Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774

    E drejta nuk njihet përmes burrave, por burrat njihen përmes të drejtës

    E drejta nuk njihet përmes burrave, por burrat njihen përmes të drejtës


    Autor: Salih ibn Sad es Suhajmi

    [nga ligjërata me temë: menhexhu es-selefi eslemu ue ealemu ue ahkem]

    Burimi: www.sahab.net

    Vërtet e drejta nuk njihet përmes burrave por burrat janë ata të cilët njihen përmes të drejtës. Vërtet ne jemi sprovuar me ekstremizëm dhe tejkalim të kufijve në “shenjtërimin” (apo madhërimin) e personave, edhe pse shumica e atyre që “shenjtërohen” nuk e meritojnë as një të dhjetën e ketij shenjtërimi.

    “Shenjtërimi” i personave është një çështje e njohur tek bidatçinjtë, sepse dituria tek ata nuk njihet përmes burimeve dhe bartësve të saj, por dituria sipas tyre është ajo çfarë thuhet prej kryetarëve të tyre, edhe pse ndoshta kundërshton të drejtën. Kjo është edhe arsyeja pse i gjen ata duke marrur fjalët e Zejdit apo Amrit pa problem, edhe nëse kundërshton udhëzimin e Kur’anit dhe Sunnetit në mënyrë të qartë.

    Po! Duhet që dijetarët t’i madhërojmë, t’i respektojmë, t’i japim të drejtën e tyre, t’i njohim vlerën e tyre, të lutemi për ta, të biem rahmet mbi ta dhe të përpiqemi që të mësojmë prej tyre – siç e thamë – por jo të kalojmë në ekstrem për ndonjërin prej tyre. E them këtë sepse që kur jemi sprovuar me devijimin e njerëzve nga rruga e drejtë në kohën e brezave të parë, që kur janë shfaqur grupacionet dhe sektet e shumta dhe që kur khauarixhët dolën kundër Uthmanit (radijAllahu anhu) e deri më sot, jemi sprovuar në çdo kohë e në çdo vend me njerëz që fèja sipas tyre është vetëm “shenjtërimi” i personave.

    Ajo çfarë ata thonë, është ajo çfarë thonë kryetarët e tyre, edhe pse mund të kundërshtojnë fenë tërësisht apo pjesërisht.

    Për këtë arsye, shumicës së tyre nëse i bën të qartë një gabim të një përsoni[1] në librin që ka shkruar, gabim i cili mund të jetë bidat, ateizëm apo rrugë dërguese për në mosbesim, pra nëse ia bën të qartë këtë gabim bëhet kërdia. E nëse i thua se filan sahab ka gabuar, filan dijetar prej dijetarëve të ummetit ka gabuar në këtë çështje dhe e drejta është kështu, do të shikosh se nuk e ka për problem, edhe nëse ky sahab fyhet, edhe nëse ky sahab ironizohet me shenja nga kryetari i tij për të cilin është fanatik, përkundrazi çështja tek ai është e lehtë (nuk e rëndon). Ama nëse ti thua se filani ka gabuar në filan libër, bëhet kërdia dhe të gjithë të vërsulen.

    E njëjta gjë ndodh nesë ti i thua se filani ka thënë për filan sahab këtë dhe këtë.

    Filani thotë për Uthmanin (radijAllahu anhu) kështu...

    Filani thotë për Muavinë (radijAllahu anhu) kështu...

    Filani thotë për Umer ibnul Khattabin (radijAllahu anhu) kështu...

    Filani thotë për filan sahab kështu...

    Kur ti e thua këtë fjalë duke shprehur kundërshtim, atëherë ti do të vendosesh në vendin e të kundërshtuarit, ti je ai që kritikohesh dhe ndoshta edhe mund të dëmtohesh për këtë çështje.

    E drejta është me rregullin e selefit: E drejta nuk njihet përmes burrave, por burrat njihen përmes së drejtës.

    Që do të thotë: i largohemi ekstremizmit për personat, sepse ekstremizmi është gjëja e parë nga e cila fèja “rrënohet”, nga koha e Nuhut (alejhis-selam) deri në ditët e sotme.

    Ekstremizmi është diçka shumë i rrezikshëm.





    [1]Një personi të tretë. (shp)


    Përshtati: Besmir Cacani
    Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.

  2. #2
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Një këshillë e vyer nga Shejkh Ibn ‘Uthejmin (Allahu e mëshiroftë): Haku nuk lidhet me burra!


    Shkëputur nga kaseta: Lika’a el-Bab el-Meftuh, n.47

    Marrë nga Sahab.net





    Një prej studentëve i cili kishte thurur disa vargje për Shejkh Ibn ‘Uthejminin i drejtohet atij:



    Pyetje: E gjithë lavdia i takon Allahut, salati dhe selami qoftë mbi të Dërguarin e Allahut. E më pas: Shejkh i nderuar, kërkoj aprovimin tuaj për këtë poezi që do të lexoj:

    ”Oh populli im, vërtet kjo natë do t’ia lërë rradhën agimit,
    Dhe drita e tij do të përhapet në të gjithë tokën e njerëzimit.

    Mirësia ka ardhur tashmë dhe jemi në pritje të fitores,
    Dhe e vërteta është ngadhënjimtare pavarësisht përpjekjeve të së keqes.

    Dhe me shoqërimin e bekimit të Krijuesit, rrugëtimi i saj është i kulluar,
    Ajo nuk është e mangët e as e turbulluar.

    Për sa kohë që mes nesh është biri i Salihut, Shejkhu i rizgjimit tonë,
    Me njerëz si ai ndihmë dhe ngadhënjim shpreson.”



    Përgjigja e Shejkh ‘Uthejminit (Allahu e mëshiroftë): “Unë nuk pajtohem me këtë lavdërim, sepse unë nuk dua të lidhet e vërteta me persona. Çdo person vjen e shkon, kështu që, nëse e lidhim të vërtetën me persona, kjo do të thotë se po vdiq personi njerëzit do t’i humbasin shpresat mbas tij."

    Prandaj unë them: nëse është e mundur tani që të zëvendësohet vargu i fundit me thënien:

    “Për sa kohë që menhexhi ynë është ai që kanë praktikuar Selefët tanë,
    Me një menhexh të tillë ndihmë dhe ngadhënjim shpreson.”

    atëherë kjo është në rregull.

    Unë ju këshilloj që të mos e lidhni të vërtetën pas personave:

    Së pari, sepse ata mund të devijojnë. Dhe ky është Ibn Mes’udi (radij-Allahu ‘anhu), i cili ka thënë:

    من كان مستنًا فليستن بمن مات ؛ فإن الحي لا تؤمن عليه الفتنة .

    “Kush e lidh veten e tij me dikë, le të lidhet pas atyre që kanë vdekur, sepse me të vërtetë i gjalli nuk është i sigurt nga fitnet.”


    Nëse ju e lidhni të vërtetën me njerëz, mundet që personi të mashtrohet nga vetja e tij - Allahu na ruajt nga kjo gjë - dhe të ndjekë një rrugë e cila nuk është e saktë.

    Prandaj, personi - së pari - nuk është i sigurt nga rënia në gabime dhe në Fitne, lusim Allahun të na forcoftë neve dhe juve!

    Së dyti, personi do të vdesë, asnjëri prej jush nuk ka për të jetuar përgjithmonë:

    وَمَا جَعَلْنَا لِبَشَرٍ مِنْ قَبْلِكَ الْخُلْدَ أَفَإِنْ مِتَّ فَهُمُ الْخَالِدُونَ (٣٤)

    “E ne nuk kemi bërë askënd para tej të pavdekshëm. Atëherë, në qoftë se ti do të vdesësh, a do të jetojnë ata përgjithmonë?”
    [el-Enbija, 34]

    Së treti, ndoshta ai mashtrohet nëse i sheh njerëzit që e grenë lart atë, e nderojnë dhe mblidhen rreth tij, dhe mundet që ai të mendojë se është i pagabueshëm, mundet të pretendojë për veten e tij pagabueshmërinë dhe se çdo gjë që bën ai është hak, dhe se çdo rrugë që merr ai është e lejuar; dhe nuk ka dyshim se kjo gjë do ta shpjerë atë drejt shkatërrimit të tij.

    Dhe për këtë arsye, kur një burrë lavdëroi një burrë tjetër në prani të Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) i tha atij:

    ويحك قطعت عنق صاحبك.

    “I mjeri ti, ia theve qafën shokut tënd.”



    Dhe unë e falenderoj vëllain për vargjet gramatikore që thuri dhe i lutem Allahut që të më bëjë të mirë ashtu siç mendon vëllai për mua ose akoma më të mirë, por mua nuk më pëlqen lavdërimi.



    Përktheu: Alban Malaj
    Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •