sakta mbi prejardhjen historinë dhe gjuhën e stërgjyshërve tanë.

    Elena Gjika analizoi dhe plagët e shqiptarëve, një ndër ta ishte edhe përçarja. Ajo thotë: duhet zgjuar ndjenja e bashkimit në shkallë kombëtare. Pa e zhvilluar plotësisht këtë ndjenjë, nuk duhet ndërmarrë asnjë hap përfundimtar, sepse shqiptarët mund të shfrytëzohen për interesa që nuk janë të tyre. …Por fryma fisnore, ende më e fortë se fryma kombëtare, mund të ushqejë tek ata iluzione të rrezikshme. Prandaj, para se të fillojnë luftën e fundit, ata duhet të harrojnë mosmarrëveshjet shekullore që kanë ndarë toskët dhe gegët, bij të po atij atdheu, sepse kjo është rruga që u siguron pavarësinë e vendit.

    Ajo flet edhe për kontributin e shqiptarëve në Perandorinë Osmane: “Trimëria e tyre u jep të drejtën të luajnë rolin kryesor në gadishullin lindor.”… Turqia do të katandisej për t’i qarë hallin derisa edhe vetë Azia e Vogël është mësuar të dridhet përpara shqiptarëve, trimëria e të cilëve ka mbetur po ajo që ka qenë në kohën e Skënderbeut” “Në shekullin XVII dora e hekurt e të tmerrshmit Muhamet Qypryliu Rishëliëja e Lindjes myslimane, e shpëtoi vendin nga përkuljet e para të ëmbla të këtij gjumi fatal.” Çështja e rënies së Perandorisë Osmane ka për shqiptarët një rëndësi që nuk e ka për të tjerët.

    Shqetësim për të, që ishte shqetësim edhe për mbarë shqiptarët, ishte tendenca e pansllavizmit që po dukej në horizont. Ajo në lidhje me këtë thoshte: Është e domosdoshme t’i pritet këtu rruga dyndjes së pansllavizmit…. Turqia e verbuar humbi marrëzisht përkrahjen e atyre që mund t’u prisnin rrugën përparimeve gjithnjë e më të mëdha të pansllavizmit. …Duket sikur ministrat turq nuk kanë asnjë ide mbi shpalljet dhe përgatitjet e pansllavizmit, të cilit sukseset e habitshme të pangjermanizmit ia kanë shtuar së tepërmi shpresat. … Në fakt, planet e pansllavizmit nuk parashikojnë asgjë të mirë si për shqiptarët ashtu dhe për rumunët e grekët. … Pushtimi i Shqipërisë është prej kohe një nga ëndrrat më të preferuara të politikanëve më të vendosur të pansllavizmit. … Është shumë e vërtetë, zotëri, siç e thoni fort bukur, që shqiptarët, të detyruar të zgjedhin të keqen më të vogël edhe para kërcënimeve të pansllavizmit, vendosën të mbajnë anën e Perandorisë Osmane. … ….ditën që osmani do të dorëzohet, serbët do të sulmojnë shqiptarët, bullgarët do të hidhen mbi grekët etj dhe kështu beteja e popujve do të pasohet nga lufta e dy feve, që prej aq shekujsh përpiqen të shtien në dorë gadishullin tonë…... Perëndimi është i interesuar të pengojë synimet për zhdukjen e shqiptarëve si komb. Simbas tyre, në asnjë mënyrë nuk duhet shkatërruar pengesa e fundit, që nuk i lejon pansllavizmit të dalë në Adriatik dhe në Detin Jon

    Elena Gjika flet edhe për rrugët që do t’i nxjerrin shqiptarët nga prapambetja. Ajo thotë ... përpjekjet që do të bëjnë shqiptarët për të krijuar bashkimin e tyre intelektual, shkencor e moral, që është baza e bashkimit politik. Ajo flet për përhapjen e arsimit e të diturisë, për krijimin e institucioneve kulturore e arsimore shqiptare, për ngritjen e një Akademie Shqiptare, hartimin e fjalorit shqiptar. Për organizimin e lëvizjes politike në Shqipëri, si një hap më tej, që do të çonte më vonë në lëvizje të armatosur kombëtare. Ideja për bashkimin kombëtar shprehet para së gjithash në idenë e saj se “Pa rilindje letrare nuk ka aspak ringjallje politike”... … puna e parë në Lindje nuk janë deklaratat apo manifestimet “patriotike”, por të zgjuarit e jetës intelektuale, që është burim i çdo veprimtarie shoqërore dhe i çdo përparimi të vërtetë.

    Kurorëzimi i bashkimit politik dhe kryengritjes së armatosur do të çonte në një vend të bashkuar ku dëshira e Gjikës ishte që të bëhet “toka e trimave dhe atdheu i bujqve punëtorë dhe të zgjuar, që do të mundin ta bëjnë pjellor këtë vend të vaditur me gjak prej kaq shekujsh”

    Nga libri Ahmet Kondo “Dora D’Istria për çështjen Kombëtare”. Në këtë libër gjendet edhe korrespondenca e Dora D’Istrias me Jeronim De Radën.
    Revolution 1848

  4. #4
    Disa tituj te veprave te Elena Gjikes ( Dora d'Istria)

    La nationalité albanaise d'après les chants populaires (1866)
    Kombësia shqiptare sipas këngëve popullore

    Les ecrivains albanais de l'Italie Méridionale (1867)
    Shkrimtarët shqiptarë të Italisë Jugore

    Gli albanesi in Rumenia (1873)
    Shqiptarët në Rumani
    Revolution 1848

  5. #5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    13-06-2010
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    456
    Kam lexuar mbi keto libra dhe dorshkrime. Jane shume interesant dhe te vlefshem. Faleminderit qe i sollet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •