Postuar më parë nga
Xhemis
Nga nje miku im Gazetar dhe shkrimtar
Lajmet e sotme tregojne se, me shume nga politika e brendshme ( ekonomia, reformat, etj), presidentin amerikan e zgjedh me shume politika qe do te ndjeke ndaj Izraelit. Kur thuhet kaq hapur, diç ka... Dhe ne fakt eshte e natyrshme e njokohesisht teper e dhimbshme per t'u pranuar qe, sa te kete problem izraelit ne Lindjen e Mesme, do te kete dhe konflikte, kontrabande te shfrenuar armesh, shpikje problemesh te paqena, fobi te theksuar ndaj Islamit, bombardim mediatik global te opinionit publik, aleanca mjaft te cuditshme, shume gjak te pafajshem e sigurisht, nje president amerikan "te zgjedhur" me kusht.
Te jete e vertete valle???!!!
Shifrat flasin qe Obama, i cili deri para 2 javesh qendronte dukshem me gati 10 pike mbi Romney, po e sheh veten sot nen te, pikerisht pas mosmarreveshjeve me Neataniahun. Te pakten, keshtu thote CNN e mediat e tjera prestigjoze, duke avancuar me guxim te hatashem dhe duke e lidhur ringritjen e tij, tamam nga qendrimi ne te ardhmen per kete problem.
Shume i trishtuar ky lajm. Dhe zhgenjyes per miliarda njerez qe besojne tek demokracia amerikane. Dyfish zhgenjyes tingellon sidomos per shqiptaret, te cilet shohin tek SHBA-te, faktorin mbeshtetes me te forte te bashkimit te shqiptareve ne Ballkan dhe nje borxh te fresket ndaj tyre, Kosoven.
Nese eshte vertete keshtu, atehere pse te mos besojme edhe qe raundet maratone te balotazhit Bush-Al Gore kane qene nje farse per te zgjedhur Bush qe lexonte revisten mbrapsht duke buzeqeshur ne castin kur i dhane lajmin e goditjes se Kullave Binjake?!
Me vjen te mos e besoj... Pastaj, c'me duhet qe ta besoj, xhanem?!
Krijoni Kontakt