U publikua raporti i ri i Bankes Boterore - Doing Business 2013
Banka Botėrore, Kosova e 98
Pėr herė tė parė qė prej pėrfshirjes sė Kosovės nė raportin e Bankės Botėrore Tė Bėrit Biznes, pėr vitin 2013 Kosova shėnon progresin mė tė madh nė rangimit e kėsaj liste. Nė krahasim me vitin e kaluar, kur Kosova ishte nė pozitėn 117, kėtė vit vendi ynė ėshtė listuar si vendi i 98-tė pėr tė bėrit biznes nga 183 shtete tė botės. Pra, Kosova ėshtė ngritur plotė 19 pozita mė lartė nė raportin mė kualitativ tė indikatorėve nė tė bėrit biznes, e cila u publikua para pak minutash nga Banka Botėrore.
Ministrja e Tregtisė dhe Industrisė (MTI), Mimoza Kusari Lila, duke e pasur si prioritet kyē pėrmirėsimin e ambientit pėr tė bėrė biznes, ka drejtuar Task Forcėn pėr reformat e tė bėrit biznes nė Kosovė dhe ka koordinuar implementimin e reformave nė pėrmirėsimin e indikatorėve, tė cilėt dalin nga raporti i Bankės Botėrore.
Gjatė kėsaj periudhe, janė hapur 26 qendra pėr regjistrim tė biznesit one-stop-shop ku bizneset mund ti kryejnė tė gjitha shėrbimet nė njė vend dhe tė marrin numrin e regjistrimit tė biznesit bashkė me numrin fiskal brenda ditės nė njė dokument tė vetėm. Gjithashtu, janė ndėrmarrė njė mori reformash me qėllim tė pėrmirėsimit tė ambientit pėr tė bėrė biznes.
Kosova ka arritur progres nė fillimin e biznesit duke eliminuar kėrkesėn pėr kapital fillestar, pagesėn pėr regjistrim tė biznesit, mbrojtja e investitorėve ėshtė forcuar dhe ka pėrshpejtuar dhe thjeshtėsuar procesin pėr regjistrim tė biznesit thuhet nė raportin e tė bėrit biznes 2013.
Sipas raportit tė Bankės Botėrore, mbrojtja e investitorėve ėshtė ngritur pėr 74 pozita mė lartė, duke e bėrė ngritjen mė tė madhe krahasuar me indikatorėt tjerė tė kėtij raporti. Ndėrsa, progres ėshtė shėnuar edhe nė fillimin e biznesit nga renditja 168 sa ishte vitin e kaluar nė 126 si dhe tregtia nėpėrmes kufijve ėshtė ngritur 7 pozita mė lartė.
Vlerėsimi i kėtij raporti bazohet nė 11 indikatorė: fillimi i biznesit, marrja e lejes pėr ndėrtim, sigurimi i energjisė elektrike, regjistrimi i pronės, marrja e kredisė, mbrojtja e investitorėve, pagesa e taksave, zbatimi i kontratave, zgjedhja e pamundėsisė sė borxhit, tregtia pėrmes kufjeve dhe punėsimi i punėtorėve.
Pavarėsisht pėrmirėsimeve nė renditje Kosova ėshtė prapa tė gjithė vendeve tė rajoni. Maqedonia ėshtė nė vendin e 23-tė, Mali i Zi tė 51-tin, Shqipėria vendin e 85-tė dhe Serbia nė vendin e 86-tė. /Telegrafi/
Krijoni Kontakt