Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e laburist
    Anëtarësuar
    20-06-2010
    Postime
    208

    Post Si lindi emri “Shtëpia e Bardhë”, dhe si u ndërtua kryeqyteti i Amerikës

    Shtëpia e Bardhe, historia e shtëpisë më të rëndësishme në botë

    Vendin ku do të ndërtohej shtëpia e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës e zgjodhi vetë presidenti Xhorxh Uashington në vitin 1791. Ndërtimi i shtëpisë së presidentit filloi një vit më vonë, por vetëm në nëntor të vitit 1800 ajo priti banorët e parë të saj. Madje edhe atëherë shtëpia nuk ishte veshur ende me mobilie. Abigel Adamsi, gruaja e presidentit të dytë të Shteteve të Bashkuara, Xhon Adamsit, shkruante kështu për shtëpinë e re: “Kjo shtëpi është bërë tashmë e banueshme, por ende s’ka as edhe një mobilie të vetme brenda. Dhomën më të madhe të saj, unë e përdor për të nderur rrobat.” Gjatë luftës të vitit 1812 me Anglinë, anglezët hynë deri në kryeqytetin e vendit, në Washington DC, i cili ishte i pambrojtur. Presidenti atë kohë nuk ndodhej aty. Para se të linte Shtëpinë e Presidentit, siç quhej atë kohë, Dolli Medison, gruaja e presidentit Xhejms Medison, arriti të shpëtonte nga djegia një pikturë të madhe të Xhorxh Uashingtonit, vepër e piktorit të famshëm Gilbert Stuart dhe disa objekte të tjera të rëndësishme. Ushtarët anglezë i vunë zjarrin Shtëpisë së Presidentit. Shtëpia e Presidentit u rindërtua më vonë duke ruajtur po atë pamje e arkitekturë. Sidoqoftë pas rindërtimit të saj të gjitha muret u lyen me ngjyrë të bardhë për të fshirë gjurmët e zjarrit. Që nga ajo kohë, amerikanët u mësuan ta thërrisnin shtëpinë e presidentit “Shtëpia e Bardhë.” Në vitin 1902 Kongresi amerikan e bëri këtë emër zyrtar. Pas 100 vjet jete e më shumë nga ndërtimi i saj, skeleti i Shtëpisë së Bardhë filloi të vjetrohej e dobësohej. Në vitin 1948 lindi pyetja nëse Shtëpia e Bardhë duhej të riparohej duke ruajtur po atë projekt, apo duhej shembur e në vend të saj të ndërtohej një rezidencë krejt e re. Populli amerikan e dha përgjigjen e vet nëpërmjet letrave të panumërta. “Shtëpia e Bardhë” ishte Shtëpia e Bardhë dhe kështu duhej të mbetej duke trashëguar aparencën e saj. Vullneti i popullit fitoi dhe shtëpia e presidentit u forcua por mbeti po ajo, siç kishte thënë Xhorxh Uashingtoni “një vend me simptomat e pallatit, konfortin e një shtëpie dhe simbol i harmonisë së vendit.”

    Si u ndërtua kryeqyteti i Amerikës

    Inaugurimi i Presidentit Xhorxh Uashington, si presidenti i parë i SHBA, u bë në Nju Jork,( 14 prill 1789) por ai qe kryeqytet i përkohshëm. Më pas, në 1790, kryeqytet u bë Filadelfia. Por as Filadelfia nuk u gjet e përshtatshme. Çdo shtet kishte kryeqytetin e tij, i cili s’mund të ishte njëkohësisht edhe kryeqytet i federatës. Duhej ngritur një kryeqytet i ri që të mos i takonte asnjë shteti, të ishte në një vend të veçantë që të kishte gjithashtu territorin e vet. Atëhere Merilendi dhe Virxhinia dhuruan tokë për këtë qëllim pranë lumit Potamik. Ky territor që u quajt “Distrikti Kolumbia,” atë kohë dukej si zgjedhje e përshtatshme pasi binte në mes të Amerikës së atëhershme, dhe me sa duket qe një zgjidhje e drejtë se prej asaj kohe kryeqyteti nuk ndërroi më vend. Para se të fillonte puna për ndërtimin e kryeqytetit, Tomas Xhefersoni që kishte parë shumë kryeqytete të Evropës me kopshte të mrekullueshme dha idetë e tij mbi kryeqytetin. Por kjo punë u takonte në fund të fundit arkitektëve profesionistë ndaj edhe u ftuan arkitektë të ndryshëm për të konkuruar me projektet e tyre. Arkitekti të cilit i takon merita e planit të qytetit ishte Charles L’Enfant që kishte studiuar inxhinierinë dhe artet në Paris dhe pat ardhur në Amerikë për të marrë pjesë në luftën revolucionare amerikane. Puna e tij e parë arkitekturale kishte qenë Bashkia e qytetit të Nju Jorkut. Por famë të pavdekshme atij i dha projekti i kryeqytetit federal, Uashingtonit. Në qendër të kryeqytetit të ardhshëm ai dha vizionin e një lëndine bari të gjelbër. Godinën e Kongresit amerikan (Capitol Hill) e vendosi mbi kodër prej nga mund të shihej qëndra e qytetit dhe lumi Potomak. Në planin e tij ai parashikonte dymbëdhjetë rrugë kryesore të cilat hapeshin nga kapitoli në qytet. Pastaj për arkitekturën e Shtëpisë së Bardhë u shpall një konkurs, të cilin e fitoi një arkitekt irlandez, Xhejms Hoban. Tomas Xhefersoni hyri në konkurs me pseudonim, por nuk fitoi. Konkurs u organizua edhe për ndërtesën e Kongresit Amerikan. Për këtë u pranua projekti i arkitektit Uilliam Thornton që kishte studiuar arkitekturë në Skotland. Xhorxh Uashingtoni për projektin e tij tu shpreh që “ai përmban madhështi, thjeshtësi dhe konviniencë”. Godina e Kongresit mori vite të tëra për t’u ndërtuar, madje ishte ende në ndërtim e sipër kur Abraham Linkolni u zgjodh presidenti i 16-të i SHBA. Pjesëmarrja e arkitektëve të ndryshëm nga bota për ndërtimin e kryeqytetit të vendit ishte shprehje e demokracisë së qeverisë amerikane. Për të kishin rëndësi idetë, mendimet që jepeshin për ta bërë kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës sa më të bukur, nuk kishte rëndësi kombësia e arkitektëve. Ky tipar i ra në sy edhe Alexis De Tocqueville kur erdhi për të studiuar demokracinë e re amerikane, në vitet ‘30-të të shekullit të 19-të. Kjo ishte veçoria e këtij vendi që e dalloi dhe e dallon atë nga të tjerët: u ndërtua e zhvillohet nga njerëz të kombësive nga e gjithë bota pa asnjë paragjykim.
    Për rreth 200 vjet, Shtëpia e Bardhë ka shërbyer si simbol i presidencës, qeverisë së SHBA-së dhe amerikanëve. Historia e saj dhe historia e kryeqytetit amerikan filloi kur presidenti George Washington nënshkroi Aktin e Kongresit, në dhjetor të vitit 1790, duke deklaruar se qeveria federale do të qëndronte në një zonë “që nuk i kalon 25 kilometra katrorë, mbi lumin Potomak”. Presidenti Washington, bashkë me projektuesin e qytetit, Piere L’Enfant zgjodhën vendin për rezidencën e re, e cila tani është “1600 Pennsylvania Avenue”. Teksa kryheshin përgatitjet për qytetin e ri federal, u zhvillua një konkurs për gjetjen e një ndërtuesi të “Shtëpisë së Presidentit”. U pranuan nëntë propozime dhe u zgjodh arkitekti irlandez, James Hoban. Ndërtimi filloi, kur u hodh guri i parë i themelit, në tetor të vitit 1792. Edhe pse presidenti Washington ndoqi ndërtimin e shtëpisë, ai nuk jetoi kurrë aty. Vetëm në vitin 1800, kur Shtëpia e Bardhë thuajse kishte përfunduar, ajo u banua nga banorët e parë, presidenti John Adams dhe bashkëshortja e tij. Që prej asaj kohe, çdo president ka bërë ndryshimet dhe shtesat e tij. Shtëpia e Bardhë është, pavarësisht të gjithave, shtëpia private presidentit. Shtëpia e Bardhë ka një histori unike dhe tërheqëse. I ka mbijetuar zjarrit në vitin 1814 dhe një zjarri tjetër në Krahun Perëndimor në vitin 1929, kur ishte Herbert Hoover president. Gjatë presidencës së Harry S. Truman, pjesa e brendshme e shtëpisë, me përjashtim të katit të tretë u rrëzua dhe rinovua krejtësisht.

    (Nga libri “Një udhëtim në Historinë Amerikane)
    TE DHENA PER SHTEPINA E BARDHE


    Ndërtimi

    Ndërtimi i Shtëpisë së Bardhë nisi më gurin e parë të themelit, më 13 tetor 1792, pa asnjë ceremoni formale. Rezidenca kryesore, si dhe themelet e shtëpisë u ndërtuan kryesisht nga punonjës skllevër dhe të lirë afrikano-amerikanë, si dhe nga evropianë të punësuar. Pjesa tjetër e punës u krye nga emigrantët, të cilët s’kishin akoma shtetësinë. Muret me gurë ranorë u ngritën nga emigrantët skocezë të punësuar nga arkitekti Hoban, ashtu si dhe relievet e larta dhe dekorimet mbi hyrjen veriore. Pjesa më e madhe e punës me tulla dhe suva u krye nga emigrantët irlandezë dhe italianë. Ndërtimi fillestar u zhvillua në një periudhë prej tetë vitesh dhe me një kosto 232,371.82 dollarë (2.4 milionë dollarë me vlerën e vitit 2005). Edhe pse s’kishte përfunduar akoma Shtëpia e Bardhë ishte gati për banim rreth datës 1 nëntor 1800. Mungesa e materialeve dhe punës bënë të nevojshme ndryshimin e planit të mëparshëm të inxhinierit francez Pierre l’Enfant për një “pallat” që do ishte pesë herë më i madh se shtëpia që u ndërtua aktualisht. Shtëpia e ndërtuar, fillimisht përmbante dy kate në vend të tre që ishin planifikuar. Kur përfundoi ndërtimi, muret e ndërtuar me gurë ranorë u lyen me një përzierje gëlqereje, kafeine dhe plumbi duke i dhënë shtëpisë ngjyrën e saj karakteristike dhe emrin.

    Emri

    Ndërtesa fillimisht mbante disa emra, si “Pallati i Presidentit”, “Rezidenca Presidenciale”, apo “Shtëpia e Presidentit”. Të dhënat më të hershme të emrit “Shtëpia e Bardhë” janë të regjistruara në vitin 1811. Ekziston një legjendë sipas të cilës, gjatë rindërtimit të strukturës u aplikua bojë e bardhë për të maskuar dëmtimin që kishte shkaktuar zjarri, duke i dhënë emrin, por duke qenë se ajo ishte e ngjyer në të bardhë që në fillim, kjo teori bie poshtë. “Rezidenca Ekzekutive” ishte emri që përdorej në kontekst zyrtar deri sa presidenti Theodore Roosevelt vendosi emrin formal “White House – Washington” duke e gdhendur në të gjitha dokumentet zyrtare. Koka e letrës “The White House” me fjalën “Washington” poshtë i përket administratës së Franklin Delano Roosevelt”. Edhe pse nuk ishte ndërtuar dhe disa vite pas presidencës së George Washington, ekzistojnë teori se emri tradicional i shtëpisë së presidentit të SHBA mund ta ketë origjinën nga shtëpia e Martha Custis Washington, “White House Plantation” në Nju Kent, Virxhinia, kur presidenti i parë i kombit dhe bashkëshortja e tij ishin njohur në mesin e shekullit të 18-të.

    Evolimi i Shtëpisë së Bardhë

    John Adams u bë presidenti i parë që banoi në Shtëpinë e Bardhë. Gjatë ditës së tij të dytë në shtëpi ai i shkroi gruas së tij Abigail një letër, ku ishte dhe një lutje për shtëpinë: “I lutem Perëndisë që t’i japë bekimet më të mira kësaj Shtëpie dhe të gjithë atyre që do banojnë këtu tani e mbrapa. Vetëm burra të ndershëm e të mençur udhëheqshin nën këtë çati”. Franklin Delano Roosevelt e ka gdhendur bekimin e Adams në oxhakun e Dhomës së Ngrënies. Adams nuk jetoi gjatë në shtëpi dhe menjëherë pas tij ishte radha e Thomas Jefferson, i cili dha idetë e tij se si duhej të ndryshohej Shtëpia e Bardhë. Ishte Benjamin Henry Latrobe, i cili e ndihmoi me skicimin e Kolonadave Lindore dhe Perëndimore, krahë të vegjël që ndihmojnë në fshehjen e pjesëve, ku zhvillohen veprimet e zakonshme shtëpiake si larja e rrobave, stalla dhe depoja. Sot, kolonadat e Jefferson lidhin rezidencën me Krahun Perëndimor dhe atë Lindor.Në vitin 1814, gjatë Luftës së vitit 1812, trupat britanike i vunë zjarr Shtëpisë së Bardhë dhe një pjesë e madhe e Uashingtonit u prek nga zjarret. Vetëm muret e jashtme mbetën dhe ato u desh të shembeshin dhe të rindërtoheshin pasi ishin dobësuar nga zjarri. Pas zjarrit, të dy arkitektët, Benjamin Henry Latrobe dhe Hoban kontribuan në skicimin dhe rindërtimin e Shtëpisë së Bardhë. Portiku jugor u ndërtua në vitin 1824, gjatë presidencës së Jamrs Monroe, ndërsa ai verior u ndërtua gjashtë vite më vonë.

    Shtëpia e Bardhë sot

    Që prej restaurimit “Kennedy” çdo familja presidenciale ka bërë disa ndryshime në dhomat e tyre private në Shtëpinë e Bardhë, por ndryshimet në Dhomat Shtetërore duhet të aprovohen nga Komiteti për Mirëmbajtjen e Shtëpisë së Bardhë (më parë njihej me emrin Komiteti i Arteve të Bukura Kennedy). Me qëllimin e ruajtjes së integritetit historik të Shtëpisë së Bardhë, komiteti punon me Familjen e Parë, zakonisht me Zonjën e Parë për të implementuar planet e propozuara të familjes.

    Krahu Perëndimor

    Në Krahun Perëndimor ndodhet zyra e presidentit (Zyra Ovale) dhe zyrat e stafit të tij të ngushtë, prej rreth 50 vetash. Krahu Perëndimor gjithashtu përfshin Dhomën e Kabinetit, ky presidenti kryen mbledhjet e punës dhe ku takohet kabineti i SHBA-së. Kjo pjesë e ndërtesës është përdorur për filmimin e serialit “The West Wing”.

    Krahu Lindor

    Krahu Lindor, i cili ka hapësirë shtesë për zyra, i është shtuar Shtëpisë së Bardhë në vitin 1942. Aty ndodhen zyrat për stafin e Zonjës së Parë dhe Zyra Sociale e Shtëpisë së Bardhë. Rosaly Carter në vitin 1977 ishte e para që vendosi zyrën e saj personale në Krahun Lindor duke e quajtur atë formalisht “Zyra e Zonjës së Parë”. Krahu Lindor u ndërtua gjatë Luftës II Botërore.

    Dhoma e Verdhe Ovale

    Dhoma e Verdhë Ovale është një dhomë në formë ovale e pozicionuar në pjesën jugore të katit të dytë të Shtëpisë së Bardhë dhe është zyra e presidentit të SHBA. E përdorur fillimisht si dhomë vizatimi, gjatë presidencës së John Adams ajo u përdor si librari, zyrë dhe dhomë pritjeje familjare. Sot ajo përdoret për pritje të vogla dhe për të përshëndetur krerët e shteteve para Darkës Shtetërore.

    Kapaciteti

    Në Shtëpinë e Bardhë janë 132 dhoma, 35 banjo, si dhe 8 palë shkallë. Në shtëpinë zyrtare të presidentit të SHBA gjenden gjithashtu 412 dyer, 147 dritare, 28 oxhaqe, si dhe tre ashensorë.

    Emri

    Në kohë të ndryshme të historisë, Shtëpia e Bardhë është njohur si “Pallati i Presidentit”, “Shtëpia e Presidentit” dhe “Rezidenca Ezekutive”. Presidenti Theodore Roosevelt vendosi emrin formal “White House – Washington”.

    Kuzhina

    Në Shtëpinë e Bardhë ndodhen pesë kuzhinierë me kohë të plotë, të cilët duhet të jenë në gatishmëri në çdo moment. Në këtë mënyrë, kuzhina e Shtëpisë së Bardhë është në gjendje t’u shërbejë darkë rreth 140 të ftuarve njëkohësisht.

    Kostoja

    Ndërtimi fillestar u zhvillua në një periudhë prej tetë vitesh dhe me një kosto 232,371.82 dollarë (2.4 milionë dollarë me vlerën e vitit 2005). Edhe pse s’kishte përfunduar akoma Shtëpia e Bardhë ishte gati për banim rreth datës 1 nëntor 1800.

    Zbavitja

    Në Shtëpinë e Bardhë ka një sërë ndërtesash dhe ambientesh relaksuese dhe sportive për presidentët. Aty ndodhet një fushë tenisi, pishinë, një kinema, pistë vrapimi, si dhe shpeshherë organizohen koncerte të ndryshme.

    Rindërtimi Truman

    Keqpërdorimi i shtëpisë për dekada me radhë, ndërtimi i një papafingo në kat të katërt dhe shtesa e një ballkoni mbi portiku jugor, sipas Harry Truman kishin shkaktuar dëme mbi strukturën me tulla dhe gurë ranorë. Në vitin 1948, u deklarua rreziku i pashmangshëm i shembjes së shtëpisë, duke bërë që presidenti Truman të urdhëronte një rindërtim të plotë dhe të vendosej në shtëpinë “Blair House” nga viti 1949 deri më 1951. Rindërtimi u krye nga një firmë e Filadelfias dhe përfshiu shembjen e plotë të pjesës së brendshme dhe ndërtimin e një strukture të re prej çeliku, si dhe rindërtimin e dhomave origjinale me strukturën e re. U shtua dhe ajri i kondicionuar me sistem qendror, dy pjesë shtesë tuneli, si dhe vend për t’u strehuar në rast bombardimi. Familja Truman u vendos sërish në Shtëpinë e Bardhë më 27 mars 1952. Ndërkohë që struktura e shtëpisë nuk ndryshoi, shumë prej punimeve të brendshme e humbën vlerën historike.

    Restaurimi Kennedy

    Jacqueline Kennedy, bashkëshortja e presidentit John F. Kennedy kreu një restaurim të zgjeruar dhe historik të shtëpisë. Ajo kërkoi ndihmën e Hanry Francis du Pont nga muzeu “Winterthur” për ta ndihmuar me veprat e artit, shumë prej të cilave vazhdojnë të jenë aty. Vepra të tjera arti të periudhës Kennedy i janë dhuruar donatorëve të pasur të Shtëpisë së Bardhë, familjes Crowninshield, Jane Engelhard, Jayne Wrightsman dhe familjes Oppenheimer. Stéphane Boudin e firmës pariziene të dekorimit “House of Jansen” ishte personi që u punësua nga zonja Kennedy për ta ndihmuar në dekorim. Periudhat e ndryshme të republikës së hershme dhe historia botërore u zgjodhën si tema për çdo dhomë, stiuli federal për Dhomën e Gjelbër, perandoria franceze për Dhomën Blu, perandoria amerikane për Dhomën e Kuqe, Luixhi XVI për Dhomën e Verdhë Ovale dhe stili viktorian për studion e presidentit, e riemëruar Dhoma e Traktatit. U përzgjodhën mobilje antike, si dhe copëra dhe prerje të bazuara në periudhën historike, në të cilën ishin prodhuar dokumentet.

    Dhoma e Pritjeve Diplomatike

    Dhoma e Pritjeve Diplomatike është një prej tre dhomave ovale në Shtëpinë e Bardhë. Ajo është në katin përdhes dhe përdoret si dhomë pritjeje për ambasadorët e shteteve që prezantojnë kredencialet e tyre, ceremoni kjo që më parë është kryer në Dhomën Blu. Kjo dhomë është pjesa hyrëse në Shtëpinë e Bardhë dhe ka katër dyer që e lidhin me dhomat e tjera.

    Dhoma Blu

    Dhoma Blu është një prej tre salloneve shtetërore në katin e parë të Shtëpisë së Bardhë. Ajo shquhet, gjithashtu, për formën ovale. Dhoma përdoret për pritje dhe ndonjëherë edhe për darka të vogla. Ajo dekorohet gjithnjë me ngjyrë blu. Ajo ka gjashtë dyer dhe tre dritare. Dhoma Blu është e mobiluar sipas stilit të perandorisë franceze.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Abuzimi me nacionalizmin fals, eshte streha e fundit e te gjithe BATAKCINJVE

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •