Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5

Tema: Agim Deva

  1. #1
    Eklips Maska e deep_blue
    Anėtarėsuar
    25-02-2003
    Vendndodhja
    Diku ne Kosove
    Postime
    695

    Agim Deva

    KUSH MA GJEN GJONIN...

    1.
    Qė nė klasė tė katėrt
    Nė gazetė tė murit,
    Gjonit ia pashė vjershėn
    Me bishtpenė – tė shkruar:

    Titulli – me t’kuq,
    Dhe mbaj mend ca vargje:
    “Kosovė, tokė e bukur
    Me thupra rrethuar...”

    Unė erdha nė Prishtinė,
    Gjoni nė Pejė mbet,
    Rrodha –jetėn time,
    Ai jetėn e vet.

    Zeshkan ish Gjoni ,
    I bukur sa s’ka,
    Jetim ishte Gjoni
    Dhe – shumė fukara...

    2.
    Gati pesėdhjetė vjet
    Gjė pėr tė nuk di,
    Kam pyetur pėr mikun,
    Nė Pejė e nė malėsi...

    Por askush njė fjalė
    Pėr tė s’ma rrėfeu ,
    S’di ia ktheva shpinėn,
    Apo ai ma ktheu...

    Shpirt na ishte Gjoni,
    Flokėshprishur, i zgjuar:
    “Kosovė toka ime
    Me thupra rrethuar...”

    Kush di ēfarė poeti
    Do tė bėhej miku,
    Ai- njė mendjemprehur
    Me vullnet ēeliku...

    Nė gazet tė murit
    Gjoni u ngjit vetė
    Dhe - u ngjit i varfėr,
    Pėr t’u bėrė njė mbret...

    3.
    Njerėz, mos e dini,
    Gjoni ku m’ka mbetur,
    Mos pėrgjithmonė Gjoni
    Diku ka fjetur...

    Asnjė gjurmė nga ai,
    Nė kėtė botė as grima,
    I rash skaj me skaj,
    Porsi vetėtima...

    Po thuprat e tij
    N‘poezinė e vet,
    M’dėftonin se Gjoni
    Do t’rritet – poet.

    Shumė herė e vras mendjen
    Gjoni in i zgjuar,
    Pse shihte Kosovėn,
    Me thupra t’rrethuar?

    Gjoni, nėse me ndien,
    Edhe unė tė ndij,
    E nė klasė tė katėrt
    Do t’kthejmė pėrsėri.

    4.
    Gazetat e murit
    Janė ndėrruar shumė herė,
    Por se di a gjenden
    N’to Gjona tė tjerė!...

    Do t’ulemi bashkė
    Nė sofėr tė shtruar,
    Gjon, nė kėtė Kosovė
    “Me thupra t’rrethuar”...

    Shumė vite kanė ikur,
    Edhe po ta shihja
    gjonin tim nė rrugė –
    Ndoshta s’do ta njihja.

    Shumė kisha dėsh’ruar,
    Sė paku ta di,
    Se nga e kanė bartur
    Val’t e jetės s’tij...
    Te gjitha jane thene

  2. #2
    Eklips Maska e deep_blue
    Anėtarėsuar
    25-02-2003
    Vendndodhja
    Diku ne Kosove
    Postime
    695
    Zjarret e zeza

    O Zotynė Bind, ku ishe gjatė luftės,
    Mė 1999,
    Kur kishim nevojė pėr zemėrimin tėnd,
    Tė derdhėsh mbi Kosovė
    Njė shi shumė tė rėndė,

    Mbi atė zjarr ku digjeshin
    Nėnat me gjithė fėmijė,
    Ku ishe, o Bind, t’hedhėsh mbi ta shi
    Deri nė – liri.

    Pėr herė tė parė, Bind, do t’isha gėzuar,
    Po t’shihja mbi zjarre rrebesh – t’egėrsuar!

    Porse Zoti – Zot, n’atė kohė tė vėshtirė,
    Thonė se edhe veten patė zėnė pėr ta pirė,
    T’mos jetė mė i turpit,
    T’thahet ashtu – kot,
    As ujėrat, as njerėzit t’mos ta kenė mė Zot.

    Por, Bind, ruaje, t’lutem, s’paku njė gotė ujė
    Qė ta mbash tutje emrin tėnd tė lagėt,
    Qė me lot tė mallit e shkruanim dikur,
    Sa herė- qė liria
    Na ishte e mangėt,

    Ah, vetėm tė ishe, Bind, atėherė mbi zjarre,
    Mė 1999,
    S’ka rėndėsi fare- a me pėrkrenare,
    A’ me plisin tim qė ma gjen nė varre,

    E tė hidhje shi, shi e shi e shi,
    Mbi zjarret e zeza
    Deri nė – liri.
    Te gjitha jane thene

  3. #3
    Eklips Maska e deep_blue
    Anėtarėsuar
    25-02-2003
    Vendndodhja
    Diku ne Kosove
    Postime
    695
    Njė sy mbi mua

    Kėsaj pune ēka i thua:
    Ėshtė njė sy qė rri mbi mua,

    Mė pėrgjon si yll nga lartė,
    Ma sheh shpirtin si nė hartė,

    Mė kupton pse zogu m’qanė
    E m’zbret syri kėtu pranė,

    Cimcimon – qė tė pengojė,
    Dikush shpirtin t’ma vė nė lojė...

    E kupton ai sy pėrrallor,
    Kush nė mua ėshtė paqėsor,

    Kush ėshtė ujk e kush drenushė,
    Pse jam fėmijė – jo lule n’fushė,

    Pse ‘dhe n’dimėr kam pak verė,
    Pse ik vjollca por – m’lė erė,

    E nuk do ai sy atėherė,
    T’mė shohė peshk – nė kalimerė;

    Si fanar nė natė tė mugėt,
    Qė m’hedh ditė mbi t’gjitha rrugėt,

    Ėshtė ai sy magjik e i rrallė,
    E qė shpresat m’i mban gjallė,
    Qė veē nėnat e kanė n’ballė...
    Te gjitha jane thene

  4. #4
    Eklips Maska e deep_blue
    Anėtarėsuar
    25-02-2003
    Vendndodhja
    Diku ne Kosove
    Postime
    695
    Pse pėshtyn babi nė ekran

    Nisem nė shkollė -i uritur
    edhe mė i uritur kthehem,
    qėndroj -por pak i venitur
    pėrpiqem tė mos vėrehem.

    A t'kėndoj?Po s'mė kėndohet.
    A t'shaj? A t'bėj shamatė?
    Barku im as qė kuptohet .
    sepse nė kokė kam- edukatė...

    Dhe kur vjen pushim i gjatė
    vrapojnė fėmijėt n'qebaptore,
    dikush blen byrek me mish
    tjerėt -qofte, akullore...

    Mirėpo- oborri ėshtė i madh,
    e s'jam vetėm,jemi shumė,
    qė t'uritur na zgjon agu
    e t'uritur biem nė gjumė.

    Kur merr fund pushim i gjatė
    pėr mėsim prap zilja bie,
    orė e tretė duhet filluar
    pėr shumė ne -orė varfėrie ...

    Kurrė nė jetė para askujt
    babi im nuk u pėrkul,
    njė ditė i shpėtoi nga goja ;
    -Do tė bjer kjo kohė pingul!

    Shpesh zė mami ta qetėsoj
    babin -kur sheh sofrėn thatė
    prandaj babit s'i tregoj
    si kalojmė nė pushim tė gjatė

    Qdo ditė mė shumė egėrsohet,
    sado helmin -fsheh prej nesh,
    i pėrcjell nė mbrėmje lajmet
    dhe nė ekran ai pėshtyn shpesh..

    E unė gati nuk marr vesh
    pse babloku murmuron;
    -A do t'ndalen kėta hajna?!
    Prapė i vodhėn -tre milion...

    Babi ka qenė -luftėtarė
    e nderojnė si faqebardhė
    sot shan xhepat e kolltuqet
    dhe zyrtarėt gjithė me radhė...

    Unė e di se -s'ka tė drejtė
    t'i fus tė gjithė nė njė thes,
    i them babit midis tyre
    ka tė ndershėm -ki kujdes...

    Por prapė nesėr i uritur
    nė shkollė nisem porsi dje,
    mė pengon pushimi i gjatė,
    mė kafshon por s'di -se pse?....

    Agim Deva
    Te gjitha jane thene

  5. #5
    Eklips Maska e deep_blue
    Anėtarėsuar
    25-02-2003
    Vendndodhja
    Diku ne Kosove
    Postime
    695
    i luftohet me fėmijėt

    Fėmija yt ka vendosur
    tė luftojė me ty ...
    Ta kėrkon - njė akullore
    por ti - bleja dy!

    Ta kėrkon njė pėrqafim ,
    para fėmijėve tjerė ,
    ti pėrveē njė pėrqafimi
    puthe pesė -gjashtė herė .

    Nėse bija jote lyp
    t'i blesh violinė ,
    bleja e plus -regjistroje
    nė kurs pėr balerinė.

    Vocolaku ka ngul kėmbė,
    t'i blesh trotinetė
    zija pritėn ,dil e bleja
    krejt njė biēikletė.

    Vetėm kėshtu n'luftė me fėmijėt
    mund tė jesh fitues
    kuptohet nėse se ke
    rrogėn sa njė mėsues.

    Nėse xhepat t'janė si t'gjyshit
    bosh pa pension
    atėherė puthe birin n'ballė
    mjafton -ai t'kupton ...
    Te gjitha jane thene

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •