Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 15
  1. #1
    . Maska e illyrian rex
    Anėtarėsuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491

    Lajme ekonomike nga Kosova

    U publikua raporti i ri i Bankes Boterore - Doing Business 2013

    Banka Botėrore, Kosova e 98

    Pėr herė tė parė qė prej pėrfshirjes sė Kosovės nė raportin e Bankės Botėrore “Tė Bėrit Biznes”, pėr vitin 2013 Kosova shėnon progresin mė tė madh nė rangimit e kėsaj liste. Nė krahasim me vitin e kaluar, kur Kosova ishte nė pozitėn 117, kėtė vit vendi ynė ėshtė listuar si vendi i 98-tė pėr tė bėrit biznes nga 183 shtete tė botės. Pra, Kosova ėshtė ngritur plotė 19 pozita mė lartė nė raportin mė kualitativ tė indikatorėve nė tė bėrit biznes, e cila u publikua para pak minutash nga Banka Botėrore.

    Ministrja e Tregtisė dhe Industrisė (MTI), Mimoza Kusari – Lila, duke e pasur si prioritet kyē pėrmirėsimin e ambientit pėr tė bėrė biznes, ka drejtuar Task Forcėn pėr reformat e tė bėrit biznes nė Kosovė dhe ka koordinuar implementimin e reformave nė pėrmirėsimin e indikatorėve, tė cilėt dalin nga raporti i Bankės Botėrore.

    Gjatė kėsaj periudhe, janė hapur 26 qendra pėr regjistrim tė biznesit “one-stop-shop” ku bizneset mund t’i kryejnė tė gjitha shėrbimet nė njė vend dhe tė marrin numrin e regjistrimit tė biznesit bashkė me numrin fiskal brenda ditės nė njė dokument tė vetėm. Gjithashtu, janė ndėrmarrė njė mori reformash me qėllim tė pėrmirėsimit tė ambientit pėr tė bėrė biznes.

    “Kosova ka arritur progres nė fillimin e biznesit duke eliminuar kėrkesėn pėr kapital fillestar, pagesėn pėr regjistrim tė biznesit, mbrojtja e investitorėve ėshtė forcuar dhe ka pėrshpejtuar dhe thjeshtėsuar procesin pėr regjistrim tė biznesit” – thuhet nė raportin e tė bėrit biznes 2013.

    Sipas raportit tė Bankės Botėrore, mbrojtja e investitorėve ėshtė ngritur pėr 74 pozita mė lartė, duke e bėrė ngritjen mė tė madhe krahasuar me indikatorėt tjerė tė kėtij raporti. Ndėrsa, progres ėshtė shėnuar edhe nė fillimin e biznesit nga renditja 168 sa ishte vitin e kaluar nė 126 si dhe tregtia nėpėrmes kufijve ėshtė ngritur 7 pozita mė lartė.

    Vlerėsimi i kėtij raporti bazohet nė 11 indikatorė: fillimi i biznesit, marrja e lejes pėr ndėrtim, sigurimi i energjisė elektrike, regjistrimi i pronės, marrja e kredisė, mbrojtja e investitorėve, pagesa e taksave, zbatimi i kontratave, zgjedhja e pamundėsisė sė borxhit, tregtia pėrmes kufjeve dhe punėsimi i punėtorėve.

    Pavarėsisht pėrmirėsimeve nė renditje Kosova ėshtė prapa tė gjithė vendeve tė rajoni. Maqedonia ėshtė nė vendin e 23-tė, Mali i Zi tė 51-tin, Shqipėria vendin e 85-tė dhe Serbia nė vendin e 86-tė. /Telegrafi/

  2. #2
    . Maska e illyrian rex
    Anėtarėsuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Kosova ka konkurrente vendet e rajonit pėr biznes

    Njohės tė ekonomisė vlerėsojnė se rangimi i Kosovės nė raportin e Bankės Botėrore “Tė Bėrit Biznes” pėr vitin 2013nė vendin e 98 ėshtė njė lajm i mirė se nė Kosovė diēka po punohet pėr tė mbarė, por kėrkojnė nga institucionet qė tė angazhohen edhe mė tej pėr tė pėrmirėsuar ambientin e biznesit karshi vendeve tė rajonit me tė cilat ėshtė nė konkurrencė tė drejtpėrdrejtė.

    Por pavarėsisht rangimi, Kosova nė raport me vendet e rajonit, mbetet gati e fundit nė listė, pas Shqipėrisė (85), Maqedonisė (23), Malit tė Zi (51) dhe Serbisė (86), ndėrkaq nė pozitė mė tė keqe nė kėtė raport shihet tė jetė Bosnja e Hercegovina e cila radhitet e 128.

    Drejtori i Qendrės pėr Hulumtime Strategjike dhe Sociale , (STRAS), Ibrahim Rexhepi, thotė pėr Express, se rangimi nė pozitė mė tė lartė ėshtė njė tregues i mirė pėr ambientin e biznesit sado qė kjo nuk ėshtė maksimumi qė mund tė bėhet pasi krahasuar me vendet e rajonit Kosova mbetet e fundit. “Kosova duhet ta kuptojė se duhet tė hyjė nė njė garė konkurrente me vendet e rajonit e jo me fise tė Afrikės”, thekson Rexhepi.

    Sipas tij, ėshtė e pritshme qė me njė pėrkushtim sado tė vogėl tė ketė ngritje tė vendit nė pozita edhe mė tė larta, por nuk mund tė presėsh ngritje nga Singapori qė zakonisht e ka vendin e parė, pasi atje veēse e kanė arritur maksimumin e reformave tė mundshme.

    Edhe sekretari i Odės Ekonomike tė Kosovės, Berat Rukiqi, vlerėson se ėshtė lajm i mirė pėr biznesin nė pėrgjithėsi krijimi i kushteve mė tė mira tė tė bėrit biznes. “Kjo do tė ndikojė edhe nė perceptimin e investitorėve pėr Kosovėn”, thotė Rukiqi. Megjithatė, ai thotė se kėto reforma nuk vėrehen menjėherė nė zhvillimin e biznesit.

    Nė pėrgjithėsi, vlerėsimi i raportit tė Bankės Botėrore bazohet nė 11 indikatorė: fillimi i biznesit, marrja e lejes pėr ndėrtim, sigurimi i energjisė elektrike, regjistrimi i pronės, marrja e kredisė, mbrojtja e investitorėve, pagesa e taksave, zbatimi i kontratave, zgjedhja e pamundėsisė sė borxhit, tregtia pėrmes kufjeve dhe punėsimi i punėtorėve. /Telegrafi/

  3. #3
    . Maska e illyrian rex
    Anėtarėsuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Ēmime evropiane me paga afrikane

    Edhe pse qeveria zotohet pėr rritje tė pagave dhe pensioneve, nė tė njėjtėn kohė inflacioni dhe ēmimet qė vetėm sa vijnė e rriten, kanė sjellė qytetarin e Kosovės nė gjendje tė rėndė. Ēmimet e produkteve janė lehtė tė krahasueshme me ato evropiane, derisa pagat nuk dallojnė nga standardi i shteteve tė pazhvilluara afrikane.

    Bizneset nė Kosovė po ndjekin trendin e ngritjes sė ēmimeve sikurse nė shtete tė zhvilluara evropiane. Ekspertė tė ekonomisė nė vend thonė se ngritja e vazhdueshme e ēmimeve ėshtė duke e rrezikuar nė masė tė madhe mirėqenien e shume qytetarėve tė Kosovės.

    Lumir Abdixhiku, drejtori i Institutit “Riinvest”, thotė se Kosova nė kėto katėr vitet e fundit, duke u bazuar nė tė dhėna zyrtare Kosova ka pėrjetuar njė inflacion mesatar prej 23 pėr qind. “Pra nė katėr vitet e fundit, kosovarėt janė varfėruar pėr njė tė katėrtėn e pasurisė sė tyre. Kujtoj se jemi njė vend qė ka rritje tė vazhdueshme tė ēmimeve pėrkundėr njė stagnimi nė paga mesatare, duke rėnduar kėshtu dhe standardin e jetesės nė Kosovė. Pra ne jo vetėm qė kemi numėr tė lartė tė papunėve, por edhe tė punėsuarit kanė zhvlerėsim e rėnie tė fuqisė blerėse nėpėr vite”, tha ai.

    Abdixhiku thotė se politikat qeveritare, nuk po japin rezultate nė ambientin biznesor prej nga dalin biznese qė, ose japin produkte tė shtrenjta, ose biznese jokonkurruese me ato rajonale duke bėrė kėshtu varėsinė tonė nė importe. ”Pėrderisa nuk krijojmė prodhim tė brendshėm, pėrderisa kemi njė disbalanc tė madh tregtar prej 2.2 miliardė eurove, inflacioni do tė jetė nė vazhdimėsi i importuar. Shto kėsaj dhe rėndesat e vazhdueshme qė institucionet tona i bėjnė bizneseve ke njė output qė mbėshtetet nė rritjen e ēmimeve si formė e vetme e ekzistencės”, tha ai.

    Dardan Sejdiu, njohės i mirė i rrethanave ekonomike nė vend, thotė se rritja e ēmimeve nė Kosove vjen si pasojė e njė koncepti ekonomik, i cili bazohet kryekėput nė import. Sipas tij, gati 70 pėr qind e asaj qė konsumojnė qytetarėt e Republikės sė Kosovės vjen prej shteteve fqinje tė cilat edhe nė njė formė na eksportojnė edhe inflacionin e tyre. ”Duke pasur parasysh kėtė, por nė tė njėjtėn kohė edhe faktin qė stimulimi i prodhimeve vendore, nė kėtė rast atyre bujqėsore nuk po ndodh nė nivelin dhe formėn e duhur, ėshtė e pritshme qė ky trend tė vazhdojė”, thekson Sejdiu. /Zėri/Telegrafi/

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Ēmime evropiane me paga afrikane
    failed state (shtet i deshtuar) i klaneve krminale dhe mafioze te mbeshtetura nga shtete te huaja per interesa te veta...

  5. #5
    . Maska e illyrian rex
    Anėtarėsuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    E rrisin luksin

    Pėr nėntė muaj tė kėtij viti, Qeveria e Kosovės i ka rritur shpenzimet. Sipas raportit tė buxhetit, del se mė sė shumti ekzekutivi ka shpenzuar pėr mallra dhe shėrbime, qė konsiderohet edhe si kategoria e luksit. Gjatė kėsaj periudhe janė bėrė 992 milionė euro pagesa, ndėrsa arka e shtetit ėshtė mbushur me 1.2 miliardė euro.

    Qeveria e Kosovės po tregohet goxha dorėlirė me paratė e buxhetit. Pėr nėntė muaj tė kėtij viti i ka rritur shpenzimet pėr tė gjitha kategoritė, e mė sė shumti pėr atė qė konsiderohet si luks, mallra dhe shėrbime. Nė total gjatė kėsaj periudhe buxheti i Kosovės ėshtė mbushur me 1.2 miliardė euro, kryesisht nga Doganat e Kosovės dhe Administrata Tatimore. Ndėrkaq, shpenzimet totale kapin shifrėn prej 992 milionė eurosh.

    Raporti me kėto tė dhėna ėshtė miratuar tė mėrkurėn nė mbledhjen e Qeverisė sė Kosovės. Sipas ministrit tė Financave Bedri Hamza, pėr paga dhe mėditje Qeveria e Kosovės ka shpenzuar 271 milionė euro para tė buxhetit. Nė krahasim me periudhėn e njėjtė tė vitit tė kaluar, shihet se ka njė rritje pėr 9 pėr qind. Ndėrkaq kategoria me mė sė shumti rritje tė shpenzimeve, sipas raportit, del tė jetė ajo pėr mallra dhe shėrbime. Pėr nėntė muaj tė vitit 2012 pėr kėtė kategori janė harxhuar nga institucionet e Kosovės 113 milionė euro.

    Nė raport me nėntėmujorin e vitit tė kaluar shihet se ka njė rritje tė shpenzimeve pėr kėtė kategori pėr 21 pėr qind, kur ishin shpenzuar 93 milionė euro. Pjesa mė e madhe e parave, sipas raportit, thuhet se ka shkuar pėr furnizime, nė tė cilėn kategori janė shpenzuar 30 milionė euro. Kėtu bėjnė pjesė pagesat pėr furnizimet pėr zyre, furnizimet me ushqim dhe pije qė kanė tė bėjnė me burgjet, spitalet, Policia, Forca e Sigurisė sė Kosovės, Universiteti; furnizimet mjekėsore, furnizimet e pastrimit, furnizimet me veshmbathje, akomodim, municion dhe armė zjarri , banderolat e bllombat. Ndėrsa rritja mė e madhe e shpenzimeve shihet tė jetė bėrė pėr kategorinė e shėrbimeve, pėr tė cilėn janė ndarė nga arka e shtetit gjithsejtė 21 milionė euro apo 8 milionė mė shumė se pėr nėntė muajt e vitit paraprak. Para tė majme janė dhėnė edhe pėr derivate, pėr udhėtime jashtė vendit e pėr pėrfaqėsim.

    Krahas kėtyre pagesave nga buxheti i Kosovės, ministri i Financave, Bedri Hamza ka paraqitur para ekzekutivit se investimet kapitale kanė vazhduar me trend pozitiv. Ai ka pohuar se pėr kėtė kategori janė shpenzuar 369 milionė euro apo 14 pėr qind mė shumė se nė periudhėn e njėjtė tė vitit 2011
    Nė raport tė buxhetit shihet se vetėm pėr ndėrtimin e rrugėve janė dhėnė 256 milionė euro. Megjithatė, nuk sqarohet se sa para kanė shkuar pėr rrugė tė reja e sa kanė shkuar vetėm pėr projektin e autostradės “Ibrahim Rugova”.

    Ekzekutivi i vendit gjatė kėsaj kohe ka shpenzuar edhe 14 milionė euro nė emėr tė shpenzimeve komunale, qė janė pėr 13 pėr qind mė tė larta se vjet. Ndėrkaq, nė kategorinė subvencione dhe transfere janė shpenzuar 188 milionė euro, qė ėshtė pėr 1 pėr qind mė shumė se periudha e njėjtė e vitit tė kaluar. Hamza ėshtė shprehur i kėnaqur me realizimin e planit tė tė hyrave, qė, sipas tij, gjatė nėntėmujorit tė vitit 2012, duke mos pėrfshirė grantet nga donatorėt si dhe fondet nė mirėbesim, janė inkasuar 1.127 milionė euro dhe paraqesin 72 pėr qind tė pranimeve tė pėrgjithshme vjetore tė planifikuara.

    Nė raport me periudhėn e njėjtė tė vitit 2012 tė hyrat janė rritur pėr 21 pėr qind. Kėsaj rritje i ka kontribuar nė masė tė madhe mbledhja e taksave kufitare, pasi qė Doganat kanė pėrmbushur 69 pėr qind tė planit vjetor duke realizuar tė hyra nė shumėn 601 milionė euro, apo 2 pėr qind mė shumė se nė nėntėmujorin e vitit tė kaluar. Administrata Tatimore e Kosovės ka grumbulluar 203 milionė euro, apo 5 pėr qind mė shumė se vjet duke pėrmbushur 71 pėr qind tė planit vjetor.

    gazetaexpress
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga illyrian rex : 25-10-2012 mė 06:02

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Apeiron
    Anėtarėsuar
    28-12-2009
    Postime
    32
    Vetem ne te shkretit qe merremi me biznes e dijme se si behet biznesi ne Kosove, ku mundi behet aq shume ne pune kurse fitimet jane minimale-qesharake ne shumicen e sektoreve te biznesit.

    Me 20puntore nje kompani dhe me makineri i duhet aq shume te punoj dhe te rrezikoj ne treg per ti dal nje fitim rreth 2000euro ne muaj, qe eshte sa gjysma e nje page te nje Kosovari qe punon ne Zvicer neper kanalizime duke jua ndrequr sistemet e jashteqitjeve te Zviceraneve.


    -ose nje Minimarket me puntorin e vetpunesuar "pronari" duke punuar me nje orar 15 oresh gjate 7diteve ne jave menzi ja del ta fitoj nje page 300euro, A SESHTE E DHIMBSHME KJO.

    DOING BUSINESS le te me pyesin mua se si eshte te besh biznes ne Kosove dhe kur tju tregoj do te rrenqethen , dhe jam i bindur se do ta heqin krejt nga lista.


    Perdesira egziston MAFIA politike ne Ekonomine e Kosoves, te besh biznes ne Kosove eshte si te jetosh ne FERR dhet e thuash se jam ne Parajse.
    Po lė gjurmėt e jetės se kam jetuar, pasi do tė jem siē kam qenė dikur asgjė dhe ashtu sikur qielli

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Post

    Aksham pazari i Distribucionit

    Vetėm ndėrtesa e “Elektrokosovės” pėrballė Katedrales Katolike nė Prishtinė vlen 26.3 milionė euro, aq sa e ka shitur Qeveria kompaninė e Distribucionit dhe Furnizimit kompanisė turke “Ēalik-Limak Energy”. Nė kėtė ēmim nuk pėrfshihet vetėm objekti i sipėrpėrmendur, por njė listė e gjatė e pronave tė paluajtshme dhe tė luajtshme qė gjenden nė qendrat kryesore tė Kosovės.

    Sindikalistėt e “Elektrokosovės” shprehin habinė se si doktori i ekonomisė, Besim Beqaj, pranoi ta nėnshkruajė shitjen e Distribucionit me 26.3 milionė euro, pa e marrė parasysh vlerėn reale tė aseteve tė kompanisė.

    “Shitja e distribucionit me kėtė ēmim ėshtė skandaloze, sepse vlera reale e aseteve ėshtė shumė fish mė e lartė”, shprehet Fehmi Pajaziti, kryetar i Federatės sė Sindikatave tė Pavarura “Elektrokosova”.

    Ai shton se edhe kėshilltarėt e transaksionit kanė bėrė vlerėsimin e aseteve tė distribucionit, mirėpo kjo, siē thotė ai, ka qenė jo e saktė, injoruese dhe nėnēmuese pėr shtetin e Kosovės.... (shkrimin e plotė mund ta lexoni nė numrin e sotėm tė Gazetės “Zėri”)

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Post

    GfK Geo Marketing: Kosova, vendi i tretė mė i varfėr nė Evropė

    Agjencia gjermane pėr hulumtime “GfK Geo Marketing” ka publikuar rezultatet e analizės mbi tė ardhurat dhe kursimet e 42 vendeve tė Evropės, pasi tė shlyejnė detyrimet tatimore. Banorėt e Lihtenshtajnit rezultojnė mė tė pasurit, ndėrsa banorėt e Moldavisė rezultojnė mė tė varfrit.
    Banorėt e Lihtenshtajnit janė mė tė pasurit nė Evropė me 56.978 euro tė ardhura nė vit, ndėrsa banorėt e Moldavisė, janė 45 herė mė tė varfėr, shkruan “EU Observer”.
    Nė vendin e dytė janė norvegjezėt me 32.037 euro, e mė pas radhiten: zviceranėt me 31.666 euro, banorėt e Luksemburgut me 28.924 euro, danezėt me 22.040 euro. Nė top listėm e mė tė pasurve janė edhe Austria, Suedia, Gjermania, Franca dhe Belgjika.
    Mesatares evropiane mė afėr janė spanjollėt me 12.943 euro dhe janė tė radhitur ne vendin e 17 tė kėsaj liste. Nė fund tė listės janė: Kosova, Bjellorusia dhe Moldavia me mė pak se 2.000 euro nė vit.
    Nga vendet tjera tė ish Jugosllavisė, Kroacia ėshtė radhitur nė pozitėn e 30, me 5.85 euro tė ardhura nė vit.
    Nė kėtė hulumtim theksohet se banorėt e Evropės me tė ardhura mė tė larta, respektivisht me fuqi mė tė lartė blerėse, megjithatė, pjesėn mė tė madhe tė ardhurave tė tyre e harxhojnė nė banesat e shtrenjta dhe nė pėrgjithėsi shpenzime tė larta tė jetės sė shtrenjtuar. Por gjithsesi atyre u mbeten para edhe pėr harxhime tjera, pėr dallim nga ata banorė ku fuqia blerėse ėshtė mė e ulėt.
    http://www.botasot.info/kosova/19436...fer-ne-evrope/

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Post

    Fuqia e diasporės

    Kosova qė nga viti 2004 ka pranuar plot 4 miliardė euro nga diaspora. Janė mu kėto miliarda qė bashkė me donacionet e bashkėsisė ndėrkombėtare i japin shpjegim e kuptim mbijetesės sė kosovarėve pavarėsisht njė papunėsie rekorde prej 44% apo njė inflacioni tė lartė prej 7.3%, sa ishte vitin qė shkoi

    Ka njė gjė qė e bėn tė veēantė Kosovėn; ėshtė fuqia e diasporės sė saj. Kjo fuqi ka bėrė qė kosovarėt nėpėr vite tė shpenzojnė mė shumė sesa qė krijojnė. E bėjnė kėtė meqė kanė njė tė tretėn e banorėve tė saj qė jetojnė jashtė, qė punojnė jashtė, qė krijojnė jashtė, e qė sjellin vlerė brenda. Dhe mu sjellja e kėsaj vlere brenda pėr kosovarėt nė kohė ka qenė burimi i vetėm i mbijetesės, i stabilitetit social e nė raste dhe i luksit qė as vetė dėrguesit nuk e kishin (diku rreth 70 milionė euro nė vit tė parave nga diaspora shpenzohen pėr vetura). Se dėrgesat e diasporės, pra remitencat, janė shumė tė rėndėsishme kuptohet dhe nga modeli ekonomik kosovar e i cili fatkeqėsisht nuk mbėshtetet dot nė sektorin privat (burimin mė tė qėndrueshėm ekonomik). Nė vend tė tij Kosova mbėshtetjen e gjen nė shpenzime qeveritare, nė donacione e nė remitenca. Madje remitencat nė vlerė ndajnė barazi nivelin e rėndėsisė me donacionet.



    Javė mė parė nė njė studim tė rifreskuar mbi fuqitė ekonomike tė diasporės sonė bėmė njė tryezė diskutimi nė “Riinvest”. Nė njė pėrmbledhje numrash pamė qė fuqia e madhe e diasporės mbetet larg efiēencės e potencialeve tė saj. Do tė mundohem tė argumentoj pse.



    Fillimisht, bazuar nė tė dhėnat e BQK-sė, Kosova qė nga viti 2004 ka pranuar plot 4 miliardė euro nga diaspora. Janė kėto para tė gatshme tė dėrguara pėr familjet tyre e nė to nuk bėjnė pjesė paratė e shpenzuara nga mėrgimtarėt gjatė qėndrimeve tė tyre nė Kosovė; e qė tė njėjtat bėjnė shpeshherė burimin shpėtues tė bizneseve (kryesisht gjatė verės). Pjesa mė e madhe e remitencave buron nga vendet ku ka mė shumė mėrgimtarė, pra nga Gjermania (33.2%) dhe Zvicra (23.1%). Pjesa tjetėr buron nga Italia (7%), Austria (5.5%), e nė pėrqindje mė tė vogėl nga Sllovenia, SHBA-ja dhe Suedia. Duhet theksuar se paratė e pranuara nga shėrbimet ushtarake nė Irak e Afganistan, me theks tė veēantė nga punėtorėt e rajonit tė Ferizajt, nuk janė llogaritur nė shumėn e gjithėmbarshme tė remitencave. Fillimisht sepse ato konsiderohen si paga tė kosovarėve me qėndrim pune nė kėto vende, e jo si dėrgesa tė diasporės.



    Pavarėsisht kėsaj, pranimi i plot 4 miliardėve nė mė pak se njė dekadė ėshtė njė shtytje masive pėr stabilitet social nė vend. Madje janė mu kėto miliarda qė bashkė me donacionet e bashkėsisė ndėrkombėtare i japin shpjegim e kuptim mbijetesės sė kosovarėve pavarėsisht njė papunėsie rekorde prej 44%, apo njė inflacioni tė lartė prej 7.3% sa ishte vitin qė shkoi. E trendi i ardhshėm i tyre, ndonėse me shumė gjasa rėnės, do tė duhej tė shėrbente si motiv i ndėrtimit tė politikave ekonomike nė Kosovė qė mobilizojnė fuqinė e vėrtetė tė diasporės. Them me gjasa rėnėse meqė diaspora jonė dikur do tė ketė problemin e gjeneratės sė katėrt; pra pasjen e nipėrve e mbesave tė migruesve nga vitet ‘90, e tė cilėt nuk do tė ndiejnė fort lidhshmėri me familjet nė Kosovė, gjithsesi jo sa pėr t’i mbajtur ato me para. Pra Kosova ka njė derė tė hapur jo mė shumė se dhjetėvjeēare, prej tė cilės mund tė absorbojė po aq miliarda sa ka marrė nė kėto vitet e fundit.



    Dėshpėrimi nė gjithė fotografinė e remitencave vjen po zbėrthyem strukturėn e tyre. Pothuajse tė gjitha, gati 97% e dėrgesave, pėrdoren pėr konsum. Vetėm 3% e dėrgesave nga jashtė pėrdoren pėr investime nga familjet kosovare. Pra nė njė cikėl tė thjeshtė ekonomik, ku Kosova zotėron njė disbalancim tregtar prej plot 2.2 miliardė eurove nė vit (me importe prej 2.5 miliardėve e eksporte prej rreth 300 milionėve), i bie se ēdo vlerė e krijuar nga diaspora, ēdo pagė e fituar, ēdo para e dėrguar nė Kosovė eksportohet me tė njėjtin intensitet jashtė. Kosova nė kėtė cikėl, nė fotografinė makroekonomike, shėrben vetėm si njė urė pranim-pėrcjellėse e miliardave tė fituar nga jashtė. Dhe kjo urė duhet rrėnuar. Kjo urė duhet kthyer nė drejtim tė kundėrt.



    Pėr shembull, nxjerrė nga struktura e konsumit, kosovarėt shpenzojnė mbi 80 milionė euro pėr qėllime shėndetėsore. Pjesa mė e madhe e tyre pėrdoren nė Maqedoni, Serbi e Turqi. Nė relacion tė tillė do tė ishte esenciale reforma shėndetėsore nė vend. Nėse asgjė tjetėr, absorbimi i kaq milionėve nė vit do tė ishte shtytės i mjaftueshėm nė ecjen e shėndetėsisė. Kėtu nuk do tė dalloja shėrbimet private prej atyre publike. Nėse kėto para pranohen nga shėrbimet private tė vendeve tė huaja, pse tė mos krijojmė njė ambient qė i ndal ato nė Kosovė? Privat pėr privat, le tė mbesin nė vend. Ne jo patjetėr duhet pritur rimėkėmbjen e shėrbimeve publike nė shėndetėsi; nė vend tė kėsaj le t’i japim mundėsi iniciativės private (siē kanė bėrė vendet e rajonit) qė tė paktėn kėto para t’i mbajė pėr ne.



    Por nėse iniciativa e pranuesve tė dėrgesave nuk pėrafrohet me ndjenjėn e ndėrmarrjes, pra nėse pranuesit e remitencave nuk kanė shpirt biznesi, por preferojnė vetėm konsumin, them se fuqinė ekonomike e financiare tė diasporės mund ta pėrdorim edhe mė ndryshe. Sipas rezultateve tė “Riinvestit”, diaspora jonė ka mbi 2 miliardė kursime nė bankat evropiane; pra pėrafėrsisht sa depozitat e gjithė kosovarėve nė vend. Kaq fuqi financiare lehtėsisht mund tė shndėrrohet nė njė kapital investues nėpėrmjet a) fondeve investuese, b) iniciativave individuale, apo c) partneriteteve tė bizneseve kosovare me kapitalin kosovar nė diasporė.



    Sė pari, nėpėrmjet fondeve investuese, pra kapitalit tė pėrbashkėt financiar tė diasporės, mund tė financoheshin/investoheshin me prioritet disa prej projekteve mė madhore nė vend. Privatizimi i PTK-sė do tė mund tė bėhej nga njė fond investues i diasporės. Apo vendimet pėr investimet nė miniera do tė favorizonin fondet investuese tė diasporės. Praktika tė tilla janė bėrė me shumė sukses nė Izrael e Armeni, dy vende me diasporė jashtėzakonisht tė fuqishme e me politika qė kanė mobilizuar fuqinė e diasporės. Nė njė relacion tė tillė ne do tė forconim jo vetėm kapitalin vendor por do tė siguronim edhe fuqinė e lidhshmėrinė e mėtutjeshme tė diasporės sonė me Kosovėn.



    Sė dyti, nėpėrmjet iniciativave individuale, ne do tė zėvendėsonim lehtėsisht nevojėn pėr investime tė huaja direkte. Pėr tė bėrė kėtė lehtėsirat e favorizimet e dedikuara veēmas pėr diasporėn nga politikat ekonomike do tė hapnin rrugė pėr njė rrjedhje goxha tė fuqishme tė kapitalit. Le tė themi se dhėnia e informacioneve, pakot fiskale (enkas pėr diasporė) e shpejtimi i procedurave investuese do tė shėrbenin si hapa tė parė nė kėtė drejtim. Nė fund tė fundit, me fuqinė e tanishme tė diasporės dhe me lidhshmėrinė e tyre me Kosovė, ne kemi gjasa qė tė marrim mė shumė e mė mirė se ēfarėdo investimi i huaj. Janė tė tanėt nė fund tė fundit. Pėrveē kėsaj, po kanalizuam paratė e diasporės me politika favorizuese drejt investimeve, ėshtė lehtėsisht e pritshme se tė njėjtit nuk do tė dėrgojnė mė para tek familjet pėr konsum, por nė vend tė tyre do tė hapnin biznese familjare. Do tė ishte interes edhe i diasporės qė nė vend tė ndihmave tė dėrgojė punė. Nė kohė afatgjate ata nuk do tė kishin nevojė pėr tė dhėnė ndihma mė.



    Sė treti, me fascilitimin e lidhshmėrive tė bizneseve kosovare me iniciativat individuale tė diasporės, apo edhe me biznese ekzistuese tė shqiptarėve atje, ne mund tė ndėrtonim partneritete me mjaft potencial pėr bizneset qė operojnė nė Kosovė. Mos tė harrojmė se pėrveē fuqisė financiare qė diaspora nė vete bart, ka dhe njė bagazh shumė mė kreativ, shumė mė modern, e shumė mė tė qėndrueshėm se pjesa mė e madhe e bizneseve nė vend (tė cilėt kryesisht na dalin si iniciativa imituese).



    Nė fund fare, pėr tė tėrhequr gjithė kėtė energji financiare e ekonomike nė diasporė, pėr tė shfrytėzuar kėtė mundėsi qė shumė pak vende e kanė, pėr tė respektuar interesin e diasporės qė tregon pėr vendin e saj, nė vend tė ushqimit pa benefit qė i bėjmė mundit tė tyre, them se institucionet tona duhet tė shohin alternativėn tjetėr; atė tė investimeve. Pėr tė bėrė njė gjė tė tillė, pėrtej gjithė barrierave qė ambienti kosovar i ka dhe pėr bizneset qė operojnė kėtu (pra korrupsioni, informaliteti, burokracia), them se njė strategji e planifikim strategjik i orientuar vetėm pėr diasporėn ėshtė i domosdoshėm. Po nuk bėmė prioritet fuqinė financiare tė diasporės, miliardat e marra nga atje do tė ndjekin rrugėn e largimit pėr vendet fqinje siē kanė bėrė tash e trembėdhjetė vjet.

    http://www.koha.net/?page=1,9,121713

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Post

    Pasanikė me paga tė shtetit

    Pagat e drejtueseve tė ndėrmarrjeve publike qendrore nė vend vazhdojnė tė jenė super tė larta, krahasuar me ato tė zyrtareve tė lartė tė shtetit. Drejtorėt e ndėrmarrjeve, por edhe zyrtaret e lartė nė kėto kompani, pėr vete marrin paga qė nė disa raste e tejkalojnė mbi 4000 euro nė muaj, pavarėsisht se ndėrmarrjet qė ata menaxhojnė pėrballen me situata tė rėnda financiare.

    Shitja e ndėrmarrjeve publike qendrore nė vend, nga Qeveria e Kosovės, ėshtė arsyetuar pėr shkak tė gjendjes sė rėndė nė kėto kompani. Por, pavarėsisht kėsaj, drejtoret e kėtyre ndėrmarrjeve edhe mė tutje vazhdojnė tė marrin paga marramendėse, ku nė disa raste janė 10 herė mė tė larta se sa paga mesatare nė Kosovė.

    Kryeshefi i Postės dhe Telekomit tė Kosovės Ejup Qerimi ėshtė ndėr menaxheret mė tė paguar nė vend. Paga e tij mujore nė PTK ėshtė hiē mė pak se 4166 euro. Por, pėrveē kėsaj Qerimi merr edhe 15 mijė euro nė vit si anėtar i bordit tė Trustit tė Kursimeve Pensionale tė Kosovės.

    Qerimi edhe mė tutje vazhdon tė mbajė dy punė dhe tė marrė dy paga, pavarėsisht se njė veprim i tillė sanksionohet me ligj. Ai para pak ditėsh pėr konfl ikt interesi nė mbajtjen e dy pozitave ėshtė gjobitur nga gjykata pėr kundėrvajtje, por pėrkundėr vendimit ai edhe mė tutje merr dy paga dhe bėn dy punė njėkohėsisht.

    Edhe drejtori i KEK-u Arben Gjukaj, ka vetėdeklaruar ne Agjencinė Kundėr Korrupsionit se paga e tij mujore ėshtė 2800 euro, porĖ nė bazė tė dokumenteve tė siguruara nga gazeta, del se paga e drejtorit ėshtė mė e madhe pėr 325 euro nga ajo ēka e ka deklaruar ai.

    Nė raportin e pagave tė zyrtareve tė lartė tė KEK-ut pėr vitin 2011, thuhet sepaga bazė e drejtorit menaxhues ėshtė 2500 euro. Por, ai pėrveē kėsaj merr edhe pagesė stimulative, e cila ėshtė sa 25 pėr qind e pagės sė tij mujore.

    Edhe kryeshefi i KOSTT-it Fadil Ismajli edhe mė tutje vazhdon tė marrė pagė marramendėse prej 3333 euro nė muaj, e cila ėshtė gati dhjetė herė mė e lartė se sa paga mesatare nė Kosovė.

    Edhe Hajdar Beqa, kryeshef i Ndėrmarrjes Publike “Iber Lepenc” hyn nė top listėn e menaxherėve mė tė paguar nė Kosovė, ku paga mujore e tij ėshtė hiē mė pak se 2859 euro.

    Nė anėn tjetėr, pėrfaqėsues tė Shoqėrisė Civile nė vend thonė se kryeshefat e ndėrmarrjeve publike qendrore duhet tė japin llogari pėr dėmin qė u kanė shkaktuar atyre ndėrmarrjeve, e jo tė marrin paga marramendėse… (Shkrimin e plotė mund tė lexoni nė numrin e sotėm tė gazetės Zėri)

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Thumbs down

    436 mil.€ pėr distribucionin e Malit tė Zi, 26 mil. pėr atė tė Kosovės

    Distribucioni i energjisė i Kosovės ėshtė falur, nėse krahasohet me ēmimin e shitjes sė distribucionit tė energjisė dhe prodhimit tė Malit tė Zi.Pėr vetėm 43.7 pėr qind tė aksioneve nė kompaninė malazeze, kompania italiane A2A nė vitin 2009 kishte paguar 436 milionė euro, ndėrsa distribucioni i energjisė elektrike nė Kosovė muaj mė parė ėshtė shitur pėr 26.3 milionė euro.

    Pėrpos ēmimit tė lartė tė shitjes, nė Mal tė Zi shteti mban shumicėn e aksioneve, pėrkatėsisht 55 pėr qind tė distribucionit dhe prodhimit tė energjisė.

    Fehmi Pajaziti, kryetar i sindikatės sė punėtorėve “Elektrokosova”, thotė pėr “Zėrin” se vlera e pėrgjithshme e aseteve tė distribucionit tė energjisė nė Kosovė ėshtė mbi 1 miliardė euro.“Distribucioni nė Kosovė ėshtė shitur 26.3 milionė euro, ndėrsa vlera e pėrgjithshme e aseteve kalon shifrėn prej 1 miliard euro”, pohon ai.

    Sipas tij, Mali i Zi ka pėrfituar mbi 400 milionė euro nga shitja e 43 pėr qind tė aksioneve tė distribucionit dhe prodhimit, ndonėse ka mė pak se 100 mijė konsumatorė. “Distribucioni nė Kosovė ka mė shumė konsumatorė se sa qė ka banorė Mali i Zi. Ne i kemi rreth 450 mijė konsumatorė, ndėrsa ata i kanė mė pak se 100 mijė dhe ēmimi i jonė i shitjes ėshtė shumėfish mė i ultė”, shprehet Pajaziti.

    Ndėrsa mediet malazeze, duke u bazuar nė tė dhėnat e Qeverisė, mė herėt kanė raportuar se distribucioni i Malit tė Zi i ka rreth 320 mijė konsumatorė.

    ...

    Gazeta “Zėri” javė mė parė ka raportuar se kompania turke “Ēalik-Limak Energy” me 26.3 milionė euro ka blerė edhe kėto asete tė distribucionit:Ndėrtesėn afariste tė “Elektrokosovės” nė Prishtinė, e cila ka 10 mijė e 703 metra katror dhe 34 ari tokė, placin e depos qendrore qė gjendet nė Zonėn Industriale nė Prishtinė me njė sipėrfaqe prej 4 hektarė e 53 ari e 29 metra katror, 7 objekte nė qytetet kryesore tė vendit, tė cilat gjinden nė qendėr tė qyteteve dhe 19 objekte tė nėndistrikeve.

    Kompania turke poashtu do tė bėhet pronare edhe e mė shumė se 33 trafove aktive tė tensionit 35/10kilovolt, ku njė trafo e kėtij lloji kushton 1 milionė euro, mbi 7000 trafo tė tensionit 10/0.4kilovoltė me njė vlerė mesatare prej 42 milionė euro, 21 mijė kilometra pėrēues ajror dhe nėntokėsor, 100 mijė shtylla elektrike nivelesh tė ndryshme me njė vlerė prej 24 milionė euro, rreth 1000 automjete tė distribucionit, etj.

    Shitja e distribucionit tė energjisė nė Kosovė ėshtė kritikuar ashpėr nga partia opozitare lėvizja “Vetėvendosje”. Dardan Sejdiu nga Lėvizja “Vetėvendosje” ka thėnė mė herėt pėr “Zėrin” se modeli dhe mėnyra e privatizimit te distribucionit, por edhe tė gjitha ndėrmarrjeve publike na shpie te vetėm njė konstatim, e ai ėshtė ai korrupsioni.

    Sipas tij, logjika dhe modeli qė pretendohet se ėshtė pėrdorur nga Qeveria, ėshtė asgjė mė shumė se retorike boshe, sepse, sipas tij, ky proces dhe ky model, por edhe kjo logjikė, nuk ėshtė as logjika e tregut, sepse vlera minimale nuk ėshtė pėrcaktuar fare.

    Po ashtu, siē thotė ai, kjo mėnyrė e privatizimit, nuk ka as logjikė financiare, pasi qė siē po shihet vetėm objektet dhe patundshmėritė kanė vlerė dyfish mė tė madhe se ēmimi i shitjes.Ai tha se kompania qė e ka privatizuar distribucionin, ka treg tė garantuar, e qė i sjell tė hyra tė garantuara mujore.
    http://www.zeri.info/artikulli/2/8/6...te-te-kosoves/

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Post

    Buxheti i status quo-sė

    Politikat e tanishme buxhetore i shtynė kosovarėt tė shesin asetet qė i duan, tė marrin borxhe qė nuk mund t’i arsyetojnė, pėr tė mos jetėsuar projekte pėr tė cilat kanė nevojė

    Ka njė temė ekonomike qė tėrheq vėmendjen e gjerė nė Kosovė e fatkeqėsisht vėmendjen e vetme dhe kjo temė ėshtė buxheti i shtetit. Tė paktėn nėpėr kėto vite shpenzimi i parasė publike ėshtė shfaqur si qenėsor nė konsolidimin ekonomik tė vendit, jo pėr nga outputi, por gjithmonė pėr nga pritja. E derisa outputet kanė qenė pak a shumė zhgėnjyese, pritjet se nesėr megjithatė diēka do tė ndryshojė kanė ruajtur njė dozė optimizmi pavarėsisht outputeve.



    Buxheti i aprovuar nga Qeveria, e qė sė shpejti do tė marrė dhe votėn parlamentare, nėse asgjė tjetėr ka shuar dhe pritjet dhe outputet. Nėse do tė mund tė pėrmblidhja me pak fjalė shpenzimin e planifikuar tė parave tė taksapaguesve atėherė do ta bėja nėpėrmjet njė shprehjeje: status-quo. Buxheti pėr vitin 2013 ėshtė thjesht reflektim i politikave tė tanishme, derisa projeksionet pėr vitet 2014 e 2015 janė ngurtėsim i ecjes qė ka pasur vendi nė kėta 4-5 vjetėt e fundit. Pra thėnė ndryshe, stadi i zhvillimit ekonomik tė Kosovės do tė jetė i njėjtė pėr tė paktėn dhe 3 vjetėt e ardhshėm.

    Them kėshtu meqė numrat e vitit vijues dhe atyre pas tij janė as mė shumė e as mė pak se sa njė trend i numrave tė deritanishėm e qė dorėn nė zemėr nuk kanė qenė fare impresivė. Numrat e prezantuar tregojnė se buxheti i vendit nuk parasheh as edhe njė ndryshim nė politikėbėrjen ekonomike dhe si rrjedhojė ecja jonė nuk do tė prodhojė asnjė efekt mė ndryshe se ēfarė kemi pasur deri tani. E ajo ēfarė kemi pasur deri tani ėshtė papunėsi enorme, inflacion shkatėrrues, deficit tregtar turpėrues, rritje ekonomike jo tė mjaftueshme e zhvlerėsim tė aseteve publike pėr tė stabilizuar numrat.



    Se qeveria nuk synon nė asnjė formė pėrmirėsimin e deficitit tregtar vėrehet dhe nga pėrbėrja e tė hyrave jo vetėm pėr vitin 2013, por dhe pėr dy vjetėt e ardhshėm.
    Sipas draftbuxhetit tė prezantuar Kosova do tė realizojė tė hyra prej rreth 1.4 miliardė eurove nė vitin 2013 e gati 1.5 miliardė nė vitin 2015.
    Pavarėsisht kėsaj, kontribuues kryesor nė kėto tė hyra do tė vazhdojnė tė jenė Doganat e Kosovės.
    Relacioni mes parave tė mbledhura nė kufi me ato tė mbledhura brenda (nga Administrata Tatimore e Kosovės) ėshtė dhe do tė mbetet nė nivelin 75%-25%, nė favor tė kufitarėve. Pra thėnė ndryshe tė paktėn pėr tre vjetėt e ardhshėm arka e shtetit do tė mbijetojė vetėm falė importeve enorme. Fatkeqėsisht derisa arka e shtetit mbijeton kėsisoj, vendi do tė vazhdojė tė ngufatet nga rritjet e vazhdueshme tė hendekut tregtar, apo diferencės mes importeve dhe eksporteve. Shpėtimi i buxhetit bėhet vetėm falė sakrificės ekonomike tė vendit.



    Edhe mė e rėndė pėr t’u pranuar do tė jetė ideja e mbledhjes sė TVSH-sė nė kufi pėr plot vite tė tjera. Kjo ngarkesė e pakuptimtė fiskale qė u vihet bizneseve ende pa filluar punėn, ka qenė dhe mbetet brenga e barriera thelbėsore e bizneseve kosovare. Mu pėr shkak rėndesės sė tillė bizneset tona shpesh kanė humbur pėrparėsitė konkurruese nė rajon. E humbja e konkurrueshmėrisė nė stadin e fundit na jep njė deficit tregtar rritės ēfarė dhe kemi sot. Pra nė njė relacion tė tillė shkak-pasojė, ėshtė mu shpėrndarja e parasė publike qė pamundėson ndryshimin e strukturės mbledhėse tė tatimeve, e ky mosndryshim mban gjallė po tė njėjtėn shpėrndarje. Ėshtė njė cikėl qė duhet ndėrprerė, por qė nuk vetėndėrpritet.



    Nė status-quo do tė mbetet dhe lufta ndaj informalitetit e evazionit fiskal, ushqyesit kryesor tė konkurrencės sė pabarabartė nė vend (e njėjta kėtė vit ėshtė shfaqur si top-barrierė e ambientit biznesor). Po tė ishte mė ndryshe tė hyrat buxhetore nuk do tė rriteshin nė proporcion me inflacionin, por nė proporcion me luftėn (e planifikuar) kundėr evazionit e informalitetit. Nė mesatare vendi pėr tre vjetėt e ardhshėm do t’i rrisė tė hyrat pėr jo mė shumė se 2 deri nė 4%; e qė thėnė ndryshe do tė pėrjetojė rritje tė tė hyrave vetėm falė inflacionit nė rajon nga ku importet bėhen mė tė shtrenjta dhe rrjedhimisht paguajnė mė shumė taksa kufitare.
    Kujtoj se Kosova sot, sipas studimit tė UNDP-sė mbi sektorin privat, ka evazionin fiskal mė tė lartin tė regjistruar ndonjėherė nė ndonjė shtet nė transicion, plot 40% e shitjeve nuk deklarohen pėr qėllime tatimore. Pėrveē kėsaj, sipas krahasimit tė tė dhėnave tė regjistrimit me tė dhėnat e Trustit Pensional, nė njė normė papunėsie prej 44% vendi duhet tė ketė informalitet tė fuqisė punėtore (apo punėtorė tė paregjistruar) nė nivel prej 100%. Pra ėshtė njė ekonomi e tėrė informale e evazioniste e cila nuk pritet tė targetohet tė paktėn deri nė vitin 2015. Po tė kishte qenė ndryshe tė hyrat buxhetore do tė ishin shumėherė mė tė larta.



    Pėr qytetarėt ėshtė poashtu e rėndėsishme edhe kategoria e tantiemės apo e taksės nė thėngjill. Kosovarėt do tė paguajnė nga 22 milionė euro mė shumė, ēdo vit, pėr tė mbuluar kėshtu fiskulturėn publike. Kjo taksė ėshtė futur kėtė vit dhe ėshtė reflektuar menjėherė me rritje tė energjisė elektrike prej 8.9%. Pra 22 milionėshi ėshtė kosto e re e vėnė mbi xhepin e varfėr tė kosovarėve pėr tė barazuar numrat deficitar nė buxhetin e shtetit.



    Risi nė buxhet tė vendit ėshtė po ashtu heqja e dividentės pėr vitet nė vijim. Kjo pasi qė buxheti i Kosovės presupozon shitjen e PTK-sė kėtė vit dhe pėrmbylljen e transaksionit nė vitin 2013. Kosova pėr kėto vite, e nė pafundėsi do tė mbetet pa 45-50 milionė euro qė i pranonte nga PTK nė formė tė dividentės. Nė vend tė 45-50 milionėve pėr ēdo vit, e nė pafundėsi, vendi do t’i marrė diku rreth 300 milionė (apo dividentėn e 5-6 vjetėve) si tė hyrė tė njėhershme. Matematikė se jo mahi!



    E derisa tė hyrat shėnojnė status-quo, nė rritje megjithatė na shfaqen shpenzimet. Ato nga 1.524 miliardė nė vitin 2012 bėhen nė 1.666 miliardė nė vitin 2015. Ēuditėrisht, nė kohė tė superluskesve qeveritare, tė superharxhimeve publike e supermarrėzive tė zyrtarėve, vetėm brenda vitit 2013 kategoria e mallrave dhe e shėrbimeve do tė rritet pėr plot 10.3%; apo thėnė nė numra nga 205 milionė euro sa ėshtė sot do tė bėhet 225 milionė euro nė vitin vijues. Derisa qeveritė evropiane heqin tė zinjtė e ullirit pėr tė gjetur sadopak hapėsira buxhetore pėr kursime, sidomos nė kategori tė mallrave e shėrbimeve kjo e jona, si mė e varfra e Evropės, i rrit ato. Dora e lirė e fukarasė s’ka se si tė mos na marrė nė qafė.



    Derisa qeveria tregohet gjentile nė rritjen e luksit tė vet, aspak e menēur nuk tregohet nė krijimin e rezervave shtetėrore. Vendi do tė ketė rezervė prej vetėm 4 milionė eurove deri nė vitin 2015. Nė numra e vlera si kėto politikat e pėrmendura nė kohė tė krizave, siē ishte rasti i ēmimit tė grurit e miellit, nuk do tė kenė vend. Thėnė tė drejtėn vend nė sė paku tre vjetėt e ardhshėm nuk do tė kenė as politikat nė shėndetėsi as nė arsim e as ne ambient biznesor. Me shpėrndarjen e tanishme buxhetore Kosova pėr disa vite tė mira do tė mbetet ndėr vendet e rralla nė botė pa sigurime shėndetėsore. E me nivelin e tanishėm tė shėndetėsisė ēfarėdo reforme pa pėrkrahje financiare do tė jetė thjesht e pamundur.



    Nė njė pėrmbledhje tė plotė ėshtė e qartė se buxheti nuk lė vend pėr asnjė politikė tjetėr qė nuk ėshtė asfalt.
    Investimet kapitale do tė mbesin tė njėjta nė shumė deri nė vitin 2015. Por ja qė prapė edhe pėr tre vjet tė plotė ato do tė orientohen nė njė projekt tė vetėm. Pra pėrtej pėrfundimit tė autostradės pėr Shqipėri vendi do tė shpenzojė njėtrajtėsisht nė autostradėn pėr Shkup. Prapė me tė njėjtin stil, prapė me tė njėjtin intensitet e prapė me tė njėjtin ngushtim. Sikur qeveria nuk mori mėsim nga shpenzimi i gjithė parave nė njė projekt, nga sakrifica e tė gjitha politikave tjera pėr vite pėr njė projekt, e nga kostoja oportune e njė koncentrimi nė njė projekt. Sikur nuk mėsuam se ėshtė mė e udhės, mė efikase e mė e menēur qė autostradat tė ndėrtohen me diēka si paratė e BERZH-it (ku anėtarėsimi pritet tė ndodhė dita ditės falė lobimit enorm amerikan), qė autostradat tė mos ndėrtohen pėr pak vjet, por qė ndėrtimi i tyre tė shpėrndahet nėpėr vite. Me zgjatje tė kohės ndėrtuese, autostradat nuk do tė minonin orientimin nė prioritete tjera, sikurse ėshtė koncentrimi le tė themi nė ambient ligjor pėr tė ofruar siguri pėr bizneset, nė lehtėsira e reforma fiskale, nė rritje tė kapaciteteve tatimore mbledhėse, nė shėndetėsi, nė arsim, nė konkurrueshmėri, apo dhe nė zhvillim tė balancuar rajonal (nėpėrmjet rrugėve). Si duket nuk mėsuam asgjė.



    E me politika tė tilla solo nė asfalt, padyshim se vendi nuk mund tė prodhojė rritje ekonomike mė tė madhe se 3.9%, siē edhe planifikohet nė vetė buxhetin e prezantuar. Kjo rritje ėshtė pothuajse 2 herė e gjysmė mė e ulėt sesa nevojat reale pėr Kosovėn. Pėrveē kėsaj me anomalitė korruptive brenda shpenzimit tė parasė publike, siē kam argumentuar tanimė disa herė, rritja ekonomike e Kosovės nuk pėrkthehet dot nė zhvillim ekonomik. Ėshtė rritje e pasurisė sė njė grupi tė ngushtė individėsh, prandaj dhe e njėjta nuk krijon vende tė reja pune. E pėr t’u kthyer prapė nė ciklin buxhet-biznese-rritje-punė-buxhet, politikat e asfaltit fatkeqėsisht nuk gjenerojnė as vende pune, brenga kjo kryesore e kosovarėve. Ato nuk gjenerojnė as prodhim, pėr tė ulur deficitin tregtar (brengėn e dytė kosovare) e as pėr tė ofruar mirėqenie me politika tė edukimit e shėndetėsisė (brenga e tretė kosovare).



    Thėnė tė drejtėn ne kemi njė buxhet qė nuk bėn hesap brengat e kosovarėve.
    -Ėshtė njė buxhet i dhėnė mbas kontratave tė majme me plot mundėsi korruptive nė to.
    -Ėshtė njė buxhet qė ushqen njė qeveri tė pasur tė njė populli tė varfėr.
    -Ėshtė njė buxhet luksi pėr qeveritarėt nė kurriz tė parasė qė eventualisht do tė mbetej nė duar tė bizneseve (pėr tė krijuar punė) – dhe kjo bėn koston parėsore tė njė qeverisjeje masive e tė ngufatjes sė tregut tė lirė.

    Pra ne kemi njė politikė qė merr paratė nga tregu, tė dedikuara pėr vende tė reja pune, pėr t’u krijuar komfort e luks zyrtarėve publikė, pasuri grupeve tė korruptuara e fyerje taksapaguesve. Humb punė, krijo luks.



    Sa pėr tė ngushėlluar veten, buxheti i Kosovės me numrat e prezantuar do tė ketė njė stabilitet financiar. Kam argumentuar nė vazhdimėsi se ne kemi tregtuar koston e njė kapitullimi financiar me njė kapitullim ekonomik. Pra pėr tė shpėtuar financiarisht ne kemi sakrifikuar ekonomikisht (rritja e taksave, tantiemave, dėnimeve, ulja e investimeve rajonale, koncentrimi nė projekte solo, zhvlerėsimi i aseteve, borxhet, e politika tė ngjashme pa kthim e qartėsi). Se a ėshtė apo jo njė politikė e tillė e menēur, pra sa ia vlen barra qiranė, them se kam argumentuar tashmė mjaft. Pėr tė thjeshtėzuar gjithė muhabetin them se ne asnjėherė nuk kemi bėrė politika ekonomike pėr tė kuptuar mirėfilli efektin shkak-pasojė. Pra kuptueshmėria jonė rreth ekonomisė ėshtė rrumbullakuar vetėm rreth numrave buxhetorė pa hesapuar efektet e kėtyre numrave. Ne thjesht nuk dimė tė bėjmė ekonomi.



    Pavarėsisht kėsaj, rreziku pėr deficite tė pambuluara nė pasqyrat e prezantuara buxhetore ėshtė minimal. Jo pse kemi gjeneruar tė ardhura sa shpenzime, jo pse shpenzojmė sa krijojmė, porse do tė shesim e do tė marrim borxh. Pra pėr tė mbuluar deficitet buxhetore nėpėr vite qė ky buxhet i krijon, vendi deri nė vitin 2015 do tė duhet tė shesė PTK-nė dhe do tė duhet tė marrė borxh tė brendshėm (nga letrat me vlerė) prej plot 400 milionė eurove; sė paku kėshtu thotė draftbuxheti (kredibilitetit e aftėsia jonė planifikuese ėshtė temė nė vete).



    Kujtoj se nė vitin 2012 vendi ka gjeneruar njė deficit buxhetor prej plot 152 milionė eurove. Ky deficit ėshtė mbuluar kryesisht nga kredia e FMN-sė e marrė kėtė vit. Nė vitin 2013 shpenzimet buxhetore do tė jenė mė tė mėdha se tė hyrat buxhetore pėr plot 181 milionė euro. Nė numra si kėto vendi do tė kishte jo mė shumė se 20 milionė euro nė fundvit. Pėr t’i ikur njė ecjeje minimalisht tė sigurt, buxheti planifikon inkasimin e 326 milionėve nga privatizimi i PTK-sė dhe Distribucionit (26 milionė pėr tė dytėn) si dhe marrjen e borxhit tė brendshėm prej plot 80 milionėve vetėm gjatė vitit 2013. Pra me numrat e prezantuar nė vitin vijues, mbijetesa e buxhetit bėhet vetėm falė shitjeve e borxheve. Me shitje e borxhe si kėto bilanci bankar do tė jetė 426 milionė euro; i mjaftueshėm pėr stabilitet financiar. Nė vitin 2014, pėr shkak se ne ende do tė shpenzojmė mė shumė seē kemi, vendi do tė regjistrojė deficitin mė tė lartė vjetor ndonjėherė, plot 243 milionė euro minus. Ky minus do tė mbulohej eventualisht nga 100 milionė shtesė borxh nga letrat me vlerė nė atė vit. Nė vitin 2015, vendi do tė regjistrojė prapė nė deficit prej 181 milionėve, deficit ky qė do tė mbulohej edhe njė herė nga njė borxh i ri prej plot 140 milionė eurove. Pra nė katėr vjet ne do tė mbulojmė deficitet nga 400 milionė euro borxhe e 300 milionė tė tjera privatizime. Pyetja qė duhet tė shtrohet ėshtė sesa kostpėrfituese ėshtė njė menaxhim financiar si ky?



    Ndonėse futja nė borxhe ėshtė e lejuar ligjėrisht deri nė 60% tė GDP-sė, kjo jodomosdoshmėrisht arsyeton rritjen e tyre; hiē se hiē nėse kostoja nga marrja e borxhit ėshtė mė e lartė sesa pėrfitimi nga investimi i tij. Borxhi ka kuptim vetėm po patėm kthim mė tė lartė nga shpenzimi i tij. Por siē provova tė argumentoj mė lart, politikat e tanishme buxhetore i shtynė kosovarėt tė shesin asetet qė i duan, tė marrin borxhe qė nuk mund t’i arsyetojnė, pėr tė mos jetėsuar projekte pėr tė cilat kanė nevojė.

    http://www.koha.net/?page=1,9,122664

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Post

    Thaēi nominon njeriun e PDK-sė pėr shef tė AKP-sė

    Prishtinė, 11 nėntor - Kryeministri Hashim Thaēi ka propozuar, javėn e kaluar njė anėtar tė partisė sė tij pėr kryetar tė Bordit tė Drejtorėve tė Agjencisė Kosovare tė Privatizimit. Kėtė e bėri vetėm 27 ditė pasi iu tha ligjvėnėsve se kishte qenė ai qė kishte marrė vendim qė tė largonte ndikimin politik nė kėtė agjenci.
    Ligji pėr AKP-nė nuk tregon qartė nėse qeveria ka tė drejtė tė propozojė emra pėr bord tė AKP-sė, por Kuvendi i Kosovės thotė se janė bazuar nė praktikėn e kaluar.

    “Personalisht si kryeministėr i Qeverisė sė Republikės sė Kosovės kam vendosur qė pėr t’i ikur ndikimit politik tė mos propozohen ministra nė Bordin e Agjencisė Kosovare tė Privatizimit”, ka deklaruar Thaēi nė seancėn parlamentare tė 2 tetorit tė kėtij viti.

    Kryeministri deklaroi se para 2008-ės, kur Thaēi formoi kabinetin e tij qeverisės, privatizimi ishte i ndikuar politikisht.

    Mė 29 tetor, njė muaj pas kėtij fjalimi, nė mbledhjen e kabinetit qeveritar, Thaēi ka marrė vendim qė ėshtė nė kundėrshtim mė fjalimin e bėrė para deputetėve.
    Ai ka propozuar pesė veta pėr drejtorė bordi tė AKP-sė. Pėr kryesues ka propozuar Blerim Rexhėn, njė anėtarė i PDK-sė, i cili ka qenė edhe kandidat pėr deputet.

    Ai gjithashtu kishte mbajtur pozitėn e “ministrit nėn hije” nė Kabinetit pėr Qeverisje tė Mirė tė PDK-sė, kur PDK ishte nė opozitė, shkruan gazeta Jeta nė Kosovė.

    Rexha ishte shef i Departamentit pėr Telekomunikacion nė Kabinetin pėr Qeverisje tė Mirė. Kur PDK-ja erdhi nė pushtet, ai u bė zėvendėsministėr pėr Energji e Miniera.

    Zyra e Kryeministrit nuk e ka komentuar pėrzgjedhjen e Rexhės dhe lidhjet e tij me PDK-nė, kur ėshtė pyetur nga GJK, sikundėr qė nuk ėshtė prononcuar as vet Rexha.

    Pas nominimit, emrat e kandidatėve duhet tė dėrgohen nė Kuvendin e Kosovės pėr miratim.

    Kandidatėt obligohen tė dėrgojnė njė biografi nė Zyrėn e Sekretarit tė Qeverisė sė Kosovės.

    Blerim Rexha ka shėnuar nė biografinė e tij se ėshtė i doktoruar nė Institutin e Teknologjisė sė Kompjuterėve, nė Universitetin Teknik tė Vjenės, si dhe ka mbajtur pozitėn e zėvendėsministrit pėr Energji e Miniera, prej vitit 2008 deri mė 2011.

    Krahas Rexhės janė propozuar edhe katėr veta tė tjerė pėr anėtarė bordi nė AKP: Haxhi Arifi, kryetari i BBSPK-sė, Maja Millanoviq, si pėrfaqėsuese e komuniteteve joshqiptare,

    Dardane Peja, po ashtu ekonomiste, e cila nga viti 2000 ka punuar nė menaxhim projektesh nė USAID nė Kosovė, si dhe Skender Komoni.

    Andrea Capussela, njė ish-anėtar i Bordit tė AKP-sė, i deleguar nga Zyra Civile Ndėrkombėtare, ka vlerėsuar nė krye tė bordit tė AKP-sė nuk dihet tė vijė edhe njė i ngjashėm me Dino Asanajn.

    “Gabimi pėr tė vendosur njė si i ndjeri Dino Asanaj ishte se ai ishte i mbifuqishėm, por kryesisht ai mungonte nė punė. Menaxhmenti de fakto kishte nevojė pėr pėlqimin e tij, pėr ēdo vendim tė vogėl, por ai nuk punonte brenda nė AKP tėrė ditėn”.

    Kryesuesi i ri qė vjen, sipas tij, duhet tė jetė njė njeri qė do tė ketė pjesėmarrje me tė gjithė anėtarėt e tjerė tė bordit nė mbikėqyrje sa mė tė mirė tė menaxhmentit.
    http://www.koha.net/?page=1,13,122757

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Post

    Hisja e Kosovės nė ish-Jugosllavi

    Publikuar: 17.11.2012 - 20:08

    Pėr t’u dhėnė zgjidhje tė pjesshme problemeve ekonomike nė relacion me Serbinė, pra atyre tė borxhit tė jashtėm e marrjes sė hises, Kosova duhet tė insistojė nė fillimin e njė procesi negociues arbitrar ekonomik



    Pėrmbyllja e mbikėqyrjes sė pavarėsisė e shėnuar mė tepėr me njė festė institucionale sesa qytetare, tregonte nė vete brishtėsinė e saj si proces. Pavarėsisht kėsaj, nuk ka as edhe njė dėm nga pėrmbyllja e mbikėqyrjes; dėm do tė ishte vazhdimi i saj. Por, nė sensin e krahasimit tė gjėrave jo ku ishim e ku jemi sot po ku jemi sot e ku mund tė ishim, vlerėsimi pėr procesin e mbikėqyrjes dhe tė trashėgimisė sė lėnė pas ėshtė jo fort mbresėlėnės. Thėnė tė drejtėn, ky proces ėshtė shumė larg percepsionit tė institucioneve tona, shumė larg euforisė artificiale qė nuk ndezi asnjė ndjenjė qytetare nė ditėt e para tė postmbikėqyrjes, e shumė larg nga propaganda e televizionit publik tė bėrė nė ditėn e mbikėqyrjes.
    Me njė veri tė lėnė pas, me shumė organizma ndėrkombėtarė qė nuk njohin shtetėsinė e Kosovės,por qė janė superiorė nė vendimmarrje, me shumė elemente antipavarėsi dhe mė e rėndėsishmja, me pak pritje pėr ndryshim, situata e post-pakos gjithėpėrfshirėse lė boshllėk e barrė pėr shtetin tonė nė vazhdimėsi.

    Javė mė parė, si pjesė e Forumit 2015, kisha bashkėshkruar njė analizė tė elementeve qė derivohen nga Pakoja e Ahtisaarit; analizė e cila mė pas u shpėrblye me ēmimin “PASOS Think-Tank Publication Award 2012”. Nė kėtė analizė ne kishim identifikuar edhe proceset e padefinuara mirė, ani pse mbikėqyrja po pėrfundonte. Pa dyshim se veriu nė ēdo komponentė tė analizės bėnte ishullin kosovar, por pėrtej veriut ishin edhe njė sėrė elementesh tė tjera qė nuk kanė gjetur zgjidhje, ani pse parashiheshin fillimisht tė merrnin udhė gjatė periudhės mbikėqyrėse. Njė pjesė e kėtyre rrumbullakohen rreth komponentit ekonomik e me theks tė veēantė nė trashėgiminė e Kosovės pėrballė ish-Jugosllavisė. Nė kėtė shkrim do tė mundohem tė bėj njė pėrmbledhje tė tyre. Do tė mundohem tė paraqes ēfarė ėshtė paraparė tė bėhet me pakon e nuk ėshtė bėrė, ēfarė na takon si shtet e nuk kemi marrė dhe si duhet tė sillemi nė tė ardhmen pėr t’i dhėnė pronėsi hises sonė. Problemet serbo-kosovare me energji, telekom, pensione e dėme tė luftės bėjnė njė fushė tė veēantė elaborimi (shumė mė tė rėndėsishme se kjo qė trajtoj) prandaj si tė tilla nuk do t’i pėrfshijė nė kėtė shkrim.

    Fillimisht, sipas Pakos sė Ahtisaarit, Kosova dhe Serbia ėshtė dashur tė gjenin zgjidhje pėr borxhin e jashtėm pėr periudhėn 1989-1999, borxh ky i kontestuar nga pala jonė gjatė bisedimeve tė Vjenės me plot tė drejtė. Them me plot tė drejtė, meqė njė prej parimeve universale tė borxhit ėshtė ai i territorialitetit. Pra, njė borxh i faturohet njė pale vetėm nėse ai borxh ėshtė investuar nė territorin e kėsaj pale. Parimi i territorialitetit pėr tė mirėn tonė ėshtė futur edhe brenda Pakos sė Ahtisaarit, e nė kuadėr tė saj ėshtė dhe kėrkesa qė palėt tė merren vesh gjithmonė brenda kornizave tė kėtij parimi. Pėr ne futja e parimit tė territorialitetit ėshtė lloj garancie e adresimit tė borxhit nė tė ardhmen.

    Pėr dallim nga borxhi i viteve ‘90, borxhi i para 1989-s, si pjesė e borxhit tė ish-Jugosllavisė, ėshtė pranuar nga pala kosovare, meqė i njėjti kishte pėrmbushur kriterin e territorialitetit.
    Gati gjysma e atij borxhi ėshtė paguar sot nga Qeveria e SHBA-sė nė njė akt mjaft gjeneroz, derisa pjesa tjetėr servisohet nga buxheti i Kosovės vit pas viti. Serbia nė anėn tjetėr nuk ka arritur asnjėherė tė dokumentojė se paratė e marra nga regjimi i Milosheviqit gjatė viteve ‘90 nė emėr tė Kosovės janė investuar nė Kosovė. Pėr neve kosovarėve ėshtė kristal e qartė se paratė nė fjalė nuk kanė prekur asnjėherė vendin tonė; nė fund tė fundit ne bėnim jetėn kėtu. Por pavarėsisht kėsaj, nė relacione ndėrkombėtare nuk mjafton tė sillemi solo. Meqenėse palėt nuk u morėn vesh asnjėherė dhe vazhdojnė tė mbajnė qėndrime polarizuese, dialogu arbitrar ishte paraparė tė mbahej brenda gjashtė muajve tė implementimit tė pakos (shih Aneksin 6 tė Pakos). I njėjti nuk kishte ndodhur asnjėherė dhe ky bėn lėshimin e parė ekonomik nga Plani i Ahtisaarit.

    Lėshimi i pakos nuk do tė thotė se ne nuk duhet tė bėjmė zgjidhje ndaj njė konteksti ndėrkombėtar. Pėr tė bėrė zgjidhje ne duhet tė insistojmė sa mė shpejt e sa mė qartė nė njė proces arbitrar. Procesi arbitrar nė esencė nuk ėshtė njė dialog pa fund e dialog qė duhet tė pėrfundoj me njė mesatare pėr tė gjithė, siē edhe ishte rasti i kėtij teknik nė Bruksel, por ėshtė njė proces argumentues me njė vendim final qė bėhet obligativ pėr tė gjithė. Pra nė fund tė argumentimit arbitri ndėrkombėtar merr njė vendim qė bėhet detyrim ndėrkombėtar pėr palėn e rėnduar. Meqenėse Kosova e ka tė garantuar parimin e territorialitetit, meqė ne jemi tė sigurt se paratė nuk janė investuar asnjėherė nė Kosovė, them se duhet tė jemi shumė komfort e shumė kėmbėngulės qė tė fillojmė njė dialog arbitrar e tė pastėr ekonomik, ku do tė ndajmė shapin prej sheqerit me Serbinė.

    Rezoni prapa ngutisė sė adresimit tė ēėshtjes sė borxhit qėndron nė procesin post-borxhit. Si nė ēdo praktikė tjetėr ndėrkombėtare ndarja e shteteve nėnkupton dhe ndarje tė hises pas ndarjes sė borxhit. Pra, nė momentin e parė qė i mbyllim librat e borxheve, i hapim ato tė hiseve. I hapim librat e hises sė Kosovės nė pasurinė e ish-Jugosllavisė (pėrfshirė dhe arin) e cila nuk na ėshtė dhėnė gjatė procesit tė suksesionit mes shteteve ish-jugosllave. Suksesioni i Jugosllavisė tashmė ėshtė i pėrfunduar, por hiseja e Kosovės sot ndodhet si pjesė e hises sė Serbisė e e cila gjatė ndarjes sė pasurisė Jugosllave administronte dhunshėm me Kosovėn. Prandaj elementi i dytė i dialogut arbitrar ekonomik ėshtė domosdoshmėria e zgjidhjes sė problemit tė suksesionit.

    Elementi i tretė i relacionit me Serbinė, por kėtė herė edhe me shtetet e tjera ish-jugosllave, nėnkupton edhe zgjidhjen e ēėshtjes sė pronave. A
    gjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) deri mė tani ka identifikuar diku rreth 172 prona tė Kosovės nė shtetet e dala nga ish-Jugosllavia. Pjesa mė e madhe e kėtyre pronave ėshtė nė Serbi, 104 prona, dhe nė Mal tė Zi, 42 sosh. Kėto pasuri janė kryesisht degė tė ndėrmarrjeve kosovare, siē ėshtė pėr shembull rasti i ndėrmarrjes “Jatex” me disa prona nė shtetet ish-jugosllave. Problemi thelbėsor nė kėtė drejtim ėshtė se vendet ku kėto pasuri ekzistojnė refuzojnė tė drejtėn tonė. Pėrjashto Serbinė qė ka qėndrime politike jo vetėm ndaj pronės sė Kosovės atje, por edhe ndaj aseteve kosovare nė Kosovė, problemet tona ekzistojnė edhe me shtetet qė na kanė njohur. Mali i Zi, ndėr tė tjera, ėshtė njė vend qė refuzon autorėsinė kosovare nė kėto degė ndėrmarrjesh. Njė pjesė e madhe e kėtyre ndėrmarrjeve madje janė privatizuar nga vendet pėrkatėse, por gjithsesi vlera e tyre reale duhet tė kėrkohet nga autoritetet tona. Pėr tė zgjidhur kėtė problem Kosova do tė duhej tė negocionte drejtpėrdrejt apo me arbitėr me secilin shtet veē e veē, pėr tė marrė kėshtu atė ēfarė i takon. Duhet thėnė megjithatė se ka raste kur edhe Kosova mban degė tė ndėrmarrjeve qė burojnė nga ish-vendet Jugosllave, prandaj nė ēėshtje si kėto ne mund tė vendosim parimin e reciprocitetit; kthejmė kur na kthehen.

    Nė dialogun potencial arbitrar me Serbinė, gjithmonė nė relacion me ēėshtjen e pronės, pala e tyre do tė insistojė siē ka insistuar deri mė tani edhe nė hisen e tyre nė pasuritė shoqėrore e publike tė Kosovės e tash tė shndėrruara nė Fondin e Privatizimit. Pavarėsisht pretendimeve tė tyre ėshtė e qartė se procesi i privatizimit tė ndėrmarrjeve shoqėrore dhe publike nė Kosovė i garantohet vendit nga bashkėsia ndėrkombėtare dhe nga vetė pakoja gjithėpėrfshirėse. Pra, tė gjitha shtetet qė e kanė njohur Kosovėn ia njohin asaj dhe tė drejtėn mbi kėto ndėrmarrje dhe rrjedhimisht mbi tė hyrat e marra nga shitjet. E drejta jonė nė prona tė Kosovės ėshtė e sigurt sa edhe e drejta e pavarėsisė; ajo ka gjasa tė zhbėhet sa ka gjasa dhe zhbėrja e pavarėsisė (zero). Nė kėtė kontekst pretendimet e Serbisė pėr tė drejtė nė pasurinė qė ndodhet nė Kosovė janė thjesht pėr konsum tė brendshėm politik, derisa ēfarėdo privatizimi i bėrė nga ēdo organizėm pėrveē AKP-sė ėshtė i pavlefshėm ndėrkombėtarisht. Dhe kjo duhet t’i shėrbejė palės sonė si njė komfort e siguri nė ēfarėdo relacioni me ta.

    Nė fund fare, ēfarė pėr ne megjithatė do tė mbetej problematike pavarėsisht procesit potencial arbitrar, ėshtė kontrolli i aseteve tona nė veri dhe shpeshherė shfrytėzimi i tyre pa pėlqimin tonė. Kjo gjithmonė pėr shkak tė proceseve politike atje. Derisa prezenca jonė institucionale ka munguar nė Veri, njė pjesė e madhe e ndėrmarrjeve shoqėrore janė zhvlerėsuar nė skajshmėri, njė pjesė tjetėr vazhdojnė tė mbesin jo atraktive pėr investimet e huaja marrė parasysh ambientin politik atje e tė tjerat dhe operojnė pa prezencėn e autoriteteve kosovare. Them se AKP si e vetme e ka tė vėshtirė tė bėjė administrimin e kėtyre ndėrmarrjeve pa njė prezencė tė strukturave qė garantojnė rend e ligj. Rrjedhimisht ēfarėdo pretendimi i mbi menaxhimin e tyre nė kushte si kėto tė sodit ėshtė joreal e joserioz. Pavarėsisht kėsaj, zgjidhjen e problemit mbi menaxhimit e kėtyre ndėrmarrjeve, Kosova nuk duhet kėrkuar nė asnjė proces tjetėr pėrveē atij tė shtrirjes sė rendit e shtrirjes sė shtetit.


    (Autori ėshtė kolumnist i rregullt i “Kohės Ditore”)
    http://www.koha.net/?page=1,9,123670

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e laguna blu
    Anėtarėsuar
    12-12-2004
    Postime
    579

    Pėr: Lajme ekonomike nga Kosova

    Kosova, vendi i nėntė mė i mjerė nė botė

    10:57 / 4.06.2012
    46 0
    Ekonomia greke po pėrkeqėsohet dita ditės, e njerėzit nė kėtė vend janė tė brengosur edhe pėr mungesė tė lidershipit dhe pėr masat e dėshtuara tė kursimit. Por, nė listėn e vendeve mė tė mjerueshme nė botė, Greqia nuk futet as nė 50-shen e mė tė kėqijave. Nė fakt, ėshtė Kosova ajo qė futet nė Top 10-she. Dhe, derisa Qeveria jonė tregon pėrralla pėr Kosovėn, pėr “sukseset” e saj, sidomos ekonomike, “Business Insider” e vendosė Kosovėn nė vendin e nėntė mė tė mjerė nė botė, mes Nepalit dhe Bjellorusisė, aty ku nuk gjendet as Etiopia, as Bangladeshi, as Guinea... Dje ministri i Jashtėm i Kosovės, Enver Hoxhaj, ka thėnė se viti 2012 ėshtė vit historik pėr Kosovė. Mbase ia ka qėlluar!
    Indeksi i mjerimit, njė teori ekonomike e krijuar nga Arthur Orkum, pėrmbledh papunėsinė e njė vendi dhe normat e inflacionit, pėr tė vlerėsuar kushtet nė terren (sa mė i lartė numri, aq mė i keq ėshtė njė vend), shkruan “Business Insider”.

    Arsyetimi: Ju mund tė kuptoni shumė pėr njė ekonomi nga shkalla e rritur e papunėsisė, si dhe pėr popullatėn qė mund t’ia lejojė vetes pak e mė mallra tė kėrkuara.

    “Business Insider” ka pėrmbledhur 197 shtete dhe territori - qė nga Afganistani e deri tek Zimbabveja - pėr hartimin e Indeksit tė Mjerimit tė vitit 2012.

    Rezultatet janė bazuar nė tė dhėnat e “CIA World Factbook”, qė vlerėson shifrat pėr shtetet dhe territoret qė nuk kanė agjenci lokale tė besueshme tė raportimit.

    Nė 20-shen e shteteve mė tė mjera janė:

    #20: Irani

    Indeksi i mjerimit: 37.8%
    Inflacioni CPI (Indeksi i ēmimeve tė konsumit): 22.5%
    Papunėsia: 15.3%
    Burimi: CIA Factbook

    #19: Afghanistan

    Indeksi i mjerimit: 42.7%
    Inflacioni CPI: 7.7%
    Papunėsia: 35.0%
    Burimi: CIA Factbook

    #18: Rripi i Gazės

    Indeksi i mjerimit: 45.0%
    Inflacioni CPI: 5.0%
    Papunėsia: 40.0%
    Burimi: CIA Factbook

    #17: Bosnja dhe Hercegovina

    Indeksi i mjerimit: 47.1%
    Inflacioni CPI: 3.8%
    Papunėsia: 43.3%
    Burimi: CIA Factbook

    #16: Svazilandi

    Indeksi i mjerimit: 48.0%
    Inflacioni CPI: 8.0%
    Papunėsia: 40.0%
    Burimi: CIA Factbook

    #15: Ishujt Marshal

    Indeksi i mjerimit: 48.9%
    Inflacioni CPI: 12.9%
    Papunėsia: 36.0%
    Burimi: CIA Factbook

    #14: Haiti

    Indeksi i mjerimit: 49.9%
    Inflacioni CPI: 9.3%
    Papunėsia: 40.6%
    Burimi: CIA Factbook

    #13: Kenia

    Indeksi i mjerimit: 51.0%
    Inflacioni CPI: 11.0%
    Papunėsia: 40.0%
    Burimi: CIA Factbook

    #12: Senegali

    Indeksi i mjerimit: 51.4%
    Inflacioni CPI: 3.4%
    Papunėsia: 48.0%
    Burimi: CIA Factbook

    #11: Lesoto

    Indeksi i mjerimit: 52.2%
    Inflacioni CPI: 7.2%
    Papunėsia: 45.0%
    Burimi: CIA Factbook

    #10: Bjellorusia

    Indeksi i mjerimit: 53.4%
    Inflacioni CPI: 52.4%
    Papunėsia: 1.0%
    Burimi: CIA Factbook

    #9: Kosova

    Indeksi i mjerimit: 53.6%
    Inflacioni CPI: 8.3%
    Papunėsia: 45.3%
    Burimi: CIA Factbook

    #8: Nepali

    Indeksi i mjerimit: 53.8%
    Inflacioni CPI: 7.8%
    Papunėsia: 46.0%
    Burimi: CIA Factbook

    #7: Jemeni

    Indeksi i mjerimit: 55.0%
    Inflacioni CPI: 20.0%
    Papunėsia: 35.0%
    Burimi: CIA Factbook

    #6: Namibia

    Indeksi i mjerimit: 56.5%
    Inflacioni CPI: 5.3%
    Papunėsia: 51.2%
    Burimi: CIA Factbook

    #5: Xhibuti

    Indeksi i mjerimit: 66.0%
    Inflacioni CPI: 7.0%
    Papunėsia: 59.0%
    Burimi: CIA Factbook

    #4 Turkmenistani

    Indeksi i mjerimit: 75.0%
    Inflacioni CPI: 15.0%
    Papunėsia: 60.0%
    Burimi: CIA Factbook

    #3: Burkina Faso

    Indeksi i mjerimit: 80.6%
    Inflacioni CPI: 3.6%
    Papunėsia: 77.0%
    Burimi: CIA Factbook

    #2: Liberia

    Indeksi i mjerimit: 95.0%
    Inflacioni CPI: 10.0%
    Papunėsia: 85.0%
    Burimi: CIA Factbook

    #1: Zimbabve

    Indeksi i mjerimit: 100.6%
    Inflacioni CPI: 5.6%
    Papunėsia: 95.0%
    Burimi: CIA Factbook

    /Telegrafi/
    "Nuk mund tė mbash gjarpinj nė kopshtin tėnd, me shpresėn se ata do t'i kafshojnė vetėm fqinjėt..."

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •