Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Nuri Seferi mundi serbin Nenad Stankoviç për vetëm 1 minut e 25 sekonda

    Dy boksierët shqiptarë “rrahin” serbët
    Lajme Shqip e Hënë, 08 Tetor 2012 10:02


    Shkup – Boksieri i mirënjohur Nuri Seferi që mbron ngjyrat e Shqipërisë në finalen e madhe për titullin WBO – Europe shënoi fitore spektakolare ndaj boksierit serb Nenad Stankoviq.

    Boksieri i shkathët nga Gostivari arriti që me teknikën “KO” të mposhtë serbin që në minutën e dytë të raundit të parë, duke e shtrirë për tokë, pas një goditje shpërthyese dhe të vrullshme.

    Stankoviq ka nisur furishëm ndeshjen duke i`u vërsulur Seferit, i cili me mjeshtëri të lartë përplasi për tokë dhe i menjëhershëm ka qenë reagimi i kampit serb dhe trajnerit, i cili hodhi peshqirin në ring, duke konfirmuar edhe dorëzimin e kësaj finale. Gjyqtari i përballjes Zdravko Millojeviq, serb nga Bosnjë – Hercegovina, menjëherë ka ndërprerë duelin, pas sinjalit nga trajneri i Stankoviq.

    Me këtë sfidë, Nuri Seferi tregoi shkathtësitë e tij dhe u shpallë kampion WBO- Europe. Mëse spektakolarë ka qenë edhe dueli midis boksierit profesionist strugan Agron Xhila dhe boksierit serb Nemanja Rugaçeviq. Xhila, kampion botëror në të gjitha versionet për boksier të rinj deri 24 vjeç ka arritur rekord në këtë përballje, duke e mposhtur me KO serbin brenda 17 sekondave të raundit të parë.

    Gjyqtari i këtij dueli, Hamdi Uka ka ndërprerë duelin, pasi boksieri serb u dorëzua dhe nuk vazhdoi garimin. Xhila dëshmoi nivelin e lartë të një boksieri me 16 fitore nga 17 duele, prej të cilëve 12 kanë qenë me “knock – out”.

    Interesant dhe sfidues ishte dueli midis Sefer Seferit dhe boksierit hungarez Gjula Bozai. Kjo përballje ka zgjatur deri në raundin e gjashtë, pasi që Bozai përkundër goditjeve të pësuara nuk u dorëzua, por arriti të godasë Seferin, megjithatë ai gjatë tërë duelit ka qenë duke u vetëmbrojtur.

    Para këtyre para këtyre dy ndeshjeve, në ring ishin ngjitur boksieri serb Milan Rovçanin dhe ai boshnjak Senad Imamoviq, ku fitore shënoi boksieri serb me pikë në katër raunde.

    Në fillim të kësaj mbrëmje gala të boksit u zhvilluan katër ndeshje amatore të boksierëve të rinj, ku u dallua boksieri Ajdin Ferati nga KB “Shkupi”.

    Në këto duele të boksit profesionist që u zhvilluan në sallën sportive “Boris Trajkovski” kanë qenë mbi pesë mijë spektatorë. Situatës dhe atmosferës së emocioneve nuk i shpëtuan edhe incidentet dhe provokimet. Gjatë defilimit të boksierit serb, Stankoviq në finalen me Seferin, nga publiku janë hedhur shishe plasmasi, shkrepsa dhe gjësende tjera, por tërë situata ka qenë nën kontroll dhe janë evituar incidentet më të mëdha..(LajmeShqip.com)

  2. #2
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Shaban Sinani


    Nuri Seferi përsëri është kampion i Evropës në versionin WBO në kategorinë e cruser pas fitores elegante kundër serbit Nenad Stankoviq vetëm pas 1 minute e 25 sekonda dhe kjo ishte fitorja e 33 e Nuri Seferit në boksin profesional i falënderoj të gjithë shqiptarët anembanë botës. “Jam shumë pranë titullit botëror dhe ju premtoj se populli shqiptar do të ketë një kampion bote në kategorinë e rëndë dhe ai do jem unë" ishte deklarata e parë e Nuriut me njëherë pas fitores kundër Stankoviqit. Në luftat tjera të kësaj mbrëmje Sefer Seferi pas gjashtë raundeve me vendim unanim mundi hungarezin Bozai. Agron Xhila shënon fitore brenda 17 sekondave kundër boksieri serb Nemanja Rogaçeviq. “Këtë fitore ua dedikojë të gjithë shqiptarëve. Ishte kjo në mbrëmje e madh e për të gjithë ne falënderoj tifozët për përkrahjen e madhe” deklaroi Agron Xhila i cili përherë të parë ka boksuar në vendlindje. Ndërsa pos luftave të boksit profesional janë zhvilluara edhe katër lufta të boksierëve amator dhe atë në kategorinë 60 kg Veton Alili ka shënuar fitore kundër Lulëzim Ismanit, në kategorinë 63 kilogram Karejamn Alija mund Tino Ivanovin, Hajdin Ferati në kategorinë 69 kg mundi Kristijan Andrevin ndërsa lufta e dy boksierëve të shkëndijës Liridon Ademi dhe Lavdrim Islami përfundoi pa fitues.
    Ky spektakël u mbajt në palestrën e sporteve Boris Trajkovski në Shkup në praninë e mbi 4 mijë tifozëve ndërsa promotor i këtij organizmi kulturo sportiv ishte Islam Shaqiri pronar i kompanisë “Sakiri Grup”

    Video:





  3. #3
    Shqiptar nga Kosova Maska e prishtina75
    Anëtarësuar
    22-03-2012
    Postime
    3,360
    ....URIMEEEEE...NURI, TE LUMTE, lere me qe eshte boksier shume i mire por eshte edhe pika e djalit, taman patriot shqiptare, RESPEKT.

  4. #4
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Ku janë serbët që na çanin kokën me një tenist që kishin Ja ku i hëngrën grushtat të dy.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Ku janë serbët që na çanin kokën me një tenist që kishin Ja ku i hëngrën grushtat të dy.
    mos bej krahasime v.k
    atij djokovicit motren ja shkerdhesha une e tan shqiptaret
    por sbesoj se krahasohet arritja e tij me nje duel boksit "profesionist"
    JO SEKS PARA MARTESE

  6. #6
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Nuri Seferi zyrtarisht perfaqson Shqiperine, pra gjithe shqiptarine. Kjo ishte nje dhurate e bukur per 100 vjetorin e pavarsise se Shqiperise. Urime Nuriut dhe gjithe shqiptarve.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •