Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 12
  1. #1
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009

    50 agjentët sekretë më të famshëm shqiptarë

    50 agjentët sekretë më të famshëm shqiptarë dhe historia e tyre

    Spiunet shqiptare qe kane punuar per Sigurimin, por edhe ata qe kane punuar per CIA-n dhe KGB-ne. Agjente shqiptare qe kane punuar per shtetin shqiptar, por dhe per shtete te huaja Ata qe kane punuar me nder, e ata qe kane lene pas punes se tyre turp. Ne kete speciale do te vijne historite e 50 prej tyre, te rrefyera ne media e libra nga ish-agjente te Sherbimit si Mark Dodani e Bekim Budo, por dhe nepermjet kujtimeve te ish-kreut te Komisionit te Verifikimit te Figurave, Nafiz Bezhani. Si rekrutoheshin agjentet shqiptare, shantazhet dhe devotshmeria. Paradokset dhe lojerat agjenturore, profesionalizmi dhe sakrificat. Rreziqet dhe veshtiresite, si dhe nderhyrjet nga sherbimet e huaja si CIA amerikane, UDB-ja jugosllave, MI-6 britanik, SIM-i italian etj.


    Ceno bej Kryeziu

    Spiuni i pare dhe i famshem shqiptar mund te quhet padyshim Ceno bej Kryeziu, i cili ishte njekohesisht edhe kunat i Ahmet Zogut. Ai kishte lindur ne Gjakove dhe ishte rekrutuar nga Sherbimi Sekret Jugosllav qe ne vitet ’20. Ne saje te aftesive te tij, ai ki kishte arritur t’u kalonte shume informacion jugosllaveve. Per kete arsye, ne vitin 1924 pas ndihmes qe jugosllavet i dhane Zogut per te ardhur ne pushtet, ata i kerkuan ketij te fundit qe kunatit te tij Ceno bej Kryeziu, t’i jepej posti i Minister i Brendshem. Por me pas Zogu do ta kuptonte lojen qe bente kunati i tij dhe me vone ky i fundit detyrohet te largohet nga Shqiperia dhe vendoset ne Çekosllovaki. Me 14 tetor 1927, Ceno bej Kryeziu qellohet per vdekje ne kafe “Passage” ne qytetin e Prages, nga studenti shqiptar 23 vjeç, i quajtur Alqiviadh Bebi.

    “Ciceroni”

    Iliaz Bazna eshte emri i legjendes shqiptare te spiunazhit, i njohur me pseudonimin “Ciceroni”. Ai u be nje nga spiunet me te famshem gjate Luftes se Dyte Boterore, ne kohen kur punonte si kamarier ne shtepine e ambasadorit britanik ne Ankara. “Ciceroni” arrin t’u jape gjermaneve informacione te shumta, por te gjitha keto ne shkembim te parave. Brenda nje kohe te shkurter, ai arriti te mbledhe rreth 300 mije sterlina, nje shume jashtezakonisht e madhe ne ate kohe. Por ne pranvere te vitit 1944 zbulohet veprimtaria e tij. “Ciceroni” arrin te arratiset se bashku me te gjitha parate e tij te cilat rezultuan te ishin false. “Ciceroni” vdiq ne Stamboll, ne vitin 1971, por historia e tij u be skenar filmi dhe subjekt libri.

    Hekuran Pobrati

    Hekuran Pobrati ishte anetar i grupit special te Ministrise se Brendshme, ai njihej me pseudonimin “Mali”. Pobrati lindi ne fshatin Pobrat te Beratit, me 15 shtator te vitit 1920. Pobrati kreu shkollen e mesme dhe ne vitin 1943 ishte partizan i Brigades se Pare Sulmuese me funksione nga zevendeskomandant kompanie deri ne zevendeskomandant batalioni. Pas çlirimit mbaroi dy kurse shtatemujore per oficer dhe mori detyren komandant batalioni ne mbrojtjen e popullit. Nga vitit 1947 deri ne nentor 1948, arrestohet nga Koçi Xoxe nen akuzen e bashkepunimit me armikun. Pas 1948-s rifiton te gjitha te drejtat dhe merr pafajesine. Ne kete vit filloi pune ne Sigurimin e Shtetit, deri sa doli ne pension. Ai mbante pseudonimin “Mali” dhe ka marre pjese ne operacione te famshme se bashku me kolegun e tij, Asim Aliko. Pobrati vdiq ne vitin 1991.

    “Dragoi”

    Ne librin “Mekatare” te Nafiz Bezhanit, ish-kryetarit te Komisionit Shteteror te Kontrollit te Figurave, trajtohet gjeresisht dosja “Dragoi”, e agjentit me emrin imagjinar Robert Duka. “Dragoi” vleresohej nga Sigurimi si agjent profesionist dhe me rezultate shume te mira. Ai ishte me arsim te larte dhe nje njeri me reputacion ne rrethet intelektuale. Ne liber shpjegohet se fillimisht “Dragoi” u fut ne Sigurim me qellimin e venies nen kontroll te Sigurimit te rretheve letrare dhe veçanerisht veprimtarine e rrezikshme qe mund te zhvillonin ato. Ne ate kohe ishte nen shenjester grupi “armiqesor” i letrareve te rinj te Universitetit te Tiranes, te drejtuar nga Kasem Trebeshina. Duke qene nje person i simpatizuar nga keto rrethe letrare, “Dragoi” mund te jepte informacione te vlefshme dhe te pengonte veprimtarine ne kete drejtim.

    Lirim Dema

    Ish-furnitor i mensave te punetoreve ne NSHFP te Kukesit, Lirim Dema ishte arratisur ne Kosove, pasi gjate nje kontrolli financiar qe i ishte bere ndermarrjes, ishin zbuluar shume falsifikime te dokumentacionit, te bere nga ai per qellime perfitimi. Para se te arratisej nga frika e ndonje denimi, ai i kishte zene prite makines qe sillte rrogat e punetoreve dhe kishte vrare shoqeruesin e armatosur te saj, Mark Nikollen. Pasi kishte mberritur ne Kosove, ai ishte rekrutuar nga UDB-ja jugosllave dhe i ishte zotuar se do t’i sherbente me besnikeri çdo urdhri te saj. Keshtu ai punoi per UDB-ne, ne varesi te Mirko Vukoviq, nje agjent i rrezikshem qe punonte kunder Shqiperise, duke organizuar njesi me qellim rrezimin e pushtetit te asaj kohe deri sa u vra nga agjentet e Sigurimit te Shtetit ne Itali.

    “Martini”

    Agjenti radist ishte larguar nga Shqiperia ne ditet e para te çlirimit, se bashku me shume ish-ushtare italiane qe kishin mbetur ne Shqiperi pas kapitullimit te Italise. Sipas librit “Mekatare 2″, ai u vesh me rrobat e nje ushtari qe mbeti ne Durres dhe me emrin e tij u nis ne Itali. Aty deklaroi se e kishte bere kete veper per shkak se ishte kundra regjimit politik te vendosur ne Tirane dhe se kishte deklaruar se do te luftonte per permbysjen e atij regjimi. Ne keto kushte, atij iu njoh statusi i te merguarit politik dhe u bashkua me grupet e tjera te shqiptareve te arratisur. “Martini” ishte rekrutuar nga Sigurimi i Shtetit dhe sherbente ne kampin e refugjateve shqiptare qe ndodhej midis Barit dhe Brindisit si radist. Ai jepte informata per planet e te arratisurve, te cilat gjithmone deshtonin ne saje te ketij dekonspirimi. Gjithashtu, “Martini” sherbente si baze informacionesh per agjentet e tjere te ngarkuar me misione ne Itali.

    Koll Qefalia

    Nen pseudonimin e “Nishozit” fshihej Koll Qefalia, kryetar i Keshillit Popullor ne nje zone te Mirdites. Ai ishte agjenti me besnik i Alush Leshanakut, ose i njohur ndryshe “Luani”, agjentit te sherbimeve sekrete italiane. “Nishozi” ishte njeriu qe luajti rolin e ndermjetesit per takimin qe do behej midis Alush Leshanakut dhe Frontit te Rezistences. Kjo e fundit ishte nje organizate fantazme e ngritur nga Sigurimi i Shtetit per te futur ne kurth bandat, e cila drejtohej nga Kadri Hazbiu. Ish-agjentet e Sigurimit, megjithese “Nishozin” e konsideronin si nje nga armiqte me te medhenj, e vleresojne shume profesionalizmin e tij. Sipas tyre, “Nishozi” i kamuflonte levizjet e tij. Qefalia kapet pas nje kurthi agjenturor te organizuar nga Sigurimi i Shtetit.

    Mehmet Shehu

    Ai cilesohet nga ekspertet e Sherbimeve Sekrete si nje nga agjentet me te famshem shqiptare. Po ndryshe nga teorite e shumta qe jane hedhur per rolin e tij ne Sherbimin Sekret Shqiptar si poliagjent, Bekim Budo ne librin e tij “Sherbimi i Fshehte”, e cileson ate si dopioagjent ne favor te interesave te Shqiperise. Sipas librit te Budos, Shehu mbante pseudonimin e koduar BAB-008, te cilin e kishte mbajtur qe kur bente pjese ne Shkollen Teknike dhe zberthehej “Balcan American Branche” (Rrjeti Amerikan i Ballkanit. Nderkohe pseudonime te tjera si “Mjekra”, “Misha” etj., ishin pseudonime konspirative te cilat i mbante gjate pushtimit nazifashist. Shehu grumbulloi me vete agjentet kryesore te zbulimeve serbo-sovjetike dhe filloi dopiolojen me KGB-ne dhe UDB-ne jugosllave. Shehu u ndihmua nga CIA per organizimin e disa kurtheve operacionale si dhe kapjen e bandes legjende te Hamit Matjanit, ne shkembim te kerkesave te tyre nga blloku komunist.

    Mark Dodani

    Ish-oficeri i Sigurimit te Shtetit eshte futur ne kete sherbim ne fillim te vitit 1946, i nxitur nga vrasja e babait dhe vellait te tij ne vitin 1945. Por ne menyre te drejtperdrejte, ai angazhohet ne operacione ne vitin 1948 pas takimit me Kadri Hazbiun. “Mendoja se me kishin thirrur per punen time ne zonen ne veri, gje e cila mu perforcua kur aty gjeta edhe Bardhok Biben, por nuk dija se qe ne ato momente jeta ime do te merrte rrjedhe tjeter”, ka rrefyer Dodani per median. Sipas shenimeve te ish-sigurimsit, Kadriu, i drejtohet Markut: “Ti je Mark Dodani!”. “I thashe se une jam”, – tregon Dodani. Pa e zgjatur, Kadriu i eshte drejtuar Bardhok Bibes: “Mos e kerko me Mark Dodanin, ai do te punoje me ne”. Keshtu, per 35 vjet me radhe, Dodani punoi ne organet e Sigurimit me pseudonime te ndryshme, ku me kryesoret jane “Xhakoni” e “Studenti”.

    Alush Leshanaku

    Ishte me origjine nga Elbasani, fshati Leshanak. Kishte qene profesor gjimnastike ne Liceun-Gjimnaz te Shkodres qysh ne periudhen e regjimit te ish-mbretit Zog. Studentet shkodrane te gjimnazit e njihnin si njeri te shkathet, intelektual te zotin, me nje trup sportisti, fizikisht i forte, disi enigmatik. Sapo u largua mbreti Zog I, me 7 prill 1939, Alush Leshanaku vihet ne sherbim te fashizmit, teksa rekrutonte “Giovani Fashisti”, te rinj fashiste. Ne vitin 1941, me pseudonimin “Luani”, punon si agjent i sherbimit sekret italian me mision ne Shqiperi. Detyra e tij ishte te krijonte grupe e t’i organizonte ato qe ishin per rrezimin e regjimit komunist ne ate kohe. Kishte zbarkuar ne Mirdite me parashute, dhe ishte nje nga agjentet me te rrezikshem per Sigurimin e Shtetit, cilesohej si “Gjenerali i Perdes se Hekurt”. Alush Leshanaku, i njohur me kodin “Luani”, kishte zbarkuar me parashute ne Mirdite. Leshanaku mbeti i vrare nga Sigurimi i Shtetit.

    Asim Aliko

    Ai ishte kryetari i grupit special te Ministrise se Brendshme qe kishin si qellim depertimin ne radhen e bandave e agjenturave te huaja me pseudonimin “Tomorri”. Aliko u be pjese e Sigurimit te Shtetit ne vitin 1948 dhe punoi derisa doli ne pension ne vitin 1965. Ish-oficeri i Sherbimit Sekret, Mark Dodani tregon se Aliko per pese vjet ka kapur 120 bandite. Taktika e tij ishte qe t’i perçante banditet, te organizonte takime ne vende ku donin oficeret e Sigurimit, me qellimin per t’i kapur te gjalle. Menyra me origjinale e Alikos ishte se pjesen me te madhe te rasteve ai e arrinte kete me dollite qe ngrinte.

    Kadri Hazbiu

    Pseudonimi i tij ishte “Besniku”. Nje nga figurat kryesore te diktatures deri ne vitet ’80, kur u akuzua si “armik i popullit dhe i partise”, ka qene nje nga agjentet me te njohur te Sigurimit te Shtetit. Madje cilesohej si legjenda e sherbimit inteligjent shqiptar. Hazbiu njihej nga bandat si kryetar i Komitetit Qendror i Frontit te Rezistences, nje organizate e krijuar per te futur ne kurth te gjithe agjentet e huaj si dhe banda qe synonin permbysjen e regjimin e sistemit komunist. Megjithese me formim ekonomist, Hazbiu ishte vetem 23 vjeç kur u emerua shef i Sigurimit te Ushtrise. Studimet per kete detyre i kreu ne Shkollen e Larte te Sigurimit ne Moske, ku u profilizua ne fushen e agjentures dhe te çeshtjeve te policise. Ai punoi si agjent i Sigurimit deri ne vitet ’50. Me cilesite e tij, ai kishte krijuar besimin se mund te ishte nje shtylle e forte e shtetit te asaj kohe. Deri ne vitin 1979 ai punon ne drejtim te Ministrise se Brendshme. Me pas, Hazbiu u emerua minister i Mbrojtjes, te cilin e mbajti deri ne vitin 1981. Pas vrasjes se Mehmet Shehut, Hazbiu u akuzua si armik i popullit dhe u ekzekutua me 10 shtator te vitit 1983.

    Pal Melyshi

    Pal Melyshi, me pseudonimin “Furtuna”, ishte nje nga agjentet me te mire te Sigurimit te Shtetit. Ai ishte nje komunist i flakte, edhe pse babai i tij ishte detyruar te arratisej pse nuk i perkrahte idete komuniste. U fut ne Sigurim ne shtator te vitit 1949 dhe qendroi deri sa u vra ne vitin 1950. Synimi i tij ishte te ndihmonte ne luften kunder bandave. Por infiltrimi ishte shume i veshtire, pasi te gjithe e njihnin per komunist. “Furtuna” u vra nga sigurimsat ne nje shkembim zjarri me banden, nga e cila nuk u shkeput dot ne momentin e rrethimit.

    Pashke Prela

    Deshmorja nga Puka ka qene nje nga agjentet me te njohura femra te Sigurimit te Shtetit. Ndoshta kjo, edhe per shkak fundit tragjik te saj. Kryetari i bandes, “Keqanaj”, te cilin Prela e futi ne kurth te Sigurimit te Shtetit, mori hak duke e vrare ne syte e femijeve te saj. Ish-oficeri i Sigurimit, Mark Dodani ka treguar per “Tirana Observer”, se vejusha ishte nje agjente e zonja dhe se ishte afruar te Sherbimi pas kercenimeve te bandave, se ajo do te vihej ne sherbim te tyre. Ne fillim te vitit 1947, u realizua edhe kurthi qe do paralajmeronte fundin tragjik te Preles. Ndersa banda “Keqanajt” strehohej ne shtepine e saj, e cila nuk dyshonte per Prelen, , agjentja ve ne jete planin. “Pashka çorienton “kryebanditin”. I mbushi rende çantat me ushqime, djathe, turshi, buke, nderkohe qe midis ushqimeve iu kishte futur sende te renda, madje dhe gure, me qellim qe kur te dilte nga dera te mos ishte ne gjendje te vraponin per t’iu ikur forcave qe i kishin rrethuar”, rrefen Dodani. Kryebanditi arrin te shpetoje, dhe me gjithe se Preles iu kerkua te linte banesen, nuk pranoi, me shpresen se nuk ishte pikasur. Por pas disa muajsh, kryebanditi kthehet ne befasi dhe ther me thike Pashke Prelen ne syte e femijeve.

    Sofokli Mici

    Personazhi imagjinar Sofokli Mici trajtohet ne librin “Mekatare 2″ te Nafiz Bezhanit si nje agjent profesionist i Sigurimit te Shtetit. Ai ishte nje intelektual shume i njohur. Kishte studiuar ne Leningrad per Drejtesi. Ishte zgjedhur anetar i Gjykates se Larte dhe kishte fituar tituj shkencore doktor dhe profesor. Sipas Bezhanit, ideja per te aktivizuar prof. Sofon, siç e quan ai ne liber, ne Sherbimin Sekret Shqiptar u krijua pas vizites turistike qe beri ne Shqiperi ne vitin 1985 nje grup turistik grek. Ne dosjet sekrete ai eshte protagonist i asaj me emrin “Misioni Apollon”, e cila kishte si qellim normalizimin dhe permiresimin e marredhenieve midis dy vendeve fqinje, Shqiperi e Greqi, mision i cili u realizua me sukses nga ai. Ne te njejten kohe, ne dosje dyshohej se prof. Sofo ishte bashkepunetor i sherbimit sekret grek, Asfali, gje e cila nuk vertetohet ligjerisht.

    Ymer Kondo

    Nje agjent profesionist i Sigurimit te Shtetit, Ymer Kondo mbart nje histori mjaft interesante. I ardhur nga nje familje pronaresh vlonjate, pas çlirimit ai u radhit ne listen e personave qe konsideroheshin armiq te klases punetore. I rritur me kete njolle ne biografi, ai ishte nje person i izoluar nga shoqeria dhe njerezit. Por, per çudi, ai pranoi te punonte per Sigurimin e Shtetit e madje me zell te madh. Ne nje nga arrestimet e tij, nje nga gjeneralet e Ministrise se Brendshme e kishte marre Ymerin dhe e kishte futur ne nje kurs te veçante per ta stervitur si specialist zbulimi. Pastaj i kishin propozuar te punonte ne kampin e te arratisurve ne Itali si radist. Me nje te shkuar te tille, te gjithe besonin se Kondo ishte nje i arratisur dhe i mbushur me mllef ndaj regjimit. Kondo njihej si agjent inteligjent dhe i shkathet. Ai vrau edhe “Njekovin”, nje poliagjent te njohur.

    “Papastrati”

    Nje nga agjentet me te njohur eshte edhe ai me pseudonimin “Papastrati”. Ai ishte me origjine greke dhe jetonte ne nje qytet ne jug te Shqiperise. Per shume vite, sipas kujtimeve te oficerit te Sigurimit te Shtetit, Bekim Budo, ai ka punuar per llogari te agjenturave greke. “Papastrati”, sipas Budos, kishte arritur te ngrinte nje rrjet te fuqishem informatoresh ne jug te Shqiperise per llogari te agjentures greke. Ne vitet ’70, Sigurimi i Shtetit Shqiptar kishte rene ne gjurmet e kesaj veprimtarie dhe arrin te kape, fale nje kombinacioni te persosur, “Papastratin”, i cili tregon perpara hetuesve se si ishte vene ne sherbim te grekeve. Me pas agjenti “Papastrati” rekrutohet nga Sigurimi i Shtetit dhe ben nje loje te dyfishte. Ai i dha shume informata shtetit shqiptar ne lidhje me Sherbimin e Fshehte Grek.

    “Berlini”

    Agjenti “Berlini” eshte padyshim nje nga agjentet me te mistershem shqiptare. Kjo per shkak se ne te gjitha dokumentet, ai asnjehere nuk ka figuruar me emrin e tij, duke mbetur nje anonim. Por veprimtaria e tij si spiun, sipas kujtimeve te oficerit te Sigurimit te Shtetit, Bekim Budo, ka qene shume e madhe. Sipas Budos, ne dosjen “Berlini” nuk ka shenime nga drejtues eprore si dhe vleresime per informacionet qe ka dhene. Karakteri i ketij agjenti del kur behet kombinacioni per ta futur ne lidhje me Sekretarin e III-te te Legates Italiane ne Tirane. Aksioni i tij u krye me sukses, ai arriti te ishte ne aksione te ndryshme dhe te jepte informacione per Sigurimin e Shtetit.

    “Gramafoni”

    “Gramafoni” eshte nje nga agjentet jugosllave me kombinacion ne vendin tone dhe me nje histori te veçante me karakter pergjithesues per sa i perket formave dhe metodave te veprimtarise se zbulimit jugosllav ndaj vendit tone. Para se jugosllavet ta fusnin “Garmafonin” ne Shqiperi, i bene nje kurs intensiv. “Gramafoni” u fut ne Shqiperi ne vitet ’50 nga kufiri jugosllav, si nje kosovar qe perndiqej nga serbet. Ai u vendos ne fillim ne Fier, por veprimtaria e tij i ra menjehere ne sy Sigurimit te Shtetit. Pasi u kap “Gramafoni” pranoi qenien e tij ne sherbim te zbulimit jugosllav, pasi iu paraqiten disa prova tekniko-shkencore dhe me pas ai punoi per Sigurimin e Shtetit, duke bere nje loje te dyfishte. Per te mos rene ne sy te zbulimeve jugosllave, ai u burgos per disa vjet ne burgun e Burrelit dhe me pas Sigurimi i Shtetit e dergon ate jashte vendit per interesa te tij.

    Adem Rama

    Agjenti Adem Rama u kthye ne çeshtje dite ne vitin 1953, ku u shenua si incident i marredhenieve shqiptaro-jugosllave. Per kete ngjarje propaganda jugosllave trumbetoi se ishte zbuluar veprimtaria armiqesore e agjentit te rrezikshem te Sigurimit te Shtetit, Adem Rama, student me bursen e shtetit jugosllav ne Universitetin e Beogradit. Nderkohe, nga Sigurimi ai mbahej nen vezhgim si agjent i UDB-se. Nafiz Bezhani tregon ne “Mekatare 2″ se ne dosjen e tij kishte raporte te hollesishme per Sigurimin, ne te cilat ai kishte denoncuar si te dyshimte 86 persona, nga te cilet 12 konsiderohen te rrezikshem. Adem Rama ishte i biri i nje shqiptari qe pas çlirimit u be kryetar bashkie ne Prishtine. Por pas uljes se te atit nga detyra, qe perkonte me kohen e gjimnazit, ai kerkohej te rekrutohej nga UDB-ja, pasi ishte nje djale inteligjent dhe i shkathet.

    Agjenti S.Ll.

    Agjenti S.LL., ka qene nje agjent i sherbimit sekret shqiptar dhe ka vepruar per nje kohe te gjate pa arritur te zbulohet nga sherbimet sekrete te huaja. Ai ishte me origjine nga Dibra dhe punonte kryesisht ne dem te sherbimit sekret jugosllav. Sipas ish-agjentit Bekim Budo, ai ishte nder te paktet agjente te Sigurimit Shqiptar qe nuk u zbulua nga sherbimet jugosllave. Kjo, sipas Budos, se agjenti S.Ll. sa here dergohej me detyra ne Dibren e Madhe, ai nuk shkonte ne asnje rast atje ku e rekomandonin, dhe mbijetoi fale zgjuarsise dhe intuites se tij, nuk u kap nga UDB-ja, e cila kishte shume agjente qe punonin per llogari te saj ne Shqiperi.

    Demo Tafani

    Demo Tafani ka qene nje agjent i sherbimeve sekrete italiane. Ai ishte rekrutuar nga sherbimet sekrete italiane gjate kohes se pushtimit te vendit tone nga Italia. Pas çlirimit te vendit ai ishte larguar nga Shqiperia se bashku me mikun e tij dhe agjentin e sherbimeve sekrete italiane Alush Leshanakun. Ne vitin 1949 ata dergohen me mision ne Shqiperi, pasi ishin personalitete te njohura e te vendosura ne misionin e tyre, por gezonin edhe nje mbeshtetje ne qarqet nacionaliste ne vend. Ne kete periudhe sherbimi i zbulimit e kunderzbulimit te shtetit shqiptar e kishte shtuar depertimin e personave apo grupeve speciale ne keto grupime diversante, duke bere qe Demo Tafani te binte shpejt ne duart e tyre.

    Dielli

    Nje nga agjentet me te mire me origjine shqiptare, por qe ka vepruar ne dem te shtetit shqiptar, ka qene edhe ai me pseudonimin Dielli. I derguar per te vjele informacion ne Greqi ne vitet e para te çlirimit “Dielli”, me origjine çame, oficer i sherbimit sekret shqiptar ne vitin 1946 raportohet i vrare. Per kete arsye shteti shqiptar i asaj kohe e shpalli “Diellin” ne menyre sekrete deshmor dhe familjes se tij iu lidh pension i posaçem deshmori. Pas disa vitesh, kunderzbulimi i Sherbimit Sekret Shqiptar vertetoi se “Dielli” ishte shendoshe e mire dhe se vepronte si interlokutor midis qendres se sherbimit te jashtem sekret dhe grupit te spiunazhit te huaj, ngritur ne klandestinitet te thelle ne Shqiperi. Kjo tregoi se agjenti sekret “Dielli” kishte bere loje te dyfishte dhe kishte mashtruar sherbimet sekrete shqiptare.

    Et’hem Çako

    Ka qene nje nga agjentet me te mire te CIA-s me origjine nga Shqiperia. Pas largimit nga Shqiperia ne fund te Luftes se Dyte Boterore si kundershtar i regjimit komunist ai rekrutohet nga CIA. Me pas ai dergohet ne Shqiperi me mision per te organizuar luften kunder rrezimit te regjimit te Enver Hoxhes. Ne vitin 1949 ai hidhet me parashute ne Shqiperi. Detyra e tij ishte qe te pergatiste terrenin per zbarkimin e grupeve te tjera diversenate si dhe te Hamit Matjanit. Por ne saje te agjenteve te infiltruar te Sigurimit te Shtetit ai bie menjehere rob i tyre sa zbarkon ne Shqiperi.

    “Gaveta e Vjeter”

    Ndue Zefi, me pseudonimin “Gaveta e vjeter”, mund te quhet padyshim si nje nga agjentet me frutdhenes te Sigurimit te Shtetit ne fund te viteve ’40. I rekrutuar nga Sigurimi i Shtetit ne vitin 1949, “Gaveta e vjeter”, me origjine nga nje fshat i Mirdites, dha nje kontribut te madh ne zbulimin dhe eliminimin e bandave diversante ne ate kohe. I kamufluar si nje anetaret i ketyre bandave si dhe armik i pushtetit te asaj kohe, Ndue Zefi i dha Sigurimit te Shtetit informacion te shumte ne lidhje edhe me sherbimin sekret jugosllav qe sherbente ne ato ane. Por agjenti i sherbimit sekret do kishte nje fund tragjik, pasi vetem pak kohe pas rekrutimit te tij nga ana e Sigurimit te Shtetit ra viktime e nje skenari te UDB-se jugosllave qe kishte zbuluar aktivitetin e tij te dyfishte.

    “Gjenerali”

    “Gjenerali” ishte nje agjent dopiorol. Ai e pranon kete fakt edhe perpara “Sekretarit” (Hetuesit). Mendohet se pothuajse te gjithe agjentet e sherbimit tone te fshehte ishin te tille. Ky person mbante lidhje me agjenturat jashte shtetit. Gjate Luftes Nacionalçlirimtare mbahej ne lidhje nga misionare te huaj, ndersa pas çlirimit te vendit e mori ne lidhje togeri francez Cochet. Nderkohe, atij i kishin fiksuar, edhe disa takime te fshehta me majorin anglez Smith. Ne keto kondita, siç del nga dosja, ai arrestohet ne menyre sekrete dhe pasi zberthehet si agjent i huaj, rekrutohet me material komprometues nga zevendesministri, “gjenerali” dhe nje nenkolonel e keshilltar jugosllav.

    Gjon Gjinaj, “Munella”

    Gjon Gjinaj ka qene nje nga agjentet shqiptare qe punonte per llogari te agjentures italiane ne fund te viteve ’40. Ai ishte cilesuar si nj nga agjentet e tyre me te mire dhe per kete arsye ai ishte hedhur me parashute me malet e Mirdites ne vitin 1947, me detyre krijimin dhe organizimin e bandave te armatosura per te rrezuar regjimin komunist ne vend. Ne vitin 1949, Gjon Gjinaj, ose i njohur ndryshe me pseudonimin Munella, se bashku me banden e tij arrin te futet ne kurth nga Sigurim i Shtetit. “Grupi Special” i krijuar nga Mehmet Shehu dhe i drejtuar nga Kadri Hazbiu arrin te kap Gjon Gjinajn, i cili me vone ekzekutohet po nga ky grup.

    Halit Bajrami

    Padyshim eshte cilesuar si nje nga agjentet me te miret e Sigurimit te Shtetit. I arratisur nga Shqiperia ne vitin 1950, Halit Bajrami mbante ne ate kohe postin e zv/shefit te Sigurimit ne Korpusin Ushtarak te Qarkut te Korçes. Gjate kesaj kohe ai qendroi ne vende te ndryshme dhe se bashku me shokun e tij me te cilin u arratis, Sabaudin Haznedari, u rekrutuan nga sherbimet sekrete te huaja. Por gjate kesaj kohe, si agjent i sherbimeve te huaja, Halit Bajrami i dergoi informacion me shume vlere Sigurimit te Shtetit. Ne vitin 1982 ai behet pjese e grupit te Xhevdet Mustafes, qe kishte marre si detyre eliminimin e Enver Hoxhes. Gjate zbarkimit te grupit ne Shqiperi, Halit Bajrami ben te mundur dekonspirimin e planit, duke bere te mundur qe anetaret e tjere te bandes se Mustafes te eliminoheshin. Pas kesaj ngjarje, Halit Bajrami dergohet perseri nga Sigurimi i Shtetit jashte vendit.

    Hamit Matjani

    Drejtori i CIA-s ne vitet ’50, Allen Dulles i kishte vene Hamit Matjanit nofken “Tigri”. I cilesuar si nje nga agjentet me te mire shqiptare qe punonte per llogari te CIA-s, Matjani kishte arritur te realizonte shume aksione ne Shqiperi per rrezimin e regjimit komunist. I larguar nga Shqiperia menjehere pas ardhjes ne pushtet te regjimit komunist, “Tigri” kishte arritur te desantonte ne Shqiperi gati 26 here. Kjo e kishte bere ate qe te quhej nga sherbimi sekret amerikan si njeriu me i zote per te desantuar ne Shqiperi. Ne te gjitha rastet qe ai kishte hyre ne Shqiperi, ishte futur nga toka nepermjet Greqise. Heren e fundit qe ai u fut ne Shqiperi ai u hodh me parashute nga ajri. Ne vitin 1953, vetem pak kohe pas zbarkimit ne malet e Shengjergjit ne Elbasan, ai do kapej nga organet e Sigurimit pas kurthit qe ata i kishin bere me ane te radios nderlidhese. Ai u denua me vdekje dhe u ekzekutua me 14 prill 1954.

    “I penduari”

    Ky ishte pseudonimi i nje prej agjenteve me histori me paradoksale te Sigurimit te Shtetit. Ai kishte mbaruar me rezultate te shkelqyera shkollen e lare per oficer dhe Akademine Ushtarake ne vitin 1962 dhe kishte arritur te behej komandant korpusi, por pas spiunimit te shokut te tij te ngushte per nje fraze, ishte denuar me 15 vjet si armik i popullit. Ne burg, pranon me vullnet te plote te vihet ne sherbim te organeve te Sigurimit si i penduar, per te shlyer fajin e bere dhe e zgjedh edhe vete pseudonimin e tij “I penduari”. Per 11 vjet, ndonese agjent i Sigurimit, ai i eshte nenshtruar torturave çnjerezore per te fituar besimin e te burgosurve, objekt i veprimtarise se tij agjenturore. Per 11 vjet ai kaloi nga burgu ne burg, gjoja me denime disiplinore por ne fakt me sherbime teper speciale, te pergatitura me kujdes nga organet e specializuara te Sigurimit. Me permbysjen e diktatures, “I penduari” fiton statusin e te persekutuarit politik dhe emerohet ne funksione te larta te shtetit.

    “Hutini”

    “Hutini” hyn ne listen e atyre agjenteve qe bejne historine famekeqe te Sigurimit te Shtetit. Ai ka qene nje personalitet ne arenen e politikes shqiptare pas ’90-es. Agjenti i Sigurimit te Shtetit, ishte rekrutuar ne vitin 1970 dhe kishte punuar per 10 vjet per kete sherbim. Ne dosjen e tij, qe Nafiz Bezhani e citon me numer 17594, paraqitet edhe veprimtaria e ketij agjenti, i cili spiunonte edhe detaje nga me te vogla. Pas ardhjes se demokracise, “Hutini” emerohet ne organet qendrore te vendit.

    Hysen Lepenica

    Hysen Lepenica ka qene nje nga agjentet shqiptare qe punonte per llogari te CIA-s. Veprimtarine e tij ai e kreu kryesisht ne fund te viteve ’40. Ku pasi ishin trajnuar nga oficere te CIA, ai se bashku me disa agjente te tjere zbarkon ne Shqiperi me detyre per te rrezuar regjimin e komunist. Ata zbarkuan ne Gryken e Dukatit ne tetorin e vitit 1948. Pasi nendetesja doli ne siperfaqe, Hysen Lepenica, Zagoll Shena, Safet Kaba, etj. me ane te nje varke gome iu drejtuan bregut. Por misioni i tij do deshtonte per shkak se rane pre e nje kurthi te ngritur nga Sigurimi i Shtetit.

    Idriz Seiti, “Profesori”

    Agjenti Idriz Seiti ishte anetar i i “Grupit Special” te krijuar nga Mehmet Shehu dhe Kadri Hazbiu ne vitet e para te pasçlirimit. Grupi kishte si detyre zbulimin dhe eliminimin e te gjitha bandave diversante qe vepronin ne ate kohe ne vend. I lindur ne fshatin Çorrush te Mallakastres, Idriz Seiti gjate Luftes se Dyte Boterore u bashkua me forcat partizane dhe u dallua per trimeri dhe besnikeri ndaj Partise. Per kete arsye, menjehere pas çlirimit, me krijimin e Sigurimit te Shtetit, duke qene edhe mik i ngushte i Mehmet Shehut, i cili ne ate kohe ishte minister i Brendshem, emerohet anetar i Grupit Special dhe iu vendos pseudonimi “Profesori”. Gjate veprimtarise se tij si agjent, “Profesori” luajti nje rol te madh ne kapjen dhe vjeljen e shume informacioneve te agjenteve te sherbimeve te huaja.

    Jonuz Mersini

    Eshte cilesuar pa dyshim si nje nga agjentet me te mire te Sigurimit te Shtetit qe ka vepruar jashte vendit. Jonuz Mersini, i vendosur ne France ne vitet ’50, arriti deri aty sa te punonte prane mbretit Zog gjate kohes se qendrimit te tij ne France. Gjate kesaj kohe ai i dha Sigurimit te Shtetit informacione te shumta, duke bere qe shume nga planet grupeve nacionaliste dhe legaliste per rrezimin e regjimit komunist te deshtonin. Ne vitin 1952 ai u urdherua ne ate kohe nga Sigurimi i Shtetit dhe konkretisht nga kreu i tij, Kadri Hazbiu te eliminonte Ahmet Zogun. Por kete mision ai nuk mund ta kryente dot. Me vone, pas dekonspirimit te tij si agjent, ai kthehet ne Shqiperi. Historia e tij i sherbeu me vone edhe nje shkrimtari te njohur te vendit tone, i cili beri nj liber qe pati shume sukses ne ate kohe.

    “Kobra”

    Eshte nje nga agjentet shqiptare me histori me interesante nder figurat e Sherbimit Sekret. “Kobra” kishte luftuar me devotshmeri si partizan ne kohen e luftes e me pas ishte vene ne sherbim te Sigurimit te Shtetit. Por jo vetem te tij, por edhe te CIA-s. Ne vitin 1949 ai ishte “arratisur” ne Amerike, ku u trajnua per dy vjet nga CIA. Ai kishte kryer nderkohe Akademine Ushtarake ne Moske, dhe kishte njohje me personalitete te KGB-se qe kishin qene pedagoget e tij atje. “Kobra” njihej si agjent shetites i CIA-s, me disa emra e funksione, me foto te ndryshme, here me mjeker e mustaqe e here i rruar, here me kaçurrela brune, e here biond e here tullac. Nje nga agjentet me profesioniste te Sigurimit te Shtetit dhe te CIA-s, u denua nga te dyja sherbimet dhe qeverite. Nga Partia e Punes u akuzua si tradhtar dhe si “sherbetor i imperialisteve amerikane”, ndersa nga CIA, si agjent i Sigurimit. Ai burgoset nga kjo e fundit dhe kthehet ne Shqiperi disa muaj para se te vdiste. “Kobra” kreu shume funksione te suksesshme per llogari te Sigurimit dhe te CIA-s, duke u qendruar besnik te dy ketyre sherbimeve.

    Koçi Xoxe

    Ish-ministri i pare i brendshem ne qeverine e sapokrijuar te pasçlirimit ne vitin 1945, Koçi Xoxe vetem kater vite me vone u akuza si agjent i UDB-s jugosllave. Sipas dokumenteve te Sigurimit te Shtetit ai u ishte nje nga agjentet me te fuqishem te UDB-se dhe kishte arritur te krijonte nje rrejt agjenturor shume te madh per llogari te jugusllaveve. Pas çlirimit ai mori postin zv/kryeministrit dhe te ministrit te Brendshem. Me 28 nentor 1948, ai arrestohet me akuzen si agjent i jugosllaveve. Ai nuk e pranon kurre akuzen dhe gjykata me pas e denon me vdekje, pushkatohet ne maj te vitit 1949.

    “Koloneli”

    “Koloneli” eshte cilesuar si nje nga agjentet me mire dopiorol te Sigurimit te Shtetit. I lindur ne Elbasan ne nje familje patriotike ai u rekrutua nga sherbimi sekret britanik qe ne vitet ’30 me rekomandim te Margaret Hazllek. Gjate luftes “Koloneli” u aktivizua me forcat partizane. Ne saje te intelektit dhe gjuheve te shumta arriti te behej edhe perkthyesi i Enver Hoxhes gjate takimeve te ketij te fundit me misionaret angleze. Gjate kesaj kohe ai filloi te punoje edhe per Frontin Nacionalçlirimtar. Pas çlirimit ai filloi te punoje per Sigurimin e Shtetit, duke bere te mundur sjelljen e shume informacioneve te vlefshme. Me pas ai dergohet me detyre nga Sigurimi i Shtetit jashte vendit ku qendron per nje kohe te gjate.

    “Loro”

    “Loro”, ishte nje ish-oficer kufiri dhe komunist, i cili ishte nxjerre ne lirim “per mungese vigjilence”, pasi ne zonen e tij kufitare kishin kaluar kufirin diversante pa u kuptuar nga nenreparti i tij. Me pas ai ishte kthyer ne Tirane, ku punonte si kasap. Sipas librit “Mekatare 3″ te Nafiz Bezhanit, agjenti qe pas perjashtimit nga partia ishte vene nen funksion te sherbimeve te huaja. Ai ndihmoi keto sherbime per futjen e familjes Popa ne vitin 1985 ne ambasaden italiane. Nje ngjarje e madhe kjo qe shenoi krisjen e pare te shtetit shqiptar.

    Nikoll Melyshi

    Padyshim qe historia e familjes se Melyshajve eshte nje nga me interesantet e sherbimeve sekrete. Rralle mund te ndodhte qe ne nje familje, i ati te sherbente per nje agjenture sekrete dhe i biri per nje tjeter. Nikoll Melyshi, babai i Pal Melyshit ishte nje nga agjentet me potente te CIA-s ne vitet ’50. Ai ishte hedhur me parashute nga CIA ne malet e Mirdites dhe atje kishte arritur te krijonte nje bande me te cilen organizonte aksione te ndryshme kunder regjimit komunist. Por nderkohe qe ai punonte per CIA, i biri i tij, Pal Melyshi punonte si agjent i maskuar ne Sigurimin e shtetit. Pas vrasjes se te birit, Nikoll Melyshi kthehet ne Amerike ku jetoi deri sa vdiq ne vitin 1989.

    Agjenti “Profesori”

    “Profesori”, ishte nje nga kreret e emigracionit shqiptar ne Belgjike gjate kohes se regjimit komunist, por njekohesisht ai ishte edhe nje nga agjentet me te forte te Sigurimit te Shtetit. Agjenti sekret ishte nga Elbasani dhe njihej si nacionalist. Rekrutimi i tij per llogari te Sigurimit te Shtetit ishte bere nga Omer Nishani, i cili e kishte mik te ngushte. Pas rekrutimit te tij, Sigurimi i Shtetit kishte bere te mundur dergimin e tij jashte vendit dhe infiltrimin e tij ne radhet e emigranteve shqiptare ne Bruksel. Gjate kesaj kohe ai i solli Sigurimit te Shtetit te dhena shume te vlefshme si per situaten e spiunazhit ashtu edhe per zhvillime te tjera me rendesi.

    Panajot Plaku

    Panajot Plaku eshte akuzuar nga Sigurimi i Shtetit si agjent i UDB-s. Anetar i Komitetit Qendror si dhe gjeneral i ushtrise shqiptare, ndryshe nga miqte e tij te ngushte, Dali Ndreu dhe Liri Gega, te cilet u arrestuan dhe u denuan si agjent te jugosllaveve, ai arriti te arratisej ne Jugosllavi ne vitin 1957, vetem pak momente para arrestimit. Ata akuzoheshin se te tre se bashku punonin per llogari te sherbimeve sekrete jugosllave. Por, megjithese arriti t’i shpetonte arrestimit, Panajot Plaku nuk mundi t’i shpetonte dot kurthit te Sigurimit te Shtetit. Vetem pak kohe me vone me ane te nje agjenti te saj arriti te vriste ne Jugosllavi ish-gjeneralin shqiptar, Panajot Plakun, te akuzuar si spiun i UDB-se jugosllave.

    Sabaudin Haznedari

    Ai ishte nje nga anetaret e grupit te Xhevdet Mustafes, te derguar nga CIA per eliminim e Enver Hoxhes. Sabaudin Haznedari kishte lindur ne Durres dhe kishte qene nje njeri shume aktiv gjate Luftes Nacionalçlirimtare. Pas çlirimit ai mori disa poste drejtuese, por me vone pas nje konflikti me nje nga kreret e partise se ketij qyteti ai pushohet nga puna. Ne vitin 1950 ai arratiset nga Shqiperia se bashku me nje shokun e tij dhe vendoset ne fillim ne Greqi, me pas ne Turqi e ne fund ne Itali. Gjate kesaj periudhe ai rekrutohet nga sherbimet sekrete te huaja dhe fillon te punoje per ta. Ne vitin 1982 ai zbarkon ne Divjake bashke me Xhevdet Mustafen. Por vetem pak ore pas zbarkimit, grupi i tyre zbulohet ne qytetin e Rrogozhines, dhe gjate nje perplasje me policine Sabaudin Haznedari vritet.

    Shemsi Aliaj

    Agjenti sekret prane ambasades shqiptare ne Rome konsiderohet si nje nga rekrutuesit me te mire te Sherbimit Sekret Shqiptar. Ne pak vite ai arrin qe ne Rome, por edhe ne Milano apo Bari, te kete nje rrjete te gjere informatoresh ne radhet e zyrtareve italiane, ne duart e te cileve qarkullonin te dhena sekrete qe i interesonin shtetit shqiptar. Si arritja me e madhe e Aliajt konsiderohet rekrutimi ne vitin 1953 i shefit te Shifres se Ushtrise Italiane. Shemsi Aliaj u kap nga agjentet e Sherbimit Sekret Italian teksa ishte me dy nga bashkepunetoret e tij vendas. Ai u shpall “non grata” dhe u debua nga Italia. Llogaritet qe ne 4-5 vite ai te kete rekrutuar rreth 25 bashkepunetore ne Itali.

    Skender Barçi

    Skender Barçi eshte nje agjent i Sigurimit te Shtetit, i cili ka vepruar ne vitet ’60. Kryesisht veprimtarine e tij ai e kreu ne Jugosllavi, ku kishte per detyre te mblidhte informacione sekrete mbi agjente e UDB-se. Ne vitin 1961, sipas disa dokumenteve jugosllave, ai arrestohet ne qytetin e Shkupit nga sherbimet sekrete jugosllave. Kjo, pasi sipas tyre, Skender Barçi kishte marre si detyre nga Sigurimi i Shtetit eliminimin e ish-gjeneralit shqiptar qe tashme jetonte ne Jugosllavi, Panajot Plakut. Po sipas ketyre dokumenteve, Skender Barçi gjate marrjeve ne pyetje kishte pranuar se punonte dhe se detyren per eliminimin e Panajot Plakut ja kishte dhene vete ministri i Brendshem i asaj kohe, Kadri Hazbiu. Me pas gjykata jugosllave e denoi ate vetem me gjashte vite burg, me pas ai u rekrutua nga UDB-ja dhe punoi per llogari te tyre.

    Taho Sejko

    Taho Sejko eshte cilesuar si koka e krijimit te “Grupit çam” i mbeshtetur dhe financuar nga sherbimi sekret grek. Ai madje, sipas Sigurimit te Shtetit, eshte edhe personi qe kreu rekrutimin per llogari te sherbimeve sekrete greke te vellait te tij me te vogel, gjeneralit te njohur, Teme Sejkos. Ende nuk behet e ditur se si ai u rekrutua nga sherbimi sekret grek. Por sipas dokumenteve te Sigurimit te Shtetit, ai arriti te krijonte nje grup agjenturor shume te madh. Ne vitin 1960 ai shkarkohet nga te gjitha postet e rendesishme qe mbante dhe arrestohet bashke me vellain e tij. Por ndryshe nga vellai i tij, Teme Sejko, qe i pranoi te gjitha akuzat si agjent i sherbimit sekret grek, Taho Sejko, sipas dokumenteve te atyre koheve nuk e pranoi asnjehere akuzen. Por megjithate ata shpallen fajtore, me akuzen e krijimit te grupit armiqesor çam dhe denohet me vdekje.

    Teme Sejko

    Teme Sejko eshte quajtur nga Sigurimi i Shtetit si nje nga agjentet me te rrezikshem qe kane punuar per agjenturen greke. Madje, sipas Sigurimit te Shtetit, ne baze te dokumenteve dhe deklarimeve te ish-agjentit Teme Sejko, grupi i tij kishte si detyre rrezimin e regjimit te Enver Hoxhes. Pas çlirimit ai mori poste shume te rendesishme, madje ishte nje nga gjeneralet e pare shqiptare si dhe kunderadmiral i Flotes Shqiptare. Ai ishte rekrutuar per llogari te sherbimeve greke nga i vellai i tij me i madh, Taho Sejko. Grupi i drejtuar prej dy vellezerve u zbulua ne vitin 1960, ku dhe u kryen arrestime te shumta. Pas arrestimit, Teme Sejko i pranoi te gjitha akuzat per spiunazh. Ai u denua me vdekje dhe u pushkatua po ate vit.

    Xhevdet Mustafa

    I arratisur nga Shqiperia ne vitin 1964 ne drejtim te Amerikes, Xhevdet Mustafa eshte njeriu qe hyri si personi fundit qe do desantonte ne Shqiperi per te vrare ish-diktatorin Hoxha. Gjate qendrimit te tij ne Amerike, Xhevdet Mustafes ishte rekrutuar nga sherbimet sekrete amerikane. Ai ishte shume i njohur per forcen e tij fizike. Ne shtator te vitit 1982 i nisur nga Brindizi i Italise, Mustafa se bashku me 2 persona te tjere zbarkon ne plazhin e Divjakes. Detyra e tij ishte eliminimi i Enver Hoxhes. Por ne fakt Xhevdet Mustafa nuk arrin te realizoje dot detyren e tij, pasi plani dekonspirohet. Me 27 shtator 1982, pas dy ore luftimi, Xhevdet Mustafa vritet nga forcat e Sigurimit te Shtetit.

    Zenel Shehu

    Ai do mbahet mend si njeriu qe beri te mundur kapjen e Hamit Matjanit. Badigard i Ahmet Zogut dhe mik i ngushte i Hamit Matjanit, ai rekrutohet nga CIA, me urdher te mbretit per te desantuar ne Shqiperi. Detyra e tij ishte t’i paraprinte mberritjes ne vend te grupeve te tjera diversante. Zenel Shehu zbarkon ne Shqiperi ne vitin 1952, por shume shpejt ai do kapej nga sherbimi sekret shqiptar. Me pas nepermjet tij ata realizojne kapje edhe te 13 grupeve te tjera me ane te radiolojes. Duke qene mik i ngushte i Hamit Matjanit, ai e detyron kete te fundit te zbarkoje ne Shqiperi, duke i paraqitur nje situate tjeter ne vend. Pas kesaj, ne vitin 1953, Matjani zbarkon ne Shqiperi dhe kapet menjehere nga Sigurimi i Shtetit, kurse Zenel Shehu kishte vetem pak dite qe ishte vrare.

    “Vogelushi”

    Edhe peshen e ka pasur te vogel tek Sigurimi i Shtetit, por kjo detyre ia komplikoi atij gjithe jeten. Me te tille pseudonim iu shfaq Nafiz Bezhanit dosja e nje ambasadori, qe duhej t’i kontrollonte figuren. Ne librin “Mekatare” shpjegohet se “vogelushi” u fut ne Sigurim me premtimin se do i jepnin burse per te filluar studimet e larta, nje hile qe perdorej shpesh per te rekrutuar te rinj ne Sigurim. Ai pranoi, dhe me vajtjen me studime ne France, me misionin qe te raportonte per çdo sjellje te shokeve te tij qe studionin atje, veçanerisht per veprimet e tyre ne perkrahje te kultures perendimore. Ai bie ne dashuri atje me nje franceze. Per kete, Sigurimi i preu bursen e perjashtoi nga radhet e veta duke e akuzuar rende per marredhenie intime me nje agjente te sherbimit te huaj. Ai vezhgohej per çdo veprim te tij me kontrollin 2/A, qe do te thote vezhgim gjate 24 oreve. Nje rast qe tregon fare mire paradoksin e te qenit agjent dhe i persekutuar.

    Agjenti Mehilli

    Agjenti me pseudonimin “Mehilli” ishte ne nga spiunet me te rrezikshem te UDB-s jugosllave qe vepronte ne Shqiperi. Ai ishte nje nga drejtuesit me te larte te Ministrise se Brendshme ne vitet e regjimit komunist. Ne saje te veprimtarise se tij, shume agjente sekrete shqiptare u zbuluan ose shume aksione te tyre u dekonspiruan. Ne disa prej dokumenteve qe u zbuluan prej Sigurimit te Shtetit, ne lidhje me veprimtarine e ketij agjenti rezultoi se ai kishte derguar UDB me shume informacion per figurat politike shqiptare te asaj kohe. Ai u zbulua ne fillim te viteve ’80, dhe do denohej rende nga drejtesia e asaj kohe.

    "Jehona shqip"

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489
    Po,po.Mehmet Shehu,Kadri Hasbiu agjent o poliagjent,Enver Hoxha demokrat e Nexhmie Hoxha murgesh e Nen Terezes.
    Poliinjorant,si shyp edhe si...

  3. #3
    Hajde rrena me km katror
    Revolution 1848

  4. #4
    Nafiz Bezhani ka harruar te permendi kryeagjentin me te madh te te gjithe koherave qe ka patur Shqiperia. ENVER HOXHA, i shtiur te jugosllavet, ruset, kinezet e deri sa vdiq, tek anglezet me te cilet beri dhe pazaret e vazhdimesise se qeverisjes edhe pas vdekjes edhe pas renies se pushtetit.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Prudence
    Anëtarësuar
    11-03-2008
    Postime
    2,419
    po te tere me serbin keta more...spunoi ndonjeri per shqiperine?
    "Më e mira është armike e së mirës"

  6. #6
    edhe dy emra te tjer shume te njohur do shtoja...bamir koqen e spartak ngjalen,agjent te sigurimit te partis me emer PPSH-PS
    Njerezit qe kafshojne doren e atij qe i ushqen,zakonisht lepijne kepucet e atyre qe i godasin.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Alti Elezi
    Anëtarësuar
    04-04-2010
    Postime
    794
    Enver Hoxha,agjent i Zogut,dhe me Vone Anglo-amerikan.

    Kujdesin më të madh, Enver Hoxha e ka pasur të fshehë të kaluarën e tij. Megjithëse ai ishte zyrtar i shtetit shqiptar, si sekretar I konsullatës së Brukselit në arkivat shqiptare mungon dekreti mbretëror që duhej të ishte: “Zoti…. Zotnia e juaj emnoheni…
    Pritet prej zotnisë suej energji e bindësi e plote në ligje dhe punim me nder e ndërgjegje, gjithashtu besnikëri para flamurit kombëtar e statusit të shtetit, simbas beses qi kini bam”.

    Pjesa e errët e jetës së ish-udhëheqësit komunist, Enver Hoxha, ajo që ka të bëjë pikërisht me vitet e rinisë së tij, është formësuar në kujtimet e tij dhe në tekstet e pafundta të biografëve të tij, si kohë aktiviteti revolucionar, pa marrë asnjëherë përmasat e saj reale dhe të vërteta. Aktiviteti i djaloshit Enver Hoxha, sidomos në periudhën 1927-*1939, ngec në arkiva, si edhe kuptohet hija e 50 vjetëve të regjimit të tij, ka bërë këtu punën e saj.
    Aktiviteti “revolucionar” i djaloshit Hoxha, në këto vite, ka të bëjë me qëndrimin e tij në Korçë (1927-*1930), “studimet” në Montpelje (1930-*1934), jetesa në Paris (1934-*1935), detyra e diplomatit në Bruksel (1935*-1936) dhe ardhjen në liceun e
    Korçës, në kohën kur këtu kish filluar përhapja e propagandës bolshevike dhe kërkohej që të kontrollohej nga shërbimi sekret.

    Në misteret e shumta që mbulojnë jetën e ish-diktatorit komunist, janë për t’u përmendur edhe dy elemente që përbëjnë tema debati të vazhdueshëm.
    Pikësëpari, është ajo që Enver Hoxha kurrë nuk e shau shërbimin sekret të Mbretit Zog, ndonëse nuk la qelizë të këtij regjimi pa sharë e mallkuar. Së dyti, asnjëherë Hoxha në kujtimet e tij kilometrike dhe as biografët e tij të shumtë, nuk janë sqarime pse shefi i mëvonshëm i komunistëve nuk kreu, sipas ligjit, shërbimin e detyrueshëm ushtarak.

    Në funksion të hipotezave dhe dëshmive të tërthorta (për shkak të pastrimit të arkivave, gjatë kohës që ai ka qenë në pushtet), se Enver Hoxha ka qenë në fakt, një informator i Zyrës Sekrete dhe i ka ngjitur shkallët e karrierës në sajë të kësaj cilësie.
    Zef Kadarja, prefekti i vazhdueshëm qarkullues në perimetrin administrativ Elbasan,*Korçë,*Gjirokastër,* Vlorë, ka qenë një ndër njerëzit që është marrë drejtpërdrejt me çështjen në fjalë.

    Perimetri administrativ i sipërpërmendur, është në fakt zona më e mirëkontrolluar e Zef Kadarjes dhe për pasojë, shumë e njohur prej tij. Shumë raste aktiviteti i Kadarjes ka pasur karakter special.
    Nga shfletimi i shumë dosjeve të shërbimit sekret të Mbretit Zog, rezulton se për nevoja të Zyrës Sekrete, titullari i këtij institucioni, me anë të shkresave zyrtare rezervat, i kërkonte komandantit të Komandës së Mbrojtjes Kombëtare, gjeneral Xhemal Aranitasit, shtyrjen e shërbimit ushtarak të disa personave, “për nevoja të shërbimit”. Me të marrë këtë shkresë rezervante, Aranitasi urdhëronte degët e mobilizimit nëpër qarqe, të mos rekrutonin personat që përmendeshin në shkresat përkatëse.

    Në fakt, një gjë e tillë nuk sanksionohej me ligj, pasi në rast të kundërt dekonspiroheshin informatorët. Por shtyrja ishte vetëm shkaku formal, pasi në të vërtetë kategoria e përzgjedhur nuk kryente fare shërbimin në fjalë. Rastet e tjera të
    përjashtimit mund të shikohen nga ligji përkatës. Në atë kohë, shërbim ushtarak bënë edhe personalitete të tilla si, Eqrem Çabej, etj, të cilët nuk mund t’i shmangeshin një detyrimi të tillë ligjor.
    Po Enver Hoxha pra, pse u “privilegjua”?!
    Për të konkretizuar ato që thamë që lart, le të citojmë ligjin e rekrutimit, datë 3 shkurt 1928, (“Fletorja Zyrtare”, 7 shkurt 1928). Sipas nenit 1 të këtij ligji, çdo mashkull shtetas shqiptar, ishte i detyruar me krye shërbimin ushtarak, sipas dispozitave të kësaj ligje.

    Në nenin 2 të ligjit, thuhej se përjashtoheshin prej shërbimit ushtarak dhe nuk mund të merrnin pjesë në trupat e armatosura, të dënuarit përjetë, ata që ishin dënuar me një ndëshkim që sillte humbjen e të drejtave qytetare e humbjen e së drejtës së nëpunësisë shtetërore, duke përjashtuar kohën kur të dënuarit politikë i rifitonin rishtas të drejtat qytetare.
    Në nenin 3 përcaktohej se koha e shërbimit ushtarak fillonte prej 1 janarit të vitit në të cilin djemtë mbushnin 19 vjeç, e zgjaste deri më 31 dhjetor të vitit, në të cilin mbushin 50 vjeç.
    Ky shërbim ishte aktiv për 18 muaj, ndërsa deri në moshën 45 vjeç shtetasi ishte rezervist. Sipas nenit 4, Xhandarmëria kishte të drejtë të shoqëronte të gjithë shtetasit shqiptarë të moshës 20*50 vjeç që nuk provonin me dokument se e
    kishin kryer shërbimin ushtarak.

    Kreu IV i ligjit përcaktonte përjashtimet e përkohshme ose të përhershme të shërbimit ushtarak aktiv. Sipas nenit 44, ky përjashtim bëhej për: Arsye fizike, për arsye shoqërore, për banim jashtë shtetit.
    Tek arsyet fizike futeshin ata që ishin më të shkurtër se 1.5 metër dhe të tjerë për shkaqe të tjera sëmundjesh.Sigurisht, Enver Hoxha përjashtohet nga mundësia që të ketë qenë nën 1.5 metra, që mund të përfitonte nga moskryerja e shërbimit në fjalë dhe nga ana tjetër, nga fotografitë duket se ka gëzuar një shëndet për t’u marrë zili. Ligji kishte përcaktuar se ata që i kishin të pazotë prindërit, bënin vetëm 3 muaj ushtri.

    Edhe nga kjo, Enver Hoxha përjashtohet plotësisht, pasi si “xhaxhai”, pra Mulla Halili dhe ane Gjyloja, kanë qenë mirë me shëndet në atë kohë, e cila të le të dyshosh akoma, pasi sikur këta të kishin qenë shëndetligj, të paktën Enveri duhej t’I kishte bërë nja tre muaj ushtri.
    Në pjesën III të ligjit në fjalë parashikohej sesi kryhej shërbimi aktiv. Në nenin 32, në lidhje me studentët e universiteteve, thuhej: “Studentat e universiteteve që jan pranue me vones do të kryen shërbimin vetëm për 6 muaj, tue vazhdue nji kurs të bamë për kët qëllim, në mbarim të së cilit do të emnohen nëntogerë rezervë. Studentat e shkollës së mesme do të
    kryejnë shërbimin për 12 muaj ndër të cilët 6 muajt e para ndër trupë, dhe 6 muajt e fundit nji kurs i posaçëm, në mbarim të cilit do t’emnohen oficera (asp) rezervë.

    Të pa ndihmësat do të shërbejnë për 3 muej ndër trupa, përveç rastit në të cilin dëshirojnë me vazhdue kursin e përmendun, qi në këtë rast do të ndalen në shërbim për 6 muej o për 12 muej, në kjoft se nuk janë të universitetit”. Në nenin 46 parashtroheshin arsyet shoqërore, sipas së cilave përjashtoheshin përkohësisht: Të dënuarit, studentët për aq
    kohë sa ndiqnin shkollën (kur ktheheshin merreshin menjëherë nën armë si dhe fetarët që përjashtoheshin përkohësisht. Ata që nuk shkonin ushtarë dënoheshin deri në një vit burg dhe bënin më shumë se 2 vjet ushtri.
    Që prej vitit 1927, Enver Hoxha ishte në listën e rekrutëve që duhej të shkonin ushtar. Kjo, sepse nga pikëpamja formale cilësinë e tij e dinte një numër i pakët personash. Në vitet 1927*1930, Enver Hoxha është përjashtuar nga kryerja e shërbimit ushtarak, pasi ishte duke ndjekur liceun e Korçës.

    Pas mbarimit të tij, ndonëse ishte studenti më i dobët, dërgohet në Montpelje të Francës, pikërisht në kohën kur kishte të
    dhëna se disa nga studentët shqiptarë në Francë ndikoheshin nga propaganda e Partisë Komuniste Franceze. Pas mbarimit të misionit këtu, misioni i Enver Hoxhës vazhdon në Paris dhe në vitet 1935*-1936, në konsullatën shqiptare të Brukselit, në postin e sekretarit, post që varej drejtpërdrejt nga Zyra Sekrete e Ministrisë së Punëve të Jashtme.
    Në verën e vitit 1936, kur djaloshi Enver Hoxha kthehet në atdhe, duhej patjetër të kryente shërbimin ushtarak. Një gjë e tillë nuk ndodhi, pasi ai, ndonëse nuk kishte diplomë shkolle, punësohet në liceun francez të këtij qyteti, pikërisht në kohën kur raportet e Zyrës Sekrete vinin alarmin se ai (liceu), po kthehej në një vatër të rrezikshme bolshevike.

    Enver Hoxha, midis dy zyrave sekrete të Shqipërisë
    Nga shfletimi i dokumenteve të shërbimit sekret shqiptar, del se gjatë mbretërisë zogiste kanë funksionuar dy zyra sekrete, njëra e njohur në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe tjera në Ministrinë e Punëve të Jashtme.
    Dihet që ka gjithmonë lidhje midis shërbimit diplomatik dhe shërbimeve inteligjente, por mënyra e funksionimit në vitet `30, është me të vërtetë origjinale. Për arsye që edhe kuptohen, zyra që ndodhej në MPJ është thellësisht e panjohur.
    Lidhja midis dy zyrave ka qenë me të vërtetë mjaft produktive dhe e bënte shërbimin sekret shqiptar mjaft të aftë në veprimtarinë e tij.Të gjitha shkresat që zyra e MPJ ka dërguar tek zyra e MPB tregojnë qartësisht ekzistencën e një shërbimi tjetër, të specializuar në çështjet informative.
    Në lidhjen midis të dy zyrave, haset edhe ajo që ka të bëjë me jetën e liderit të ardhshëm komunist të Shqipërisë, ku aktiviteti më publik është ai i viteve 1935-*1936. Posti i sekretarit të konsullatës shqiptare në Bruksel ka qenë në fakt emërtesë e zyrës sekrete të MPJ, e cila sigurisht nuk mund të pranonte në gjirin e saj njerëz pa përvojë dhe të pakualifikuar, së paku nga zyra tjetër sekrete e MPB-së.
    Përfundimi i misionit në Montpelje do ta devijonte Enver Hoxhën drejt Parisit, ku kishte aktivitet të pasur të aktivistëve politikë antizogistë të “Bashkimit Kombëtar” dhe më 1935, do ta dërgonte në konsullatën shqiptare të Brukselit.
    Dekreti i Mbretit Zog i datës 7 gushtit 1934, mbi propozimin e bërë me shkresën nr.1160, datë 4 gusht 1934 dhe mbi bazë të vendit të qeverisë, bëri të mundur krijimin e konsullatave të nderit në Bruksel, Zagreb dhe Trieste, (“Fletorja Zyrtare” nr.47, datë 17 gusht 1934).

    Krijimi i këtyre konsullatave pa shpenzime, i shërbenin shërbimit sekret shqiptar, për të rritur efikasitetin e informacionit të tij. Në Zagreb, për të pasur më në kontroll grupin e emigrantëve të Zarës, në Trieste, ato të Austrisë, pasi emigracioni politik shqiptar ka qenë shumë i fuqishëm dhe në Belgjikë, po për këto qëllime.
    Është e qartë se këto tre konsullata u kanë shërbyer kryesisht zyrave sekrete, për të kontrolluar emigracionin politik shqiptar, si dhe për të pasur informacione të tjera, sigurisht.

    Vetë Enver Hoxha nuk i shpjegon edhe aq qartë rrethanat që e çuan atë në detyrën e sekretarit, pa pasur një përvojë të tillë më parë. Shtrohet pyetja: Cili ishte funksioni i fundit i Enver Hoxhës para se të vinte në Bruksel? Për më tepër, një detyrë e tillë ishte ekskluzivisht emërtesë e Zyrës Sekrete të Ministrisë së Punëve të Jashtme.
    Po a mund të futej në këtë funksion, një njeri që nuk vinte nga kjo ministri? Kjo duket e pamundur. I vetmi përjashtim që mund të bënte Zyra Sekrete e MPJ, ishte që personi të vinte nga Zyra Sekrete e Ministrisë së Punëve të Brendshme.
    Sido që vetë Enver Hoxha përpiqet t’i japë aktivitetit të tij në Bruksel vlerat e një revolucionari, ai ishte në fakt emërtesë e Zyrës Sekrete të MPJ-së dhe është një rast ku aktiviteti i tij është më shumë se kurrë publik.

    Në konsullatën e Brukselit, konsull nderi ishte Konti Morothy, i cili vetëm sa dukej aty në raste të caktuara, ndërsa në fakt të gjitha punët i bënte Enver Hoxha. Njëra nga detyrat e Enver Hoxhës ishte edhe problemi i shtypit të huaj. ….Biografët e Hoxhës nuk kanë publikuar asnjëherë asnjë dokument që të tregojë pushimin e Enver Hoxhës, nga cilësia e punës së tij si sekretar i konsullatës shqiptare në Belgjikë, për ato shkaqe që vetë Hoxha ka pretenduar në kujtimet e tij.
    Ata nuk kanë harruar të tregojnë sipas mënyrës së tyre, shkresën (e censuruar), sipas së cilës i ishte prerë bursa Enver Hoxhës, në të cilën nuk duket motivi pse është prerë bursa.

    Rinia e Enver Hoxhës ka kaluar në fakt, midis dy zyrave sekrete. Poliagjenca, që ai aq shumë ka sulmuar, për të tjerët ka qenë një cilësi që mjaft mirë e ka përvetësuar në rininë e tij, për të cilën është përpjekur me kujdes të mbulojë çdo gjurmë të këtij aktiviteti.
    Enver Hoxha mbetet shembulli më i gjallë se si mund të kalojë cilësitë një informator dhe në kohë të tjera, të mundet të çojë para plumbit ose të burgosë ish-shefat e tij. Pas lufte, kujdesja e Hoxhës për kryearkivistin e MPJ-së, V.G. ishte e madhe. Kjo jo pa shkak, pasi ai dinte shumë nga të vërtetat e tij. Një tjetër person interesant ishte edhe diplomati Sofo Çomora, i cili kishte pasur karrierë të gjatë nga viti 1925 e në vazhdim.

    Ai befasisht vijoi të punonte edhe në legatën shqiptare në Beograd pas lufte, duke u nisur nga Tirana më 17 korrik 1945 së bashku me ministrin e ri atje. Duke pasur në përbërje gjerentin Çomora, rrjeti informativ i shërbimit të jashtëm në Jugosllavi ishte vetiu i dekonspiruar.
    Spiridion Kacarosi pranë Enver Hoxhës
    Viti 1936 është një çast interesant për jetën e Enver Hoxhës. I ardhur nga Brukseli, ai shfaqet në një fjalim patriotik në gusht 1936 me rastin e rivarrosjes së eshtrave të Bajo Topullit nga Saranda në Gjirokastër, fjalim i cili u botua në faqen e fundit të “Demokratia” të Gjirokastrës, në numrin e 1 gushtit 1936.

    Ky fjalim është falsifikuar gjatë viteve të regjimit komunist, sikur ishte botuar në faqen e parë. Por për fatin e Enver Hoxhës, një muaj më vonë, në të njëjtën valë patriotike, do të rastiste që prefekti i Shkodrës, Javer Hurshiti, do të zbulonte vendin se ku ishin varrosur Çerçiz Topulli dhe Muço Qulli (AQSH, F.152, V.1936, D.176).
    Në fund të muajit shtator 1936, në ceremoninë e zhvilluar në nderim të përcjelljes së eshtrave të dy patriotëve, Hoxha do t’i
    bashkëngjitej delegacionit gjirokastrit të kryesuar nga Beso Gega, kur ndodhej në Tiranë.
    Mërgata gjirokastrite kishte pushuar një ditë në Tiranë dhe prej andej, një ditë më vonë ka marrë me vete edhe Enver Hoxhën. Por bashkë me Enver Hoxhën udhëtoi në Shkodër edhe Spiridion Kacarosi, njeriu i hekurt i shërbimit sekret shqiptar, drejtues absolut në vitet 1930*-1935 dhe bashkëdrejtues edhe në vitet 1935-1937.
    Kacarosi, njohës i vjetër i Enver Hoxhës qysh gjatë kohës kur ky ishte nxënës në Korçë, shfaqet në tribunën e bashkisë ku zhvillohej ceremonia në fjalë. Një foto e Marubit ka fiksuar kështu një moment historik.

    Në mes të fotos, një djalosh lexon jo i sigurt një fjalim që nuk u botua asnjëherë, fjalim të cilin e kishte injoruar e para gazeta “Demokratia”. Në këtë gazetë u botuan të plota fjalimet e Ernest Koliqit e të Padër Anton Harapit, por nuk u gjend
    asnjë vend, as edhe një fjalë për djaloshin gjirokastrit që doli nga rreshti i dytë në të parin, vetëm sa për të lexuar një fjalim.

    Është e qartë se një promovim i tillë ishte i domosdoshëm për Enver Hoxhën, pikërisht në kohën kur ai ishte në prag të emërimit si mësues në Korçë. Spiridion Kacarosi, i cili në këtë kohë formalisht paraqitej si drejtor i Korrespondencës në Ministrinë e Punëve të Brendshme, por duke vazhduar bashkëpunimin me Harito Hariton, e ka pasur nën kujdesin e tij Enver Hoxhën gjatë kësaj paraqitje në Korçë.
    Një fat i keq do t’i priste personat që duken në foton e fjalimit të Enver Hoxhës. Maliq Bushati, Daut Çarçani, Padër Anton Harapi u pushkatuan.

    Kryebashkiaku Zenel Prodani u burgos. Beso Gega pas burgut vdiq në mënyrë tragjike. Por Kacarosi shpëtoi, jo për shkak të mëshirës së Hoxhës, por për shkak të kamuflimit të vet dhe të veprimeve të tij, të cilat gjithnjë bëheshin tërthorazi.
    Si pasojë e këtyre veprimeve, Kacarosi u internua, por nuk u burgos, duke shërbyer sërish në mënyrë të kamufluar për të përçuar të fshehtën e madhe, atë që lidhej me udhëheqësin e ardhshëm komunist të Shqipërisë, për promovimin e të cilit ishte kujdesuar vetë. Në vitin 1936, një raport i Zef Kadarjes ngrinte shqetësimin se liceu i Korçës ishte kthyer në një fole

    bolshevike dhe duhej punuar sa më parë për prishjen e kësaj foleje.
    Në këtë kohë, Enver Hoxha vjen në Korçë. Misioni i tij nuk ishte ai i militantit komunist, por i njeriut që përpiqet të zbulojë militantët komunistë. Kjo e shpjegon më mirë edhe faktin pse asnjëherë Hoxha nuk qe i dyshuar ose kontingjent komunist gjatë viteve të mbretërimit të Ahmet Zogut.

    Zhdukja e dëshmitarëve
    Për çështje të tilla, sidomos për ngjarje me rëndësi, organi kompetent do të ishte Zyra Politike, materialet e së cilës nga Enver Hoxha janë parë me kujdes gjatë kohës që ky ka qenë në pushtet dhe sigurisht, duke mos i lënë mundësi brezave të gjejnë aty të vërtetën e hidhur.
    Por si për t’i shkuar punëve deri në fund, Enver Hoxha do të tregohej hakmarrës, sidomos me njerëzit që kishin dijeni për jetën e tij. Me porosi të tij u vranë me atentate gjatë luftës, ish-qarkkomandanti i Korçës, Skënder Çami (më 1943) dhe ish-
    prefekti i Korçës, Veli Vasjari (më 1944).

    Këta kishin dijeni të plotë mbi Hoxhën për kohën që ai kishte shërbyer si mësues në liceun e Korçës, në vitet 1937*1939, që janë edhe vitet më delikate të jetës së Hoxhës.
    Por edhe persona të tjerë në të tilla funksione, si ish-qarkkomandantët Tahsim Bishqemi, Daut Çarçani, Shyqyri Borshi, Gjysh Dedeja, etj, ish-prefektët Zef Kadarja, Javer Hurshiti, Kolë Tromara, etj, u shkuan në plumb pse informacioni i tyre për Korçën dhe Gjirokastrën ishte shumë i madh, madje i rrezikshëm.
    Me frikën për kujtesën e mundshme të aktivitetit të tij në vitet 30, Enver Hoxha i drejtohej pushtetit me vullnetin për të zhdukur njerëzit që dinin shumë.

    Pjesë nga libri “Shërbimi sekret shqiptar 1922* 1944″

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Alti Elezi
    Anëtarësuar
    04-04-2010
    Postime
    794
    ......................Pra, veç halleve të tjera të mëdha, regjimi mbeti edhe pa spiunë, pa yzmeqarët e tij të fshehtë të erresirës, pa drogën e përhershme të marrëzisë (simptomës) së tij ç’njerëzore. U braktis pikërisht nga spiunët (minjte), nga shpresa e fundit e tij. Sepse spiunët dolën “partizan në mal”, u bënë kryengritës, dhe kërkuan pushtetin. Minjtë e fshehtë të regjimit donin pushtet… dhe e fituan.
    (vijimi i origjinalitetit alla-shqiptarë dihet tashmë…)
    Blendi Fevziu (KORANI)
    Jemin Gjana (I VOGLI)
    Halit Shamata (ÇANTA)
    Bardhyl Londo (SHISHJA E QUMSHTIT)
    Astrit Patozi (ALFONS BALLSHI)
    Shaban Memia (QUKAPIKU)
    Vili Minarolli (PROFESORI)
    Ridvan Bode (KORÇARI)
    Jozefina Topalli (DIZINJATORI)
    Sali Berisha (PENICILINA)
    Fahri Balliu (RRJEPSI)
    Leonard Demi (MURRIZI)
    Uran Butka (DOKU)
    Remzi Lani (HOLTA)
    Mero Baze (ÇORAPJA)
    Spartak Poçi (INXHINIERI)
    Armando Shkullaku (BOZHURI)
    Servet Pëllumbi (YLLI)
    Preç Zogaj (ÇIFTELIA)
    Genc Ruli (STILOLAPSI)
    Sokol Olldashi (TRENDAFILI)
    Ndryshuar për herë të fundit nga Alti Elezi : 24-10-2012 më 16:58

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Alti Elezi
    Anëtarësuar
    04-04-2010
    Postime
    794
    Ramiz Alia dhe N.Hoxha - agjentë të UDB-ës sipas Veli Llakaj

    Artikulli i mësipërme ësht një dëshmi e një gjenerali komunist-stalinist mbi Projektin - Top Secret për ''Rimarrjen e Kosovës me Luftë nga Qeveria komuniste shqiptare''.

    Nuk është një episodë që e nderon Enverin si shpirt kosovarit, por si armik i betuar i Kosovës, si agjentë i UDB-ës dhe si Tradhëtari më I Madh i kombit shqiptar që njehë Historia Shqiptare në shekuj.

    Për një lexues të vemëndshëm, që ka jetuar atë kohë dhe e mban mend ngjarjet e vitit 1981 dallon se lëvizin disa silueta të frikshëm që ende jetojnë edhe sot në 2010, gjeneral Veliu nuk i ka kallëzuar prapaskenat edhe pse i dinë shumë mirë, nuk ka rrëfyer disa hipoteza, që natyrshëm ngrihen prej episodeve prej lexuesit për shkaqe frike pasi siliuetat sillen rreth tij dhe cilido që guxon të hapi arkën e sekretit komunist si psh;

    - Përse në vitin 1981 dogji Enver Hoxha Projektin Top Secret '' Shpërthim'', kur figura Nr. 2 e shtetit komunist ishte Mehmet Shehu ishte kundra kësaj djegie duke e shprehë një tërbim të madh para gjen. Veliut?

    - Përse nuk u realizua deri në fund ky projektë, kur Enveri deklaroi se me Traktatin e Varshavës, pra me sovjetikët i rregulloj vetë punët, që t'mos na pengojnë?

    - Me kë u konsultua Enveri për djegien e kësaj projekti ''Shpërthimi''? Kush ishin ata, që e sugjeruen apo edhe e komanduan Enverin?

    - A ishte kjo diegia një sinjalë e një kambanë të kobëshme paralajmëruese për fatin e jetës së Mehmetit dhe familjes tij e ma tej...?

    - A përputhej tradhtia e Enverit me këtë Projekt ''Shpërthimi''?

    - A ishte ky projekt për të testuar shpirtin, kokën dhe aftësitë e Mehmetit nga Enveri me siluetat që e idhanë pushtetin dhe e mbanin gjallë?

    - A ishte në fund ky akt i një teatri komedie-tragjike e Enverit me siluetat vdekjeprurëse?
    Pyetjet kërkojnë përgjigje, edhe pse duhet të ketë më pyetje....
    Ky dëshmi i gjen. Veliajt më con mua si lexues në gjurmët e një strofkulle agjentësh të ish UDB-ës jugosllave në Ish Byronë Politike të KQ të PPSH dhe në Familjen e Enver Hoxhës përkatësishtë;

    Pse konkludoj kështu?
    Pyetjet në përgjithësi i kanë dhënë celësin e enigmës së këtij Projekti ''Shpërtimi'' që ishte një Akt i parealizueshëm.

    Po të kujtojmë episodin tragjik të 18 dhjetorit të vitit 1981, ku ''u vetvra'' M.Shehu në vilën e tij pas një nate me konflikte debatësh në ish Byronë Politike të KQ të PPSH si dhe mos realizimin në janar të vitit 1981, të Projektit ''Shpërthimi'' padyshim se kanë lidhje organike të padiskutueshme.

    Mehmeti e kishte marrë seriozisht Sulmin mbi Kosovën, ndërsa Enveri e anullon dhe e djegë projektin e Luftës dhe mbas 11 muaj ''vetvritet'' dhe pas një dite akuzohet Mehmeti nga Enveri si poliagjentë i UDB-ës, i KGB-ës, i CIA-s,......si tradhëtar, antishqiptar,......

    Kush ishin ata që e sugjeruan apo e komanduan Enverin që të orkestrohej në këtë mënyrë Fati i Projektit dhe i Mehmetit me familje,.....?

    Enigmën e saj e dha Personi që trashëgoi pushtetin e despotit kanibalë Ramiz Alia.
    Kurorën mbretërore të trashëgimisë ja dha qëkur ishte gjallë bashkëpuntorja e Miladin Popovicit e me ,,,.....shoqja Nexhmije Xhuglini - Hoxha. Cifti Xhuglini - Alia që në gallë të Enverit mbretëronin kopshtin e tyre me gjemba, me hekur e pabesi deri në 1992 si dhe akoma deri më sot tetor 2010 e drisa të ngordhin.

    Ishte një urdhër më i fortë nga Beogradi, që të mos sulmohej Kosova edhe pse KGB-ja sovjetike i jepte garanci dhe mbrojtje familjes së Enverit dhe ndoshta Shqipërisë.
    Hartuesi dhe ideuesi duhej ndëshkuar me vdekje dhe ky vendim i UDB-ës jugosllave u zbatua pikë për pikë.

    Përse duhej hartua projekti ''Shpërthimi''? Për kosovën apo për të ekzekutuar Mehmet Shehun?
    Pyetja e ka përgjegjen brenda, pra u hartua për t'ja faktuar Planin ushtarak Top Secret që ju dërgua UDB-ës se Mehmeti nuk duhet të jetë trashëgimtar i Enverit sepse në kokën e tij flejnë projekte sulmi mbi Kosovën.

    Kosovën duhej lënë të qetë nga agjentët Xhuglini dhe Alia pas vdekjes së Enverit dhe kjo u realizua me një suksesë të madh si për Jugosllavët ashtu dhe për dy familjet trashëgimtare të mbretësirisë Xhuglini- Alia.

    Historia vono, por nuk harron

    Gjenerali Veliaj demaskon rëndë dyshen Xhuglini-Alia që me aktin e tyre antikosovar nuk vranë andrrën e shqiptarve kosovar dhe mbarë shqiptarë, atë Të Clirimit të Kosovës, që u realizua nga Përpjekjet e gjata shekullore të popullit kosovar dhe Ndihmës bujare të Republikanve të SHBA - prej trashëgimtarit Vodrov Uillsonit - presidenti Xhorxh Bushi I Ri në vitin 1999.

    Tradhëtari Ramiz Alia në vitin 2008 në Kosovë - Turpi i botës

    Kosova u clirua dhe dyshja mbretërore Xhuglini-Alia u demaskuan si antikosovar, si antishqiptar.

    A mban përgjegjësi morale dhe atdhetare si shqiptar dhe ushtarak gjen. V.Llakaj?

    Bën mirë që ''rrëfehet'' para publikut, por nuk ka mundë ti tregoji edhe prapaskenat se koka i pritej prej dyshes mbretërore N.Xhuglini - R.Alia.
    Por ky për mua dhe për cdo shqiptar ky episodë i tmerrshëm e venë me përgjegjësi ligjore për të vetmin fakt se si ky si ushtarak i lartë lejoi nën prezencën e tij të luhej me Kosovën sic u luajtë.

    Përse heshti gjen. Llakaj para kësaj maskarade antishqiptare të tradhëtarit E.Hoxha, që luhej mbi popullin dhe territoret e Kosovës?
    Gjen. Llakaj kishte frikë dhe me frikë nuk mbrohej e Drejta e Kosovës për Liri e Demokraci. Ky duhej t'i pushkatonte E.Hoxhën dhe siluetat, që orkestronin Një Tradhëti, një Thikë prapa Shpine ndaj një Populli Martir si Kosova.

    Përse nuk i shprazi gjen. Llakaj plumbat në ballë tradhëtarve si ndaj Enverit dhe antarve të Byrosë Politike, që pranonin me heshtjen e tyre prej frikacakësh, por vjen tashi dhe tregon Lojrat Serbe mbi kurrizin e popullit kosovar??
    Si lejoi një vagabond të tillë dhe të tjerë të realizonin akte tradhëtie mbi truallin e Ilirve, e Kastriotëve, e rilindasve dhe martirve të demokracisë për Fe, për Fjalën e Lirë dhe për demokraci. Prandaj duhet t'i vijë turpë që ka lejuar rreth tij të tallen mbi fatet e një kombi të coptuar!!!!!!
    E lejoi gjen. Veliu sepse ishte komunist i verbët, ishte stalinist, enveristë fanatik. Për të më rëndësishme ishin fatet e tija personale, familjare se sa fatet e një kombi sic ishte Kosova.

  10. #10
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Citim Postuar më parë nga Alti Elezi Lexo Postimin
    ......................Pra, veç halleve të tjera të mëdha, regjimi mbeti edhe pa spiunë, pa yzmeqarët e tij të fshehtë të erresirës, pa drogën e përhershme të marrëzisë (simptomës) së tij ç’njerëzore. U braktis pikërisht nga spiunët (minjte), nga shpresa e fundit e tij. Sepse spiunët dolën “partizan në mal”, u bënë kryengritës, dhe kërkuan pushtetin. Minjtë e fshehtë të regjimit donin pushtet… dhe e fituan.
    (vijimi i origjinalitetit alla-shqiptarë dihet tashmë…)
    Blendi Fevziu (KORANI)
    Jemin Gjana (I VOGLI)
    Halit Shamata (ÇANTA)
    Bardhyl Londo (SHISHJA E QUMSHTIT)
    Astrit Patozi (ALFONS BALLSHI)
    Shaban Memia (QUKAPIKU)
    Vili Minarolli (PROFESORI)
    Ridvan Bode (KORÇARI)
    Jozefina Topalli (DIZINJATORI)
    Sali Berisha (PENICILINA)
    Fahri Balliu (RRJEPSI)
    Leonard Demi (MURRIZI)
    Uran Butka (DOKU)
    Remzi Lani (HOLTA)
    Mero Baze (ÇORAPJA)
    Spartak Poçi (INXHINIERI)
    Armando Shkullaku (BOZHURI)
    Servet Pëllumbi (YLLI)
    Preç Zogaj (ÇIFTELIA)
    Genc Ruli (STILOLAPSI)
    Sokol Olldashi (TRENDAFILI)
    OK per te tjeret por cfar agjenti mund te ishte Blendi Fevziu i cili deri ne periudhen e demostratave ishte teenager. Apo ishte nga ata agjentet e konvikteve studentore?

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Alti Elezi
    Anëtarësuar
    04-04-2010
    Postime
    794
    Citim Postuar më parë nga illyrian rex Lexo Postimin
    OK per te tjeret por cfar agjenti mund te ishte Blendi Fevziu i cili deri ne periudhen e demostratave ishte teenager. Apo ishte nga ata agjentet e konvikteve studentore?
    Se di se cfare ka qene B.Fevziu,po nga Kopertiva DushkE(me duket)ne Myzeqe,goxha karriere ne Tirane !?

    Mundohu te shtiesh ne dore librin e Nafiz Bezhani-t mbi dosjet,e do ta kuptosh se si.............

  12. #12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •